Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-05-05, 15:18   #1
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri

VIZITA E VARREVE
DHE
KERKIMI I NDIHMES NGA
I VARROSURI
Autor: Shejhul Islam Ahmed ibn Abdul Halim ibn Tejmije, All-llahu e mėshiroftė
Pėrshtati nė gjuhėn shqipe: B. ALI



Teksti i pyetjes



Shehu Islam Ahmed ibn Tejmije - Allahu e mėshiroftė u pyet:



- Ēfarė mendoni (si ėshtė gjykimi) pėr njė person i cili viziton varret dhe kėrkon ndihmė nga i varrosuri, pėr shkak se ai vetė ėshtė i sėmurė ose i ėshtė sėmurė kali apo deveja e tij? Ai kėrkon largimin e sėmundjes qė ata kanė dhe thotė:"O zotėriu im! Unė jam nė fqinjėsi me ty dhe jam nėn mbrojtjen tėnde. Filani mė ka bėrė padrejtėsi, filani donte tė mė dėmtonte." Ai kėtė veprim e bėn duke pretenduar se i varrosuri ėshtė ndėrmjetės midis tij dhe Allahut tė Lartmadhėruar. Gjithashtu, ēfarė thoni pėr atė qė zotohet se do tė investojė pėr xhamitė, qoshet (vendet nė tė cilat qėndrojnė shehlerėt dhe dervishlerėt), shehlerėt (qofshin tė gjallė apo tė vdekur) me anė tė tė hollave, deveve, deleve, qirinjve, vajit etj.?



Po ashtu thotė: Nėse djali im shpėton, zotohem se kam pėr t'i dhėnė shehut kėtė dhe kėtė? Po ashtu ēfarė thoni pėr atė person i cili i drejtohet pėr ndihmė shehut tė vet duke kėrkuar prej tij qė t'ia bėjė tė qėndrueshme zemrėn prej njė ngjarje tė caktuar?



Po pėr njė tjetėr i cili shkon tek shehu i tij duke patur pėr qėllim varrin dhe vendos kokėn mbi tė, fėrkon varrin me duar e mė pas fshin me to fytyrėn e tij, e tė tjera veprime si kėto? Po pėr njė tjetėr qė e ka pėr qėllim atė pėr njė nevojė qė ka dhe thotė: O filan, me bereqetin tėnd.



Ose thotė: Mu plotėsua nevoja qė kisha me bereqetin e Allahut dhe bereqetin e shehut? Po pėr atė qė mendon se i varrosuri dėgjon dhe vjen tek varri, zbulohet dhe vendos kokėn para shehut i pėrulur nė tokė (nė formėn e sexhdes)? Po pėr njė tjetėr qė thotė: Ndodhet njė "el-Kutb" (pol ose bosht) ndihmėtar (gauth) i pėrgjithshėm nė kėtė ekzistencė? Shpresojmė tė na japėsh pėrgjigje me detaje (hollėsisht) rreth kėsaj ēėshtjeje.


[color=blue:68714c6910]Fillimi i pėrgjigjes



Ibn Tejmije u pėrgjigj:



Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve. Feja me tė cilėn Allahu dėrgoi tė dėrguarit e Tij dhe me tė cilėn zbriti librat e Tij, ėshtė adhurimi i Allahut tė Vetėm pa asnjė ortak, kėrkimi i ndihmės prej Tij, tė mbėshteturit tek Ai dhe tė lusim vetėm Atė pėr sjelljen e dobive dhe largimin e dėmeve.



Allahu i Lartėmadhėruar thotė:



"Shpallja e Librit (Kur'anit) ėshtė nga Allahu, i Gjithėfuqishmi, mė i Urti Gjithėgjykues. Vėrtet qė Ne tė kemi zbritur ty (Muhamed) Libėr me tė vėrtetėn dhe adhuroje Allahun duke plotėsuar detyrat e fesė sė tij me sinqeritet vetėm pėr hir tė tij. A nuk ėshtė pėr Allahun feja e vėrtetė (adhurimi, pėrkushtimi, nėnshtrimi). Dhe ata qė zgjedhin pėr mbrojtės e ndihmues tė tjerė nė vend tė Tij (thonė): Ne nuk i adhurojmė ata vetėm qė tė mund tė na afrojnė tek Allahu. Padyshim qė Allahu do tė gjykojė midis tyre nė lidhje me atė pėr ēfarė dyshuan." [ez-Zumer: 1-3]



I Lartmadhėruari pėrsėri thotė:



"Dhe vėrtet qė xhamitė janė pėr Allahun (tė vetėm), kėshtu qė mos lutni asnjė tjetėr bashkė me Allahun." [el-Xhin: 18]



Thotė nė njė ajet tjetėr:



"Thuaj: Zoti im mė ka urdhėruar drejtėsi dhe t'i drejtohemi vetėm Atij (tė adhurojmė vetėm Allahun duke u kthyer nga kibla gjatė faljeve) nė ēdo xhami qė tė jemi duke u falur, duke iu lutur vetėm Atij, duke e shprehur fenė tuaj zemėrhapur dhe me pėrkushtim ndaj tij" [el-A'raf: 29]



"Thuaju (o Muhamed): Thėrrisni ata pėrveē Atij (Allahut) tė cilėt juve ua merr mendja (pėr zota si: melekėt, pejgamberėt kushdo qofshin, Isai, Uzeiri, idhuj etj.). Ata nuk kanė fuqi pėr ta larguar tė keqen prej jush, dhe as pėr ta kaluar atė prej jush te dikush tjetėr. Ata tė cilėve u thėrrasin (si Isai – biri i Merjemes, Uzeiri, melekėt etj.) vetė duan (pėr veten e tyre) mėnyrė e rrugė tė drejtė afrimi tek Zoti i tyre (Allahu). Secili prej tyre do tė donte tė ishte mė i afėrti dhe ata (Isai, Uzeiri,, melekėt, etj.) vetė shpresojnė mėshirėn e Tij dhe i frikėsohen ndėshkimit tė tij Vėrtet qė ndėshkimit tė Zotit tėnd ėshtė pėr t'iu pasur frikė." [el-Isra: 56-57]



Disa nga selefėt, (tė parėt tanė) kanė thėnė: Disa njerėz thėrritnin dhe lutnin Mesinė, Uzeirin dhe melekėt. Allahu i Madhėruar tha:



"Ata tė cilėt ju i lutni janė robėrit e Mi ashtu sikurse edhe ju jeni robėrit e Mi, ata shpresojnė Mėshirėn Time ashtu sikurse edhe ju shpresoni Mėshirėn Time, ata kanė frikė ndėshkimin Tim ashtu sikurse edhe ju keni frikė ndėshkimin Tim dhe ata afrohen tek Unė ashtu sikurse edhe ju afroheni tek Unė."



