Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-03-06, 14:51   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Irani me lufte nga jashte apo revolucion nga brenda?

Si do te mund te rrezohej regjimi i Iranit? Me nderhyrje nga jashte apo me revolucion te brendshem?


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-03-06, 15:34   #2
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kalt
Si do te mund te rrezohej regjimi i Iranit? Me nderhyrje nga jashte apo me revolucion te brendshem?
Kjo pyetje u duhet shtruar atyre qė kanė rrėzuar Shahun e Iranit dhe e kanė zėvendėsuar me "ajetollaha"!
Ajatelloha Khomeni, themeluesi i Republikės islamike nė Iran, ka marrź shkollė nė rajonin e Parisit, ka fluturuar me avion special nga Parisi-Teheran, e ka asgjesue mbretėrin iranase dhe ka themelue republikėn islamike.
Franca i ka shitur lėndė tė para bėrthamore Iranit pėr, kinse, prodhimin e rrymes elektrike (pėr ēentrale atomike). Edhe Izraelit i ka shitur bomben e parė bėrthamore mu Franca e Charles De Gaulit.
Ku e rrezikon, pra, sigurinė botėrore ?
Shqiptarėt, jo!
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-06, 16:21   #3
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kalt
Si do te mund te rrezohej regjimi i Iranit? Me nderhyrje nga jashte apo me revolucion te brendshem?

Eshte thenie pothuaj profetike qe thote "Popujt gjithmone KANE lideret te cilet i MERITOJNE".
Duke pare dukurite qe jane duke ndodhur ne Irak, faktin se diten e pare te lirise, ata e shfrytezojne per lufte ndersektore, lufte vlla-vrasese, menyren sesi keqperdoret liria dhe mungesa e aparatit opresionues shteteror ("A la Sadamez") me duhet te perkrah te idete izolacioniste, ato qe ligjerojne MOS-PERZIERJEN e te tjereve ne punet e brendshme te shteteve.
Eshte kontradiktore ne njefare menyre, sepse e kam pritur sikur gjene me te vlefshme, nderhyrjen e Perendimit ne Kosove, por shikuar realisht, me duhet te theksoj se JO TE GJITHE POPUJT e BOTES, jane te gatshem per LIRI, e DEMOKRACI!!!

Nuk e besoj se Irani, apo iranianet kane nivel te mjaftueshem qyterues, dhe te jene ne gjendje te shfrytezojne pozitivisht dhe ne menyre te qyteteruar zbraztiren eventuale te formes diktaturiale egzistuese te aparatit shteteror Iranian. Dhe ndaj te njetin mendim per shumicen e shoqerive te Lindjes se Mesme.
NJEHERE e pergjithmone duhet kuptuar, se jo te gjithe jane ne gjendje te jetojne ne DEMOKRACI.
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-06, 16:23   #4
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Prap Franca i paska fajet... Interesant: gjithmone fajin e ka tjetri. Shitja e armeve eshte biznesi me i leverdishem nga te gjithe, jo vetem nga Franca...

T'i kthehemi Iranit.
Irani, qe nga 'revolucioni islamik' (mbrenda me pak se 30 vitesh) pothuajse eshte dyfishuar per nga numri i popullsise. Dhe, natyrisht, ka nevoje per energji. Qofte edhe energji atomike. Fundja, nese dikush ka te drejte te posedoje energji atomike, madje edhe arme si edhe t'i perdore ato, qofte si te 'varferuara' apo te 'pasuruara', pse t'i mohohet kjo e drejte Iranit apo cilitdoqofte shtet tjeter?

Per intervenim nga jashte, gjasat jane gjithnje e me te vogla. Ketij 'policit boteror' po iu harxhohen 'fisheket' (lexo: ushtaret [bashke me mundesite materiale]). Per puc te mbrendshem nuk po i punojne si duhet agjensite e kunder/zbulimit, meqe kane qene te dresuara per gjera tjera. Kjo eshte 'semundje' e vjeter, meqe mu paaftesia e tyre ka bere qe te ndodhe 'revolucioni...' Pra, kur Khomeini ndodhej ne France, atyre nuk ua mbushte syrin.Kurse kur ndodhi, vecme u be vone...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-06, 16:39   #5
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga 4peace
Per intervenim nga jashte, gjasat jane gjithnje e me te vogla. Ketij 'policit boteror' po iu harxhohen 'fisheket' (lexo: ushtaret [bashke me mundesite materiale]). ...
DUHET TE JESH I DENJE MADJE EDHE I FISHEKUT DHE PARASE SE DIKUJT.

