Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-12-09, 13:40   #46
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Roli i gruas

.... skenari, regjia dhe roli kryesor i takojnė gruas!
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-12-09, 13:50   #47
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Roli i gruas

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ~AnnA~
dhe anasjelltas :) kur te vije gruaja prej pune, me ik burri ne pune e me ja leshu vendin grus para ekranit :)
A po sillka a
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-12-09, 13:50   #48
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Roli i gruas

Roli i Gruas (si dhe i cdo pjestari te shoqerise ) eshte evolutiv/dinamik/i ndryshyshueshem - VARESISHT NGA KONTEKSTI KULTUROR, KOHOR, HAPSIRORE dhe RENDI SHOQERORE QE IMPONOJNE SISTEMET E NDRYSHME IDEOLOGJIKE-POLITIKE-JURIDIKE !!!

IDEJA E NDARJES SE ROLEVE dhe PERGJEGJESIVE BRENDA PER BRENDA SHOQERIVE TE ORGANIZUARA (ne isntitucion dhe shtet ) VJEN GJITHERE DUKE U BERE ME AKTUALE ME PARAQITJEN APO NDARJEN E SFERES (jetes) PUBLIKE nga ajo PRIVATE ...
Se si keto dy domene te shoqerive te organizuara jane funksionaluizuar serish e perifrazoj : "varet nga konteksti kulturor, kohore, hapsirore"!
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-03-10, 09:49   #49
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

keni bėrė shum mirė qe keni hapur kto tema femra shqiptare vertet duhet te jet ne lartesi te detyres dhe patriotizmit ne integrim te shoqeise krahas mashkkullit
shum femra e kan deshmuar se mund te kryejnd etyra te mdha
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-10, 10:41   #50
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Te gjitha keto gra,qe jane pershkru ne kete teme dhe shume te tjera qe kemi sot jane heroina dhe krenaria e kombit,sikur edhe burrat qe i nderuan dhe i respektuan ato....
Te disa popuj, sidomos te okupatoret tane shekullorė ,eksiztojne fjale fyese per grate,femren ne pergjithesi !Psh,te turqit "rrospu-rrospi", te sllavet shkiet "kurva" .Sot disa t'pa ftyre sherbehen me keto fjale edhe ndaj femres,nenes shqiptare,por burimin si fjale nuk e kane ne shqip,qe d.m.th.. te paret tane nuk shpiken nje ofendim kaq te rande per femnen,

Respekt per gruan shqiptare....le te ecin me ball hapur,pa ju vu veshin bastardve turko-shkavell.
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga sherri : 27-08-10 nė 10:49
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-11-10, 21:43   #51
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Vjosa R. Osmani 1982 - ????

Znjsh. Osmani ka lind 17. maj 1982, ka pėrfunduar shkollėn fillore dhe tė mesme nė vendlindjen e saj nė Mitrovicė. Ka vazhduar shkollimin nė fushėn e drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės. Aftėsitė e saj tė shkėlqyera janė vėrejtur shumė herėt nga profesorėt dhe kolegėt e saj. Kur njė grup profesorėsh nga Universiteti i Pittsburgut (SHBA) kanė vizituar fakultetin juridik pėr tė vlerėsuar mundėsinė e krijimit tė njė programi shkėmbimor, znjsh.Osmani ka krijuar njė pėrshtypje shumė pozitive qė nga kontakti i parė me ta. Tetė vite mė vonė, po tė njejtit profesorė kujtojnė takimin me Vjosėn, atėherė studente e fakultetit juridik, e cila i impresionoi me punėn e saj tė jashtėzakonshme. Gjatė asaj kohe, Vjosa pėrfaqėsoi Universitetin e Prishtinės nė konferenca tė ndryshme brenda dhe jashtė shtetit, gara dhe seminare nė fushėn e drejtėsisė.

Znjsh. Osmani, vazhdoi tė fitojė vlerėsimet mė tė larta gjatė tėrė kohės sė studimeve. Ajo diplomoj Summa Cum Laude nė krye tė gjeneratės sė pėrbėrė nga me shumė se 2000 studenta.

Pasi diplomoi nga Universiteti i Prishtinės, znjsh.Osmani i ėshtė dhėnė mundėsia tė studiojė me bursė tė plotė tė Departamentit tė Shtetit Amerikan nė Universitetin e Pittsburgut. Ka qenė njėra ndėr studentėt e pakta nė botė tė cilat kanė arritur tė fitojnė kėtė bursė shumė kompetetive dhe presitgjioze.

Vjosa me pas ka pėrfunduar studimet Master me vlerėsime mė tė larta dhe ka pranuar shumė lavdata dhe ēmime gjatė studimeve, pėrfshirė; “Faculty Award for Excellence in Legal Scholarship”, ēmim ky qė i ndahet vetėm njė studenti nga Universiteti i Pittsburgh-ut. Znjsh. Osmani ėshtė duke pėrfunduar doktoraturėn nė shkencat Juridike (nė fushėn e tė drejtės ndėrkombėtare komerciale), nė Universitetin e Pittsburgh-ut, dhe ėshtė e vetmja kandidate nga e gjithė bota qė ėshtė zgjedhur tė vijojė doktorraturėn me bursė tė plotė nė kėtė program. Ajo ėshtė autore e shumė shkrimeve dhe botimeve shkencore nė gjuhėn shqipe dhe angleze.

