Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-04-04, 22:36   #1
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Ali podrimja

Interviste Ali Podrimja: KEMI KRIJUAR ATDHEUN SHPIRTEROR, KU S'KA MURE...



Marre nga gazeta Koha Jone:

KEMI KRIJUAR ATDHEUN SHPIRTEROR, KU S'KA MURE E GJERA TE TRISHTA

Me poetin e madh kosovar Ali Podrimja

Bashkebisedoi: Mark Simoni

-Cfare mendoni per nivelin e kembimeve te kultures ne te dy anet e kufirit?

-Megjithese vendet tona i konsiderojme te pavarura dhe shtete me vete, une konstatoj se mungon komunikimi normal mes shqiptareve. Perse ndodh kjo? As vete nuk e di. Por duhet bere cmos te rrenohet edhe ai muri qe ekziston ne logjiken e akcilit njeri tone, qofte ne pushtet apo intelektual. Ne nuk ben ta shohim veten perhere xhuxhe, sepse perpara botes dalim qesharake dhe deshmojme propaganden e fqinjve tane qe na konsiderojne ende si fis. Shqiptaret e dy aneve duhet te binden, se pari, se vetem si komb mund ta realizojme endrren tone.

-Cili eshte Ali Podrimja, si shkrimtar e si qytetar ne keto momente?

-Ne keto caste jam nje shqiptar i pakenaqur me vetveten dhe me ate qe me rrethon. E them kete se ajo qe ndodh shpesh eshte pjese edhe e elaborateve te huaja. Ne duhet te besojme ne fjalen dhe mendimin tone. Perkundrazi, cdo perpjekje e njeriut tone si individ do te shkoje dem. Qe kjo te mos ndodhe, ne duhet ta shikojme secilin krijues e intelektual si pjese e shoqerise shqiptare, e cila e kerkon veten ne familjen europiane.

-Ku eshte pika juaj e ndodhjes ne boten e madhe te letrave?

-Si shkrimtar, jam aty ku eshte edhe fjala ime, ku eshte edhe mendimi im dhe prania ime. E, kjo ka nje hapesire mjaft te madhe.

-Shpeshhere edhe ju kane kritikuar. Perse ka ndodhur kjo?

-Une kam deshire edhe te me kritikojne sepse vetem ashtu mund te korrigjoj ndonje lajthitje timen, por edhe te depertoj ne ceshtje qe kerkojne te shoshiten. Une nuk di krijues, qofte ai i letersise shqipe, apo i metropoleve qe nuk kane kaluar permes ferkimeve. Bile, me ca qe me kritikojne e pi dhe ndonje kafe. Asgje ne jete nuk eshte e persosur. Perse duhet te jene krijuesit perjashtimi i ketij rregulli?

-A mund te flasim pak edhe per angazhimet e koheve te fundit ne letersi?

-Kam ne gjendje doreshkrimi dy libra qe dalin kete vit. Njeri titullohet "Gjysme fotografia" qe do te thote "Gjysme Shqiperia", ndersa tjetri deri ne tani titullohet "Kur mungon atdheu". Ne, shqiptaret e Kosoves ka mbi nje shekull e gjysme qe na mungon, por megjithate ne kemi krijuar ate atdheun shpirteror ku s'ekzistojne mure e as gjera te tjera te trishta. Kete duhet ta lexojme me kujdes nga akcili shkrimtar qe vjen nga Kosova.

-C'ndjesi provoni kur vini ne Shqiperi?

-Une kur shkel ne Shqiperi, vij i cliruar, si nje shqiptar qe si perket asnje partie dhe qe partite ne Shqiperi i konsideroj si problem i i shqiptareve te krahut tuaj. Une perkrah opsionet demokratike, por kurre nuk dua te behem pjese e ferkimeve te asnje partie, mbasi te gjitha i konsideroj he jane shqiptare.

-Duke patur parasysh se shkrimtaret perbejne nje nga komunitetet me sendimentin me te larte, a mund te na thoni se cfare keni ndjere ne momentet kur shqiptaret jane vene ne proven e rrezikut e te fatkeqesive?

-Kam percjelle me dhimbje te madhe ngjarjen tragjike te 9 janarit. Sic duket, mbasi toka eshte mbushur me varre, tani e ka radhen deti. Nuk e di nese nenat e miqte tane kane per te mundur te na i gjejne varret. Dikur kishte varre vetem ne dhe te zi (sic thote populli yne) ndersa tani varret i kemi edhe te kalter, ne krah te ndonje pulebardhe. I dhimbshem e trondites ky realitet...

-C'raporte keni me miqte tuaj dhe si ndiheni ne respektin, dashurine e vemendjen e tyre?

-Shkelqyer. Driteroin e kam mik nga ditet e para, qysh kur fillova te shkruaj poezite e para. Mik e kam edhe Ismail Kadarene, me te cilin nganjehere dhe grindemi per ceshtje letrare. Por, kur vij ne Shqiperi, nuk mund te mos iu pi kafene Moikom Zeqos, Besnik Mustafait, Xhevahir Spahiut, e deri tek me te rinjte. Une nuk mund t'i shikoj shqiptaret te ndare, sepse jam edukuar ne nje familje qytetare, sic eshte Gjakova, familje e shume burrave te kombit qe te keqen nuk e shohin vecse perreth. E, fatkeqesisht, ne merremi pak si teper me vetveten, ne nje kohe kur na duhet te mposhtim imazhin e se keqes per neve.

-Cili eshte formati i prezantimit te kultures shqiptare neper bote, sipas mendimit tuaj?

-Vetem si etni, ku do te merrnin pjese krijuesit e te gjithe trojeve shqiptare qe nderojne kombin.

-Cfare duhet te rregulloje shoqeria jone nga regjistri i marredhenieve mes njeri-tjetrit?

-Patjeter qe duhet t'i leme ferkimet dhe te mendojme per te ardhmen tone, per besimin tone, mes nesh dhe t'i kujtojme me shpesh Rilindasit qe vertet ishin me te mencur se ne, sidomos kur ishte ceshtja e kombit. Nje mik i imi, Azem Shkreli, thoshte "nuk eshte poet ai nese s'vdes edhe per nje varr".

Kete varg po e perifrazoj: nuk eshte shqiptar, ai qe ne fatkeqesine e popullit kerkon perfitimin e vet.

Ju kerkoj me zemer ne dore juve te Shqiperise se vjeter, te beni kujdes edhe per pavaresine e Kosoves. Ne nuk dime me cka te merremi tani, kur ferkimet, ne te dy anet tensionohen e behen sic e deshiron ora e fqinjve tane, qe aq shume e aq gjate na kane pare keqas.