Fatkeqesisht, ATA nuk jane!!!
Le ta fitojne LIRINE e tyre VETE-DO T'IA DINE RENDESINE ME SHUME
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-06, 17:06   #6
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim

4peace ka shkruar :
"Prap Franca i paska fajet... Interesant: gjithmone fajin e ka tjetri. Shitja e armeve eshte biznesi me i leverdishem nga te gjithe, jo vetem nga Franca..."!

Plotėsisht dakord me ty, njeri i paqes.
Megjithatė, asnjė vend tjetėr nė botė ( e nėse ti di mė thua troē) nuk e cilėson vetėn si "vendi i tė drejtave tė njeriut" : nėnkupto : i vetmi vend i drejtave tė njeriut na qenka franca. Prandaj franca, nė dallim nga tė gjitha vendet tjera botėrore( jo tė drejta dhe jo humane) nuk ka tė drejtė tė shes armė sepse armėt vrasin e kėtė "humanizmi"(kriminaliteti) francez s'e duron dot!
Sė dyti, franca ka qenė nismėtare, i ka propozuar dhe ėshtė miratuar njė rezolutė e posaēme e Kėshillit tė Sigurimit pėr "mos pėrhapjen" e substancave dhe mjeteve tjera qė mundėsojnė prodhimin e armėve tė shkatėrrimit nė masė.
Prandaj franca nuk ka tė drejtė t'i shes uranium Iranit sepse ky i fundit e pasuron dhe e shndėrron nė bombė atomike.
Dhe pėrfundim : Kėshilli i Sigurimit duhet tė detyrojė francėn sot tė japė llogari pėr veprimet e saja tė papėrgjegjshme qė mund tė rrezikojnė sigurinė rajonale e mbase edhe mė gjerė.
Nuk ėshtė pra Irani, jo vetėm Irani, ai qė kėrcėnon paqen e sigurinė : para rreth dy muajve, presidenti i francės, jacques chirac, pati deklaruar para gazetarve se vendi i tij do tź pėrdorte edhe armėt bėthamore sikur t'i kėrcėnohej rreziku vendit tė tij ! Kush e kėrcėnon , vallė, francėn me armė bėrthamore! Mos janė pikėrisht ata vende tė cilve u ka shitur lėndė bėrthamore?!
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-06, 17:25   #7
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Komanda strategjike dhe komanda qėndrore e Pentagonit nė shpejtėsi pėrgadisin planin e sulmit nga ajri nė objektet atomike nukleare, tė shoqeruar me ndihmen e raketave nga nėndetset, si opcion i fundit, pėr tė bllokuar peprjekjet e Iranit tė zhvilloj bomben atomike, shkruan e perditshmja birtanike Sadnej Telegraf.
Hartuesit e planit, nėn mbikqyrjen e ministrit tė mbrojtjes Donald Ramsfeld, nė shpejtėsi pėrcaktojnė caqet, vlersojnė armėt dhe punojnė nė logjistik pėr aksionin ushtarak kundėr Iranit.
Kėtu nuk behet fjalė vetėm pėr vlersim ushtarak, por kjo ka perfshi pėrmasa shum serioze muajve tė fundit, shprehet njė keshilltar i lartė i Pentagonit.
Akcionin do tė kryenin aeroplanet bombardues B2, tė cilėt do tė fluturonin nga bazat amerikane tė Misurit. Secili aeroplan do tė armatoset me 15 tonė projectile preciz, por gjithashtu pėrmendet edhe mundėsia e pėrdorimit tė nėndetseve tė tipit “Trajdent” tė pajisura me armatim konvencional.
ST transmeton dekalraten e njė senatori nga radhet e demokrateve, si edhe tė njė republikani - kandidat potencial pėr funksinoin e presidentit – Xhon Mekejn – tė cilėt njezeri pajtohen nė vlersimin se “akcioni ushtarak amerikan kunder Irakut gjithqysh ėshtė alternative e mirė”.
Teherani ka shpėrnda armet nukleare, e disa prejt tyre i ka fut thell nė tokė, e ka pėrforcuar mbrojtjen kunderajrore me blerjen e sistemeve bashkohore kunderajrore nga Rusia pėr rreth njė milliard dollar.

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-06, 17:32   #8
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
4peace ka shkruar :
"Prap Franca i paska fajet... Interesant: gjithmone fajin e ka tjetri. Shitja e armeve eshte biznesi me i leverdishem nga te gjithe, jo vetem nga Franca..."!

