Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 27-06-10, 18:05   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kriza Greke

Nė themel tė krizės aktuale greke qėndrojnė dy aspekte tė ndėrlidhur. Aspekti i parė dhe mė i dukshėm ėshtė kriza financiare apo borxhi i madh publik, qė pothuajse e falimentoi shtetin grek dhe prodhoi ndėrhyrjen e BE-sė dhe FMN-sė. Nė kėtė aspekt, Greqia nuk ėshtė shumė e ndryshme nga mjaft vende tė tjera tė perėndimit, edhe pse shpesh kriza greke ėshtė trajtuar me tė padrejtė si njė deviacion ballkanik. Edhe vende si Britania e Madhe, apo edhe vetė SHBA-tė, nė aspektin financiar dhe pėrsa i pėrket borxhit publik janė nė pozita tė ngjashme me Greqinė. Ama ndryshe nga Greqia, vende tė tilla kanė kapacitet ekonomik shumė mė tė madh sesa Greqia, pėr ta kaluar krizėn financiare.

Ky ėshtė edhe aspekti i dytė dhe mė themelor i krizės greke, qė ka tė bėjė me problemet strukturore tė ekonomisė sė vendit fqinj. E thėnė mė shqip, vendi fqinj ka pak ose aspak prodhim apo sektorė ekonomik qė mund tė ruajnė nivelin e lartė tė mirėqėnies. Ekonomia greke mbahet kryesisht nga biznesi i vogėl, nga turizmi, nga transporti detar (ndonėse fitimet e flotės greke nuk pėrfundojnė tė gjitha nė Greqi), dhe nga shfrytėzimi i pozicionit gjeostrategjik. Disa sektorė premtues qė nė tė ardhmen mund tė ndihmojnė rivitalizmin e ekonomisė greke janė telekomunikacioni apo shėrbimet financiare, po tė kemi parasysh se ekonomia greke ka njė rol dominues nė rajon nė kėta sektor.

Prandaj masat e ashpra tė disiplinimit fiskal dhe shtrėngimit buxhetor tė rekomanduara, si nga BE, por edhe nga FMN, nė rastin mė tė mirė janė njė zgjidhje afatshkurtėr. Reduktimet e shpenzimeve buxhetore, reduktimi i administratės publike, apo shtyrja e moshės sė pensioneve janė tė gjitha masa qė kanė tė bėjnė me ‘shtrėngimin e rripit’, pra me kursimin, por nė termin afatgjatė ato nuk prodhojnė burime shtesė ekonomike apo financiare. Po kėshtu liberalizimi apo ‘ēlirimi i tregut’ nuk mund tė prodhojė vetvetiu zhvillim pa njė ndėrhyrje tė thellė strukturore, qė sot nuk duket gjėkundi. Aq mė tepėr qė njė vend evropian si Greqia, nuk mund tė konkurrojė me fleksibilitetin e tregut tė punės me vende si Kina apo vende tė tjera mė tė pazhvilluara se ajo. Fleksibilitet i tregut tė punė’, troē do tė thotė paga tė ulėta dhe punėsim i pagarantuar.

Nė kėtė aspekt, eksperienca shqiptare do ishte njė mėsim i mirė pėr Greqinė sot. Liberalizimi ekonomik dhe fleksibiliteti ekstrem i tregut tė punės nė Shqipėri nuk kanė prodhuar aspak ndonjė mrekulli ekonomike nė kushtet e mungesės sė njė strategjie zhvillimi qė nxit prodhimin vendas. Produkti themelor i politikave ekonomike tė ndjekura deri mė sot nga Shqipėria, nėn udhėheqjen e FMN dhe BB, ka qenė papunėsia. Ndaj eksporti mė i madh shqiptar ende mbetet krahu i punės, ēka pėrbėn edhe motorin themelor tė zhvillimit ekonomik tė Shqipėrisė gjatė tranzicionit. Kjo nuk ėshtė njė alternativė pėr Greqinė sot.

