Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-09-11, 11:57   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Oriental apo oksidental

Shkruan:




Nexhmedin Spahiu


Ēfarė tė keqe ka qė nxėnėsit nė shkollat publike nė Kosovė e Shqipėri, tė mėsojnė pėr islamin, krishterimin, judaizmin, taoizmin, budizmin, shintoizmin...?!


Rreziku i ekstremizmit islam?!

Para ca dite Parlamenti i Kosovės refuzoi ta vendosė me ligj mėsimin e lėndės sė edukatės fetare nė shkollat publike. Arsyetimi ishte se kjo do tė shkaktonte pėrēarje kombėtare dhe se kėsisoj do tė rrezikonim qė ekstremizmi islam tė infiltrohej nė Kosovė.
Asnjėra nga kėto arsye nuk qėndron.
Shumica e kombeve perėndimore kanė diversitet fetar, por ky diversitet nuk u pengon qė tė mėsojnė edukatėn fetare nė shkollat publike. Pėr tė qenė ironia nė kulm, deputetėt kosovarė harrojnė se refuzimi afekton vetėm shkollat shqipe, boshnjake e turke nė Kosovė, dhe se po ata pėrmes pranimit tė Pakos sė Ahtisaarit kanė lejuar qė nxėnėsit e pėrkatėsisė etnike serbe nė shkollat e tyre tė mėsojnė edukatėn fetare (dhe atė vetėm krishtere-ortodokse) dhe se pėr kėtė priftėrinjtė serbė marrin rrogė nga Ministria e Arsimit e Kosovės.
Argumenti i infiltrimit tė ekstremizmit islamik ėshtė akoma mė i paqėndrueshėm. Ėshtė e kundėrta. Ndalimi shkakton ekstremizėm. Njėsoj sikurse patriotėt e cekėt shfaqėn si nacionalistė ekstremė, po ashtu edhe fetarėt e cekėt shfaqėn si fetarė ekstremė.
Cektėsia fetare e rrjedhimisht ekstremizmi fetar nuk vjen nga njohuritė, por nga injoranca
Edhe nėse supozojmė se ekziston njė rrezik i infiltrimit tė ekstremizmit islamik, vallė a do ta privojmė shoqėrinė tonė nga edukata fetare vetėm pse ekzistuaka ky rrezik? Kjo ėshtė sikur tė ndalojmė ngrėnien ngase ekziston rreziku i helmimit. Zgjidhja nuk ėshtė nė ndalimin e ushqimit po nė bėrjen kujdes nga helmet.

Cektėsia fetare, e rrjedhimisht ekstremizmi fetar, nuk vjen nga njohuritė por nga injoranca.

Nėse nė shkollat tona publike do tė mėsohej edukata fetare, atėherė gjasat qė feja tė depėrtonte nė thellėsi tė shpirtit tonė shoqėror do tė ishte mė e madhe ashtu siē shkruan mė 1937, intelektuali mė i madh shqiptar i tė gjitha kohėrave Branko Merxhani (1894-1981): “Rregulli i parė i pėrparimit ėshtė feja.
Dhe fe nuk do tė thotė tipe tė caktuara ceremoniale, as orė tė caktuara lutjesh as tregime filantropike tė djallėzuara. Fe do tė thotė thellėsim shpirtėror, bashkim i zemrave, dashuri, devocion, besim”.
Ėshtė e turpshme qė myslimanėt shqiptarė, duke jetuar nė Evropėn me shumicė krishtere tė mos kenė njohuri elementare pėr kulturėn e krishterė dhe ėshtė e turpshme qė tė krishterėt shqiptarė tė mos kenė njohuri elementare pėr kulturėn islame duke qenė se jetojnė nė njė vend me shumicė myslimane.
Nėse nxėnėsit nė shkollat publike nė Kosovė e Shqipėri, do tė mėsonin pėr islamin, krishterimin, judaizmin, taoizmin, budizmin, shintoizmin…, ata do tė pajiseshin me kulturė tė gjerė qė do t’iu mundėsonte komunikim mė tė mirė nė njė mes gjithnjė e mė tė globalizuar. Duke pasur njohuritė elementare pėr fetė tjera, edhe feja e vet do tė zinte mė shumė rrėnjė nė shpirtin e tyre.

