Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-01-14, 14:44   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Pavarėsia e Kosovės - dokumente

SHBA deklasifikon tri dokumente sekrete pėr Kosovėn



Uashington, 08.01.2014

Shtėpia e Bardhė nė Washington ka deklasifikuar tri dokumente sekrete qė kanė tė bėjnė me Kosovėn.

I pari ka tė bėj me memon e Kėshilltarit pėr ēėshtje tė sigurisė drejtuar nė shtator tė vitit 1998 , atėherė, Presidentit amerikan Bill Clinton lidhur me ultimatumin e NATO-sė, dokumenti i dyti ka tė bėj me shkresėn nga takimi ku janė diskutuar opsionet ushtarake tė ndėrhyrjes sė NATO-sė nė Kosovė (mars 1999), ndėrkaq dokumenti i treti shpalon detajet nga biseda telefonike e Clintonit me Hashim Thaēin nė kohėn kur ai ishte lider politik i UĒK-sė.

“Me t’u ofruar dimri e me rezistimin e mėtutjeshėm tė Milosheviqit, ėshtė arritur pajtimi se ka ardhur koha kur duhet mbėshtetur kėrkesat ndėrkombėtare pėr zgjidhjen politike dhe pėr ti dhėnė fund dhunės kundėr popullatės civile nėpėrmjet kėrcėnimit kredibil me ndėrhyrjen ushtarake tė NATO-sė. Kjo nėnkupton se duhet bėrė trysni nė NATO qė ta lėshojė njė ultimatum ku kėrkon nga Milosheviqi tė ndėrmarr hapa konkret pėr tė zgjidhur krizėn humanitare dhe politike, ose do tė ballafaqohet me pėrgjigjen ushtarake”, i kishte shkruar Kėshilltari Samuel Berger Presidentit Clinton nė shtatorin e vitit 1998.

Berger ka shtuar se nė rast tė kundėrshtimit tė Millosheviqit SHBA-tė “duhet tė jenė tė gatshme pėr njė ndėrhyrje tė gjerė ajrore me qėllim tė pengimit tė Millosheviqit tė realizojė operacione ushtarake nė Kosovė”. “Ultimatumi duhet tė shoqėrohet me vėrejtjen strikte drejtuar shqiptarėve tė Kosovės qė ata tė mos provokojnė pėrgjigje ushtarake tė Serbisė”, ka shkruar mes tjerash Berger, i cili poashtu ka shpjeguar se ‘ekziston konsensus qė qasja tė jetė ekskluzivisht e ndihmės humanitare’.

Berger poashtu i ka tėrhequr vėrejtjen Clintonit se “prolongimi i operacioneve brutale nga forcat serbe tė kombinuara me ndėrprerjet e sulmeve tė UĒK-sė do tė vazhdojnė tė pengojnė ndihmėn humanitare, kurse rreziku pėr masakra do mbetet edhe mė tej i lartė’.

Nė shkresėn e deklasifikuar sot, Berger pėrmend rezolutėn e OKB-sė dhe vendimin e NATO-sė pėr tė filluar tė gjenerojė forcat, janė ēėshtje tė rėndėsishme pėr pėrgatitjen politike e ushtarake pėr tė shpallur ultimatumin. “Njėherėsh kjo do tė ishte njė mesazh serioz qė do ia pėrcjellnim Milosheviqit”, thuhet mes tjerash aty.

Njė pjesė e dokumentit ka tė bėj me OKB-nė dhe Rezolutėn e atėhershme tė saj . “Rezoluta ndihmon nė pėrgatitjen e bazave politike pėr pėrdorimin e forcės nga shumė aleatė tonė, por e njėjta nuk ė bėn nė mėnyrė eksplicite autorizimin pėr pėrdorimin e saj”, kishte shkruar Berger, sipas tė cilit pėr shkak tė rezistencės nga Rusia pėr pėrdorim tė forcave “ShBA-tė duhet tė konsultohen nga afėr me Rusinė, direkt me tė dhe pėrmes NATO-sė, nė mėnyrė qė tė limitohen dėmet nė marrėdhėniet mes tyre”.

