Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-09-08, 17:01   #31
aravok
 
Avatari i aravok
 
Anėtarėsuar: 07-09-08
Postime: 4
aravok i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Ky osht provokimi i radhes prej Baton Haxhiut qe i behet besimtareve musliman. Ne Kosove thirret ezani qe 600 vjet, kush osht Batoni me kerku ndreprerjen e ksaj tradite. Ne njeren ane ndertojne Katedrale ne nje qytet i cili i ka 99% popullsi muslimane e ne anen tjeter jo qe nuk lejon me u ndertu ndonje xhami e re por edhe keto te vjetrat dojn me i mbyll. Populli thote "zullumi keputet prej se trashi".
__________________
DEMTOJE SERBINE !
NDIHMOJE KOSOVEN!
aravok Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-09-08, 10:14   #32
eksperti 1
 
Anėtarėsuar: 01-12-06
Postime: 176
eksperti 1 i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

une se di perse ia ritni namin ketij haxhi kurkushit,perse ju duhet te diskutoni per ate,ai thjesht eshte nje sherbetore i djallit bashke me disa anetare te forumit,une propzoj qe shkrimet e dikujt ne kete forum te mos komentohen aspak,psh nuk ka nevoje ate qe shkruan e provokon psikologu ta komentojme ose po ta kundershtojme thjeshte injorojeni dhe do shohe se sa do i dale rezultati,ai ka te drejte te shkruaje dhe te shaje ne kemi te drejte te mos i flasim dhe ishaallah po plase si plesht,ka kohe qe nuk shkruja dhe kur shkruaj ata qe me kundershtojne nuk u bej pergjigje apo komente sepse u hapet apetiti

klm
eksperti 1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-08, 08:40   #33
Tizziano
Never say never
 
Anėtarėsuar: 02-09-08
Vendndodhja: N'toke
Postime: 17
Tizziano i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pirro
Expert cka po na thun per shkrimin e e Batonit
Per shkrimin e batonit e ka dhene nje pergjigje dikush me mire se kushdo tjeter, lexoje ne faqen e pare !

Ndersa une po jap mendimin tim me dy fjale...

Shkrimi i pare i batonit ishte thejshte provokativ i tipit gazetaresk, ndersa shkrimet tjera qe kane vijuar te tij, tregojne se ai eshte thjeshte koke bosh, qe hasi ne kundershtim per ato qe tha e tani ka humbur toruan si ai kalamani qe nuk i japin cokollate dhe shkerrihet per toke.
Batoni tani po shkerrihet per toke si gomari ne diell sepse nuk ka temperament qe te shkruaj gjera me llogjike.

Ky eshte per fat te keq batoni.

C'do te mire !
Tizziano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-08, 09:53   #34
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Shtetet islamike - Kosova?
Fatos Duraku

Kjo pyetje kohėve tė fundit ka qenė nė ajėr si temė e debatit ku jo rrallėherė janė fajėsuar institucionet tona pėr mungesė tė qasjes ndaj shteteve arabe nė lidhje me njohjen sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė shtetit tonė. Njė argument i tillė nuk ėshtė pėr t“u hedhur plotėsisht poshtė. Institucionet tona dhe pėrgjithėsisht historiografia jonė me dėshirė injoron pesėqind vjet tė lidhjeve historike me kėto shtete nga frika e Ørrezikut islamikØ qė ėshtė ngulur nė nėnvetėdijen europiane andaj pėrmendja e ēfarėdo lidhjeje me kėta popuj vetvetiu do tė thoshte vetakuzė pėr ØXhihadizėmØ. Njė tendencė tjetėr pėr t“iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje ėshtė ajo e fajėsimit tė popullit tė Kosovės jo rrallėherė duke aluduar nė atė se kinse ne nuk jemi islamik sa duhet andaj populli i Kosovės ėshtė vetė fajtor pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė shtetit tė tij. Por ka edhe faktorė tjerė mė tė thellė dhe mė kompleks qė ndikojnė nė mosnjohjen e shtetit tonė ...

Vendet tė cilat cilėsohen si islamike nė tė vėrtetė nuk janė dėlirėsisht tė tilla. Kryengritjet arabe tė shekullit nėntėmbėdhjetė dhe njėzet kundėr perandorisė osmane dhe sulltanit ØturkØ kishin ngjyrė nacionale... Kryengritje tė ngjashme kishte brenda vetė perandorisė Osmane sikurse ato tė Xhonturqve andaj edhe efekti domino i goditi edhe shqiptarėt tė cilėt filluan t“u pėrkujtojnė Xhonturqve, Skėnderbeun jo pse u konvertuan papritmas nė krishterė por mė shumė sepse iu shėrbente si pikė referimi pėr ta qetėsuar krenarinė nė shtetin mėmė qė sakaq ishte shndėrruar nė njerkė dhe Rilindasit shqiptarė pėrpiqeshin t’u shpjegonin turqve nė stilin: Øne jemi pjesė e Perandorisė sepse kemi dashur por jemi tė zotėt edhe tė dalim kur tė duam andaj ma mirė jepnani autonominė...”

