Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-02-06, 16:03   #301
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Familja e Heroit Azem Hajdari (Fatmira Hajdari)

Vepra e ketij njeriu te madh nuk do te shuhet kurre, Rugova luftoi furishem dhe ia ngriti zerin gjithe Shqiptareve, dhe e beri kete vend aq te vogel ta njihte e tere bota. Aq e vogel eshte Kosova, eshte Shqiperia, por askush si Rugova deri me sot nuk ka bere aq shume sa beri ai, qe zeri dhe imazhi i Shqiptareve te shenderrohej ne jehone vlerash.

Une sapo mora lajmin trishtues te ndarjes nga jeta te Presidentit, I thashe djalit birit, se babai nuk eshte me, por ne do te shkojme ne funeralin e Presidentit te Kosoves, mikut me te ngushte te babit, dhe Presidentit te Kosoves martire.

Une nuk mund te harroj kurre diten kur Rugova mberriti per here te pare ne Shqiperi, e Azemi sapo e takoi per here te pare ne Shqiperi, e Azemi sapo e takoi per here te pare nuk kishte gje qe e shkulte nga Rugova. Azemi sa here qe e takonte ate i hidhej ne qafe dhe e perqafonte, duke i thene: "Ku je more Presidenti im!"

Presidenti Rugova do te mungoj fizikisht, por ne mendjet dhe zemrat e githe Shqitareve, tashme eshte gdhendur si lapidar.

Une kujtoj me dhimbje takimin e fundit me Rugoven ne Presidencen e tij, kur ai me thirri dhe me dorezoj Medaljen e Arte te Lidhjes se Prizrenit, me emrin e Azemit. Sapo hyra ne rezidencen e tij e tij isha me djalin tim, Kirin, ai na priti tek shkallet me perqafoi, dhe me tha, "A je e forte?" Dhe I thashe, "do behem e forte se s'ben, pasi keshtu na do Shqiperia. Nderkohe djalit tim I tha se qenke rritur shume, e ne ato momente Rugoves iu mbushen syte me lote.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-02-06, 01:17   #302
Lulani
 
Anėtarėsuar: 08-05-05
Vendndodhja: Kroaci
Postime: 44
Lulani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Me rastin e vdekjes tė Kryetarit tonė tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugovės

EDHE PAS RUGOVĖS- RUGOVA!

Kundėrshtarėt e Dr. Rugovės, rezilėt e batakēinjtė - aktakuzat ia ngritur vetvetes nė gazetat e veta dhe kanė ngelur me turp derisa tė jetė jeta!!!

Shkruan: Kadri Mani

Si pasojė e sėmundjes sė rėndė nga e cila vuante qė disa muaj, ka vdekur presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova. Njoftimi pėr vdekjen e presidentit Rugova, 62 vjeēar, u bė pas njė takimi urgjent qė kryeadministratori Jesen Petersen pati me liderėt kosovarė.
Zėdhėnėsi Muhamet Hamiti, ka konfirmuar se Kryetari Rugova ka ndėrruar jetė tė shtunėn, rreth orės 11.40 nė rezidencėn e tij nė lagjen Velania tė Prishtinės.

Dr. Rugova ka qenė njė figurė poliedrike, nė kurmin e tė cilit trupėzoheshin vlerat shumėshtresore: morali, urtėsia, dituria, paqja, virtyti, vizioni, kėmbėngulėsia...qe udhėheqės i intelektualėve, i gazetarėve dhe i letrarėve... si dhe Kryetar Legjendar i Kosovės.

Me rastin e vdekjes tė Dr. Ibrahim Rugovės, u dalluan tri shtresa:

1.Shumica absolute e popullatės tonė shqiptare bėrėn homazhe me pikėllim e me krenari pėr udhėheqėsin e vet, duke udhėtuar nga tė gjitha anėt e Kosovės, nėpėr borė dhe acar, duke pritur nė rreshta tė gjata, disa prej tė cilėve kėrkuan edhe ndihmė mjekėsore! Masat derdhnin lot ēiltėrie tė dhembjeve njerėzore.

Ja disa nda nga bisedat tė shkėputura nė radhė:

-Kemi pritur 7 ditė nė Bllacė, e tė mos presim kėtu pėr t`i dhėnė Kryetarit tonė lamtumirėn e fundit!

-Gruaja ime, mos hyn anash pa radhė! Je vonuar, shko nė fund e zėreni radhėn bashkė me shoqet tuaja!

-S’ka kush ta zėvendėsojė!?

2.Shtresa e ēoroditur, politikisht e dėshtuar, tė cilėt, si kameleonė qė janė, i reflektonin tė gjitha ngjyrat prej kameleonėsh, si dhe tė gjitha shtriqjet prej macesh pėrlėkurėse, duke u pėrpjekur qė ta thoshin ndonjė fjalė tė mirė pėr momentin, pėr pėrfitime tė ēastit, pėr demagogji, paēka se lexuesit e dinė mirėfilli se ēfarė kanė thėnė e ēfarė kanė shkruar; dhe

3.Socialfashistėt fatosnaniēka zemėrkakiēka, nė vend dhe nė mėrgatė, tė cilėt, si qaramanė qė janė, naivė e primitivė, do tė ngrenė dolli me gėzime e galdime sadistėsh antikombėtarė dhe antiinstitucionalė- antinjerėzorė dhe antipavarėsi!!

Kjo ėshtė skllota mė e papėrgjegjshme, nė prag tė idiotizmit epileptik; e nė meset e tyre kanė pėrfunduar edhe disa “doktorė shkencash” nė relacionet Prishtinė-Tetovė-Tiranė dhe mė gjerė nė vend dhe nė botė, deri nė Amerikė e nė Australi, tė cilėt, tė gjendur midis masave tė gjera plot pikėllim, krenari dhe konsideratė, ata kundėrshtarė tė pacipė, tė pa fe e tė paatdhe, do tė duken tė hutuar, tė hallakatur si shtazėt, si shpezėt e si insektet e alarmuara nė prag tė rrezikut pėr t`i shpėtuar jetėt e veta mjerane!!!

Bisedat nėpėr familje do tė jenė tė pashmangshme

Babi, mami, pse na “edukonit” se Dr. Rugova ėshtė tradhtar? - e masat milionėshe qė po qajnė pėr Rugovėn, a janė edhe ata tradhtarė? - hajmedet, o babi, o mami, sa shumė tradhtarė paska e sa pak “patriotė” paskemi ngelur!?! Kuku pėr ne!!

Armiqtė nuk duhet tė marrin pjesė nė varrim

Pėrmenden emrat e socialfashistėve qė mund t’iu bashkėngjiten delegacioneve, trojka: Boris Tadiq- Fatos Nano-Vuk Drashkoviq!!! Po i kėshillojmė me kohė, se atmosfera e opinionit kosovar nuk do ta pėrballonte kėtė fyerje: Boris Tadiqi do tė vinte nė “territorin e vet, pėr ta nderuar Liderin e shqiptarėve”!! Fatos Nano do tė na e pėrkujtonte Tubimin e Kretės, do tė na i pėrkujtonte thėniet e tij prej njė idioti epileptik, kur thoshte plot e pėrplot ligėsi cinike, se dėshmorėt e Gostivarit na qenkėshin naivė e primitivė, qė dhanė jetėn pėr flamur, e flamuri na qenkėsh njė leckė; se kryeqyteti i kosovarėve na qenkėsh Beogradi!! Citohet qė deputeti i Parlamentit tė Kosovės, zotni Fadil Geci, duke mos ia dhėnė dorėn e vet tė pastėr, t`i ketė thėnė Fatos Nanosit: largoje atė dorė tė ndytė!! Kurse Vuk Drashkoviqi do tė na i pėrkujtonte kėrcėnimet e veta ēetnike se kush i ngritė dy gishtat do t’ua presė, e kush guxo ta ngrit flamurin shqiptar, do t’ia priste dorėn!!
Lulani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-06, 01:25   #303
Lulani
 
Anėtarėsuar: 08-05-05
Vendndodhja: Kroaci
Postime: 44
Lulani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

LOT“ E VARG I DERDHI N`LETER
SE SI TI MA NUK KA TJETER

Lum“ Kosova qė pat nji djalė
Mirė i rrinte nė qafė nji shallė,
Lum“ e lum“ bante Kosova
Nderi i Kombit Ibrahim Rugova!
Lumja nana n“dritė qė e qiti
Lumja shpija qė e rriti,
Lum Dardania qė t“pati ty
Pėr Vatan dritė e LIRI!

