Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-05-12, 18:28   #1
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kodi i Da Vinēit

E vėrteta historike prapa Kodit tė Da Vinēit

Ēfarė ėshtė histori dhe ēfarė ėshtė imagjinatė?


Nė Kodi i Da Vinēit, Den Braun ka arritur majėn mė tė lartė tė romanit policor/konspirativ. Nė botėn e komploteve armiqėsore tensioni s'ka ku tė shkojė mė lart - fshehja e alienėve nė Rosuell apo identiteti i vrasėsit tė Kenedit janė ēikėrrima krahasuar me idenė e njė kishe konspirative qė ka fshehur identitetin e vėrtetė tė Jezu Krishtit dhe ka mashtruar miliarda besimtarė. Pėrzierja brilante e faktit me trillimin siguron besueshmėri, dhe ne biem nė kurth tė detyruar tė ndjekim sugjerimet, kudo qė tė ēojnė ato, cilado tė jetė e vėrteta.

Faktet historike tė ndėrthurura nė materialin e Kodit tė Da Vinēit rrėshqasin pa u kuptuar nė trillim. Ndėrkohė qė konceptet paraqiten me ritėm tė shpejtė nė ekran, ėshtė e vėshtirė tė dish nėse ajo qė prezantohet ėshtė nxjerrė nga historia apo nga imagjinata e filmbėrėsit. Pėr kėnaqėsinė e tė parit tė filmit kjo nė tė vėrtetė s'ka ndonjė rėndėsi, por nėse duam tė arrijmė ndonjė pėrfundim nė lidhje me tė vėrtetėn e fillimit tė krishtėrimit, ndoshta do tė ishte mirė tė shqyrtonim disa fakte historike.

Pėr shembull, a tha vėrtet Jezusi se ishte Perėndi? Kjo duket e padiskutueshme, sepse pothuaj ēdo gjė qė Jezusi bėri dhe tha tregojnė nė kėtė drejtim. Njė shembull i tillė ėshtė Llazari, njė mik i afėrt i Jezusit, i cili vdiq. Kishin kaluar katėr ditė nga varrimi, por siē mund tė jetė ende zakon nė Lindjen e Mesme, i gjithė qyteti ende mbante zi, dhe njerėzit ende po vajtonin.

Jezusi, qė kishte qenė nė njė pjesė tjetėr tė vendit, mė nė fund vjen dhe u thotė atyre tė largojnė gurin qė mbyllte hyrjen e varrit. Shumica e njerėzve nuk ishin dakord me kėtė kėrkesė, dhe disa madje i kujtuan erėn e keqe qė do tė dilte. Por pėr shkak tė reputacionit tė Jezusit, ata vepruan siē iu tha Ai. Jezusi atėherė thirri, "Llazar, dil jashtė!" (Po qe se Jezusi po pėrpiqej ta fshihte qė ishte Perėndi, kjo patjetėr nuk ishte lėvizja e duhur.) Llazari doli nga varri pėr habinė e madhe tė turmės, dhe kjo shkaktoi trazim tė madh midis udhėheqėsve fetarė. Farisenjtė mblodhėn njė kėshill dhe thanė, "Ēfarė tė bėjmė? Sepse ky njeri po bėn shumė shenja. Po ta lėmė tė vazhdojė kėshtu, tė gjithė do tė besojnė nė tė..."

Pėrsėri, nėse do tė doje qė tė tjerėt tė mos tė tė quanin "Perėndi" nuk do tė thoshe gjėra si kėto....

"Filipi i tha, 'Zot, na e trego Atin dhe na mjafton.' Jezusi i tha, 'Ka kaq kohė qė unė jam me ju dhe ti nuk mė ke njohur akoma, o Filip? Kush mė ka parė mua, ka parė Atin; si vallė po thua: "Na e trego Atin"?

Nė fakt, armiqtė e Jezusit i kuptuan qartė deklaratat e Tij:

"Judenjtė iu pėrgjigjėn duke thėnė: 'Ne nuk tė vrasim me gurė pėr asnjė vepėr tė mirė, por pėr blasfemi, sepse ti duke qenė njeri, e bėn veten Perėndi.'"

Ėshtė gjithashtu shumė e qartė se dishepujt dhe tė krishterėt e hershėm qė nga fillimi e kishin si njė besim themelor hyjninė e Krishtit. Shikojmė kėtė thėnie nga apostulli Pal:

"Ai ėshtė shėmbėllesa e Perėndisė sė padukshėm, i parėlinduri i ēdo krijese, sepse nė tė u krijuan tė gjitha gjėrat, ato qė janė nė qiejt dhe ato mbi dhe, gjėrat qė duken dhe ato qė nuk duken....tė gjitha gjėrat janė krijuar me anė tė tij dhe pėr tė."

Nė kėtė pasazh apostulli Pal e pėrshkruan Jezusin si "shembėllimi" i Perėndisė dhe e identifikon atė si Krijuesin. Ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se letrat e Palit u shkruan vetėm dy-tre dekada pas vdekjes sė Krishtit. Dhe, nėse teksti nuk rrjedh lirshėm si prozė, kjo ėshtė sepse nuk ėshtė prozė. Brenda letrave tė Palit citohen kredo, si kjo, qė kanė ekzistuar pėrpara letrės dhe u formuluan vitet e para pas vdekjes sė Krishtit. Kėto kredo paraqesin atė qė komuniteti i krishterė besonte pėr Krishtin, dhe hyjnia e Tij ėshtė qėndrore nė to.



Ēfarė mund tė themi pėr ungjijtė gnostikė nė Kodin e Da Vinēit?



