Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-08-06, 18:55   #31
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

A ėshtė kusht pėr bashkimin e namazeve qė tė falen tė njėpasnjėshme?

Pyetje: Ndodh qė ata, tė cilėt i bashkojnė namazet, vonohen pak nė faljen e namazit tė dytė, duke bėrė qė tė ketė njė lloj shkėputjeje nė mes dy namazeve. Cili ėshtė gjykimi pėr kėtė? Pra, a ėshtė kusht qė namazet tė falen tė njėpasnjėshme?


Pėrgjigje: Nėse ėshtė bashkim i parakohshėm, atėherė ėshtė detyrė qė namazet tė falen tė njėpasnjėshme (sapo mbaron tė parin, fillon tė dytin) dhe nuk ka problem nėse shkėputen nga njėra tjetra pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, sepse kjo ėshtė saktėsuar nga Profeti salallahu alejhi ve selem dhe ai ėshtė qė ka thėnė:"Faluni ashtu siē mė keni parė mua duke u falur"10. Gjithashtu, mendimi mė i saktė ėshtė se nijeti nuk ėshtė kusht pėr bashkimin e namazeve, siē e sqaruam nė pėrgjigjen e pyetjes sė mėparshme. Ndėrsa, nqs ėshtė bashkim i vonuar, atėherė ēėshtja ka hapėsirė mė tė gjerė, sepse namazi i dytė ėshtė brenda kohės sė tij, por, megjithatė, mė e mira ėshtė qė t'i falė namazet tė njėpasnjėshme, duke marrė si shembull Profetin salallahu alejhi ve selem nė kėtė gjė. Allahu ėshtė qė jep sukses.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-08-06, 18:55   #32
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Gjykimi i bashkimit tė tė gjitha namazeve sė bashku, nė fund tė ditės

Pyetje: A i lejohet muslimanit, i cili ėshtė udhėtar nė njė udhėtim tė gjatė, qė t'i bashkojė tė gjitha namazet nė fund tė ditės?


Pėrgjigje: Kjo ėshtė diēka shumė e shėmtuar, gjynah i madh dhe askush nga dijetarėt nuk e ka thėnė kėtė. Ajo qė i lejohet musafirit ėshtė qė tė bashkojė mes drekės dhe ikindisė, nė kohėn e njėrės prej tyre, deri para zbehjes sė diellit (rėnia e tė kuqėrremtės nė horizont, para perėndimit tė diellit) si dhe tė bashkojė mes akshamit dhe jacisė, nė kohėn e njėrės prej tyre, deri para mesit tė natės. Kurse, namazi i sabahut nuk bashkohet me asnjė, por duhet tė falet gjithmonė nė kohėn e tij tė caktuar, deri para lindjes sė diellit, si nė qėndrim ashtu, edhe nė udhėtim. Allahu ėshtė qė jep sukses.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 18:56   #33
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Shkurtimi dhe bashkimi i namazit pėr udhėtarin qė ndodhet brenda qytetit ku ka udhėtuar

Pyetje: Ne jemi tre persona qė kemi udhėtuar nga qyteti i Rijadit pėr nė Kasim, pėr tė kaluar atje ditėn e enjte dhe tė premte. A t'i shkurtojmė dhe t'i bashkojmė namazet dhe a e kemi detyrė ta falim namazin me xhemat nė xhami?


Pėrgjigje: Ėshtė e pėlqyeshme qė ta shkurtoni namazin katėr rekatėsh, ndėrsa sabahu dhe akshami nuk shkurtohen. Nuk e keni detyrė ta falni namazin nė xhami me vendasit, por nėse faleni me ta, atėherė do e falni namazin tė plotė, katėr rekatė, sepse ėshtė vėrtetuar nė Sunetin e saktė nga Profeti salallahu alejhi ve selem se mysafiri, nqs falet pas vendasit, duhet ta plotėsojė namazin. Kurse, namazin e sabahut dhe tė akshamit duhet ta falni nė xhami me vendasit, duke u bazuar nė pėrgjithėsimin e fjalės sė Profetit salallahu alejhi ve selem:"Kush e dėgjon ezanin dhe nuk vjen (pėr t'u falur nė xhami me xhematin), nuk ka namaz pėr atė person, pėrveē nėse ka arsye justifikuese".11