Pėrderisa kjo ėshtė gjendja e atyre qė thėrrasin e lusin pejgamberėt dhe melekėt, atėherė vallė si ėshtė gjendja e atyre qė janė mė poshtė tyre (nė gradė).



Allahu i Lartėmadhėruar thotė:



"A mos mendojnė ata qė nuk besojnė se ata mund tė marrin robėrit e Mi (tė dėrguarit e Mi, Isain birin e Merjemes, Uzeirin, melekė, shenjtorė etj.) si eulija (zota, mbrojtės, ndihmues) pėrveē Meje? Vėrtet qė Ne kemi pregatitur xhehenemin pėr vendpritjen e jobesimtarėve." [el-Kehf: 102]



I Lartmadhėruari nė njė vend tjetėr thotė:



"Thuaj (o Muhamed, kėtyre politeistėve): Thirruni atyre tė cilėt ju i pohoni (se janė zota) nė vend tė Allahut (Njė). Ata nuk kanė as sa pesha e njė grimce (sa njė milingonė) qoftė nė qiej e qoftė nė tokė, e as nuk kanė aspak pjesė nė ndonjėrin prej tyre (nė qiej ose nė tokė) dhe nuk ka asnjė mbrojtės pėr to tek Ai nga mesi i tyre. Ndėrmjetėsimi tek Ai nuk ka dobi pėrveēse pėr atė pėr tė cilin Ai lejon." [Sebe': 22-23]



Pra, Allahu i Lartėsuar tregon qartė se kush lutet pėrveē Allahut prej tė gjitha krijesave qofshin prej melekėve, njerėzve e tė tjerė, ata qė tė gjithė pa pėrjashtim nuk kanė as sa pesha e njė grimce nė sundimin e tij Gjithashtu, Ai nuk ka asnjė ortak nė sundimin e Tij, madje Ai (Allahu) i Lartėsuar ėshtė i Vetmi Sundimtar. Atij i takon Falėnderimi. Ai ėshtė i Plotfuqishėm pėr ēdo gjė. Ai padyshim nuk ka ndonjė ndihmėtar qė ta ndihmojė ashtu siē ka njė mbret ndihmėtarėt dhe pėrkrahėsit e tij Ndėrmjetėsuesit tek Ai nuk mund tė ndėrmjetėsojnė pėr askėnd veēse pėr atė me tė cilin Ai ėshtė i kėnaqur. Pra, duket qartė se me atė qė pėrmendėm mohohen tė gjitha mėnyrat qė tė ēojnė nė shirk.



Ai qė ata lutin pėrveē Allahut ose ėshtė sundimtar, ose nuk ėshtė sundimtar. Nėse nuk ėshtė sundimtar, atėherė ose ėshtė ortak, ose nuk ėshtė ortak. Nėse nuk ėshtė ortak, atėherė ose ėshtė ndihmėtar, ose ėshtė kėrkues. Tri llojet e para tė sipėrpėrmendura, tė cilat janė: sundimi, ortakėria dhe ndihma janė tė mohuara, kurse pėrsa i pėrket tė katėrtit, ai ndodh vetėm pas lejes sė Allahut. Allahu i Lartėsuar thotė:



"E kush ėshtė Ai qė mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai pėrveēse me lejen e tij" [el-Bekare: 255]



Gjithashtu thotė:



"Dhe ka shumė melekė nė qiej ndėrmjetėsimi i tė cilėve nuk vlen, vetėm pasi Allahu tė ketė dhėnė lejen pėr atė qė Ai do e dėshiron." [en-Nexhm: 26]



Po ashtu thotė:



"A kanė marrė tė tjerė si ndėrmjetėsues nė vend tė Allahut? Thuaj: edhe sikur ata tė mos kenė fuqi mbi asgjė dhe qė tė mos mendojnė? Thuaj: Allahut i takon ndėrmjetėsimi, Atij i pėrket mbizotėrimi i qiejve dhe tokės." [ez-Zumer: 43-44]



Gjithashtu thotė:



"Allahu ėshtė Ai i Cili ka krijuar qiejt dhe tokėn dhe gjithēka qė ndodhet midis tyre, nė gjashtė ditė. Pastaj Ai u ngrit dhe qėndroi mbi Arsh (nė fronin e tij madhėshtor, ashtu si i takon madhėshtisė sė Tij). Ju o njerėz nuk keni askėnd tjetėr veē Tij si mbrojtės dhe as ndėrmjetėsues. A nuk do tė pėrkujtoni (e tė kėshilloni) pra? [es-Sexhde: 4]



Po ashtu thotė:



"Kėshilloji (me Kur'an) ata qė kanė frikė se do tė mblidhen tek Zoti i tyre kur nuk do tė ketė as mbrojtės pėr ta e as ndėrmjetėsues pėrveē Atij (Allahut), me qėllim qė ata ta kenė frikė Allahun dhe tė plotėsojnė detyrat ndaj Tij (duke u pėrmbajtur nga ndalesat e duke kryer detyrimet e urdhėruara)." [en-Am: 51]



Dhe thotė:



"Nuk ėshtė e mundur pėr askėnd tė cilit Allahu i ka dhėnė Librin, Hukmin (gjykimin, urtėsinė dhe dijen e plotė tė fesė) dhe pejgamberinė qė t'u thotė njerėzve:"Bėhuni adhuruesit e mi nė vend tė Allahut. Pėrkundrazi (ai duhet t'u thotė): Jini Rabbanijjinė (njerėz tė ditur fetar qė zbatojnė ēfarė dinė dhe ftojnė tė tjerėt), sepse ju po mėsoni Librin dhe po e studioni atė. As nuk do t'ju urdhėronte tė merrnit melekėt ose pejgamberėt pėr zota. A mos vallė do t'ju urdhėronte tė mohonit pasi ju t'i ishit nėnshtruar Allahut (muslimanė)?" [Al Imran: 79-80]



Nėse Ai gjykon se kush merr pėr zota melekėt dhe pejgamberėt ėshtė mosbesimtar, atėherė si do tė jetė gjendja e atij qė merr pėr zota ata tė cilėt janė mė tė ulėt nė gradė, si shehlerėt etj?!



Nė rreshtat qė vijojnė do ta shtjellojmė mė tepėr kėtė ēėshtje. Nė rast se kėrkesa e robit ėshtė prej gjėrave tė cilat nuk mund t'i plotėsojė askush tjetėr pėrveē Allahut si p.sh: tė kėrkojė shėrimin e tė sėmurit tė tij, qoftė prej njerėzve apo kafshėve, shlyerjen e borxhit nė mėnyrė jo tė zakontė, shėndetin e familjes sė tij, largimin e fatkeqėsisė qoftė nė kėtė botė apo nė ahiret, triumfin ndaj armikut tė tij, udhėzimin e zemrės, faljen e gjynahit, hyrjen nė xhenet, shpėtimin nga zjarri, mėsimin e diturisė dhe Kur'anit, rregullimin e zemrės, pėrmirėsimin e moralit, pastrimin e vetes, etj., atėherė qė tė gjitha kėto gjėra nė mėnyrė tė prerė nuk lejohen tė kėrkohen prej askujt tjetėr veē Allahut tė Lartmadhėruar.



