Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diaspora Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Diaspora Shqiptare Kontaktoni shqiptarė tė tjerė qė jetojnė pranė jush nė mėrgim. Mblidhuni kėtu!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 28-03-06, 16:08   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Genta Ismajli perballet me dhunen e shqiptareve ne Suedi!

Koncerti i Genta Ismajlit dhe Gjyste Vulajt i vė kapakun akuzave pėr dhunė tė shqiptarėve nė Suedi


Qėllohet Genta Smajli me kanaēe pėr Playback-un


Dhuna e shqiptarėve nė Suedi e ka tejkaluar tashmė ēdo kufi tolerance. Pas njė numri tė madh tė rasteve tė pėrleshjeve masive, kėtyre akuzave pėr dhunė i vė kapakun koncerti i Genta Ismajlit dhe Gjyste Vulajt. Kėtu policia arrestoi rreth 100 persona, ndėrsa kanaēet e hedhura nė drejtim tė kėngėtares Genta Ismajli e detyruan atė qė tė mos dalė sėrish nė skenė, por tė pėrfundojė koncertin duke qarė nė bodrumin e sallės sė koncertit. Publiku i revoltuar nga kėndimi play-back i Gentės, fillon tė hedh sende tė forta nė drejtim tė kėngėtares. Mė pas shqiptarėt e pranishėm filluan grindjet mes tyre brenda sallės sė koncerteve. Ndėrkohė njė person gjuan nga publiku dhe godet kėngėtaren Genta Ismajli, e cila mė pas refuzoi tė kėndonte, duke ia lėnė rradhėn kėngėtares Gjyste Vulajt deri nė orėn dy pas mesnatės. Pas pėrfundimit tė koncertit pėrsėritet skena e javės sė kaluar, mirėpo kėtė javė policia ishte shumė e pėrgatitur, duke i ndaluar dy grupet rivale dhe duke arrestuar rreth 100 persona. Ndėrsa organizatori i mbrėmjes muzikore thotė se brenda sallės gjithēka ishte mirė, por nuk ėshtė nė kompetencat e tij tė mbajė rendin jashtė sallės. Shumė gazeta suedeze, gjatė tėrė javės, kanė mbushur ballinat e tyre me shkrime pėr kriminalitetin e tė rinjve shqiptarė. Javėn e kaluar, Helsingborgs Dagblad botoi njė reportazh pėr kriminalitetin rinor me titullin poshtėrues “Dhunėn e kemi nė gjak”. Artikulli bėn fjalė pėr bandat e tė rinjve nė Helsingborg dhe autori e pėrmend etnicitetin e tė rinjve si shkakun e vetėm kryesor tė sjelljes sė tyre kriminale, duke anashkaluar problemet sociale, ndėrsa me kast i kanė trajtuar kėto probleme si etnike. Njė mbrėmje tjetėr muzikore, njė javė mė parė, pėrfundoi nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse edhe kjo e fundit. Pas pėrfundimit tė mbrėmjes, polica arrestoi rreth 60 veta, tė cilėt ishin pėrleshur mes tyre. Dy ditė mė pas, ndodh sėrish njė konflikt nė mesin e tė rinjve shqiptarė dhe nacionaliteteve tjera etnike. Kjo ka ndodhur tė shtunėn pranė pallatit tė kulturės “Dunkers Kulturhus”, gjatė mbajtjes sė njė aktiviteti kulturor. Nė ketė konflikt etnik janė tė pėrfshirė grupe tė njerėzve tė moshave kryesisht rinore dhe tė pėrkatėsive tė ndryshme etnike, thotė Hans Nilsson, komandant i forcave tė policisė pėr rrethin e Skånes. Si pasojė e lėndimeve nga pėrpjekjet pėr ta qetėsuar situatėn, njė vajzė e moshės sė re dhe dy punėtorė tė shėrbimit tė Securitas janė dėrguar nė spital. Vajza ėshtė alivanosur ndėrsa punėtorėt e shėrbimit tė Securitas janė lėnduar nga plagėt e marra. “Duke pasur parasysh se pas konflikteve tė kėsaj natyre ndodh qė tė rinjtė e pėrfshirė nė kėto tollovi, tė cilėt kanė pėsuar disfatė, tė insistojnė tė hakmerren. Policia do tė ketė nė detyrė tė ketė 2 patrulla policore me nga 4 persona dhe njė numėr tė madh tė rojeve nė uniformė dhe civilė si masė paraprake tė konflikteve tė mundshme”, deklaron kryekomandanti i policisė pėr rrethin e Skanes, Hans Nillson.

Helsingborg, 25 mars
(Red. “TemA”)


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.