Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-08-08, 16:09   #46
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Nė qėrshor tė 1944 -ės drejtoi betejėn e Kikės, ku shqiptarėt e udhėhequr prej tij dolėn fitimtarė kundėr ushtrisė sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit ėshtė heroike.


Mulla Idriz Gjilani
Udhėheqėsi Shpirtėror, Politik e Ushtarak


Nė historinė e re tė gjysmės sė parė tė shekullit tonė, ēfaqet dhe figura e Mulla Idriz Gjilanit. Studjuesi Muhamet Pirraku e portretizon si "Fetar atdhetar konseguent, orator e mjeshtėr i penės, i zoti i punės, besnik i fjalės, predikues fetar dhe mualim-mėsues iluminist, ideolog dhe luftėtar i lirisė, i vendosur nė idealet e veta liridashėse, si bjeshkėt e Kosovės, tė cilat i mbrojti me fjalė, me pushkė, me gjak, burrėrisht, trimėrisht, i pathyeshėm, me plagė nė zemėr e nė trup, nuk u dorėzua, u bė legjendė si Basho Muji".

Mulla Idriz Gjilani lindi nė Velekincė, katund nė periferi tė Gjilanit, mė 4 qėrshor 1901. Ndoqi studimet fillestare nė mejtepin e Cernicės, tė cilin e mbaroi nė vitin 1911, kurse studimet e mesme i vazhdoi nė medresenė "Atik" nė Gjilan. Mė 1926 u diplomua, pas njė ndėrprerjeje tė shkollės. Nė moshėn 25- vjeēare u bė imam dhe fitoi titullin Mulla. Shėrbeu nė detyrėn e Imamit nė Karadak e nė Hogoshtė. Mė 1941 u zgjodh nė postin e Bashvajizit nė Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor tė Vakufit tė Shkupit.

Nė karrieren e tij prej fetari ai u nis nga disa parime kur'anore dhe hadithore qė pėrcaktonin vlerat e arsimit, tė kulturės dhe tė edukatės: "Pa shkollim - thotė ai, - nuk ka fe tė mirėfilltė", "Talebet (nxėnėsit) tonė nuk duhet tė mėsojnė mė vetėm pėr leximin e Kur'anit, por edhe pėr njohjen e mjeshtėrisė sė shkrimit. Talebet tonė duhet t'i nisim nė rrugėn pėr ta njohur islamin dhe jo pėr ta prezantuar si diēka statike", "S'ka fe pa atdhe", "Tė ndihmojmė njėri-tjetrin me fjalė, me penė, me pasuri, tė duhemi si vėllezėr", "Pa njė atdhe tė lirė feja nuk mund tė mbahet, nuk mund tė ushtrohet", "Lexoni te mualimė tė urtė sa e mirė dhe sa e kuptueshme ėshtė feja islame, kur shpjegohet shqip, nė gjuhėn e Zotit pėr shqiptarėt".

Gjatė kohės si hoxhė dhe bashvaiz zhvilloi njė veprimtari intensive nė fushėn e edukimit fetar me frymė atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit pėr mėsimin e djemve dhe tė vajzave, organizoi ilegalisht mėsimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhės shqipe, futi mėsimin shqip nė medresenė "Atik", ushqeu mirėkuptimin dhe bashkėpunimin vėllazėror me bazė kombėtare shqiptare nė popullsinė muslimane-katolike tė zonės sė Karadakut. Kur qe mėsimdhėnės nė tre mejtepe njėkohėsisht, shfrytėzoi sistemin monitor: pėrgatiti nxėnėsit mė tė mirė dhe me moshė mė tė madhe pėr ta zėvendėsuar kur ai mungonte.

Nė prill tė vitit 1937, nė kushte ilegaliteti, themeloi nė Arllat tė Drenicės Organizatėn e Rinisė Pėrparimtare "Drita" tė Kosovės. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me kėdo ato ishin tė pranishme.

Mulla Idrizi ishte kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve. Nė funksion tė kėsaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte nė xhami, nė konake, nė kuvende e deri nė ceremonitė e vdekjes. Nė formė kushtrimi ai thėrriste: "Jemi pėrgjegjės pėr varret e prindėrve tanė para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmė tė heqim dorė prej tyre t'i lėmė tė shkreta pėr t'i lavruar derrat e naēalnikėve sllavė! Jo vetėm nė Turqi, por as nė Shqipėri nuk bėn tė shkojmė. Zoti nė Kur'an na ka bėrė pėrgjegjės pėr vatanin dhe kombin!"

Ai, pėrsonalisht, u printe aksioneve pėr ndėrtimin e urave, rrugėve, ēesmeve, mejtepeve, xhamive, mirėmbajtjes sė varrezave, tė cilat i shikonte si mjete dėshmuese tė bashkimit tė popullsisė shqiptare. Uniforma e ndihmoi pėr tė maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte njė "rilindės" nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės nė kushtet qė kalonte Kosova. Nė kohėn kur Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrėn e bashvaizit, numri i nxėnėsve tė ""Atik medresesė" tė Gjilanit arriti nė 734, nga tė cilėt 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lėvizėse me mėsues shetitės. Vetėm nė zonėn e Gjilanit u hapėn 39 shkolla tė tilla fetare, qė zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe ndėrgjegjėn kombėtare.

Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotėsisht veprimtarisė politike. Si hoxhė me forcėn e Zotit, si mėsues me forcėn e fjalės, si luftėtar me forcėn e armės, si komandant me besnikėrinė e ushtarit, ai luftoi pėr unitetin territorial tė trevave shqiptare, luftoi kundėr genocidit serb e bullgar, kundėr komunizmit.

Nė qėrshor tė 1944 -ės drejtoi betejėn e Kikės, ku shqiptarėt e udhėhequr prej tij dolėn fitimtarė kundėr ushtrisė sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit ėshtė heroike. E tillė ėshtė edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij nė zjarr mė datėn e 25-26 nėndorit 1949 pėr tė mbetur shembull te pasardhėsit si dhe luftėtar, qėndruar dhe vdekur si shqiptar.

Marrė nga libri "Zhvillimi i kulturės islame te shqiptarėt gjatė shekullit XX" i autorit Dr. Ramiz Zeka
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-11-08, 13:02   #47
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Histori dhe vepra heroike shqiptare nė shėrbim tė lirisė dhe atdheut
neper anė te ndryshme te tokes shqiptare qendres ne secilin hap se lia voter secili rreth
qėndresė heroike kunder armiqve shekullorė
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-06-09, 14:31   #48
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Islam Spahia- Luma

Ketu nje tregim tjeter me interes mbi kete paraardhes dhe patriot te shquar te kombit shqiptar...
Islam Spahia dhe Mahmud Kacaku

Mahmud kacaku nga Kolesiani i Lumes, ishte ngaterruar me luftetarin Islam Spahia per ceshtje kufijsh. Mahmudi, si kacak qe ishte, doli ne mal te vriste Islamin. Me te marre vesh ngjarjen, erdhen nga Prizreni dy oficere turq dhe i shkuan ne shtepi Mahmudit.