Ajo ishte njė epokė e rizgjimit tė vetėdijeve nacionale te tė gjithė popujt brenda perandorisė Osmane dhe nėse ndonjėherė ka ekzistuar ØShteti IslamØ sė paku teorikisht, asokohe pėsoi thyerje pėr mos t“u kthyer mė dhe sot pėr njėfarė vėllazėrie islamike mbarėbotėrore as qė mund tė bėhet fjalė, sikurse qė ėshtė vėrtetė absurde tė flitet pėr ndonjė vėllazėri tė krishterė mbarbotėrore. Pra vetėdija kombėtare nėpėr shtetet islamike ėshtė mė se e rėndėsishme dhe sot e kėsaj dite nėpėr disa prej tyre nacionalizmi arab ėshtė flamur i luftės ndėrsa feja islame pjesė e dekorit pėr mbajtjen e pushtetit .Ta kujtojmė faktin se nė Egjipt gjatė revolucionit antimonarkist familja mbretėrore u dėbua ngase nuk ishte ØarabeØ.Nė njė mori shtetesh arabe sundojnė partitė me backround nacionalist .Nėpėr disa tjera sundojnė monarki tė ēuditshme thua se tė ishin nga seriali Star Track e qė kanė nėn pronėsi tėrė shtetin si familja Al Saud , apo ajo Al Sabah.

Por cili ėshtė dallimi fondamental mes Kosovės dhe shteteve tjera islamike?Mbase pėrgjigjen duhet kėrkuar tek rregullimi shtetėror. Shtetet qė denominohen si islamike pėrgjithėsisht janė diktatoriale qoftė autokratike apo oligarkike dhe nė mėnyrė tė natyrshme rreshtohen kah oligarkėt dhe tiranėt tjerė qofshin ata :rusė, serbė, kinezė e tjerė, madje edhe nė rastin mė tė mirė sikurse qė ėshtė rregullimi shtetėror i Jordanisė pėrngjan nė absolutizmin iluminist tė shek XIX Kosova ėshtė njė vend sekular. Edhe pse popullata shumicė i pėrket islamit tė moderuar me njė fjalė janė myslimanėØ lightØ. Njėkohėsisht ka edhe njė minoritet tė konsiderueshėm tė krishterėsh tė jashtėzakonisht tė integruar mirė nė shoqėri dhe jo pse Islami ėshtė tolerant apo pse Kristianizmi ėshtė paqėsor por sepse... kanė vetėdije pėr prejardhjen e pėrbashkėt gjenetike, sepse bashkė kanė nisur themelet dhe bashkė e ndėrtojnė shtetin e vet me njė vizion tė qartė..Si njė shtet demokratik , tė qytetarėve pa dallim race, feje dhe gjinie.

Pra dallimi fondamental ėshtė te mėnyra e rregullimit shoqėror. Shkurt ata i frikėson rregullimi shtetėror i Kosovės dhe droja se mbase njė ditė ajo mund tė shndėrrohet nė pikė referimi pėr tė rinj modern tė atyre shteteve se ...edhe vendet islamike mund tė shndėrrohen nė demokraci parlamentare, nuk i len ta njohin shtetin tonė. Mbase edhe nė tė ardhmen ata do tė bėjnė ēmos qė sa ma tepėr ta injorojnė thua se Kosova nuk ekziston. Kosova ishte virusi ideologjik pėr Millosheviqin dhe do tė jetė e tillė edhe nė tė ardhmen pėr vendet diktatoriale tė cilat keqpėrdorin fenė si instrument pėr nėnshtrimin e masave.
__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bjeshka1 : 11-09-08 nė 09:54
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-08, 15:40   #35
Luciano
 
Avatari i Luciano
 
Anėtarėsuar: 27-08-08
Postime: 197
Luciano me shokė shumeLuciano me shokė shume
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bjeshka1
Shtetet islamike - Kosova?
Fatos Duraku


Pra dallimi fondamental ėshtė te mėnyra e rregullimit shoqėror. Shkurt ata i frikėson rregullimi shtetėror i Kosovės dhe droja se mbase njė ditė ajo mund tė shndėrrohet nė pikė referimi pėr tė rinj modern tė atyre shteteve se ...edhe vendet islamike mund tė shndėrrohen nė demokraci parlamentare, nuk i len ta njohin shtetin tonė. Mbase edhe nė tė ardhmen ata do tė bėjnė ēmos qė sa ma tepėr ta injorojnė thua se Kosova nuk ekziston. Kosova ishte virusi ideologjik pėr Millosheviqin dhe do tė jetė e tillė edhe nė tė ardhmen pėr vendet diktatoriale tė cilat keqpėrdorin fenė si instrument pėr nėnshtrimin e masave.
e fort qekjo fore, thu ti qė kosova eshte BET afėr atyre shtetėve hahahaha
beri te fala shokut,
Luciano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-08, 16:24   #36
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Une mendoj qe Batoni ka te drejt ne dy qeshtje:

Ka te drejt kur thot qe hoxhallaret perdorin zmadhues zerimi per propagande fetare.
Dhe kur thot qe mos arsyetoni mosnjohje nga shtetet islamike.
__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-08, 16:36   #37
Luciano
 