10. Transmeton Buhariu 1/155.
11. Transmeton Ibn Maxheh me nr.793, Darakutni me nr.4, Ibn Hibani dhe Hakimi, dhe zinxhiri i kėtij hadithi ėshtė sipas kushtit tė Muslimit.
Po ashtu, fjala e Profetit salallahu alejhi ve selem, kur Ibn Umi Mektumi e pyeti:"O i Dėrguari i Allahut, nuk kam dikė qė tė mė sjellė nė xhami, a kam leje qė tė falem nė shtėpinė time?" Profeti salallahu alejhi ve selem tha:"A e dėgjon thirrjen (ezanin)" Tha:"Po". Tha:"Atėherė, pėrgjigju thirrjes". (Transmeton Muslimi, nė Sahihun e tij me nr.653)


U lejohet qė tė bashkoni mes dy namazeve: drekės dhe ikindisė, si dhe mes akshamit dhe jacisė, sepse jeni udhėtarė, por mė e mira ėshtė qė tė mos i bashkoni, sepse nuk jeni nė ecje e sipėr. Nėse faleni me xhematin nė xhami, kjo do jetė mė e mirė dhe me mė shumė shpėrblim. Allahu ėshtė qė jep sukses.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 18:57   #34
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Personi qė mbėrrin tek qyteti qė kishte pėr qėllim duhet tė falet me njerėzit dhe ta plotėsojė namazin

Pyetje: Nėse njė person udhėton pėr nė qytetin e Xhides, a i lejohet qė t'i shkurtojė namazet apo patjetėr duhet tė falet me xhematin nė xhami?


Pėrgjigje: Gjatė rrugės, e shkurton namazin, pa asnjė problem, ndėrsa, kur tė arrijė nė qytet, mos tė falet i vetėm, por duhet tė falet me njerėzit nė xhami dhe e plotėson namazin. Kurse, gjatė rrugės, edhe nėse ėshtė i vetėm, falet dhe e shkurton namazin katėr rekatėsh nė dy rekate.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 18:57   #35
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Musafiri ka tė drejtė ta falė namazin si udhėtar, pasi tė shkėputet nga vendbanimi i tij dhe t'i lerė pas shpine ndėrtesat e fundit tė vendbanimit (fshat qoftė apo qytet)

Pyetje: Ēfarė gjykimi ka pėr atė person qė udhėton pas hyrjes sė kohės sė drekės dhe pasi ka udhėtuar 10 km., ndaloi qė tė falet? A e shkurton namazin apo e fal tė plotė?


Pėrgjigje: Shumica e dijetarėve janė tė mendimit se i lejohet musafirit qė ta falė namazin si udhėtar sapo tė shkėputet nga vendbanimi i tij (fshat apo qytet), sepse Profeti salallahu alejhi ve selem nuk i shkurtonte namazet nė udhėtimet e tij, veēse pasi tė shkėputej nga Medineja. Atėherė, falte dy rekatė, sepse ajo qė merret nė konsideratė ėshtė gjendja e personit nė kohėn e kryerjes sė veprimit. Psh, nėse thėrritet ezani i drekės ose i ikindisė dhe musafiri niset pėr udhėtim, i lejohet qė ta shkurtojė namazin pasi tė dalė jashtė banesave tė vendbanimit, sepse nuk merret nė konsideratė gjendja nė kohėn e nisjes, por gjendja e tij nė kohėn e kryerjes sė veprimit, dhe duke qenė se ai ėshtė udhėtar, i lejohet shkurtimi.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 18:58   #36
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Nėse udhėton diku ku ka njė tė afėrm dhe distanca ėshtė largėsi udhėtimi, konsiderohet udhėtar

Pyetje: Njė person u nis pėr tė udhėtuar nga Rijadi pėr nė Meke, dhe gjatė rrugės ndaloi nė Kasim, tek disa tė afėrmit e tij, dhe qėndroi aty dy ditė. A konsiderohet udhėtar nė kėtė rast?


