Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-10-07, 05:35   #31
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

Pėrse nuk ka portret tė Skėnderbeut

Mungesėn e njė kopje tė portretit tė Skėnderbeut, mund ta kuptojmė nėse shkojmė nėpėrmend jetėn dhe veprimtarinė e tij, i cili nė kundėshtim me atė qė bėnin princat e tjerė e kapedanėt e famshėm tė Europės tė epokėes sė tij, ai nuk kishte kohė qė tė rrinte me duar nė gji duke pozuar para piktorėve dhe artistėve tė ndryshėm. Madje me bindje mund tė themi se po t` ė i ishte ofruar ndonjė piktor Skėnderbeut, ai me siguri do ti ngjeshte atij shpatėn nė vend tė penelit. Po kėshtu nuk dihet, se gjatė kohės qė Skėnderbeu ka banuar nė Romė dhe Napoli, a i ėshtė ofruar ndonjė piktor pėr ti bėrė portretin. Lidhur me kėtė gjė nuk
ekziston asnjė lloj informacioni. Ėshtė thėnė se gjoja autor i njė portreti tė tij, mund tė ishte piktori e portretisti i famshėm venecian Gentille Bellini (1429-1507), i cili nė vitin 1479, simbas kėrkesės sė Sulltanit, qė i bėri senatit tė Venedikut, udhėtoi deri nė Stamboll e aty u ndal pėr dy vjet, ku bėri edhe njė portret tė Mehmetit tė Dytė, qė sot ruhet nė Londėr. Por njė pohim i tillė ėshtė i kotė, pasi nuk ka asnjė themel historik, e nuk pranohet nga kritika serioze. Ndėr koleksionte botėrore dhe private, ashtu ruajtur deri nė ditėt tona njė numėr i madh i portreteve tė Skėnderbeut, por mjerisht vjetėrsia dhe kualiteti artistik i tyre, ėshtė mjaft i dobėt. Ato janė tė gjitha kopje, ose kopje tė
kopjeve, tė shumta tė fundit tė shekullit XVI-tė, e tė shekujve tė XVII e XVIII-tė
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-10-07, 05:36   #32
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

Portreti mė i mirė, nė Firence

Portreti i Skėnderbeut qė e njohim mė sė miri dhe qė zakonisht prej shumkujt konsiderohet mė origjinali dhe mbi autencitetin e tij mund tė diskutohet, ėshtė padyshim portreti me ngjyra i cili ruhet ende dhe sot, nė "Galleria degli Uffizi" nė Firence. Mund tė thuhet se me tė vėrtetė ky ėshtė njė ndėr kopjet mė tė bukura tė Skėnderbeut, qė kanė mbėrritur deri nė ditėt tona, megjithse edhe ai portret i pėrket njė piktori tė dorės sė dytė pėr nga ana artistike. Nė kėtė portret, Skėnderbeu ėshtė i paraqitur nė profil, i sjellun nga e djathta e me mjekėr tė gjatė e tė thinjur, e cila valė valė i rrėshket hijshėm mbi parzėm qė ėshtė e mbuluar me njė gunė apo tallagan tė rrethuar me lesh tė zi e pėrqafore tė kuqe. Nė kokė ka njė kėsulė skarlati tė kuq, tė ashtquajtur "alla
Caramagnola", nėn tė cilėn i rrėshqet njė copė beze apo astar pėr ta mbrojtur nga djersa. Shikimi i tij nė atė pikturė, ėshtė mjaft i theksuar e i mprehtė, por mė fort i ėmbėl se sa i vrazhdė. Balli ėshtė i gjerė dhe me rrudha e ėshtė i mbuluar deri nė gjysėm nga kėsula. Hunda ėshtė e madhe dhe pak e krrutė, e musteqet e bardha dhe tė gjata i mbulojnė buzėn esipėrme, kurse buza e poshtėme ėshtė e spikatur e pak e lavjerrėt. Syprina e kokės mban mbishkrimin :GEORGIVIS SCANDER BEK.

Prejardhja e portretit tė Firences

Prejardhja e kėtij portreti nė Galerinė e Firences, duket se ėshtė nga koleksioni i Pal Jovit (Paolo Giovo 1483-1552) humanistit tė pėrmendur, mjekut, historianit, shkrimtarit tė famshėm, e ipeshkvit titullar tė Noēerės, njėrit ndėr biografėt e Skėnderbeut. Ky person nė vitin 1536 nė brigjet e liqenit Lario afėr Comos, ndėrtoi njė vilė simbas projektit tė Giorgo Vasrit qė njihet si "Villa Plianina", me afreske e kopshtije, ndėr tė cilat zunė vend koleksionet e qindra pikturave. Paolo Giovo aty ekspozoi
portrete tė njerzėve mė tė pėrmendur, sidomos mbretėrve, princėrve, e kapedanėve tė famshėm nga tė gjitha kombet. Disa nga kėto piktura tė njerzėve tė famshėm, Jovit ja patėn dhuruar miqtė e shumtė tė tij, kurse pėr tė tjerat, ai organizoi piktorė qė kopjuan e riprodhuan ato portrete qė ruheshin ndėr familjet princore. Kriteri i tij ishte qė pikturat tė ishin sa mė origjinale e artistike, e kopjet sa mė tė pėrngjashme tė modelit qė ato
parafytyronin.