- Perse keni ardhe, - i pyet ai.
- Morem vesh qe ke dal ne mal me vra Islam Spahine, qe eshte armiku i perandorise osmane, - tha njeri oficer, - prandaj po e vrave do te jepen 100 lira.
- Kaq trim i madh qenka Islam Spahia sa e njihka dhe Stambolli? - pyeti i habitur Mahmudi.
- Islam Spahise ia ka degjuar zene edhe sulltani, - tha oficeri tjeter.
Mahmudi, si u mendua pak tha:

- Perderisa Islam Spahia qenka kaq i zoti, sa e njihka dhe sulltani, une nuk jam budalla me e vra per dy pellembe toke, prandaj merrini lirat dhe mu hiqni sysh se, po te mos ju kisha ne shte pi, nuk shkonit gjalle ne Prizren.

Oficeret ia mbathen menjehere per ne Prizren.



QĖNDRESA E LUMĖS KUNDĖR PUSHTUESVE SERB NĖ NĖNTOR 1912 Kjo lufte i kushtoi pushtuesve serbe te vrare rreth 12 mije ushtare qe nga qafa e kolosjanit e deri te Kulla e Lumes.Shovinistet serbe nuk mund ta harrojne lehte kete humbje kaq te madhe. Nje rrol shume te rendesishem ne kete lufte luajti edhe prijesi popullor Islam Spahiu.
Islam Spahiu lindi ne fshatin kolesjan ne krahinen e lumes.Ai u rit me nje ndjenje te theksuar patriotike.Shtepia e tij u be nje baze patriotike per gjithe krahinen e Lumes. Djali i tij i madh Riza Spahiu ishte qe hapi i pari shkollen shqipe ne gjithe vilajetin. Kjo familje i dha kombit nje sere figurash disa te lena ne hije dhe disa te ndricuara.po permendim disa
Riza Spahiu
Tahsim Spahiu(Akadamia e shkencave politike,Itali.Vdekur ne internim)
Lutfi Spahiu(Kryetar i qendreses antikoministe,Akademine Ushtarake)
Dr.Fadil Spahiu(Dr ortoped,vuajti ne burgjet komuniste)
Pr.Dr.Dritan Spahiu(Dr i shkencave Fizike,Ish dekan i fakultetit te shkencave te natyres)
Pra nga kjo familje dolen shume figura te cilat luajten nje rrol te rendesishem ne jeten e krahines se lumes dhe u perpocen qe te ngrene lart emrin e saj. Ne shkrimin tjeter do te hedhim drite mbi figura te tjera te kesaj Krahine.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-09, 11:45   #49
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Komadant i komadanteve Tahir Sinani


TAHIR SINANI

-
Tahir Sinani

Tahir Sinani erdhi nė kėtė botė, mė 25 maj 1964. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, nė Gri, ndėrsa tė mesmet, drejtimi i agronomisė, nė qytetin pitoresk Bajram Curri. Ishte i zgjuar dhe shumė i interesuar pėr historinė e tė parėve. Qysh si fėmijė, kur me babanė shėtiste dhe kulloste bagėtinė nėpėr kodra e male, ku shihte ushtarė tė armatosur, duke ruajtur kufirin midis vėllezėrish, nė shpirtin e tij njomėzak i pat lindur ideja e rrafshimit tė atyre gurėve ndarės dhe e bashkimit tė trojeve etnike.

- Njė njeri, madje edhe njė komb, qė nuk e njeh historinė e tij ėshtė i destinuar qė tė bėjė gabime tė rėnda. Njeriu duke e ditur prejardhjen e tij, duke njohur mirė tė parėt e vet, nxjerr mėsimet nga e kaluara, vendos objektivat e tij pėr jetėn- shkruan ai nė njė historik tė shkurtėr tė familjes sė tij, njė dokument origjinal, i shkruar me dorė, tė cilin ma siguroi nė familjen e tij, atdhetari dhe veprimtari i palodhur, Isa Breēani.

Duke u nisur nga tė gjitha kėto, djaloshi hafif, por shtatlartė e me zemėr sa Majat e Hekurta, qė herėt u pėrcaktua nė rrugėn e madhe tė lavdisė, nė rrugėn e babait, i cili kishte lėnė edhe amanet qė, herdokur, nėse pėlcet lufta nė Kosovė, ndonjėri nga djemtė e tij tė shkonte nė mbrojtje tė saj...

Pasi mbaroi shkollėn e mesme, Tahiri kishte vetėm njė ėndėrr: ta studionte artin luftarak! Kėshtu, pasi u konsultua edhe me tė atin, u regjistrua nė shkollėn ushtarake, nė Zall- Herr (qendėr stėrvitore nė veri tė Tiranės), nė drejtimin e Mbrojtjes nga Armėt Kimike dhe Biologjike. Dhe, kur ekziston dashuria, nuk mungon as suksesi. Ishte kadeti mė i mirė dhe mė i suksesshmi i gjeneratės. Pas mbarimit tė vitit tė parė, nė shkresėn e tij pėrcjellėse pėr nė vitin tjetėr, i shkruante: “Studion dhe thellohet nė mėnyrė tė veēantė nė ligjet e Artit tonė Ushtarak popullor. Ka marrėdhėnie shumė tė mira me eprorėt dhe shokėt e vet. Pėrpiqet nė ēdo rast tė ndihmojė ndonjė student tė dobėt”.

Vėrtet, shumė shpejt arriti tė bėhej mjeshtėr i pėrsosur i pėrdorimit tė tė gjitha llojeve tė armėve. Mė 1986, me sukses shumė tė lartė, mbaron studimet ushtarake dhe menjėherė emėrohet instruktor i stėrvitjeve nė Divizionin Ushtarak tė qytetit Bajram Curr. Ama, ai nuk mjaftohej me kaq. Pėr ēdo ditė pėrparonte nė profesionin e tij qė e donte shumė. Siē tregojnė kolegėt, ai ishte i rreptė, i ashpėr dhe i pėrpiktė, si ushtarak, por i dashur, i sinqertė dhe i afėrt me ushtarėt, nė ēastet e lira. Duke u bazuar nė talentin dhe aftėsitė e tij e emėrojnė Shef tė Sektorit pėr Intervenime tė Shpejta.