__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-04-04, 15:42   #2
lazdrani
MBRETI DARDAN
 
Avatari i lazdrani
 
Anėtarėsuar: 20-11-03
Vendndodhja: EU
Postime: 10,473
lazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek lazdrani
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Anonymous
Kulla

Per shkake te dashurise,per shkake te urretjes
baba im ka ngritur nje kulle.
Ne maje te botes e ka ngritur,
deri ne toke e kane rrenuar zoterat.
Mota ime,vellai im kmban jane bere,
baba im atehere perendin e ka share.
Gurin e rende ne themel e ka vene
ne shtate konaqe muratore ka kerkuar.
Sa me larte kullen e ka ngritur
dhe aq me te forte veten e ka ndier.

Nje dite baba im eshte mbyllur
ne qiell i dashuruar,ne toke i harruar.
E kane dale helenet e romaket
e kane kaluar mbreterit e sulletanet
e kane kaluar ushtrite e gjeneralet,
e baba im ska besuar ne fuqine e gjakut,
ne kaltrine e fjales mitare.

Nuk di prej nga,Mjegull ka qene
do njerze kane ardhur ne te hardhe
pas nje mije vjetesh,para nje milon vjetesh,
Prej lashtesise,thone,kane ardhur
neper mure te pelcitura te Kulles kane hyre.
Gur e m“gur atje jane ngjitur,
ne maje te botes kane mbetur sot e ate dite.
E baba im atehere gurin e rende
ne themel ka vene,gurin e perallave,
Ne takim me zotin e djalin kane dale
ai kembesor kohesh te serta.
E nje kulle eshte ngritur nje mije vjet
mbi nje asht,mbi nje emer ajo flet
per shkake te dashurise ,per shkake te urretjes.


ALI PODRIMJA
Lazdrani
__________________
Tė dua aq shumė,sa dashurin ndajė vetėvetės e harrojė
Nur die liebe zählt
lazdrani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-04, 11:26   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"Nga Kolec Traboini"

Prozė.


Rrėfimi i Parė
JETA QE NIS NE NJE ENDERR

- Lėshojeni atė fėmijė! Lėshojeni atė fėmijė! - Ndjeva nje dorė tė mė shkundėte fort.
- Cilin fėmijė? Kėtu nuk kanė kapur njeri! - Ishte gruaja e shastitur nga pėrēartja ime.
- Cilin femije?! Te dy flene si qėngja. Sapo i mbulova.
- Jo ata tė dy. Atė tjetrin. Atė me kepucė tė grisura. Me gjunjė tė pėrgjakur.
Me kapoten ushtarake qė ja shqyejne pėrdite qentė e rrugėve. Atė tė shkretin qė e zė nata nėn qiell. Qė numėron yjet dhe i nxjerr gjuhen hėnės. I thote kuēkė e pastaj flenė te dy nė mullaret e sanės...
- Fli o njeri,- me thote gruaja.- Fli! Ē’janė kėta mullare ne mes te nates? Tani ne rruge nuk ka njeri veē policeve.
“Policet! O zot sa i urrej keta policet! Kafshe fare jane.”
- E degjon,- i thashe gruas. - Eshte zeri i tij pertej dritares. Oh do tė ma vrasin nė rrugė... Nuk dua qė tė vdesė se atėhere do tė kem ne shpirt njė arkivol tė vockėl. Njė arkivol tė vockel brenda ngrehinės sė vetvehtes. Brėnda gėrmadhės sė eshtrave. Me kot do tė pėrpėlitem nėn dallgė e mbi dallgė.

Njė muranė me gur nė shpirt.
Njė shpirt ne murane i varrosur.
Shkon i vdekuri me tė gjallė!
Shkon i gjalli me tė vdekur!
O zot nė trajtė njeriu!
O njeri nė trajtė zoti!
- Fli!, - mė tha gruaja.- Fli!
- Po!, i thashė. - Do tė fle! Njė shekull do tė flė. Por kurr nuk do tė shpėtoj dot prej Tij.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-04, 11:27   #4
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rrėfimi i Dytė
SA HERE QE MARR KETE RRUGE