Pėrveq gjuhės amtare, znjsh. Osmani flet rrjedhshėm gjuhėn angleze, turke, spanjolle dhe serbe. Qė nga fillimi i karierės sė saj profesionale, zonjusha Osmani ka punuar nė kapacitetet ligjore me Zyrė e Kėshillit tė Europės, Departamentin e Drejtėsisė, Komitetin Ndėrkombėrar tė Kryqit tė Kuq, dhe gjykatat e Kosovės. Vjosa po ashtu ligjėron tė Drejtėn Ndėrkombėtare nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės dhe tė drejtėn biznesore nė Universitetin Riinvest. Si profesoreshė nė vizitė (Visiting Professor), sė fundi ka ligjėruar nė Universitetin e Pittsburgut lėndėn “Shtetndėrtimi dhe ligji: Pėrvoja e Kosovės”

Me 1 Gusht tė vitit 2006, zonjusha Osmani ėshtė emėruar Kėshilltare Ligjore e Presidentit tė Republikės sė Kosovės. Pas dy vitesh ėshtė promovuar ne pozitėn Kėshilltare e Lartė e Presidentit dhe nė vitin 2009 ėshtė emėruar Shefe e Stafit te Presidentit tė Republikės sė Kosovės. Ajo vazhdoi edhe gjatė kėsaj kohe tė kėshillojė Presidentin nė ēėshtjet e brendshme dhe tė jashtme tė shtetit. Vjosa hoqi dorė nga pozita nė shtator tė vitit 2010, kur Presidenti Sejdiu dha dorėheqje nga posti i Presidenti.


Nė nėntor tė vitit 2010, nė zgjedhjet e brendshme tė LDK-sė znj. Osmani ėshtė zgjedhur anėtare e Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mė pas anėtare e Kryesisė sė LDK-sė, qė paraqet edhe organin mė tė lartė tė Partisė. Lidhja Demokrtike e Kosovės ka shpallur listėn e kandidatėve pėr deputetė pėr zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, ku pėrfshihet edhe kandidatura e Vjosa Osmanit, me nr.12 nė kėtė listė.

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-06-11, 23:17   #52
DEA
***
 
Avatari i DEA
 
Anėtarėsuar: 29-04-04
Vendndodhja: Baden Württemberg
Postime: 14,745
DEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Roli i gruas

.........e pakomplikueshme e thejshte e lakueshme, po jo nga plastika ka 160 pjese te trupit te levizshme, nerva te forta dhe nje preher ku 10 femije ne te njejten kohe mund te ulen, nje shpine qe barte shume, thuaja gjithmon e perkulur, ka 6 pare duar dhe fjala e saj sheron plage...................
Roli i gruas dje sot dhe neser
__________________
Prį, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketė gjuhė tė Perendķs, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s'i a lźn ai fmķs; Edhč atij i u thaftė, po, goja, Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore; Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja, Flet e t'veten lźn mbas dore.
DEA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-06-11, 09:00   #53
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Roli i gruas

.....nuk do te doja ti ndaj rrolet ne te burrit dhe te gruas sepse keto vetem te bashkuara ose te mirekombinuara arrijne efektin e duhur, rendesin e te dy gjinive do ta ndaja ne 50-50, prandaj vetem duke bashkpunuar ngusht dhe duke njohur rendesin e njeri tjetrit mund ti perballoin kohes.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 02-06-11 nė 09:05
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-06-11, 19:41   #54
halla e madhe
 
Avatari i halla e madhe
 
Anėtarėsuar: 07-12-04
Postime: 11,600
halla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Roli i gruas

...e pazavendesuar me asgje te kesaj bote!
__________________
Jetes kurr nuk i dihet.....
halla e madhe Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-11, 10:00   #55
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Heroinė po.
Ama asnjėri deri sot s'gėzoj atė vetėbesim qė t'i thotė njėherė FALEMNDERIT femrės shqiptare qė rriti kėtė komb, gjithėmonė vlerė ka pasė, por askush s'ia ka ditė femrės.
Nėnat e gjyshet tona, ēka kanė pėrjetu nė jetėn e tyre, falė modernizimit edhe vetėdijesimit minimal tė shqiptarėve, ne sot s'do pėrjetojmė. Kemi krijuar pak mė tepėr vetėbesim, jemi larguar nga mendimet e prapambetura por akoma jemi nė hapat e parė tė pėrmirėsimit.
Gruaja shqiptare meriton mė tepėr respekt dhe dashuri dhe mirėnjohje pėr atė qė bėn, jo si heroinė si Shote Galica (nė fakt kjo gjysmė heroinė se edhe kjo ėshtė pėrdorė si armė e Azemit - cili ia mori shokut gruan) apo Nėna Tereze e shumė tjera, por si heroinė tė pėrditshmėrisė, si ajo qė pėrkundi djepin e kėtij populli...

__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-09-11, 21:14   #56
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Pėr njė monument lirie


As lapsi hyjnor e as kjo tastaturė e bekuar kompjuteri nuk mund ta shpreh madhėshtinė e heroinave pėr tė cilat dua tė flas. Ndoshta do tė mendoni se po flas pėr heroinat e kombit tonė ndėr shekuj. Pėr ato trimėresha qė me jetėn dhe veprat e tyre i kanė dhėnė nder kombit dhe kanė hyrė nė pėrjetėsi. Ato vajza e gra qė na kujtohen nga emrat e rrugėve, monumentet e ndryshme apo nga emrat e shkollave dhe institucioneve tjera. Mirėpo, kėsaj radhe, dua tė kujtoj njė grup tė madh femrash shqiptare qė kanė ardhur dhe po shkojnė nga kjo jetė duke mos kėrkuar nga ne asnjė favor, asnjė ēmim, asnjė shpėrblim. Janė gra anonime, pa emra, pa nishan, qė ngadalė po bėhėn “specie nė zhdukje”. E pikėrisht ato, mendoj unė, duhet tė trajtohen si monumente tė gjalla lirie dhe identiteti.