Plotėsisht dakord me ty, njeri i paqes.
Megjithatė, asnjė vend tjetėr nė botė ( e nėse ti di mė thua troē) nuk e cilėson vetėn si "vendi i tė drejtave tė njeriut" : nėnkupto : i vetmi vend i drejtave tė njeriut na qenka franca. Prandaj franca, nė dallim nga tė gjitha vendet tjera botėrore( jo tė drejta dhe jo humane) nuk ka tė drejtė tė shes armė sepse armėt vrasin e kėtė "humanizmi"(kriminaliteti) francez s'e duron dot!
Ka shume shembuj ne bote, pothuajse te gjitha vendet e ashtuquajtura demokratike e thone te njejten. Ndoshta te formuluar pak me ndryshe. Shteti i vetequajtur 'demokracia me e madhe e botes', te njejten e thot ne forme rafali. Ne anen tjeter, mu ky shtet eshte ai qe i shkele mu ato te drejta qe i proklamon. Nuk them une se Franca eshte engjull por vetem Franca nuk eshte e tille, megjithese ti e paske shume ne 'huj'. (Mund t'i numerojme temat e hapura nga ti, te gjithat lidhje me Francen.)
Citim:
Sė dyti, franca ka qenė nismėtare, i ka propozuar dhe ėshtė miratuar njė rezolutė e posaēme e Kėshillit tė Sigurimit pėr "mos pėrhapjen" e substancave dhe mjeteve tjera qė mundėsojnė prodhimin e armėve tė shkatėrrimit nė masė.
Prandaj franca nuk ka tė drejtė t'i shes uranium Iranit sepse ky i fundit e pasuron dhe e shndėrron nė bombė atomike.
Dhe pėrfundim : Kėshilli i Sigurimit duhet tė detyrojė francėn sot tė japė llogari pėr veprimet e saja tė papėrgjegjshme qė mund tė rrezikojnė sigurinė rajonale e mbase edhe mė gjerė.
Nuk ėshtė pra Irani, jo vetėm Irani, ai qė kėrcėnon paqen e sigurinė : para rreth dy muajve, presidenti i francės, jacques chirac, pati deklaruar para gazetarve se vendi i tij do tź pėrdorte edhe armėt bėthamore sikur t'i kėrcėnohej rreziku vendit tė tij ! Kush e kėrcėnon , vallė, francėn me armė bėrthamore! Mos janė pikėrisht ata vende tė cilve u ka shitur lėndė bėrthamore?!
Edhe shteti 'me (i madh) demokratik' i botes ka nenshkruar marreveshje per asgjesimin e armeve per asgjesim masovik ku bejne pjese edhe ato berthamore. Nuk kaloi as nje dekade e plote dhe ia filloi projekteve 'Lufta e yjeve'. Madje, sic po shihet qarte, ky shtet, mu per shkak se nuk e pati mundesine ta beje kete tregti me Iranin po kercen tash si... Sa per KS dhe 'rezolutat' qe i sjell ajo, aty e ke kot, meqe vendos e njejta 'bande' prej gjashte shtetesh, ku ben pjese si Franca, ashtu edhe USA dhe tjerat... ku te gjithat kane te drejte vetoje, ashtuqe, sa here te jene ne pyetje (mu) keto shtete, nuk ka zgjidhje, pos pat pozite...
Pastaj, kur eshte ceshtja e sigurise, cili eshte ai shtet qe me se shumti e rrezikon sigurine boterore? Ai qe ka vendosur forcat e veta ne te gjitha pikat me strategjike ne tere rruzullin.

Prandaj, nese Irani, ne rast se i bie ne dore kjo energji, qenka rrezik per regjionin (si dhe me gjere), kush garanton se keto shtete qe tashme posedojne arme te tilla nuk do t'i keqperdorin ato? Askush.