Kėshilltari i presidentit tė atėhershėm tė SHBA-ve kishte ngritur po ashtu edhe shqetėsimin e Kongresit amerikan pėrkitazi me ndėrhyrjen ushtarake dhe frikėn se diēka tė tillė Kongresi mund ta shoh si ‘ndėrhyrje qė rrezikon forcat amerikane’ dhe qė mund tė shpie nė ‘zotimet afatgjate ushtarake pėr tė mbėshtetur autonominė e Kosovės’.

Rreziku tjetėr qė pėrmendet nė kėshillat e Bergerit drejtuar Clintonit 6 muaj para fillimit tė ndėrhyrjes sė NATO-sė nė Kosovė ėshtė ai se pėrdorimi i forcės apo madje vetėm i kėrcėnimit ‘mund tė shkaktojė qė Beogradi tė ndėrpres pėrpjekjet pėr tė ndihmuar si dhe tė ndėrpres procesin e negociatave, gjė qė do tė thellojė krizėn edhe mė shumė’.

Nė fund tė shkresės Berger i rekomandon Presidentit qė tė pajtohet pėr tu pėrgatitur pėr ultimatumin e NATO-sė , tė mbėshtetur mė kėrcėnimin pėr pėrdorimin e fuqisė ajrore dhe strategjive pėrcjellėse diplomatike.

Shtėpia e Bardhė ka deklasifikuar edhe shėnimet nga takimi ku ėshtė biseduar pėr procesin e planifikimit tė ndėrhyrjes ajrore tė NATO-sė kundėr caqeve ushtarake serbe nė Kosovė, transmeton RTK

Faza e parė e planit, sipas kėtij dokumenti qė e ka edhe InfoGlobi, parashihte koncentrimin para sė gjithash nė sistemin e integruar tė mbrojtjes ajrore tė ish - Jugosllavisė nė Serbi dhe nė Mal tė Zi. “Me kėrkesė tė SHBA-ve, NATO ka zhvilluar skenarin me dy opcione…Opsioni A ėshtė tė synohen ushtria dhe njėsitet policore tė involvuara nė ripėrtėritjen e dhunės kundėr shqiptarėve nė Kosovė, dhe opsioni B qė synon tu pėrgjigjet sulmeve tė Serbisė ndaj forcave tė NATO-sė nė Maqedoni, Bosnjė dhe nė shtetet e tjera fqinje”.

Dokumenti, po ashtu pėrmban pyetjet dhe ēėshtjet qė duhet tė diskutohen, nė mesin e cilave edhe ‘a duhet domosdoshmėrish tė sulmohen sistemet e mbrojtjes nė Malin e Zi’ dhe jepet sqarimi se ish Presidenti i kėtij shteti, Gjukanoviq, ėshtė lajmėruar se kjo mund tė ndodhė.

“Faza njė dhe dy opsionet mund tė zbatohen brenda 24 orėve , sė kėndejmi kėrkojmė pėlqimin tuaj pėr tė involvuar forcat amerikane nė to para fillimit tė ndėrhyrjes”, thuhet mes tjerash nė kėtė dokument, qė ishte sekret deri tani. Dokumenti pėrfundon me shtimin e njė sėrė pyetjesh qė duhej diskutuar atėbotė para marrjes pėrfundimtare tė vendimit.

Dokumenti i tretė i deklasifikuar, poashtu ka tė bėj kohėn kur Bill Clinton ishte president. Ai shpalon detajet e bisedės telefonike qė Clinton kishte realizuar me liderin politik tė UĒK-sė, Hashim Thaēi, pas tėrheqjes sė forcave serbe nga Kosova, pra pas ndėrhyrjes 79 ditore nga ajri tė NATO-sė nė Kosovė.

Gjatė kėsaj bisede Clinton ka falėnderuar Thaēin pėr “demilitarizimin dhe transformimin e UĒK-sė” dhe i ishte falėnderuar ‘qė kjo ndodhi mu nė ditėn kur u pėrmbyll procesi i tėrheqjes sė forcave serbe nga Kosova’.