Dhe, ngjarjet rridhnin rrokullimė. Edhe damllaja, mbledhur me vite e dekada, shpėrtheu si vullkan i pashuar nė Kosovė. Ushtarakut sypatrembur, sakaq, iu kujtua amaneti i tė atit dhe i gufoi zemra e tij e bardhė dėborė. Kontaktet me personalitetet e njohura tė UĒK-sė, si me Azem Sylėn, Bislim Zyrapin, Agim Ēelajn, Xhelal Hjaden-TONI etj. ia shtuan edhe mė ndjenjėn e atdhedashurisė dhe tė luftės pėr lirinė e gjithmbarshme shqiptare. Kur plasi lufta e hapur nė Kosovė, ai pa u hamendur, me tėrė qenien, u vu nė shėrbim tė saj. Ah, sa me vullnet e me gėzim e priti emėrimin e tij si oficer nė Kampin e Stėrvitjeve nė Tropojė!


Nė krye tė luftėtarėve tė lirisė

-Kosova nuk ka qenė kurrė e vetme nė luftėrat e saj pėr t’u vetėmbrojtur e pėr tė fituar mbi armiqtė. Kėshtu ngjau edhe nė luftėn e fundit ēlirimtare. Tahir Sinani, i zhuritur e i pėrmalluar pėr vite, pėr tė parė atė zonjė tė trojeve tė veta, por i mbushur me urrejtjen nga pasojat e luftės e gjenocidit, do tė jetė nga tė parėt qė iu bashkėngjit radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe shumė shpejt do tė binte nė sy trimėria, kultura dhe pėrvoja e tij ushtarake nė analizėn e Artit Ushtarak Shqiptar.

Nuk janė tė paktė eprorėt nė Zonėn II ushtarake dhe nė TMK qė ndjehen krenarė se e kanė pasur Tahir Sinanin epror, mėsues dhe edukator,- konstaton Musli Matoshi nė shkrimin “Komandanti qė i dhuroi jetėn lirisė”..

Ashtu ishte vėrtet. Pasi kishte ushtruar dhe pėrgatitur mirė e mirė, shumė guerilasė dhe luftėtarė tė parė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė mesin e tyre edhe dėshmorėt: Agim Zeneli, Agush Gjocaj, Ilir Konushevci (Komandant “MĖRGIMI”) etj. Tahir Sinani mėsyu kėndej, ku i rrinte mendja e shpirti, drejt Kosovės, drejt zjarrit tė luftės, drejt logut ku matej burrėria. I la tė gjitha mėnjanė, la edhe gruan, Shpresė Osmanin, la edhe fėmijėt e dashur: djemtė Rugovėn (1993) e Rrezartin (1996) dhe vajzėn Rrezarta (1997).

Ishte gjysma e vitit 1998, kur bashkė me trimat e lirisė, ata qė vetė i kishte mėsuar e pėrgatitur, shaluan Pashtrikun krenar dhe zbritėn nė Divjakė tė Kosovės martire. Madje, qė nė aksionin e parė, nė Qafėn e Pagarushės, ku vetėm pėr mė pak se dy orė luftimesh, falė strategjisė sė tij, do tė asgjėsohet njė bandė prej nėntėmbėdhjetė vetash, tė paramilitarėve serbė, tė cilėt pėr disa ditė rresht i kishin terrorizuar banorėt e atyre anėve. Aty, me vendim tė SHP tė UĒK-sė, ku edhe vetė ishte anėtar, i besohet detyra e instruktorit tė Stėrvitjeve dhe ajo e komandimit tė Njėsisė Speciale “Arbėri”. “Efektivat e njėsitit special “Arbėri” po kryejnė detyra tė rrezikshme nė prapavija tė armikut sa duke i ardhur nė ndihmė popullsisė civile tė paarmatosur, aq edhe duke organizuar dhe kryer aksione tė befasishme, tė shpejta, vdekjeprurėse pėr formacione serbe qė veprojnė tė shkėputur”- thuhet nė Informacionin e Ministrisė se Mbrojtjes- Tiranė, 19 qershor 1998.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-09, 11:47   #50
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komadant i komadanteve Tahir Sinani

Komandanti i komandantėve

Qendra Stėrvitore nė Divjakė shpejt u shndėrrua nė njė Akademi tė vėrtetė ushtarake. Aty, tashmė, vepronin edhe oficerėt e tjerė tė UĒK-sė: Bislim Zyrapi, Sali Veseli, Naim Maloku etj. Madje, kushtrimit tė Tahir Sinanit iu kishin pėrgjigjur edhe shumė oficerė shqiptarė, si: Adem Shehu, Bardhyl Tahiri, Shpėtim Golemi, Spiro Butko etj.

Nėse ata qė e kanė lexuar romanin “Mic Sokoli” tė Sulejman Krasniqit dhe kanė pasur ca mėdyshje nė rrėfimet pėr heroin, i cili nė pikė tė dimrit pastrohej me dėborė, tashmė u bindėn nė vėrtetėsinė e tyre, sepse, edhe stėrnipi i tij, Tahir Sinani, vepronte njėsoj. Ai, natėn e ditėn, nė borė e nė shi, nė acar e nė tė ftohtė, ushtronte e ushtronte. Ushtarėt e tij, nė fillim e kishin tė vėshtirė, por me kohė e kuptonin rėndėsinė e tyre dhe korrnin suksese. Ai shumė shpejt u bė legjendė e gjallė, u bė komandant i komandantėve. Pėr kėtė, mė sė miri ėshtė t’ua lėmė fjalėn atyre qė e kanė njohur nga afėr:

- Mė 15 nėntor 1998, komandanti i Kompanisė sė Berishės, Fadil Gashi, na njoftoi se nė Divjakė kishte mbėrritur njė oficer nga Shqipėria dhe sė SHP i UĒK-sė nga tė gjitha Brigadat kishte kėrkuar ushtarėt mė tė mirė e mė tė pėrgatitur fizikisht e moralisht qė tė lajmėroheshin atje, ku do tė formohej Njėsia Speciale e Diversantėve Vėzhgues. Nė mesin e tyre mė caktuan edhe mua. Atė e takuam para Shtabit tė Pėrgjithshėm. Ishte nė njė traktor, bashkė me njė ushtar. Ēka po bridhni rrugėve, na tha me njė ton kėrcėnues. Kur ia shpjeguam, na pėrshėndeti ngrohtėsisht dhe na tregoi kush ishte... Tė nesėrmen, nė ora 7 e 30 minuta, na rreshtoi tė gjithėve dhe pasi u prezantua, na njoftoi me detyrat dhe qėllimin e ushtrimeve. Ishte i prerė nė vendime, shumė korrekt dhe i ashpėr nė komandim, kėrkonte disiplinė dhe vullnet tė hekurt si dhe respektim tė hierarkisė ushtarake. Kėshtu u njoha nė fillim me komandant Tahir Sinanin,- rrėfen Sylejman Cakaj nga Bushati i Drenicės, pėr tė vazhduar:

-Pos ligjėratave, ai me djemtė qė i ushtronte organizonte edhe sulme tė suksesshme mbi pozicionet e armikut. Kėshtu nė janarin e vitit 1999 u veprua nė Carralevė. Mė 8 janar tė atij viti u bė njė tjetėr sulm nė Biroqė tė Therandės, ku pėsuan tre policė serbė: Dragan Tomashoviqi nga Prokupla, Goran Boshkoviqi nga Brusi dhe Milosh Stevanoviqi nga Bratovci.