Miqėsia e Jovit me shumė artista tė kohės sė vet, sikurse ishte dhe Giulio Romano, dishepulli i Rafaelos, bėri qė ai tė mblidhte njė sasi tė madhe pikturash tė autorėve tė njohur, siē ishin Rafaelo, Tiziani, Mikelanxhelo, Visari etj. Ndėr kėta ishte dhe portreti i Mehmetit tė dytė, i pikturuar nga Gentillle Bellini. Deri nė atė kohė, askush nuk kishte njė kolesion tė atillė, as dhe muzeu i Vatikanit nuk mund tu lavdėronte se kishte njė koleksion
si ai i Jovit. Po kėshtu nė atė kohė, shumė familje pasanikėsh, me tė vėrtetė kishin nėpėr sallonet e tyre portrete, por vetėm tė pjestarėve tė familjes dhe jo tė princėrve tė tjerė. Pėr kopjen e portretit tė Skėnderbeut nė kėtė koleksion, nuk kemi tė dhėna tė sigurta se si ai erdhi nė muzeumin e Jovit apo prej cilit piktor ishte punuar dhe si qe mė vonė fati i asaj pikture. Po kėshtu, pėr atė qė sot ruhet nė "Galleria degli Uffizi" tė Firences, nuk e dimė me siguri, se a ėshtė origjinali i muzeut Jovian, apo kopja e bėrė prej piktorit Cristofano dell ` Altisimo gjatė viteve 1552-1556, sipas porosisė sė Cosimo I De Medici, pėr galerinė e tij nė Firence, qė sot quhet "Degli Uffizi".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 05:37   #33
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

Kopje tė tjera tė portretit

Kopje tė tjera qė pak a shumė i ngjasin kėtij portreti, por shumė mė tė dobta se ai portret, janė bėrė dhe mė vonė, sikurse ai qė ruhet sot nė Bibliotekėn Ambroziane tė Milanos. Kopje tė tjera tė portretit tė Skėnderbeut janė bėrė nga mbarimi i shekullit tė XVI-tė, simbas urdhėrit tė Kardinalit federicho Borromeo (1564-1631) nga koleksionet e ndryshme tė Romės, Firences, Torinos, e sidomos nga koleksioni i portreteve tė Muzeut Jovian. Kjo kopje ėshtė shumė mė e dobėt se origjinali. Fytyra ėshtė mė e rrumbullakėt, kapelja mė e madhe dhe e fryrė e mjekrra e lėmuar. Sipas kėtij portreti, duket se ėshtė dhe njėri ndėr ato dy portrete qė ruhen nė muzeumin e Vjenės, njėri qė ruhet nė
Pinakotekėn e Seminarit tė Monreale afėr Palermos dhe njė tjetėr i Seminarit italo-shqiptar qė ėshtė dhuruar nga familja Genzarelli etj. Imitime tė portretit qė ndodhej nė muzeun Jovian, u bėnė dhe nga Tobias Stimmer. Gjithashtu sipas portretit tė muzeut tė Jovian, ėshtė bėrė pėrfytyrimi i Skėnderbeut duke u imituar nga Domenico Custos, qė ėshtė riprodhuar nė librin e botuar nė Oeniponti nė 1601-in dhe nė pėrmbledhjen e botuar nga J. Pretorio nė "Augusta Bavaria" nė 1602-in.

Ky i fundit ėshtė riporodhim i tė parit, veēse e paraqet Skėnderbeun deri nė brez, ndėrsa nė botimin e parė, Skėnderbeu ėshtė i paraqitun jo vetėm deri nė brez, por krejt trupi nė ngjasim truproje, i vendosur nė njė gungė me shtylla tė qėndisura. Nė dorėn e djathtė ai mban shpatėn, e me dorėn tjetėr e kallxon atė. Te kambėt nė anėn tjetėr, gjendet pėrkrenarja e Skėnderbegut. Si pėrkrenarja ashtu dhe shpata, janė ato qė sot gjindėn nė muzeumin e Vjenės, tė cilat e kanė prejardhjen nga koleksioni i Arqidukės Ferdinand tė Tirolit, pėr tė cilin ishte botuar libri i lartpėrmendur. Pėrkrenaren dhe shpatėn e Skėnderbeut, Arqiduka Ferdinand i pati blerė nga konti Ėolfang. Mbas kėtij botimi janė bėrė dhe imitime tė tjera ndėr libra, si "Georggius Bertoldus Pontanus a Braitenberg" tė botuar nė Hanover nė 1609, nė veprėn e Jacobus Kockert e shumė e shum variante tė tjera. Njė kopje e pikturės sė Skėnderbeut nė kėmbė e me pėrkrenare e shpatė, i veshur me pancere dhe hekur, gjendet edhe sot nė koleksionin e kėshtjellės Ambras nė Tirol.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 05:38   #34
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

Portreti i Skėnderbeut sipas Barletit

Nė revistėn e ilustruar "Ylli" qė dilte nė Tiranė, ishte botuar njė fotografi e vogėl e njė portreti deri tash i panjohur, i njė tipi tė veēantė, ku thuhet se origjinali i saj gjindet nė Paris dhe ruhet nga njė familje me prejardhje shqiptare. Portreti ėshtė me ngjyra, e thuhet se gjoja i pėrket shekullit tė XV-tė apo fillimi i XVI-ės. Por si zakonisht, nė botime tė kėtij lloji, nuk jepen data apo tė dhėna tė tjera. Pėrfytyrimin e Skėnderbeut e sjell nė njė ksilografi tė bukur, (punė veneciane) dhe biografi ma i madh i
Skėnderbeut, historjani shkodran Marin Barleti, nė librin e tij tė famshėm "Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Princips" tė botuar nė Romė, nga Bernardinus Venetus de Vitalibus. Pėrfytyrimi i Skėnderbeut nė kėtė imitim (afėr 17 cm i lartė) ėshtė paraqitur me mjekėr tė gjatė, hundė krrutė shqypeje, me flokė pėrmbas tė qethun, me njė mantel apo mallotė brokatit me ornamente lulesh e frytesh e me kapele " ala Caramagnola", pak si tė lartė e me njė ornament qė duket nėn tė porsi mbrojtje nga djersimi. Nė fund tė portretit ėshtė shkrimi: SIGNOR SCANDER BEGO. Ky pėrfytyrim i Skėnderbeut, qė ėshtė
shumė i ngjashm me atė tė "Galleria degli Uffizi", nė Firence, mund tė jetė mė i vlefshmi dhe mė i ngjashmi i pėrfytyrimit tė vėrtetė tė Skėnderbeut, jo vetėm se ėshtė mė i moēmi, por dhe se ėshtė portret i bėrė sipas udhėzimeve tė njė historijani shqiptar, Barletit, i cili e pat njoftė vetė Skėnderbeun. Nė qoftė se nė kohėn e tij, ka ekzistuar ndonjė portret autentik i Skėnderbeut, ai do ta kishte dhėnė nė ksilografinė qė ka botuar, qė tja bėntė sipas atij portreti. Nė qoftė se nuk ka ekzistuar
ndonjė portret i Skėnderbeut, atėhere ai do ta kishte bėrė atė simbas kujtimit personal, por gjithsesi qė t`i pėrngjante deri diku.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-07, 06:57   #35
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-07, 06:58   #36