Ketu eshte e gjithe poenta. Kurse, sic kam verejtur te ti, ti e identifikon Francen me Jacques Chirack-un. Kurse, nese fillojme t'i identifikojme te gjitha shtetet ne kete menyre, atehere, jo qe nuk do te na mbetet asnje mit, por as nje gjysem-miku. E kjo sic je duke i cilesuar gjerat ti jane kendveshtrim bardh e zi. Bardh e zi nuk ka askund ne natyre. Kete mund ta tregoje cdonjeri qe din te vizatoje...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-06, 18:05   #9
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
Komanda strategjike dhe komanda qėndrore e Pentagonit nė shpejtėsi pėrgadisin planin e sulmit nga ajri nė objektet atomike nukleare, tė shoqeruar me ndihmen e raketave nga nėndetset, si opcion i fundit, pėr tė bllokuar peprjekjet e Iranit tė zhvilloj bomben atomike, shkruan e perditshmja birtanike Sadnej Telegraf.
Hartuesit e planit, nėn mbikqyrjen e ministrit tė mbrojtjes Donald Ramsfeld, nė shpejtėsi pėrcaktojnė caqet, vlersojnė armėt dhe punojnė nė logjistik pėr aksionin ushtarak kundėr Iranit.
Kėtu nuk behet fjalė vetėm pėr vlersim ushtarak, por kjo ka perfshi pėrmasa shum serioze muajve tė fundit, shprehet njė keshilltar i lartė i Pentagonit.
Akcionin do tė kryenin aeroplanet bombardues B2, tė cilėt do tė fluturonin nga bazat amerikane tė Misurit. Secili aeroplan do tė armatoset me 15 tonė projectile preciz, por gjithashtu pėrmendet edhe mundėsia e pėrdorimit tė nėndetseve tė tipit “Trajdent” tė pajisura me armatim konvencional.
ST transmeton dekalraten e njė senatori nga radhet e demokrateve, si edhe tė njė republikani - kandidat potencial pėr funksinoin e presidentit – Xhon Mekejn – tė cilėt njezeri pajtohen nė vlersimin se “akcioni ushtarak amerikan kunder Irakut gjithqysh ėshtė alternative e mirė”.
Teherani ka shpėrnda armet nukleare, e disa prejt tyre i ka fut thell nė tokė, e ka pėrforcuar mbrojtjen kunderajrore me blerjen e sistemeve bashkohore kunderajrore nga Rusia pėr rreth njė milliard dollar.
GABIM i madh.
Disa gjera duhet lene NATYRES.
Shiko ne 'kojshillek' raportet suni-shia, dhe e kupton pse egziston gjithe ky ngulm per pergatitjen e bombes.
Ata qe analizojne me holle, e dine se IZRAELI, ka qene aty ku eshte me dekada te tera dhe Izraeli NUK paraqet asafare rreziku per Iranin; intesifikimi i puneve reth armeve/energjise nukleare ne Iran vjen si konsekuence e ndryshimit te nomenklatures dhe proceseve politike ne Irak dhe rrethimit te Iranit nga shtete talibaneske, qe nuk kane respekt ndaj muslimaneve shija.
Irani deshiron te kete rrol dhe pozite me te qendrueshme ne mesin e shteteve islame-suni, dhe poqese vjen deri te perdorimi i armeve berthamore, eshte me se e qarte se KU do te perdoren ato!!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-03-06, 12:30   #10
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

SHBA paralajmėron pėr sfidėn iraniane

Bolton dhe Rice thanė se Irani ėshtė sfidė pėr SHBA-nėAmbasadori amerikan nė OKB, John Bolton ka thėnė se programi bėrthamor i Iranit ėshtė njė provė pėr Kėshillin e Sigurimit.
Pesė anėtarėt e pėrhershėm tė OKB-sė janė duke diskutuar se ēfarė veprimesh duhen ndėrmarrė, nėse do tė merren, nė bazė tė raportit tė agjencisė atomike tė OKB-sė.
Agjencia atomike ka arritur nė pėrfundimin se nuk ėshtė e sigurt nėse programi i pasurimit tė uraniumit tė Iranit ėshtė vetėm pėr qėllime paqėsore.
Zoti Bolton tha se aktivitetet e Iranit duhen ndjekur me shumė vėmendje.
"Ēėshtja e programit tė armėve bėrthamore tė Iranit ėshtė provė pėr Kėshillin e Sigurimit dhe aftėsinė e Kėshillit pėr t'u marrė me kėrcėnimin e pėrhapjes sė armėve bėrthamore qė Irani paraqet e kjo duhet ndjekur me shumė vėmendje dhe kjo ėshtė pse Presidenti vazhdimisht ka thėnė se nuk ka ndonjė opsion jashtė tryezės sė bisedimeve. Ai tha se armėt bėrthamore nė duart e qeverisė iraniane janė tė papranueshme dhe preferenca jonė qė po ndjekim ėshtė tė pėrpiqemi tė arrijmė diēka me anė tė Kėshillit tė Sigurimit. Ne do tė shohim nėse do tė kemi sukses, por kjo ėshtė natyra e testit me tė cilin po pėrballemi ne tani duke filluar me konsultimet e pesė anėtarėve tė pėrhershėm dhe duke vazhduar nesėr dhe javėn qė vjen me diskutime tė tjera nė Kėshillin e Sigurimit."