Nė kėtė grup, afėrsisht dhe duke mos tentuar tė caktoj kufij artificialė nė mes moshave, janė gratė shqiptare qė kanė lindur nė mes viteve 1910 dhe 1960. Afėrsisht, janė gjyshet dhe nėnat e gjeneratės qė tashmė e ka barrėn kryesore nė shtetbėrjen dhe nė jetėsimin e lirisė sonė. Ato gjyshe tė mrekullueshme, shumica nga tė cilat kanė shkuar nga kjo botė, pa e parė njė ditė lirie, dhe ato nėna tė mrekullueshme, qė po plaken tashmė dhe nuk janė tė sigurta se a ka ardhur liria e vėrtetė apo jo (ky dyshim vjen nga ndjenja e hollė qė ato kanė pėr tė lexuar fytyrat tona, pėr tė kuptuar brengat tona, pėr tė cilat ato kanė jetuar dhe ende jetojnė).

Ato gra qė vajzėrinė e tyre e kanė filluar me njė zi tė tmershme buke (tė parat me urinė e luftės sė parė botėrore dhe tė dytat me urinė e “vishakut”) dhe qė kanė ėndėrruar nusėrinė nė njė kohė mė tė mirė, ato janė heroinat tona. Me gėrshetat e pastra sikur shpirtėrat e tyre, tė kėrrusura nė vekun e tyre, ato kanė ēėndisur, pėrveē artit, edhe lirinė. Lirinė e shpirtit tė tyre dhe lirinė e atyre, pėr tė cilat kėto kanė jetuar. Kanė filluar nusėrinė nė kohė tė egra dhe pa marrė parasysh nga gjuha e huaj, qė i ka ngulfatur burrat e tyre, kėto u kanė kėnduar djepave ninanana nė gjuhėn e ėmbėl shqipe.

Tė pandikuara nga shkretėtira komuniste, gjyshet dhe nėnat tona janė shėndėrruar nė “fjalorė” ku janė ruajtur mijėra fjalė e shprehje tė gjuhės shqipe, qė as profesorėt e gjuhės shqipe nuk i dinė tashmė. Burrat e tyre kanė shkuar nė burg pėr shqipen dykrenare, por ky shpend ka vazhduar tė qėndrojė krenar nė qilarėt e kėtyre heroinave, ku ėshtė ruajtur qejzi i tyre artistik. Ngjyrat e saj dhe tė sfondit ku rrin krenare shqiponja, kanė qenė ngjyrat e para qė fėmijėt kanė mėsuar. Edhepse i tėrė kombi ka qenė i zėnė nė kurthėn e njė “hapėsire pėr jetė tė zhveshur”, kėto gra kanė dhėnė shumė dashuri. Ato na kanė mėsuar dhe vazhdojnė tė na mėsojnė se ēfarė ėshtė dashuria e vėrtetė pėr babain, pėr vėllain, pėr burrin, pėr fėmijėn, pėr tė afėrmin…

Kur kohėt ndryshonin dhe meshkujt detyroheshin tė vishnin uniforma e rroba tė tė tjerėve, kėto gra vazhdonin tė ruanin me xhelozi veshjen mė madhėshtore qė njė femėr mund tė ketė. Ato vazhdonin tė ruanin traditėn dhe atyre u ishte besuar shumė nga ruajtja e zingjirit qė na bėn sot krenar para botės. Ato janė qė kanė ruajtur zakonet e vjetra dhe fisnike, kanė ruajtur forcėn e lidhjeve horizontale, tė cilat lidhje na veēojnė ende dhe na japin vlerė nė kėtė kohė tė stuhishme asimilimi dhe globalizmi. Si do tė ruheshin kėngėt e ėmbla pėr tė porsalindurin, kėngėt e bukura pėr trimin e ri, kėngėt e papėrsėritshme tė fejesės e martesės dhe vajet e madhėrishme pėr shqiptarin qė po kalonte nė njė tjetėr jetė…pa zėrin e ėmbėl dhe gjithmonė tė qetė tė kėtij grupi anonim tė grave shqiptare?!

Dhe kur meshkujt shtrėngoheshin tė anashkalonin tradita shekullore, ishin gjyshet dhe nėnat tona qė merrni primatin e konzervimit dhe “ajrosjes” sė kėtyre visareve. Nipave e mbesave, bijave e bijve, nė netėt e gjata tė dimrit, kėto gra fisnike u pėshpėritnin nė vesh pėr vlerat njerėzore, etike, kombėtare e fetare qė duhet t’i ketė njeriu. Derisa burri i saj ishte jashtė duke luftuar t’i mbijetojė stuhisė asimiluese, kjo grua dhe kjo nėnė vazhdonte luftėn e saj brenda shtėpisė. Derisa burri i saj ishte i detyruar tė mos pėrcillte rite fetare dhe shpirtėrore, jashtė “fesė” sė re qė kishte pllakosur gjithēka; derisa (paramendoni) burrat punonin pėr Bajram dhe Kėrshėndella e Pashkė, duke u shtirur se nuk po u dhemb kjo fare, gjyshet dhe nėnat shqiptare, me kėmbėngulje ua mėsonin duatė (shqiptarėve myslimanė) dhe uratat (shqiptarėve tė krishterė) pėr Krijuesin, duke e mbushur shpirt njė epokė tė zezė e tė zbrazėt komunizmi. Me njė sakrificė titanike, ato vazhdonin tė agjėronin dhe tė falenderonin pėr jetėn, tė cilėn e falnin pėr tė tjerėt, pa kėrkuar asnjė kompenzim pėr vete.