Atėherė lideri politik i UĒK-sė, aktualisht Kryeministėr i Kosovės, Hashim Thaēi i pėrgjigjet Presidentit amerikan, po ashtu me njė falėnderim dhe i thotė se ‘demilitarizimi ėshtė edhe sukses i tij’. “Ky ka qenė njė kompromis nga ana jonė qė e bėmė pėr hir tė angazhimit pėr paqen e stabilitetin nė Kosovė e rajon”, i kishte thėnė mes tjerash Thaēi.

Mė pas Clinton premton se do tė angazhohet pėr sigurinė, pėr forcėn lokale policore dhe institucionet vetėqeverisėse nė Kosovė. Nė anėn tjetėr Kryeministri i Kosovės i premton presidentit amerikan se ‘do tė respektohen tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat e minoriteteve nė Kosovė‘.

“Ne do tė punojmė pėr tė siguruar lirinė , paqen dhe demokracinė pėr tė gjitha grupet etnike nė Kosovė. E do tė punojmė poashtu pėr krijimin e njė ekonomie tė hapur e tė lirė”, i ishte pėrgjigjur Thaēi.

Clinton ka pėrgėzuar Thaēin pėr lidershipin dhe pėr zotimin qė i bėri pėr tė drejtat e njeriut dhe ato tė minoriteteve, kurse Thaēi i ka pėrkujtuar atij ‘se na presin beteja tė reja, si kthimi i refugjatėve, rindėrtimi, krijimi i shoqėrisė civile dhe mbajtja e zgjedhjeve tė lira e pluraliste’. Letra e fundit e deklasifikuar ishte e datės 20 qershor.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-01-14, 16:59   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Pavarėsia e Kosovės - dokumente

Komandantėt shqiptarė "rrėmbyen" avionin e NATO-s qė rrėzuan serbėt.







Divizioni i Kukėsit nuk do tė ishte i vetėm nė pėrballje me ēdo mundėsi sulmi agresiv nga ushtarė a paramilitarė serbė. Nė mbėshtetje tė mbrojtjes sė kufirit, me trupa e armatim tė rėndė, pėrgjatė vijės sė frontit u instaluan dhe disa njėsi tė Divizionit tė Tiranės, nė krye tė tė cilave ishte kolonel, Sulejman Abazi.

Cilat ishin masat qė u morėn nė kufirin verior, u dėrguan pėrforcime?

Nė vitin 1998 nė institucionet e shtetit shqiptar ra kambana e alarmit. Ėshtė koha e ndėrprerjes sė marrėdhėnieve diplomatike me Serbinė.

Pra, nė njė farė mėnyre, midis dy vendeve ishte situatė lufte. Nė kufirin verior u morėn masa pėrforcuese. U thirrėn pjesėrisht strukturat rezerviste vendore. U planifikua dhe filloi lėvizja graduale e njėsive tė tjera tė ushtrisė.

Nė kushte, nė kohė dhe hapėsirė, u urdhėruan njėsitė dhe repartet e vartėsisė sė drejtpėrdrejtė tė Komandės sė Pėrgjithshme, respektivisht Divizioni i Tiranės dhe disa njėsi tė specializuara, Brigada "Komando", BRK sė Mekanizuar nė Laē, batalione tė forcave speciale, Regjimenti i Policisė Ushtarake, reparte tė Brigadės Xheniere, tė Regjimentit tė MADM-sė, Brigadės sė Ndėrlidhjes, Brigadės sė Transportit Ushtarak dhe elementė tė tjerė logjistike, tė cilat u integruan brenda elementeve tė rendimit, tė luftimit, tė Divizionit tė Kukėsit, pa folur pėr njė sasi tė konsiderueshme tė trupave tė UĒK-sė, tė dislokuara nė 4 qendra stėrvitore brenda zonės sė Mbrojtjes sė Divizionit, e po kėshtu nė Burrel, nė Feken, nė Durrės, Mamurras, etj.

Pėrveē trupave do tė pėrforcohej kufiri me mjete tė mekanizuara, topa e tanke?

