Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-02-09, 09:57   #1
AbdylHabib
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 80
AbdylHabib me shokė shumeAbdylHabib me shokė shume
Gabim F.S.NOLI shkrimtar i madh e politikan i vogel Paraqet,Sabri Selmani Mė shumė se gji

F.S.NOLI shkrimtar i madh e politikan i vogel

Paraqet,Sabri Selmani

Mė shumė se gjithkush vlerat reale tė Nolit nė kuptimin historik, nė fushėn e ndihmesės sė tij nė jetėn kombėtare shqiptare i kanė zbehur e njollosur pikėrisht ajo kategori " nolistėsh fanatikė ditirambistė" qė kanė dashur tė bėjnė njėfarė shenjtėrimi tė rremė tė njė nolizmi tė sajuar ose tė fryrė pėr qėllime personale.
"Askush nuk mund tė mohojė se Fan Noli ėshtė njė persoanlitet i shquar i historisė sonė kombėtare qė ėshtė pėrkėdhelur mė sė shumti nga studiuesit, politikanėt, opininoni publik". Kjo ka frenuar sė tepėrmi njerėzit tė peshojnė si duhet vlerat, antivlerat e dhe pseudovlerat e nolizmit.
Kjo i bėn ende tė guxishėm disa nolistė fanatikė qė tė vėrsulen me inat e pa arsyetime bindėse kundėr cilitdo qė mendon se duhet njė qėndrim mė objektiv dhe realist ndaj trashėgimisė sė vėrtetė tė Nolit dhe sidomos ndaj vlerave e ativlerave qė janė afishuar nė fanolizmin politik tė prodhuar kontrabandė nga ithtarėt e Nolit pėr interesa tė njė rryme tė caktuar politike.
Gazeta "Sot" mė 16 maj ka shkruar se pas Kongresit tė dytė ortodoks shqiptar tė vitit 1929, qė miratoi dhe Kanunoren e KOASH : "Fan Noli nga SHBA mbajti qėndrim kundėr Kishės sė re autoqefale shqiptare, sinodi i sė cilės kishte qenė programuar nė fillmn tė shkurtit nė rezidencėn e Zogut dhe ishte njė krijesė e politikės fetare tė kundėrshtarit tė betuar tė peshkopit tė mėrguar". Edhe pse ky fakt mund tė jetė i paknėdshėm jo vetėm pėr nolistėt, pėrsėri nėse shkruesi ka vėrtetė mbėshtetje dokumentare nuk ka bėrė ndonjė herezi qė e ka vėnė nė dukje pėr puiblikun.

Noli tregoi veten politikan nga mė tė kėqinjtė. Detyra e politikanit ėshtė nė radhė tė parė tė kryejė mirė e me sukses detyrat qė duhen kryer nė kohėn kur i takon tė merret me politikė, nė radhė tė dytė tė kryejė ato detyra qė ka marrė pėsipėr. Unė i besoj pėrkufizimit se tė merresh me politikė do tė thotė nė radhė tė parė tė parashikosh, pra tė jesh edhe vizionar edhe njeri i veprimit ( jo fallxhor). Noli kurrė nuk tregoi aftėsi tė tilla. Noli dėshtoi nė parashikme. Noli pėsoi fiasko nė veprime. Rexhep Qosja dhe jo Abdi Baleta ka shkruar nė "Panteoni i rralluar" shumė vite pėrpara se : ": nė jetėn politike tė shqiptarėve Noli ka dėshtuar pse nuk e kishte atė vendosmėrinė e revolucionarėve tė vėrtetė, aq sa edhe pėr shkak se programit i tij demokratik ishte njė hap tepėr i gjatė dhe i papėrligjur nga dialektika e zhvillimit shoqėror nė kontekstin e atėhershėm historik dhe shoqėror tė shqiptarėve. Noli ka dėshtuar si demokrat dhe ne kemi humbur demokracinė kur atė nuk e kanė pasur as popujt tjerė tė Ballkanit".
Noli me shumė fjalime tė tij nė parlament tė kujton disa deputetė tė sotėm qė dinė tė kėrkojnė qiqra nė hell po nuk dinė as si mbillen qiqrat, as si bėhet helli, as se ēfarė mund tė piqet e ēfarė nuk mund tė piqet nė hell.

Ta pyesim pak atė historianin nolist ; " cili popull e kishte zgjedhur Nolin pėr kryeahengxhi tė anarshisė? Njė grusht politikanėsh aventurierė qė braktisėn Tiranėn dhe u vendosėn nė Vlorė, qė bėnė pėr vete disa ushtarakė aventurierė , qė krijuan disa komitete tė paligjėshme, njėsoj si "komitetet e shpėtimit publik" nė pranverėn e vitit 1997 dhe e zhytėn Shqipėrinė nė kaos e luftė civile? Mos vallė vetėm pėr hir tė "ahengut nolian" tė qershorit 1924 edhe Rexhep Qosja nė pranverėn e vitit 1997 e cilėsoi serinė e dytė tė kėtij ahengu tė vdekjes si "revolucion tė vonuar demokratik