Autobuzi po i afrohej stacionit te fundit. I perhumbur ne mendime, nuk i kisha vene re bashkeudhetaret ne kete linje urbane te kryeqytetit.
Perballe kisha nje grua, qe mesa dukej nuk kishte ndermend ta largonte veshtrimin nga une, pa e ēare koken se kjo menyre vrojtimi kureshtar me torturonte, me bente te me dukej vehtja si nje kafshez ne kopshtin zologjik te kryeqytetit, jeta e te cileve percaktohej pikerisht nga kjo kureshtje publike.
”Ē’te jete?”, thashe me vehte. Une nuk jam ndonje surrat per tu pelqyer, ne mos qofte ndonje gje tjeter shkaku. Ēfare e shtyn te mi ngule syte si ēaponj? Ku ishim pare? Ku ishim njohur e harruar? Ndryshe ē’kuptim ka ky shikim lakuriq i pacipe.
Mos ndoshta na lidhte ndonje flirt i braktisur, i mbetur akoma si gezhoje e vjeter rreze ndonje shkolle a konvikti. Ndonje takim ne zallamahine e metingjeve ku njerzit ēapeleheshin per te pare tribunen. Diku ne ndonje qoshe ku shurrojne qente e bejne dashuri te vonuarit.
Ku pra?...
Nisa t’a veshtroj. Vura re se ishte nje grua e pashme, e kolme megjithese disi e rende nga tulet. Atehere per ta sfiduar kureshtjen e saj nisa ta veshtroj aq thelle sa sikur po depertoja ne qenien e saj. Po ja ktheja me te njejten monedhe paturpesine e shikimit. Ndjeva qe ajo po irritohej dhe kur zbriti ne stacionin e parafundit tek Mapo-ja e kombinatit desh u rrezua sepse shikimin vazhdonte ta mbante mbrapa nga frika se ndokush e ndiqte. “Hajt ne djall!”, thash me mendje. Mos valle do t'i kete lexuar mendimet e mija per bushtrat qe sillen pazarit duke i pare meshkujt ne sy. Kurrsesi. E megjithate, ajo diē kish vene re tek une, qe ishte llahtarisur e kish marre vrapin si pele, ndryshe nga se ndodh ne disa raste ku behet nje ikje e bute me nje veshtrim epshndjelles... siē behen miliona flirte te perditeshme kalimtare.
Me siguri nuk isha mire. Isha i murretyer. Me mendime te bera lemsh. qe me krijonin nje gjendje te tensionuar e nervoze. Dhe ēudia eshte se,sa here marr kete rruge, sa here kaloj kodren me pisha, pas te cilave fshihen varrezat e Sharres e duket fusha, me zgjohen ca ndjesi te ēuditeshme dhe egersohem si te isha nje derr i eger. Si nje derr i eger ne ēark, te cilin e terheq pas vehtes si i terbuar, e kafshon duke shkumbezuar por pamundur te shpetoje prej tij.
Me siguri, thashe me vehte, do te kem hunguruar derrēe per deri sa pela e “Saviemit” mori rrugen e llahtarisur duke braktisur pa nje pa dy lojen e flirteve me veshtrim. Kisha degjuar se ka njerez ne bote qe tere jeten dashurine e bejne ne flirte kalimtare, ne ca veshtrime te thella qe kane jete sa kohezgjatja e udhetimit ne mes te dy stacioneve urbane. Idile ajrore, rapide qe lene pas boshellek e trishtim. Pra mesa duket me egersine time i kisha prishur idilin peles se “Saviemit” e cila mbeti e zhgenjyer nga partneri brutal e i pagdhendur ne ndjenja, i pamesuar ne delikatese...
Keshtu me ndodh te jem sa here qe marr kete rruge. Kjo per shkaqe te kujtimeve te vjetra.Te analogjive tronditese ne nje hapsire kohe te pamate prej gati nje ēerek shekulli.
Ndoshta dhe per shkak te unitetit te stineve. Megjithe se ky mars ndryshe prej zymtesise e shtergatave te dikurshme prej te ftohtit kallkan, tani me afronte diē me shume ngrohtesi, diē me shume kaltersi, megjithese tej ne horizont shfaqeshin shtellunga resh kercenuese qe dyndeshin nga Durresi e Shkembi i Kavajes.
Pavaresisht nga ndryshimet qe kishin dy stinet e largeta, here-here me fanitej sikur ato shkriheshin e treteshin ne nje te vetme. Veēse, keto kodra te buta akoma nuk e kishin emrin varreze. Ishin te ēveshura, e aty ketu lartesonte ndonje trung i moēem ulliri.
Tani ne vend te ullinjeve lartesonin gure e pllaka ēimentoje qe tregonin se sa te panumėrt ishin trupat njerezore, qe preheshin aty ku dikur ne ishim zoter e skllever te atij peisazhi gri. Tani atje eshte nje varreze kolosale. Nje varreze qe rri aq rende ne kujtimet e femijerise. Tere ato mijra skelete nentokesore atehere gjallnonin rreth e perqark ketij trualli. Ndersa tani kane heshtur pergjithmone. Nje heshtje vrasese.
Gjithesesi dhe kujtimet e mendimet kane varrezen e tyre, mendova. Gjithesesi shume ngjarje te perjetuara i mbajme te kyēura, e ne mos qofshim varrmihes te pakten jemi roje varrezash. Roje te mendimeve te kyēura, roje te ideve te vrara, te pasioneve te mbytura, te epsheve qe kemi shfaqur deri ne shperftyrim, por desherojme as te mos te mendohet prej te tjereve se i kemi perjetuar. O Zot gjithesekush fsheh diēka, Gjithesekush kerkon ta mbuloje prapesite e veta ne hi. Gjithesekush perpiqet te laje duart si pilati me te pegerrat e veta.
Ecja ne kembe, prane pishave qe mbulonin shpatin verior te kodres derisa zbrisnin te lodhura perballe Kombinatit te Tekstileve “Stalin” qe villte tym te zi.
“Krematorium!”, thashe me vehte. Me siguri neper ate oxhak te larte kalojne shpirtat e perveluara te mekatareve te botes se nendheshme, ne perpjekje per te shpetuar prej sfurkut te djajve e per te fituar nje cope qiell. Ah ky qiell!
Edhe ne mos qofshin te botes se pertejme jane shpirtat e kesaj bote qe nxihen e pervelohen neper keto tymra. Digjen deshirat. Digjen kujtimet, ndjenjat. Digjen instiktet, frika, makuteria.
Vritet shpirti. Vritet pak e nga pak dhe vete njeriu duke u kthyer ne nje zvarranik qe kerkon mbijetese. Vriten ditet. Vriten oret. Neper kthinat e depove te ketij kombinati gjigand, ca dashnore te lodhur me sy te zbehte, kur gjejne rast, shfryjne epshet aty mbi dengjet e pambukut. Kurrkush s’te pyet ke apo nuk ke deshire. Kurrkush nuk te pyet te pelqen apo jo ajo qe te imponojne. Tani kembet po me sillnin vete ne kete vend te mallekuar.
Tani nuk kisha pas vehtes kondakun e pushkes dhe as zerin e vrazhdet te shoqeruesit. Po cili eshte ne esence ndryshimi?! Ēfare ka ndryshuar qysh atehere? Nuk isha ne gjendje te jepja kurrfare spjegimi, sa kohe qe beja rrugen nga stacioni i fundit i Kombinatit e deri ne sheshin para kodrave te Yzberishit, ku dukej ēatia e bardhe e pularise, dhe diku me tej ne mes te plepave rrethues, ai, katerkendeshi gri, katerkendeshi i ftohte, katerkendeshi i hekurt ne te cilin ngjizej beton, hekur dhe dhune. Kisha arritur ne ate gjendje shpirterore sa kisha nisur te flisnja me vehte. Pak e nga pak po dyzohesha. Flisnja Unė me nje tjeter po Unė. Por me nje Unė me te vogel, qe qendronte brenda drrases se kraherorit tim, si brenda nje kutize te vogel, ne trajte katerkendeshi imagjinar, ne trajte burgu. Pra si keto kodra te buta te Yzberishit qe kishin ne kembet e tyre katerkendeshin e ftohte e te hekurt te shkolles-burg, edhe une ndjeja te kisha ne shpirt nje katerkendesh gri te ftohte, te hekurt, te rende...
E kisha. Sigurisht qe e kisha.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-04, 11:27   #5
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rrėfimi i Tretė
AI E KA EMRIN TONINO