Vjetėr 30-11-07, 15:00   #37
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Scanderbeg among his men

Scanderbeg his warriors

Scanderbegs tomb

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-01-08, 00:10   #38
luckyman
 
Anėtarėsuar: 18-03-07
Postime: 3,373
luckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

A din dikush me na tregu se PSE (ose ēfar d.m.th.)ka mbajtur koken e dhis me brina ne kapele?????

luckyman Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-01-08, 22:15   #39

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga luckyman
A din dikush me na tregu se PSE (ose ēfar d.m.th.)ka mbajtur koken e dhis me brina ne kapele?????

!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!,...ju paguj,nese doni!!
luckyman Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-08, 02:14   #40
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

MBI DEBATIN PER SKENDERBEUN
H. Feraj

Debati pėr mendimin politik tė Skėnderbeut ėshtė i hershėm. Orientimi i tij politik ėshtė vėnė nė dyshim dhe madje ėshtė kundėrshtar nga njė pjesė e shqiptarėve qė pėr tė gjallė dhe gjatė kohės sė veprimtarisė sė tij si nga Hamza Kastrioti, Dukagjinasit, Moisi Golemi etj., dhe ka vazhduar deri nė ditėt e sotme. Nė dy vitet e fundit ky debat ėshtė rikthyer.

Shkas pėr rikthimin e debatit u bė libri politik "Skicė e mendimit politik shqiptar" botuar nė Tiranė mė 1998, por shkak edhe mė i rėndėsishėm janė rrethanat politiko-shoqė rore shqiptare, konflikti shqiptaro-serb e shqiptaro-grek, ndryshimi i sistemit politik nė
Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni dhe pėrgjithėsisht reflektimi i shqiptarėve mbi qenjėsimin e vet politik tė sotėm dhe tė kaluar si pėrpjekje pėr tė kuptuar gjendjen e vet tė sotme dhe pėr tė dhėnė zgjidhje nė rrethanat e sotme. Pėr tė hyrė drejtpėrdrejtė nė temė, konteksti i debatit dhe ēka thuhet nė libėr, megjithėse ėshtė element i rėndėsishėm i kuptimit tė kėtij debati, do tė lihet pėr nė fund. Tani ia vlen tė pėrmendet vetėm njė moment sqarues: kundėr pėrshkrimit nė libėr tė mendimit politik nė periudhėn e Skėnderbeut janė shprehur vetėm nivele tė ulėta mendore, kryesisht nė gazeta si "Zėri i Kosovės", "Balli Kombėtar" (i Abaz Ermenjit) dhe ndonjė organ tjetėr i kėtij niveli, ndėrsa profesionistė t, studiuesit ose kanė heshtur, ose e kanė vlerėsuar pozitivisht librin. Prandaj pėrfshirja nė kėtė debat u bė
e nevojshme pėr tė sistemuar debatin, pėr tė vėnė rregull sė paku pėrshkrues, sepse duke pasur nivel tė ulėt mendor, debatuesit i kanė bėrė rrėmujė argumentet e veta. Kjo do tė ketė rrjedhojė ndėr tė tjera pėrpjekjen time pėr t'u ulur nė nivelin e kritikėve dhe
shmangien e disa karakteristikave tė debatit profesional si referimet tek autorėt e burimet, heqjen e pėrkufizimit tė koncepteve, mospėrmendjen e problemeve njohėse dhe epistemologjike, mungesėn e shqyrtimit tė teorive ndihmėse, metodologjisė etj., etj. Argumentet e paraqitura nė debat nuk janė tė miat, janė tė shpėrndara nėpėr
autorė tė ndryshėm, ndėrsa merita ime ėshtė vetėm tė pėrshkruaj qartė dhe nė mėnyrė tė sistemuar debatin e shpėrndarė.
Debati zhvillohet ndėrmjet dy qasjeve:
1)njėra qasje ngul kėmbė se Skėnderbeu nuk duhet shqyrtuar nė mėnyrė kritike qoftė edhe sikur t'i ketė shkaktuar fatkeqėsitė mė tė mėdha popullit shqiptar,
2)tjetra ngul kėmbė se Skėnderbeu duhet t'u nėnshtrohet rregullave tė tė menduarit logjik dhe shqyrtimit kritik racional si ēdo objekt tjetėr i studimit.
Nuk ekziston ndonjė qasje konseguente e tipit tė parė, dmth qė Skėnderbeu tė mos shqyrtohet nė mėnyrė kritike, por mė tepėr ėshtė fjala pėr njė qėndrim qė thotė se "kur e kritikoj unė, kritika ėshtė e lejueshme dhe e drejtė, kur e kritikon tjetri, kritika nuk ėshtė e lejueshme dhe e drejtė".