Atė ditė u shkatėrrua edhe njė pizgauer dhe njė “NIVA” pėrplot paramilitarė (shih edhe librin “Feniksėt e lirisė 2, Prishtinė, 2002, fq. 242). Ka qenė i suksesshėm edhe nė minimin e terrenit nė Zborc tė Shtimes, ku me sytė e mi kam parė trupa tė copėtuar tė policėve serbė,- pėrfundon ai, duke pėrkujtuar me mall e krenari eprorin e strategun e vet tė dashur...

Edhe Limon Thaēi nga rrethi i Malishevės ka fjalė tė shkėlqyera pėr komandant Tahir Sinanin, me tė cilin ėshtė takuar qė nė ditėn e tretė tė hyrjes sė tij nė Kosovė. “Ishte trim modest qė nuk lavdėrohej kurrė pėr punėt e mėdha qė i bėnte. Me trimėritė e tij bėnte mrekullira saqė u bė tmerr pėr armikun. Edhe pse ia kishin caktuar njė veturė, ai rrallė e shfrytėzonte atė, shumicėn e punėve nė terren i kryente nė kėmbė. Gjatė bombardimeve tė NATO-s, atij iu caktua njė detyrė mjaft e rėndė; ta mbronte Zonėn Operative tė Pashtrikut, ku vepronin krerėt e luftės dhe SHP i UĒK-sė si dhe njė popullatė me mbi njėqind mijė banorė tė shtrirė qė nga Malet e Berishės, Gryka e Llapushnikut e deri nė Qafė tė Duhles. Dhe ia doli mbanė.

Tė gjitha kėto e lartėsojnė figurėn e kėtij strategu shumė tė njohur ku me respektin mė tė madh pėrkulem para veprės sė tij”.

Refki Mazreku (VANDAMI) nga Malisheva rrėfen; ”Tahirin e kam njohur qė nga nėntori i 98- sė. Ato ditė u ktheva nga Zvicrra, ku isha pėr shėrim, sepse qeshė plagosur nė betejėn e 24 gushtit tė atij viti, tė Bajraku i Luzhnicės, ku patėn rėnė heroikisht; komandant KUMANOVA (Ismet Jashari), Habib Zogaj (Arbėri), Nuhi Mazreku, Afrim Buēaj dhe Gani Kastrati.

Atė kohė, Tahiri pėrgatiste Njėsitin diversanto- vėzhgues, i cili numėronte

98 ushtarė. Unė isha zėvendėskomnadant dhe komandant Togu. Aty pashė interesimin e njė ushtaraku tė shkėlqyer dhe virtytet e njė njeriu, qė nė tė vėrtetė kishte ardhur me shpirt pėr ta ndihmuar luftėn e UĒK-sė, i cili pėrveē moralit tė fortė tė punės kishte edhe pėrgatitjen profesionale. Ishte aq i thjeshtė sa, nė shumė raste, na thoshte; ju qė keni pėrvojė nė luftime direkte, duhet t’i udhėheqni aksionet. Betejat dhe aksionet e suksesshme tė udhėhequra prej tij janė tė panumėrta. Mjafton tė pėrmenden disa, si ajo nė Biraēė, ku lanė kockat se paku 22 policė dhe paramilitarė serbė, ajo te Pishat e Suharekės etj.

Qė nga maji i vitit 1999 Tahir Sinani ishte komandant i gjashtė brigadave tė asaj ane dhe e ndihmoi shumė operacionin “Shigjeta”, duke i hapur korridore tė lira pėr furnizim me armatim. Tahiri si komandant i Zonės sė Pashtrikut dhe unė si komandant i Batalionit II gardist, nė bashkėpunim me Brigadėn 124 ”Gani Paēarizi” organizuam aksione dhe punuam nė minimin e rrugėve Rogovė- Kushnin dhe Rogovė- Lubizhdė e Hasit, nė mėnyrė qė tė pengonim lėvizjen e formacioneve tė armikut. Por, armiku ishte numėrikisht mė i madhe dhe mė i armatosur, kėshtu qė disa herė ndėrmori ofensiva tė egra. Vlen tė pėrmendet beteja e Celinės, e zhvilluar mė 26 e 27 maj 1999, ku u luftua fyt mė fyt. Aty, vetė Tahiri, edhe pse si komandant i Zonės nuk duhej tė rrezikohej aq shumė, me vullnetin dhe dėshirėn e tij pėr tė hapur rrugė, bėri heroizėm tė pashoq. Dhe, them sinqerisht, duhej tė isha njė shkrimtar, siē thoshte Mihal Grameno pėr betejėn e Mashkullores qė tė pėrshkruaj gjithė atė punė qė e bėri Tahir Sinani pėr bashkimin e trojeve shqiptare..”

Pos tjerash, ai ka merita tė mėdha edhe pėr suksesin e operacionit tė planifikuar nga SHP i UĒK-sė me emrin e koduar “Shigjeta” nė Pashtrik. Sipas planit tė kėtij operacioni parashihej qė lufta guerile e deriatėhershme tė shndėrrohej nė njė luftė frontale pėrgjatė kufirit Kosovė- Shqipėri. Faza e parė e kėtij operacioni ishte sulmi pėr hapjen e korridorit tė Koshares, i cili u kurorėzua me sukses, ndėrsa faza e dytė parashihte luftėn e rregullt nė frontin e Pashtrikut...(Eugen Shehu nė Lajmet com.).

Provat e vėshtira si instruktor i stėrvitjes sė trupave dhe i kuadrove, si komandant i njėsitit special, si komandant i Brigadės, ishin tė mjaftueshme pėr Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr ta emruar Tahir Sinanin, Komandant tė Zonės Operative tė Pashtrikut (Revista “Pavdeksia”, Tiranė, shtator, 2002).