Avatari i Luciano
 
Anėtarėsuar: 27-08-08
Postime: 197
Luciano me shokė shumeLuciano me shokė shume
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pirro
Une mendoj qe Batoni ka te drejt ne dy qeshtje:

Ka te drejt kur thot qe hoxhallaret perdorin zmadhues zerimi per propagande fetare.
Dhe kur thot qe mos arsyetoni mosnjohje nga shtetet islamike.
Tregom qfar feje ke, dhe te tregoj se qfar njeri je !
Luciano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-08, 16:49   #38
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Pergjigju ne ato dy pyetje dhe te tregoj a ke fol me zemer .
__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-09-08, 07:37   #39
Luciano
 
Avatari i Luciano
 
Anėtarėsuar: 27-08-08
Postime: 197
Luciano me shokė shumeLuciano me shokė shume
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pirro
Pergjigju ne ato dy pyetje dhe te tregoj a ke fol me zemer .
Ok, qe po te pergjigjem.

Kishat 300 here nė dite po na bėjkan "propagand fetare", pėr ēdo orė nga njė t'kėrsitme, 2or=2t'kėrsitme, 24orė=24t'kėrsitme, pra nė njė dit gjithsej 300 here ! Dhe kėtu se kam numruar fare tė dielėn ku 300-shja tejkalohėt nė mėngjes.

Ezani, 5here nė dite. Dhe natėn nuk te ben zhurm pas 22 ora, kurse kisha '? ajo edhe ne ora 01:oo, 02:oo, 3,4,5, etc dhe nuk ndalėt !

Dhe megjithatė asnjė besimtar te fes sime nuk ka kundėrshtuar kėte. Sepse ju keni besimin e juaj e ne tė tonėn.
Ju i dini punėt e juaja, e ne i dim tė tonat. Feja Islame nuk eshte fe e re ndėr Shqiptarėt e qė duhet te mesohemi me te. Ne me te jemi rritur, jemi ushqyer e jemi edukuar. Dhe ska met b...e baton haxhiut me na tregu se qfar i duhet Islamit apo qfar i mungon.

Radha yte, ke pėrgjigje ?
Luciano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-09-08, 18:45   #40
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver


Kosova dhe bota arabe



kryeministri Thaqi, se Kosova ka zgjedh rrugėn e vėrtet, e cila kalon nėpėrmjet Uashingtonit dhe Brukselit. Thėnė shkurt, Kosova ėshtė nė aleancė tė plotfuqishme me bllokun perėndimor. Ne kemi sendėrtuar kėtė ideal vetėm nė saje tė ndihmės nga perėndimi.
Ne duhet tė kthejmė vetėm pakėz memorien mbrapa dhe nuk ka mė shumė se pesė dekada, kur pikėrisht nga njėri shtet i fuqishėm i botės islame jemi tkurrur shumė, falė njė bashkėpunimi tė shkėlqyer tė atėhershėm mes atij shteti dhe pushtetit komunist nė Beograd.

Ndue Ukaj
- Per Dilaverin e shqetesuar dhe Nduen,per dy punetore te palodhur te manipulimit.

Shkrimi i meposhtem eshte botuar dje tek JAVA.
Eshte nje replike drejtuar Ndue Ukajt pas botimit te shkrimit ne Gazeten Ekspres me dt. 28.08.2008. Besoj se i perket direkt shkrimit te z.Ukaj,si dhe te gjithe atyre qe e mndojne ne te njejten menyre arkaike, qe me kujdesin dhe perkushtimin me te madh te Dilaverit per ta nenvizuar, u soll ne forum.