VOA
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-03-06, 12:31   #11
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Shtohet presioni ndaj Iranit

Thirrje qė Irani tė pezullojė veprimtarinė bėrthamoreZyrtarė tė lartė tė pesė vendeve anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurmit plus Gjermanisė kanė zhvilluar mė shumė se katėr orė bisedime lidhur me programin bėrthamor tė Iranit, por pa arritur marrėveshje.
Britania, Francė dha SHBA-ja mbėshtesin njė projekt-deklaratė tė Kėshillit tė Sigurimit qė i bėn thirrje Iranit tė pezullojė veprimtaritė e tij tė ripėrpunimit dhe pasurimit bėrthamor dhe qė agjencia bėrthamore e OKB-sė tė raportojė brenda disa javėsh lidhur me bashkėpunimin e Iranit.
Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, doli nga bisedimet maratonė duke theksuar se gjashtė pėrfaqėsuesit kishin rėnė dakord pėr nevojėn qė Irani tė ndėrmarė hapa mbrapa nė programin e tij bėrthamor dhe tė kthehet nė tryezėn e bisedimeve.
Ai u tha gazetarėve qė prisnin para misionit britanik ku u zhvilluan diskutimet se, ndėrsa ata bėnė njė farė pėrparimi kur ranė dakord pėr njė deklaratė, ishte e qartė se do tė duheshin takime tė tjera brenda disa ditėsh.
Ēdo deklaratė duhet tė ketė konsensusin e tė 15 vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit.
Megjithatė, Rusia dhe Kina kanė shprehur shqetėsim lidhur me afatin dhe pėr rolin e agjencisė bėrthamore qė po vihet nė hije nga Kėshilli i Sigurimit.

VOA
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-03-06, 12:32   #12
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Amerika e gatshme tė bisedojė me Iranin pėr Irakun

Ambasadori Khalilzad ėshtė autorizuar pėr bisedime me iranianėtShtetet e Bashkuara thonė se kanė autorizuar ambasadorin amerikan nė Bagdad pėr tė zhvilluar bisedime me zyrtarė iranianė pėr situatėn nė Irak.
Kjo i hap rrugė takimit tė parė tė drejtpėrdrejtė nė publik mes dy vendeve qė prej Revolucionit Islamik tė vitit 1979.
Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Scott McLellan tha se ambasadori Zalmay Khalilzad, ishte autorizuar tė merrte pjesė nė negociata me njė mandat shumė tė kufizuar.
Ai tha se bisedimet nuk do tė kishin lidhje me ēėshtjet bėrthamore apo mosmarrėveshjet e tjera.
Mė parė, zyrtari mė i lartė iranian pėr ēėshtjet e sigurisė, Ali Larixhani, tha se Teherani i kishte hedhur poshtė kėrkesat e mėparshme tė Shteteve tė Bashkuara pėr bisedime pėr Irakun.
Ai tha se tani Irani kishte vendosur tė merrte pjesė nė bisedime pas kėrkesės sė udhėheqėsit shiit, Abdel Aziz Hakim.
Shtetet e Bashkuara e kanė akuzuar vazhdimisht Teheranin se po mbėshtet militantėt nė Irak.
Doktor Larixhani nuk dha hollėsi se kur do tė zhvilloheshin bisedimet dhe nė ē'nivel do tė pėrfaqėsoheshin palėt.
Nė tė kaluarėn ka pasur negociata prapa skene mes amerikanėve dhe iranianėve pėr Afganistanin.
Nėse kėto bisedime tė dretpėrdrejta nė publik zhvillohen, ato do tė jenė tė parat qė prej negociatave pėr zgjidhjen e krizės sė pengjeve pas Revolucionit Islamik nė Iran.
Njė kėshilltar i presidentit iranian tha se kjo shėnonte njė fitore tė madhe pėr Iranin dhe tregonte se superfuqitė nuk mund ta injoronin rėndėsinė qė Irani kishte nė rajon.
Ai tha se megjithėse asnjėri prej negociatorėve pėr ēėshtjet bėrthamore tė Iranit nuk do tė merrte pjesė nė dialogun pėr Irakun, ky ishte njė rast qė mund tė shfrytėzohej pėr tė zgjidhur probleme tė tjera.