Pra, siē u pa dhe u vėrtetua mė vonė, aftėsia, trimėria, vendosmėria dhe sy ēeltėsia e komandant Tahir Sinanit, bėnė qė tė mbesin tė parealizuara ėndrrat e kriminelėve serbė; Sheshelit e Ojdaniqit, pėr tė pirė kafe e pėr tė lozur futboll nė Malet e Berishės. Jo, ore jo, se aty ishte Tahir Tropoja, i cili kishte urdhėruar preras: Me asnjė ēmim qoftė edhe me ēmimin e jetės sė ushtarėve, serbėt nuk do t’i lejojmė tė depėrtojnė te popullata!

Tahir Kosova, me bashkėluftėtarėt e tij besnikė, mė 12 qershor 1999, hyn fitimtar nė Prizren.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-09, 11:55   #51
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komadant i komadanteve Tahir Sinani

Drejt luftėrave tė reja

Dhe, mė nė fund, edhe nė Kosovėn e gjymtuar, pas natės njėqindvjeēare serbosllave, agoi ditė e bardhė. Pėrkundėr atyre qė nuk pėrmbaheshin nga gėzimi, Tahir Kosova, siē e quanin tashti trimin tropojan, ende nuk ishte i kėnaqur dhe fytyra e tij ishte e zymtuar.

- Shpirti im nuk qetėsohet pėrderisa edhe cepi mė i skajshėm i trojeve shqiptare lėngon nėn thundrėn e huaj!

Kėshtu tha dhe, njė ditė, pasi u ēmall me anėtarėt e familjes, mblodhi krahėt e dragoit e mori fluturim pėr nė Luginėn e Preshevės...

Tė mos harrojmė se ky luftėtar i madh i lirisė, qė kur ishte komandant i TMK-sė, nė Qendrėn e Stėrvitjes dhe tė Doktrinės nė Nashec, nė nėntor tė vitit 1999, kishte vėnė lidhje me krerėt kryesorė tė UĒPMB-sė si me Shefqet Musliun, Ridvan Qazimin (Lleshin), Jonuz Musliun etj. Pasi i mblodhi edhe disa petritė, qė vetė i kishte pėrgatitur mė parė, iu pėrvesh betejave nė Dobrasin, Konēul e nė Bujanoc. Edhe atje bėri nam dhe fitoi njė emėr tė ri: Tahir Presheva!

Po kur u nėnshkrua Marrėveshja edhe pėr ēmobilizimin e UĒPMB-sė, ē’bėri Tahir burri?!

Ah, tė keqen vėllait, ai nuk honepsej dot nga rruga e nderit. Fjala- fjalė e

besa- besė! Sėrish duhej vazhduar lufta. Ai punonte nė TMK, nė Prishtinė, ndėrkaq banonte nė Prizren. Njė i afėrm i tij u pėrpoq t’ia mbushte mendjen qė tė mos shkonte mė nė luftė, sepse mjaft kishte luftuar dhe tash e tutje duhej tė kujdesej pėr familjen e pėr punėn, por kot. Ai iu kishte pėrgjigjur me kėto fjalė: Si ēdo njeri edhe unė kam dashuri dhe dhembshuri pėr fėmijėt dhe gruan, por dashuria pėr liri tė shqiptarėve qė ua kanė mohuar pushtuesit serbosllavė ėshtė shumė mė e madhe se ajo vetjake, prandaj unė nuk ndihem i qetė!

Dhe, sėrish u nis drejt fronteve tė reja tė luftės. Kėsaj here nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. As atje, nė Luginėn e Vardarit, nuk vajti i vetėm. Jo, jo, atė e ndiqnin pas bashkėluftėtarėt e pandashėm, ata qė ua kishte mėsuar mirė artin luftarak...

Pėr ēudi, ku ishte Tahiri, ishte mirėsia, ishte burrėria, ishte trimėria, ishte shqiptaria. Pas komandantit shkonin edhe luftėtarėt e tij. Edhe ata tė Preshevės e tė Bujanocit kaptuan majat e Korabit kryelartė dhe shkėlqyen nė Tanushė tė Gostivarit, ku po komandonte, siē po quanin tashti, Tahir Tetova.

-Fronti i luftės na ndau, ata shkuan nė Tanushė, ku do ta kishin nderin tė ishin ushtarė nė Brigadėn 116, me komandant Tahir Sinanin, kurse unė do tė qėndroja nė Shipkovicė me Brigadėn 112 “Mujedin Aliu”. Tė gjithė ishin tė gėzuar se do tė hapej njė front i ri, ishin tė gėzuar se nė krye tė tyre do ta kishin Komandant Tahirin. Disa e njihnin nga lufta nė Kosovė, disa kishin dėgjuar pėr guximin dhe trimėrinė, kurs unė pėr herė tė parė dėgjova tė flitej pėr Tahirin dhe pėr trimėritė e tij kur isha nė Preshevė. Tregimet e shokėve pėr Tahir Sinanin krijuan tek unė figurėn e njė legjende qė pas vrasjes aksidentale tė tij do tė shkruaj me dhimbje njė baladė- shkruan nė ditarin e tij tė luftės (ende tė pabotuar) me titullin “MESAZH”, komandant Detion Korabi- “DETI”. Nga balada, e cila pėrbėhet nga 17 strofa, shkėpusim dy prej tyre:


Komandant Tahiri

Si furtunė po vjen

Ngarkuar me kėngė

Shkruar nė legjendė

....................................

Komandant Tahiri

Mbėshtjellė nė legjendė

Nė njė luftė shkon

Nga njė luftė vjen...


Ndėrkaq komandant “VJOSA”, kėtė legjendė tė trimėrisė shqiptare e pėrshkruan

kėshtu: “Tahiri ishte njė deti i thellė, shumė mė shumė tė futeshe nė botėn e tij, aq mė shumė thesar gjeje”.

-Krenohem qė kam qenė pjesėmarrės i luftės sė lavdishme tė Kosovės. Gjithashtu jam krenar pėr shokėt e pushkės qė i pata nė kėto dy lufta, ndėr tė cilėt edhe pjesėmarrėsin e tė tri luftėrave, ish- Komandantin e Brigadės 116 pėr Zonėn e Gostivari, dėshmorin Tahir Sinani-“Tropoja”, i cili gjatė njė fjalimi tė mbajtur para ushtarėve tė Brigadės, deklaroi:

“...Pas paradės qė do ta mbajmė nė Gostivarin e ēliruar, kjo Brigadė do tė marshojė pėr ēlirimin e tokave tė tjera tė pa ēliruara tė

Shqipėrisė”,- thotė nė fjalėn mbrojtėse nė Gjykatėn e faktit tė Tiranės, invalidi i Luftės sė Kosovės, Taip Mustafai-“Vardari”, i cili bashkė me Gafurr Adilin- “Valdet Vardarin”, kryetarin e FBKSH-sė, (Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar, i formuar mė 12 e 13 korrik 2002, nė Kuvendin Kombėtar, nė Pallatin e Kongreseve tė Tiranės), u pranguan dhe u hodhėn nė Burgun e Tiranės!!! (Shih librin e Mr. Gafurr Adilit ”Nėna mė lindi, Shqipėria mė rilindi”, Tiranė, 2006).

