Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-02-09, 18:04   #106
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urime njėvjetori Kosovė

Pėr nder tė njėvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

24/02/2009 03:59:00


Spektakėl madhėshtor nė Tuz
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar nė bashkėpunim me Komunėn Urbane tė Tuzit organizuan tė dielėn nė mbrėmje spektaklin e madh “100 vjet pėr njė ditė” me rastin e 1-vjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės.
Tė pranishmit tė cilėt kishin mbushur tej mase sallėn ndoqėn me radhė interpretimet e shoqėrive artistike tė ardhura enkas pėr kėtė koncert, si “Dedė Gjon Luli”, grupi nga Ēamėria, kėngėtarėt Dava Gjergji, Arif Vladi, Shaban Gjeka, Elizabeta Marku, Artan Kola, etj.

Tuz - Unioni Artistik i Kombit Shqiptar nė bashkėpunim me Komunėn Urbane tė Tuzit organizuan tė dielėn nė mbrėmje spektaklin e madh “100 vjet pėr njė ditė” me rastin e 1-vjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės, nė sallėn e koncerteve tė Qendrės sė Kulturės sė kėsaj komune.
Ishin tė pranishėm kryetari i Kuvendit tė Komunės Urbane tė Tuzit, Nikollė Camaj, ambasadori i Shqipėrisė nė Podgoricė, Tonin Beci, kryetari i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve nė Mal tė Zi, deputeti Ferhat Dinosha, Ministri pėr Mbrotjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, kryetari i Komunės sė Ulqinit Gėzim Hajdinaga, si dhe tė ftuarit nga Shqipėria - kryetari i Shoqatės “Kosova” Dashamir Uruēi sė bashku me bashkėshorten, Esmeralda Uruēi, aktualisht nėnkryetare e Kėshillit Bashkiak tė Shkodrės dhe ish-ministre e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
Nė fjalėn e tij tė hapjes, kryetari i UDSH-sė, deputeti Ferhat Dinosha, ndėrmjet tė tjerash tha: “Mirėseerdhėt nė festėn mė tė madhe tė historisė mė tė re tė kombit shqiptar, nė ditėlindjen e parė tė Kosovės shtet. Unė e kam ditur edhe nė kohėt mė tė vėshtira se festat tona kombėtare do t’i festojmė bashkė. Sonte na kanė mbledhur dy unione - Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me nė krye tė palodhshmin Azgan Haklaj dhe Unioni Demokratik i Shqiptarėve, partia juaj e cila ju ka thėnė sa herė se shqiptarin qė jeton nė Mal tė Zi e gjen nė Tiranė, nė Prishtinė, nė Tetovė, nė Preshevė e deri nė Ēamėri.
Sonte e kemi parė tė udhės qė tė jemi bashkė nė Tuzin e Deēiqit dhe tė Dedė Gjon Lulit, dhe ta festojmė bashkė ditėlindjen e parė tė Kosovės. Besoj se do ta kalojmė mirė sė bashku me artistėt shqiptarė tė tė gjitha trevave tė cilėt i pėrshėndes dhe i falėnderoj qė i shoh sonte tė japin kėtė spektakėl nė Tuz, me shpresė sė do t’i shohim sa mė shpesh nė tokat tona.”
Nė vijim tė pranishmit tė cilėt kishin mbushur tej mase sallėn ndoqėn me radhė interpretimet e shoqėrive artistike tė ardhura enkas pėr kėtė koncert, si “Dedė Gjon Luli”, grupi nga Ēamėria, kėngėtarėt Dava Gjergji, Arif Vladi, Shaban Gjeka, Elizabeta Marku, Artan Kola, etj.
Ndėrsa nga ana e tij, Presidenti i Unionit Artistik tė Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, nė njė nga pauzat e kėtij spektakli, u shpreh:
“U kemi sjellė sonte krushqit e Kosovės me lirinė nuse. Tashmė pas 100 vjetėsh nė mileniumin e ri festojnė ditėlindjen e parė tė Pavarėsisė sė Kosovės. Nė kėtė dasėm janė bashkė binjakėt e lirisė si Dedė Gjon Luli dhe Isa Boletini, ėshtė bashkė me ne sonte Adem Jashari dhe Azem Hajdari, ėshtė mendja e Ibrahim Rugovės dhe e Ferhat Dinoshės. E filluam nga Tuzi, nga Kuvendi i Deēiqit, sepse nė vitin 2006, nga aktiviteti spektakolar nė sheshin “Skėnderbej” i titulluar “Njė komb, njė qėndrim” kushtuar Kosovės, ne bėmė thirrje qė shqiptarėt tė bashkohen nė Referendumin