Nostalgji dhe manipulim



E kuptoj Hashim Thaēin qė pohon: “Kosova eshte ne aleance te plotfuqishme me bllokun Perendimore” por kur kjo frazė citohet nga njė intelektual i ri mė ngjason me filmat indoktrinues tė enverizmit ku edhe fėmijėve u jepej njė rol nė Luftėn Clirimtare dhe nė krijimin e shtetit komunist. Ndue Ukaj i rrėmbyer nga euforia dhe nga dėshira pėr t’i rėnė gajdes nė orkestrėn e udhėheqėsve ėshtė njė debatikas i vėrtete, por ama jashtė kohe.
“Blloqet” Perėndimore dhe Lindore kanė rreth 18 vite qė regjistrohen si pjesė e sė kaluares. Kjo terminologji nuk i pėrket realitetit sepse pėrcakton njė polarizim tė botės gjatė Luftės sė Fohtė. Studjues si Fukuyama dhe Huntington kanė teorizuar fundin e kėsaj epoke dhe fillim e njė tjetre qė vendos perballė polarizime jo mė mbi baza ideologjike por historiko-kulturore. Vetėm mentaliteti i sė kaluares, mllefet mesjetare, nostalgjia e komunizmit dhe majmunizmi, i elitave apo i pushtuesve tė mediave, mund tė na rikujtojė “blloqet”. Ėshtė njėlloj sikurė H. Thaēi te shprehej se : “Kosova ėshtė nė aleancė tė plotfuqishme me Antantėn”. Kjo terminologji ka nje kohė tė caktuar nė histori dhe kur rikujtohet ka tre shpejgime: injorancė, qė nuk ėshtė e cuditshme pėr klasėn tonė politike dhe koret qė i mbajnė ison nė njė periudhė kur kėrkohet mbėshtetje nga sa mė shumė vende; lapsus, qė natyrisht vjen nga nostalgjia e sė kaluares dhe mospranimi i realitetit; servilizėm, tė fokusuar nga njė kėndvėshtrim qė bazohet tek ideja eurocentrike (politikisht e tejkaluar) ku diversitet do tė thotė konflikt dhe “ (vetėm) Ne jemi tė mirėt, te fortėt, te drejtėt, te zgjedhurit, tė…”.
Duke hedhur njė vėshtrim tė thjeshtė mbi Evropėn gjejmė shtete si Polonia, Republikat Balltike, Cekia, Sllovakia, Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Sllovenia pjestare tė familjes “Perėndimore”. Janė tė gjthė shtete ish-pjestare tė Bllokut Komunist, stalite tė BS-sė. Antarėsimi i tyre nė BE drejt tė cilės aspiron edhe Kosova, deshmon jo vetėm mosekzistencėn e blloqeve tė Thaēit por edhe prezencėn e disa popujve me karakteristika tė ndryshme historiko-kulturore, nė kundėrshtim me teorizimin e Huntington, nė tė njėjtėn familje Evropiane. Kėtu ka dy vėrtetėsi: nė BE marrin pjesė shtete dhe popuj me karakteristika tė ndryshme qė tė pėrbashkėt kryesore kanė pėrkatėsinė gjeografike dhe gjithashtu disa normativave, tė domosdoshme pėr t’u uniformizuar me ato qė i kanė pėrcaktuar. Kjo zhvlerėson ato personazhe qė mundohen tė mohojnė vetveten duke shpėrfytyruar kombin qė tė bėhen pjesė e kėsaj familjeje duke gjetur lidhje mesjetare. Kur do ta kuptojnė qė nuk jetojmė nė Mesjetė? Vėrtetėsia e dytė ėshtė se pikerisht terminologjia e “Bllokut” sipas botėkuptimit tė Thaēit dhe interpretimit tė Ukajt nuk ka vend pėr vete realitetin e kėsaj ndėrthurjeje tė ish-pjesmarrėsve nė kėto blloqe.
