Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Informatika
Emri
Fjalėkalimi
Informatika Gjithēka mbi informatikėn dhe internetin...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-11-12, 09:05   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Bluetooth

Si funksionon Bluetooth-i




Kur pėrdorim kompjuterė, sisteme zbavitėse elektronike apo telefona, tė gjitha kėto pėrbejnė atė qė mund ta quajme komuniteti i pajisjeve elektronike.

Kėto pajisje komunikojnė me njėra-tjetrėn permes kabllove, sinjaleve tė radios, rrezeve etj. Arti i lidhjes sė pajisjeve me njėra-tjetrėn po bėhet gjithmonė e mė kompleks. Nė kėtė artikull, do tė fokusohemi tek njė metodė lidhjeje, e quajtur Bluetooth.

Njė lidhje Bluetooth-i ėshtė pa kabėll (wireless) dhe automatike, dhe ka disa karakteristika interesante qė na lehtėsojnė jetėn e pėrditshme.

Kur dy pajisje duan tė shkėmbejnė informacion midis tyre, duhet tė bien dakord pėr disa pika para se tė nisė shkėmbimi. Sė pari, si do tė komunikojnė fizikisht–me apo pa kabėll? Sė dyti, sa informacion do tė dėrgohet gjatė njė intervali tė pėrcaktuar kohe? Sė treti, si do tė merren vesh me njėri-tjetrin?

Kjo do tė thotė, tė pėrcaktohet se ēfarė kuptimi ka biti dhe nėse mesazhi i marrė ėshtė i njėjtė me atė tė dėrguar. Bluetooth-i ofron njė zgjidhje pėr tė gjitha kėto.

Bluetooth-i pėrdoret pėr: lidhje midis celularit dhe kufjeve/boxeve; lidhje midis PC-ve dhe celularėve (largėsi dhe bandwidth i vogėl); lidhje mes mouse-t, tastierės, skanerit dhe printerit; lidhje midis pajisjeve kontrolluese tė lojėrave dhe playstation-it; medium lidhjeje interneti mes celularit dhe PC; monitoruesit e fėmijėve etj.


Si punon Bluetooth-i?





Bluetooth-i pėrdor valė radioje me frekuencė tė ulet pėr tė komunikuar tė dhėna. Shumė kompani kanė menduar pėr teknologjinė e Bluetooth-it qė para shumė vitesh, por ishte Ericsson MobileCommunication qė nė vitin1994 qė nisi projektin qė u quajt Bluetooth.

Karakteristikat e Bluetooth-it janė: sigurimi i njė pėrdorimi botėror nė transmetim zėri dhe tė dhėnash, mėnjanimi i interferencės nga pajisje tė tjera, madhėsia e vogėl, konsum energjie i vogėl dhe kostoja e ulėt.

Bluetooth-i nuk mund tė zėvendesojė kabllot e pėrdorur pėr LAN, WAN dhe Backbone.

Kjo pėr faktin se pėrmes teknologjive tė mėsipėrme, transmetohen shumė herė mė tepėr tė dhėna se sa me Bluetooth, dhe ky i fundit nuk mund t’i pėrballojė ato.

Disa nga pėrdorimet e Bluetooth janė: mouse/tastierė meBluetooth, lidhje me printerin dhe faxin,dial-upnetworking, dėrgimi i sinjaleve tė njė e-maili tė ri tė celularit kur ky i fundit ėshtė i lidhur me PC, shkėmbim materialesh,etj.

Teknologjia e Bluetooth-it ėshtė mjaft komplekse, megjithatė ajo bazohet mė tepėr nė standardin IEEE802.11. Ky standard komunikimi pėrcakton protokollin pėr dy lloje rrjetash: Ad-hoc dhe klient/server. Ad-hoc, ėshtė pikėrisht rrjeti qė aplikohet pėr Bluetooth-in. Nė ndryshim nga klient/server,

ku ekziston njė accesspoint(serveri),i cili kontrollon transmetimin e tė dhėnave me pajisjet e tjera, nė rastin e Ad-hoc nuk ka asnjė accesspointapo server. Punėn qė bėn serveri, tashmė e bėjnė tė gjithė elementėt qė lidhen me njėri-tjetrin (qė quhen stacione).


Arkitektura e Bluetooth-it




Arkitektura e Bluetooth-it pėrbėhet nga karakteristikat e protokollit bėrthame. 5 elementėt qė e pėrbejnė atė janė:

1. Radio– specifikon detajet pėr frekuencėn, luhatjen e saj dhe fuqinė e transmetimit.

2. Baseband–ka tė bejė me ēėshtjen e vendosjes sė lidhjes brenda njė piconet-i (njė piconet, ose njė personal-areanetwork (PAN), ėshtė njė rrjetė kompjuterike Ad-hoc qė lidh njė grup pajisjesh pėrmes Bluetooth-it), adresimin, formatin e paketės, kohėn dhe kontrollin e fuqisė sė transmetimit.