Pra, Tahir Sinani- Tetova, komandanti i Brigadės 116 “Xhemė Gostivari” ishte largpamės qė nuk mund t’ia hidhte dot askush. Kur qeveria shovene maqedonase, e shtyrė nga diplomacia amerikane, karshi botės, bėri njė lloj amnistie pėr luftėtarėt e UĒK-sė, zėri i tij kumboi mbi shkrepat e Sharrit plak: ”Vėllezėr, ne s’kemi bėrė krime qė tė na gėzoi amnistia e Lubo Gjeorgjevskit. Njė shekull kemi durua veē krimet e tyre nė shpinė. Tė mos i mbyllim sytė pėrpara kėsaj paqeje tė rreme!”.

Kėto fjalė tė tij profetike dolėn pa shkuar as dy ditė tė plota.

Ushtria maqedonase, me tė gjitha mjetet luftarake, sulmoi pozicionet e luftėtarėve tė lirisė. As Tahiri nuk qėndroi duarkryq, por u pėrgjigj flakė pėr flakė...
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-09, 11:58   #52
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komadant i komadanteve Tahir Sinani

Lotėt e Tanushės

Dhe, luftėrat e betejat vazhdonin.

Edhe korriku pėrcėllues po i numėronte ditėt. Ishte data 29 korrik 2001.

Tahir Tetova, me trimat e trimėreshat, qė vdekjen e shikon nė sy dhe i thoshin ku je, nuk do tė ndaleshin pa i ēliruar cep mė cep trojet, ku bukės i thoshin bukė e ujit ujė. Atė ditė kishin ndarė mendje tė bėnin minimin e territorit tė armikut. Dhe, ecnin me kėngė nė gojė, pėr t’u shndėrruar edhe vetė nė kėngė: Tahir Sinani- TETOVA, Hyrė Emini -MIRA, Brahim Ademi (TT), Naser Ademi dhe Hisa Fazliu. Po, po, dhe mu atė ditė i mori me vete pėrjetėsia! Tanusha e bukur, mu si e dashura e Halil kreshnikut, ishte kapluar nga zymtėsia dhe, pėr herė tė parė nė jetėn e saj, i ngrinė pika loti nė qepallė.

Dhe, po atė ditė, me dhembje e krenari, pėrzier tok, trupat e atyre burrave tė mėdhenj tė kombit, u paqėtuan nė Kukėl- Zabel tė Tanushės sė Gostivarit.

Tė shtėnat e nderit u pėrzien me krismat e lirisė qė vazhdonin betejat...

Mė 24 maj tė vitit 2002, trupi i dėshmorit Tahir Sinani rivarroset nė Varrezat e Dėshmorėve, nė Landovicė tė Prizrenit. Rivarrimi i tij qe madhėshtor, asi ēfarė e meritonte trimi i paepur, i cili luftoi pėr ēlirimin dhe bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare. Edhe pjesėmarrėsit ishin nga tė gjitha trojet shqiptare, nga Drenica e nga Tropoja, nga Anadrini e nga Presheva, nga Kumanova e nga Dukagjini, nga Llapi e nga Tetova, nga Bujanoci e nga Gostivari.

Shembulli i tij do tė mbetet unikat dhe pėrherė do tė jetė frymėzim pėr brezat e ardhmėrisė. Nė fund ai u quajt Tahir Shqipnia, qė mė sė miri tregon synimin e tij pėrfundimtar. I frymėzuar nga kjo, luftėtari dhe njėri prej themeltarėve tė UĒK-sė, gjeneral major Rexhep Selimi do tė shkruajė:


Rruga jonė ka nis me shekuj

Shokė ju mos u ndalni

Nėse doni t’mė kujtoni

Amanetin mbani

Unė jam veē njė ēlirimtar

Kėshtu m’deshi liria

M’kanė pas thėnė Tahir Sinani

Jam Tahir Shqipnia!


Emri dhe vepra e tij nuk harrohen pėr jetė tė jetėve. Pėr tė thuren vargje e kėndohen kėngė. Kėnga del prej grykės sė pushkės,- thoshin dijetarėt drenicarė. Dhe, ky atdhetar, ishte nė kėtė vazhdė, andaj tė gjithė e nderojnė dhe i kėndojnė. Por, Tropoja e tij e dashur, kjo perlė e kėngės dhe valleve shqiptare, ėshtė prijatare.

Nuredin Sadik Lushaj, mėsues pensionist nga Gria, ka shkruar shumė vargje pėr trimin qė e nderoi shqiptarinė, prej tė cilave shkėpusim:


N’zemrat tona Hero i gjallė

N’ēdo betejė na prinė nė ballė

Shpirti yt si pėllumb i bardhė

Re me nder pėr komb shqiptar

Flamur u ngrite nė Maqedoni

Je rreze drite pėr L I R I .

Po Isa Breēani, njeriu qė edhe vetė kontribuoi nė kufi, nė mallet e Shipshanit, nė detyrėn e Radionėnlidhjes tė grupit operativ nė Brigadėn Bajram Curri, nė mbėshtetje tė veprimeve tė UĒK-sė, e qė sot pesėqind e ca dėshmorėve u ka ngritur lapidarė nė vargje? Pėr tė s’kemi ēka tė themi, ai ka bėrė shumė e shumė vargje pėr krenarinė e Tropojės e tė gjithė shqiptarisė. Pa ditur ēka tė zgjedhim mė parė, u pėrcaktuam pėr njė strofė tė kėngės mė tė re tė tij, kushtuar gjeneralit Tahir Sinani, e cila vjen edhe si njė porosi qė duhet mbajtur vath nė vesh:


Amaneti i gjeneralit

Me sokolat e idealit

Mbet n’Tanushė t’Gostivarit

Pėr Flamur, bashkim kombėtar

Krahėt e shqipes mos me u ndalė!

Pėr merita dhe aftėsi tė jashtėzakonshme ushtarake dhe pėr kontributin e madh qė dha nė tė gjitha luftėrat dhe betejat pėr ēlirimin e trojeve shqiptare, komandant Tahir Sinani, ėshtė graduar, dekoruar dhe shpėrblyer nga shumė shoqata e institucione shtetėrore e ushtarake.