Jo z.Kryeministėr dhe z.Ukaj & Co, nuk janė shqipėtaret, sic pohoni ju, “tė paaftė pėr t’u rreshtuar nė politikat ndėrkombėtare”. Ne kemi qėnė tė rreshtuar nė shahun ndėrkombetarė qė nė kohėn e Skėnderbeut por kanė qėnė kėto “Forca”, pėrcaktuese tė aftėsive dhe prespektives sonė. Shqipėtaret nuk donin tė jetonin tė ndarė, kėrkonin pavarėsi dhe liri, nuk njihnin as komunizmin por ja qė “forcat ndėrkombėtare “ kanė qėnė vendimtare. Ali Pashė Tepelena kėrkoi aleanca me fuqi Perėndimore, por, ashtu si Skėnderbeu mė pėrpara, u braktis. Ahmet Zogu drejtoi shikimin nga Perėndimi, por u pushtua nga “miqtė”. Do tė ishin po kėta “miqė” skulptorėt e hartės dhe tė ardhmes sė zezė tė shqipėtareve. Populli kosovarė i dhunuar, rroku armėt pėr t’i dhėnė fund gandizmit rugovian, krijoi UCK-nė, por, gjer nė fillim tė 1999-ės ky organizėm popullorė, pėr Britaninė e Madhe, ishte terrorist ashtu sic ishte Partia e Kongresit Afrikan e Nelson Mandelės pėr Departamentin Amerikan, njė organizėm terrorist gjer nė 1989, njė vit ku Saddam Husein ishte akoma aleat i rėndėsishėm pėr tė njėjtin Departament ! Nuk ėshtė paaftėsi pėr popullin e Thaēit, qė poshtėrsinė e tė “Fortėve” ja vesh atij tė cilin duhet ta mbrojė dhe jo ta nėpėrkėmbė me mashtrime, dhe tė Ukajt qė na percjell kėto mesazhe groteske, por vullneti i atyre qė na dėnuan pėr mė shumė se njė shekull Odise.
Ėshtė mė naive z.Ukaj, mėnyra e rikthimit tuaj nė momentin historik “tė largimit tė shqipėtarėve nga Jugosllavia drejt Turqisė kur shkruani : “ nga njėri shtet i fuqishėm i botės islame jemi tkurrur shumė, falė njė bashkėpunimi tė shkėlqyer tė atėhershėm mes atij shteti dhe pushtetit komunist nė Beograd”.Nuk dua tė mohoj ngjarjen por vetėm mėnyrėn si e interpretoni ju. Beogradi, Turqia Islamike, marėdhėnjet e mira mes tyre dhe populli ynė viktimė, jane tre ingredienta tė njė reaksioni jo vetėm inekzistent por edhe tendencioz ndaj njė Turqie qė ėshtė mė afėr Kosovės se mjaft vėnde tė tjera Perėndimore. Fragmeti i shkrimit ėshtė tragjikomik. Komiciteti qėndron tek mosnjohja apo injorimi i qėllimshėm, lehtėsisht i evidentueshėm nė linjėn e logjikės suaj, i dy fakteve qė ju shpien nė njė gafė, ndėrsa ėshtė tragjik reduktimi i logjikės pėr tė kriminalizuar kėtė shtet duke e barazuar me Serbinė. Nėse doni tė tregoni se Turqia nuk favorizoi shqipėtarėt dhe meriton pėr kėtė tė barazohet me Serbinė, beni mirė, pėr hirė tė sė vėrtetės t’i barazoni edhe “miqtė” e rinj sepse kane vepruar mė keq jo vetėm nė trojet tona por nė tė gjithė botėn. Sic pohova mė lart ju errėsoni dy fakte. Sė pari, kur ndodhi “shpėrngulja”, Serbia nuk ekzistonte pėrvecse nė kuadrin e Jugosllavisė, njė shtet i krijuar nga ato Fuqi tė cilave i serviloset Thaēi. Turqia ishte dhe ėshtė shtet laik, tė pakten nė atė periudhė ka pėrjetuar kulmin e tendencave perėndimorizuese dhe islam-refuzuese (tė pasuksesshme). Hyri nė Konferencėn Islamike kur ajo u themelua, pra 3 vite pasi kishte perfunduar ose te pakten ishte ulur ritmi i shqipėtarėve tė drejtuar pėr nė Turqi. Se dyti, largmi i shqipėtarėve nga Jugosllavia nuk do tė thotė se erdhėn turqit duke rrėmbyer popullin tonė pėr ta dėrguar nė Stamboll apo Anadoll. Devshrimeja ka thuajse 4 shekuj qė nuk ekziston z.Ukaj. po keshtu jeniēerėt, nizamėt nuk jane istitucione qė i perkasin periudhes ne fjale. Pėrse e shikoni Turqine nė tė njėjtėn mėnyrė si Perandorinė Osmane? Pėrse barazoni kėtė Perandori me Serbinė? Vetėm kisha(kryesisht sllave) dhe enverizmi kanė patur njė vizion tė pėrbashkėt nė kėtė aspekt.
...
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-09-08, 18:46   #41
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

