Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Astronomia
Emri
Fjalėkalimi
Astronomia Vrojtimi dhe shpjegimi i dukurive qė ndodhin jashtė Tokės dhe atmosferės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-07-11, 12:36   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Plehrat e hapesirės

Plehrat e hapesires: situata po behet e rrezikshme





Ne gjuhen angleze quhen space debris, copeza hapesinore, por per mendimin tone eshte me e thjeshte t’i mendojme si plehra hapesinore qe vertiten pa u kontrolluar nga askush ne orbiten tokesore me rreth 10 km/s: rreth 20 here me shpejt se nje avion linje normal. Behet fjale per materiale te ndryshme: nga bullonat tek ēantat per mjetet e punes, nga satelitet e dale jashte pune deri tek komplet seria e pjeseve te leshimit te raketave qe, pasi kryejne funksionin e tyre, shkeputen nga raketa dhe lihen te lira ne hapesire. Ne kete menyre, ēdo fluturim mund te lere ne hapesire shume copeza. Nga viti 1957, viti i leshimit te satelitit te pare artificial – Sputnik – kemi derguar ne hapesire gjithēka, por nuk kemi kthyer drejt Tokes praktikisht asgje. Nje nga rastet e fundit eshte ai i nje copeze te madhe rreth 15 centimetra, pjese e nje sateliti te kinez te shkaterruar ne 2007, qe kercenonte Stacionin Nderkombetar Hapesinor (SNH).

A mos po humbim kontrollin e ketij fenomeni?

Me pak fjale, eshte bere urgjente zgjidhja e ketij problemi. Kronikat e fundit po bejne gjithmone e me prezent dukurine e “Space Debris”; shprehje konvencionale qe tregon mbipopullimin e hapesiren me pjeseza artificiale te prodhuara nga njeriu dhe meteorite natyrale qe kalojne afer planetit tone. Mjafton te mendojme per alarmin qe pati ne 5 Prill ne SNH. Tre astronautet, italiani Paolo Nespoli, russi Dmitri Kondratiev dhe amerikania Catherine Coleman, ishin gati te mbroheshin ne kapsulen Soyuz qe ishte e mberthyer me SNH, ne rast rreziku. Por ky eshte vetem nje nga episodet e shumte. Jo me keto kjo teme eshte trajtuar shume here ne diskutimet e viteve te fundit ne takimet e COPUOS (nen-komiteti i OKB-se per perdorimin te hapesires paqesisht). Ekspertet i frikesohen faktit qe ne mungese te masave te duhura per te kundershtuar shumimin e copezave ne kozmos, problemi te behet i pakontrollueshem

Jane mbi 12.000 objektet aktualisht ne orbite rreth Tokes: vetem tre mije prej ketyre jane satelite artificiale, pjesa qe mbetet jane mbetje raketash dhe satelitesh. Monitorimi i tyre ka filluar qe prej vitit 1960, me mjete te ndryshme sipas vendndodhjes se tyre. Zonat kryesore te vezhgimit jane dy: per zonen LEO (Low Earth Orbit), me lartesi midis 200 dhe 2000 km nga Toka, qe eshte dhe ajo me e populluara, perdoren matje me radar qe japin nje perafersi prej disa cm; Per zonen GEO (Geostationary Earth Orbit), me nje lartesi prej 36000 km nga Toka, perdoren mjete optike qe japin nje perafersi prej 1 m.

Monitorimi

Si formohen copezat


Satelitet aktualisht aktive jane 5% te te gjithe objekteve te kataloguara. Gjithēka tjeter perbehet nga copeza qe ndahen ne dy kategori te medha: 43% “operative” (satelite jo me aktive, stadi i trete i leshuesve dhe objekte te tjera, si psh dorashkat e humbura nga astronautet); 52% jane fragmente te llojeve te ndryshme. Keta te fundit, ne menyre te veēante, jane produkte: nga shperthimet (125 te stadit te trete te kataloguar, por edhe te sateliteve); nga vjetersimi (psh copa boje “viktima” te ekspozimit ndaj oksigjenit atomik); nga lende djegese e ngurte (si mikropjeseza te oksidit te aluminit dhe lende djegese e padjegur e bllokuar ne ekstremitetin e saj). Deri me sot shperthimet kane qene burimi kryesor i pjesezave, por mbipopullimi – veēanerisht ne LEO – do te jete per fakt te perplasjeve mes tyre. Simulimet BAU (“Business as usual”) tregojne se ne 50 vitet qe do te vijne burimi kryesor i pjesezave do te jete pikerisht perplasja mes satelitesh. Eshte e qarte se nese nis fenomeni i perplasjeve mes tyre, duke gjeneruar menjehere nje sasi te madhe objektesh, do te behet e pamundur te kontrollohen perplasjet, te cilat do te ndodhin njera pas tjetres.