Nė manovrėn taktiko-operative tė Divizionit tė Tiranės u dislokuan nė Kukės reparte tė tankeve, tė artilerisė sė rėndė, top obuz 152 mm, tė artilerisė reaktive 189 mm, (katjusha), mjete tė tjera tė mekanizuara, tė cilėt sė bashku me repartet e Kukėsit, duke llogaritur kapacitetet e grykave dhe drejtimeve tė mėsymjes sė mundshme tė ushtrisė serbe, gjykoj se ishin tė mjaftueshme pėr t’i bėrė ballė ēdo lloj sulmi kundėr kufirit shqiptar.

Nė zonėn e mbrojtjes sė Divizionit tė Kukėsit funksiononin 4 qendra tė bazimit dhe pėrgatitjes sė kontingjenteve tė UĒK-sė.

Prej kėtej bėheshin manovrat taktike me lėvizje tė organizuara me mjete, natėn dhe ditėn dhe shfrytėzoheshin korridoret e kalimit nė territorin e Kosovės pėr t’u bėrė pjesė aktive e UĒK-sė, qė luftonte direkt nė terren. Sė bashku me kėto struktura, ushtria shqiptare ndonjėherė nuk kishte dallim me atė kosovare.

Cila ishte gjendja morale e trupave pėrballė njė lufte reale tanimė?

Ka raste kur vlera e ditėve tė tilla nuk matet me sasinė fjalėve qė mund tė thuhen nė njė intervistė, por me mbresat qė lė nė kujtesė dhe nė memorien historike tė ditėve tė vėshtira tė Kukėsit, ngjarjet mė kulmore, tė cilat vunė nė provė tė vėshtirė strukturat e ushtrisė shqiptare nė kėtė luftė. Kishim marrė pėrsipėr nė atė kohė njė pėrgjegjėsi dhe kėtė e ndienim tė gjithė.

Kėshtu na ndodhi ditėn e manovrės sė madhe tė zjarrit dhe tė trupave qė u zhvillua nė grykėn e Morinit, vetėm dy kilometra pranė kufirit shtetėror. Nė orėn 08.00 nga tė gjithė komandat u raportua gatishmėria nė pozicionet e zjarrit. Matanė kufirit ishte njė qetėsi e rreme.

U takova pėrzemėrsisht me kolonel Arbenin, nė atė kohė komandant i Gardės sė Republikės. Kishim kohė pa u parė. Atashetė ushtarakė kishin ardhur mė parė, gazetarė, fotoreporterė, forcat e Gardės, njė gjė e pazakontė nė vijėn e kufirit. Nė njė ēast, nėnkolonel Beshiri, shefi i Qendrės Kulturore tė Ushtrisė, mė pozicionoi para pikės sė drejtimit tė shtabit tė Divizionit tė Tiranės nė njė qendėr zjarri tė madhe artilerie dhe pa shumė ceremoni mė thotė; "fol". Operatori, Sokoli njė djalė me sy bojėqielli, ngriti kamerėn duke thėnė "gati".

Fola i qetė dhe theksova mbi qėllimin e prezencės sė strukturave tė Divizionit tė Tiranės nė Kukės, misionin dhe detyrat kryesore, bashkėrendimin e veprimeve operacionale me forcat e tjera, duke e lidhur situatėn me gjendjen matanė kufirit.

Sikundėr mora vesh mė vonė, dikush ishte thirrur nga Ministri nė zyrė pas dhėnies sė kronikės nė TVSH dhe ishte kėrcėnuar deri nė shkarkim nga detyra. Padyshim hakmarrje politikanėsh burokratė dhe mediokėr. Ndėrkohė ishte njė situatė e tensionuar, kudo dėgjoheshin komandat dhe porositė e fundit. Presidenti i Republikės na takoi tė gjithėve dhe nė orėn 11.00 filloi qitja luftarake. Forcat vepruan nė mėnyrė tė shkėlqyer.

