Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-07-09, 13:06   #1
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Lajme nga Ekonomia

Kosova me 400 milionė borxhe

Kosova ka pranuar se ka mbi 400 milionė dollarė borxhe tė jashtme. Serbia pretendon se borxhet e Kosovės kapin shumė prej 1.1 miliard dollarė.

Derisa Serbia pretendon se Kosova ka mbi 1 miliard e 100 milionė dollarė borxhe tė jashtme, analizat e palės kosovare tregojnė se vendi ynė ka mbi 760 milionė dollarė borxhe tė jashtme.

Nėse llogariten kėstet qė do tė duhej tė kthehen nga Serbia nė vitet ‘90, atėherė Kosova mund t'i ketė aktualisht prej 400 deri nė 500 milionė dollarė borxhe dhe thuhet se kjo shumė nuk paraqet ndonjė problem pėr buxhetin e Kosovės.

Ndonėse kanė kaluar njė vit e gjysmė nga bėrja e Kosovės shtet, njė proces tejet i rėndėsishėm pėr ndarjen e kėtyre dy shteteve ende nuk ka filluar. Derisa Serbia pretendon qė tė bartė te Kosova borxhet e jashtme, pala kosovare kėrkon njė proces sukcesioni ndėrmjet dy shteteve ku duhet tė pėrfshihet edhe pasuria e pėrbashkėt.

Muhamet Mustafa, drejtor i Institutit “Riinvest”, ka qenė pjesė e delegacionit tė Kosovės pėr bisedime me palėn serbe gjatė negociatave pėr statusin nė vitet 2006-2007, kur ėshtė diskutuar pėr ēėshtjen ekonomike dhe procesin e sukcesionit.

Ai tha pėr KosovaLive se pala kosovare ka pretenduar qė nė procesin e sukcesionit tė pėrfshihen edhe shkatėrrimi i sistemit buxhetor dhe financiar i Kosovės nga Serbia, dezinvestimi, humbjet e pagave tė njerėzve tė pėrjashtuar nga puna pėr shkak tė pėrkatėsisė kombėtare, shkatėrrimi i sistemit pensional, plaēkitja e kursimeve devizore tė kosovarėve, kompensimi i dėmeve tė luftės nė pronėn private dhe publike, deri te zhdėmtimi i familjarėve tė atyre qė janė vrarė nga Serbia.

Ai tha se Serbia pretendon se Kosova ka mbi 1 miliard e 100 milionė dollarė borxhe tė jashtme, mirėpo analizat tona tregojnė se Kosova ka mbi 760 milionė dollarė borxhe tė jashtme, ndėrsa nėse hiqen kėstet e viteve ’90, borxhi arrin prej 400 deri 500 milionė dollarė.

Lidhur me ēėshtjen e borxheve tė jashtme, Bedri Hamza, zėvendėsministėr i Ekonomisė dhe Financave, tha pėr KosovaLive se edhe ngjatė negociatave qė janė zhvilluar nė Vjenė, delegacioni i Kosovės ka pas qėndrim se do t'i pranojė tė gjitha pėrgjegjėsitė e veta si shtet dhe tė gjitha marrėveshjet ndėrkombėtare tė nėnshkruara nga institucionet e Kosovės, me tė drejtėn qė tė ketė qasje nė dokumentet burimore.

Hamza tha se Qeveria konsideron se Kosova ka qenė pjesė e asaj federate dhe pėrveē borxheve, njėkohėsisht kėrkon ndarjen e pasurisė sė pėrbashkėt, siē ka ndodhur me republikat e tjera tė ish-Jugosllavisė. Lidhur me ēėshtjen e sukcesionit ėshtė prononcuar edhe Zyra e Bankės Botėrore nė Prishtinė, nėpėrmes zėdhėnėsit Lundrim Aliu.

Ai tha pėr KosovaLive se pas anėtarėsimit tė Kosovės nė Bankėn Botėrore, Kosova ka marrė pėrsipėr tė gjitha obligimet e anėtarėsimit nė pajtim me praktikėn e tė gjithė anėtarėve tė tjerė tė rinj tė institucionit. Drejtori i Institutit “Riinvest”, Muhamet Mustafa, thotė se baza juridike pėr sukcesionin e Kosovės dhe Serbisė duhet tė gjendet nė praktikat ndėrkombėtare tė krijimit tė shteteve tė pavarura.

Ai tha se Kosova pa tė drejtė ėshtė lėnė jashtė procesit tė sukcesionit tė njėsive tė ish-Jugosllavisė, i cili ka ndodhur nė vitin 2001 nė Vjenė dhe atje janė pėrqafuar disa parime, siē janė pjesėmarrja nė ndarjen e aseteve dhe borxheve
Gazeta expres

Bllokohen n’mish

Opozita, tenderin pėr import tė mishit e ka cilėsuar si praktikė komuniste. E, propozimin e kryeministrit Hashim Thaēi pėr ndryshim tė udhėzimit, e kanė konsideruar si mashtrim publik. Mishtarėt po presin prej Qeverisė qė ta anulojė tenderin, ndėrsa Qeveria pret se ēka do tė sjellė java e ardhshme.