Pėrgjigje: Po, ky person konsiderohet udhėtar, pėr sa kohė qė nuk ėshtė nė vendbanimin e tij, edhe pse mund tė ketė atje ndonjė tė afėrm, si psh vėlla ose motėr, etj., por nuk falet vetėm, pėrkundrazi, duhet tė falet me xhematin dhe e plotėson namazin me ta, sepse ėshtė detyrė tė falet namazi me xhemat. Ndėrsa, nqs ka me vete persona tė tjerė udhėtarė - qoftė njė apo mė shumė - atėherė u lejohet tė falen, duke shkurtuar namazin, por u lejohet edhe qė tė falen me xhematin nė xhami, duke e plotėsuar namazin. Nėse e vendos qė tė qėndrojė mė shumė se katėr ditė, atėherė e ka detyrė ta falė tė plotė namazin katėr rekatėsh, qoftė vetėm njė person apo mė shumė.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 18:58   #37
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Njė musafir, pasi fali namazin e xhumasė me xhematin, u ngrit dhe bashkoi me tė ikindinė

Pyetje: Udhėtova drejt Mekes, pėr tė kryer Umre, dhe mė zuri namazi i xhumasė nė rrugė, pranė njė qyteti. Pasi fala xhumanė me muslimanėt nė xhaminė kryesore tė atij qyteti, bėra ikamet dhe fala ikindisė, duke u bazuar nė faktin qė jam udhėtar. A ėshtė e lejuar kjo qė unė kam bėrė?


Pėrgjigje: Nuk ka asnjė argument me aq sa dimė qė e bėn tė lejuar bashkimin e ikindisė me namazin e xhumasė. Kjo gjė nuk ėshtė transmetuar nga Profeti salallahu alejhi ve selem e as nga ndonjė sahabij, prandaj ėshtė detyrė qė tė mos veprohet ky lloj veprimi. Kush e ka bėrė diēka tė tillė, e ka detyrė qė ta pėrsėrisė namazin e ikindisė, kur t'i hyjė koha. Allahu i dhėntė sukses tė gjithėve.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 18:59   #38
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Nėse musafiri e fal namazin e xhumasė me vendasit, a mund tė falė pas saj ikindinė tė bashkuar?

Pyetje: A i lejohet musafirit qė, pasi ta falė namazin e xhumasė me vendasit, ta falė dhe ikindinė menjėherė pas saj?


Pėrgjigje: Nuk i lejohet kjo gjė, sepse namazi i xhumasė nuk bashkohet me asgjė tjetėr dhe e ka detyrė qė ta falė ikindinė nė kohėn e saj. Ndėrsa, nqs musafiri nuk e fal xhumanė me vendasit, por fal namazin e drekės, atėherė s'ka problem qė ta bashkojė me ikindisė, sepse musafiri nuk e ka detyrė namazin e xhumasė dhe sepse Profeti salallahu alejhi ve selem ka bashkuar drekėn me ikindinė nė Arafat, nė haxhin e lamtumirės, me njė ezan dhe dy ikamete, pra, nuk fali namaz xhumaje (megjithėse ishte e premte). Allahu ėshtė qė jep sukses.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 18:59   #39
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Nėse musafiri e fal namazin e xhumasė me vendasit, a mund tė falė pas saj ikindinė tė bashkuar?

Pyetje: A i lejohet musafirit qė, pasi ta falė namazin e xhumasė me vendasit, ta falė dhe ikindinė menjėherė pas saj?


Pėrgjigje: Nuk i lejohet kjo gjė, sepse namazi i xhumasė nuk bashkohet me asgjė tjetėr dhe e ka detyrė qė ta falė ikindinė nė kohėn e saj. Ndėrsa, nqs musafiri nuk e fal xhumanė me vendasit, por fal namazin e drekės, atėherė s'ka problem qė ta bashkojė me ikindisė, sepse musafiri nuk e ka detyrė namazin e xhumasė dhe sepse Profeti salallahu alejhi ve selem ka bashkuar drekėn me ikindinė nė Arafat, nė haxhin e lamtumirės, me njė ezan dhe dy ikamete, pra, nuk fali namaz xhumaje (megjithėse ishte e premte). Allahu ėshtė qė jep sukses.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 19:00   #40
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Namazi i ikindisė nuk mund tė bashkohet me namazin e xhumasė, as nė udhėtim e as nė qėndrim

Pyetje: Kam falur namazin e xhumasė nė xhaminė e Profetit salallahu alejhi ve selem dhe e kisha bėrė nijet qė ta bashkoja me ikindisė, duke u nisur nga fakti qė jam udhėtar. Sapo u mata tė bėja tekbir pėr tė filluar ikindinė, muezini lajmėroi se do falej namaz xhenazeje. E fala namazin e xhenazes me xhematin, pastaj fala ikindinė tė shkurtuar. A kam vepruar saktė? Nqs jo, si duhej tė kisha vepruar? Mė jepni pėrgjigje, Allahu ju shpėrbleftė me tė mira dhe ua zgjatė jetėn nė bindje ndaj Tij.