Zjarr artilerie i pėrpiktė, manovėr e mrekullueshme e tankeve, vlera dhe nivel profesional. "Katjushat" fishkėllenin, artileria e rėndė gjėmonte, tė gjitha llojet e armėve zukatnin me tėrsėllėm dhe tėrė gryka e Morinit atė paradite maji gjėmonte. Oshtima e armėve u dėgjua shumė larg, matanė nė Kosovė. Koloneli italian Alessandro, donte tė dinte mė shumė pėr forcat e Divizionit tė Tiranės.

I dhashė informacion. Edhe atasheu kinez, kolonel Huei, me fjalė e superlativa i lavdėroi artiljerėt pėr saktėsinė e zjarrit, por kuptova qė tjetėrkund e kishte qėllimin. Donte qė me ēdo kusht t’i thosha "po, ėshtė e vėrtetė, sepse kjo ėshtė teknologji kineze".

Nuk ia thashė. Kjo qitje luftarake mė bindi pėrfundimisht, se repartet tona nė rendim luftimi ishin nė gjendje tė realizonin detyra delikate me pėrpikėri dhe efektivitet tė plotė. E dija se nėnkolonel Thomai, Budjoni, Tomorri, Kastrioti, Haxhiu, Bilbili, Enveri dhe shumė tė tjerė, oficerė tė mrekullueshėm tė shtabit dhe komandantė tė Brigadave nuk "flinin".

Ata pėrherė ishin nė punė. Nė sistemin e drejtimit tė zjarrit tė artilerisė sonė kishim shumė tė dhėna tė siguruara nga zbulimi i Divizionit tė Kukėsit pėr "kėpushat" qė ishin mbjellė matanė kufirit.

Komandot serbe sulm nė territorin shqiptar

“Dihet se, nė datėn 16 prill 1999, qeveria e Serbisė njoftoi zyrtarisht ndėrprerjen e marrėdhėnieve diplomatike me Republikėn e Shqipėrisė. Veprimtaritė agresive ushtarake tė paramenduara u shoqėruan atėherė me qėndrime ekstreme politiko - diplomatike.

Kush mund ta bėnte kėtė pėrveē se njė shteti agresor? Ka pasur shumė raste tė penetrimit tė trupave serbe nė territorin e kufirit shqiptar – shqiptar. Goditjet e ushtrisė serbe brenda territorit tė shtetit shqiptar u realizuan pėrgjithėsisht me forca tė pakta, deri nė kompani, me trupa speciale, kryesisht komando, nė goditjet me snaiper dhe me artileri tė kalibrave 82, 120, 160, 155 mm, nga distanca, por dhe me qitje tė drejtpėrdrejtė.

Kėto goditje u bėnė kryesisht mbi objektet civile dhe rrallė mbi objektet ushtarake. Nė veēanti, nė rrezen e kėtyre goditjeve synoheshin bazat e UĒK-sė, qė ishin nė zonėn e mbrojtjes sė Divizionit tė Kukėsit.

Reagimi nga trupat e ushtrisė shqiptare ishte i reduktuar, por nė disa raste, i ashpėr dhe mjaft i vendosur me pėrdorimin e armėve automatike dhe tė artilerisė, e nė disa raste edhe tė tankeve. Reagimi i ashpėr i forcave tė Brigadės sė Kėmbėsorisė nė Tropojė u imponoi shtabeve serbe idenė se, nuk ishte e lehtė tė depėrtonin nė territorin shqiptar.

Kjo situatė nė teatrin e veprimeve luftarake shmangu me gjakftohtėsi konfrontimin e pėrgjithshėm. Synimi i ushtrisė serbe nė vijėn kufitare ishte shkėputja e ushtrisė shqiptare nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Objektivi i tyre dėshtoi, pasi rrugėkalimet e lidhjes nė tė dy anėt e kufirit, asnjėherė nuk u mbyllėn”, rrėfen kolonel Sulejman Abazi.

Pėrballja e dy ushtrive

Duke folur pėr luftimet mes palėve, kolonel Sulejman Abazi tregon: “Ka pasur pėrplasje midis ushtrisė shqiptare dhe asaj serbe, po tė kemi parasysh betejėn e Koshares, ku nuk pati asnjė dallim midis forcave tė ushtrisė shqiptare tė UĒK-sė e tė FARK-ut.