Brigada 116 e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, tė cilėn e kishte udhėhequr vetė me gradėn gjeneralmajor, nė shenjė respekti, mori emrin “TAHIR SINANI”.

Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK-sė e ka dekoruar me Urdhrin Adem Jashari, ndėrsa Kėshilli i Bashkisė i qytetit Bajram Curri i ka dhėnė titullin “Qytetar nderi”.

Akademia e Mbrojtjes “Hamėz Jashari” i ka akorduar Dekoratė, ndėrsa Qendra e Stėrvitjes dhe e Doktrinės nė Nashec i ka dhėnė Mirėnjohje.

Besėlidhja Kombėtare Demokratike Shqiptare, me seli nė Manhaim i ka dhėnė Mirėnjohje.

Ushtria Ēlirimtare pėr Preshevė, Medvegjė e Bujanoc, Brigada 112 “Sherif

Januzi- Enver Ramadani” i ka dhenė Lėvdatė.

Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė, me dekret tė shtatorit 2001, posmortum e gradoi Gjeneralbrigade.

Mė 29 korrik 2003, nė dyvjetorin e rėnies sė dėshmorit Tahir Sinani, Organizata Kombėtare “Pėr Dėshmorėt e Atdheut”, nė Muzeun Historik Kombėtar, organizoi njė veprimtari pėrkujtimore. Atė ditė, nė emėr tė Shoqatės TROPOJA, kryetari i saj, Adil Neziri, familjes se tij ia dorėzoi ēertifikatėn Tahir Sinani- Nderi i Shoqatės Tropoja dhe ka propozuar qė gjeneralit, i cili bėri tri luftėra pėr bashkimin e trojeve shqiptare ti jepet titulli i lartė NDERI I KOMBIT.

Edhe mė ka Mirėnjohje, Dekorata e Lėvdata, qoftė pėr dėshmorin, qoftė pėr familjen e tij, por nuk ėshtė nevoja tė pėrmenden tė gjitha. Mjaftojnė kėto, pėr ta ditur kush ishte ky luftėtar i madh i tė gjitha Trojeve Etnike Shqiptare.

Pra, me kėto pak fjalė, sepse kjo figurė madhore meriton shumė mė shumė, ky

ishte:

Tahir Sinani- TROPOJA!

Tahir Kosova!

Tahir Presheva!

Tahir Tetova!

Tahir Shqipnia!



Njė popull qė lind tė tillė burra, kurrė nuk duhet tė frikohet nga zhbėrja!


LAVDI...I leht te qofte dheu ,vella...gjaku yt e vulosi ngjyren e kuqe ne flamurin kombetar...ndersa ngjyra e barutit tand shkruajti historin me te re te kombit...U vrat per te mos vdekur kurr ne zemrat e shqiptareve


Fjalet e shenuar me larte jane shendruar ne kenge nga kengetari Halit Gashi per Tahir Sinanin.

TAHIR SINANI__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-09, 11:10   #53
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komadant i komadanteve Tahir Sinani

[IMG]file:///C:/Dokumente%20und%20Einstellungen/Computer/Eigene%20Dateien/Eigene%20Bilder/Bild/Bild%20347.jpg[/IMG]
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-09, 12:11   #54
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komadant i komadanteve Tahir Sinani

__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-09, 12:45   #55
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komadant i komadanteve Tahir Sinani

I kendohet me shpirt e zemer Komandantit Altruist !



Allahu qoft i kėnqur me ty o Deshmor !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-09, 21:12   #56
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Titulli: Komadant i komadanteve Tahir Sinani

I nderuar Tomori
pasqyrimi juaj me beri te pikellohem por zemra mu be mal
qe shqiptaria ka lindur strateg te tille per te mos vdekur KURRE
Vepra e legjendes se 3 luftrave TAHIR - SHQIPNIA
do te pasqyrohen neper breza sepse ai vaditi token shqipe qe ne damaret e saj te kulloj gjaku i paster i shqiptarit.

Nderime per vepren e tij te pavdekshem.

Honesty
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-09, 01:11   #57
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komadant i komadanteve Tahir Sinani

Tahir Sinani dėshmor i UĒK-sė - Halit Gashi

http://www.youtube.com/watch?v=uAArph5YCso
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-09, 01:13   #58
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komadant i komadanteve Tahir Sinani

http://www.youtube.com/watch?v=uAArp...eature=related

http://www.youtube.com/watch?v=GzYQZ...eature=related
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Urata : 18-07-09 nė 01:13
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-09, 13:32   #59
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mustafa Qemal Ataturku/ logjike apo thash e thenie

Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli per te firmosur nje list?
me emrat e disa shqiptareve, qe do te shpernguleshin nga Turqia.

Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe ne krye te listes vuri emrin e tij.
- Zoteri, nuk e kuptoj perse e vute emrin tuaj ne krye te listese! - pyeti sekretari i habitur.
- E vura, sepse i pari qe duhet te shpernguleme nga Turqia, duhet te jem une sepse edhe une jam shqiptar, - ia ktheu Ataturku.




Nga teksti ne vijim e shohim se Mustafa Qemal Ataturku, sipas veprimit te tij tregon se edhe ai eshte me origjine shqiptare. Ta leme kete, edhe pse kjo eshte nje fakt i pamposhtur. Sipas njohurive te mia te gjuhes turke, per baba edhe turqit thuan baba ose babush. Fjala Ataturk perkthehet ose e ka kuptimin e fjales baba i Turqise. Epo pse atehere thuan Ataturk dhe jo Baba turk ose babushturk? Duke analizuar emrin ATAturk, ose me konkretisht vetem ate -ata- erdha ne konstatim se fjala at ka domethenien shqipe baba. Geget e veriut, Shkodres, Kosoves, etj., mendoj se akoma e perdorin kete fjale, dhe fjala ataturk me se tepermi perkthehet ne shqip sesa ne turqisht ose gjuhe tjeter. Nuk du a te them se teza ime eshte e verteta, por i permbahem vetem fakteve te logjikes.