Kah u nise me nji grusht dhe
Pėr liri e pėr atdhe,
Gju mė gju me burra t“botės
Me ja sjellė lirinė Kosovės.
Lumja nana n“dritė qė e qiti,
Lum“ Kosova qė tė rriti
Mbete simbol dhe krenari
Lum“ ky popull qė t“pati Ty!

Prina, prina t“thoshte Kosova
Gjithmonė n“ball“ Ibrahim Rugova,
N“shpirt e bajshe nji amanet
Qė kėtė popull n“dritė ta qet.
Lumja nana n“dritė qė t“qiti
Lumja shpija qė tė rriti,
Lum“e lum“ populli qė t“pat
Dymijė vjet i ke sjellė fat!

Qan Kosova e lshon kushtrim
Me shumė mallė e me gjėmim,
Loton Prishtina, loton Tirana...
Loton nusja e vajton nana:
Lamtumirė o bir Dardani
Lamtumirė pėr nė botė t“amshueshme,
Vepra jote legjendare
Na e ka ba Kosov“n t“bekueshme!

Pėrkulem para veprės sate i nderuari Presidenti i parė i Kosovės.
Lulani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-06, 02:00   #304
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dimri i shkėputjes sė madhe




Shkruan: Jeton KELMENDI

(Presidentit Rugova)

S’tė kam parė
Kurrė
Kaq tė heshtur
Guri ynė prej ari
Tė shkosh pėrtej vetvetes
Matanė
A nuk gjete tjetėr ditė

Tė kodra e dėshmorėve
Gjatė
Ke pėr tė pushuar
Ėndėrro
Dhe lutu pėr Dardaninė

Dimri i vetmisė tė ka rėnė
Ndėr vetulla
Gjithēka erdhi me lotin
Mot i madh
Dita e shkėputjes
Janar janari i zisė

Heshtak
I asaj qė s’thuhet e flitej
Kolos i fjalės dhe i zhgjėndrrės
Si i mblodhe frymėt
Ditėn
Qė kapėrceu kufijtė

Malėsor
Sa tė madh tė kishte fjala

Janar 2006 Prishtinė
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-06, 02:26   #305
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

LIDERI I FUNDSHEKULLIT

Qiellit shqiptar iu shkėput edhe njė meteor

Duhet tė jemi tė fortė dhe tė mbėshtetemi nė fjalėt dhe veprat e kėtij vizionari i cili tė kujton heronjtė epikė tė trevave tona. Ai iku fizikisht nga ne por me bindje se do tė vendoset nė historinė kombėtare si hero kombėtar. Ėshtė dhe mbetet hero pėr ne ashtu siē mbetėn nė histori njerėzit e medhenj, pėr tzu pėrjetėsuar nė pėrmasa universale.

Shaban Peraj

Nė trevat shqiptare, kudo ankth. E ne na mbante shpresa e fjalėve tė tij "se me ndihmėn e zotit dhe mjekėve do ta kalojė edhe kėtė betejė"...por jo...
Erdhi ajo qė tė gjithė e prisnim, por nuk donim ta besonim. Ditė e zezė e shtuna e 21 janarit, kur lajmi i hidhur kaploi dheun: "sot nė orėn 11.38, vdiq Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova"...
Tėrmet nė zemrat tona, fytyra tė shtangura, lot nė faqe. Pse vallė jeta jonė kaloi me gjak e vaj, ēfarė kemi bėrė, o zot qė kaq ashpėr na dėnoi, si tz shkoi moti me gjak e lot, oj shqiptari? Nė kohėn kur duhet tzi mblidhnim frytet e pėrpjekjeve tona shekullore, kur Kosova duhej tė merrte frymė lirisht, kur sakrificat e tė rėnėve dhe tė gjallėve duhej tė kurorėzoheshin me ēmimin e mėvehtėsisė, ndodhė ajo qė szduhej tė ndodhte.
Qiellit tė Kosovės iu shkėput njė meteor i cili pesėmbėdhjetė vite shkėlqeu- shėndėriti atė qiell duke u pėrpjekur qė ai qiell tė ishte i pastėr si loti, bile edhe me njė gjysmė mushkėrie e me frymė tė ndarė, priste ditėn e shumėpritur - Ditėn e bardhė ku nuk dorėzohej, ashtu si Naimi kur thoshte "Jak o ditė e uruar, se tė presė nuk vdes".
E nuk e priti. Pyes ku e ka fundin durimi ynė? U shkrinė breza tė tėrė e ne po vuajmė nė Ballkan, nė shekullin XXI. O Zot, sa vėshtirė ėshtė tė pėrmbahesh para njė vdekjeje kaq tė rėndė, por...
Duhet tė jemi tė fortė dhe tė mbėshtetemi nė fjalėt dhe veprat e kėtij vizionari i cili tė kujton heronjtė epikė tė trevave tona. Ai iku fizikisht nga ne por me bindje se do tė vendoset nė historinė kombėtare si hero kombėtar. Ėshtė dhe mbetet hero pėr ne ashtu siē mbetėn nė histori njerėzit e medhenj, pėr tzu pėrjetėsuar nė pėrmasa universale.
Epizmi i popullit tonė kishte skalitur nė shpirtin e tij burrėror menēurinė, gjakftohtėsinė, kur nė momentet mė kritike arriti qė kasapin e Ballkanit ta lėnte "tė nxirrte shkumė nga goja"- duke e pėrulur edhe para atyre qė ndjenin simpati pėr te.
Menēurinė dhe vizionin e tij e tregoi edhe nė raport me ata qė e "sulmuan", tė cilėve kurrė nuk ju kthye me fjalė tė ashpra. Humbja ėshtė e vėshtirė pavarėsisht se nė cilėn kohė ndodhė, por Ai nuk ndahet nga pėrpjekjet tona pėr ta ēuar deri nė fund amanetin e tij pėr njė Kosovė shtet sovran e tė pavarur. Nė kėto momente le tė na ngushėllojė mendimi se Ai ishte njė vizionar qė e ka parashikuar edhe mė herėt pavarėsinė e Kosovės, shumė mė herėt, atėherė kur pak kush e ka besuar njė proces tė tillė.
Vizioni i tij bėri qė bota ta njohė mė pėr sė afėrmi ēėshtjen e Kosovės dhe simpatia pėr tė si burrė shteti u shtri kudo nė vendet demokratike.
Nė fund mund tė themi: krenohemi qė e patėm, sepse lider tė tillė nė fundshekullin e kaluar nuk kishin arritur tė nxjerrin shumė vende tė tjera. Andaj, lavdi i qoftė dhe i lehtė qoftė dheu i Kosovės pėr tė.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-06, 02:28   #306
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Prijės i llojit biblik

"Fjalėt e mia do tė jenė ushtri e padukshme, me kuaj dhe qerre lufte, dhe, unė, do tzi mposhti pa shpatė dhe shtizė, priftėrinjtė e Jeruzalemit dhe cezarėt" thotė Jezusi nė veprėn e poetit tė madh libanez Khalil Xhubran (Jubran), "Jezusi, biri i njeriut".