Pėrgjigje: Namazi i ikindisė nuk bashkohet me namazin e xhumasė, as nė udhėtim e as nė qėndrim, sipas mendimit mė tė saktė nga dy mendimet qė kanė dijetarėt nė kėtė ēėshtje. E ke detyrė qė ta pėrsėrisėsh namazin, sepse e ke falur para se t'i hynte koha dhe nė njė formė tė palejuar bashkimi. Kurse, pėr sa i pėrket ndarjes mes dy namazeve tė bashkuara sa pėr tė falur namaz xhenazeje, nuk ka problem, ngase ėshtė e pėlqyeshme tė shpejtohet xhenazeja pėr t'u varrosur sa mė parė, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem ka thėnė:"Shpejtoni me xhenazen, sepse, nėse ėshtė e mirė, po e ēoni drejt mirėsisė; nėse nuk ėshtė i tillė, atėherė i lironi supet tuaja sa mė shpejt nga ajo e keqe" (Mutefekun alejhi12). Ndarja qė ndodh me faljen e namazit tė xhenazesė mes dy namazeve qė do bashkohen, ėshtė diēka e shkurtėr, qė nuk e pengon bashkimin mes dy namazeve, qoftė edhe sipas atij mendimi tė dijetarėve qė e bėjnė kusht njėpasnjėshmėrinė nė faljen e dy namazeve tė bashkuara. Allahu ėshtė qė jep sukses.

12. Buhariu 2/87, 88 dhe Muslimi me nr.944.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 19:00   #41
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Bashkimi mes xhumasė dhe ikindisė, nėse bie shi i madh

Pyetje: O shejhu i nderuar, ndodhi njė debat mes disa vėllezėrve nė lidhje me bashkimin mes xhumasė dhe ikindisė, nėse bie shi i madh qė shkakton vėshtirėsi dhe mundim. Dėshirojmė tė na jepni fetva rreth kėsaj.


Pėrgjigje: Nuk lejohet bashkimi mes namazit tė xhumasė dhe ikindisė, as pėr shkak tė shiut e as pėr ndonjė shkak tjetėr, sepse diēka e tillė nuk ėshtė transmetuar nga Profeti salallahu alejhi ve selem e as nga ndonjė sahabij, me aq sa dimė, dhe sepse namazi i xhumasė nuk krahasohet me drekėn, ngaqė e xhumaja ėshtė ibadet mė vete dhe, siē dihet, ibadetet bazohen mbi argumente tė transmetuara, ndaj nuk lejohet shpikja me logjikė e diēkaje nė ibadete. Allahu u dhėntė sukses tė gjithėve pėr tė kuptuar fenė dhe pėr t'iu pėrmbajtur asaj. Me tė vėrtetė, Ai ėshtė Afėr dhe Dėgjues.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 19:00   #42
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Gjykimi i bashkimit tė namazeve pėr vendasin

Pyetje: Cili ėshtė gjykimi i Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij pėr njė grup njerėzish, tė cilėt e bashkojnė drekėn me ikindinė dhe akshamin me jacinė, nė mėnyrė tė vazhdueshme, megjithėse janė vendas?


Pėrgjigje: Hadithet e sakta, tė transmetuara nga Profeti salallahu alejhi ve selem - nga fjalėt dhe nga veprat e tij - na kanė treguar se ėshtė detyrė qė tė falen pesė namazet, secili nė kohėn e tij dhe se nuk lejohet qė tė bashkohet mes drekės dhe ikindisė apo mes akshamit dhe jacisė, pėrveēse nėse ekziston ndonjė arsye justifikuese pėr diēka tė tillė, si sėmundja, udhėtimi, shiu, e situata tė ngjashme, nė tė cilat ėshtė e vėshtirė ardhja nė xhami pėr ēdo namaz (bėhet fjalė pėr katėr namazet e lartpėrmendura). Xhibrili salallahu alejhi ve selem ia mėsoi Profetit salallahu alejhi ve selem kohėt e pesė namazeve, duke u falur me tė nė ditėn e parė, nė fillim tė kohės sė ēdo namazi, dhe u fal me tė nė ditėn e dytė, nė fund tė kohės sė ēdo namazi, dhe, pasi qė falėn drekėn nė dy skajet e kohės sė saj, i tha:"Namazi falet ndėrmjet kėtyre dy kohėve". Tė njėjtėn gjė i tha pas ēdo namazi qė falėn.