Pra, nuk lejohet nė asnjė mėnyrė t'i thuhet melekut, pejgamberit apo shehut – qoftė i gjallė apo i vdekur –: mė fal gjynahin, mė ndihmo ndaj armikut, mė shėro tė sėmurin, mė jep shėndet mua, familjes sime dhe kafshės sime etj. Kush i kėrkon kėto qė pėrmendėm prej ndonjė krijese – kushdo qoftė - ai ėshtė mushrik qė i ka bėrė Allahut shok nė adhurim. Ky lloj shirku qė bėri ai ėshtė si shirku i mushrikėve tė cilėt adhurojnė melekėt, pejgamberėt dhe statujat, tė cilat i pėrshkruajnė nė formėn e pamjeve tė tyre. Po ashtu ėshtė si lutja qė i bėjnė tė krishterėt Mesisė dhe nėnės sė tij Allahu i Lartėsuar thotė:



"Kujto dhe kur Allahu do tė thotė (ditėn e ringjalljes): O Isa, biri i Merjemes! A mos u the ti njerėzve: Mė adhuroni mua dhe nėnėn time si dy zota pėrkrah Allahut?" [el-Maide: 116]



Po ashtu thotė:



"Ata (ēifutėt dhe tė krishterėt) morėn rabinėt dhe murgjit e tyre si perėndi tė tyren nė vend tė Allahut, (morėn pėr Zotė tė tyre) edhe Mesinė, birin e Merjemes, ndėrkohė qė ata qenė urdhėruar tė mos adhurojnė kėnd tjetėr, por vetėm njė Zot, nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij (qė e meriton adhurimin). I Lartėsuar ėshtė Ai nga tė pasurit shokė qė ata ia mveshin Atij." [et-Teube: 31]



Kurse pėrsa i pėrket gjėrave qė ka mundėsi t'i plotėsojė robi, ėshtė e lejuar ta kėrkojė prej dikujt nė disa raste dhe ėshtė e ndaluar nė disa raste tė tjera.



Allahu i Lartėsuar thotė:



"Kėshtu qė kur tė kesh mbaruar (punėn, detyrėn tėnde) ngrihu dhe qėndro nė adhurim tė Allahut (duke kryer falje). Dhe (vetėm) tek Zoti yt ktheji (tė gjitha qėllimet, shpresat dhe) lutjet." [esh-Sherh: 7-8]



Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) e porositi Ibn Abasin duke i thėnė:"Nėse kėrkon (diēka) kėrkoje prej Allahut dhe nėse kėrkon ndihmė kėrkoje prej Allahut." Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka porositur njė pjesė tė mirė tė shokėve tė tij duke u thėnė atyre qė tė mos u kėrkojnė asgjė njerėzve, saqė ka pasur prej tyre ndonjė qė i binte shkopi nga dora (ndėrkohė qė ishte mbi kafshė) dhe nuk i thoshte askujt:ma jep atė!



Po ashtu, ėshtė bėrė e qėndrueshme nė dy sahihėt (nė Sahihun e Imam Buhariut dhe Sahihun e Imam Muslimit) se Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Shtatėdhjetė mijė (njerėz) prej Umetit (popullit) tim do tė hyjnė nė xhenet pa llogari. Ata janė ata qė nuk kėrkojnė rukje (leximi i diēkaje prej Ku'anit pėr tė sėmurin), nuk pėrdorin djegien me zjarr pėr shėrimin e sėmundjeve dhe nuk bėhen pesimist nėse shohin diēka (duke e lidhur mbarėsinė dhe tersllėkun me shenjat ogurzeza si shikimi i njė shpendi etj…) dhe tek Zoti i tyre janė tė mbėshtetur."



Fjala el-istirka (qė ka ardhur nė fillimin e hadithit) do tė thotė: kėrkimi i rukjes qė ėshtė prej llojeve tė lutjes. Megjithatė ėshtė transmetuar se Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Pėr ēdo person qė lutet pėr vėllanė e tij nė fshehtėsi me ndonjė lutje, Allahu ngarkon njė melek me pėrgjegjėsi qė sa herė ai tė lutet pėr vėllanė e tij, meleku thotė: edhe pėr ty njėlloj si ai." Prej lutjeve qė i ka aprovuar Sheriati ėshtė dhe lutja e njė personi pėr njė tė papranishėm. Prandaj, ka urdhėruar Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) qė tė bėhet salavati pėr tė dhe qė ne tė kėrkojmė uesilen pėr tė. Gjithashtu ka njoftuar se ne do tė kemi shpėrblim nėse e bėjmė kėtė lutje pėr tė. Ai ka thėnė:"Kur ta dėgjoni muezinin, pėrsėriteni atė qė thotė ai e nė fund bėni salavate pėr mua, sepse kush bėn njė salavat pėr mua, Allahu bėn dhjetė pėr tė. Pastaj kėrkoni pėr mua uesilen, ajo ėshtė njė gradė nė xhenet qė s'mund ta ketė vetėm se njė rob prej robėrve tė Allahut, dhe shpresoj qė ai tė jem unė. Kush kėrkon uesilen pėr mua, i lejohet shefati (ndėrmjetėsimi) im ditėn e Kijametit."



Gjithashtu, prej gjėrave qė ka aprovuar Sheriati, ėshtė qė muslimani ta kėrkojė lutjen prej dikujt qė ėshtė mbi gradėn e tij dhe dikujt qė ėshtė poshtė grades sė tij. Ėshtė transmetuar kėrkimi i lutjes prej dikujt qė ėshtė mė lart ose mė poshtė nė gradė se ai, sepse Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) kur pėrcolli Umerin pėr nė umre i tha:"Mos na harro nė lutjet e tua, o vėlla."



Por Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) kur na urdhėroi qė tė bėjmė salavat pėr tė dhe qė tė kėrkojmė uesilen pėr tė, na njoftoi se kush bėn njė salavat pėr tė, Allahu ka pėr t'i bėrė atij pėr shkak tė atij salavati dhjetė. Po ashtu na njoftoi se kush kėrkon pėr tė uesilen, atij i lejohet ndėrmjetėsimi i pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) Ditėn e Kijametit. Pra, kėrkimi i asaj gjėje prej nesh ėshtė nė dobinė tonė dhe sigurisht qė ka dallim tė theksuar midis atij qė kėrkon diēka prej dikujt qė i kthehet dobia atij dhe midis atij qė kėrkon prej dikujt qė tė plotėsojė vetėm nevojėn e tij Ėshtė theksuar nė "Sahih" (Sahihun e Imam Muslimit) se Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) i pėrmendi Umerit Uejsenil Karnij1 dhe i tha:"Nėse ke mundėsi qė ai tė kėrkojė falje pėr ty, bėje!"