VOA
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-03-06, 08:55   #13
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Rajs: Kėshilli i Sigurimit duhet tė veprojė pa vonesė pėr ēėshtjen e Iranit
24-03-2006


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolica Rajs tha se Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara duhet tė veprojė pa vonesė pėr ta detyruar Iranin tė ndalojė programin e tij tė armėve bėrthamore.
Zonja Rajs tha dje se komuniteti ndėrkombėtar duhet tė veprojė dhe e akuzoi Iranin se e ka gėnjyer Agjencinė Ndėrkombėtare tė Energjisė Atomike pėr 18 vjet me radhė.
Ajo tha se Teherani mund tė ketė njė program civil bėrthamor por jo aftėsi pasurimi dhe pėrpunimi tė uraniumit nė teritorin e vet.
Pesė anėtarėt e pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit me tė drejtė vetoje dhe Gjermania nuk kanė rėnė dakord mbi mėnyrėn se si ta detyrojnė Iranin tė pezullojė programin e pasurimit tė uraniumit dhe tė zbatojė standardet ndėrkombėtare
Rusia dhe Kina e kanė kundėrshtuar projekt deklaratėn e Kėshillit duke argumentuar se ajo mund tė ēonte nė sanksione kundėr Iranit. Ato duan qė kjo ēėshtje tė trajtohet nga Agjencia Ndėrkombėtre e Energjisė Atomike.



VOA News
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-04-06, 16:51   #14
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Sulmi i Amerikės mbi Iranin ėshtė i paevitueshėm


Ditoret prestigjioze nė Britani tema kryesore kanė mundėsinė e sulmit mbi Iranin, dhe ēėshtjen se falė sulmit mbi Irakun Britaniaėshtė shndėrruar nė shėnjestėr terroristėsh.

Londėr, 2 prill – The Sunday Telegraph shkruan se qeveria britanike po pėrgatit bisedime tė fshehta lidhur me sulmin mbi Iranin, dhe shpjegon tashmė do tė pasojnė takime tė pėrfaqėsuesve tė lartė tė ministrive tė mbrojtjes dhe tė kabinetit tė kryeministrit ngase mendohet se sulmi i Amerikės mbi Iranin tashmė ėshtė i paevitueshėm.
Takimi i parė i kėtillė i fshehtė qė iu kushtua sulmit tė mundshėm ushtarak mbi Iranin do tė mbahet tė hėnėn. Nė takimin e nivelit tė lartė nė ndėrtesėn e ministrisė sė mbrojtjes do tė shqyrtohen pasojat e sulmit tė mundhshėm nė Iran, ngase besohet se sulmi nėn udhėheqjen amerikane tashmė ėshtė ”i paevitueshėm”, dhe se ai ka pėr synim shkatėrrimin e potencialit iranian pėr zhvillimin e bombės atomike, shpjegon ”The Sunday Telegraph”.
”The Sunday Times” nė ballinėn e saj sjellė pjesė tė njė raporti shumė tė fshehtė – tė siguruar nga kjo ditore – tė kėshillit britanik tė shėrbimeve tė pėrbashkėta tė zbulimit.
Shefat e shėrbimeve tė spiunimit ia kishin tėrhequr vėrejtjen kryeministrit, Toni Bler, se shkaku i Irakut britania ishte shndėrruar nė njė cak tė aksioneve terroriste tė al-Qaedas, dhe se kėshtu do tė jetė edhe pėr shum vjet me radhė, shkruan ”The Sunday Times” lidhur me raportin e shėrbimeve tė zbulimit, qė ajo e sjell nė titullin ”Ndikimi i Irakut nė terrorizmin ndėrkombėtar”.
Ndėrkohė qė edhe ”The Observer” pohon se qeveria britanike pėr here tė pare vėrtetoi sė pjesmarrja ushtarake britanike nė luftėn nė Irak motivoi katėr sulmuesit vetvrasės me bomba qė tė kryenin sulmin e tyre nė metronė londineze gjatė korrikut tė kaluar.
Duke u thirrur nė raportin voluminoz tė Ministrisė sė brendshme, tė pėrpiluar pas hetimeve pėr sulmet e 7 korrikut, ”The observer” shton se si pėrfundim del qė sulmuesit me bomba ishin tė motivuar me politiken e jashtme britanike, e para se gjithash me pjesmarrjen e saj nė invadimin nė Irak.