Ėshtė saktėsuar se Profeti salallahu alejhi ve selem u pyet pėr kohėt e namazeve dhe iu pėrgjigj pyetėsit me veprime, duke i falur tė pesė namazet nė fillim tė kohės sė ēdo namazi, nė ditėn e parė pasuese tė asaj pyetjeje, ndėrsa, nė ditėn e dytė, i fali tė pesė namazet nė fund tė kohės sė ēdo namazi, pastaj tha:"Namazi falet ndėrmjet kėtyre dy kohėve"13. Pėr sa i pėrket hadithit qė ėshtė transmetuar nė dy Sahihet, se Profeti salallahu alejhi ve selem fali nė Medine tetė (rekate) tė bashkuara dhe shtatė (rekate) tė bashkuara14, nė transmetimin e Muslimit bėhet e qartė se qėllimi ėshtė: bashkimi mes drekės dhe ikindisė dhe bashkimi mes akshamit dhe jacisė. Nė transmetimin e Muslimit thuhet:"E bėri kėtė, megjithėse nuk kishte ndonjė arsye frike apo shiu"15, dhe nė njė transmetim tjetėr:"Pa pasur shkak frike apo udhėtim".16 Pėrgjigje ndaj kėsaj ėshtė tė themi ashtu siē tha Ibn Abasi, kur u pyet pėr kėtė:"Nuk donte qė t'ia vėshtirėsonte umetit tė tij". Ky bashkim qė bėri Profeti salallahu alejhi ve selem nė Medine, mes drekės dhe ikindisė si dhe mes akshamit dhe jacisė, mund tė ketė qenė pėr ndonjė shkak apo arsye qė e bėnte tė nevojshme lehtėsimin ndaj sahabėve nė atė ditė. Ndoshta, kishte rėnė ndonjė sėmundje e pėrgjithshme (epidemi) ose kishte llucė dhe baltė, ose ndonjė gjė tjetėr, e cila u sillte vėshtirėsi sahabėve nė atė ditė.

13. Transmeton Ahmedi, vėll.3/30; Taberani, nė el-Kebir, me nr.5443; Tahaui, nė Sherhu meanil athar, vėll.1/147
14. Transmeton Buhariu, vėll.1/137 dhe 2/53, dhe Muslim nr.705,55.
15. Transmeton Muslimi me nr.705,54.
16. Transmeton Muslimi me nr.705,50.
Disa dijetarė kanė thėnė: Ky lloj bashkimi ka qenė bashkim vetėm nė pamje tė jashtme, dmth, e ka falur drekėn nė fund fare tė kohės sė saj dhe e ka falur ikindinė menjėherė sapo i ka hyrė koha. Po ashtu ka vepruar me akshamin, duke e falur nė fund fare tė kohės sė tij dhe e ka falur jacinė menjėherė sapo i ka hyrė koha. Sheukani ka thėnė nė librin e tij Nejlul Eutar se imam Nesaiu e ka transmetuar kėtė mendim nga Ibn Abasi, transmetuesi i hadithit. Ky mendim ngelet si alternativė e mundshme nė shpjegimin e kėtij hadithi. Ibn Abasi nuk e ka cekur faktin qė Profeti salallahu alejhi ve selem ta ketė pėrsėritur kėtė veprim herė tjetėr, por ajo qė kuptohet qartė nga transmetimi ėshtė se ka ndodhur vetėm njė herė tė vetme.


Imam Ebu Isa Tirmidhiu ka thėnė - pėrafėrsisht kuptimi i fjalės sė tij:"Nuk ka hadith nė librin e tij pėr tė cilin tė kenė rėnė dakord tė gjithė dijetarėt se nuk punohet me atė hadith, pėrveē kėtij hadithi dhe hadithit qė flet pėr vrasjen e pirėsit tė alkoolit, nėse sillet pėr herė tė katėrt, qė t'i zbatohet dėnimi".