Edhe menyra se si ecja ne rruge ishte nje tundim. Shoh hapat e mija... kepucet “Adidas” te bardha ne asfaltin e zi. Pika nga e cila shihen objektet perdhe nga kineastet quhet syzogu. Ēdo gje nga ky pozicion shihet e shtypur, e plloēte. Por nuk ishte kjo qe me shqetesonte ate ēast. Nga veshtrimi syzogu me fanitej sikur prane hapave te mija, ēapiteshin dhe nje pale hapa te tjere me te njejtin ritem. Ndaloja une, ndalonte dhe ai. Ecja une... ecte dhe ai. O zot i madh, ē’eshte ky qe me ndjek pas si hije. Me bindje te verber prej skllavi. Ndryshe prej personazhit qe i kishte humbur hija, perkundrazi une kisha fituar nje hije. Nje hije qe me ndjek pas si njeri. Tani une isha i vetemi njeri me dy hije ne kete bote. Apo kish edhe te tjere sepse sa here kisha degjuar te thonin, ”Hej ti, mos u bej me hije!”. Perpiqem te ndrroj drejtimin e hapava duke bere anash rruges, mirepo hapat e veckel bejne te njejten gje. Pse nuk marrin nje tjeter drejtim?
Pse nuk e ngatėrrojne rrugen neper te gjitha keto kryqezime ku kalon njeriu. Ja hapat e vegjel sikur marrin trajte. Prane adidaseve te mia shfaqen nje pale kepuce te zeza, te palyera nje shekull, me lidhese te keputura pergjysem qe hidhen e perdridhet, dhe siper kepuceve duken nje pale ēorape pambuku ngjyre kafe.
"Mendja e njeriut eshte nje ēudi" - thashe me vehte. Dhe per t'u qetesuar, nisa te bind vehten se ato qe po shihja si ne gjysem kllapi, ishin kurrgje me shume se imagjinata e ndezur nga emocionet, qe me ngallte gjithmone kalimi ne kete rruge. Por nderkohe ishte aq e forte, dhe ndjenja e besimit se ajo qe po ndodhte ishte nje realitet, saqe nisa te flas me hijen. Madje i vura dhe nje emer: Tonino. Ishte emri i nje personazhi te librit te Xhani Rodarit, qe ne femijeri nuk e hiqnja nga dora. Me zinte gjumi me te ne dore dhe e mbaja te shternguar derisa vinte Dada, qe ma hiqte nga dora, me puthte dhe me mbulonte me kujdes. Pikerisht ne ato ēaste edhe ne femijeri une nisja endrren dhe biseden time me Toninon.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-04, 11:30   #6
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rrėfimi i Katėrt
KUR FLET E GRINDESH ME EREN