Tė gjithė luftuan si shqiptarė dhe i dhanė njė mėsim tė mirė Brigadės sė Reagimit tė Shpejtė tė ushtrisė serbe, e cila sot e riorganizuar vringėllin, armėt nė Luginėn e Preshevės.

Nė datėn 26/04/99 njė grup prej 35-40 ushtarėsh serbė hyn nė thellėsi dhe u vunė zjarrin shtėpive tė braktisura tė fshatit Stoberdė. Disa orė pėrpara ata kishin kryer zbulimin me helikopter. Nė tė njėjtėn kohė, nė fshatin Lajthizė filluan tė godisnin me mortaja tė rėnda, tė vendosura nė malin e Padinės.

Nė datėn 29/04/99, nė malin e Pėllumbit u diktua vendosja e mortajave serbe dhe nė orėn 16.00 serbėt hynė nė fshatin e boshatisur, Mėhalla e Sipėrme. Me veprime tė shpejta e tė specializuara batalioni special kreu afrimin dhe rrethimin e grupit tė ushtarėve serb nė fshatin Xhuxh. Ata nuk kishin llogaritur nė kohė tėrheqjen e tyre.

Tashmė tė rrethuar ata prisnin se ēdo tė bėhej me ta. Ishin tė gjitha mundėsitė e asgjėsimit tė tyre, apo dhe zėnies rob. Por, njė arsye tjetėr mė e fortė bėri qė tė veprohej ndryshe.

Fshati Xhuxh ishte i paevakuar dhe nė ēdo ēati jetonin 10-15 frymė. Zjarri nga tė dy palėt do tė sillte fatkeqėsi tė rėnda nė njerėzit e pafajshėm. Forcat serbe nxorėn 6 mortaja 200-300 metra mbi fshatin, nė vijėn e kufirit.

U zbatua njė marrėveshje pa fjalė, por me veprime konkrete. U krye njė manovėr e shpejtė me tėrheqje. Kjo bėri qė serbėt me shpejtėsi e lebeti tė dilnin nga kurthi, ku kishin rėnė dhe tė largoheshin matanė kufirit. Goditjet e vazhdueshme tė artilerisė serbe kishin shkatėrruar pothuajse godinat e postave kufitare tė Zherkės, Zogajt dhe tė Qafės sė Prushit.

Forcat e Divizionit tė Kukėsit tė tėrhequra mė nė thellėsi, atėherė u pėrforcuan me bateri tė mortajave 82 mm dhe tė topave KT 75 mm. Nė kėto kushte, arrihej tė plotėsohej misioni “i pengimit” tė forcave serbe deri nė mbėrritjen e forcave kryesore tė ushtrisė tonė.

Pėrballimi i eksodeve dhe evakuimi i civilėve

Kolonel Sulejman Abazi tregon pėr masat qė u morėn pėr tė pėrballuar eksodin e dyfishtė, jashtė e brenda kufirit shqiptar: “Qeveria shqiptare e kohės vepronte me shumė tkurrje nė raport me zhvillimin e situatave tė luftės. Ne e kuptonim, se forcat ndėrkombėtare e monitoronin saktė situatėn dhe gjithēka veprohej brenda koordinimit tė strukturave tė NATO-s.

Ėshtė folur shumė pėr eksodin e pėrmasave biblike tė popullsisė shqiptare nė Kosovė, nėn presionin e zhvendosjes sė dhunshme prej ushtrisė serbe dhe forcave paramilitare tė saj, por rrallė herė ėshtė pėrmendur njė eksod “i brendshėm”, qė ndodhi pa njė plan evakuimi, por nė mėnyrė tė vullnetshme tė popullsisė shqiptare, nė thellėsinė 15-20 km pėrtej kufirit.