BBC
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-04-06, 15:10   #15
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

E Diele, 09 Prill 2006
IRANI, MES PAQES DHE LUFTES

Koheve te fundit, sic be jne te ditur burimet diplomatike, marredheniet
ndermjet Iranit dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes jane duke hyre ne faze kritike te ashpersimit te tyre, si rrjedhim i mosmarreveshjes lidhur me pezullimin e zhvillimit te programit berthamor te Iranit. Ne kete kontekst, si SHBA-ja,
OKB-ja, ashtu edhe Agjencia Nderkombetare per Energji Atomike (IAEA) jane duke bere perpjekje maksimale, qe te arrijne ndonje marreveshje te
perbashket (te legalizuar dhe miratuar nga ana e KS te Kombeve te Bashkuara), ne menyre qe me rruge diplomatike paqesore, ta bindin Iranin te heqe dore nga zhvillimi i programit te tij berthamor.

Gjasat per t'u marre ndonje vendim a rezolute ne kuader te KS te Kombeve te Bashkuara kunder Iranit jane reale, sepse tanime kerkesa e IAEA se dhe e SHBA se ndodhen per debat ne tryezen e gjelber te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. Mirepo, perkunder nje paralajmerimi te
ketille tejet serioz te ketyre aktoreve relevante te bashkesise nderkombetare, qarqet zyrtare politike dhe diplomatike te Iranit ende nuk jane te gatshme te tregojne fleksibilitet per permbushjen e kerkeses se SHBA-ve, te IAEA-se dhe te Kombeve te Bashkuara, qe te dakordohen lidhur me nderprerjen e zhvillimit te armes berthamore.

Nje mosmarre veshje e ke tille ndermjet Iranit dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka filluar te marre permasa shqetesuese nderkombetare. Kete konstatim brengoses e deshmoi edhe mbledhja sekrete e qeverise britanike, e mbajtur ne kuadrin e Ministrise se Mbrojtjes te henen me 3.04.2006. Sipas "Sunday Telegraph", referuar burimeve te analisteve politike , mbledhja urgjente e qeverise britanike do te kete pasur ne "rend dite" shqyrtimin e mundesive dhe te rrethanave te masave perkatese te mbrojtjes ne rast sulmi eventual kunder Iranit.

Sipas vleresimit unanim te eksperteve politike , ekzistojne gjasat reale per te ardhur ne shprehje ndonje sulm eventual kunder Iranit, (po qe se paraprakisht, do te deshtonin perpjekjet per arritjen e ndonje marreveshjeje diplomatike
ndermjet Iranit dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe KS te Kombeve te Bashkuara per parandalimin e zhvillimit te armes berthamore te Iranit) sepse pas tij qendrojne interesat e SHBA-se dhe te partnereve te saj nderkombetare , e cila per mbrojtjen e tyre (ne rast falimentimi te dialogut paqesor) do te jete e gatshme dhe e vendosur qe te perdore forcen per te parandaluar cdo
mundesi te zhvillimit te metejme te bombes berthamore te Iranit. Nje sulm i tille eventual i SHBA-se , do te mund te evitohej, vetem nese qeveria e Teheranit i ploteson kerkesat e Kombeve te Bashkuara per "ngrirjen" e programit te begatimit te uraniumit.

Ndryshe, do te vinte ne shprehje nderhyrja e forces ushtarake per asgjesimin e objektivave berthamore te Iranit, si pasoje e frikes reale se Irani me anen e armes se tij berthamore, do te mund ta sulmonte Izraelin ose forcat amerikane ne rajon, si dhe bazat ajrore amerikane ne Turqi.