Pra, qėllimi i Tirmidhiut ėshtė se dijetarėt kanė rėnė dakord qė nuk lejohet tė bashkohen dy namaze, veēse me arsye tė justifikuar me sheriat dhe se dijetarėt kanė rėnė dakord qė bashkimi i Profetit salallahu alejhi ve selem, i pėrmendur nė kėtė hadith, ka qenė me arsye, duke bėrė kėshtu pėrputhje mes kėtij hadithi dhe haditheve tė tjera tė shumta dhe tė sakta, qė tregojnė se Profeti salallahu alejhi ve selem e falte ēdo namaz nė kohėn e tij dhe se nuk bashkonte mes dy namazeve, veēse nėse kishte arsye pėr diēka tė tillė. Kėshtu kanė vepruar halifet e drejtė pas tij dhe tė gjithė sahabėt, si dhe dijetarėt pas tyre, tė gjithė ndoqėn kėtė rrugė dhe e konsideruan tė ndaluar bashkimin, veē nėse ka arsye. Autori i librit Nejlul Eutar ka pėrmendur njė grup dijetarėsh qė e konsiderojnė tė lejuar bashkimin pa arsye, nėse kjo ndodh rrallė dhe nuk bėhet zakon, por ky mendim ėshtė i refuzuar nė bazė tė argumenteve tė mėparshme dhe ixhmaut tė dijetarėve qė kanė qenė para tyre. Duke u bazuar nė ēfarė thamė, i bėhet e qartė pyetėsit se ky hadith nuk bie aspak nė kundėrshtim me hadithet e tjera tė sakta, qė tregojnė qartė ndalimin e bashkimit mes dy namazeve pa patur arsye tė vėrtetuar me sheriat. Pra, ky hadith kuptohet nė atė mėnyrė qė e bėn tė pėrputhet me hadithet e tjera dhe nuk i kundėrshton ato, sepse sunetet e transmetuara nga Profeti salallahu alejhi ve selem – fjalė qofshin apo vepra - vėrtetojnė njėra tjetrėn dhe sqarojnė (komentojnė) njėra tjetrėn. Ai Sunet qė diku transmetohet nė mėnyrė tė pėrgjithshme, kuptohet sipas atij transmetimi nė tė cilin ėshtė pėrmendur i detajuar (me hollėsi). Po ashtu, nėse transmetohet njė sunet nė mėnyrė tė pėrgjithshme, pastaj pėrjashtohet njė rast i veēantė nga ky rregull i pėrgjithshėm. E njėjta gjė thuhet edhe pėr librin e Allahut: ajetet e tij vėrtetojnė njėri-tjetrin dhe sqarojnė njėri-tjetrin. Allahu i Lartėsuar ka thėnė:"Elif Lam Ra. Ky ėshtė Libėr, ajetet e tė cilit janė pėrsosur dhe pastaj janė shpjeguar me imtėsi nga mė i Urti, nga i Mirinformuari nė hollėsi pėr ēdo gjė" (Hud 1) dhe:"Allahu zbriti fjalėn mė tė mirė, njė Libėr, ajetet e tė cilit i ngjasojnė njėri- tjetrit nė mirėsi dhe vėrtetėsi, tė pėrsėritura herė pas here" (Zumer 23). Dmth, ashtu siē ėshtė i pėrsosur dhe i sqaruar, po ashtu ka ajete tė ngjashme, ajete qė vėrtetojnė njėri-tjetrin. Tekstualisht, e njėjta gjė thuhet dhe pėr Sunetin e Profetit salallahu alejhi ve selem. Allahu ėshtė qė jep sukses.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 19:01   #43
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Vendasit nuk i lejohet ta shkurtojė namazin apo tė mos agjėrojė nė Ramazan, pėrveēse nėse ėshtė i sėmurė dhe agjėrimi e mundon ose nėse ėshtė udhėtar

Pyetje: Nėse dikush udhėton larg vendbanimit tė tij rreth njė orė me avion, a i lejohet qė t'i bashkojė dhe shkurtojė namazet gjatė qėndrimit tė tij nė hotel? A i lejohet mos-agjėrimi nė Ramazan?