Si arriti Ibrahim Rugova tė impresiononte Bill Clintonin, Tony Blairin etj?

Mbresat qė ka lėnė Ibrahim Rugova te Bill Clintoni, Tony Blairi etj., kanė qenė pikėrisht nga fakti se ai ishte njė mysliman, qė kishte njohuri tė thella pėr kulturėn e krishterė. Zaten, me ēka tjetėr do tė mund tė impresiononte Ibrahim Rugova: me prodhimtarinė e automobilave apo me prodhimin e avionėve supersonikė nė vendin e tij?!
Imagjinoni se me ēfarė mund tė impresionojnė presidentja e Kosovės, kryeparlamentari, kryeministri, ministrat, ambasadorėt, deputet e Parlamentit tė Kosovės, nė takimet formale dhe informale me homologėt e tyre nėpėr botė. Shumica absolute e tyre as nuk kanė njohuritė elementare as tė kulturės islame as tė asaj krishtere as budiste, as judaiste as kurrfare.
Tė mėsosh edukatėn fetare nė shkollė fillore e tė mesme, nuk do tė thotė tė bėhesh as hoxhė, as prift, as rabin, njėsoj sikurse tė mėsosh tabelėn e shumėzimit nuk do tė thotė tė bėhesh matematikan, e as tė mėsosh alfabetin nuk do tė thotė tė bėhesh shkrimtar, por kėto janė gjėra elementare pėr njė kulturė tė pėrgjithshme.
Nėse politikanėve kosovarė e shqiptarė u mungon kjo kulturė (po them kulturė sepse kultura buron prej fesė) kjo nuk do tė thotė qė ata kanė tė drejtė t’i privojnė nga kjo gjė edhe ata qė do tė zėnė vendin e tyre pas 20 a 30 vjetėve.

Dr. Krist Maloki: Orientalizmi shqiptar erdhi nga administrata bizantine

Titulli i kėtij shkrimi ėshtė huazuar nga artikulli i famshėm i vitit 1937 i dr. Krist Malokit (lindur nė Prizren mė 1900, vdekur nė Grac mė 1973), i cili ia vlen tė lexohet nga ēdo shqiptar. Pasi pėrshkruan veēoritė e orientalit shqiptar prof. Maloki shkruan: “Ėshtė gabim i trashė kur thuhet se orientalizma na ka ardhė nga Azia, apo pėrmes religjionit muhamedan, apo edhe nga populli turk.
Jo kurrsesi, orientalizma jonė ėshtė njė dhanti fatale e kristianizmit euroaziatik, kur aty nga viti 740 pas Krishtit, d.m.th., 600 vjet para se me shkelė turku n’Athdheun tonė, Leoni III, despot i Bizantit, detyron shqiptarėt me u nda nga Kisha Romake (= oksidentale) dhe me u fundosė me Kishėn Bizantine (= orientale). Po nuk ishte skizma kishtare sa administrata bizantine ajo qė rrėnjosi kulturėn orientale te shqiptarėt”.

Kosova dhe Shqipėria pretendojnė oksidentalizmin, ndėrsa dėshmojnė orientalizmin

Kosova dhe Shqipėria duke qenė, me gjasė, tė vetmet vende evropiane qė nuk e bėjnė edukatėn fetare nė shkollat publike, bėhen dele tė zeza nė Evropė. Me kėtė nuk tregohet oksidentalizmi i shqiptarėve, por pikėrisht orientalizmi i tyre.
Ja se ēfarė thotė dr. Krist Maloki pėr orientalin shqiptar:
“Orientali shqiptar ėshtė i zoti pėr tė gjitha … turpet. Shet babė e nanė, din e iman, besėn e nderin e vet, trupin e shpirtin e vet, pėr mos me i prishė telat e karadyzenit. Idealet e orientalit shqiptar janė kolltuku e llokma, dhe pėr me i siguru vetes kėto ai bahet kur e do nevoja edhe patriot e tradhtar, monarkist e bolshevik, pėrparimtar e reaksionar … porse nė shpirtin e vet ėshtė kryekėput rrėnimtar e destruktiv”.
Orientali shqiptar sot pėrdor faktin e mosnjohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga shumica e vendeve islamike pėr tė kultivuar urrejtje ndaj islamit. Harron ta fajėsojė Qeverinė e Kosovės pėr mungesė diplomacie proaktive. Nuk i bėn pėrshtypje fakti se Qeveria e Kosovės e njeh Kėshillin Kombėtar Libian tek pasi kėtė e bėn Qeveria e Serbisė. Ēfarė e pengonte Qeverinė e Kosovės qė kėtė ta bėnte qė nė momentin kur NATO drejtoi avionėt kah Libia?


