17-09-11, 09:35
|
#1
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Fillimi i fundit tė AKR ?!
A ėshtė ky fillimi i fundit tė AKR ? A do tė ketė edhe kjo parti fatin e LDD-sė ?
Rebelim nė AKR
10:02 / 17.09.2011
Degėt e Aleancės Kosova e Re po rebelohen dita ditės. Kjo ka ndodhur nė Prishtinė, Mitrovicė dhe Kamenicė. Ato po kėrkojnė funksionalizimin e udhėheqjes sė partisė.
Sekretari pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė AKR, Gėzim Mehmeti, i cili udhėheq Degėn e Dytė nė Prishtinė, ka dhėnė parashikime tė zeza pėr partinė e pestė nė Kosovė. Ai ka thėnė se AKR-ja po shkon drejt shkatėrrimit, nėse vazhdon tė mbetet pa kryetar.
AKR-ja nuk funksionon qė gjashtė muaj, ka thėnė Mehmeti pėr Express.
Mehmeti, qė ka qenė i pėrfolur pėr njė post tė zėvendėsministrit nė Qeveri, kėrkon qė sa mė shpejt tė mblidhen organet e partisė dhe tė marrin vendime pėr plotėsimin e posteve vakante.
Por, ushtruesi i detyrės sė kryetarit tė AKR-sė, Ibrahim Makolli, mohon se partia po shkon drejt shkatėrrimit.
Nėse individė nė parti janė tė pakėnaqur dhe kanė ide tė ndryshme, ėshtė shumė e natyrshme pėr njė parti politike, ka thėnė Makolli.
Megjithėkėtė, shumica e degėve tė AKR-sė nėpėr komuna kėrkojnė funksionalizimin e udhėheqjes sė partisė.
AKR-ja ėshtė pa zot shtėpie, ka thėnė Ibrahim Balaj, kryetar i Degės sė AKR-sė nė Mitrovicė.
Kėrkesė tė njėjtė ka edhe njėra nga degėt mė tė mėdha tė AKR-sė nė Kosovė- ajo e Kamenicės.
Partia po shkon drejt rrėnimit, pėr shkak se asnjė strukturė nuk po funksionon, ka thėnė Sekretari i Degės sė Kamenicės, Blerim Mavriqi.
Pėr kėto kėrkesa u.d. i shefit tė AKR-sė thotė se ka mirėkuptim dhe premton se Kėshilli Drejtues do tė mblidhet shpejt pėr tė plotėsuar postet nė parti.
Por, a mund tė rikthehet Zėvendėskryeministri Pacolli nė krye tė AKR-sė?
Makolli e lė njė mundėsi tė hapur.
Kėshilli Drejtues ia ka pranuar dorėheqjen dhe me njė vendim tjetėr mund ta kthejė nė krye tė partisė, ka shtuar ai.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|