Kėshtu pėr shembull, historiografia enveriste vetė e ka kritikuar Skėnderbeun nė shumė drejtime si pėr natyrėn klasore, kufizimet ideologjike, naivitetin e besimit tek Vatikani etj., etj., por kur kritikohet nga ndonjė kėndvėshtrim tjetėr, pėr shembull ka kėndvėshtrimi i logjikės nacionaliste, atėherė historianėt enveristė dalin nė mbrojtje tė paprekshmėrisė
sė figurės sė Skėnderbeut, akuzojnė palėn kritike se po fyen heroin kombėtar dhe ndjenjat e shqiptarėve, etj., etj. Megjithkėtė ky lloj qėndrimi kėtu do tė trajtohet si njė qasje e vetme qė thotė se Skėnderbeu duhet pėrjashtuar nga shqyrtimi racional si objektet e tjera tė studimit.

Gjatė gjithė historisė sė debatit nė mbrojtje tė pėrjashtimit tė Skėnderbeut nga rregullat e studimit si ēdo objekt tjetėr janė sjellė dy llojė argumentash:
argumentet shkencore dhe
argumentet praktike, (ose me terma tė tjerė, argumentet `prudenciale' , pragmatiste, politike).

Pėrmbledhtas janė sjellė kėto argumente teoriko-shkencore:

1-Skėnderbeu ėshtė mbrojtės i Evropės pėr ēerek shekulli;
2-Skėnderbeu ėshtė mbrojtės i krishtėrimit;
3-Skėnderbeu ėshtė krijuesi i miqėsisė sė popullit shqiptar me
popujt
e tjerė tė Ballkanit (sllavėt dhe grekėt);
4-Skėnderbeu ėshtė shėmbėlltyra e luftės sė njė populli pėr liri dhe
pavarėsi;
5-Skėnderbeu ėshtė krijues i shtetit shqiptar;
6-Skėnderbeu ėshtė mit dhe simbol i shqiptarėve dhe teorikisht ėshtė argumentuar se mitet dhe simbolet duhet tė lihen tė kryejnė funksionin e tyre si tė tilla.

vazhdon
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-08, 14:56   #41
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Argumentet praktike mund tė pėrmblidhen:

1-Pavarėsisht si ėshtė e vėrteta pėr Skėnderbeun, duke e paraqitur
si mbrojtės tė Evropės, shqiptarėt pėrfitojnė pėrkrahjen e Evropės
pėr synimet e veta politike tė kohės;
2-Pavarėsisht si ėshtė e vėrteta duke e paraqitur Skėnderbeun si
mbrojtės tė krishtėrimit, shqiptarėt fitojnė pėrkrahjen politike tė
kristianėve pėrinteresat e kohės;
3-Pavarėsisht nga rrjedhojat qė ka sjellė politika e Skėnderbeut dhe
figura e tij duhet tė ruhet pėr shkak tė frymėzimit qė jep tek
shqiptarėt pėr luftėn pėr liri dhe pėr pavarėsi.

Ndaj tė gjitha kėtyre argumentave janė paraqitur argumenta
alternative, tė tjera, qė do tė pėrshkruhen mė hollėsisht nė vijim,
po ashtu nė tė dy dimensionet: teorike dhe praktike.

1-Skėnderbeu pėr ēerek shekulli ėshtė mbrojtės i Evropės nė kuptimin
ushtarak dhe nė kuptimin e mbrojtjes sė qytetėrimit evropian,
qytetėrimit perėndimor pėrballė barbarisė lindore osmane. Ky
argument thotė se Skėnderbeu e mbrojti Evropėn drejtpėrdrejtė , duke mos
lejuar kalimin e pushtuesve osmanė islamikė nga bregdeti shqiptar
dhe territori i zotėruar prej tij nė Evropė dhe tėrthorazi duke
angazhuar forca tė mėdha ushtarake osmane nė luftė kundėr vetes dhe
shqiptarėve dhe kėshtu duke dobėsuar fuqinė e saj pushtuese
ushtarake ndaj Evropės. Duke e mbrojtur Evropėn nga pushtimi ushtarak osman,
Skėnderbeu ka mbrojtur qytetėrimin evropian perėndimor.

Ndaj kėtij argumenti janė bėrė vėrejtje tė shumta dhe janė
paraqitur argumente lternative:

sė pari, a nuk kishte rrugė tė tjera Perandoria Osmane pėr pushtimin e Evropės, por vetėm nga Shqipėria e Mesme (e sotme) dhe nga Durrėsi ?
Nė periudhėn e Skėnderbeut, Perandoria Osmane shtrihej nė gjithė Bosnjen e Serbinė deri afėr Beogradit (qė mbahej nga hungarezėt) prej nga mund tė depėrtonte nė Evropė nėpėr
luginėn e Danubit dhe po ashtu, kishte mundėsi tė kalojė Adriatikun
nė vendkalimin mė tė ngushtė, Otranto, e nuk kishte pse tė kalonte
patjetėr nga Durrėsi. Sė dyti, pse nuk e pushtoi Evropėn pas vdekjes
sė Skėnderbeut, kur nuk mbrohej mė prej tij ? Pas vdekjes sė
Skėnderbeut fuqia pushtuese e Perandorisė Osmane nuk kishte rėnė,
por pėrkundrazi pėrparoi deri afėr Vjenės. Pėr mė tepėr, megjithėse
e futi nė dorė bregdetin shqiptar, pėrparimin kah Evropės e ndoqi nė
rrugė tokėsore, bregut tė Danubit deri afėr Vjenės dhe nuk ndėrmori
sulme kundėr Italisė e papatit nga Durrėsi. Sė treti, a duhej tė
mbrohej qytetėrimi dhe kultura perėndimore e asaj kohe ?
Qyetėrimi dhe kultura evropiane e asaj periudhe dhe shumė mė pas, ishin ndėr
tė tjera, qytetėrimi dhe kultura e kryqėzatave, inkuizicionit, djegies
sė rreth 700 mijė plakave tė pafajshme tė akuzuara si shtriga, e
shfarosjes sė hebrejve etj., etj.
Vetė evropianėt kishin filluar dhe pak pas vdekjes sė Skėnderbeut i kishin shpallur luftė qytetėrimit dhe kulturės sė deriatėhershme evropiane, elementėve thelbėsorė
tė mesjetės tė cilėn e quanin periudhė tė "vdekjes" dhe pėrpiqeshin
ta zėvendėsonin me "rilindjen", periudhė dehumanizmi dhe pėrpiqeshin
ta zėvendėsonin me humanizmin, periudhė tė errėsirės dhe flakjen e
saj e quajtėn periudhė tė ndriēimit (iluminizmit) . Mund tė thuhet se
Skėnderbeu mbrojti kushtet qė evropianėt vetė tė fillojnė luftėn
kundėr kėsaj kulture perėndimore, por ky interpretim nuk qėndron,
sepse lufta evropiane kundėr kulturės evropiane mori vrull pikėrisht
pas vdekjes sė Skėnderbeut. Nga kjo rastisje nė kohė ndoshta nuk del
as se Skėnderbeu ishte pengesė e vrullit tė humanizmit, rilindjes
dhe iluminizmit evropian, por vetėm se Skėnderbeu nuk kishte rol tė
rėndėsishėm as pėr mbrojtjen, as pėr ndryshimin e kulturės
evropiane.
Sidoqoftė, sipas vetė evropianėve, gjėja qė duhej mė sė paku tė
bėhej nė atė ishte mbrojtja e kulturės sė atėhershme evropiane,
perėndimore etj., etj.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-08, 15:06   #42
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

2-Skėnderbeu ėshtė mbrojtės i krishtėrimit perėndimor.
Ky argument thotė se luftėrat antiosmane tė Skėnderbeut kanė qenė njėkohėsisht
luftra pėr ruajtjen e kristianizmit perėndimor kundėr islamizmit, se
Skėnderbeu ishte projektuar tė vihej nė krye tė kryqėzatave, se
ėshtė vlerėsuar "Atleti i Krishtit", se kėshilltar kryesor kishte
peshkopin Pal Engjėlli dhe se pėrfundimisht nė orientimin e vet politik ishte
thellėsisht kristian perėndimor.

Ndaj kėtij argumenti janė paraqitur kundėrargumente tė prirjeve tė
ndryshme qė tregojnė marrėdhėnie mė tė ndėrlikuara ndėrmjet
Skėnderbeut dhe kristianizmit.

Sė pari, historigrafia enveriste ėshtė pėrpjekur tė zvogėlojė motivin fetar kristian tė Skėnderbeut duke nxjerrė pavarėsinė e vendit si motiv tė parė tė luftėrave tė tij,
duke treguar pabesitė e papės ndaj Skėnderbeut etj.
Sė dyti, cilin kristianizėm perėndimor mbronte Skėnderbeu ?
Edhe nė qoftė se Skėnderbeu ishte mbrojtės i katolicizmit papnor,
nuk del se ėshtė mbrojtės i kristianizmit perėndimor, sepse
kristianizmi perėndimor ishte ndarė nė drejtime qė nuk pranonin
katolicizmin papnor dhe autoritetin e papės sė Romės. Pak para
periudhės sė luftėrave tė Skėnderbeut, konflikte kishin shpėrthyer
madje edhe ndėrmjet vetė kandidatėve pėr selinė e papės, njė prej
tė cilėve e zhvendosi atė nė Avinjon tė Francės, e nė tė njėjtėn kohė
ekzistonin tre papė qė lėshonin mallkime kundėr njėri-tjetrit.
Gjatė periudhės sė Skėnderbeut kishin filluar dhe jo shumė pas vdekjes sė
tij morėn vrull lėvizjet reformiste nė Gjermani me Martin Luterin,
nė Francė me Kalvinin etj., pėr shkėputjen e kishave nga
katolicizmi papnor qė pėrfunduan nė luftėra tė pėrgjakshme si masakra kundėr
hugenotėve nė natėn e Shėn Bartolemeut, inkuizicioni, luftėrat
ndėrmjet Spanjės dhe Hollandės etj., etj.
Njėri pas tjetrit kisha dhe popuj evropianė ishin shkėputur nga katolicizmi dhe autoriteti
papnor duke krijuar kishėn anglikane, protestantėt, kalvinistėt,
luterianėt, baptistėt etj., etj., kėshtu qė termi "mbrojtje e
katolicizmit" nuk mbulon termin "mbrojtje e kristianizmit
perėndimor", por vetėm tregon marrjen e anės sė njėrės palė
kristiane nė luftėn kundėr palės tjetėr kristiane perėndimore.