Xhoana M. Perkaj

Tė shtunėn e kaluar, mė 21 janar, ndėrroi jetė Presidenti i Kosovės, shqiptari i cili ka besuar se forca shpirtėrore e njė populli mund ta mposhtė fuqinė brutale ushtarake tė okupatorit. Ashtu siē kanė besuar esenėt, se e Mira, nė fund, ngadhnjen mbi tė Keqen, duke e parafytyruar kėtė si luftė tė forcave tė Dritės me forcat e Territ.
Hegeli ka thėnė se secili popull ka liderėt ēfarė meriton. Ibrahim Rugova ka qenė prijės madhėshtor i popullit madhėshtor tė Kosovės. nė rrugėn kalvarike qė e kalonte Kosova qė nga viti 1912, presidenti Rugova ishte ai prijės i llojit biblik i cili i printe popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė fundit e cila ēonte nė maje tė Golgotės.
Populli i Kosovės ka pasur besim nė prijėsin e vet edhe atėherė kur tėrė Ballkani, miqtė dhe armiqtė, prisnin qė shqiptarėt ta marrin barrėn kryesore nė shpėrbėrjen e godinės monstruoze tė quajtur Jugosllavi. Ishte ky ndėr momentet e rralla nė histori kur shqiptarėt u pėrmbajtėn nga hyrja nė njė luftė tė kotė dhe e pashpresė pėr ta. Aq mė tepėr kur Millosheviqi dual nga luftėrat jugosllave si "arkitekt dhe garant i paqes nė Ballkan".
Koha qė vie do tė tregojė se Dr. Ibrahim Rugova ishte lideri mė i rėndėsishėm shqiptar qė nga Fan Noli. Pėrveē faktit se tė dy i kanė prirė popullit tė vet nė kohėn e kthesave vendimtare historike, ata i bashkon edhe fakti se edhe dr. Rugova si Noli, ka ėndėrruar pėr kthimin e shqiptarėve nė gjirin e popujve europianė. Si Noli, edhe dr. Rugova ka qenė, nė radhė tė parė, intelektuali i rangut mė tė lartė. Mediat elektronike europiane, tė cilėt e radhitėn vdekjen e dr. Rugovės ndėr lajmet kryesore tė ditės, e cekėn pikėrisht faktin se ishte fjala pėr intelektualin i cili ėshtė shkolluar edhe nė Sorbonė.
Kur vdiq vitin e kaluar Papa Gjon Pali II, papa i ardhshėm, dr. Joseph Ratzinger nė fjalėn e funeralit i tha edhe kėto fjalė prekėse, duke iu drejtuar tė tė ndjerit: "Jam i bindur se tani je duke na shikuar nga dritarja e Babait tonė hyjnor". Tė parėt tanė pellazgė parafytyronin se shpirtėrat e njerėzve tė drejtė pas vdekjes pushojnė nė fushat e Eliseut qė ėshtė njė vend i largėt, diku nė perėndim, pėrtej Oqeanit, vend i cili nuk njeh shi e borė, vend tė cilin e freskon puhia e lehtė e Oqeanit. Aty nėn Diellin e amshueshėm dhe yjet e kthijellta, jetojnė benjaminėt e drejtė tė perėndive. Kėshtu ėndėrronin pellazgėt. Sot, rruga mė e famshme e kohėrave moderne quhet Fushat e Eliseut (Champa dzElyses), ndėrsa, himni i Europės sė bashkuar pėrmes vargjeve tė Schillerit dhe muzikės sė Beethovenit, e lavdėron jetėn si gėzim tė amshueshėm nė Fushat e Eliseut. Kush kishte thėnė se kėto Fusha janė tė njė populli i cili deri vonė ka qenė i harruar, diku nė qoshin e Ballkanit.
A ka mundur tė imagjinojė specializanti i ri i letėrsisė, Ibrahim Rugova, duke ecur Fushave tė Eliseut ato vite 1976 - 77, se do tė vie dita kur shpirti i tij do tė na shikojė nga lartėsia hyjnore tė legjendės pellazge?
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-06, 11:26   #307
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Koment

IKONA SHQIPTARE

Dy ikona shqiptare tė shekullit qė e lamė dhe tė mileniumit tė ri. E Lumturshmja Nėna Terezė, nė rrafshin humanitar e njerėzor. Dhe presidenti i
Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, nė rrafshin politik, udhėheqės dhe luftėtar
pėr pavarėsinė e pjesės sė ndarė tė kombit shqiptar. Kombet dhe kulturat
botėrore, edhe ato qė numėrojnė popullatė qindramilionėshe, kishin
dėshiruar qė kėto dy ikona shqiptare t'i kenė pjesė tė trungut te tyre, tė
humanizmit,tė kulturės e politikės.Por, vetė Zoti ka dashur qė nėpėr
shekuj kombi shqiptar botės t'i dhurojė njerėz tė mėdhenj. Qė pėrmes
kėtyre figurave ikona, si Mojsiu biblik, ta shpėtojė popullin shqiptar,
duke e udhėhequr sigurt drejt pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės.


Rrok BERISHA
[email protected]

Ikona e kombit shqiptar ndėrroi jetė, duke lėnė pas njė vepėr kolosole
prej njė burrėshtetasi tė pėrpjekjeve, tė qėndresės, sakrificės, qė pėrmes
opsionit paqėsor dhe luftės, tėrė jetėn ia kushtoi ēėshtjes madhore:
ēlirimit tė popullit shqiptar nga okupim shekullor serbosllav. Qė ia
kushtoi pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės. Ikona shqiptare, dr. Ibrahim
Rugova, ishte bir i familjes sė sakrificės, qė dekada e dekada mė parė
kontribuoi shumė nė ruajtjen e gjenezės dhe tė trojeve etnike.

Qėndresa e vazhdueshme kundėr hordhive ēetnike bėri qė ky kolos i shekullit tė kaluar dhe mileniumit tė ri, tė rritet me mallin e babės ,tė axhės dhe tė shumė familjarėve tė tjerė, tė cilėt kishin rėnė nė altarin e lirisė,
pėr tė mos vdekur kurrė. Nė kėto rrethana, lindi edhe betimi pėr ta
vazhduar rrugėn drejt ēlirimit dhe pavarėsisė sė Kosovės. Presidenti i
Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, nė rrugėn e tij tė gjatė e pėrplot sfida,
pati njė urtėsi, durim dhe njė fuqi tė pathyeshme, qė tė dalė nė ballė tė kombit atėherė kur askush nuk bėnte ballė. I vetėdijshėm se pėr ēėshtjen madhore tė kombit duhet edhe sakrifica, dr. Ibrahim Rugova, ishte i pathyeshėm nė vizionin e tij, pėr Kosovėn e pavarur dhe shtet sovran. Kėtė e tha edhe nė vitet e 90-ta.

Opsioni i tij paqėsor ishte aq i fuqishėm dhe human. Dhe e lidh kėtė edhe
me gjenezėn e tij, mė tė madhin Bogdanin dhe tė Lumnueshmen Nėnėn Terezė.

Vizioni i tij i qartė, paqėsor dhe orientimi i tij i drejt kah rrėnjėt e
vėrteta tė kombit, duke artikuluar me vepra dhe fakte se shqiptarėt i
takojnė njė civilizimi tė lashtė evropian, kėtė e ndjente gjithmonė nė
shpirt, nė jetė dhe nė punėn e tij tė pėrditshme. Kjo veēori, prej njė
intelektuali dhe lideri tė njė lėvizjeje gjithėpopullore, e mė pas tė njė
Presidenti, e bėnte mė tė fortė nė vazhdimin e rrugės drejt pavarėsisė
sė shtetit tė Kosovės. E pėrballi me sukses njė regjin tė egėr
sllavokominist, duke organizuar veprimin e shtetit paralel, por duke mos e
lėnė anash asnjėherė as mundėsinė e luftės sė armatosur pėr ēlirimin e
Kosovės, nė rast tė dėshtimit tė procesit paqėsor.

Nė kėtė shtet paralel tė Dr. Ibrahim Rugovės, nė mėnyrė institucionale bėheshin pėrgatitjet edhe pėr luftėn me moton "Mbrojtja e pragut tė shtėpisė", si njė formė e arsyeshme, me bazė reale, si detyrim se " nga shtėpia nuk kemi ku shkojmė". E gjithė kjo strategji e tij, pati sukses dhe zgjoi interesim dhe simpati, qė u shndėrrua edhe me pėrkrahje, si njė vizion dhe qasje e drejtė e njė populli pėr liri dhe pavarėsi.

Kjo e bėri dr. Ibrahim Rugovėn ndėr figurat mė emblematike tė kombit nė shekujt e fundit, si nė rrafshin e shkencės, por mė shumė nė atė tė politikės shqiptare ,duke tejkaluar kufijtė etnik shqiptar, dhe mė gjerė. Shekulli qė lamė pas dhe mileniumi i ri, mund te themi se ishte i dy figurave madhore shqiptare.