Por nėse Greqia mund tė mėsojė nga eksperienca jonė dje, ne duhet tė mėsojmė nga eksperienca greke sot. Ėshtė tronditės fakti se modeli ynė aktual i zhvillimit synon qė Shqipėrinė nesėr, pas disa dekadash, ta bėjė siē ėshtė Greqia sot. Ekziston pothuajse njė konsensus kombėtar se turizmi duhet tė shėrbejė si njė nga sektorėt kyē tė ekonomisė shqiptare. Ashtu sikurse njė nga elementėt themelorė pėrmbajtėsor tė strategjisė sonė tė zhvillimit mbetet shfrytėzimi i pozicionit tonė gjeostrategjik. Hera-herės ėshtė hedhur edhe ideja e Shqipėrisė si superfuqi energjetike. Ndonėse njė ide e tillė duhet marrė seriozisht dhe ėshtė pozitive nė parim, nė realitet ajo po prodhon njė Shqipėri qė ngjan mė shumė si koloni, sesa si superfuqi energjetike.

Kriza greke po na tregon se prioritetet tona aktuale tė zhvillimit, edhe sikur tė realizohen me sukses (dhe ky ėshtė njė sikur i madh) nuk mund tė prodhojnė njė zhvillim tė qėndrueshėm. E thėnė thjesht; Shqipėria nuk mund tė arrijė njė nivel tė lartė zhvillimi dhe mirėqenie thjesht nėpėrmjet turizmit, thjesht duke shitur energji, apo thjesht duke shėrbyer si njė pikė tranziti. Ajo qė i duhet Shqipėrisė nesėr dhe qė i mungon Greqisė sot, ėshtė njė sektor konkurrues prodhimi. Kjo do tė thotė se ne sot na duhet patjetėr njė politikė industriale. Ne sot na duhet tė pėrcaktojmė disa sektorė qė nė 20-30 vitet e ardhshėm do shėrbejnė si motorė tė zhvillimit tonė ekonomik. Kjo nuk do tė thotė se turizmi nuk duhet zhvilluar, se pozicioni gjeostrategjik nuk duhet shfrytėzuar, apo se Shqipėria nuk duhet tė rrisė eksportin e energjisė. Ama kėta nuk janė sektorė qė prodhojnė zhvillim tė qėndrueshėm. Kėta janė sektorė suplementarė qė nuk mund tė punėsojnė gati 1 milion punėtorė shqiptarė qė kanė emigruar dhe do vazhdojnė tė emigrojnė, si pasojė e mungesės sė vendeve tė punės.

Ndaj sot nė krizė nuk ėshtė thjesht Greqia. Sot nė krizė ėshtė vetė ėndrra jonė, pėr njė Shqipėri qė nė rastin mė tė mirė nesėr do tė pėrfundojė si Greqia sot. Pėr mė tepėr, kur ne sot jemi nė disavantazh nė raport me Greqinė dje. Pėrfitimet tona nga anėtarėsimi nė BE do jenė shumė mė tė vogla sesa ato tė Greqisė dje. Nga ana tjetėr, ndryshe nga Greqia, ne nuk kemi as ndonjė sektor tė zhvilluar financiar apo tė telekomunikacioneve qė tė shėrbejnė nesėr si motorė tė mirėqenies sonė ekonomike.

Sot me krizėn greke, ne kemi njė ėndėrr qė po falimenton para syve tanė. Sot ne gabimisht ende shpresojmė se futja nė BE, zhvillimi i turizmit, dhe shfrytėzimi i pozicionit tonė gjeostrategjik, njė ditė do ta bėjnė Shqipėrinė njė vend tė zhvilluar. Ėshtė njė ėndėrr nga e cila duhet tė zgjohemi sa mė parė sot, nė mėnyrė qė brezave qė do tė vinė mos t’i lemė trashėgim njė Shqipėri qė vazhdon tė zvarritet e fundit nė proceset e zhvillimit. Pėr kėtė ėshtė e rėndėsishme tė shikojmė pėrtej krizave pa brum tė ditės qė vazhdojnė tė zhvillohen me tė njėjtat klishe tė para 20 viteve, tashmė sa tė mėrzitshme, aq edhe bosh si ‘transparenca’, ‘zgjedhjet e lira’, ‘bllokmenėt’ apo ‘integrimi evropian’.

Marre nga Gazeta "Panorama"
Shkruar nga Bledi Kajsiu


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.