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-09-11, 18:36   #2
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Oriental apo oksidental

"Ishalla e then kojshia kamen e te shkoj me e pa!!"

Pjesa e sulmit mbi deputetet dhe Parlamentin i gjason thenjes se me siperme.
Mesimbesimi (cfar emertimi qesharak)!??
Per te miratu nje ligj ,une mendoj ,se nuk mjafton nje deshire dhe hajt e bajm Bajram midis Ramazanit.
Per te miratu nje ligj (ne kete rast ligjin ne fjale qe ,me te drejte e refuzoj Parlamenti) duhen pergatitje te mirefillta dhe nje program i detajuar.
Duhet pa drejt dhe pa paragjykime levizjen e fundit qe po e bene Organizata ne fjale ,jo BIK-u, dhe duhet marre seriozisht kerkesat dhe qellimet e tyre. Keto ,ne rend te pare, nuk po shtrohen drejt dhe aty ku duhet ,nuk po shtrohen nga njerez kompetent por nga ish ushtarak te Ushtrise Jugosllave !
Sa xhami e kisha jan ndertu mbas luftes se fundit ne Kosove.A kan te gjitha keto leje dhe dokumentacionin percjelles .Nese jo atehere Shteti eshte fajtor qe ka leju njeqind qefa me ndertu ku duhet e ku nuk duhet!!
Jo rralle jan hape edhe te ashtuquajturat Kuranoteka qe askush nuk din nga kush dhe pse!!?
Dhe per me i vu kapuqin ,per cilin Islam do te mesojn femijt tane.Per Islamin e Hoxhes se Marines ,te Biku-t apo per Islamin e Shefqet Krasniqit!?
Thjeshte, ka shumecka qe duhet kjartesohet para se femijt tan te drejtohen ne Mesimin e Besimeit.
Ka mjaftu emisioni i Batonit per me u bind se ne cfar shkalle eshte kjo kerkese apo ,me mire thene, ky ULTIMATUM !
Menyra se si ai( Imami i Xhamise se Madhe) e injoron dhe poshtron intelegjencen e Kosoves ,deri ne shkallen e akademikeve,flet per nje mendje qe kahere ka ike nga ky mjedis dhe nga kjo toke me emrin Kosove!!
Nuk kisha dasht qe edhe ky Dr. t'a kete ble kete titull ashtu sikur po ndodhe ne Kosoven tone mbas lufte por, te bisedosh me nje Dr. te Teologjise,ne njeren ane, dhe te ndegjosh Sh.Krasniqin,ne anen tjeter, jan dy botra krejtesisht kunder njera tjetres!!
Vertet, Kurani meriton me e lexu dhe me mesu nga Ai ,aq sa kemi mundesi ,por ne momentin kur e ndajme hyjnoren dhe toksoren mbetet shumecka per t'u deshiru edhe nga ky mesim!!
Jo gjithecka e han pazari tek shqiptaret .Jam shume i bindur se ketu pajtohet edhe Dr.Shefqeti .Se paku me heshtje!!?
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 10:29   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Oriental apo oksidental

Mbulesa


Shkruan:


Albin Kurti



Shqiptarėt myslimanė e tė krishterė, por edhe shqiptarėt ateistė, duhet ta kuptojnė qė u ka ardhur radha edhe atyre. Hashim Thaēi e ka ndėrmend t’i pėrēajė. Nė masėn nė tė cilin atij i dobėsohet pushteti e i pėrēahet partia, ai synon ta dobėsojė e ta pėrēajė edhe popullin nė mėnyrė qė tė vazhdojė tė sundojė mbi tė. Thaēi ėshtė i gatshėm dhe i aftė qė tė krijojė edhe incidente fetare ndėrmjet shqiptarėve vetėm e vetėm qė tė mbetet nė pushtet. E vetmja mėnyrė se si kjo Qeveri e tij mund t’ua zgjidh problemet e shumta qytetarėve tė Kosovės ėshtė duke iu krijuar atyre probleme edhe mė tė mėdha. Njėri problem mbulon tjetrin; cilido problem madhor mund tė harrohet kur pasohet prej njė problemi edhe mė tė madh.

Nė ditėt e javėt nė vijim televizionet dhe gazetat qė kundėrmojnė meqė Thaēi i mban nėn sqetull gjithnjė e mė shumė do t’iu fryjnė temave fetare. Klerikė, politikanė e analistė tė ndryshėm do tė inkurajohen qė ta shfryjnė publikisht dufin dhe frustrimin e tyre pėr ēėshtjet e religjionit. Sa mė tė papėrmbajtur qė tė jenė, aq mė shumė do t’i ftojnė e do t’na i shfaqin nė publik. Dogmatikėt do pėrballen me kritikues qė do t’iu kundėrvihen atyre nė mėnyrė dogmatike; fetarėt do tė sulmohen prej jofetarėve nė mėnyrė fetare.

Pėrderisa merret vesh me Serbinė pėr veriun e Kosovės, pėrderisa i shet PTK-nė, KEK-un e Trepēėn, pėrderisa kontraktohet autostrada tjetėr qindramilionėshe, pėrderisa lulėzon vjedhja e buxhetit tė Kosovės, kryeministri Thaēi do qė vėmendja e qytetarėve tė mbetet e ngujuar te diferencat e polarizimet fetare. Me diskutimet shteruese pėr mbulesat fetare Thaēi mėton t’i mbulojė tė kėqijat qeveritare.

Islami e krishterimi nuk janė rrezik pėr kombin shqiptar. Territori kombėtar dhe pasuritė kombėtare janė nė rrezik dhe jo identiteti kombėtar. Pra, trupi i kombit, mė parė se shpirti i kombit, po rrėmohet. Aq i fuqishėm e i qėndrueshėm ėshtė identiteti ynė kombėtar shqiptar saqė islami e krishterimi pėrfundojnė tė integruara nė kulturėn dhe traditėn tonė ashtu siē ka ndodhur tashmė pėrgjatė shekujve. Reagimet histerike se mos po hyjmė nė krizė tė identitetit kombėtar janė transferim. Psikanaliza na mėson qė histeria lind aty ku dėshton identifikimi. Nė kėtė rast, krizė identiteti mund tė ketė vetėm tek ata qė e shohin atė gjetiu.

Islamin e krishterimin i bėn tė rrezikshėm, si asgjė tjetėr pikėrisht paniku pėr rrezikun e tyre. Pushteti i Hashim Thaēit ėshtė nė rrezik, jo kombi shqiptar a identiteti i tij. Sa herė qė Thaēit i rrezikohet pushteti, ai pėrmes medieve tė tij sajon rrėfime pėr rreziqet qė i kanosen kombit (sic.). Ai i ngjet dhelprės qė teksa i digjej bishti thoshte se po kallet dynjaja.