I tė Lumnushmes Nėna Terezė, e cila botėn e mbushi pėrplot mirėsi e dashuri, duke dėshmuar se shqiptarėt janė komb i lashtė, janė njė popull i civilizuar dhe me shpirt human. Kėtė ajo u tregoi nė vepėr anė e kėnd
botės, duke u lutur edhe pėr kombin e vet, nė ēdo vend, nė ēdo takim. Nė
anėn tjetėr, njė bir i familjes sė saj shqiptare fuqishėm sinkronizon
gjithė jetėn e Nėnlokės sė Lumnushme nė njė formė tjetėr-atė politike, duke
i dhėnė pėrherė pėrparėsi paqes, zgjidhjes sė problemeve kombėtare
shqiptare nė mėnyrė paqėsore.

Ai, me vendosmėri dhe urtėsi, gjeti forcė qė
t'i bashkojė shqiptarėt, qė ta ēmojnė e ndėrtojnė paqen, por edhe luftėn
mėpas si opsionin e fundit, nė shėrbim tė ēėshtjes sė kombit e tė shtetit
tė Kosovės. Historia do tė flas kur do tė shėtitė nėpėr shekuj, se pas
epokės sė Skėnderbeut, do tė mbetet Epoka Rugova, a Rugovizmi.

Kjo, Presidentin Rugova e ka ngritur nė piedestalin e figurave mė emblematike tė kombit, e ka bėrė ikonė tė kombit shqiptar, duke e radhitur pas tė Madhit
Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut, arqipeshkvit Pjetėr Bogdani, tė Lumnushmes
Nenės Terezė. Kjo edhe bėri qė Dr. Ibrahim Rugova tė bėhet i dashur edhe
pėr kombet dhe shtetet e forta, tė bėhet mik i gjithė botės demokratik,
vizioni politik i tė cilit mahniti edhe prijėsit dhe udhėheqėsit e kombeve
mė tė mėdha, tė cilėt nė fazėn mė kritike nuk hezituan qė ta shpėrblejnė
humanizmin, urtėsinė dhe sakrificėn e lėvizjes paqėsore me dekada tė dr.
Rugovės, qė u shpėrblye me intervenimin e NATO-s.

Pra, dr. Ibrahim Rugova, mendja , guximi dhe fuqia e tij, ėshtė dhuratė e Zotit. Ėshtė dhurata qė dr. Ibrahim Rugovėn na e dėrgoi si shpėtimtar tė kombit. Si shpėtimtar tė udhėheqjes sė drejtė, tė unifikimit. Na e dėrgoi Zoti pėr tė na shpėtuar nga shfarosja, ashtu si e pati dėrguar Mojsiun biblik pėr ta shpėtuar popullin e zgjedhur tė Zotit.

Dr. Ibrahim Rugova, me veprėn e tij, pėrafrohet me ikonat biblike. Me filozofinė e tij,sfidoi jo vetėm njė makineri tė madhe vrastare nė kėtė pjesė tė Evropės, por njė sistem tė tėrė komunist. Ai sfidoi dhunėn nė emėr tė paqes. Sfidoi robėrinė duke na sjellė pavarėsinė, duke i dhėnė fund njė herė e pėrgjithmonė robėrisė shekullore tė kombit.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-06, 13:45   #308
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tė humbesh njė njeri tė madhė , njė politikan , kolos , gjuhtar, studjus e njė gjeni tė kombit , nuk ėshtė vetem humbje , por ėshtė me shumė se humbja, edhe pse veprat , puna dhe emri nuk vdesin kurrė, ato janė dhe do tė mbeten ashtu cdo here nė vendin e parė.
Njerzit vdesin e lindin , sepse natyra i ka ligjet e saja qė askush nuk mundet tė i ndalė, por ata qe vdesin pėr tė mos vdekur kurrė , ata janė tė pavdekshem , ata janė ne mesin tonė cdo here , janė frymezimi i jonė , janė forca e jone , janė edhe ndera e jonė , e keshtu ishte dhe do tė jetė i madhi i kombit dr ;Ibrahim Rugova.

Ne freskit e pranveres , ne acaret e dimrit dhe ne rrezet e diellit tė veres, cdo here do tė shofim fytyren e qeshur tė viganit tonė , cdo here do tė kemi shpirtin e thyer , por edhe do ti kujtojmė fjalet e tija tė embla qė tė ecim drejtė qellimit dhe rruges qė ai na ka mesuar , qe ai ishte betuar , e pastaj buzqeshja e tij do tė rritet cdo here e me shumė , shpirti i tij do tė jetė cdo here e me i qetė dhe mė i pushuar.
Pra, mos t
ė ndalemi ne rrugen qe e kemi amanet nga kolosi i jonė , atė rrugė duhet ta kryejmė deri ne fund , duke ne ditur se cdo here e kemi ne krahun tonė , ne mbeshtetjen tonė deri ne realizimin e qellimit , pra me ne e kemi cdo here tė madhin e kohrave;
Dr:Ibrahim Rugova

Lavdi jetes dhe vepres..

Lavdi, Lavdi
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-06, 15:28   #309
Greta
 
Anėtarėsuar: 17-11-05
Postime: 17
Greta e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Lavdi, jetes dhe vepres se Ibrahim Rugoves.


I qofte i lehte dheu i Kosoves qe aq shume e deshti.


Lavdi,lavdi.


Me perulje,

Greta
__________________
Liri dhe barazi, pa kufi, per femrat...
Greta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-06, 20:58   #310
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

NJERIU QE I PRIU PAVARESISE SE KOSOVES

Shkruan: Teki Dervishi

Cili lider Shqiptar, vitin e ardhshem, do te vere nenshkrimin e pare ne dokumentin historik te Paveresise se Shtetit te Kosoves? Do ta vere Ai qe I vuri themelet e Shtetit te pare te Kosoves? Ai qe populli I Kosoves e zgjodhi ne dy referendume dhe ne zgjedhjet nacionale te para tre vjeteve. Ai eshte dr. Ibrahim Rugova, President I Shtetit te Kosoves.

1. (Kush do ta nenshkruaj dokumentin zyrtar te Pavaresise)


Ne vitin 2005 do te nenshkruhet (zyrytarizohet) Pavaresia e Shtetit te Kosoves. Ky fakt tashme u shpall zyrtarisht nga instancat me te larte te Fuqive te Medha, sidomos nga ato te SHBA-se.

Cili lider Shqiptar, vitin e ardhshem, do te vere nenshkrimin e pare ne dokumentin historik te Paveresise se Shtetit te Kosoves? Do ta vere Ai qe I vuri themelet e Shtetit te pare te Kosoves? Ai qe populli I Kosoves e zgjodhi ne dy referendume dhe ne zgjedhjet nacionale te para tre vjeteve. Ai eshte dr. Ibrahim Rugova, President I Shtetit te Kosoves.

Prijesi I pare, Lideri I Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, menjehere pas luftes (pas hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove), tha: "Tash Kosova, faktikisht, eshte e pavarur. Pritet vetem njohja formale e kesaj Pavaresie! Dhe keshtu u be!"

Presidenti Rugova e tha kete I pari. Sot kete fakt e vertetojne personalitete te medha te SHBA-ve dhe te Europes. Te gjithe thone: "Pavaresia de fakto e Kosoves, ne menyre de jure, do te zyrtarizohet ne vitin 2005." Eshte ky personaliteti suprem I kohes sone te sakrifices, njeriu qe me urtesine e tij intelektuale, nuk lejoj te shkeputet vazhdimesia e Levizjes Kombetare ne Kosove.

Makineria e propagandes Serbe nje shekull kishte satanizuar ceshtjen e Kosoves, dhe e kishte bindur boten se Shqiptaret jane popull komunist, lindor, popull antiperendimor. Sot, bota shpall publike sondazhe qe vertetojne se 95 per qind e popullit te Kosoves, eshte pro-Amerikan, qe do te thote pro-Perendimor.

2. (Themeluesi I Insitucioneve te para te Shtetit te Kosoves)

Qe kur dihet, Shqiptaret kane luftuar per liri, per te drejten me elementare njerezore, per shtetformim. Por u desh te dilte ne skenen historike Personaliteti suprem I dr. Rugoves, qe I dha emer qellimit dhe idealeve te Rezistences Historike paqesore dhe ushtarake Shqiptare - Pavaresine!