Janė kėto gra qė kanė pritur nė shtėpi burrat e tyre tė vrarė, pa nxjerrė njė zė dėshpėrimi. Janė kėto gra qė nuk kanė vėnė kujėn edhe kur shtėpitė kanė mbetur pa bukė e fėmijėt e tyre s’kanė pasur gjė pėr tė veshur nė mungesė tė baballarėve qė dergjeshin nė burgje. Janė kėto heroina qė kanė qėndruar burrėrisht (nuk e di se a tregon kjo ndajfolje atė qė dua ta them) kur djemtė e tyre janė kthyer nė arkivole tė gozhduara. Janė kėto gjyshe dhe kėto nėna qė kanė varrosur vajzat e djemtė, nipat e mbesat dhe kanė vazhduar tė luftojnė dhe tė pėrpiqen qė zingjiri i kėtij kombi tė mos kėputet. Janė kėto amazona qė nė ditėn e fundit tė shtatzanisė dhe nė ditėn e parė tė lehonisė, kanė punuar tėrė ditėn pėrkrah burrit. Duke rrezikuar veten dhe pa asnjė kujdes mjekėsor, kėto trimėresha kanė bėrė luftėn mė tė madhe: kanė shtuar shqiptarėt nė kėto troje.

Krejt kėto, dhe shumė tė tjera qė s’i zė letra, i kanė bėrė, dhe gjyshet e nėnat tona nuk kanė kėrkuar asgjė si kompenzim. Tė mėsuar nė kėtė shekull tė vėshtirė, me heronj tė shumtė, sidomos tė gjallė, dhe tė mėsuar t’u japim nderin e respektin e pakushtėzuar, shpeshherė duke u penduar pastaj, ne mund tė ndjejmė ēudi nga kjo. Mirėpo njė gjė ėshtė e sigurt: gjyshet dhe nėnat tona qė meritojnė respektin tonė mė tė madh si heroina tė kėtij kombi, po perėndojnė dhe ato nuk kanė kėrkuar dhe vazhdojnė tė mos kėrkojnė asgjė nga ne. Asgjė!

Nė varrin e gjysheve po rritet bari. Nė fytyrėn e nėnave tona po shtohen rrudha mė tė thella! Nuk e di se a janė tė qeta gjyshet nė varre dhe nuk e di nėse nėnat tona janė tė kėnaqura me ne. Rrugė tė reja po shtrohen dhe monumente tė reja po ngriten pėr tė gjithė ata qė kanė dhėnė diēka nga vetja pėr kėto ditė. Jam i bindur se monumenti mė i madh i lirisė dhe identitetit shqiptar u takon pikėrisht kėtyre grave shqiptare. Nėse, pėr shkak tė numrit tė madh tė tyre, ėshtė e pamundshme njė permendore fizike, le t’ua ndėrtojmė nga njė monument nė zemrat tona! Ato e meritojnė t’i ruajmė pėrjetė aty!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-12, 08:25   #57
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

gRUJA sHQIPTARE mozamakeq per ta,me 40 vjet rrudhet e bahet kepurdhe,krejt jeta i shkone ka rune nderin e ne fund prap se prap fjalt i ka permas,kan ike ato vakth,kohna,gruja shqiptare nuk duhet me jetu per medalje e cmime e lavde,ajo duhet me jetu separi jeten e saj,mi jap rendsi vetes,masnej familjes e me shiju diqka nga jeta,mi lan anash qto heroina e mendje te mdhaja,se tybe kshtutne shumica heroina jan,po shku dam kan ka kalojne jeten per gazepi,e ka jetojne per qta emna e (nagrada) se gjithkushe ne ate mnyren e vet sakrifikone ne jete,qofte edhe kineze,me vete thote une heroin jam ,,,,,,
grueja shqiptare a njeri,dhe sduhet em harru me ndi veten edhe gru...
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-04-12, 08:16   #58
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Sa here e lexoi ket fjalen Heroin,mendja ime shkone tek Gjyshja ime,sa here mbremjev kur nuk kishim rryme kerkoja nga ajo te me rrfente jeten e saje,ajo i dinte vetem dy prralla,po jeta e saje ishte per mua ateher perralla me interesante qe degjoja apo lexoja
Ajo plak shtat shkurt tregone femijerin e saj se si ishte rritur tek dajet,babi saj ishte vrare ne lufte ,pastai kohen kur ishte ber nuse,nga nje familje pasanikesh kishte pas fatin te behej nuse e nje djali i cilli ishte teper i varfer ....rrefente se kishte kalu nje jave dhe se dinte kush ishte burri saje,gjersa nje mengjes ai kishte veshur gjamadanin qe i kishte punu kjo,dhe e pa ne mesin e gjithe atyre burrav se kush ishte burri saje qe kishte martu,,,,sa hapja syte dhe ateher ishte e pamundshme ti besoja nje ndodhije te tille,po fakti se martesat ate kohe kan qen me shkuesi dhe traditat e asaj kohe kan imponu mundsit tjera pos kape si macen ne thes e fute qaty,del ku te del
Pastai ajo kohe kure gjyshi kishte vdekur nga nje semundje e rende dhe ajo kishte mbetur e ve dhe i ishte fliju 5 femijev te saje jeten,Nje grua e cilla arriti te ndertoje nje shtepi te bukur,te rris dhe shkolloi 5 femijet e saje,nje grua qe tek ne thojme(nje meter e nje zhelet) po qe nga rrethanat e asaj kohe ishte teper veshtire te mbijetohet,po ajo kishte mbijetu,babi tregonte se kure merrshin ate kohe rruge te larget me qerre,ajo kishte ne shok nje allati,pistolet,kobure,se di as une si kan qen ato arme ,po ajo kishte dal nga shtepija gjithmone ashtu,,,,,
Ajo nuk pushonte duke tregu dhe pershkru luften,e cdo gje te jetes saje,per mua ka qen dhe do jete rromani me i dhimbshem dhe me i bukur qe kam lexu ndonjehere,
Si ta pershkruash ndryshe nje grua e cilla i mbijetoi veshtersive te asaj kohe,nuk braktisi femijet e saj,dhe muer persiper cdo torture dhe rrezik per hire te femijve te saj,qka te mendohet per ditet e sotme,per mundsit qe i ka nje femer te jetoi,e jo te luftoi per mbijetes,sote nga friga se sdo ken mashkull ne jete,ndodhe qe femra te braktis femijen e saj te lej ne duert e te tjereve dhe ik martohet bahet edhe rob i tortures vetem pse nuk mundet me u pajtu me faktin se jeta e nje femre eshte femija e jo buka apo krahu i nje mashkulli,,,,,
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga emine : 02-04-12 nė 08:17
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-12, 17:05   #59
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Gruaja shqiptare gjithmonė ka pasur moralin e saj, po sot ?