Sė treti, a ishte luftė pėr mbrojtjen e kristainizmit kundėr
islamizmit pjesėmarrja e Skėnderbeut nė luftėn e njė princi kristian
(psh princit tė Napolit) kundėr njė princi tjetėr po kristian nė
gadishullin italik ?
Skėnderbeu del se ka zhvilluar luftėra edhe
kundėr kristianėve dhe kjo mund tė interpetohet si luftė e
Skėnderbeut kundėr kristianizmit (siē interpretohet si luftė pėr
mbrojtjen e tij
, meqenėse ėshtė nė anėn e njė udhėheqėsi kristian)
jo vetėm kur ishte nė shėrbim tė sulltanit, por edhe kur ishte
kundėrshtar i tij, ose mund tė interpretohet se nė politikėn e
vetė Skėnderbeu nuk udhėhiqej nga motivi fetar, por i forcimit tė
fuqisė sė vet ose se Skėnderbeu ishte njė palė kristiane nė luftėn
kundėr islamizmit dhe kristianizmit tjetėr perėndimor etj., etj. Po
ashtu, si mbrojtės i kristianizmit perėndimor, Skėnderbeu nuk del as
kur bėn aleanca me princėr dhe mbretėr tė kristianizmit ortodoks
lindor si ata serbė, bullgarė, grekė etj.
Sė katėrti, devotshmėria katolike e Skėnderbeut ėshtė e dyshimtė,
sepse vetė ai njė kohė tė gjatė kishte jetuar si mysliman, sepse
familja e tij ishte e njohur nga njėra anė pėr ndėrrimet e shpeshta
fetare dhe nga ana tjetėr, pjesa mė e madhe e familjes sė tij ishte
nėn ndikimin ortodoks tė nėnės qė shprehet nė ortodoksė-sllavė tė
vėllezėrve dhe motrave si Reposhi, Konstantini, Vllajka, Jella
etj., deri tek varrimi i vėllait tė tij me nderim tė madh nė manastirin e
shenjtė e Hilanadarit nė Greqi.

Siē u tha edhe nė prirjet politike tek Skėnderbeu konstatohen prirje drejt kristianizmit ortodoks lindor.
Sė pesti, Skėnderbeu mund tė interpretohet si udhėheqėsi
shqiptar qė pėruroi fillimin e luftėrave fetare ndėrmjet
shqiptarėve.
Kėshtu mund tė interpretohet sjellja e tij ndaj
besimeve tė tjera fetare nė Shqipėri pas kthimit nė Krujė, kur kėrkoi nga
kolonistėt dhe tė konvertuarit nė myslimanė tė zgjedhin ndėrmjet
kristianizmit e vdekjes dhe tė gjithė ata qė nuk pranuan tė
braktisin islamin i masakroi.
Masakra masive si kėto nuk janė kryer
gjatė gjithė periudhės sė sundimit osman dhe pėrgjithėsisht kjo
sjellje e Skėnderbeut nuk u pasua nga udhėheqės tė tjerė (ndoshta me
pėrjashtim tė Pjetėr Bogdanit dhe ndonjė rasti tjetėr tė rrallė
)
e nuk u shndėrrua nė traditė tek shqiptarėt. Pėrkundrazi, traditė u
bė toleranca fetare qė ėshtė njė pėrvojė dhe karakteristikė tipike
shqiptare.
Por nė qoftė se do tė ishte vazhduar qėndrimi i Skėnderbeut,
atėherė atij do t'i takonte merita e themeluesit tė intolerancės dhe
luftėrave fetare ndėrmjet shqiptarėve. Sidoqoftė nga tė gjitha kėto,
sjellja e Skėnderbeut nuk mund tė pėrmblidhet nėn termin "mbrojtės
I kristianizmit perėndimor", as nėn termin "mbrojtės i
kristianizmit" , sepse nė veprimtarinė e tij ka edhe luftėra kundėr kristianėve,
sidomos kundėrshtarėve tė Papės, edhe aleanca me ortodoksinė qė nuk
ėshtė kristianizėm perėndimor etj. Sigurisht, nė krahasim me
islamizmin, tė gjitha format e kristianizmit kanė diēka tė
pėrbashkėt, por kjo e pėrbashkėt ėshtė e pamjaftueshme qė
veprimtaria e Skėnderbeut tė pėrfshihet nėn termin "mbrojtės i
kristianizmit" edhe kur lufton kundėr kristianėve.

vazhdon me piken 3-Pavarėsisht nga rrjedhojat qė ka sjellė politika e Skėnderbeut dhe
figura e tij duhet tė ruhet pėr shkak tė frymėzimit qė jep tek
shqiptarėt pėr luftėn pėr liri dhe pėr pavarėsi.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-08, 10:28   #43
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Me sa kuptoj nuk do ishte levizje e mencur strategjike te hidheshe ne Itali kur Shqiperia ishte akoma e lire se latinet ne bashkepunim me shqiptaret mund ta perdornin si baze per sulme kunder turqve dhe do i detyronin te luftonin ne dy fronte. Kur u pushtua Shqiperia Fatihu u hodh ne Otranto, por pasi latinet e cliruan prap Otranton Fatihu vdiq dhe mesa di ky ishte i vetmi qe i kishte ven syrin te pushtonte Romen. Te tjeret pas tij u perqendruan ne gili vili ne haremin e tyre, ose me luftra ne Lindje, ndersa ata qe sulmuan prap Evropen per cfardo arsye zgjodhen rrugen nga Vjena, jo Italia.

Sa per mesjeten e Rilindjen, pushtimi otoman i Evropes nuk do sillte nje Rilindje aq madheshtore sociale, politike, shkencore, e teknologjike ashtu si e njohim sot. Shqiptaret qe jetuam per mbi 400 vjet nen Otomanet e dim mire ca prapambetje katastrofike na la. E megjithe ate pasuri qe vodhi lart e poshte prap nuk po i jep dot drejtim vetes Turqia e sotme.

E fundimisht nuk e marr vesh kte ankesen se Skenderbeu paska vrare muslimane shqiptare qe refuzuan te hiqnin dore nga Islami? A nuk ishte feja islame akoma element i ri ne ballkan dhe ata qe e adoptonin shum here e benin kte qe te tregonin besnikeri ndaj Sulltanit, armikut te Skenderbeut? E si mund te kishte besim te kta njerez Skenderbeu? Hamzait nuk i tha ndrysho fene, vec kur e preu ne bese e luftoi. Kur po lufton kunder Sulltanit si mund te tolerosh ate qe lufton per Sulltanin?
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-08, 12:47   #44
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

King i dashur do ishte mire te me lejonit kete punim (per mua i asnjeanshem sa kritik aq edhe lavderues) ta perfundoj, por po te them ca fjale qe te mos kthehem me.