Ai tha se, "Nuk luftojme per fe, nuk luftojme per ideologji, nuk luftojme as per shoqeri civile (qe do te thote socialiste), por luftojme per te drejten kombetare, qe do te thote per shtet. Pa shtet nuk mund te kete kurrnje lloj lirie, kurrnje lloj drejtesie!"

Se shkenca thote: "Kombi eshte shteti!" Kur nje popull eshte I pavarur dhe di te shtetformohet, ne liri, ai mund t'I sendertoj te gjitha qellimet e veta fetare, ideologjike, qytetare, sociale, arsimore, kulturore etj.

Dhe, keshtu, zgjedhjet para tre vjeteve krijuan institucionet e para te Shtetit te Kosoves. Kjo ishte e arritura me e madhe e Kosoves, qe kur dihet per Kosoven, krijimi I institucioneve te para te Shtetit. Tre vjet vazhdon sakrifica e te gjitheve qe u bejne sfide atyre forcave desktruktive politike qe I pengonin dhe I pengojne keto institucione, ne te cilat institucione u angazhuan te gjithe ata qe kane kontribuar per lirine e Kosoves, me nje fjale te gjithe ata qe I zgjodhi populli I Kosoves.

Sot, ne "emer" te fushates parazgjedhore, propagandistet meskine mohojne kontributin e madh te institucioneve te para te Shtetit te Kosoves, duke fajesuar themeluesit e ketyre institucioneve per situaten e rende sociale.

Ata qe kane heshtur deri dje, ata qe e kane ngritur flamurin e majtizmit te Nanos ne Kosove, sikur nuk kuptojne se shteti modern dhe zhvillimi ekonomik I nje vendi te shkaterruar nga lufta nuk behet dot per vjet jete institucionale, ne fazen kur shteti ende eshte nen protektoratin e Fuqive te Medha, pra kur ende, formalisht, nuk eshte pranuar.

Kosova per keta tre vjet te udheheqjes se Presidentit Rugova e ka bindur boten se ajo di te bej shtet, se populli I Kosoves, eshte pro-perendimor, e jo pro-lindor, ndaj Fuqite e Medha sot e pranojne zyrtarisht se pavaresia formale e Shtetit te Kosoves do te njihet ne vitin 2005.

3. (Njeriu qe Kosoven e beri qender politike te Botes)

Kush e institucionalizoj I pari ceshtjen e Kosoves? Derisa ne skenen politike Shqiptare nuk u paraqit individi suprem I dr. Ibrahim Rugoves, per Kosoven eshte folur vetem neper tavolinat diplomatike konspirative te Fuqive te Medha, te cilat nuk kane lejuar internacionalizimin e ceshtjes se Kosoves, nen trysnine e euro-komunisteve dhe te disa vendeve te medha pro-Ruse dhe pro-Kineze.

Pse, pikerisht sot, I vetmi Personalitet Shqiptar qe pranohet, dekorohet, nderohet dhe cmohet lart nga te gjitha instancat kulturore dhe politike te shteteve me te medha perendimore, eshte dr. Ibrahim Rugova, Presidenti legjitim I Kosoves?

Sepse, populli I Kosoves asnjehere nuk e ka nderprere vazhdimesine e rezistences se tij kunder okupatorit Serb, por I pari qe ngriti zerin para mediave gjitheboterore per ceshtjen e Kosoves ishte dr. Ibrahim Rugova.

Ishte fillimi I dekades se fundit te shekullit XX. Kryetari I atehershem I Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, Zoteri Ibrahim Rugova, ne takimin e pare te intelektuale Shqiptare dhe Serbe ne "Francuska 7," te Beogradit, I dha nje leksion nokdauni Akademise shoveniste te Shkencave dhe te Arteve te Serbise.

E nxori ne pah superioritetin e diturise dhe te kultures politike Shqiptare midis taborrit te armiqeve shekullore. I beri te ndihen inferiore! Intelektualet qe Serbet I marrin per me te medhenjte e tyre, u ndien te vegjel dhe te mjere para madheshtise intelektuale te dr. Ibrahim Rugoves. Ishte trimeri e jashtezakonshme te nxjerresh publikisht te gjithe atute historike te Shqiptareve, pikerisht midis atyre qe I kishin falsifikuar ato me pasion shovenist, militarist dhe levanist.

Kryetarin e atehershem te Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves e versulen qindra gazetare nga te gjitha anet e botes. Para tyre, cdo dite, fliste dr. Ibrahim Rugova, I vetmi Ai, dhe nuk kaloi as nje vit dhe nga keto qendrime te guximshme, dhe ceshtja e Kosoves, rreshqiti nga tryezat diplomatike te spekulanteve anti-Shqiptare, dhe keshtu, ceshtja e drejte e Kosoves u internacionalizua definitivisht dhe perfundimisht.

Dhe keshtu, Bota Perendimore Euro-Atlantike e zbuloi Personalitetin me te cilin do te punoj gjate gjithe nje dekade, deri ne Pavaresine perfundimtare te Kosoves. Perendimi e pranon partner pune vetem dr. Rugoven, asnje tjeter! Po, Ibrahim Rugoven - njeriun me te preferuar te Fuqive te Medha! Njeriu qe Kosoven e beri qender politike te botes! Njeriun e Uashingtonit!

Dhe ne fund, para nje muaj, pritja madheshtore qe iu be Presidentit Rugova ne Shqiperi, dhe deklaratat e te gjithe lidereve te Shqiperise, pa perjashtim, e vulosen Personalitetin suprem politik dhe intelektual, prijesin historik te Kosoves.

Ishte viti 1967, vjeshte. Ishim studente. Bashke me Shaqir Shaqirin dhe Jusuf Gervallen, ne nje dhome konvikti, bisedonim me Rugoven e Ri. Ai tha se, "edhe Naimi thoshte se Dielli lind ne Perendim."

"Ne jemi djep I Botes Perendimore," na tha qe atehere. Na tregoi per takimin e tij me themeluesin e arsimit Shqip, Ernest Koliqin, njeriu qe hapi shkollat e para ne cdo qytet dje ne cdo fshat me te madh te Kosoves. Rugova I ri, Koliqin e kishte vizituar ne Rome, se bashku me dr. prof. Zejnullah Rrahmanin.

Pas pesedhjete vitesh komunizmi, hapin e pare drejt djepit te Shqiptarizmit, Perendimit, e zune nje dege e vogel studentesh te Universitetit te Prishtines.

Ibrahim Rugoves iu deshten tridhjete vjet udhe qe ta bej Kosoven te vendoset ne themelin e trashegimise, dhe te tradites se saj Perendimore.

Sot tere bota e di se Kosova eshte Shtet Perendimor. Shtet qe nen udheheqjen e Liderit te saj suprem, arriti Pavaresine e saj ne vitin 2005.

Prishtine, 19 Tetor, 2005.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-06, 08:45   #311
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim




AMANETI I PRESIDENTIT RUGOVA: ARKIVOL NGA AMERIKA!



Nga Dalip Greca, Nju-Jork



Eshte zbuluar dhe nje nder amanetet e fundit te presidentit te ndjere te Kosves, Dr. Ibrahim Rugova.Nder kerkesat e fundit te tij ka qene edhe sjellja e nje arkivoli nga Amerika per ta percjelle nga kjo bote.Kjo kerkese eshte mesuar ne ēastet e pasvdekjes dhe eshte percjelle nga presidenca e Kosoves per ne Amerike.Amaneti i dr. Rugoves i eshte besuar miqeve te tij ketu ne Nju Jork, familjes te vellezerve Gojēaj.Ka qene John Gojēaj, i biri Pashkut, qe ka marre mesazhin prej Prishtines.

Keshilltari i Presidentit Rugova, Sali Cacaj, permes telefonit, e ka njohur John Gojēajn me kerkesen e fundit te presidentit, nje dite pasi kishte ngjare morti, pra te dielen me 22 janar. Keshilltari e ka lene amanetin e presidentit tek familja Gojēaj dhe ka mbyllur telefonin, i bindur se arkivoli-amanet do te vinte ne Prishtine ne kohen e duhur.