....

Tė marrim shembull: emigracionin italian nėpėr botė, veēanarisht nė SHBA dhe Amerikėn Latine. Italia me 60 milion banorė aktualisht numėron 30 milion banorė te shperngulur anėkėnd botės. E gjithė kjo lėvizje ka qėnė vullnetare, e ndezuar nga faktorė ekonomik dhe e kontrolluar, shpesh, me marrėveshje mes shteteve. Traktatet me Argjentinėn nė 1947-‘48 spostuan gjysėm milioni italian, mė vonė marrėveshjet e 1953, 1959 apo 1955 me Gjermaninė. Para Luftes sė Parė kėto marrėveshje ishin me SHBA-nė. Mos vallė ju kėrkoni tė na bindni se Italia nė marėdhėnje tė shkėlqyera me SHBA, Gjermani, Argjentinė, Britani, Zvicėr etj, me shpėrnguljen e 30 milion qytetarėve me pėlqimin e tyre dhe me vullnetin e saj (Italisė) , i quan kėto shtete tkurrės tė demografisė italiane? Dallimi i shpėrngulje/emigracionit mes Jugosllavi-Turqi dhe Itali-Bote ėshtė se Jugosllavia kishte interesa etnike dhe politike ndėrsa Italia ekonomike (edhe politike), por shtetet tek tė cilat kjo popullsi u drejtua janė tė njėjtė, vetem pritės qė udhėhiqen nga interesat e tyre vetiake universale, nė asnjė mėnyrė tė fajėsueshėm pėr politika qė ato nuk i kanė nxitur, krijuar aq me tepėr imponuar.
Thelbi, apo elementi tragjik, ėshtė tendenca pėr tė barazuar nėpėrmjet miqėsisė, Turqinė dhe vendet Islame, me Serbinė. Miqėsinė mund ta gjeni tė konkretizuar pa shkuar aq larg z.Ukaj. E kemi kėtu ne familje ose ne lidhje direkte me shqipėtarėt. Shqipėria ishte nė marėdhėnje edhe mė miqėsore me Jugosllavinė, marėdhėnje qė i mbajti pėr dekada, nė aparencė tė ftohta. I keni parė ndonjėherė buzėqeshjet dhe marėdhėnjet e shkėlqyeshme tė Titos me Nixon? Po buzėqeshjet e Roosevelt-Churchill-Stalin nė Jaltė ku vendosen qė Shqipėria tė jetonte komunizmin? Kosova pėrvec komunizmit duhej tė vazhdonte ndarjen nga trualli ashtu si shumė pjesė tė tjera qė dekada mė pėrpara kėto “buzėqeshje” ua kishin lėnė nė formė njollash, truallit tė tigrave ballkanik. Pėr tė ardhur tek buzėqeshjet Clinton-Milloshevic apo mes kėtij tė fundit dhe Rugovės. Quhet politikė dhe bazohet nė interesa, por duhet tė jeni objektiv dhe perpara fluturimit dekada mė pas, pėr tė gjetur faje irreale, kėrkoni mė afėr, faje rreale. Sot Kosova bazon pjesėn mė tė madhe tė import-eksportit tek Serbia, tek ky shtet qė tkurri popullsinė dhe trojet tona..apo nuk shikoni afėr hundės ju zotėri ?
“Jo nuk besoj se ėshtė falimentim. Duhet shikuar nėse gota ėshtė gjysėm e plotė apo gjysėm bosh.”- janė fjalėt e Boutros Ghalit mbi qėndrimin e OKB-sė ndaj Srebrenicės. Kjo dėshmon sa rėndėsi kemi ti dhe unė sėbashku me tė gjithė popullin pėr “miqtė”. Srebernica mund tė ndryshojė etni, rajon, periudhė, por lojtarėt vendimarrės dhe indiferenca pėr jetėn do tė mbesin gjithmonė karakteristikė e tė “Fortėve” qė nuk njohin miq.
“Regjonalizimi i botės ėshtė etapa paraglobale”- teori e mbėshtetur nga Z.Berzezinski. Me rregjonalizim nėnkuptojmė polarizmin nė disa organizma qė janė nė marėdhėnje interesash, jetike pėr mbijetesėn. Normativat e globalizimit i pėrcaktojne tė “Fortėt”, ne vetėm pranojmė nė heshtje. Kjo fazė kėrkon bashkėpunim dhe jo diversitet konfliktual tė pėrcaktuar nė “blloqe” sic mendojnė nostalgjiku Thaēi dhe “debatikasi” Ukaj. Perėndimi, Shqipėria dhe Kosova kanė nevojė pėr pjesėn tjetėr tė botės. BE-ja kaq shumė e majmunizuar, ėshtė krijuar pėr tė tejkaluar konfliktet civile tė Kontinentit. Gejrmania dhe Franca janė masakruar gjer nė fundin e Luftes sė Dytė Botėrore, po kėshtu SHBA me Japoninė, Kina me Europėn dhe Japoninė, Spanja me Ameriken Latine, Britania me Indinė, ne me disa vende Perėndimore e keshtu me rradhėn, nė epoka tė ndryshme. Kosova, shteti i fundit nė arenėn ndėrkombėtare, nėpėrmjet pėrfaqėsuesit e saj, pretendon se dielli lind dhe perėndon nė Perėndim. Atėherė do t’i kėrkoja Thaēit dhe Ukajt, nėse munden, sė pari tė ndėrpresin cdo marrėdhėnje me Serbinė (e luftuar nga “Blloku Perėndimorė” dhe si “motėr” e Rusise) dhe sė dyti tė provonin ndėrtimin e njė murė-pengese tė erėrave shiprurėse (ujit) qė vijnė nga Afrika dhe energjisė tė ardhur nga Lindja e Mesme apo Rusia! A do mund tė mbijetonin? SHBA qė ndodhet mė nė perėndim se ne, por kjo nuk i pengon tė jenė shembull ndėrveprimi interesash pa asnjė dallim. Britania e Madhe, mishėrim i Perėndimit klasik nuk pengohet nga mentaliteti i getizimit dhe merr pjesė paralelisht me BE-nė nė Commowealth sėbashku me shtete, popuj, rajone me karakteristika nga mė tė ndryshmet dhe larg Europės.
Shqipėria, Kosova dhe Serbia nesėr do tė ulen nė tryezėn e familjes Evropiane pasi aspirojnė me tė njėjtėn forcė pjesmarrjen. Kjo do tė sanksionojė edhe mė fuqishėm tejkalimin e mentalitetit tė “blloqeve” sėbashku me idiotsinė e atyre qė mendojnė se e ardhmja e jonė do tė jetė jashte kuadrit Ballkanik nė njė normalitet artificial me ngjyresa tė humbura, thellė nė histori. Pėrfaqėsues shqipėtarė tė dy shteteve do t’i shtrėrngojnė dorėn serbėve, taksat tona do tė shkojnė nė formė fondesh investimi nė Serbi dhe anasjelltas, blloqet e Thaēit do te jenė edhe mė qesharake, por a do tė shkruaj Ndue Ukaj se :” shqipėtarėt e Shqipėrisė dhe ato tė Kosovės kanė marėdhėnje tė shkėlqyera me pushtetin e Beogradit ?!


Doan Dani
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-09-08, 19:28   #42
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Pa humb koh fare, pa lexuar asnjė shkronjė tė vetme tė ketij shkrimi qė qenka botuar dika, do t’ua pėrkthej nė shqip shkrimin e Ndue Ukajt tė sjellur nė forum nga Dilaveri ku me pasuset e nėnvizuara edhe dakordohem 100%

Hashim Thaēi ėshtė ai tė cilit populli ia ka dhėnė mandatin pikėrisht pėr kėtė punė qė ėshtė duke e kryer, ai perfaqeson popullin dhe nė emėr tė tij ka ingerenca e bjen vendime, ai ja ngul gurin, me fjalė tjera ai vendos pėr kėto punė madhore qė ėshtė duke kaluar kombi shqiptarė. Nė kėtė rast me dinjitet po e respekton dhe po e qon nė vend amanetin e tė gjithė atyre qė u sakrifikuan pėr kėtė ēėshtje, dhe ėshtė pėrcaktuar pėr rrugėn mė tė drejtė dhe frytdhėnėse, ėshtė ka e ndjek me hapa tė sigurtė rrugėn tė cilėn e ka trasuar profeti i shqiptarėve pa devijuar nga rruga e trasuar as njė milimeter, po perfaqėson dėshirėn e Zotit (popullit), e kta qė lehin nėpėr broshura bulevardeske e nėper far poqavre nuk ua var kush.


