Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 22-10-13, 07:05   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė, me rastin e vizitės sė tij nė Kosovė


I nderuar z. Erdogan,

Po ju shkruaj kėtė letėr tė hapur me rastin e vizitės suaj nė Kosovė. Prej ditėsh kėtu ėshtė proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit tė Aeroportit tė Prishtinės, ku firma e cila e ka marrė kėtė aset ėshtė turke dhe ka qėlluar qė pronari i saj tė jetė edhe dhėndri juaj. Gjėra qė ndodhin nė politikė, por unė do ta lė me kaq kėtė ēėshtje pasi nuk ėshtė objekt i kėsaj letre tė hapur.
Mė lejoni fillimisht pėrpara se tė hyj nė temė t’ju falėnderoj pėr mikpritjen qė shteti juaj mė ofroi mua, si pjesė e delegacionit tė kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, gjatė njė vizite qė zhvilluam rreth njė vit e gjysmė mė parė. Mbeta e impresionuar nė fakt me gjithė gatishmėrinė e krerėve mė tė lartė tė shtetit tuaj, pėrfshirė presidentin dhe ju, pėr tė na rezervuar kohė, takime. Patėm edhe mundėsinė tė shohim edhe pjesė tė kulturės sė vendit tuaj, historinė, zhvillimin etj. Mė kujtohet qė ju z. Kryeministėr sapo kishit kaluar njė operacion dhe shėndeti juaj nuk ishte nė gjendjen mė tė mirė, por megjithatė na e rezervuat mė shumė se njė orė, nė pallatin qeveritar nė Stamboll, dikur pallat i sulltanit. Dhe kėtė akt tuajin unė dhe delegacioni nė tė cilin bėja pjesė e ēmuam dyfish, pasi tek e fundit nuk ishte as takim nė nivel tė kryeministrave.
z. Erdogan,
Pėrtej mikpritjes suaj, gjuhės “vėllazėrore”, pėrtej atmosferės qė pėrpiqet tė krijojė diskursi se ne si popuj jemi tė afėrt sepse na ka lidhur historia, unė personalisht u ktheva nė Kosovė me njė shije jo fort tė mirė. Disi u hidhėrova. E kam mbajtur pėr vete kėtė hidhėrim, mirėpo sot, pas zhvillimeve qė do t’i shpjegoj mė poshtė, jam e bindur se fjala ime e hapur shėrben mė shumė se fjala e ruajtur nė dry, pėr hir tė diplomacisė.
Mbeta e hidhėruar sepse gjatė takimit me ju, prej mė shumė se njė orė, ēėshtja kryesore e cila u diskutua ishte xhamia nė Prishtinė. Ndėrtimi i xhamisė pėr tė cilėn u bė shumė zhurmė nė Prishtinė, mė sė shumti nga radikalėt dhe profiterėt e fesė, erdhi e rierdhi disa herė nė bisedė, nė formėn e pyetjes dhe kėrkesės nga ana juaj.
Kreu i delegacionit u detyrua tė shpjegojė se toka pėr kėtė ishte ndarė. Natyrisht ju nuk kishit detaje pėr kėtė ēėshtje, sepse jeni kryeministri i njė vendi tepėr tė madh, por edhe vetė xhamia nė Prishtinė, unė mendoj se do tė duhej tė ishte njė detaj qė nuk duhet t’ju interesonte fare.
Pritshmėria ime lidhje me tema tė tjera nė fakt, si p.sh. thellimi i bashkėpunimit nė fushėn ekonomike, lufta e krimit tė organizuar dhe rrugėve tė trafiqeve, bashkėpunim nė fushėn e legjislacionit edhe pse ne modelet i marrim nga BE-ja, e po kėshtu si shtet i madh e me ndikim nė rajon pse jo njė influencė mė e madhe diplomatike nė raport me fqinjin tonė problematik, Serbinė, qė ėshtė njė partner goxha i rėndėsishėm pėr Turqinė, sė paku sipas deklarimeve tuaja dhe tė bilancit tregtar qė zhvilloni me tė. Nė fakt ne i jemi mirėnjohės kujtdo qė punon sado pak, apo ushtron influencėn e tij pėr tė na e hequr qafe Serbinė.
Nga ky takim mora vesh gjithashtu se edhe kreu i Bashkėsisė Islame tė Kosovės z. Naim Tėrnava kishte ardhur tek ju dhe ishte ankuar pėr punėn e xhamisė. Nuk kisha se si tė mos ndihesha e ēuditur dhe e tradhtuar nga ky njeri i cili ka shkuar tė ankohet te kryeministri i njė vendi tjetėr, pėr njė punė qė duhej tė zgjidhje me Komunėn e Prishtinės.
Pėrveē pamaturisė dhe gafės sė madhe tė Tėrnavės, me thėnė tė drejtėn unė kėrkesėn tuaj apo parashtrimin tuaj pėr ndėrtimin e xhamisė e pėrjetova edhe si ndėrhyrje nga ana e shtetit tuaj nė punėt e brendshme tė Kosovės.