Djemte e Gojēajve u moren me plotesimin e amanetit qe u percolli Prishtina. Nuk ishte aq i lehte plotesimi i kesaj kerkese, po te kemi parasysh se ajo mberriti ne Nju Jork te dielen, nje dite pas vdekjes. Edhe John-i, thote se ka qene shume veshtire qe te realizohej ky amanet per arsye kohe, pasi u percoll ne nje kohe te vone dhe se ishte shume veshtire qe te gjendej nje mundesi transportimi per ne Prishtine ne menyre emergjente. Perfundimisht arkivoli eshte gjetur ne nje sherbim funerali ne Allerton ne Bronx-Nju Jork.Pasi u realizua blerja nga Vincenti dhe Agustini, u bene perpjekje per te gjetur nje linje fluturimi drejt Tiranes e me pas te kalonte ne Prishtine.Kjo mundesi nuk u realizua pasi nuk u gjet asnje fluturim i lire ne ate linje. U zgjodh rruga tjeter, arkivoli u dergua ne Milano dhe qe andej per ne Prishtine.

Leka me tregon se arkivoli mberriti ne Prishtine ne kohen e duhur, fale perpjekjeve te djemeve te familjes, te cilet nuk e lane amaneti ne rruge.

Nderkohe miqte e Rugoves, Leka dhe Pashku u nisen per ne Prishtine per te marre pjese ne funeralin e presidentit se bashku me nje delegacion te madh te LDK-se me ne krye kryetarin Agim Rexha.

Lek Gojēaj thote pas kthimit nga varrimi se ishte detyrim moral qe amaneti i presidentit te Kosoves te mos mbeste ne rruge por te plotesohej.

Kur e pyes Leken se ēfare mendon per arsyen qe e ka shtyre presindentin te linte nje amanet te tille, ai me pergjigjet:Presidenti Rugova iku nga kjo bote duke e leshuar te gjithe besimin e tij tek Amerika. Ai besoi se Amerika, vendi i lirise dhe demokracise do t(ia sillte pavaresine Kosoves se martirizuar, ashtu siē i hoqi nga shpina represionin serb.Ai per gjithaēka i besonte Amerikes se bekueme dhe sa here kthehej per ne Kosove pas vizites, ndjehej i lumturuar. Kjo mund te jete nje nga arsyet pse edhe arkivolin e kerkoi nga Amerika. Une mendoj se kjo eshte nje kerkese sa simbolike, aq edhe shpirterore... Ne na jen mire, shton Leka qe amaneti i presidentit na u adresua neve si familje. Ne jemi miq te kahershem te tij dhe e ndjejme te lehtesuar veten qe e plotesuam nje nga amanetet e tij, ndryshe do te na mbeste plage ne shpirt.

Shpesh nuk m(i kane kuptuar mesazhet qe kam percjelle per presidentin Rugova, edhe ne ato urimet qe kam bere ne gazeten tuaj Illyria, me raste festash. Une kam thene shpesh se Dr. Ibrahim Rugova eshte nga ata qe perendia ia kishte dhene kombit tone, siē i kishte dhene ne nje kohe te caktuar Nene Terezen, shenjtoren shqiptare, siē i pat dhene ne kohet me te hershme edhe Gjergj Kastriotin(Skenderbeun). Dr. Ibrahim Rugova erdhi tamam si shenjt dhe iku si i tille. Ai besoi se nje dite liria e Kosoves do te vinte dhe nuk e humbi kurre shpresen. Ai iku me pavaresine ne prag te dyereve te Kosoves, ai iku por i la popullit te vet nje vemendje shume te madhe nderkombetare.E pame me sy se sa madheshtore ishte ikja e tij. Edhe me vdekjene vet dr. Rugova i sherbeu kombit te vet, ia rriti shpresat Kosoves. Kurre nuk na kane pare syte nje vemendje aq te madhe nderkombetare ne raste te tilla.Se si e ndjeva veten kur preka arkivolin e tij, arkivolin prej Amerike. Sikur ndjeva shpirtin e tij te lehtesuar.Mbaj mend se ne ato ēaste pershperita me vete:Prehu i qete ne dhe(un e Kosoves se lire, i shtrenjti president! Ti e kereve detyren tende!Ti u sakrifikove per t(i sherbyer popullit tend!

Nuk me harrohet shprehja e nje plaku qe takuam atje. Ai se ē(formuloi nje fjali qe me mbeti ne mendje.Selim Spahiu ia thonin emrin. Ai,kur u takua me ne, tha:" Edhe strajcen me bajte ne krah, mos iu ndani rruges se dr. Ibrahim Rugoves, vetem ajo eshte rruga e drejte, qe nuk humb ne pyll.

Ndersa Pashku, kur shkroi ne Librine Zi, i dridheshin duart, por ama fjaline qe i tha shpirti, e shkroi:

Ghandi i dyte

Ylli i drites.

Shenjti shqiptar

Nene Terezes i perngjan...

Edhe une shenova me dridhje dore fjaline qe me tha zemra ato ēaste dhimbjeje. Tek shkruaja ato fjale me vinte ne mendje portreti i tij, miqesia e tij e sinqerte, takimet e panumerta qe nga viti 1991.

Me pas Leka me tregon se ishte e pazevendesueshme miqesia me dr. Rugoven. Mbaj mend thote ai se ne shume intervista qe dhashe per radiot e televizionet e atjeshme, ne njeren e krahasova Gjergj Kastriotin, nene Terezen dhe Ibrahim Rugoven. E quajta te helmuar shekullin qe shkoi se na mori nene Terezen, po keshtu kete fillimshekulli se na la pa Rugoven, por jemi krenar se kemi fituar nej shenjtereshe, siē eshet nene Tereza dhe nje simbol, qe eshte Rugova.

... Humbem nje mik te rralle, ndersa Kosova dhe kombi shqiptar, humben nje udheheqes te pazevendesueshem.



Kush jane vellezerit Gojēaj?

Leke Pashko Gojēaj kane emigruar ne Amerike nga Malesia, fshati Sukrugj ne mesin e viteve (70 te shekullit te kaluar. Tani jetojne ne rrethinat e Nju Jork-ut, ne nje shtepi moderne, ne zonat me te pasura te ketij shteti. Ne vitin 1999 shtepine e vellezerve Gojēaj e kerkuan per ish presidentin Klinton. Madje u be dhe nje emision televiziv ne nje kanal prestigjioz te Nju Jork-ut. Gazetari komentonte:" Kjo eshte nje shtepi ideale per presidentin Klinton.Ka shume dhoma, ndodhet mes nje gjelberimi magjepes, ka liqenin e vet, ka dhe pompen e benzines ne oborr. Ēfare i mungon tjeter kesaj shtepie"

Ato dite u shkrua ne shtypin serb se shqiptaret po ia falnin shtepine presidentit Klinton si dhurate per bombardimin e Serbise. Ndersa Leka sqaroi po ato dite median; nuk eshte e tamam e verteta ashtu:" Ne i thame kompanise qe u interesua se vertete shtepia eshte vleresuar me me shume se 4 milione dollar, por per presidentin Klinton ne nuk i veme ēmim, le ta marre sa te doje ai! Ne te vertete presidenti bleu ne te njejten zone, por nje shtepi ne permasa me te vogla; ai eshte fqinje me nje tjeter familje shqiptare nga Kosova, me njerin prej vellezerve Osmani.

Gojēajt, per te qendruar te lidhur me rrenjet e vendlindjes, kane rindertuar edhe nje shtepi ne vendlindje, ne Malesi. Shtepia eshte e madhe, dykateshe. Madje kur u perurua ajo u mblodhen per ta festuar me shume se 100 te ftuar, te krishtere e myslimane.Ēdo vere familja shkon atje per pushime.

Por familja Goēaj permendet edhe per atdhetarizmin e saj ndaj ēeshtjes kombetare. Ata jane ideatoret, realizuesit dhe sponsoret e shtatoreve te Nene Terezes, te ngritura neper vendbanimet e shqiptareve. Kjo shtatore , veper e tre skulptoreve nga tre besimet; katolik, orthodoks dhe musliman; Vasil Rakaj, Sadik Spahija dhe Vasiliev Nini nga Shqiperia, se pari u perurua ne vendlindje, ne Tuz te Malit te Zi, ne tetor te vitit 1997. Me pas, me 10 shtator 2000, shtatorja u vendos ne Nju Jork. Me 2 korrik 2002 nje shtatore tjeter u vendos ne Prishtine. Kjo ishte nje perpjekje e vellezerve Gojēaj per t(i bashkuar shqiptaret me ane te simboleve kombetare. Perpjekja nuk mbaron ketu, nje shtatore e Nene Terezes eshte vendosur ne qytetin problematik te Mitrovices, nje tjeter ne ate te Struges, nje ne Michigan. Kesisoj vellezerit Gojēaj jane kthyer ne institucion. Ate qe nuk e ka bere nje shtet e kane realizuar dy vellezerit atdhetar.