Gjithashtu, edhe Kombet e Bashkuara kane vleresuar se vazhdimi i prodhimit te armes berthamore te Iranit, vetem se mund te shpie ne destabilizimin dhe ne perkeqesimin e metejme ne rajon, gje qe ne kete menyre , do te nxite edhe Egjiptin, Sirine dhe Arabine Saudite, te fillojne prodhimin e armes berthamore. Prandaj, nese Irani edhe me tej vazhdon te tregohet "i shurdher", duke refuzuar dhe injoruar kerkesat e OKB se , kjo do te mund te sjelle deri ne ashpersimin e metejme te krizes, e cila ne vend te paqes, do te shpie drejt shperthimit te konfliktit ushtarak midis Iranit dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Me gjithe paralajmerimin e mundshem te shperthimit te nje vatre te re krize ne Gjirin Persik, deri tani qarqet qeveritare zyrtare te Iranit mbrojne pikepamjet dhe qendrimet e tyre, te cilat, sic pohohet, jane ne fokus te mbrojtjes se interesave vitale te Iranit. Ne ke te kontekst, ia vlen te kuptohet edhe testimi i prodhimit te raketes "FAJR 3" (me 31 mars 2006) ne kuadrin e manovrave te Marines Ushtarake Detare Iraniane ne Gjirin Persik. Sic pohojne disa nga
eproret e ushtrise iraniane, kjo rakete eshte e ngjashme me avionet ushtarake amerikane te tipit "F 117" dhe "B 2". Konkretisht sic vuri ne dukje komandanti i " Gardes Revolucionare Iraniane", Hossein Salami, pe rrjetin televiziv iranian, raketa e theksuar me rreze veprimi 700 km eshte e tipit "te pakapashem" per radaret, keshtu qe ne te njejten kohe mund te godase disa objektive te shenjuara te luftanijeve dhe te nendeteseve te pales kundershtare.
Ne veshtrimin e diplomacise preventive ushtarake nacionale, prodhimi dhe testimi i raketes se tille iraniane, duhet te kuptohet si kunderpergjigje sulmeve eventuale kunder caqeve dhe lokacioneve berthamore te Iranit.

Gjithashtu, krahas eksperimentit praktik te raketes me te re "FAJR 3" nga ana ushtrise iraniane, faktoret relevante te bashkesise nderkombetare, duhet t'i shqyrtojne ne kohe dhe, ne menyre komplekese, kerkesat kunderpergjigje se te Iranit lidhur me pezullimin e programit berthmaor te tij. Lidhur me kete
ceshtje, ne prag te mbajtjes se sesionit te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara me 17 mars 2006, eshte deklaruar edhe ministri i Puneve te Jashtme te Iranit, Manouchehr Mottaki, duke pohuar se nuk do te kete bisedime per programin berthamor. Kete qendrim te Iranit zyrtar, ministri i Jashtem i Iranit e ka justifikuar kesisoj: "

Tanime , kemi thene se programi yne berthamor ka karakter paqesor. Keshtu qe , mbi te drejten e zhviullimit te ketij programi te iranianeve, nuk mund te debatohet, sepse kjo e drejte e Iranit eshte e sanksionuar ne Marreveshjen
per moszgjerimin e armes berthamore." Sipas pohimit te ministrit M. Mottaki, del se vendimi i Agjencise Nderkombetare per Energjine Atimike (IAEA) qe Irani te jete objekt debatimi ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, eshte "vendim politik". Ne kete fryme eshte shprehur edhe kryetari i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad (ne fjalimin e tij te mbajtur ne krahinen Lorestan te Iranit), duke e vene ne dije Perendimin se "ne se dikush deshiron t'ia cenoje te drejtat e Iranit lidhur me ceshtjen berthamore, se shpejti do te pendohet per nje akt te tille " (IRNA, 8.03.2006).

Nderkaq, SHBA ja dhe Kombet e Bashkuara decidivisht po kerkojne qe Irani t'i pezulloje te gjitha aktivitetet lidhur me pasurimin e uranit dhe, te zgjeroje bashkepunimin me Agjencine Nderkombetare per Energji Berthamore (IAEA).
Kete vendim Irani, nevojitet ta marre me seriozitetin me te madh, sepse sic pohojne burimet diplomatike amerikane (sipas referimit te gazetes presitigjioze " The Washington Post" te dates 3.4.2006), SHBA ja po insiston me kembe- -ngulje, qe KS i Kombeve te Bashkuara , te miratoje rezoluten perkatese ne afat 30 ditesh, ne menyre qe Irani ta braktise progamin e tij berthamor kontestues, si dhe te detyrohet te bashkepunoje me inspektoret perkates te Agjencise Nderkombetare per Energji Berthamore (IAEA).

Gjithashtu, burimet diplomatike nderkombetare bejne te ditur se propozimi amerikan i rezolutes se KS te Kombeve te Bashkuara ne afatin nje mujor, qe Irani te pezulloje veprimtarine berthamore dhe te bashkepunoje me
inspektoret e trupit te IAEA-se , nenkupton edhe perfshirjen e sanksioneve me te renda diplomatike (kufizimi i levizjes se politikaneve dhe te diplomateve iraniane ) dhe sanksionet ekonomike (embargoja e shitjes se naftes).

Nga prof. dr. Mehdi Hyseni


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.