3. Linkmanager protocol (LMP)–pėrgjegjės pėr opsionet e lidhjes midis pajisjeve qė po pėrdorin Bluetooth-in dhe menaxhimin e pėrgjithshėm, ku pėrfshihen edhe aspekte tė sigurisė (vėrtetimi dhe enkriptimi), por edhe kontrolli i madhėsisė sė paketave tė Baseband.

4. Logical link control and adaptation protocol (L2CAP) –segmentimi dhe bashkimi i paketave, menaxhimi i transmetimit tė tė dhėnave, menaxhimi i cilėsisė sė shėrbimit.

5. Service discovery protocol (SDP)–informacion mbi pajisjen si dhe karakteristikat qė nevojiten pėr tė krijuar lidhjen me tė.


Transmetimi i tė dhėnave





Bluetooth-i transmeton tė dhėna pėrmes valėve radio me fuqi tė ulėt. Ai komunikon me njė frekuencė prej 2.45 gigaherz(midis 2.402 dhe 2.480GHz pėr tė qenė ekzaktė). Njė nga mėnyrat se si Bluetooth-i eviton interferencėn ėshtė fakti qė dėrgon sinjale shumė tė dobėta, prej rreth 1 milivat.

Megjithatė, njė celular mė i fuqishėm transmeton edhe me 3 vat. Pikėrisht kėto sinjale kaq tė dobėta e bėjnė Bluetooth-in qė tė ketė njė shtrirje prej deri nė 10m (por qė shpeshherė shkon edhe deri nė 100 m). Bluetooth-i nuk pengohet nga muret e shtėpisė, gjė qė e bėn atė ideal pėr tė kontrolluar pajisje qė ndodhen nė dhoma tė ndryshme.

Megjithatė, karakteristika kryesore se si evitohet interferenca nė njė lidhje Bluetooth, ėshtė aplikimi i teknikės spread-spectrum frequencyhopping.

Sipas kėsaj teknike, njė pajisje pėrdor 79 frekuenca individuale, tė zgjedhura nė mėnyrė rastėsore dhe ndryshon frekuencėn e transmetimit 1600 herė brenda njė sekonde, gjė qė e bėn pothuajse tė pamundur qė dy pajisje tė interferojnė me njėra-tjetrėn, pėr shkakun se probabiliteti i transmetimit me tė njėjtėn frekuencė, nė tė njėjtin interval kohe ėshtė shumė, shumė i vogėl. Megjithatė, edhe nė rast se ndodh njė gjė e tillė, ajo zgjat vetėm disa milisekonda. Bluetooth-i ėshtė projektuar pėr tė punuar edhe si half-duplex, edhe si full-duplex.

Le tė marrim njė shembull se si krijohet lidhja midis njė telefoni pa kabėll (qė pėrdor Bluetooth). Si baza, ashtu edhe receptori kanė tė instaluar njė transmetues Bluetooth.

Secila prej tyre ka njė adrese tė sajėn, e cila pėrfshihet nė rangun e adresave qė janė vendosur pėr t’u njohur nga pajisja. Kur aktivizohet baza, ajo dėrgon sinjale radio dhe pret pėr pėrgjigje nga ēdo lloj njėsie me adresa tė njohuran nga ajo.

Nėse receptori ka njė adresė qė pėrfshihet nė listė, ai pėrgjigjet dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė krijuar njė rrjete lidhjeje midis tyre. Edhe nėse ndonjė prej dy pajisjeve merr njė sinjal nga njė sistem tjetėr, do ta refuzojė, sepse sinjali nuk vjen nga brenda rrjetės.


Siguria




Pėr ēdo rrjet wireless, siguria mbetet gjithmonė njė shqetėsim. Tė gjithė njerėzit qė transmetojnė informacione konfidenciale nėpėrmjet ajrit, duhet tė marrin masa pėr tė moslejuar kapjen e tyre nga persona tė pa autorizuar.

Service-level security dhe device-level security punojnė sė bashku pėr tė mbrojtur pajisjet me Bluetooth nga transmetimi i paautorizuar i tė dhėnave. Kėto metoda pėrfshijnė procedurat e autorizimit dhe identifikimit qė kufizojnė ēdo ndėrhyrje tė palejuar nga marrėsi; nė rast se ai kėrkon tė marrė informacion, duhet qė tė pranojė mė parė shkėmbimin e tė dhėnave me pajisjen tjetėr.

Njė pėrdorues mund edhe ta vendosė pajisjen e tij nė "jo tė zbulueshme" pėr tė evituar totalisht lidhjen me pajisje tė tjera. Njė mėnyrė tjetėr ėshtė edhe vendosja e njė PIN-code nė lidhjen midis dy pajisjeve.

Pra, pėrdoruesi ėshtė i vetmi qė duhet tė kujdeset pėr sigurinė e tė dhėnave tė tij.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.