Jo, jo s'ka pasur moralin, por ka pasur frikėn nga burrat e asaj kohe qė sot nuk gjinden dotė.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-09-12, 08:12   #60
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Nėnė Hatixheja - grua trime e Mulla Idriz Gjilanit

Jetoi nė mes jetės e vdekjes, nė mes dhunės dhe qėndresės, tamam ashtu siē iu pati hije grave tona tė traditės.

Njė kaptin tė veēantė nė historinė e popullit shqiptarė pa dyshim zėnė edhe gratė. Ajo, asnjėherė nuk u pajtua me padrejtėsitė, qė i ndodhėn gjatė historisė. Jo vetėm qė nuk u pajtua me tė, por lirisht mund tė thuhet se ishte pjesėmarrėse aktive nė tė gjitha lėvizjet dhe organizimet, qė u ndėrmorėn pėr daljen nga robėria shekullore, qė populli shqiptar me sakrifica tė mėdha pagoi ēdo gjakim tė lirisė. Ajo me dashurin qė kishte pėr lirinė, gjeti mėnyra dhe mundėsi pėr tu aktivizuar nė tė gjitha format e rezistencės qė u ndėrmorėn pėr lirinė e popullit, herė nė mėnyrė direkt, e herė nė prapavijė, ajo me njė dinjitet tė lartė ishte aty, ku ishin burrat dhe ku vendosej pėr fatet e mprehta tė vendit.

Pas vitit 1945, Gruaja shqiptare ishte po ajo grua e Rilindjes Kombėtare, vetėm ca mė e avancuar nė kuptimin e ngritjes arsimore. Ajo nuk mundi tė qėndronte duarkryq duke i parė sulmet e njė pas njėshme dhe masakrat e shumta, qė ndodhnin ndaj popullsisė shqiptare. U angazhua duke treguar trimėri tė rrallė nė organizatat nacionaliste dhe luftoi me kėmbėngulje pėr realizimin e qėllimeve mė tė larta kombėtare.

Numri i tyre, qė dolėn pėr tė mbrojtur pragun e shtėpisė dhe lirin aq shumė tė pritur ishte i madh. Vepruan ato, nė mėnyrė tė organizuar, por edhe aty ku e lypte nevoja. Me formimin e organizatės Nacional Demokratike Shqiptare, nė kuadrin e saj, nė komitete komunale tė NDSH-es, si formė organizimi, u aplikuan edhe komitetet e grave tė NDSH-sė, qė vepronin kryesisht me gra, ndonėse ato vepronin edhe nė forma tė tjera, ngase nė disa pjesė tė Kosovės organizimi i tyre nuk ishte edhe aq i mundshėm.

Sipas shumė shėnimeve qė kemi, nė Anamoravė nuk kishte ndonjė organizim tė veēantė tė grave. Por, duke hulumtuar nė terren, del se gratė e kėsaj pjese tė Kosovės mė tepėr vepronin nė kuadėr tė NDSH-sė, por aktiviteti mė i madh i tyre vije nė shprehje nė prapaskenat e veprimtarisė sė NDSH-sė, duke iu ndihmuar burrave nė mėnyra tė ndryshme.

Vlen tė pėrmendim se porosi e profesor Ymer Berishės dhe e krerėve tjerė tė Lėvizjes kombėtare ishte dhe kėrkonin me kėmbėngulje qė nė radhėt e NDSH-sė tė angazhohen dhe tė pėrfshihen sa mė shumė gra. Dhe si detyrė primare shtrohej qė ato tė angazhohen nė bartjen e postės, nė mbledhjen e ndihmave, nė shpėrndarjen e tyre, nė shpėrndarjen e afisheve nė qytet, nė grumbullimin e materialit sanitar, nė vizitat e shumta qė do t’u bėhen familjeve tė anėtarėve qė ishin tė arratisur nė male, qė ishin tė pushkatuar etj. Gruaja shqiptare rol tė veēantė luajti nė aspektin e propagandės, duke iu dhėnė zemėr grave tė tjera se liria ėshtė afėr dhe shumė shpejt do ta gėzojmė atė.

Nė vitet 1945-1947, me zbulimin e anėtarėve tė NDSH-sė, u zbulua edhe aktiviteti i dendur anti-jugosllav i grave tė Anamoravės. E dhe ato u ndodhėn nė bankat e zeza tė gjyqit duke u dėnuar me pushkatim dhe me vite marramendėse burgu[1]. Vlen tė pėrmendim procesin gjyqėsor nė Prizren tė Marie Shllakut, ku me 24 nėntor u ekzekutua me tre bashkėvendės tė saj.

