Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-11-06, 03:47   #1
Doni88
 
Anėtarėsuar: 27-10-05
Postime: 34
Doni88 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Haxhi Zeka

Haxhi Zeka

Haxhi Zeka
Haxhi Zejneli

(20 Dhjetor 1832 - 21 Shkurt 1902)
Udhėheqės i shquar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, luftėtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane nė Kosovė. Lindi mė 20 dhjetor nė fshatin Shoshan tė Malėsisė sė Gjakovės prej nga u shpėrngul me familjen nė Pejė. Ishte njė nga organizatorėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe njėnga luftėtarėt mė tė vendosur pėr autonominė e Shqipėrisė dhe mbrojtjen e tėrėsisė sė saj territoriale. Nė Kuvendin e parė tė Lidhjes, mė 10 qershor 1878, u zgjodh anėtar i Komitetit Qendror tė saj. Mori pjesė, si komandant ushtarak, nė krye tė forcave tė Lidhjes nė aksionin e Gjakovės, nė shtator 1878 kundėr Mehmet Ali Pashės. Krahas udhėheqėsve tė tjerė politikė e ushtarakė tė Lidhjes luftoi nė fund tė 1879-ės dhe nė fillim tė 1880-ės pėr mbrojtjen e Plavės dhe tė Gucisė kundėr forcave tė Malit tė Zi. Nė pranverėn e vitit 1881 mori pjesė nė betejat kundėr ushtrisė sė Dervish pashės.
Sė bashku me Sulejman Vokshin, Haxhi Zeka mė 1884-1885 udhėhoqi kryengritjet antiosmane tė shqiptarėve tė Kosovės, qė synonin tė rimėkėmbnin Lidhjen dhe tė vinin nė jetė idetė e saj autonomiste. Mė 1893. Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen qė pėrfshiu Pejėn, Gjakovėn e vise tė tjera tė Kosovės kundėr dhunės ekonomike e politike tė sunduesve osmanė. Pėr veprimtarinė e tij atdhetare, mė 1893 u thirr ne Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri nė vitin 1896.
Mė 1896-1900 u vu nė krye tė luftės sė popullit shqiptar pėr autonominė e Shqipėrisė dhe mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė vendit. Udhėhoqi qėndresėn e armatosur popuIlore qė shpėrtheu nė Kosovė nė vitin 1897 dhe themeloi "Besėlidhjen shqiptare"(1897). Nė bashkėpunim me Komitetin Shqiptar tė Stambollit tė kryesuar nga Sami Frashėri dhe atdhetarėt e tjerė brenda dhe jashtė atdheut, Haxhi Zeka organizoi mė 23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejės qė themeloi Lidhjen Shqiptare tė Pejės dhe u zgjodh kryetar i Komitetit tė saj. Nė prill-maj 1899 mori masat pėr thirrjen e njė Kuvendi tjetėr tė pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare mbajtja e tė cilit u pengua nga Porta e Lartė. Pa marrė parasysh kundėrshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive tė Mėdha e tė qarqeve shoviniste fqinje, Haxhi Zeka i vazhdoi pėrpjekjet pėr forcimin e Lidhjes gjatė gjithė vint 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atė.
Mė 21.2.1902 Haxhi Zeka u vra nė Pejė pabesisht nga njė agjent i vėnė nga qarqet shoviniste serbe, qė patėn edhe pėrkrahjen e autoritete osmane.


__________________
Rrnoft dajaku...
Doni88 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.