Fshatrat shqiptare nė tė buzė kufirit, por dhe nė thellėsi i zbrazėn nga popullsia civile. Brenda tyre qėndronin vetėm burrat e armatosur, qė pa dashje u bėnė pjesė e forcave tė sigurisė sė vendit, sė bashku me efektivat e ushtrisė.

Batalioni special shokoi amerikanėt

“Nė datėn 30/05/99, ndodhi njė “ēudi” pėr amerikanėt, tė cilėt ishin shumė tė interesuar pėr avionin pa pilot, tė rrėzuar nė vijėn e kufirit, midis forcave tona dhe forcave serbe. Grupet e zbulimit tė batalionit special nė orėn 15.30 u dorėzuan specialistėve amerikanė shtatė pjesė kryesore tė avionit zbulues pa pilot tė NATOs, prodhim i vitit 1996.

Se si janė ēmontuar ato dhe se si u transportuan deri nė bazė nga trupat e batalionit, kėtė e dinė mė mirė ata djem tė zotė qė e bėnė. Ky aeroplan iu rrėmbye serbėve pothuajse nga dora, pasi ata e mbulonin me zjarr objektin jo mė larg nga 80- 100 metra, nė pritje tė urdhrit pėr tė depėrtuar e pėr ta tėrhequr vetė aeroplanin.

Si specialist tė njėjtat vlerėsime do tė bėja dhe pėr trupat e Brigadės Komando. Kjo njėsi u pėrhap nė tė gjithė zonėn e mbrojtjes sė Divizionit tė Kukėsit, nė drejtimet kryesore dhe shpesh herė u bė objekt i goditjes sė artilerisė serbe. Qėndrimi e veprimtaria e trupave "komando", maturia, profesionalizmi dhe manovra e tyre nė kushte tė vėshtira, ishin pėr t’u marrė shembull”.

FARK-u bashkohet me UĒK-nė

“Atėherė nė Kukės mė bėnte pėrshtypje dislokimi i njė batalioni tė fuqishėm tė FARK-ut nė zonėn e Kolshit. Njė repart i armatosur mirė, i mirėpaguar rrogėtarė, qė rrinin tėrė ditėn tė kapardisur nėn beretat e kuqe dhe pretendonin se, “akoma nuk kishte ardhur koha pėr tė luftuar nė Kosovė”, kur vendi matanė digjej e shkretohej pėrditė dhe popullsia po spastrohej nga territori i Kosovės.

Nuk kishim asnjė lloj bashkėpunimi me kėtė repart. Rregullat e luftės na mėsonin ndryshe. Ndėrhyra fuqishėm nė shtabin e Kukėsit, nė Shtabin e Pėrgjithshėm, nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe u bėmė shkak qė ai batalion t'i dorėzonte armatimin strukturave tė UĒK-sė nė Kukės dhe tė largohej nga zona e luftimit.

Shumė prej ushtarėve rrogėtare tė “beretave tė kuqe” iu bashkuan nė atė kohė strukturave tė UĒK-sė. Nė lidhje me kėto veprime, sigurisht qė kemi parė shumė nė njė kohė tė vėshtirė dhe kuptonim, se kėto reparte politikisht vareshin nga njė tjetėr komandė dhe kishin tė tjera synime”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-01-14, 14:32   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavarėsia e Kosovės - dokumente

Ēfarė biseduan Thaēi dhe Clintoni mė 1999?







Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, kishte marrėdhėnie tė mira me Hashim Thaēi nė fund tė viteve nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, ndėrsa pas bombardimeve tė NATO-s ndaj forcave ushtarake dhe policore serbe, Clinton uron Thaēin pėr nėnshkrimin e marrėveshjes pėr demilitarizimin dhe transformimin e UĒK-sė, thuhet nė njė transkript tė njė bisede qė ka publikuar biblioteka e ish presidentit tė SHBA-ve.


Sipas ditore serbe Kurir, biblioteka presidenciale ka publikuar dokumentet e reja nė lidhje me bombardimin e vitit 1999 vit, ndėrsa nė transkript tė bisedės mes Thaēit Clintonit, mė 25 qershor 1999, Clinton i thotė Thaēit se qėllimi i ndėrmarrjes sė pėrbashkėt ishte i drejtė, transmeton Telegrafi.