Njė vit mė vonė, nė Gjilanin e Idriz Seferit, filloi njė proces tjetėr po aq makabėr se ai i Prizrenit, ku para gjyqit dolėn 36 atdhetar, pėr tu dėnuar me vite drakonike nga pushtuesi jugosllav. Para trupit gjykues, nė bankėn e zezė me njė krenari tė paparė gjerė mė atėherė, qėndronte kokėlartė amvisja e mė vonė aktorja e njohur e Teatrit Kombėtar nė Prishtinė, nga Ferizaj, Katarina Josipi- Pjetri, motra e devotshme e atdhetarit, Lazėr Josipit, qė edhe ai dėnohej po nė kėtė proces gjyqėsor. Gjykata e akuzonte se “ka qenė e ndėrlidhur me organizatėn e NDSH-sė dhe nė shtėpi e saj e ka fshehur ilegalin Hamdi Berishėn si dhe armatimin e shumtė, municionin dhe materiale tjera tė cilat ishin dedikuar pėr organizatėn e NDSH-sė[2].

Nė kohen kur organizohej procesi, Katarina kishte vetėm 23 vjet, e martuar, por megjithatė rrezikoi ēdo gjė vetėm e vetėm qė ti ndihmoj lėvizjes sė NDSH-sė. Maria, Katarina e shumė tė reja shqiptare dolėn para gjyqit dhe nė mėnyrėn mė tė vrazhdė u ballafaquan me realitetin historik, se liria megjithatė, pa sakrifica nuk mund tė fitohet. Por, ēfarė tė thuhej pėr tė gjitha ato gra qė nė mėnyrė tė tėrthorėt, duke qėndruar nė prapavijė, e ndihmuan popullin, i fshehėn dhe u kujdesėn pėr krerėt dhe anėtarėt e tjerė tė lėvizjes sė rezistencės. Mund tė themi se gruaja e Anamoravės gjatė tėrė periudhave tė historisė kishte zgjedhė njė rrugė mė pak ekspozuese, por qė epte njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė lėvizjet kombėtare. Ajo me njė devotshmėri u kujdes pėr fėmijėt qė ti edukojė nė tabanin kombėtar, ruajti me krenari postulatet e tė parėve pėr luftėrat kundėr robėrisė, mbrojti familjen si gjėnė mė tė shenjėt dhe ēdo gjė qė nėnkuptonte atributet mė sublime etike e kombėtare.

Nėna Zarife nga Gjyrisheci i Dardanės ishte shembulli mė tipik i njė gruaje qė sakrifikoi ēdo gjė vetėm e vetėm qė njėherė e pėrgjithėson ta shoh vendin e saj tė lirė. Ajo edhe me kusht tė flijimit tė jetės dhe tė tėrė familjes, u kujdes dhe e ruajti me trimėri Mulla Idrizin- nga Gjilani, nė sarkofagun e bėrė nė mur me gjatėsi 397 cm e gjerėsi 80 cm[3].

Nė kėtė sarkofag e ruajti plotė dy vjet luftėtarin e lirisė. Falė trimėrisė dhe dashurisė sė madhe tė nėnės Zarife, qė kishte pėr atdheun, ajo u kujdes me devotshmėri pėr tė, sikur ta kishte anėtar tė familjes mė tė ngushtė. Zbulimin e hoxhės dhe arrestimin e tij, nėna Zarife e pėrjetoi rėndė. Ajo nė momentin e arrestimit, duke mos e kuptuar qėllimin e mirė tė Mulla Idrizit ndaj familjes sė saj, ai dorėzohej pa e shkrepur asnjė fishek. E befasuar nėnė Zarifja nga kjo sjellje e hoxhės, ajo kėrkon nga ai qė tė mos dorėzohej ”pa luftė” dhe kėrkon “hoxhė, pushka top le tė bėhet, tė lutem mos u dorėzo”. Duke mos ditur se hoxha me atė sjellje tė qetė e tė urtė, nė tė njėjtėn kohė po e kursente atė dhe familjen e saj nga tragjedia mė e madhe qė mund tė ndodhė.

Pas kėsaj ngjarjeje edhe nėnė Zarifja nuk u kursye nga fyerjet, maltretimet dhe ecejaket nėpėr burgjet e ndryshme tė Gjilanit e tė Kamenicės. Ndėrsa djemtė e saj u kalbėn nėpėr kazamatet jugosllave si bashkėpunėtorė dhe bashkėveprues tė patriotit.

Nuk ishin rastet e rralla, kur gratė e luftėtarėve merreshin nė burgje si peng vetėm e vetėm pėr tė zbuluar burrin, vėllanė, djalin se ku fshihej ai, apo nė ē’kohė ai vinte nė shtėpi, apo nga ato kėrkohej qė tė tregonte kush janė bashkėpunėtorėt e tyre e shumė fshehtėsi tė tjera, e qė nė dosjet e UDB-es, ngelte pyetje pa pėrgjigje. Kishte raste tė shumta kur nėnat shqiptare me vite tė tėra pritnin burrat qė tu ktheheshin nė shtėpi, duke i rritur dhe edukuar fėmijėt me njė taban kombėtar, dhe duke iu treguar atyre, se baballarėt e tyre janė trima, se kėta duhet tė mburrėn qė janė fėmijėt e tyre. Kishte raste edhe mė tragjike, kur ata nuk ktheheshin fare nga burgjet jugosllave dhe as varret e tyre nuk arrinin ti mėsonin[4].