Cfare rreziku kane

Keto pjeseza levizin ne hapesire me shpejtesi te ndryshme ne varesi te orbites ne te ciles ndodhen. Ne zonen GEO, jo shume te populluar, levizin me avash, rreth 0,5 km ne sekonde. Ndersa ne zonen LEO, me e populluara, i kalojne dhe 15 km/sek. Ndersa ne orbiten midis ketyre te dyjave, zona MEO (Medium Earth Orbit), pak e trafikuar, shpejtesite e regjistruara jane shume te ndryshme. Zona LEO eshte nje zone teper delikate: eshte ajo ku ndodhet stacioni hapesinor nderkombetar (ISS) dhe satelitet e komunikimit dhe informacionit. Zona MEO eshte ajo ne te cilen ndodhen sistemet GPS. Ndersa zona GEO permban satelite gjeostacionare per telekomunikimet (radio/tv) dhe metereologjike. Rreziqet me te medha lidhen me orbitat me te uleta, qe jane njekohesisht ato me te populluarat dhe ku copezat arrijen shpejtesite me te medha. Ne zonen LEO nje copez me peshe 1 miligram mund te tejshpoje strukturen e nje platforme ose te demtoje nje sensor te jashtem, nje fragment me peshe 1 gram mund te tejshpoje dhe kaloje mburojen mbrojtese te platformave, dhe nje copez me peshe 1 kg mund te shkaterroje plotesisht nje satelit.

Duhen mbrojtur satelitet aktive dhe eleminuar ata jo-aktive

Hapat kryesore per “zbutjen” e situates pershkruhen ne gjashte pika.

1. Evitimi i shperthimeve aksidentale ne orbite.

2. Evitimi i demeve nga perplasjet gjate misioneve operative.

3. Limitimi i qendrimit ne orbite per jo me shume se 25 vjet nga perfundimi i misionit.

4. Evitimi i gabimeve ne heqjen e objekteve nga zona me te populluara dhe me rendesi te madhe ekonomike.

5. Minimizimi i shkeputjes se pjesezave operative me te vogla se 1 milimeter.

6. Minimizimi i mases dhe numrit te fragmenteve qe hyjne duke u shkaterruar ne atmosfere.

Per kete qellim, shkaterrimi nepermjet shperthimit te qellimshem, duhet te ndodhe ne lartesi me pak se 90 km nga siperfaqja e Tokes, ne menyre qe pjesezat e prodhuara te bien me shpejtesi (ne nje periudhe kohore prej pak ditesh) ne atmosfere. Eshte llogaritur qe shkaterrimi i nje sateliti te vjeter metereologjik kinez ne orbite ne zonen LEO, e kryer me nje rakete balistike ne 11 janar 2007, ne pak sekonda prodhoi te pakten 2600 pjeseza te reja, duke shkaktuar nje rritje te rrezikshme te numrit te fragmenteve qe potencialisht jane objekt perplasjesh me objektet e tejra ne ate zone.


Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-09-11, 23:02   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Plehrat e hapesirės

Plerat hapėsinore mund tė dėmtojnė ekosistemin


Shkencėtarėt nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė paralajmėruar NASA-n, se sasia e tė ashtėquajturave prlerat hapėsinore nė orbitėn e Tokės janė njė problem alarmant.





Lajmi ėshtė bėrė i ditur pas publikimit tė njė raporti tė Kėshillit Kombėtar tė Kėrkimeve, i cili thotė se kjo “re” plerash mund tė shkaktojė dėme fatale edhe pėr vetė ekosistemin.





Nė kėtė dokument bėhet thirrje urgjente pėr marrjen e masave pėr tė limituar dhe ulur sasinė e kėtyre mbetjeve hapėsinore tė cilat sillen rreth tokės.





Ekzistojnė tė paktėn 22 mijė mbetje metalesh tė cilat sillen rreth orbitės. Ato janė shkaktuar nga shkatėrrimi i satelitėve. Kėto mbetje lėvizin me njė shpejtėsi 28 mijė kilometra nė orė.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 04-09-11 nė 23:02
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-09-11, 12:09   #3
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Plehrat e hapesirės

Per ato qe deshirojne te vrojtojne Qiellin

http://media.skysurvey.org/interactive360/index.html

...klikoni ne shenjen "i" dhe perdorni shigjetat ose "-" dhe "+" per te vrejt me mire qiellin dhe yjesite...


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 12-09-11 nė 12:10
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.