“Jam i lumtur qė kjo ka ndodhur nė tė njėjtėn ditė kur forcat serbe kanė pėrfunduar tėrheqjen nga Kosova”, tha Clinton, pėr ēka Thaēi e falėnderon, duke thėnė se ky ėshtė edhe sukses i tij. Nė kėtė rasti ai ka premtuar respektimin e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė.

“Deklarata juaj nė lidhje me respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė pakicave ėshtė shumė e rėndėsishme. Pas vuajtjeve tė popullit tė Kosovės, marrja e udhėheqjes nga ju nė kėtė aspekt ėshtė dėshmi pėr tė gjithė se qėllimi i ndėrmarrjes sonė tė pėrbashkėt ishte i drejtė", tha Clinton, pėr ēka Thaēi ia kthen: “Ju falėnderoj z. President. Betejė e re qė na pret ėshtė kthimi i refugjatėve, rindėrtimi, zhvillimi i shoqėrisė civile dhe zhvillimi e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme shumėpartiake. Edhe kėtė ne do ta bėjmė pėrmes mekanizmave tona, por edhe me ndihmėn dhe mbėshtetjen tuaj”.

Nė njė tjetėr dokument, njė memorandum tė cilin kėshilltari i Clintonit pėr siguri kombėtare, Samuel Berger, ia drejton shefit tė tij e qė mban datėn e shtatorit 1998, thuhet se janė marrė parasysh opsionet “pėr shmangien e njė katastrofe humanitare nė Kosovė dhe pėr promovimin e njė marrėveshjeje politike”.

“Teksa po afrohet dimri dhe (Slobodan) Milloshevici ėshtė ende provokues, pjesėmarrėsit u pajtuan se ėshtė koha qė kėrkesat ndėrkombėtare pėr arritjen e njė zgjidhjeje politike dhe tė dhėnies fund tė dhunės kundėr civilėve, tė mbėshteten me kėrcėnim tė besueshėm tė veprimit ushtarak tė NATO-s”, thotė dokumenti dhe shton se problemi mė i madh ėshtė se si tė sigurohet mbėshtetja pėr aleatėt dhe se Rusia ėshtė pengesa mė e madhe meqė kundėrshton pėrdorimin e forcės.

Nė dokumente janė zbuluar edhe detajet e takimit tė mbajtur pesė ditė para fillimit tė sulmit tė NATO-s. Nė takim ishin Clinton, Madeleine Albright dhe Berger, ndėrsa janė analizuar nė mėnyrė tė detajuar planet e sulmeve ajrore tė NATO-s dhe mundėsitė se si do tė reagonte Beogradi ndaj tyre.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-01-14, 14:36   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavarėsia e Kosovės - dokumente

Ja ēka vizatoi Clinton gjatė takimit me Milosevicin



Njė prej hakerėve mė tė njohur, i cili prezantohet me emrin Guccifer ka depėrtuar fshehtas nė dokumentacionin e bibliotekės sė ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ku ka gjetur pesė faqe tė shkarravitjeve nė dokumentet zyrtare, duke pėrfshirė edhe serinė e vizatimeve ēasti gjatė takimit me presidentin e atėhershėm serb Slobodan Milosevic.







Guccifer njihet edhe pėr depėrtimet e tij nė e-mail adresa tė shumė personave tė njohur tė jetės politike e shoqėrore nė SHBA, si George W. Bush dhe Colin Powell.





Dokumenti i hakuar paraqet vizatime pėr Milosevicin dhe ish Jugosllavinė, tė bėra nga Presidenti i atėhershėm i SHBA-ve, Bill Clinton





Vizatimi nr. 2: Djalli kėshillon Milosevicin





Vizatimi nr. 3:





Vizatimi nr. 4: Kuzhinieri me mbishkrimin UN, i cili fėrgon diēka nė tigan





Vizatimi nr. 5: Vėrehet flamuri amerikan





Vizatimi nr. 6: Sėrish viztim me tematikė ushtarake


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.