Ende s`ėshtė gjetur zgjidhja se kush do tė importojė mish nė Kosovė. Pavarėsisht se kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka ndėrruar mendje qė ta ndryshojė pak udhėzimin, opozita dhe mishtarėt janė tė bindur se prapė do tė fitojnė tė pėrkėdhelurit e Qeverisė.

Prodhuesit dhe pėrpunuesit e mishit presin qė deri tė hėnėn, ashtu siē u ka premtuar kryeministri, tė fillojė ndryshimi i Udhėzimit administrativ 07/2009. Megjithatė, pėr ta nuk do tė jetė i pranueshėm asnjė ndryshim nėse nuk hiqet neni 7 dhe 8 i kėtij udhėzimi, i cili autorizon vetėm kompanitė ndėrkombėtare pėr import tė mishit.

Opozita nuk mjaftohet vetėm me ndryshimet, tė cilat i quan kozmetike, por kėrkon tė fillohen hetime ndaj sponsorizuesve tė kėtij udhėzimi, nė kėtė rast Agjencisė sė Veterinės dhe Ushqimit tė Kosovės. “Dje, kryeministri Hashim Thaēi pas protestave tė fermerėve ka bėrė disa modifikime kozmetike, me tė cilat pretendon se janė evituar gabimet teknike dhe keqkuptimet e mundshme tė Udhėzimit administrativ7/2009”, ka thėnė Avni Arifi nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės.

Sipas tij, ky dokument nuk ka tė bėjė me probleme teknike dhe as me keqkuptime, por pėrkundrazi ėshtė njė dokument i keq me pėrmbajtje dhe qėllim tėrėsisht favorizues pėr individė tė caktuar. Arifi deklaroi se ndryshimet e deklaruara nga Qeveria pėr ndryshim udhėzimi, janė tendencė pėr mashtrime publike. Prapėseprapė, tha ai, procedurat do tė shkojnė nė atė drejtim qė tė zgjidhet kompania paraprakisht e pėrcaktuar.

Si kėrkesė e AAK-sė ėshtė qė Qeveria tė anulojė tėrėsisht urdhėresėn administrative dhe tė vendosė menjėherė dialog tė drejtpėrdrejtė me kompanitė vendore nė kushtet qė ata i kanė kėrkuar. Zėdhėnėsi i Qeverisė sė Kosovės, Memli Krasniqi, ka thėnė se gjatė javės sė ardhshme do tė dihen detajet pėr ndryshimet nė udhėzim. Ai pohon se do tė intervenohet nė tė gjitha ato pika tė cilat janė kontestuar nga prodhuesit dhe pėrpunuesit e mishit.

“Aty ku teknikisht ka pasur probleme, si te neni 8, do tė adresohen disa ēėshtje qė kanė nevojė tė pėrmirėsohen”, ėshtė shprehur Krasniqi. Pėr kėtė ēėshtje thotė se janė pajtuar me Odėn Ekonomike tė Kosovės dhe Aleancėn Kosovare tė Biznesit si pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit. Ai ka kėrkuar nga bizneset qė merren me kėtė veprimtari, tė mos bien pre e lojėrave politike, duke aluduar nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės, tė cilėn e ka quajtur parti qė nuk di tė bėjė asgjė tjetėr, pos tė akuzojė.

Edhe kryetari i mishtarėve tė Kosovės, Burim Piraj, pranon se pas protestės sė tė premtes, tė gjithė prodhuesit dhe pėrpunuesit e mishit janė pajtuar qė tė diskutojnė me Qeverinė pėr ndryshime tė neneve 7 dhe 8, ndėrsa pjesėn tjetėr tė udhėzimit thotė se e pranojnė nė tėrėsi. “Vendim unanim ėshtė qė ky udhėzim administrativ ėshtė i pranueshėm, pa nenin 7 dhe nenin 8”, thotė Piraj. Sipas tij, tė gjithė mishtarėt janė tė pajtimit pėr ngritje tė standardeve nė import tė mishit dhe pėr kushte mė tė mira higjieniko-sanitare.

Kundėr Udhėzimit administrativ kanė dalė edhe zyrtarė tė Partisė Reformiste ORA. Nėnkryetari i kėsaj partie, Besnik Krajku e ka quajtur skandaloz vendimin e Qeverisė, duke thėnė se kėto metoda nuk zbatohen mė as nė shtetet totalitare, ku pushtetmbajtėsit i kanė shndėrruar shtetet e tyre nė prona private, e lėre mė nė shtetet e zhvilluara, pėr tė cilat pretendohet tė shpallet tender pėr eksport tė produkteve nė Kosovė. “Fali Zot se s’janė tu ditė se ēka po bajnė”, ka thėnė me ironi Krajku. ORA kėrkon qė ky udhėzim tė tėrhiqet menjėherė. Nė javėn tjetėr pritet tė merret vesh ēdo gjė mbi kėtė ēėshtje.
Gazeta expres


Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.