Noli edhe nė Lidhjen e Kombeve u tall me parlamentarizmin, nuk bėri kurrė zgjedhje. Pse i paska pėlqyer aq shumė "ahengu nolian" historianit Masar Kodra? Pse u shkri nga qejfi Rexhep Qosja kur ky aheng gjėmoi po nga Vlora pas 73 vitesh? Apo pse nė Shqipėri u krijua "parlamenti i kallashnikovit" nė qershor tė vitit 1997? Pse kėrkon patjetėr Agim Vinca qė tė gjithė tė pranojnė se Noli ka qenė politikan vizionar? Mos me kėtė do qė tė mbėshtesė idenė se nė Shqipėri "ahengjet politike" duhet tė bėhen vetėm sipas avazeve tė nolizmit? E kemi tė qartė se edhe pėrtej kufinjėve tė Shqipėrisė londineze ka individė, rryma e forca politike qė bėhne zevzekė pėr ēdo kritikėė ndaj politikanizmit tė Nolit sepse u pėlqejnė ekssperimentet e situatat si ato qė u bėnė me "revolucionin e vonuar demokratik" tė vitit 1997 qė shkatėrroi Shqipėrinė dhe nga bandat e rebelimit tė jugut qė pėrsėritėn nė ēdo pikėpamje skenarėt e "revolucionit nolian tė vitit 1924".

E ka thėnė Rexhep , qė Noli suksesin mė tė madhe e ka si pėrkėthyes. Nuk kam shkruar unė por Qosja pėr Nolin : "...vjershat e tij dalin pamfletiste e qėrime hesapesh me armiqtė e tij politikė. Pėr mė tepėr ai del disi si tepėr jo modest si poet qė ka ngritur veten tek roli i njė ēlirimtari duke u krahasuar me shėmbėlltyrėn e shenjtė tė Jezu Krishtit dhe si politikan megalloman qė kapardiset se do tė pėrmendet pėrgjithmonė, si njė mesi i popullit tonė..." Unė vetėm po shtoj se kėtė figurė tė Nolit duan tė na imponojnė gjithė nolistėt, sepse duan pėrmendoren e Nolit politikan qė tė rrinė vet nėn hijen e saj. Atėherė ku i gjeti Vinca fjalėt e mia se Noli ėshtė bejtexhi?! Po nėse vjershat janė politike kjo sipas mendimit tė Vincės e afron mė shumė autorin me bejtexhiun apo me poetin? Historianėt e pedagogėt e tjer le tė na jėpin njė pėrgjigje tė saktė se cili ėshtė mė poet e cili mė bejtexhi Noli kur rreshton vargje "ngrihuni, korrini, bjeruni katundarė e punėtorė qė nga Shkodra gjer nė Vlorė", apo Hasan Zyko Kamberi kur vjershėronte shumė kohė para Nolit " Kadiut po t'i rrėfesh paranė, ters e vėrtit sherianė.

Pas vitit 1990 nolistėt ndėrruan taktikė, filluan nė kėrkonin rrugė pėr tė mohuar ēdo afėrsi tė nolizmit me komunizmin. Mė hapur kėtė e bėri Naum Prifti. Ai arriti deri atje sa tė mohonte qė Noli kishte vendosur marrėdhėnie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, gjė qė e kishin vėrtetuar shkėlqyeshėm nolistė tė tjerė si Arben Puto.

Pėr t'u ēliruar pakėz nga ngėrēet teorike qė ia shkaktojnė stereotipet noliste-enveriste nė radhė tė parė do t'i rekomandoja forumistave tė marrin e tė studiojnė librin e Hysamedin Ferajt "Skicė e mendimit politik shiptar" qė ėshtė njė vepėr e politologjisė sė mirėfilltė, qė ka kaluar edhe nė miratimin shkencor nė Tiranė. Nė kėt vepėr ju do tė gjeni analizėn teorike tė nolizmit si varianti shqiptar i panballkanizmit, si shtruesi i rrugės sė komunimzit nė Shqipėri, si teori e praktikė e dėshtuar politike, si pėrgatitės i enverizmit dhe tani si maskė e enverizmit. Atėherė do tė ketė njė mundėsi mė shumė qė tė frenoni veten e tė mos kėrcej pėrpjetė kur lexon edhe shkrime si tė miat polemizuese nė stil mė propagandistik
Austini njė amerikano-kanadezi me nderrshmėrinė e studiuesit ka dhėnė shumė gjėra qė nuk u kanė pėlqyer dikur nolistėve tanė fanatikė qė e "kanė ndihmuar". Nga ana tjetėr nė kushtet e reja kėta nolistė kanė qenė tė interesuar qė disa gjėra qė shkelin tabutė tė thuhen nėpėrmjet njė tė huaji qė tė mos mbeten pėr t'u thėnė mė troē pėr herė tė parė nga studiues shqiptarė.

Mė saktė se Austin nė ndikimin e nolistėve kėtė ēėshtje e ka parashtruar britaniku Xhulian Ameri qė i ka njohur mirė shqiptarėt e punėt e shqiptarėve. Ai thotė : " Konflikti midis Zogut dhe Fan Nolit ka qenė pėrfolur si njė luftė pėr pushtet midis "konservatorėve" dhe "progresistėve". Por nė kėtė rast, ashtu sikurse pothuaj nė tė gjitha kryengritjet shqiptare, dallimi midis palėve kundėrshtare kishte karakter gjeografik dhe grupazhi, mė tepėr se njė karakter opinioni apo rendi shoqėror" ( "Bijtė e Shq ipes", botim shqip, Tiranė 2002, f.37


Kiel-Gjermani



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga AbdylHabib : 26-02-09 nė 09:58
AbdylHabib Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.