e shkėputjes sė Malit tė Zi nga Serbia, vetėm 3 ditė para zhvillimit tė tij.Ky ishte preludi i parė i shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės. Ndėrkohė, mė 17 shkurt, tek Isa Boletini nė Mitrovicė, tek Ali Ahmeti nė Shkup. Por jemi edhe pėr t’u thėnė vėllezėrve tė Ēamėrisė se ėndrra e Bilal Xhaferrit do tė bėhet realitet. Dhe s’ka si tė ndodhė ndryshe sepse, siē thoshte njė shekull mė parė i madhi Hasan Prishtina, Dhe sot jemi mė krenarė se kurrė sepse pėr 10 vjet, me ideatorin shqiptar Sali Berisha, me idetė e tij tė hedhura nė sheshin “Skėnderbej”, ”Njė komb, njė qėndrim”, mundėsuam qė tė jemi sė bashku sot. Jemi krenarė se jemi nė mes tė flamujve tė NATO-s. Ne, sakrifikues sa Krishti dhe paqėsor sa Muhamedi, duhet tė jemi tė gjithė bashkė nė njė trung tė vetėm pėr ta pėrmbyllur me sukses ėndrrėn tonė, ēėshtjen shqiptare.”
Mė pas Haklaj, nė mes tė duartrokitjeve dhe ovacioneve tė fuqishme nė sallė i dorėzoi z. Ferhat Dinosha Titullin e Nderit “Pjetėr Bogdani” nė emėr tė kėtij unioni me kėtė motivacion: “Pėr kontribut tė shquar nė mbrojtjen e simboleve kombėtare, kontribut tė gjithėsishėm pėr njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės nga qeveria e Malit tė Zi. Pėr njė rol tė spikatur nė forcimin e faktorit shqiptar si dhe nė mbėshtetjen qė i ka dhėnė Unionit Artistik tė Kombit Shqiptar pėr unifikimin kulturor e shpirtėror tė kombit tonė.”
Ka pėrshėndetur tė pranishmit me kėtė rast edhe Ambasadori i Shqipėrisė nė Malin e Zi, Tonin Beci.
“Festa si kėto nuk kanė nevojė pėr protokoll. Sot ėshtė njė ditė e shėnuar pėr tė gjithė, festojmė atė qė ėshtė festa e tė gjithėve. Sot kombi shqiptar ka arritur njė zgjidhje, atė qė quhet jetesa fizike. Unė mendoj se kombi shqiptar, pas shumė shekujsh e arriti. Nuk ka rėndėsi se nė ēfarė date do tė anėtarėsohemi nė NATO, por ajo zgjidh pėrfundimisht luftėn e shqiptarėve pėr mbijetesė. Me pavarėsinė e Kosovės, ēėshtja shqiptare pėrfundimisht ėshtė futur nė zgjidhje tė plotė. Unė besoj se pas zgjidhjes sė mbijetesės vjen ēėshtja e dytė; qė tė bindim botėn dhe ata tė cilėt na kanė akuzuar pėr atė qė gjoja nuk jemi tė aftė tė bėjmė; pėr ndėrtimin e shtetit. Sot shqiptarėt kanė nevojė t’i tregojnė botės se janė tė aftė plotėsisht tė ndėrtojnė shtetet e tyre. Edhe njė herė tė gjithėve gėzuar, urime dhe gėzime tė tilla na mbledhshin gjithmonė.”
Nė mbyllje tė kėtij spektakli qė zgjati mė se dy orė, organizatorėt shtruan njė drekė pėr nder tė tė ftuarve nė Podgoricė.
Tė martėn, nė 1-vjetorin e shpalljes sė shtetit tė Kosovės, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka dhėnė spektaklin e dytė dhe finalizues nė Mitrovicė. / Arben Lagreta - Koha Javore /

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga uliksi31 : 24-02-09 nė 18:05
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-03-09, 00:52   #107
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urime njėvjetori Kosovė

Urime............
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-03-09, 18:22   #108
AbdylHabib
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 80
AbdylHabib me shokė shumeAbdylHabib me shokė shume
Gabim Titulli: Urime njėvjetori Kosovė

“Bylbyl ky shekull or ēas ndėrrohet”, por logjika, sjellja dhe karakteri i shqiptarėve kulltukofagistė , feudalistė, revizionistė dhe imperialistė kurrė nuk do tė ndryshohen, sepse , po ata qė kanė qenė kėtu e 100 vjet mė parė, edhe sot, janė tė pakorrigjueshė m, tė pandryshueshė m dhe tė pathyeshėm, sepse kanė qenė dhe, edhe sot janė dora e djathtė e tė gjithė armiqve tė huaj tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike.


AbdylHabib Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.