Ata kane tentuar qe shtatoren e Nene Terezes ta vendosin edhe ne mjediset e Kombeve te Bashkuara por deri tani nuk kane gjetur mbeshtetjen e duhur nga Misioni Shqiptar ne Nju Jork.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-06, 23:48   #312
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bujar LESKAJ: Ibrahim Rugova, formula shqiptare mė frytdhėnėse

Janė shumė tė rrallė rastet nė Krestomacinė e shqiptarėve tė mėdhenj tė tė gjitha kohrave ku tė rrijė krah pėr krah, kulturologu, politikani qė shndėrrohet nė lider shpirtėror, dhe pėrmasa humane si tek Ibrahim Rugova.
Jemi sot kėtu pėr tė promovuar korpusin e veprave tė plota tė tij dhe ju bėj tė gjithėvė ftesė qė kėtij akti tė pėrpiqemi t'i gjejmė njė sintoni me kohėn dhe do tė kuptojme se jemi tė vonuar. Ajo e ka trajtuar kėtė vepėr, kėtė mendim dhe veprim, duke respektuar ligjėsitė qė shoqėrojnė tė pazakonshmen.
Veset e racės vepruan ndaj Rugovės dhe kundėr Rugovės. Ishte njė reagim meskin, njė pėrballje e kahmotshme e mediokritetit me intelektualitetin, e politikės vizionare e moderne me derivatet negative tė saj, tė shqiptarėsisė sė kulluar qė kėrkon tė integrohet me ideologjinė e stepave dhe zėdhėnėsit e tyre shqiptarė e jo shqiptarė.
Por tubimi ynė ėshtė i dobishėm. Kėtu gjėnden nivele tė larta tė mendimit intelektual e politik shqiptar qė sot bėhen zėdhėnės tė ndjesisė qė Ibrahim Rugova, presidenti i Kosoves, Gandi bashkėkohor, esteti dhe teoricieni i letėrsisė ėshtė formula shqiptare mė frytdhėnėse.
Ėshtė kėshtu, sepse ai u ushqye dhe vazhdon ta bėjė me doktrinėn e Pjetėr Bogdanit, Nėnė Terezės dhe Papa Gjon Palit. Ai mbėshtetet nė filozofinė dhe politikėn euroatlantike, dhe veēanėrisht atė amerikane. Tė shkuarėn kulturore shqiptare e racionalizoi nė bashkėkohėsi dhe mė tej, duke krijuar kėshtu njė mendim politik tė llojit tė veēantė. Kosova, trualli i madh, ku prej dekadash ėshtė konservuar krimi, po kthehet nė tokė paqeje. Kjo ishte metamorfoza sfidė e Rugovės, alkimia e civilizimit shqiptar. Nė kėtė betejė tė madhe, ai ndriēoi, ai fitoi.
Kur kombit shqiptar i qasej ora e ligė andej dhe ketej kufirit, kur perandoria e sė keqės shfaqej nė format e veta tė idhta, atje si pushtim i huaj e kėtu si urrejtje klasore dy burra: Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha patėn tagrin dhe pėrgjegjėsinė tė rrinin brenda pėrkufizimit kantian "duhet tė reagosh ndaj sė keqės qė tė mos bėhesh fajtor pėr triumfin e saj".
Ju premtoj sot se nga ky moment Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Shqipėrisė do tė jetė nė lartėsinė e vėmendjes qė kjo veper meriton, duke bėrė tė njėjtėn gjė qė po bėjmė sonte edhe nė rrethet e tjera tė vendit e nė auditore mė tė gjėra. Ftoj tė gjithė studiuesit dhe kritikėt e veprės sė Rugovės qė tė paraqesin pranė nesh punimet e tyre, sepse shumė shpejt do tė pėrgatisim njė botim special pėrmbledhės.
Dhe sė fundi me lejoni tė bėj njė konsideratė personale si qytetar, djalė i Vlorės dhe deputet i Vlorės: Pas Skėnderbeut, nė ēetėn e profetėve tė kombit, Ibrahim Rugova zė tė parin vėnd.
Fjala e ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve mbajtur nė promovimin e veprės sė plotė tė Presidentit Ibrahim Rugova

----------
Autori ėshtė ministėr i Turizmit dhe i Kulturės nė qeverinė e Shqipėrisė
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-02-06, 21:41   #313
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Telegram ngushėllimi familjes sė Kryetarit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova



6 shkurt 2006 /TN

Nga Rexhep Kastrati

Telegram ngushėllimi

E nderuara familje e kryetarit Rugova,
Ju lutem pranoni ngushėllimet e mia tė sinqerta pėr ndarjen nga jeta e kėsobotshme e dr. Ibrahim Rugovės, kryetar i Kosovės! Ngushėllimet, ju lutem t’i pranoni edhe nga familja ime, e cila bashkėndien ende me pikėllim tė thellė largimin nga kjo jetė e njeriut qė i dha shumė Kosovės, i dha shumė kombit shqiptar, dhe ishte buzė realizimit pėr tė gjallė tė projektit pėr shkėputjen zyrtare tė Kosovės nga Serbia, pėrkatėsisht pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės.

Por e nderuara familje e kryetarit Rugova, duhet tė jeni krenare qė nga gjiri juaj doli ky personalitet pėr tė cilin pati aq shumė nevojė Kosova dhe shqiptaria nė tėrėsi, duke u bėrė kėshtu personalitet pėr largimin e tė cilit nga kjo botė u bėnė pėr t’u ngushėlluar shqiptarėt nė pėrgjithėsi, si ata qė bashkėpunuan sinqerisht me tė, si ata qė e pėrkrahėn, si ata qė e votuan, ashtu edhe ata qė qoftė se kanė punuar dhe punojnė pėr interesa kundėrkombėtare, ose se ua ka pas errėsuar sytė dhe mendjen ambicia e sėmurė pėr pushtet, e kanė sharė, e lkanė fyer, e kanė penguar, e kanė spiunuar dhe qė nuk e kanė votuar.

E nderuara familje e kryetarit Rugova,
edhe unė dhe familja ime jemi dhe do tė jemi afėr jush. Unė dhe familja ime, nė mėnyrė tė sinqertė, jemi lutur pėr dr. Ibrahim Rugovėn, kryetarin e Kosovės, ėshtė lutur pėr shpirtin e tij dhe me emocione i ka pėrcjellė tė gjitha ato qė kanė ndodhur gjatė tėrė ceremonisė sė homazheve dhe tė varrimitj, ashtu siē i ka pėrcjellė me iritim edhe ngushėllimet hipokrite nga ata qė u futėn nė skenėn politike tė Kosovės me qėllimin e vetėm pėr tė rrėnuar politikisht kryetarin e Kosovės, e bashkė me tė edhe filizofinė politike tė tij, dhe tė lakejve tė tjerė qė e bėnė punėn e spiunit pėr tė vėshtirėsuar dhe pėr tė pamundėsuar punėn edhe ashtu tė rėndė tė kėtij njeriu tė madh tė shqiptarisė.