Ėshtė bėrė e qėndrueshme nė dy Sahihėt se ka patur diēka midis Ebu Bekrit dhe Umerit - Allahu qoftė i kėnaqur prej tė dyve - dhe Ebu Bekri i tha Umerit:"Kėrko falje pėr mua," porse nė hadith thuhet se Ebu Bekri u zemėrua me Umerin. Gjithashtu ėshtė transmetuar se disa njerėz kėrkonin rukje prej Pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) dhe Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) u lexonte atyre.



--------------------------------------------------------------------------------
1. Ai ėshtė Uejs ibn Amir el-Karnij el-Muradij, zahid i njohur. Ka jetuar nė kohėn e pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen tij), por nuk e ka parė atė (nuk ėshtė takuar me tė). Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen tij ) pat informuar pėr tė para gjėndjes sė tij (para se tė vinte nė Medine). Ka transmetuar hadithe nga Umeri dhe Aliu. Ka marrė pjesė nė luftėn e Sifinit me Aliun dhe ka qėnė nga muslimanėt mė tė zgjedhur. E ka pranuar Islamin gjatė jetės sė pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij), por e ka penguar mirėsia (pėrkujdesja) ndaj nėnės sė tij qė tė takohej me pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij), Allahu qoftė i kėnaqur prej tij

--------------------------------------------------------------------------------

Ėshtė theksuar nė dy sahihėt se kur njerėzit i goditi njė thatėsirė, ata kėrkuan nga Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) qė tė kėrkojė shi pėr ta. Ai e luti Allahun pėr ta dhe u furnizuan me shi. Po ashtu ėshtė transmetuar nė dy Sahihėt se Umer Ibn Hatabi – Allahu qoftė i kėnaqur me tė - kėrkoi shi nėpėrmjet Abasit dhe ai e luti Allahun duke thėnė:"O Allah! Kur na godiste thatėsira ndėrmjetėsoheshim tek Ty me anė tė Pejgamberit tonė dhe e dėrgoje shiun. E tani ndėrmjetėsohemi tek ty me anė tė xhaxhait tė Pejgamberit tonė, pra na dėrgo shi; e mė pas u zbriste shiu. Ka ardhur nė Sunen (tė Ebi Daudit) se njė nga banorėt e shkretėtirės i tha Pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij): Po vuajnė njerėzit, fėmijėt janė tė uritur dhe po shkatėrrohet pasuria. Prandaj lute Allahun pėr ne. Ne po ndėrmjetėsohemi me Allahun tek ty dhe me ty tek Allahu. I Dėrguari Allahut e madhėroi dhe e lartėsoi Allahun derisa u dallua qartė nė fytyrat e shokėve tė tij dhe tha:"Mjerė ti! Askush nuk mund tė ndėrmjetėsohet me Allahun tek ndonjė nga krijesat e tij Ēėshtja (pozita) e Allahut ėshtė mė e madhe se kjo gjė (qė tė merret si ndėrmjetės tek ndonjė prej krijesave tė Tij)." Pejgamberi e aprovoi fjalėn e tij "ne po ndėrmjetėsohemi me ty tek Allahu," kurse fjalėn "ne ndėrmjetėsohemi me Allahun tek ty" e mohoi, sepse ndėrmjetėsuesi kėrkon prej atij tek i cili bėn ndėrmjetėsim dhe robi i kėrkon Zotit tė tij dhe ndėrmjetėson tek Ai. Kurse Allahu i Lartėsuar nuk kėrkon prej askujt dhe nuk ndėrmjetėsohet tek askush. (Pra nuk merret Allahu si ndėrmjetės)




Mėnyra e vizititės sė varreve qė pėrputhet me sheriatin



Pėrsa i pėrket formės sė vizitės qė pėrputhet me sheriatin, ajo bėhet duke pėrshėndetur tė vdekurin dhe duke e lutur Allahun pėr tė. Pra, afėrsisht si namazi i xhenazes. Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) i mėsonte shokėt e tij qė kur tė vizitonin varret tė thoshin:



"Paqa e Allahut qoftė mbi ju, o banorė besimtarė tė kėtij vendi. Edhe ne me urdhėrin e Allahut, kur tė vijė pėrcaktimi i Tij, inshaAllah me ju do tė rradhitemi. Allahu mėshiroftė prej nesh dhe prej jush ata qė kanė ikur para dhe ata qė do tė vinė mė pas. Lusim Alahun pėr ne dhe pėr ju qė tė na ruajė nga ēdo gjė. O Allah! Mos na e ndalo shpėrblimin e tyre dhe mos na sprovo pas tyre."



Ėshtė transmetuar prej pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) se ka thėnė:"Ēdo njeri qė kalon nė varrin e njė njeriu, tė cilin e njihte nė kėtė botė dhe e pėrshėndet atė, atėherė Allahu ia kthen shpirtin atij derisa t'ia kthejė atij pėrshėndetjen."



Allahu i Lartėmadhėruar e shpėrblen tė gjallin nėse lutet pėr tė vdekurin besimtar, ashtu sikurse e shpėrblen atė nėse i fal atij xhenazen. Prandaj Allahu i Madhėruar e ndaloi pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) qė tė bėjė njė gjė tė tillė me munafikėt (hipokritėt tė cilėt shfaqin besimin dhe fshehin mosbesimin). Allahu i i Madhėruar thotė:



"Dhe kurrė (o Muhamed) mos (fal xhenaze) pėr ndonjė prej atyre (hipokritėve) qė vdes dhe as mos rri te varri i tij" [et-Teube: 84]



Tek vizita qė ėshtė nė pėrputhje me sheriatin, nuk ekziston ndonjė nevojė e tė gjallit qė t'ia paraqesi tė vdekurit, as nuk kėrkon prej tij dhe as nuk e merr atė pėr ndėrmjetės, madje nė tė ekziston dobia qė kryhet nga i gjalli pėr tė vdekurin, siē duket qartė kjo gjė tek namazi i xhenazes. Allahu i i Madhėruar e mėshiron kėtė me anė tė lutjes sė tij dhe bamirėsisė sė tij tek ai, dhe e shpėrblen kėtė tjetrin (qė bėri lutjen) pėr shkak tė punės sė tij, sepse ėshtė theksuar nė Sahihun e Muslimit se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Kur ndėrron jetė biri i Ademit, ndėrpritet puna e tij pėrveēse tri gjėrave: sadakaja e vazhdueshme, dituria prej sė cilės pėrfitohet pas tij dhe djali (fėmija) i mirė qė lutet pėr tė."