Citim:
Sa per mesjeten e Rilindjen, pushtimi otoman i Evropes nuk do sillte nje Rilindje aq madheshtore sociale, politike, shkencore, e teknologjike ashtu si e njohim sot.
King e dini edhe ju qe P.Osmane ne ate kohe ka qene prijes ne keto fusha, e qka ti bejm qe me von ia ben vetit me disa tradhti dhe mbeten ku jane.

Citim:
Shqiptaret qe jetuam per mbi 400 vjet nen Otomanet e dim mire ca prapambetje katastrofike na la.
Paksa gabim je ketu , pasi ne ate kohe kishim Pashallare dhe funksionar te larte shqipetare , ndersa sot kemi hiq gje tjeter vetem se Prostitut-Shites nga mesi jone.

Citim:
E megjithe ate pasuri qe vodhi lart e poshte prap nuk po i jep dot drejtim vetes Turqia e sotme.
Turqia e sotme eshte fuqi e madhe , por qka te vodhi ty se , me bjer referenca .

Citim:
E fundimisht nuk e marr vesh kte ankesen se Skenderbeu paska vrare muslimane shqiptare qe refuzuan te hiqnin dore nga Islami? A nuk ishte feja islame akoma element i ri ne ballkan dhe ata qe e adoptonin shum here e benin kte qe te tregonin besnikeri ndaj Sulltanit, armikut te Skenderbeut? E si mund te kishte besim te kta njerez Skenderbeu? Hamzait nuk i tha ndrysho fene, vec kur e preu ne bese e luftoi. Kur po lufton kunder Sulltanit si mund te tolerosh ate qe lufton per Sulltanin?
Islami siq e dime me argumente historike dhe arkeologjike ka rrenjet ne keto troje para Pushtimit Turke edhe pse me pushtimin Osman ajo u rrite ne permasa te madha .
Po normal qe shqipetaret mysliman kan dal kunder Tij pasi ky i fundit kishte ber lidhje me Serbet qe kishin pushtuar vilajetin e Kosoves , me shume lexo si Dukagjinasit u ngriten kunder tij apo me mire me thene ata ishin ne lufte me serbet por ne kete rast iu shtua edhe nje tradhtar qe kishte lidhur aleanc me ta dhe nuk e qante koken per kete vilajet.
Ti duhet ti thuash faliminderit Perandoris Osmane e sidomos Kosovaret , qe ata me triumfin qe ben ne Kosova Polje ndaj sllavit , ben qe zeri yne te ndegjohej ne gjithe ballkanin e ne te egzistojme ne keto troje qe jane kosovearet sot ,se perndryshe do e kishe serbi edhe ketu sa i perket ndihmes se skenderbeut.

.................................................. ..........
vazhdojme me temen ,

Dhe duke pasur parasysh qe nje numer i madhe i "intelektuleve" shqipetar e paraqesin ate si Mbreojtes te Krishterimit , bijme sa per fillim thenjen e Fatbardh Doci-t ne ceremonin qe eshte mbajtur ndaj figures se Skenderbeut , ku nder tjerash thote:
Strategu,gjeniu Ushtarak Gjergj Kastrioti theu te gjitha betejat kunder Osmanve dhe nuk i la te kalonin ne Europe u bembrojtsi heroi i fundit i mbrotjes Krishtrimit Europjanā€,(V.Emerson) .Papa Kalisi III i shkruante nje leter Gjergj Kastriotit ne vitin 1457 si symbol i krishtrimit ku theksonteā€Nuk Ka njeri ne Bote,i cili te mos dij trimerit qe keni bere dhe te mos u lavdroj gjer ne qiell si nje kryembrotjes i vertet dhe si kreyluftetar bujar te KRISHTERIMIT.

ja pikerisht deklaratat te tilla qe shkojne pro mendimit qe e marrin jo kritikuesit e skenderbeut ne piken 2.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-08, 12:59   #45
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

3-Skėnderbeu ka vlerėn dhe meritėn se ėshtė krijues i miqėsisė sė
popullit shqiptar me popujt e tjerė tė Ballkanit,
me sllavėt para sė
gjithash me serbėt, malazezėt, bullgarėt dhe me grekėt, pėrmes
kėrkesave pėr aleanca kundėr Perandorisė Osmane, pėrmes shembullit
tė vet dhėnė kėtyre popujve pėr luftėn ēlirimtare, pėrmes frymėzimit
dhe nxitjes sė besimit nė mundėsinė e thyerjes e tė fitores kundėr
Perandorisė Osmane etj.
Kjo miqėsi dhe admirim pėr Skėnderbeun shfaqet nė kėngėt popullore qė i kanė kushtuar popujt e Ballkanit dhe nė vlerėsimin qė i bėnin udhėheqėsit ballkanikė rolit tė
Skėnderbeut nė planet e tyre politike. Kjo miqėsi e forcuar nga
Skėnderbeu ėshtė vazhduar nė luftėrat e mėvonshme tė pėrbashkėta tė
shqiptarėve dhe ka qenė bazė e bashkėpunimit tė shqiptarėve me
serbėt dhe grekėt kundėr "armikut tė pėrbashkėt" deri nė ditėt tona.

Edhe ndaj kėtij argumenti janė bėrė vėrejtje tė rėndėsishme.

Sė pari, gatishmėria dhe pėrpjekjet e Skėnderbeut pėr tė bashkėpunuar me
udhėheqėsit politikė sllavė, para sė gjithash serbė dhe udhėheqėsit
politikė grekė, nuk e kanė bėrė politikėn serbe e greke miqėsore
ndaj shqiptarėve nė asnjė periudhė dhe pėr asnjė ngjarje.