E nderuara familje e kryetarit Rugova,
duhet t’ju kėrkoj falje qė ngushėllimet e mia dhe tė familjes sime po jua shprehi nė kėtė kohė dhe nė kėtė mėnyrė, por duhet t’ju lutem qė tė mė mirėkuptoni, pasi qė as unė, e as familja ime nuk kemi dashur qė ngushėllimet tona tė sinqerta, keqardhja jonė e sinqertė pėr ndarjen nga jeta e kėsobotshme e kryetarit tė Kosovės tė jetė nė tė njėjtėn kohė me ngushėllimet hipokrite tė tė gjithė mjeranėve qė nuk lanė gjė pa bėrė kundėr dr. Ibrahim Rugovės, bile edhe nė Ekipin Negociator tė formuar nga kryetari i Kosovės, dhe tė do farė njerėzve tė lig qė ditėn i bėnin himne, kurse natėn e spiunonin, e sabotonin dhe e shantazhonin. Nė anėn tjetėr, e nderuara familje e kryetrait Rugova, duhet t’ju informoj se ka mbi katėr vjet qė mė kanė bllokuar nga jeta publike ata qė kanė punuar nė vazhdimėsi kundėr dr. Ibrahim Rugovės, qė e quanin atė mbret dhe qė ishin tė etur pėr t’ia zėnė vendin pėr tė gjallė tė tij. Dhe gjithė kjo se me kėmbėngulje kam mbrojtur filizofinė politike tė dr. Rugovės dhe personalitetin e tij, si dhe nuk kam lejuar qė tė bėhem pjesė e klaneve dhe e grupeve tė ndryshme me orientim kundėrrugovė dhe karrierist.

Krejt nė fund, e nderuara familje e kryetarit Rugova,
ju lutem qė bashkė me shqiptarėt e vullnetit tė mirė, bėhuni mbrojtėse e veprės kombėtare tė dr. Ibrahim Rugovės, edhe atėherė kur ambicia e sėmurė pėr pushtet, mund t’ua errėsojė arsyen gjithė atyre qė janė tė thirrur qė ta vazhdojnė nė mėnyrė dinjitoze rrugėn e kryetarit tė Kosovės. Lutja ime mbėshtetet nė faktin se tashmė ju nuk jeni si ēdo familje tjetėr shqiptare, pasi qė ju jeni familja e kryetarit tė parė zyrtar, kryetarit shpirtėror tė njeriut qė krijoi historinė dhe qė edhe vetė u bė histori!


Prizren, mė 6. 2. 2006
Rexhep Kastrati me familje
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-02-06, 21:43   #314
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vizitorėt thonė se gjithmonė do ta vizitojnė vendin ku pushon udhėrrėfyesi i Kosovės, Presidenti Rugova






Prishtinė, 6 shkurt - Nė ditėn e nėntė tė homazheve nė Varrezat Pėrkujtimore nė Velani, qė kur iu dha lamtumira e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, qytetarėt e Kosovės po vazhdojnė t’i bėjnė nė shenjė nderimi pėr krijuesin e shtetit modern tė Kosovės.
Njėra nga pikat mė tė larta tė Prishtinės, ėshtė shndėrruar nė vendin mė tė vizituar qė nga krijimi i kėtij qyteti, qė ka njė listė tė vogėl vendvizitash.
Pak kohė mė parė Prishtina filloi tė tėrheqė vėmendjen e vizitorėve ditorė, me vėnien e monumentit tė Skėnderbeut, kryeheroit shqiptar nė qendėr tė qytetit, pas tė cilit Dr.Rugova besohet tė jetė figura mė madhėshtore kombėtare shqiptare. Kėtij monumenti historik i ėshtė bashkuar, qė nga vdekja e Presidentit Rugova, varri i tij, qė qysh tash ka fituar emrin e njė vendi peligrinazhi, qė bashkon vendvizitat turistike dhe ato tė shenjta, qė nuk ndodhet anjė vend tjetėr i tillė nė Kosovė. Pėr shqiptarėt kjo e dyta ėshtė rrėnjosur nė vetėdijen e tyre, pėr njeriun mė meritorė pėr krjimin e shtetit modern tė Kosovės, nga e cila u nda nė pėrfundim tė kėtij procesi, qė siē thoshte ai tė njohjes formale tė pavarėsisė, njohje qė pret tė zyrtarizohet mė sė largu nė vjeshtėn e kėtij viti.





Nė shenjė nderimi pėr kėto vlera si dhe pėr ruajtjen e qenies shqiptare nga tmerret e luftės, dhe pėr shumė kujtime dhe vlerėsime tė tjera qė ruajnė qyetarėt pėr tė, edhe kėto ditė acari, vizitat e mijėra qytetarėve tė ardhur nė mėnyrė tė organizuara dhe spontane nga tė gjitha viset e Kosovės si dhe nga viset tjera shqiptare, kanė vazhduar edhe sot. Nė mesin e kėtyre delegacioneve qė kanė bėrė vizita dhe kanė vendosur kurora lulesh ishte edhe ai i kryesuar nga ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, qė shoqėrohej nga i gjithė stafi drejtues i kėsaj ministrie. Ndėrsa, ndėr grupet mė tė mėdha qė kanė ardhur sot, ishte vizita e shkollės sė mesme ekonomike nga Podujeva, ndėrsa nuk ndėrpriteshin as pėr njė ēast vizitat familjare dhe ato nė grupe tė vogla.
Poashtu vizitat kanė vazhduar edhe gjatė uikendit, nė mėnyrė tė organizuar ishin qindra qytetarė dhe nxėnės nga Gjilani, pastaj nga Dardana, njė delegacion i kryesuar nga kryetari i Degės sė LDK-sė dhe i qytetit, Shaip Surdulli, qė kishin udhėtuar me autobusė.
Shumė qytetarė tė Kosovės, qoftė edhe rastėsisht kur i bie tė vijnė nė Prishtinė, nuk kthehen nga kryeqyteti pa vizituar vendin ku pushon udhėrrėfyesi i tyre, Presidenti Rugova, me tė cilin fati i tyre ishte i lidhur pashkėputshėm. Dhe ua shpėrbleu, si askush tjetėr nė histori. Ndėrsa, ata sot sikur po pėrpiqen t’ua kthejnė kėtė borxh.
Ndėrsa, dita e zisė po mbaron sot, por bashkė me pikėllimin zyrtar dhe velin e zisė, asgjė mė tepėr. Zbrazėtia e thellė qė ka lėnė nė politikėn dhe nė kujtesėn shqiptare, qytetarėt po pėrpiqen ta gjejnė kėtė ngushėlli tė paktėn duke vazhduar nderimin pėr presonalitetin e Presidentit Rugova.
Edhe nė ditėt e tjera dhe nė gjithė tė ardhmen do tė vazhdojnė homazhet dhe nderimet, nė "Varrezat Pėrkujtimore".
Ato nuk marrin fund, sot, sepse sapo kanė filluar. Gjer mė sot do tė kenė qenė rreth gjysmė milioni pėr homazhe pas lamtumirės sė fundit.
"E vlerėsojmė shumė, ka qenė shumė i mirė", thotė Bedrije Mulliqi, nga Prishtina, qė ėshtė vetėm njė nga ata mijėra njerėz qė vijnė pėr herėv tė dytė e tė tretė pėr homazhe. "Dhe do tė vijė edhe shumė herė tė tjera. Gjithėherė do tė vijmė", thotė ajo.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-02-06, 13:09   #315
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim

Poezi te Ibrahim Rugoves


NANES

Sonte t'kemi qendise ne ball-
Me kater sy.
Me i tufez shikime-
Me ndriqime me teper.



RREZEVE NE DUAR

Rreze te bukura,kur keni ardh
ne duart e mija-
A ka shume mot?
-Sot.
Kush ju krijoi kaq te kendshme
e te kuqe-
Si prej zjarri?
-Vllaznit.
Qka thane per ju-
A shume a pak?
-Gjak.



KANGA PER KANGEN

Asht veshtire me e ba
Zemren gur
Dhe me ia thane kanges sa here
te duesh.
Por,ma bukur
S'ka
Mandej-
Veten prej saj s'mundesh
me e nda!


PORTRETI PER LOT

Trupi i femise
Me nje gjyse kemishe-
Nji pjese i asht zhduke
Neper therrat e jetes.

E brijte i kane dale
Me doren e shtrime kerceu
Si gardh i vjetruam-
I hudhun n'harres

Sy-
Thellue ne gropeza
E buze trashe
Si dy rrathe qerepi
Te kalluan ne flake
Te ngopuna shkrume

Fytyra e ajun
Prej lotve-
E zvoglue shum Gati
Ka humbe prej flokeve...

Shekulli i njezete
(Shekulli i atomit)
Ka shtri krahet anembane
E njerzit thone:
-"Po perparojme!"

Jam mbush me lot
Kur te pashe ne gazete
Ne syt e botes-
O shoku im
Prej kujt e ke?!


__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 5 (0 Anėtarėt dhe 5 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.