Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Astronomia
Emri
Fjalėkalimi
Astronomia Vrojtimi dhe shpjegimi i dukurive qė ndodhin jashtė Tokės dhe atmosferės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 20-11-08, 12:28   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Black Holes (Vrimat e Zeza)

Vrimat e zeza ndahen ne tre kategori sipas shkencetareve.

E para kategori e cilesuar vrime e zeze eshte vrima supermasive e zeze. Tani do habiteni fare. Keto vrima te zeza jane aq te medha sa masa e tyre mund te krahasohet me ate te miliarda e miliarda yjeve te marra se bashku dhe hapesira nga njeri skaj i vrimes se zeze ne skajin tjeter eshte aq i madh sa do te nevojitej nje udhetim prej 1 miliard vjetesh drite per te kaluar diametrin e ketij gjigandi. Keto vrima te zeza gjenden kryesisht ne qender te galaktikave, aty ku edhe ngjeshja yjore eshte me e madhe se ne skaje * si pasoje e nje krijimi te galaksise, materiali me i ngjeshur i materies eshte gjithmone ne qender*. Kjo ndihmon edhe zhvillimin e vrimave te zeza, zgjerimin e permasave te tyre por fillesa e tyre eshte aktiviteti yjor si pasoje e forcave centrifugale te cilat mblidhen ne nje pike dhe ngjishen duke krijuar nje gravitet kolosal i cili matet me infinit sepse nuk i percaktohet dot vlera. Vrimat e zeza si pasoje te ketij rasti zhvillohen e zhvillohen aq shume sa masa e tyre me ne fund te barazohet me materialin e thithur. Nuk ka pas asnje rast kur nje vrime e zeze supermasive te shpertheje (shihet e pamundur per shkak te ketyre permasave te paimagjinueshme). Ato mund te zhvillohen ose ekzistojne teorikisht me shume se mosha aktuale e universit.

Vrima e zeze e kategorise tjeter eshte shume here me e vogel dhe eshte quajtur vrime e zeze yjore. Nga vete emri, kjo vrime e zeze shkaktohet si pasoje e vdekjes se nje ylli. Kur nje yll psh mbaron aktivitetin e tij shperthyes, rradioaktiv, atehere eshte i destinuar te shuhet. Per t’u krijuar me pas nje vrime e zeze, masa e yllit duhet te jete konsiderueshmerisht e madhe (rreth 20 here me e madhe se dielli) ne menyre qe pas aktivitetit te tij radioaktiv qe kundervepron ndaj gravitetit te mos ta perballoje dot masen e tij dhe ne varesi te madhesise, te terheqe teper fort koren duke e ngjeshur e ngjeshur deri sa te perqendroje ne nje pike te gjithe masen kolosale. Graviteti i vrimave te zeza eshte infinit aq sa edhe drita nuk mund te shpetoje por terhiqet pashmangshmerisht prej ketij graviteti (kur dihet qe drita nuk ka mase). Praktikisht kjo gje duket sikur te shpie ne shperthim, me nje perqendrim aq te madh energjie marre nga forcat gravitacionale qe mbesin. Por eshte llogaritur ne ket rast se per te pas shperthim duhet qe ylli te jete shume here me i madh se masa 20 here me e madhe e diellit, atehere gravitacioni nuk e perballon dot forcen e tij dhe shperthen ne supernova, material yjor. Ne rast te kundert ndodh vrima e zeze kur gravitacioni rrudh veten e tij gradualisht me ane te terheqjes se kores se jashtme yjore, duke u perqendruar ne nje pike teorike zero qe thith material dhe e ngjesh derisa permbush limitin e mases qe mund te mbaje. Ca ndodh me yllin tone qe nuk ka mase konsiderueshmerisht te madhe per tu kthyer ne vrime te zeze. Pas shuarjes se tij (4 miliarde vjet me pas) ai thjesht ekziston si nje planet i madh dhe vetem kaq. As shperthen e as kthehet ne vrime te zeze yjore, sepse graviteti i diellit e perballon vetveten, dmth nuk eshte aq i forte sa te shkaktoje anomali ne strukture.

Kategoria tjeter quhet vrimat e zeza ne miniature dhe kjo eshte edhe kategoria me misterioze per momentin pasi nuk i eshte dhene pergjigje shume pyetjeve. Ideja eshte qe keto lloj vrimash te zeza mund te jene krijuar vetem pak kohe pas shperthimit te madh, Big Bengut, pra 15 miliarde vjet me pare.
Shume heret ne jeten e universit zgjerimi i shpejte i materies mund te kete ngjeshur pjese te tjera te materies qe ka levizur me ngadale, mjaftueshmerisht te ngadalte per ta kontraktuar materialin hapesinor e bashkuar, ne nje vrime te zeze te vogel. Shume shkencetare per momentin mendojne se keto vrima te zeza teorikisht mund te avullojne dhe shperthejne. Ndersa vrimat e zeza supermasive duan nje kohe te pranueshme me te madhe se mosha aktuale e universit per te arritur nje stad te tille, ndersa nderkohe vetem vrimat e zeza ne miniature jane te afta qe te avullojne dhe shperbehen brenda kohes ekzistuese te universit. Per te arritur kete faze deri ne shperthim vrimat e zeza ne miniature duhet te thithin dhe grumbullojne nje sasi te tille mase, te barabarte me dyfishin e mases aktuale te njerezve qe jetojne sot ne toke. Pas fazes finale, nje vrime e tille shperthen me nje force qe e kalon disa trilion here shperthimin me te fuqishem nuklear qe mund te rrealizoje ndonjehere teknologjia aktuale njerezore. Sidoqofte nuk ka shume deshmi hapesinore te vrimave te zeza ne miniature per arsye se ato ne permasat e tyre me te vogla e kane te veshtire te dallohen (ndersa vrimat e zeza me te medha dallohen nga rrethi i gazit momental ose materies hapesinore qe jane duke thithur dhe duke qene ne permasa shume here me te medha mund te dallohen nga aktiviteti qe kryejne ne absorvimin e materies qe i rrethon).




__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 20-11-08 nė 12:58
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.