- Ku po me shpie?
- Atje ku ishe atehere ne Mars.
- E perse?
- Sepse je i keq, zbatharak. Se thyen xhama, nuk vete ne shkolle dhe... vjedh...
- Ēfare thue more. Je ne vehte ti?!
- Jam e ē’ke me te.
- Po ja fut kot. Zaten te gjithe ju shkrimtaret ja futni Roma per Toma.
- Te dogji he...!
- Jo nuk me dogji, por une nuk vjedh dhe me vjen te pelcas kur me akuzojne per gjera qe nuk i bej.
- E po, ndoshta tani jo. Por atehere...
- Jo, jo! As tani dhe as atehere!
- Edhe genjeshtra te ka pelqyer gjithmone.
- Une nuk genjej, une them vetem te verteten.
- Tani na kenaqe. E kur ke thene te verteten, ti, Tonino?
- Gjithmone.
- Po dale mor kokoroē. Nga menyra se si flet dalka se genjeshtar qenkam une.
- Je, - Dhe une rri e degjoj broēkullat e tua.
- Ti degjosh e ē’ke me te. Apo te bie autoriteti zoterise tende, se helbete je goxha shkrimtar.
- Mor rrugaē, kokegdhe. Mor i paudhe... Mua te mi thuash te gjitha keto? Mua qe te kam mbajtur ne shpirt nje ēerek shekulli?!
- Pse nuk thua se me ke mbajtur ne burg? Ne burg me ke mbajtur. Te lidhur me pranga si qen i terbuar. - Dale mor ē’thua? Kur m’u bere dhe mosmirenjohes e gojeprishur, bre... Thirri mendjes Tonino. Leri genjeshtrat.
- Te gjitha keto jane te verteta. Te verteta e pike...
- Te pakten ule zerin... U beme ēorap ne sy e goje te botes. Degjojne njerzit e kushedi se ē’thone.
- O ē’na bere per te qeshur. E ku ka njerez ketu. Mire thone se shkrimtaret jane te fandaksur. Degjojne njerezit thote... Po ketu ka vetem varreza mor humbaraq...
Hodha veshtrimin nga kodra e ullinjeve e kthyer ne varreze. Vertete hiēgje.
Fryme njeriu. Veē une dhe Ai. Une, Ai dhe varrezat. Kishte mbetur pas kombinati me oxhakun qe te kujtonte krematoriumin. Me trishtoi fakti se ne mes nesh nuk kishte gje te gjalle. Une, Ai dhe varreza. Mos ishte ky nje triumvirat qe kishte per simbol heshtjen e perjetshme? Une, Imagjinata dhe vdekja. Une, Tonino dhe Varreza. Filozofia e tjetersimit apo e hiēmosgjese?!
Ndodhesha ne nje bote ireale. Ndodhesha ne nje hapsire pa peshe. Ē’desha qe erdha ne kete bote, ne kete hapsire pa ajr. Ē’kerkoja ketu?! Une nuk isha as ndonje biēim an-tropologu qe bashkon eshtrat ne perpjekje per te deshifruar historine. Te mos e kisha marre kete rruge me mire. Te mos isha ndodhur ketu. Te mos e merrja persiper nje ēmenduri te tille, siē eshte filmi per banoret e shkolles-burg qe sipas stilit rus te Makarenkos e quanin Koloni.
Te kisha zgjedhur diēka me te gezuar, ta zeme nje etyd prane detit.
Ē’te duhen ty kolonistet, i thashe vehtes. Ē’te duhen ty femijet e veshtire?
Ē’te duhen ty te braktisurit, te perbuzurit...Dhe, pse pikerisht ti?
Ktheva koken pas per te pare nese me ndiqnin hapat hije, por per nje ēast nuk pashe e nuk ndjeva kurrgje.Isha vetem ne mes te udhes. Kurrkush tjeter nen qiell nuk ishte prane meje ne ate rruge te shkrete.
Do te heq dore, thashe me vehte. Madje mund te kthehem qysh tani e t’u them ne Keshillin Artistik se tema nuk premton kurrgje. E ku behet film per ēapaēulet qe nuk lene dy gure bashke, do tu thosha... dhe ne djall gjithe keto tundime.
- Ec!, - degjova nje ze brenda vehtes.
I hutuar u terhoqa pak anash duke menduar se dike edhe mund ta kisha penguar.
- More, ē’me hutohesh si buf kenete ne mes te dites? Une te them ec perpara e ti me rrotullohesh sikur ben balet. Tamam bark per balet ke ti, re babush. Veshtrova rreth e perqark me supe te ngritura.
- Ē’me rri sikur te ka rene drrasa ne koke?!
- U hutova se, per nje ēast mendova se je vetem nje imagjinate e ndezur. Se.... se nuk je i vertete.
- Si nuk qenkam i vertete?! Dhe si duhet te jete ai i verteti qe mendon ti?... Ndersa mua, re babam, me duket se ti nuk je i vertete. Je gjysma, domethene vetem ajo qe duket.
- E ku e di ti se ē’eshte gjysma tjeter qe nuk duket? Lojra me ajzberge do te na besh tani?
- E di shume mire, nguli kembe Tonino. Di gjithashtu se ti do te jesh i vertete vetem atehere kur do te jesh bashke me mua.Ose si te them, a merr vesh nga piktura?
- Ē’ka.
- Atehere une jam sfondi yt i thelle. A nuk ke vene re se te gjithe piktoret bejne kujdes per sfondin. Xhokonden a e ke pare.
- A e kam pare thote?! Ate , i dashur Tonino, e kane pare dhe maēoket. Ne fotografi sigurisht, se ne Luver nuk te le njeri te shkosh.
- Mire de, mos bej shaka. Flas seriozisht. E pra po ta kesh pare, do te kesh vene re se ne sfond ka nje lume, nje ure dhe nje rruge. Ngrita serisht supet, ēfare me eshte bere zakon sa here qe ndodhem para ndonje te papriture. Po ky Tonino nga i di te gjitha?!
- Megjithese nuk e kam te qarte i ka apo nuk i ka ato ura e lumej Xhokonda, dua vetem te te pyes: Ē’lidhje ka kjo me ne te dy?!,- i thashe me seriozitet.
- Ka, si nuk ka! Lumi, vazhdoi i qete Tonino, eshte jeta ime, ura ajo qe na lidh ne te dy, ndersa rruga ajo qe na solli deri ketu... O Zot po me linte pa mend me logjiken e tij.
- Sipas teje, ja ktheva aty per aty, Leonardo da Vinēi e ka pikturuar Xhokonden per ne te dy?
- Mos u tall, se di edhe une te bej ironira,me tha i inatosur.
- Mire, po terhiqem, po me trego se perse ne ate portret qenkemi ne te dy, Tonino?
- Ky qenka ēole fare. Po kete e di gjithe bota mor njeri. Se mos jemi vetem ne te dy ne kete bote te piste. Kete e di jo ve-tem maēoku yt ne Tirane te Re, por edhe bufat e kombinatit.
- Kaq i bindur je?
- Eshte e thjeshte... Ē’do njeri ka nje lume nga i cili rrjedh, ka nje rruge neper te cilen ecen, ka dhe nje urez me te cilen lidhet jo vetem me te tjeret por edhe me vetvehten, me ate ēfa-re ka qene para se te rrubulloset nga shendeti e te behet ke-shtu si je ti.
- Po me ēudit. Me moshen qe ke dhe i di te gjitha keto gjera.
- Pse te duket pak te jesh 35 vjeē?
- Ē’thua mor i paudhe? Ti nje cope ēapaēul pesembedhjetevjeēar je.
- Se te pelqen ty te mbetem aq. Per te me bere stop kamera siē thoni ju ne Studio kur beni filma. Prandaj dhe dukem si nje femije i plakur dhe ty te vjen turp te dalesh me mua ne sy te njerezve. Tani te te bej une nje pyetje:pse te gjitheve u thua se nuk me njeh?
- Nuk e di.
- Si nuk e di?! Te vjen turp e... Ja dhe tani po skuqesh.
- Mbase.
- T’u lidh goja. Ke mbaruar dhe shkolle te larte, shkruan ndonje tregim me ca personazhe qe nuk e di nga i ke gjetur. Ke bere ate filmin per Keshtjellen qe ta kane pelqyer aq shume. Po ne ate librin me petale bajamesh qe bien sipas qejfit, nuk ke shkruar gje per mua?
- Bah, edhe ajo me duhej.
- Po ate te kishe bere, o njeri. Per mua qe thyeja te gjitha llampat e dritave te kishe shkruar. Nuk mbetej llampe qe te bente pakez drite ne rrugen Badra. Te gjitha keto i beja une, dhe keto jane histori per te treguar. Te shkruaje se si e katranosa ate batakēiun e dyqanit te qymyrit. Ate mo, Maksut Qenefin, qe ngacmonte grate e lagjes. Pse ben sikur nuk mban mend? E zura nga palltoja e zeze dhe e rrotullova derisa u plas sheshit.
Pastaj nisen guret. Nane e zeze. Obobo i ziu Maksut. U be me keq se epiteti qe i kishin vene grate per shkakun se perpara se te hapte dyqanin e qymyrit pastronte gjirizat e lagjes me nje karroce te vjeter. Ai Maksut Qenefi as u duk me te merrte paret per qymyrit qe u kishte dhene veresie grave te Badres. Ate dite gjitha grate e lagjes u gezuan se nuk do te paguanin me asnje metelik. Se keshtu u thoshte lekeve Sili i Zef Prekes, qe me mesoi si tia punoja ate rreng Maksut Qenefit. Sili mblodhi ca leke tek grate e tjera e mi dha mua duke me thene se sa t’ja japim atij kopukut ziosh te qymyrit, qe i shihte grate me sy pushti, me mire t’i marresh ti, qe na e hoqe qafe se ai kerkonte diē me shume se haku i qymyrit.
Dhe e di se per here te pare ne jeten time e kam tymosur me cigaret qe bleva me paret e grave te Badres. Pa le kur shkoja e tymosja balle perballe dyqanit te Maksut Qenefit, i cili hante vehten me dhembe. Pastaj i pagoi para nje polici qe ma beri kurrizin paq e kusurin ti e di... per keto dhe disa zallamahi te tjera me percollen ne kete stalle derrash ketu ne Yzberish. Ja kete te kishe shkruar qe eshte nje histori e vertete e jo ate tregimin per brigadierin plak qe stivoste dėrrasa heroikisht ne Zall te Kirit, ku dielli te pervelonte ne vere e murlani te thante ne dimer. Ate tregim per nje komunist matuf, qe te dhemb koka kur e lexon...
- Do te me mesosh se ē’eshte jeta e si shkruhen librat?
- Une nuk mesoj njeri. Une vetem tregoj jeten time. Ty a te ka qelluar te flesh ne mullare?
- Jo.
- Po te te ndjeke njerku e tasi i makaronave te Dades te te derdhet neper shkalle nga tmerri i ikjes.
- Jo.
- Po te te rrahin si qen i Sallahanes tek Ura e Bunes?
- Jo.
- Po te te lene pa ngrene e te hash lakra te gjalla tek Ara e Pashes, si nje gomar pa zot?
- Jo.
- Po ndonje fjale tjeter veē fjales “jo” a di?
Heshten qe ra per disa minuta e prisha une me nje ton pendimi.
- Tonino me fal!
- Perse te te fal?
- Se te kam braktisur kaq kohe. Te kam lene te vetmuar.
- He mo, s’ka gje. Sa prind ne bote i lene femijet rrugeve.
- Me vjen per te qare, - i thashe. - Se e verteta eshte se te dua shume. Sa here shoh tim bir, qe eshte dhjete vjeē, me shkon mendja tek ti. Ai vishet mire e bukur, ka shtepi te ngrohte, ndersa ti mbete e mbete me keto rroba te vjetra udheve te botes.
Zgjata doren per ta perkedhelur por ndjeva qe dora ime mbeti ne ajr. Megjithese isha ne nje gjendje ku nuk po kuptoja ē’po ndodhte, vazhdoja te jetoja me idene se kisha nje partner ne bisede. Here-here me behej sikur flisja me vehte. Mirepo zeri i Toninos sikur mi largonte dyshimet e nje bisede imagjinare.
- Do te me lesh te bej shoqeri me djalin tend?
- Jo Tonino, mos ma kerko kete... Ti mund ta besh ate si vehten, anarkist e rebel...
- Kur ti mendon keshtu per Toninon e shkrete, u nxeh hija ime, kush e di ē’mund te thone te tjeret?!
- Une te thashe, me fal Tonino!
- Ē’te te fal more derezi e punezi. Te te vije turp nga vehtja pa per mua rrofshin mullaret. Bota kurr nuk do te mbetet pa mullare e pa strehe varfanjakesh.
- Me vdiqe me ato mullaret e tu...Te kam thene, e madje po ta them dhe tani, eja ne apartamentin 15 te rruges Hajdar Hidi dhe trokit pas ores 11 te nates.
Une gjithnje fle i fundit.
- Fshehurazi nuk vij!
- Pse, si thua ti...Te ngre pallatin ne kembe e te ve tellallin “Ngrihuni se erdhi Tonino Badra!”. Hajde te degjosh Xhevatin ne mbledhjen e Frontit pastaj.
- Ashtu me pelqen. Po ti mos i tharto turinjt se nuk vij. Po nuk me deshe ti, nuk te dua dhe une. Ika...
- Prit, ku iken Tonino? Te lutem qendro! - ju luta me nje ton pajtues.
Ndersa nga nje hapsire me erera fishkelluese si nga thellesia e nje pusi degjova zerin e tij qe behej gjithnje e me shume metalik e me frekuenca te ulta.
- Mos te kane plasur syte, or babam. Nuk e sheh se kush po vjen perballe?
- Nje polic. E ē’rendesi ka nje polic. Ne fund te fundit ē’pune ka ai me ne?
- Me ty mbase jo, foli gjithe mllef Tonino, ndersa mua, vazhdoi ai, po me pa me mbertheu... Pa, pa, pa ē’jane keta policet. S’i shoh dot me sy.
Kafshe fare jane.
- Ka edhe djem te mire, i thashe per ta zbutur.
- Ēfare thua more. Policin edhe kur e ke baba, polic eshte.
Edhe ti po te beheshe polic do te qelloja me gure. Ika. Pa, pa, pa, keta policet!
Heshti ca. Nderkohe qe nisi t'i binte asfaltit me majen e kepuces se shqyer, si neper dhembe shtoi:
- S’i shoh dot me sy. Te gjithe si Maksut Qenefi jane!