Pėrgjigje: Nuk i lejohet askujt qė ėshtė vendas ta shkurtojė namazin, pėrveē nėse ėshtė i sėmurė dhe agjėrimi e mundon ose ėshtė udhėtar. Ai qė ka vendosur tė udhėtojė, por ėshtė akoma nė vendbanimin e tij (fshat apo qytet), nuk i lejohet qė ta shkurtojė namazin pa e filluar udhėtimin dhe pa u shkėputur nga banesat e fundit tė atij vendbanimi, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem, kur e vendoste qė tė udhėtonte, nuk e shkurtonte namazin, derisa tė shkėputej nga Medineja. Nuk i lejohet askujt qė tė falet i vetėm - qoftė ai vendas apo udhėtar - nėse ai ndodhet nė njė vend ku falet namazi me xhemat. Pra, e ka detyrė tė falet me muslimanėt dhe ta plotėsojė namazin si ata, duke u bazuar nė fjalėn e Profetit salallahu alejhi ve selem:"Kush e dėgjon thirrjen (ezanin) dhe nuk vjen tek ai (pėr t'u falur nė xhemat), nuk ka namaz pėr tė, pėrveēse nėse ka arsye justifikuese" (Transmeton Ibn Maxheh, Darakutni, Ibn Hibani dhe Hakimi, sipas kushtit tė Muslimit). U pyet Ibn Abasi:"Kush konsiderohet arsye justifikuese?" Tha:"Frika dhe sėmundja".


Njė i verbėr e pyeti Profetin salallahu alejhi ve selem:"O Rasulallah, unė nuk kam dikė qė tė mė udhėheqė pėr nė xhami. A mė lejohet mua qė tė falem nė shtėpinė time?" Profeti salallahu alejhi ve selem i tha:"A e dėgjon thirrjen pėr nė namaz?" Tha:"Po". Tha:"Atėherė, pra, pėrgjigju thirrjes" (Transmeton Muslimi, nė Sahihun e tij).


Gjithashtu, Profeti ka thėnė:"Mė shkoi nė mendje qė tė urdhėroj tė bėhet ikameti dhe tė caktoj dikė qė t'u prijė njerėzve nė namaz, ndėrkohė qė unė, sė bashku me njė grup burrash qė bartin me vete barrė me dru, tė shkojmė tek ata njerėz qė nuk janė tė pranishėm nė namazin me xhemat dhe t'ua djeg shtėpitė me zjarr" (Mutefekun alejhi17).


Ibn Mesudi ka thėnė:"Kush dėshiron ta takojė Allahun nesėr duke qenė musliman, le t'i ruajė namazet (t'u kushtojė rėndėsi dhe pėrkujdesje) dhe t'u pėrgjigjet aty ku thirren, sepse Allahu i ka ligjėruar Profetit tuaj sunetet e udhėzimit dhe, me tė vėrtetė, kėto namaze janė nga sunetet e udhėzimit. Nqs ju do faleni nė shtėpitė tuaja ashtu siē falet ai person qė nuk vjen nė xhemat, atėherė e keni lėnė sunetin e Profetit tuaj dhe nėse e lini sunetin e Profetit tuaj, do humbisni. Ēdo person qė merr abdes dhe e plotėson atė nė formėn mė tė mirė, pastaj niset pėr nė xhami, Allahu ia shkruan pėr ēdo hap nga njė tė mirė dhe e ngre njė gradė mė lart dhe ia shlyen njė gjynah. Nė kohėn tonė, nuk e linte namazin me xhemat veēse ai person qė ishte munafik i mirėnjohur ose ndonjė person i sėmurė. Kishte person qė e sillnin pėr krahėsh, ashtu qė tė ishte i pranishėm nė saf" (Transmeton Muslimi, nė Sahihun e tij me nr.654,'256').


Hadithet qė flasin pėr kėtė janė tė shumta. Ēdo musliman e ka detyrė - qoftė vendas apo udhėtar - qė tė falet me xhemat dhe tė mos falet vetėm, pėrderisa e dėgjon ezanin. Allahu ėshtė qė jep sukses.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 19:01   #44
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Bashkimi mes dy namazeve pa pasur arsye

Pyetje: Ne punojmė nė njė vend pune dhe shumė punėtorė e falin sė bashku namazin me xhemat, por unė nuk falem me ta, pėr shkak tė arsyeve tė mėposhtme:


Sė pari: Ata e bashkojnė drekėn me ikindinė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Po ashtu veprojnė me akshamin dhe jacinė.
Sė dyti: Nuk i vendosin duart nė pjesėn e poshtme tė kraharorit. A ėshtė i saktė namazi im, nėse falem me ta? Na orientoni drejt sė vėrtetės, Allahu ju shpėrbleftė me tė mira.