Nė po tė njėjtėn anė, kemi ShIK-un me po tė njėjtin interes. Meqė agjentėt e tij po dekonspirohen masivisht dhe kanė nisur t’iu dalin tė palarat nė shesh, ShIK-u ėshtė kredhur nė panik. Nė dėshminė e tij para prokurorit tė EULEX-it, ‘ish’ kreu i ShIK-ut, Kadri Veseli, sipas gazetės Koha Ditore tė datės 1 shtator 2011, ka deklaruar se ka pasur kontakte dhe bashkėpunim me bashkėpunėtorė tė Serbisė. Njeriu i ngarkuar pėr kėtė bashkėpunim kishte qenė hiē mė pak se drejtori i pėrgjithshėm i ShIK-ut, Ferat Shala, i cili, aktualisht, rastis tė jetė drejtor i pėrgjithshėm i Trepēės! Duke ngjallur debate pėr religjionin dhe ekstremizmin fetar pėrmes agjentėve tė vet qė i ka rekrutuar edhe nė mesin e gazetarėve dhe moderatorėve tė emisioneve televizive, SHIK-u dėshiron tė paraqitet i rėndėsishėm para amerikanėve nė luftėn kundėr fundamentalizmit islamik. ShIK-u beson qė vetėm nėse i bind amerikanėt qė nė Kosovė ka (potencialisht) ēerdhe tė terroristėve islamikė do tė mund tė fitonte amnisti tė re, buxhet shtesė dhe leje pėr funksionim tė mėtutjeshėm.

Shqetėsimi pėr islamin e krishterimin ndėr shqiptarė ėshtė kryesisht artificial. Ka vend pėr shqetėsim, mirėpo mė shumė pėr shqetėsim lidhur me kėtė shqetėsim. Pra, vetė shqetėsimi ėshtė shqetėsues. Tamam si te psikologjia metakognitive qė na kėshillon tė brengosemi mė parė pėr brengėn tonė sesa pėr atė qė po brengosemi.

Zemėrimin shqiptarėt duhet t’ia kushtojnė Serbisė e Greqisė, privatizimit neoliberal, varfėrisė e papunėsisė, korrupsionit qeveritar, e kurrsesi shqiptarit tė religjionit a sektit fetar tjetėr.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 11:02   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Oriental apo oksidental

.....shkrim me vlere te madhe,
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 12:50   #5
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Oriental apo oksidental

Albin Kurti eshte shpreh si ateist per nga besimi.

Por deri me tash, po del me musliman se keta "muslimanet tradicional", qe si mbrem ne emisionin debat (normalisht eshte intervist e jo debat, po nejse, rrnoft inteligjenca kosovare) live me musafir Adem Demaēin dhe perball nje gazetar qe e shtynte te shkretonte gjithnje e me shume kunder Islamit, nder te tjera ne beri me dije qe ne evrope egziston nje ekstremizėm i krishter qe s'duan ti shohin muslimanet me sy, prandaj, ky Islami i yn, eshte i demshem per ne, sepse po ta diktonin ata, qe ne jemi musliman, nuk do t'na duan tani ! Qe dmth, keta muslimanet tradicional, jan qena qe kerkojn ti nenshtrohen perendimit katolik ! Pra fshehuni o tucana, nderroni fe, e shkoni e futnu ne katedrale, keshtu te jeni te sigurt, qe askush s'do ta din qe jeni musliman !

Edhe Ferid Agani eshte duke e tepruar me postin e tij, nese eshte i sinēert ne kerkesat e muslimaneve, ai duhet te jap menjeher doreheqje, dhe te prish koalicionin me begjen e me hashen ! Ora e revolucionit, eshte afer !
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 12:59   #6
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Oriental apo oksidental

o albin, gajle mos ki se edhe ty te jane kalbur patligjonat e serbise.

te perfitosh pushtetin mbi fatkeqesine e popullit tend.
hipokrit!

Te leshosh seancen e kuvendit, sepse don te mbetesh i mire edhe me arab edhe me turq edhe me shkije edhe me shqiptare.
faqezi.

edhe ti edhe shefqet krasniqi mbijetoni duke iu falenderuar injorances dhe analfabetizmit ne shoqerine kosovare. llogarit derrat qe ju vijne pas e qe ju degjojne urdherat?!

Ne fakt, krejt kjo ka nje shpjegim:
sa me shume qe rritet presioni ndaj shkijve e serbise qe te pranojne shtetin e Kosoves dhe realitetin, aq me shume vetvendosja edhe gabelet e arabise me mjekrra e sulmojne shtetin dhe organet e shtetit te Kosoves.


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.