kryeministri Thaqi, se Kosova ka zgjedh rrugėn e vėrtet, e cila kalon nėpėrmjet Uashingtonit dhe Brukselit. Thėnė shkurt, Kosova ėshtė nė aleancė tė plotfuqishme me bllokun perėndimor. Ne kemi sendėrtuar kėtė ideal vetėm nė saje tė ndihmės nga perėndimi.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-09-08, 02:09   #43
alman firozi
 
Anėtarėsuar: 13-09-08
Postime: 2
alman firozi i vlerėsuar jo keq
Gabim Batoni arratiset “pa fjalė”?!

Batoni arratiset “pa fjalė”?!

“Muhabeti e nxjerr muhabetin”, thotė populli tek ne, mirėpo kur nė gazetė debatohet, “ska lidhje muhabetesh”, mirėpo pėrqėndrim nė lėndėn pėr tė cilėn ėshtė hapur ajo. Problemi mė i madh i gazetarėve tė tipit batonian ėshtė tė arratisurit nė ēastin qė sheh kolapsin e tij, m’u si njė i papjekur. E sheh tatėpjetėn pa e ulur kokėn fare dhe del nga tema nė tė cilėn argumenti i tregon se sa “hiperintelektual” qė ėshtė, nė diskutime tė tjera, tė cilat jo vetėm qė nuk kanė lidhje me ēėshtjen pėr tė cilėn ėshtė hapur debati, mirėpo madje janė tė njė natyre krejt tjetėr.

Baton Haxhiu qė nuk arrin t’i sobordinon tezat “e veta” islamofobe, qė nisin nga ēėshtja “Pse shtetet arabe nuk e pranojnė pavarėsinė e Kosovės” e kėrcen te “Tė drejtat e femrės nė Islam” tregon papjekurinė e tij prej njė servili qė shkruan atė qė i diktohet. Batoni duhet tė luaj skenarin si njė apsolvent tė paktėn, e jo si njė kandidat i dobėt me iluzione mashtruese tė quajtura “ambicje” pėr tė qenė njė karrierist si aktor, e asnjėherė si regjisor.

Kamufllimi i diskutimit jo vetėm qė ėshtė gjest cinik, mirėpo edhe e diskrediton “shkollėn cinike” nga ku nxėnėsi i dobėt del dhe shfaqet nė skenė si njė i arratisur qė e fut hundėn nė ēdo ēėshtje dhe mė nė fund reagimet e taborit tjetėr i quan tė panevojshme pėr t’ia cituar diēka nė interes tė vijueshmėrisė sė debatit.

Batoni me arritisjen e tij nga tema qė hapi nga njė postjer qė tregon “Vdekjen e entuziazmit”, jo vetėm qė nuk hapi derė pėr ngushėllime, mirėpo doli pėr tė bėrė “SOS” pėr vetvetėn, duke u shfaqur me “appeal” si, gjoja njė “perėndimor” pėr tė ruajtur civilizimin qė sipas tij & co po vigjėlon edhe nė trojet tona, tė cilat troje, duhet t’i tregojmė Batonit qenė djep i civilizimit, edhe pse ti sot po “pėrkund” njė “fėmijė” qė ka lindur moti nė tokat tona, e ai ėshtė civilizimi perėndimor, i cili madje edhe gjuhėn e mori nga ne, gjegjėsisht nga pellazgėt. Nėse synim e ke “pėrkdheljen” e perėndimorėve, atė arrije me aktivitete tė qarta, e jo me “appeal” me tė cilat synon tė shfaqėsh gjoja shqetėsimin tėnd pėr moskultivimin total tė njė kulture a ideologjie nė njė vend ku populli ėshtė autokton dhe kurrė ska bėrė “appeal” pėr Batona qė t’i tregojnė se kush dhe ēka ėshtė.