- Tonino, Tonino! - thirra une ne thellesine e pusit te hapsires por bashkebiseduesi im ishte zhdukur. Ndjehej vetem era qe fiskonte e te ndillte nje gjendje trishtimi.
Me duhej sikur isha ne nje bote ireale.
Sikur po flisnja e grindesha me eren!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-04, 17:22   #7
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

NJĖ NATĖ NGA NETET PA GJUMĖ


Zgjohu Kosovė!Zgjohu nėna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytė
mu nė zemer,mu nė shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
per tė pėrqafuar unė, ashti yt?
Zgjohu,Kosovė!

Nga degėt e mia tė thyera kush po dahet,
kėtė cater kush po e le?
Ē`janė keto gjurmė gjaku qė po shtohen
nėper fytyren tende,
kėto varre e murana qe po sillen vėrdallė
rrethė shtėpisė sime?...
Zgjohu, Kosovė!Zgjohu, nėna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovė!...

Sonte vėtem mbeta e
nė derė tė oborrit askush s`po me troket,
askush mė, thua vdekur jam e harruar
Nė keto troje e suka gjaku.

Thua mė ėshtė shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovė, flakė e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota nė ty le tė kallet!

Ali Podrimja
__________________
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-04, 17:23   #8
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

Emrin e ka Dashuri
Ali Podrimja

Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane
kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur
ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me -
e ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni
por asnje fjale te keqe per prinderit tane,
njerez te mire, asnje fjale, se kutjimi na i verbon syte.
Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere
per kete toke, se ata ishin trima mbi trima
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar -
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje,
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga - ata i
kerkuam;
nese ndokush ka dashuruar me jete lirine - ata
ishin.
Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar,-
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, -
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga, - ata i
kerkuam,
nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, - ata
ishin.
E ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem
mallkim jo
se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka
rrjedhur...
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-04, 17:26   #9
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

PERTEJ DHIMBJES

Ka rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
shitur. Kosovė.

Konaqet e tua deri nė themel po rrėnohen,
e pėrtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahėt e zogut tim tė vrarė me dashurinė e
njerėzve tė mi tė kallur etjeje.

Rreth trupit tėnd si gjarpėr mbėshtjellė jam,
vatrat e shkimbura pėr t'i pėrflakur,
duar e kėmbė t'i lidh me lėmshin e pėrrallave tė tua -
se s'tė lėshoj gjallė me gjak, pa tė larė pėllėmbė pėr
pėllėmbė, eshtra e jetė nė ty pa i lėnė
konak e mė konak pa tė ndezur flakė...
10 Kam rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
shitur prej pushkės kobzezė, prej pushkės
sė padukshme...
Cila do tė jetė kėnga ime e mbramė dhe fjala e fisit tim^

Plepi i shtėpisė sime u dogj, ku t'i preh sytė,
ku ta shuaj flakėn e ujės pėr ty, Kosovė?
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-11, 19:37   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ali podrimja