Ungjijtė e tjerė qė Tibing pėrmend u shkruan, nė shumicėn e rasteve, njė shekull ose dy mė vonė, kryesisht nga njė grup njerėzish tė njohur si gnostikėt. I ashtuquajturi "Ungjilli i Thomait" u shkrua rreth 140 Pas Kr.; "Ungjilli i Judės" u shkrua rreth 170 Pas Kr. Megjithėse pėrdorin emra tė njerėzve qė jetuan nė kohėn e Jezusit, kėta ungjij gnostikė u shkruan shumė kohė pasi kėta njerėz kishin vdekur, dhe shumė kohė pas Jezusit.

Kodi i Da Vinēit e bėn tė duket sikur gnostikėt nuk besonin nė hyjninė e Jezusit. Kėtu kemi trillimin poetik mbi faktin. Po t'i referohemi historisė, gnostikėt nė tė vėrtetė besonin nė hyjninė e Jezusit, por ishin tė pasaktė nė pjesėn tjetėr tė teologjisė sė tyre nė lidhje me Tė.

Nė qytetet e atėhershme tė Lindjes sė Mesme, ashtu si nė qytetet e sotme, ka patur gjithmonė sekte dhe kulte fetare si ato qė paraqesin literaturėn e tyre derė mė derė, dhe qė promovojnė njė interpretim "tė ri" radikal tė Krishtit. Ajo qė ėshtė interesante tė vėmė re ėshtė se njė formė e hershme, mė e butė e Gnosticizmit ekzistonte qė nė ditėt e apostujve, dhe pėr kėtė arsye njė pjesė e gjėrave qė janė shkruar nė Dhiatėn e Re u adresohej kėtyre keqprezantimeve tė identitetit tė Krishtit. Prandaj apostulli Gjon me guxim e fillon ungjillin e tij me kėtė deklaratė qė ngre lart edhe hyjninė e Jezusit:

"Nė fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Perėndinė, dhe Fjala ishte Perėndi...

...edhe anėn e Tij njerėzore:

Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne."

Ishte ana njerėzore e Jezusit ajo me tė cilėn kishin problem gnostikėt, jo hyjnia e Tij. Prandaj kemi ungjillin e Gjonit qė qėllimisht hapet me kėtė shpallje se "Fjala [Jezusi] ishte Perėndi" dhe se Ai "u bė mish." Gnostikėt besonin se materja/lėnda ishte e keqe, dhe prandaj ishte e pakonceptueshme pėr ta qė Jezusi mund tė ishte bėrė tėrėsisht njerėzor. Kėto shkrime gnostike tė cilave Tibing iu referohet si "ungjij tė tjerė" nė film, nė realitetin historik e zbukuronin hyjninė e Jezusit dhe anashkalonin anėn e tij njerėzore. Kėshtu tek Kodi i Da Vinēit pėrdoret polemika me gnostikėt, por e paraqitur kokėposhtė, duke thėnė se ēėshtja ishte pėr hyjninė e Jezusit.




Ēfarė mund tė themi pėr Kėshillin e Nikesė tek Kodi i Da Vinēit?




Pretendimi qė shfaqet tek Kodi i Da Vinēit se hyjnia e Krishtit u debatua nė Kėshillin e Nikesė ėshtė krejt e gabuar (ja njė ilustrim tjetėr i lirisė poetike). S'ka problem. T'i rikthehemi historisė: debati nė Nike ishte nėse Krishti ishte i bashkėpėrjetshėm me Atin. Me fjalė tė tjera, a ka patur ndonjė kohė kur Jezusi "nuk ishte" me Atin? Kjo mund tė duket e parėndėsishme, por nė atė kohė ishte e rėndėsishme tė sqarohej. Askush nė kėshill nuk e besonte se Jezusi ishte thjesht njeri, ose thjesht profet. (Me qė ra fjala, Kėshilli i Nikesė me shumicė absolute konkludoi se Jezusi ishte nė fakt i bashkėpėrjetshėm me Atin.)

Pėrsėri, Jezusi vetė ishte shumė i qartė nė pikėn e bashkekzistencės me Atin. Jezusi mori tė njėjtin emėr si ai i Perėndisė nė Dhiatėn e Vjetėr. Kur Moisiu e pyeti Perėndinė ēfarė emri tė pėrdorte pėr Tė, Perėndia i tha Moisiut, "'UNĖ JAM'-i tė dėrgoi." (Dhe kjo ka kuptim sepse Perėndia gjithmonė ka ekzistuar, ekziston tani dhe gjithmonė do tė ekzistojė kėshtu qė "UNĖ JAM" e pėrmbledh shumė mirė kėtė.) Dhe, Jezusi shpalli tė njėjtėn gjė pėr veten. Ai tha, "Para se tė kishte lindur Abrahami, UNĖ JAM."

Herė pas here del diēka qė njerėzit e kanė tė vėshtirė ta klasifikojnė. Ėshtė shumė e ēuditshme, pėr shembull, qė balena klasifikohet si gjitar dhe jo si peshk. Pėr mendimin e zakonshėm njė qenie detare nuk duhet tė jetė gjitar.

Nė botėn e udhėheqėsve fetarė, Jezusi ėshtė diēka e tillė, shpesh i pėrfshirė nė njė grup me udhėheqėsit e tjerė tė mėdhenj fetarė, si Moisiu, Muhamedi dhe Buda. Por realisht, Ai nuk bėn pjesė atje. Nė sipėrfaqe mund tė duket si ata (njė udhėheqės i mrekullueshėm fetar qė ka ndihmuar pėr t'i dhėnė formė botės sė besimit dhe moralit), por Ai mėsoi dhe shpalli pėr veten gjėra qė po tė analizohen, e bėjnė Atė diēka tė njė lloji krejt tjetėr. Ai shpalli se ishte Perėndi.


Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:05.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.