Me depėrtimin e njė pjese tė ilegales shqiptare pėr Greqi, shumė gra mbetėn pa burrat e tyre, dhe pėr tė gjallė kurrė nuk arritėn tė shiheshin ndėrmjet veti, por ato, megjithatė u bėnė ballė furtunave tė jetės. Ato ishin tė vetėdijshme pėr fatin e tyre, dhe e lanė amanet brez pas brezi se kush ishte shkaktar kryesor i fatkeqėsisė sė tyre familjare e kombėtare nė pėrgjithėsi.

Gratė shqiptare sikurse edhe burrat, qėndruan nėpėr birucat e ndyra e tė pista edhe, si peng pėr burrin, djalin e babanė. Rasti mė flagrant, i cili gjithsesi duhet pėrmendur ėshtė ai i gruas sė madhe tė Mulla Idrizit- NĖNĖ Hatixhes nga Gjilani.

Nėnė Hatixheja ishte e lindur mė 1915, nė Gjilan. Ishte bija e Bajram Rexhep Nallbanit, njė familje qė ishte e njohur me traditė patriotike. Megjithėse ishte e pa shkolluar, por pas martesės me Mulla Idrizin, ajo mėsoi shkrim-leximin nga burri, sepse ai ishte dashamirė i madh i arsimimit tė femrave, ngase shpesh thoshte, se pa grua tė shkolluar nuk mund tė ketė as komb tė ngritur, se mėkati mė i madh i njeriut ėshtė po qe se gruan e lėmė tė pa shkolluar.

Prej vitit 1937, ajo iu bė shoqe e ngushtė e jetės[5].

Ajo me sjelljen e njė gruaje tė pjekur, priti e pėrcolli shokėt e burrit, e qė nuk ishin tė paktė si ata fetar e po ashtu edhe ata tė lėvizjes patriotike kombėtare. Pranė burrit tė vet, ajo u brumosė edhe mė tepėr me trimėri e pėrkushtim mė tė madh pėr ēėshtjen atdhetare. Mė 1944, respektivisht pas sulmit tė Gjilanit, dhe arratisjes sė burrit pa gjurmė, nėnė Hatixhja ishte gruaja mė e persekutuar nė anėn e Gjilanit e mė gjerė. Nė mungesė tė burrit nėnė Hatixhėn e arrestuan, duke menduar se nė kėtė mėnyrė mė lehtė do tė zbulohet Mulla Idrizi.

Por u mashtruan. Gruaja e Mulla Idrizit qėndroi e fortė para torturave, dhe maltretimeve qė i bėnė UDB-ashėt. Edhe pse ishte shtatzėnė, ata nuk e kursyen nga presionet e shumta si fizike, po ashtu edhe nga ato psikike. Sa qėndroi nė burgun e Gjilanit, atė e vendosėn tė qėndronte nė njė dhomė me burra. Ajo qėndronte, stoike. Nė shtėpi kishte lėnė tre fėmijė tė vegjėl sė bashku me nėnė Hysnijen, e cila vizitorėt mė tė shpeshtė i kishte UDB-ashėt dhe sa herė qė e vizitonin i kėrcėnoheshin asaj se atė- plakėn, do ta likuidojnė sė bashku me fėmijėt, ata qė i kishte nė shkollė do t’i pėrjashtojnė nga shkolla, e shumė tė zeza tjera do t’iu bėjnė po qe se nuk tregojnė se ku fshihet Mulla Idrizi.

Nėnė Hatixheja ishte e njoftuar pėr tė gjitha kėto, por ajo me njė qėndresė tė paparė iu bėnte ballė tė gjitha kėtyre mundimeve ngase ishte e vetėdijshme se edhe kėtė qėndresė qė e bėnte , e bėnte pėr burrin, pėr fėmijėt dhe nė fund e bėnte pėr atdheun qė aq shumė e donin ajo dhe burri i saj- Mulla Idrizi. Pas dy javėve tė kaluara nė burgun e Gjilanit atė e transferojnė pėr nė burgun e Ferizajt. Edhe aty e vendosin nė njė dhomė me burra, qė vetėm e vetėm tė bėnin presion tė vazhdueshėm nė tė.

Por, siē thamė edhe mė lartė, gratė shqiptare ishin raste tė shpeshta, tė cilat arrestoheshin si pengė pėr burrin e vėllain e tyre. Andaj edhe nėnė Hatixhe nė kėtė burg nuk mbeti e vetme, si peng qė ishte marrė, nė mungesė tė burrit. Nė kėtė burg iu bashkėngjitėn edhe dy gra tjera, qė ishin arrestuar po me tė njėjtin qėllim si Nexhibe Tėrpeza, gruaja e Hysen Terpezės nga Terpeza dhe dy gra tė urta qė ishin nga anė e Pejės dhe i kishin marrė si peng pėr burrat e tyre, e kėto ishin Sofija dhe Maria, gra tė patriotėve, i kujtohej nėnė Hatixhės mė vonė.[6]

Edhe ato nė fillim i kishin vendosur nė njė dhomė me burrat, por mė vonė i vendosin nė njė dhomė gjėja se tė veēantė, nė tė vėrtet i ndante njė mur pa derė pėr mbyllje. Vlen tė cekim se sa qėndroi nėnė Hatixheja nė burgun e Ferizajt, ajo asnjėherė nuk e hoqi mbulesėn e fytyrės (peqen) dhe as dorėzat nga duart. Asnjėherė nuk u shtri pėr tė fjetur, por zakonisht gjumin e bėnte ulur, me duar tė kryqėzuara para gjoksit qė mezi nxirrte frymėmarrjen. Kėtė grua qė fati e sprovoi kaq keq, kishte njė karakter tė fortė, dhe pikėrisht kjo qėndresė e saj nė njė mėnyrė edhe burrave tė burgosur iu dha forcė pėr rezistencė tė mėtejshme.