Gjykimi ndaj atij qė vjen tek varri i pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) apo tek varri i njė njeriu tė mirė duke kėrkuar diēka prej tij ose duke iu drejtuar atij pėr ndihmė



Pėrsa i pėrket atij qė shkon tek varri i pejgamberit apo i njė njeriu tė mirė ose tek ai qė pretendohet se ėshtė varri i njė pejgamberi ose i njė njeriu tė mirė, por qė nė tė vėrtetė nuk ėshtė ashtu, duke kėrkuar diēka prej tij ose duke iu drejtuar atij pėr ndihmė ndahet nė tre lloje:



Lloji i parė: Kur kėrkon plotėsimin e nevojės qė ka, si p.sh.: kėrkon largimin e sėmundjes sė tij ose sėmundjes sė kafshės sė tij, tė shlyej borxhet, tė hakmerret ndaj armikut tė tij, t'i japė shėndet atij dhe familjes sė tij, etj…, prej gjėrave tė cilat nuk mund t'i plotėsojė askush tjetėr pėrveē Allahut tė Madhėruar. Ky veprim i tij ėshtė shirk i qartė dhe kėrkohet prej tij qė tė pendohet. Nėse pendohet, mirė; nėse nuk pendohet, vritet.



Nėse ai thotė se i drejtohem atij pėr ndihmė pėr arsye se ai ėshtė mė afėr se unė tek Allahu dhe qė ai tė ndėrmjetėsojė pėr mua nė kėto gjėra, dhe se unė me anė tė tij ndėrmjetėsohem tek Allahu ashtu sikurse ndėrmjetėsohet tek mbreti me njerėzit e tij tė veēantė dhe kėshilltarėt e tij; ky veprim i tij ėshtė si veprat e mushrikėve (idhujtarėve) dhe tė krishterėve, sepse ata i pretendojnė (i marrin) rabinėt dhe murgjit e tyre si ndėrmjetės pėr tė ndėrmjetėsuar pėr kėrkesat e tyre. Na ka njoftuar Allahu pėr gjendjen e mushrikėve se ata thonė:



"Ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr vetėm qė tė na afrojnė sa mė afėr Allahut." [ez-Zumer: 3]



Pėrsėri Allahu i Lartėsuar thotė:



"A kanė marrė tė tjerė si ndėrmjetėsues nė vend tė Allahut? Thuaju: Edhe sikur ata tė mos kenė fuqi mbi asgjė dhe tė mos mendojnė?Thuaju: Allahut i takon i gjithė ndėrmjetėsimi. Atij i pėrket mbizotėrimi i qiejve dhe i tokės. Pastaj tek Ai do tė ktheheni." [ez-Zumer: 43-44]



Allahu i Lartėsuar thotė:



"Ju (o njerėz) nuk keni askėnd tjetėr pėrveē Atij si mbrojtės e ndihmues dhe as ndėrmjetėsues. A nuk do tė pėrkujtoni pra?"



Pėrsėri Allahu thotė:



"E kush ėshtė ai qė mund tė ndėrmjetėsojė tek ai pėrveēse me lejen e tij" [el-Bekare: 255]



Pra, Ai e sqaroi dallimin midis Tij dhe krijesave tė tij Ėshtė prej traditės sė njerėzve qė kur duan tė hyjnė tek ndonjė prej tė mėdhenjve tė tyre gjejnė njė person qė ka pozitė tek ai. Mė pas ndėrmjetėsuesi kėrkon prej tij dhe ai ia kryen nevojėn atij nga dėshira ose nga frika, ose nga turpi, ose nga dashuria qė ka pėr tė, dhe ose pėr shkaqe tė tjera. Ndėrsa tek Allahu i i Madhėruar nuk hyn asnjė pėr ndėrmjetėsim derisa Ai t'i japė leje ndėrmjetėsuesit, pra nuk veprohet asgjė pėrveē asaj qė Ai do. Ndėrhyrja e ndėrmjetėsuesit ėshtė me lejen e Tij dhe si rrjedhojė e gjithė ēėshtja i takon vetėm Atij. Prandaj pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) thotė nė hadithin qė transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre – Allahu qoftė i kėnaqur prej tij-:"Tė mos thotė ndonjėri prej jush: O Allah! Mė fal mua nėse do! O Allah! Mė mėshiro mua nėse do! Por tė kėrkojė me zell dhe me siguri (duke besuar bindshėm se do t'i pranohet kėrkesa), sepse Allahun nuk mund ta detyrojė askush."



Kėtu sqaroi se Allahu i i Madhėruar vepron ēfarė tė dojė dhe nuk mund ta detyrojė Atė askush nė atė ēka Ai e zgjodhi, ashtu siē mund tė detyrojė ndėrmjetėsuesi dikė dhe ashtu siē detyron kėrkuesi dikė, pasiqė i kėrkon diēka me ngulm dhe duke e zėnė ngusht me kėrkesėn e tij Pra, tė gjitha dėshirat dhe qėllimet duhet t'i drejtohen Allahut, siē thotė i Madhėruari:



"Kėshtu qė kur tė kesh mbaruar (punėn, detyrėn tėnde) ngrihu dhe qėndro nė adhurim tė Allahut (duke kryer falje). Dhe (vetėm) tek Zoti yt ktheji (tė gjitha qėllimet, shpresat dhe) lutjet." [esh-Sherh: 7-8]



Po ashtu duhet t'i frikėsohet vetėm Allahut. Allahu i i Madhėruar thotė:



"Dhe vetėm Mua m'u frikėsoni." [el-Bekare: 40]



Allahu i Lartėmadhėruar thotė:



"Mos iu frikėsoni njerėzve por m'u frikėsoni vetėm Mua."



Allahu na ka urdhėruar qė tė bėjmė salavat pėr pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) gjatė lutjes, madje e ka bėrė kėtė gjė prej shkaqeve tė pranimit tė lutjes sonė. Shumė prej njerėzve tė humbur thonė: Kjo qė unė po bėj ėshtė mė afėr tek Allahu sikur ta bėj vetė, sepse unė jam larg prej Allahut dhe nuk mund ta lus Atė vetėm se nėpėrmjet kėtij ndėrmjetėsuesi. Gjithashtu edhe thėnie tė tjera tė ngjashme qė i pėrdorin mushrikėt. Allahu i Madhėruar thotė:



"Dhe kur robėrit e Mi tė pyesin ty (o Muhamed) pėr Mua, atėherė (pėrgjigju atyre): Vėrtet Unė jam pranė tyre (me dijen Time). Unė u pėrgjigjem du'ave (lutjeve) tė lutėsit kur ai mė drejtohet Mua me lutje (pa ndėrmjetėsues apo ndėrlidhės)." [el-Bekare: 186]



Ėshtė transmetuar se sahabėt - Allahu qoftė i kėnaqur me ta - thanė: O i dėrguari i Allahut! Zoti ynė ėshtė afėr qė ta lutim me zė tė ulėt apo ėshtė larg qė ta thėrrasim? Atėherė, Allahu zbriti ajetin qė pėrmendėm mė lart. Nė Sahihun e Imam Buhariut tregohet se ata ishin nė udhėtim dhe i ngrinin zėrat duke bėrė tekbir (duke thėnė: Allahu Ekber, Allahu ėshtė mė i madhi). Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) tha:"O njerėz! Tregohuni tė butė me vetet tuaja (duke mos e ngritur zėrin gjatė lutjes), sepse ju nuk po lutni njė tė shurdhėr dhe as njė qė mungon, por po lutni njė Dėgjues qė ėshtė i Afėrt. Ai qė po e lutni ju ėshtė mė afėr tek ndonjėri prej jush sesa qafa e kafshės sė cilės i ka hipur."