Ju pershendese;
Tomori.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Tomori : 18-07-09 nė 13:35
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-09, 20:47   #60
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Palok Traboini: Mėsues e luftėtar i Pavarėsisė (1888-1951)


Palok Traboini

Palok Traboini ka lindur nė prill tė vitit 1888 nė Traboin tė Hotit, nė trojet qė ndodhen nė shtetin e Malit tė Zi, nė njė familje qė i takon fisit Gojēaj. Ka mbetur jetim nė moshė tė vogėl dhe e ėma Nora, gjendur nė varfėri, deshi ta ēonte nė Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i Traboinit Dedė Gjo Luli, qė kishte mendimin pėr tė shkolluar njė njeri nga Hoti, ku tė gjithė ishin analfabetė veē priftit, ndėrmjetėson dhe e dėrgon nė Shkodėr, nė Shkollėn Tregtare Italiane, e ku ky vogėlush hotjan do tė jetonte nė shtėpinė e profesorit zemėrmirė Andrea Skanjeti ( i vjetri), italian ky i martuar me njė vajzė shqiptare, atė bukuri qytetare shkodrane qė tashmė tė gjithė e njohin si Xhokonda shqiptare, Motra Tone e Kolė Arsen Idromenos.

Me tė mbaruar shkollėn nė vitin 1908, nė pamundėsi pėr tė vazhduar studimet e larta pėr gjuhėsi, siē aspironte, kish arritur tė mėsonte 5 gjuhė, me ndėrmjetėsimin e Kolė Idromenos emrohet mėsues nė shkollėn e fretėnve. Po kėtė vit martohet me vajzėn e profesorit tė vet, Katrinėn, ēfarė e afroi familjarisht me rrethin e elitės aristokrate shkodrane, bartėse e kulturės dhe traditave qė prej kohės sė venecianėve, se Shkodra dihet, ishte njė Venecia e vogėl, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumej e njė liqen pėrreth qytetit qė frymėmerrte prej daljes pėrmes Bunės nė det, duke u bėrė qendra tregtare ndėr mė tė njohurat nė Ballkan..

Shėrbeu si mėsues nė Prizren nė vitet 1910-11 dhe u gjend nė mes tė luftėtarėve nė Hot kur nisi kryengritja e Malėsisė sė Madhe mė 24 mars 1911.

Dedė Gjo Luli, tė cilit i shėrbente si sekretar (sipas shkrimeve tė Gjush Sheldisė qė mbajnė vitin 1959), duke qėnė se ishte i vetmi hotjan i shkolluar, njohės i shumė gjuhėve dhe i pari mėsues i Malėsisė sė Madhe, e ngarkon me detyrė tė sjellė flamurin kombėtar tė porositur muaj mė parė nga Kolė Ded Gjo Luli gjatė njė vizite qė kishte bėrė nė kancelaritė e oborrit perandorak nė Vjenė. Por, disa hotjanė tė moshuar, luftėtarė tė kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur nė njė puntori artistike tė kryeqytetit perandorak me pėrkujdesjen e pretendentit si pasardhės i heroit kombėtar tė shqiptarėve, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeut. Ky pretendent pėr kurorė nė Shqipėri qė mbante njė emėr tė gjatė aristokratik Juan Alardo Castriota de Perez y Valesco, mė herėt kishte patur lidhje me Faik Konicėn, por mė pas shkrimtari yne e kishte satirizuar thekshėm.

Flamuri qė solli Palok Traboini ėshtė pikėrisht ai qė njihet si "Flamuri i Dedė Gjo Lulit " dhe ėshtė fiksuar nė fotografi nga Kel Marubi me shėnimin "Flamuri qė u ngrit nė Deēiq". Ai flamur ėshtė shpalosur sė pari tek Kisha e Traboinit nė Hot, dhe luftėtarėt …'e ngritėn disa herė nė Majėn e Bratilės, duke i paraprirė kėshtu shpalljes sė pavarėsisė e ngritjes sė flamurit kombėtar shqiptar nė Vlorė me 1912".(sipas Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, 2002).

Ish mik e bashkėluftėtarė me poetin Hil Mosi, tribunin Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar Dom Ndoc Nika, me luftėtarė si Prel Keri e Ndoc Deda, i afėrt shpirtnisht e familjarisht me Kolė Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbėn, koleg me mėsuesit Mati Logoreci, Lazėr Lymezi, Kolė Kodheli, Kolė Rrota, Ndoc Lezhja, Lukė Lukaj, Kolė Laca, Pjetėr Pali (mėsues ekzekutuar nga diktatura menjėherė pas luftės sė dytė botėrore) e tjerė.

Ka qėnė njė prej bashkėpunėtorėve tė gazetės "Koha - Bashkimi", Shkodėr 1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, tė cilat bashkė me poemėn epike "Lufta e maleve" pėr kryengritjen e vitit 1911, pėrbėn krijimtarinė e tij tė zbuluar deri mė tash, si autor i para pavarėsisė.

Ėshtė propozuar pėr t'u dekoruar pas vdekjes nga veteranėt kombėtarė tė Hotit tė Ri, nė vitin 1962, si luftėtar pėr pavarėsi, por edhe si i pari mėsues i Malėsisė sė Madhe, por Kuvendi Popullor i atėhershėm e ka lėnė nė harrim, ashtu siē vazhdojnė ta lėnė nė harrim edhe sot e kėsaj dite shtetarėt mentarė tė kohrave tė reja, edhe pse demokracia shumė gjėra i ka rishikuar pėr tė shmangur denigrimet e qėllimshme historike.

Nė dosjet e Degės se Sigurimit tė diktaturės komuniste nė Shkodėr, shumė kohė e deri nė vitet 70, ka qėndruar e shkruar shpifja (e sajuar pas vdekjes) se Palok Traboini ka marrė pjesė nė vrasjen e militantit komunist V. Shanto nė Vrakė me 1944, kur dihet se mėsuesi kryengritės e luftėtar i pavarėsisė ishte nga ata burra, qė as mund tė bashkėpunonte me pushtuesit dhe as mund tė vriste prapa krahėsh. Qėndrimi ndaj pushtimit fashist, (thėnia e tij bashkėpunėtorėve tė fashizmit se: duhej vrarė e jo pritur me lule Viktor Emanueli i III-tė), si dhe rasti ballė pėr ballė me ushtarakun Alush Lohja nė Luftėn e Koplikut 1920, e mishėron mė sė miri karakterin e Palok Traboinit.

Shpirti, idetė e atdhedashuria e zjarrtė i kanė mbetur derdhur nė esč e vargje, ndėrsa trupi i luftėtarit qė kish marrė edhe plagė, mė 14 korrik 1951 shkoi tė pushojė nė Rrmaj, nė varrezėn katolike tė Shkodrės, ku tashmė ndodhet bashkė me tė shoqen Katrina Skanjeti-Traboini, ajo grua trupvogėl, e zgjuar, e kulturuar, ajo besimtare e devotshme; tezja e Arqipeshkvit tė Kishės Katolike Shqiptare Dom Ernest Ēoba, i vdekur nė burgjet e diktaturės, si dhe e poetit tė mirėnjohur shkodran Bep Zorba.


__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.