Edhe pse vazhdimisht e merrnin nė pyetje, nė kohė e pa kohė, ata asnjėherė nuk arritėn, t’ia shohin fytyrėn, nuk arritėn t’ia shohin mishtė e duarve, ata asnjėherė nuk arritėn as t’ia dėgjonin zėrin, e se ēfarė ngjyre kishte. Asnjėherė nuk doli nė oborr tė burgut pėr t’u shėtitur. Nė vizitė nuk i vinte askush, jo qė nuk e donin apo e kishin harruar, por nuk kishte kush t’i vinte.

Nga ana e burrit gati tė gjithė ia kishin vrarė. Vetėm njė vėlla i kishte mbetur Mulla Idrizit, por edhe atė ia kishin burgosur. Nga ana e nėnės nuk kishte mbetur askush. Andaj edhe i mungonin vizitat, ushqimi e rrobat e lara e shumėēka tjetėr. Vetėm familja e Abdyl Durės e kishte vizituar, i kishin sjellė bukė dhe i kishte treguar se nuk ėshtė e harruar.

Pas pesė muaj qėndrimi nė burg, e palarė, e paushqyer, e torturuar, UDB-ashėt e nxorėn nga burgu, e hodhėn nė rrugė, pa i siguruar as kthimin nė shtėpi.. Njė njėri e kishte njohur rastėsisht se ishte gruaja e Mulla Idrizit , i pagoi njė fiaker pėr ta sjellė nė Gjilan. Nga papastėrtia e madhe qė mbretėronte nė burgjet e atėhershme, e kishin mbuluar morrat dhe e kishin bėrė mish tė gjallė. Flokėt i kishin rėnė nga ushqimi i dobėt. Kishte mbetur asht e lėkurė, dhe nėna Hysnije, kur e pa qė hyri nė derė, mendoi se i parafytyrohej e bija, por u gėzua fortė kur kuptoi se vėrtet ishte e bija e saj. Fėmijėt nuk e njohėn.

Punėtorėt e UDB-es edhe pse e kishin lirua nga burgu, torturat ndaj saja nuk i ndėrprenė. E detyruan qė nė fshatrat e Gallapit tė dal pėr tė kėrkua burrin. Tė kota ishin bredhjet e gruas sė gjorė. Pas dy javėve kėrkese nė fshatrat mė tė thella tė Gallapit, ajo u kthye nė Gjilan me kėmbė tė ėnjtura e tė gjakosura. Pas kėtij tentimi thuajse nė njė masė u qetėsuan shpirtrat e UDB-ashėve, dhe gruaja e gjorė mė nė fund mendoi se do ta lėnė tė qetė.

Por, u gabua, ato hije tė zeza ishin tė pranishme gjithkund, kudo qė ndodhej nėnė Hatixheja. Nga burri rrallė merrte ndonjė letėr, edhe atė tė adresuar nga Turqia. Ajo ishte e vetėdijshme se letrat qė i merrte sė pari i kontrollonte UDB-eja, dhe ēuditej pse e kėrkonin Mulla Idrizin kur e dinin se ai ishte nė Turqi. Por nė vitin 1947, diku nė fillim tė pranverės, nė hanin e Hasan Nallbanit u duk njė njeri nga Gallapi me njė porosi qė vetėm nėnė Hatixheja e kishte kuptuar, dhe gėzimi i saj ishte i pa pėrshkruar, sepse mė nė fund ajo u bind se burri i saj pėr tė cilin kishte menduar se ėshtė nė Turqi, apo ndoshta i vdekur, ishte i gjallė, dhe diku fshihej nė fshatrat e Gallapit..

Por, pas porosisė qė e kreu gruaja, nuk vonoi shumė, shtėpia e tyre u rrethua me forca tė mėdha policore. Nė ndėrkohė e njoftuan se Mulla Idrizi ėshtė arrestuar dhe ėshtė mirė qė ti sjellin rroba e ushqim i thanė ata. Koka nuk i pushonte sė menduari duke i shtruar njėmijė e njė pyetje qė nė pamundėsi ngelnin pa pėrgjigje. Athua ēfarė do tė ndodhė me tė? Athua do e malltretojnė? Athua do ta pushkatojnė? Ēfarė do tė ndodhė me fėmijėt? E shumė pyetje tė tjera.

Dilemat, qė e munduan nuk kaloi njė kohė e gjatė e ato u sqaruan me 29 nėntor 1949, Mulla Idrizi u dogj i gjallė nė burgun e Gjilanit. Shtrohet pyetja, se athua vėrtetė Mulla Idrizi dogji veten, apo edhe kjo ishte vepėr e kurdisur nga vetė UDB-ashėt. Dhe, vėrtetė edhe mė tutje ngelin dilema. Por, njė gjė ėshtė e vėrtetė se vetė organet e UDB-es sė Gjilanit i krijuan tė gjitha kushtet qė Mulla Idrizi tė bėjė njė vepėr tė tillė.

Nėnė Hatixheja edhe mė tej jetoi, po jetė i thėnēin. Jetoi nė mes jetės e vdekjes, nė mes dhunės dhe qėndresės tamam ashtu siē iu pati hije grave tona tė traditės. Por, mbi tė gjitha ajo, deri nė fund qėndroi trime e bujare. Me tė mburreshin dhe mburren fėmijėt dhe mbar populli shqiptar.

Nga Prof. Dr. Sabile Keēmezi- Basha


__________________
e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.