Allahu i i Madhėruar i ka urdhėruar tė gjithė robėrit qė tė falen vetėm pėr Tė dhe tė lutin vetėm Atė duke e urdhėruar secilin prej tyre tė thotė:



"Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm Ty tė mbėshtetemi e tė kėrkojmė ndihmė (kudo, nė ēdo kohė dhe pėr ēdo gjė)." [el-Fatiha: 5]



Kurse nė anėn tjetėr ka njoftuar se mushrikėt thonė:



"Ne nuk i adhurojmė ato pėr gjė tjetėr pėrveēse qė ata tė mund tė na afrojnė tek Allahu." [ez-Zumer: 3]



Pastaj i thuhet kėtij mushriku: Ti kur e lute kėtė, nėse mendoje se ai ėshtė mė i dijshėm pėr gjendjen tėnde dhe kishte mė tepėr mundėsi pėr tė plotėsuar kėrkesėn tėnde dhe ishte me i mėshirshėm me ty, atėherė kjo qė ti bėre ėshtė injorancė, humbje dhe mosbesim. Nėse ti e di se Allahu ėshtė mė i dijshėm, ka mė tepėr mundėsi se ēdokush dhe ėshtė mė i mėshirshėm, atėherė pse kėrkove prej dikujt tjetėr dhe nuk kėrkove prej Tij? A nuk dėgjon ēfarė ka transmetuar Buhariu dhe tė tjerėt bashkė me tė nga Xhabir (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) se ka thėnė:"I Dėrguari i Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) na mėsonte istiharen (namaz dhe lutje qė e kryen dikush qė ka diēka nė mėdyshje) ashtu sikur na mėsonte ndonjė sure prej Kura'nit dhe thoshte: Nėse dikush nga ju dėshiron tė bėjė diēka, le tė falė dy rekate qė nuk kanė lidhje me farzet e mė pas tė thotė:



"O Allah! Unė tė lutem qė me diturinė Tėnde (tė pakufishme) tė mė drejtosh tek ajo ėshtė mė e mirė pėr mua! (O Allah) Mė ndihmo me fuqinė Tėnde! Unė tė kėrkoj Ty prej mirėsisė Tėnde tė madhe, sepse Ti je i Plotfuqishmi e unė jam i pafuqishėm. Ti di gjithēka e unė nuk di asgjė. Ti je i Dituri mbi ēdo tė fshehtė. O Allah, nė qoftė se ajo pėr tė cilėn po lutem ėshtė pėr tė mirėn e fesė time dhe tė jetės time, nė qoftė se ajo ėshtė pėr njė pėrfundim tė mirė tė ēėshtjeve tė mia tani e nė tė ardhmen ma bėj tė mundur dhe ma lehtėso kryerjen e saj e mė pas mė jep begati prej saj. E nė qoftė se ajo pėr tė cilėn po lutem ėshtė pėr tė keqen e fesė sime dhe tė jetės sime e pėr njė pėrfundim tė keq tė veprave tė mia tani e nė tė ardhmen, largoje atė nga unė e mė largo mua nga ajo dhe bėj tė mundur qė tė mė mbulojnė mirėsitė e Tua kudo qė tė jem, e mė pas mė bėj qė tė kėnaqem me tė (paracaktimin Tėnd), dhe thotė nevojėn e tij"



Allahu i i Madhėruar e urdhėroi robin qė tė thotė:''Unė tė lutem qė me diturinė Tėnde (tė pakufishme) tė mė drejtosh tek ajo e cila ėshtė mė e mirė pėr mua. (O Allah) Mė ndihmo me fuqinė tėnde. Unė tė kėrkoj Ty prej mirėsisė Tėnde tė madhe."



Nėse ti e di se ai ėshtė mė afėr tek Allahu dhe nė gradė mė tė lartė tek Allahu sesa ti, atėherė kjo ėshtė e vėrtetė. Porse ėshtė njė fjalė e vėrtetė qė me tė kėrkohet tė mbrohet e kota, sepse nėse ai ėshtė mė afėr se ti dhe nė gradė mė tė larta se ti, kjo do tė thotė se Ai e shpėrblen atė dhe i jep atij mė tepėr se ty. Pra, nuk ėshtė kuptimi qė kur e lut ti atė, atėherė Allahu do tė ta plotėsojė nevojėn tėnde mė tepėr se do tė ta plotėsojė nėse ti e lut vetė Allahun e Lartėsuar. Nėse ti p.sh.: e meriton dėnimin dhe mospranimin e lutjes pėr shkak se nė tė ekziston kalim kufijsh, atėherė pejgamberi dhe njeriu i mirė nuk ndihmon dikė nė atė qė e urren Allahu dhe nuk e merr mundimin tė tė ndihmojė nė atė prej sė cilės zemėrohet Allahu. Nėse nuk ėshtė ashtu, atėherė Allahu ėshtė mė parėsor pėr ta mėshiruar dhe pėr t'ia pranuar lutjen.




Kėrkimi i lutjes prej dikujt, qoftė i gjallė apo i vdekur.



Nėse ti mendon: Kur ky e lut Allahun, Ai ia pranon lutjen atij mė tepėr sesa do ta pranonte nėse do ta lutja unė. Pra ky ėshtė lloji i dytė: Qė tė mos kėrkosh diēka prej tij dhe tė mos e lutėsh, porse tė kėrkosh prej tij qė ai tė lutet pėr ty. Kjo ėshtė njėlloj sikur i thua njė njeriu qė jeton: Lutu (bėj dua) pėr mua! Ashtu sikurse sahabėt – Allahu qoftė i kėnaqur me ta - kėrkonin prej pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) qė tė bėnte dua pėr ta. Kjo mėnyrė, pėrsa i pėrket njeriut qė jeton, ėshtė nė pėrputhje me sheriatin siē e pėrmendėm edhe mė lartė. Kurse pėrsa i pėrket tė vdekurit, qoftė prej pejgamberėve, njerėzve tė mirė, etj.. nuk na lejohet tė themi: Bėj dua pėr ne! Dhe as tė themi: Kėrkoji Zotit tėnd pėr ne! Kėtė gjė nuk e ka bėrė asnjė prej sahabėve dhe tabinėve, nuk ka urdhėruar pėr tė ndonjė nga imamėt dhe nuk ka ardhur asnjė hadith qė tė argumentojė pėr tė. Madje ajo qė ka ardhur nė Sahih (tė imam Buhariut) ėshtė se kur ata i goditi thatėsira nė kohėn e Umerit- Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - atėherė ai kėrkoi shi me anė tė Ibn Abasit dhe tha:"O Allah! Ne kur na godiste thatėsira ndėrmjetėsoheshim tek Ti me anė tė pejgamberit tonė dhe Ti na dėrgoje shiun. Ndėrsa ne tani po ndėrmjetėsohemi tek Ty me anė tė xhaxhait tė Pejgamberit tonė, pra na dėrgo shi!" E mė pas zbriste shiu.