Ali Podrimja


I.
Pėr herė tė parė ai kishte zbritur nė Pragė dhe kishte takuar njė nėnė ēame, vogėlushi i kishte pėshpėritur unė jam Lumi, do e mund detin. Poezia ėshtė njė udhėtim drejt sė panjohurės, ka thėnė njė i urtė. Shkrimi i saj ėshtė punė sizifi. Nuk lind kur duam ne. Latohet derisa tė vilet maksimumi nga fjala. Pėr tė gjallė tė autorit krijimi ėshtė qenie e “gjallė”, lėvizėse. Pėr shkak tė njė fjale, figure a strofe, autorėt shpesh u kthehen teksteve. Edhe nė Letrat shqipe ka shembuj. Poezia konsiderohet diēka hyjnore, ngėrthen nė vete dhe misterin. Vlerėn nuk e pėrcakton sasia. Poetėt mbahen mend edhe pėr njė poezi. Ajo qė nuk vdes, tė vė nė veprim vazhdimisht. Lumi im, nuk simbolizon vetėm fatin e tij tragjik. Aventurėn time tė bezdisshme nė kėrkim tė sublimes nuk ia kam borxh vetėm kėsaj qenieje…
II.
a) Ēėshtja ēame vazhdon tė bėhet shqetėsim dhe i tė tjerėve. Znj. Hillari Klinton e ngriti para Senatit Amerikan, po kėtė e bėnė edhe dy eurodeputetė nė Parlamentin Evropian. Triumfi i sė drejtės ėshtė dhe triumf i ndėrgjegjes. Se kur do tė mbyllet kjo plagė e moēme, nuk varet nga ne shqiptarėt. Mirėkuptimi i ndėrsjelltė i dy popujve mė tė vjetėr nė Ballkan, grekėve dhe shqiptarėve, do tė hapte faqe tė re nė kohė tė modernitetit. Botimi i antologjisė “Eni vjen prej Ēamėrie” kishte pėr qėllim tė vetėdijėsonte njeriun se liria u takon tė gjithėve dhe akėcili komunitet ka tė drejtė tė mbrojė hapėsirėn dhe identitetin e vet. A do tė ngadhėnjejė arsyeja mbi tė keqen? Le tė besohet se Ballkani, mė nė fund, do tė lirohet nga gjaku i zi…
b) Shqiptarėt e grekėt nuk janė tė sotėm. I afron diēka e largėt. Lypset tė mėsohet edhe nga e kaluara. Tė kujtohet ajo qė tha Prometeu i Eskilit:
S’do t’i pėrmend, po do tė flas pėr pikėn
E fundit tė shtegtimit tėnd, kur erdhe
Nė fushėn e Molosėve ku majė
Njė mali ngrihet lart’ Dodona-froni,
Orakulli i Zeusit Tesprotian,
Atje, gjė fort pėr t’u ēuditur, ty,
Mjaft qart’ e hapur lisat ligjėrues
Tė shpallėn grua tė zgjedhur tė vet’ Zeusit.
Tė josh ky emėr? Tė pėlqen? E ndukur
Nga zekthi i tėrbuar me vrap ti rende
Drejt gjirit Rea nė det. Pastaj u ktheve
Si njė e marrė nga tėrbimi prapa,
Por dije se nė tė ardhmen gjiu i madh,
qė ti kalove, emrin tėnd do marrė,
Jonian do quhet, qė tė mbajnė ment
gjithmonė njerėzit shtegtimet e tua.
(Nga “Prometeu i mbėrthyer”)
c) ”Eni vjen prej Ēamėrie”, varg ky i Naimit, i cili i rri bukur librit, mbetet i hapur, sensibilizues, njerėzor; artikulim qė nuk e lė tė qetė ndėrgjegjen. Jam i vetėdijshėm se ky libėr do tė vazhdojė tė shkruhet edhe nė tė ardhmen, tė pasurohet me vlera e ide dhe bėmat tė mos interpretohen vetėm nga kujtesa historike… “Eni vjen prej Ēamėrie” bėn tė quhet rezolutė shpirtėrore e gjeniut krijues shqiptar mbi ēėshtjen ēame. Filloi tė shkruhet, ndoshta mė herėt, se kur u shfaq De Rada. Tragjikja ēame u bė shqetėsim i tė gjithė brezave tanė. Nė kujtesė na u ngulitėn detaje, toponime, tempuj, fjalė e bėma se shpėrbėrja ēame ishte vdekatare. Njė madhėshti e dhembshme e lashtėsisė sonė, siē ėshtė Dodona, qė ngrit nė kult, nuk ka krijues tė mos e ketė kujtuar. Edhe krijuesit e historianėt grekė treguan interesim. Nė tekstet e librat e tyre, nė mėnyrė tė pavetėdijshme, ndoshta, tesprotianėt lėviznin e dėshmonin diēka tjetėr, ēamėt e sotėm. Andaj Ēamėria nuk mbeti enigmė, trillim, por realitet i hidhur qė grith ndėrgjegjen njerėzore. Tek besohej se tragjikja ēame, ndjekjet shtazarake e vrasjet harroheshin; se mbylleshin siē e kishin paramenduar aneksuesit, filloi tė problematizohet nga tė huajt; reagimet e tekstet e tė cilėve sapo i lexon vėren shthurje njerėzore e morbiditet, e padrejtėsi qė nuk mund t’i ketė hije as qytetėrimit tė sotėm. Turpėrohesha nga vetja pse heshtja. A bėn tė varrosen faktet dhe tė na ndėshkojė historia? Mbėshtetja Milan Kunderėn se “njė komb i cili humb dijen e sė kaluarės, gradualisht e humb edhe veten”. Pra, libri nuk pėrfundon se Ēamėria shkruhet e interpretohet edhe nga tė tjerėt, tė cilėt, proceset e tė drejtės njerėzore i kuptojnė ndryshe nga aneksuesit. Megjithatė, frika ekziston nga e ardhmja. Ndėrgjegjja ndodh tė errėsohet, siē ka ndodhur shpesh, kur ēėshtja shqiptare ėshtė hedhur nė bixhoz…
d) Qenia kombėtare vihet para njė sfide harrestare… Eni vjen prej Ēamėrie ėshtė libėr i memories sonė, i guximit intelektual dhe njerėzor.
III.
1. Vetė emėrtimi i sprovės antologjike (2) “I kujt je Atdhe” vė nė spikamė hulumtimin, si dhe angazhimin e poetėve, qė mundėsuan tė merrem me njė ēėshtje madhore. Nė familjen njerėzore akėcili popull bėn ēmos tė veēohet bile edhe me njė shenjė. Kohėt moderne sjellin tė papritura nė shumė rrafshe dhe vėshtirė tė pėrballohen.
2. Para tė panjohurės, ku nuk dihet asgjė, si e kur mbyllet marshimi ynė nacional, i filluar qė nga lashtėsia ndoshta, ndodh tė vihet nė pyetje kodi etik dhe ekzistencial. Nuk bėn tė na befasojnė pyetje tė ndryshme qė shtrohen nga krijuesit, sidomos nė kohė kaosi, avarie, kur atdheu na shndėrrohet edhe nė monedhė, nė leckė…
3. Ajo qė ndodh rreth nesh, ka edhe gramatikėn e gjallimit, po qe se dimė t’i themi bėmat nė kohėn kur lypset guxim dhe mjeshtri, artikulimi, idetė e ngritura, gjuha, figurshmėria, do i sensibilizojnė edhe qendrat e vendosjes?
4. Me “I kujt je Atdhe”, nuk ballafaqohemi vetėm me veten tonė. Shtrohen edhe ēėshtje tė tjera, qė lexohen dhe interpretohen si kėrkesa tė njė kolektiviteti njerėzor.
Ndjenja e pėrkatėsisė sa vjen e bėhet mė e theksuar te krijuesit tanė. Nė mozaikun njerėzor duan ta shohin shenjėn e vet. Unė kėtė e kuptoj si vetėdijesim e kurajė krijuese.
5. Tė mbrosh identitetin do tė thotė se nuk je humbės, e as nuk e pranon poshtėrimin. Vlen ta kujtojmė njė mesazh tė Tufės: Shqipėria ėshtė mė e madhe se toka e saj… Nga njė mesazh tė themi nacional, mund tė ngrihet dhe njė rezolutė pėr ēėshtjen e Etnisė, nėse shteti shqiptar nuk e ka. Do tė thotė se Krijuesi shpirtėrisht e emocionalisht ėshtė mė afėr Atdheut dhe Kombit se Pushtetari. Kėtė mund ta ketė sjellė dhe dorė e huaj ose pėr interes personal ėshtė gozhduar pėr karrige…
6. Xhorxh Ourelli thoshte se nuk ulej tė shkruante, po qė se teksti i tij nuk ngrit ndonjė ēėshtje. Kjo dėshmon pėr angazhimin e krijuesit tė njėmendtė. Mbi konturat e misterit tė quajtur politikė u ngrit edhe ekzistenca, edhe identiteti, edhe paqja njerėzore. Pra, asgjė nuk ekziston qė nuk ėshtė politike, madje dhe njė pėshpėritje intime, edhe njė vijė e hedhur nė letėr…
Nė sprovėn poetike (2) “I kujt je, Atdhe” enigma qėndron nė vetė titullin, nxjerrė nga gjysėmvargu i Beqė Cufajt, qė mundėsoi t’u rikujtojė “jashtėplanetarėve” ē’ėshtė dhe i kujt ėshtė atdheu. Poeti anglosakson, Frosti, ndėr ēėshtjet kryesore tė poezisė sė tij vė ēėshtjen e atdheut. Fjalėt e urta dhe epet Borhesi i konsideronte pėr lekturė tė parė, ku kėrkonte magjinė e fjalės. Dhe, siē thotė Sabato “Borhesit atdheu i jep dhembje”
Me tė drejtė kritika e quajti se ai ishte vetė Argjentina.
Fatkeqėsisht, te ne atdheu ndodh tė shikohet si plaēkė e hedhur ndanė udhė, si vrimė e zezė; mė tepėr parapėlqehet diēka triviale. Por, ēfarė e pėrcakton identitetin dhe mund tė ketė baraspeshė me atė qė e ka dhe atij qė i mungon?
Kisha pėrqendruar shikimin te Kodikėt e Beratit dhe kisha kujtuar tė parėt tanė se me ēfarė xhelozie mbronin shenjėn tonė. Tek e shikoja pastaj njė fotografi tė Nėnės Terezė tė bėrė nė Kryegjyshatėn Botėrore tė Bektashinjve nė Tiranė (22 mars 1991, Dita e Sulltan Nevruzit) kisha lexuar tolerancėn shqiptare qė kishte fascinuar edhe metropolet. Dhe, nė Ditėn e Lumnimit tė saj nė Vatikan, derisa njė engjėllushe nga tejatlantiku, diēka pėrrallore mė ishte hedhur nė qafė, nė krye tė vendit kisha parė kreun e Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve. Mund tė ekzistonte tekst mė domethėnės pėr mirėkuptimin e besimeve brendashqiptare? Nga ekranet TV-ve nuk zbriste libri i poezive “Mėsomė tė dua“ i Nėnės Terezė. Kishte hequr tė zitė e ullirit derisa e kisha pėrpiluar. Kėshtu, maratona e filluar nga Iliria e Shėn Albanit e deri te shkulja e gurit e gurit nė Koshare, ndodhi nga shkaku i njė cope dheu qė quhet atdhe e qė tregon se kush je.
Vėrtetė, i kujt je atdhe? Apo qenkemi, siē thotė Visar Zhiti: Komb pa popull?
IV.
Sprovat qė i botova viteve tė fundit masmedia dhe kritika i quajti dhe antologji. Falėnderoj, po ashtu, dhe ata qė zunė thua nė to dhe nuk e pashė tė arsyeshme tė merrem me ta dhe as me tė ashtuquajturit “teoricienėt” e artit poetik. Sprovat i konsideroj gjymtyrė tė njė antologjie tė ardhshme, ku mund tė bjerė dhe ndonjė poet i prezantuar, se nė njė antologji kombėtare nuk ka vend pėr tė gjithė. Edhe sprovėn “I kujt je Atdhe”, vetėm e njė krahu gjuhėsor, pėrfaqėson ca krijues tė viteve ’90-ta nga Shqipėria e Jashtme, pra nuk e shoh nė kuadėr tė tėrėsisė kombėtare. Arsyeja e botimit tė sprovave ishte tė vė nė lėvizje poetėt, tė hulumtoj tė bukurėn qė vetė flet, t’i nxis botuesit pėr projekte tė tilla. Ata qė mendojnė ndryshe, i uroj pėr guxim…