17. Buhariu 1/158,160 dhe 3/91 dhe 8/127, dhe Muslimi me nr.651,'252'.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 19:02   #45
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Bashkimi mes dy namazeve pa pasur arsye

Pyetje: Ne punojmė nė njė vend pune dhe shumė punėtorė e falin sė bashku namazin me xhemat, por unė nuk falem me ta, pėr shkak tė arsyeve tė mėposhtme:


Sė pari: Ata e bashkojnė drekėn me ikindinė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Po ashtu veprojnė me akshamin dhe jacinė.
Sė dyti: Nuk i vendosin duart nė pjesėn e poshtme tė kraharorit. A ėshtė i saktė namazi im, nėse falem me ta? Na orientoni drejt sė vėrtetės, Allahu ju shpėrbleftė me tė mira.

17. Buhariu 1/158,160 dhe 3/91 dhe 8/127, dhe Muslimi me nr.651,'252'.
Pėrgjigje: Nuk i lejohet muslimanit vendas qė tė bashkojė mes dy namazeve pa pasur arsye justifikuese, si sėmundja, ose istihada pėr gratė, pėrkundrazi, e ka detyrė qė ta falė ēdo namaz nė kohėn e tij, drekėn nė kohėn e saj, ikindinė nė kohėn e saj, akshamin nė kohėn e tij, jacinė nė kohėn e saj dhe nuk lejohet tė bashkohet mes dy namazeve pa pasur arsye justifikuese tė vėrtetuar me sheriat. Kurse, pėr sa i pėrket asaj qė ėshtė transmetuar se Profeti salallahu alejhi ve selem i ka bashkuar tetė sė bashku dhe shtatė sė bashku, dmth, drekėn me ikindinė dhe akshamin me jacinė, kjo tek dijetarėt ėshtė konsideruar si bashkim qė ka pasur arsye. Disa nga dijetarėt kanė thėnė:"E bėri kėtė, pėr shkak tė njė sėmundjeje epidemike qė i kishte pėrfshirė muslimanėt dhe i kishte munduar, ndaj edhe Profeti salallahu alejhi ve selem i bashkoi namazet". Ky lloj bashkimi ka ndodhur vetėm njė herė nga Profeti salallahu alejhi ve selem, pėr shkak tė arsyes qė u pėrmend dhe nuk dihet qė kjo gjė tė jetė pėrsėritur herė tjetėr apo tė jetė bėrė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Disa tė tjerė kanė thėnė:"Ai bashkim nuk ka qenė real, por ishte bashkim vetėm nė pamje tė jashtme, pra, e ka falur drekėn nė fund fare tė kohės sė saj dhe e ka falur ikindinė menjėherė sapo i ka hyrė koha. Po ashtu, ka falur akshamin nė fund fare tė kohės sė tij dhe e ka falur jacinė menjėherė sapo i ka hyrė koha. Kėtė mendim e ka transmetuar Nesaiu, nga ibn Abbasi, me zinxhir tė saktė18. Pra, u quajt bashkim, edhe pse, nė realitet, ēdo namaz u fal nė kohėn e tij. Shpjegimi nė kėtė lloj mėnyre, nė lidhje me kėtė bashkim ėshtė transmetuar nga Ibn Abbasi me transmetim tė saktė, ndaj nuk ngelet hapėsirė pėr tė thėnė diēka tjetėr, veē kėsaj. Pra, ky lloj bashkimi ishte i tillė vetėm nė pamje tė jashtme, kėshtu qė nuk i takon askujt qė ta pėrdorė kėtė ndodhi si argument pėr tė lejuar bashkimin pa arsye.


Pėr sa tė pėrket ty, o pyetės, tė lejohet qė ta falesh me grupin e punėtorėve drekėn nė kohėn e saj dhe nuk e fal ikindinė kur ata e bashkojnė. Po ashtu, e fal akshamin me ta nė kohėn e tij dhe nuk e fal jacinė kur ata e bashkojnė, por e fal mė vonė, kur t'i hyjė koha e saj.


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.