Ata nuk shkuan tek varri i Pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) dhe tė thoshin: O i Dėrguari i Allahut! Lute Allahun pėr ne! Kėrko shi pėr ne! Ne ankohemi tek ti pėr atė qė na ka goditur e tė tjera shprehje si kėto. Kėtė lloj veprimi nuk e ka bėrė asnjė prej sahabėve, madje ai ėshtė bidat dhe Allahu nuk ka dhėnė asnjė tė drejtė e asnjė provė pėr tė. Madje (sahabėt) kur vinin tek varri i pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) e pėrshėndesnin atė dhe nėse donin tė bėnin du'a nuk bėnin du'a nė drejtim tė varrit por mėnjanoheshin nga drejtimi i varrit duke u drejtuar nga Kibla dhe lusnin vetėm Allahun, Njė, duke mos i shoqėruar Atij asnjė, siē e lusnin Atė nė ēdo vend. Nė veprėn "el-Muatta" (tė Imam Malikut) si dhe nė vepra tė tjera (tė cilat kanė transmetuar hadithe me zinxhirė burrash) tregohet se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) thotė:"O Allah! Mos e bėj varrin tim idhull qė tė adhurohet! Ėshtė e madhe inatosja e Allahut ndaj njė populli qė i bėn varret e pejgamberėve tė tyre xhami."



Nė sunen (tė Ebi Daudit) transmetohet se Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Mos e bėni varrin tim vend vizite (vend grumbullimi), bėni salavat pėr mua kudo qė tė jeni, sepse salavati juaj mbėrrin tek unė."



Nė dy Sahihėt (Buhariut dhe Muslimit) tregohet se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė nė kohėn qė ishte sėmurė prej sė cilės sėmundje nuk u ēua mė:"Allahu i ka mallkuar ēifutėt dhe tė krishterėt tė cilėt i bėnė varret e pejgamberėve tė tyre xhami."



Nė kėtė hadith pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) tėrheq vėmendjen qė tė ruhet ummeti (populli) i tij prej veprės sė tyre. Ka thėnė Aishja - Allahu qoftė i kėnaqur prej saj dhe prej prindėrve tė saj - :"Sikur tė mos ishte kjo gjė, atėherė do tė shfaqej varri i tij, por ai nuk deshi dhe e urreu qė tė bėhej xhami." Nė Sahihun e Imam Muslimit ėshtė transmetuar se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė pesė ditė para se tė ndėrronte jetė:"Ata qė ishin para jush i bėnin varret xhami. Kini kujdes! Mos i bėni varret xhami, sepse unė ju ndaloj pėr kėtė gjė."



Nė Sunen tė Ebu Daudit transmetohet se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"I mallkoftė Allahu ata qė i vizitojnė shpesh varret dhe ata qė bėjnė mbi to xhami dhe ata qė vendosin mbi to kandila."



Andaj dijetarėt tanė thonė:"Nuk lejohet ndėrtimi i xhamisė mbi varre. Gjithashtu thonė se nuk lejohet tė bėhet ndonjė zotim pėr varrin dhe as pėr ata qė janė pranė varrit, se do tė ēojė atje dirhem (monedhė argjendi), vaj, qirinj, kafshė etj. Tė gjitha kėto janė zotime tė ndaluara dhe gjynah. Nė Sahih (tė imam Buhariut) ėshtė vėrtetuar se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Kush zotohet se do t'i bindet Allahut, le ti bindet dhe kush zotohet se do tė kundėrshtoj Allahun, tė mos e kundėrshtojė Atė."



Dijetarėt kanė rėnė nė mosmarrėveshje nė ēėshtjen se a e ka detyrė shpagimin zotuesi apo jo. Ata kanė dy mendime pėr kėtė ēėshtje, por nuk thotė asnjė prej imamėve tė selefėve se namazi nė varre dhe pėrmendoret e varreve (vendet e shenjta) ėshtė i pėlqyeshėm dhe se ka ndonjė mirėsi. Po ashtu asnjė prej tyre nuk thotė se namazi dhe lutja nė to ėshtė mė i mirė se namazi dhe lutja nė vendet e tjera. Madje tė gjithė kanė rėnė nė njė mendim tė pėrbashkėt, unanim, se namazi nė xhami dhe shtėpi ėshtė mė i mirė se namazi nė varre – qofshin ato varre tė pejgamberėve apo tė njerėzve tė mirė -, u quajtėn vende tė shenjta apo jo. Allahu dhe i dėrguari i Tij kanė vendosur norma dhe rregulla, tė cilat i pėrkasin vetėm xhamive dhe qė nuk i pėrkasin aspak vendeve tė shenjta. Allahu i Lartėmadhėruar thotė:



"Dhe kush ėshtė mė i padrejtė se ata qė ndalojnė nga pėrmendja sa mė shumė e emrit tė Allahut (nė falje, dua, etj.) nė xhamitė e Allahut, madje qė edhe luftojnė pėr shkatėrrimin e tyre." [el-Bekare: 114]



Allahu i i Madhėruar nė kėtė ajet nuk i pėrmendi vendet e shenjta. Pėrsėri thotė i Lartėsuari:



"Dhe mos iu afoni atyre (grave) kur ju jeni nė itikaf nė xhami." [el-Bekare: 187]



Nė kėtė ajet nuk pėrmendi vendet e shenjta.