(Ulpianė - Tiranė)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-12-12, 15:20   #11
Le jardin des disparus
Bulevardi i muzave!
 
Avatari i Le jardin des disparus
 
Anėtarėsuar: 22-10-12
Vendndodhja: Nė kopshtin e t`pagjeturve!
Postime: 408
Le jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ali podrimja

Dashuri, kobi im


(Kur tė putha, ma vure thikėn - Populli)

Ngre dorė nga gjithēka e jotja dashuria ime
s`paske qenė fati im
as qetėsia ime

qenkam mashtruar keq
pas teje duke vrapuar
nga syri i lig duke mbrojtur trupin tėnd

buzė lumenjve pranė vullkaneve
nė hijet e plepave tė maleve tė makinave
nė hotele nė katakombe sallone
tė kam zdeshur prej mistereve

nė qenien tėndee kam udhėtuar ditė e natė

as pėr pesė para ani yt
dashuri
kobi im

jashtė lėkure mė nxorėn dhėmbėt
qetėsinė dua t`ua prish drunjve
grave tė botės barit tokės

nuk u besoj fjalėve tua asgjėje tėnde s`i besoj
ik nga hija jote syri yt nga tė prekurit tėnd ėndrra jote
paske qenė e pabesė

ngre dorė nga gjithēka e jotja dashuri kobi im

Ali Podrimja
__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq
Le jardin des disparus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-12-12, 15:22   #12
Le jardin des disparus
Bulevardi i muzave!
 
Avatari i Le jardin des disparus
 
Anėtarėsuar: 22-10-12
Vendndodhja: Nė kopshtin e t`pagjeturve!
Postime: 408
Le jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ali podrimja

I pavdekshmi

ike
nga dėshira
pėr tė jetuar

por
tė gjallėt
ende s`i le tė qetė


__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq
Le jardin des disparus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.