Le tė mė korrigjojė dikush nėse e kam gabim.
Por sikur tė mos kishte mjaftuar ky takim me kryetemė xhaminė, nė takimin e radhės me kryediplomatin e Turqisė, z. Davitoglu, njė intelektual i shquar nė vendin tuaj, por me teoritė e tė cilit pėr neootomanizmin, e thėnė e zeza mbi tė bardhė nė librin e tij “Thellėsia Strategjike” apo edhe nė disa fjalime nė vendet e rajonit, ēėshtja e xhamisė na mbiu sėrish.
Fillimisht ministri i Jashtėm pėrshkroi gjerė e gjatė dashurinė e tij pėr qytetin e Prizrenit. Pėrshkroi rrugėt dhe ndėrtesat me njė hollėsi sikur tė kishte kaluar fėmijėrinė nė to, duke shėnuar e nuancuar me admirim hiret e kėtij qyteti, njė pikturė tė madhe tė tė cilit e mbante pikėrisht nė zyrėn e tij, bashkė me njė pikturė tė njė qyteti tjetėr tė preferuar, atė tė Mostarit.
Ndjeva xhelozi pėr Prizrenin, njėsoj si pėr tė dashurin, kur dikush tjetėr kėrkon tė ta marrė. Askush i huaj nuk mund ta dojė Prizrenin mė shumė se unė. Kurrė!
Nė kėtė takim xhamia jo vetėm qė doli nė tryezė, por u shoqėrua edhe me shkaqet e ekzistencės sė katedrales, e cila “nuk mund tė mbushet nga besimtarėt”.
z. Erdogan,
Ne nė Kosovė, por shqiptarėt edhe mė gjerė jemi shumė tė interesuar tė kemi raporte tė mira me shtetin e sotėm turk pavarėsisht nga e shkuara jonė e hidhur. Krijimi i raporteve tė mira do tė thotė nė radhė tė parė respekt reciprok, do tė thotė respektim i kulturės dhe traditės sė tjetrit.
Ne, si ish-pjesė e perandorisė turke, tė pushtuar prej saj jo vetėm politikisht por edhe kulturalisht e fetarisht, para njė shekulli bėmė pėrpjekje tė jashtėzakonshme si komb pėr tė rilindur vetveten. Ia dolėm. Sfida numėr njė pėr ne ishte pikėrisht feja. Vendosėm qė asaj tė mos i jepnim rėndėsi tė dorės sė parė, por kombi tė ishte formula jonė e ekzistencės. U pėrcaktuam pėr kėtė dhe ecėm pėrpara. E kundėrta do tė na kishte fundosur. Ashtu sikurse mund tė na fundosė tani, nėse ne nuk tregohemi tė vėmendshėm.
Ne nuk kemi asnjė tė drejtė t’ju gjykojmė ju dhe partinė tuaj pėr agjendėn islamike tė cilėn e keni proklamuar hapur, i takon popullit tė Turqisė ta bėjė kėtė vlerėsim, mirėpo unė personalisht dhe si unė ka me mijėra shqiptarė, nuk mund tė heshtnim nėse kėtė agjendė ju apo kushdo tjetėr do tė pėrpiqet ta shtrijė edhe nė Kosovė. Unė i kam parė shenjat, diēka e tillė po ndodh, islami politik ka nxjerrė kokėn edhe nė Kosovė dhe po bėhet gjithnjė e mė agresiv.
Prandaj po ju shkruaj pėr t’ju thėnė se agjenda islamike pėr ne ėshtė helm. Ky helm e kontaminon botėkuptimin tonė pėr fenė, bashkėjetesėn qė e kultivuam prej shekujsh, respektin pėr fenė e tjetrit. Dhe nė rast se ju na konsideroni vėllezėr, ashtu siē jeni shprehur, mos na e sillni atė helm kėtu.
Pėrkundrazi, unė nga shteti juaj, tė cilin e konsideroj sot shtet mik, pres ndihmė nė betejėn qė ne vetė duhet tė ndėrmarrim pėr tė luftuar organizatat dhe fondet e dyshimta, qė nėn petkun e humanizmit sollėn nė Kosovė pas luftės edhe rrymat mė fanatike e ekstreme tė islamit, qė pėr mua dhe jo vetėm, janė nė kundėrshtim me vetė kėtė fe. Sot ata po na indoktrinojnė tė rinjtė, po shfrytėzojnė varfėrinė tonė ekstreme, mungesėn e edukimit tė mirėfilltė dhe dobėsitė e shtetit tė ri tė Kosovės, i cili nuk ka kapacitete tė mjaftueshme t’i luftojė.
E nė fakt njė shtet i fuqishėm si i juaji, do tė mund tė na ndihmonte mė shumė se kushdo tjetėr unė besoj se e keni dijen, eksperiencėn dhe mundėsitė pėr ta bėrė kėtė.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.