Sekreti i tipave batonian pse ikin nga tema “Pse shtetet arabe s’e pranojnė pavarėsinė e Kosovės” qėndron aty se pėrderisa “forumet” e “Wikipeditė” i kanė referencė kryesore, pasi tė shfletojnė njė ēik gjerografinė aty do shohin se krejt shtetet arabe (tė cilat kėta i quajnė islamike) nuk kanė sistem islamik nė shtet (duke pėrjashtuar A. Saudite, e cila njėherit ka premtuar pranimin e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės), mirėpo kanė sisteme afetare, gjegjėsisht laike, madje prej tyre edhe komuniste, andaj dhe frikėsohen batonianėt se nė mos kėto tė vėrteta "i ka zbuluar" edhe populli ynė. Dhe kur kėta tipa numėrojnė shtetet “islamike” dhe dikush i kėshillon qė ndėr to tė pėrmend edhe Shqipėrinė (e cila e ka pranuar pavarėsinė e Republikės sė Kosovės) ata me plot zė do tė pohojnė se edhe pse kemi popullatė shumicė myslimane nė shtetit amė, prap jemi laik andaj dhe nuk jemi “shtet islamik”. E, atėherė ēka kėrkojnė kėta prej njė titullari fetar mysliman qė tė bartė faj pėr mospranimin e pavarėsisė, p.sh. prej Sirisė komuniste (tė cilėn e quajnė shtet islamik vetėm pse ka popullatė shumicė myslimane), pėrderisa titullari fetar s’ka vend nė njė shtet komunist? Skėnder Hyseni do ishte mė meritori tė akuzohet pse nuk ka lobuar nė njė shtet (afetar) "demokratik" si Jordania, apo Katari apo (afetar) komunist si Siria... Ēka e dallon Sirinė prej njė shteti tjetėr komunist... Apo ēka e dallon njė tjetėr shtet arab (qė ėshtė jofetar nė sistem) prej njė shteti tjetėr joarab qė akoma s’e ka pranuar pavarėsinė?

Batoni jo gjuhėn, por edhe zemrėn e ka tė qulltė, me qė vetėm njė i ngarkuar me detyrė islamofobe mund tė shtiret si injorant pėr ēėshtjen e shteteve arabe, tė cilat janė laike, njėlloj sikur Kosova dhe shtetet tjera nė Evropė. Mirėpo si anti-islamik qė ėshtė Batoni, mundohet edhe kur strukturat udhėheqėse tė Republikės sė Kosovės (me sistem jofetar) bėjnė gabime, fajin t’ia hedhin myslimanėve dhe Islamit, sikur nė rastin qė po flasim, gjegjėsisht pėr mospranimin e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės nga ana e shteteve arabe. Ska dyshim, duke e parė realitetin, e gjithashtu edhe duke shpresuar nė pėrforcimin e lobit tonė, do vijė koha kur shtetet arabe njė nga njė do ta pranojnė pavarėsinė e Republikės sė Kosovės, e cila vuajti njė shekull nga gabimi i Perėndimit (e jo i Lindjes), andaj kjo ē’bėri Perėndimi sot pėr pavarėsinė e Republikės sė Kosovės, ėshtė minimumi i kthimit tė borxhit qė ka ai ndaj kėtij shteti.

Batoni u arratis, ai iku. Me stilin e Salės “Nano, ik!” i them Baton Haxhiut: “Frikacak, mos ik”!

Alman Firozi
10.10.2008

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga alman firozi : 13-09-08 nė 02:10
alman firozi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-09-08, 12:27   #44
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver

kryeministri Thaqi, se Kosova ka zgjedh rrugėn e vėrtet, e cila kalon nėpėrmjet Uashingtonit dhe Brukselit. Thėnė shkurt, Kosova ėshtė nė aleancė tė plotfuqishme me bllokun perėndimor. Ne kemi sendėrtuar kėtė ideal vetėm nė saje tė ndihmės nga perėndimi.
Edhe Hamas ka mandatin e popullit te vet por nuk pranohet nga faktori nderkombetare.

E thene edhe me shkurt z.Dilaver komunisti,blloqet kane perenduar. Thaci dhe ti duhet ta dini me mire se te gjithe qe eshte koha e globalizimit. Nga cilado rruge qe ka zgjedhur Thaci ta adresoje Kosoven ajo mbetet pjese e nje kulture qe as ti,as Ndue-ja,as Thaci dhe te tjere nuk mund te erresoni me gjithe mesjetarizmin tuaj.
Kosova do t'i drejtohet zhvidhimit dhe bashkepunimit pa ngjyresa rajonale dhe mbi te gjitha pa harruar se eshte shqipetare,jo pariziene apo londineze.

Japonia eshte shkaterruar dhe me vone ka "sendertuar" zhvidhimin e saje me ndihmen e Perendimit duke ruajtur integritetin e idealeve autoktone,Greqia e "sendertuar" Perendimi nuk e njeh perendimorizimin e Kosoves, Taiwani "i sendertuar" ka zgjedhur si ideale specifike ne te gjitha sferat e jetes nga politika tek ekonomia dhe realiteti social.
Vetm ne sipas Thacit,Ndues,Batonit..Dilaverit etj duhet te jemi prostituta.
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-09-08, 16:15   #45
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga eksperti 1
une se di perse ia ritni namin ketij haxhi kurkushit,perse ju duhet te diskutoni per ate,ai thjesht eshte nje sherbetore i djallit bashke me disa anetare te forumit,une propzoj qe shkrimet e dikujt ne kete forum te mos komentohen aspak,psh nuk ka nevoje ate qe shkruan e provokon psikologu ta komentojme ose po ta kundershtojme thjeshte injorojeni dhe do shohe se sa do i dale rezultati,ai ka te drejte te shkruaje dhe te shaje ne kemi te drejte te mos i flasim dhe ishaallah po plase si plesht,ka kohe qe nuk shkruja dhe kur shkruaj ata qe me kundershtojne nuk u bej pergjigje apo komente sepse u hapet apetiti

klm


hhhhhaaaaa po de qysh thojn leshkuqat jan hasem i pingamerit


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.