Sė dyti, me bashkėpunimin e tij me serbėt dhe grekėt, Skėnderbeu ndikoi nė
krijimin e njė tradite tė bashkėpunimit tė politikanėve tė mėvonshėm
shqiptarė me politikanėt serbė dhe grekė kundėr "armikut tė
pėrbashkėt" qė pėrgjithėsisht pėrfundonin nė humbje tė shqiptarėve
nė kuptimin e nėnshtrimit tė politikės shqiptare ndaj asaj serbe
dhe greke qė mbetėn armiqėsore
.

Sė treti, pėrpjekja pėr tė ndarė konceptim "miqėsi mes popujsh" nga "miqėsi mes politikanėsh" tė popujve tė ndryshėm nuk ka vlerė, sepse ajo qė quhet "miqėsi mes
popujve" nė fakt ėshtė "miqėsi" ose bashkėpunim mes politikanėve.
Pėr tė bėrė tė vlefshėm dallimin ndėrmjet termit "miqėsi mes
popujsh" nga termi "miqėsi mes politikanėsh" , duhen treguar raste
kur politikanėt shqiptarė ishin kundėr bashkėpunimit me
politikanėt serbė dhe grekė ndėrsa populli kėrkonte bashkėpunim dhe
bėnte presion mbi politikanėt pėr bashkėpunim. Mirėpo si rregull
konstatohen vetėm raste tė kundėrta, kur politikanėt kanė qenė pėr
bashkėpunim dhe popujt kundėr bashkėpunimit, kur pjesė tė popullit
shqiptar kritikojnė politikanėt e vetė pse bashkėpunojmė me serbėt
dhe grekėt dhe pjesė tė popujve serb dhe grek kritikojnė
politikanėt e vetė pse bashkėpunojnė me shqiptarėt. Po ashtu, raste tė
bashkėpunimit mes pjesėve tė popujve fqinjė konstatohen vetėm kur
pėrfundonin miqėsitė mes politikanėve. Pėr kėtė nuk ka rėndėsi nėse
popujt kanė qenė tė manipuluar nga politikanėt, sepse me manipulim
nga politikanėt mund tė shpjegohen njėlloj edhe armiqėsitė, edhe
miqėsitė mes popujve fqinjė (bashkėpunimi mund tė jetė nė fakt
manipulimi i njė popullsie pėr interesa bashkėpunimi tė elitave
politike) dhe sepse, manipulimi nuk e ndryshon faktin se popujt
kishin miqėsi kur kishin miqėsi politikanėt dhe armiqėsi kur kishin
miqėsi politikanėt. Prandaj, ajo qė ėshtė quajtur "miqėsi mes
popujve fqinjė" ėshtė miqėsi e politikanėve shqiptarė me politikanėt
serbė dhe grekė dhe Skėnderbeu ėshtė i rėndėsishėm nė krijimin e
traditės sė bashkėpunimit tė krerėve dhe politikanėve shqiptarė me
serbėt dhe grekėt e jo i miqėsisė ndėrmjet popujve tė Ballkanit.

Sė katėrti, "miqėsia me popujt e Ballkanit" ka qenė arsye e
armiqėsimit nė radhėt e vetė shqiptarėve, sepse ata shqiptarė qė vuanin nga
sundimi serb me tė cilėt bashkėpunonte Skėnderbeu e shikon me
revoltė vetė kėtė udhėheqės dhe shqiptarėt qė e mbėshtesnin
.
Prirja e Skėnderbeut pėr miqėsi dhe aleanca politike pėrveē me sundimtarin
serb tė Bosnjes edhe me sundimtarin serb tė Kosovės, despotin Gj.
Brankoviē ka qenė shkak i armiqėsisė sė popullsisė shqiptare qė
vuante terror nėn sundimin e Brankoviēit ndaj Skėnderbeut.

Po ashtu, edhe princa dhe udhėheqės tė rėndėsishėm si Dukagjinasit u vunė
kundėr Skėnderbeut pėr shkak tė miqėsisė sė tij me serbėt.
Territoret e Dukagjinasve kufizoheshin me territoret shqiptare tė sunduara nga
Brankoviēi dhe aleati politik I Skėnderbeut qė shfaroste shqiptarėt
nė principatėn e vetė (Kosova) dhe nga kjo fqinjėsi, ndėrmjet
Dukagjinasve dhe Brankoviēit kishte konflikte.

Mbėshtetja e Dukagjinasve nga popullsia dhe kundėrshtimi i Skėnderbeut pėr arsye
tė miqėsisė sė tij me Brakoviēin kanė bėrė qė nė traditėn popullore
nė Krujė e sipėr tė jetojė Lekė Dukagjini, ndėrsa Skėnderbeu ėshtė
dėrguar vonė nėpėrmjet sistemit arsimor nė popullsi, kurse nė
kujtesėn popullore dhe nė odėn tradicionale shqiptare ka qenė i
harruar.
-Nė kėtė argument po tė pyetet se pse e "tradhėtuan"
Dukagjinasit Skėnderbeun
,???
-Pėrgjigja ėshtė se Skėnderbeu i kishte tradhėtuar mė parė duke lidhur miqėsi me armikun kryesor tė tyre, me serbėt dhe Gj. Brankoviēin. Sipas kėtij argumenti Dukagjinasit
pėrfaqėsojnė politikėn e armiqėsisė me serbėt, Skėnderbeu tė
bashkėpunimit me serbėt.

vazhdojme me piken 4-Skėnderbeu ėshtė shėmbėlltyra e luftės sė njė populli pėr liri dhe
pavarėsi.

__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.