Allahu i Lartėsuar thotė:



"Thuaj: Zoti im mė ka urdhėruar drejtėsi dhe se duhet t'i drejtoheni vetėm Atij nė ēdo xhami (qė tė jeni duke u falur)." [el-A'raf: 29]



"Xhamitė e Allahut do tė mirėmbahen vetėm nga ata qė besojnė Allahun dhe ditėn e Fundit, qė kryejnė rregullisht faljen (e pėrcaktuar ditore), qė japin zekatin dhe qė kanė frikė vetėm Allahun. Kėta janė ata nė udhėzim tė vėrtetė." [et-Teube: 18]



"Dhe vėrtetė qė xhamitė janė pėr Allahun (tė Vetėm), kėshtu qė mos lutni asnjė tjetėr bashkė me Allahun." [el-Xhin: 18]



Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) thotė:"Namazi i burrit nė xhami ėshtė mė i mirė sesa namazi i tij nė shtėpinė apo nė tregun e tij me njėzet e pesė herė." [Trans. Buhariu]



Gjithashtu pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Kush e ndėrton njė xhami pėr Allahun, Allahu i ndėrton atij njė shtėpi nė xhenet." [Trans. Buhariu dhe Muslimi]



Pėrsa i pėrket varreve ka ardhur ndalim prej pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij), nė tė cilin ka ndaluar bėrjen e varreve xhami, madje ai e ka mallkuar atė qė e bėnė kėtė. Kėtė gjė e kanė pėrmendur shumė prej sahabėve dhe tabi'inėve, siē e ka pėrmendur edhe Buhariu nė Sahihun e tij, Taberaniu e tė tjerė nė tefsirėt e tyre. Gjithashtu e ka pėrmendur edhe Uthejmete e tė tjerė nė "Kisasul Enbija" (Historia e Pejgamberėve), tek fjala e Allahut:



"Dhe kanė thėnė: Ju nuk do t'i bėni zotat tuaj dhe nuk do t'i lini as Uuddin, as Suuaan, as Jaguthin, as Jaukan dhe as Nesran (emra tė idhujve tė tyre)." [Nuh: 23]



Ata thonė: Kėto emra ishin tė disa njerėzve tė mirė e tė devotshėm nga populli i Nuhut. Pas vdekjes sė tyre njerėzit qėndruan nė varret e tyre. Pastaj pas njė kohe tė gjatė ata i bėnė pėrmendoret e tyre idhuj dhe qėndronin tek varret duke u fėrkuar, duke i puthur e duke u lutur nė to dhe veprime tė ngjashme me kėto. Nuk ka dyshim qė kjo ėshtė origjina e shirkut dhe i adhurimit tė idhujve. Prandaj pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) tha:"O Allah, mos e bėj varrin tim idhull qė tė adhurohet." Dijetarėt janė tė gjithė tė njė mendim se kush viziton varrin e pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ose varrin e dikujt nga pejgamberėt, njerėzve tė mirė, sahabėve dhe anėtarėve tė familjes (sė pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij)) ose tė tjerė, nuk i lejohet vizitorit qė ta prekė varrin dhe as ta puthi atė. Madje nė tė gjithė botėn nuk ekziston ndonjė send qė ėshtė mirė tė puthet pėrveē gurit tė zi (nė Ka'be). Ėshtė vėrtetuar nė dy Sahihėt (Buhari dhe Muslim) se Umeri - Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - ka thėnė:"Pasha Allahun! Unė vėrtet e di qė ti je njė gur qė nuk tė bėn dobi dhe as dėm dhe sikur unė tė mos e kisha parė tė dėrguarin e Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) duke tė puthur, nuk do tė tė puthja."



Ndaj, nuk ėshtė e pėlqyeshme qė dikush tė prekė apo tė puthė dy shtyllat e shtėpisė (Ka'bes) tė cilat janė nė krah tė gurit tė zi, as muret e saj (Ka'bes), as vendin e Ibrahimit, as shkėmbin e Kudsit (qė ndodhet nė Palestinė), as varrin e ndonjė pejgamberi ose tė njerėzve tė mirė e tė devotshėm. Ky ėshtė mendimi i pėrgjithshėm i dijetarėve dhe ata kanė rėnė dakord pėr kėtė. Derisa fukahatė (kuptuesit e fesė) kanė rėnė nė mosmarrėveshje nė ēėshtjen e vendosjes sė dorės nė minberin e zotėrisė sonė, tė dėrguarit tė Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) kur ai ekzistonte dhe nuk ishte prishur. Imam Malik dhe disa tė tjerė e kanė urryer kėtė sepse ėshtė bidat (risi), saqė thuhet se imam Malik kur e pa Ata'en qė tė bėnte njė gjė tė tillė nuk mori mė dituri prej tij Ndėrsa imam Ahmedi dhe disa tė tjerė e kanė lejuar kėtė veprim, sepse e ka vepruar i biri i Umerit - Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy. Pėrsa i pėrket fėrkimit tė varrit tė pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) dhe puthjes sė tij, qė tė gjithė ata e kanė urryer kėtė dhe e kanė ndaluar, sepse ata e kuptuan atė qė kishte pėr qėllim pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) nė lidhje me ndėrprerjen pėrfundimtare tė shirkut dhe vėrtetimin e Teuhidit dhe pėrkushtimin e fesė vetėm pėr Allahun, Zotin e Botėve.



Kėtu duket dallimi midis kėrkimit prej pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) dhe prej njė njeriu tė mirė nė kohėn qė ai ėshtė gjallė dhe kėrkimit prej tij pas vdekjes sė tij dhe nė mosprezencėn e tij Kjo ndodh se atė nuk mund ta adhurojė askush nė prezencėn e tij Pra, vetė pėjgamberėt – paqja e Allahut qoftė mbi ta – dhe njerėzit e mirė e tė devotshėm kur janė gjallė, nuk lejojnė askėnd qė tė bėjė shirk me anė tė tyre, madje e ndalojnė rreptėsisht kėtė gjė dhe i ndėshkojnė pėr kėtė. Pėr kėtė Isai – paqja e Allahut qoftė mbi tė – tha:



"Kurrė nuk u kam thėnė ndonjė gjė pėrveē asaj qė Ti mė urdhėrove tė them: Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj. Dhe unė isha dėshmitar pėr ta kur unė isha dhe u mora me ta, por kur Ti mė more (dhe mė ngrite lart) Ti ishe Vėzhgues mbi ta dhe ti je Dėshmues pėr ēdo gjė." [el-Maide: 117]



Njė burrė i tha pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij):"Ēfarė dėshiron Allahu dhe ti." Atėherė pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) tha:"A mė bėre mua tė barabartė me Allahun!? Thuaj:"Ēfarė dėshiron Allahu vetėm!"



Pėrsėri pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Mos thoni ēfarė dėshiron Allahu dhe Muhamedi, por thoni: ēfarė dėshiron Allahu pastaj Muhamedi."



Po ashtu kur Xhuejrija tha:"Midis nesh ėshtė i dėrguari i Allahut i cili e di se ēdo tė ndodhė nesėr, e ai i tha: Lėre kėtė dhe thuaj atė qė thoje mė parė." [trans. Buhari] dhe pastaj tha:"Mos e teproni nė lavdėrimin tim ashtu sikurse tepruan tė krishterėt nė lavdėrimin e birit tė Merjemes. Unė padyshim qė jam rob, pra thoni: Robi i Allahut dhe i dėrguari i tij."



Njėherė kur u rreshtuan nė rresht pas tij (pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij)) tė ngritur nė kėmbė u tha:"Mos mė madhėroni mua ashtu sikurse adhurojnė tė huajt njėri-tjetrin."



Enesi ka thėnė:"Ata (sahabėt) nuk donin ndonjė gjė mė shumė sesa pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij), megjithatė kur e shikonin nuk ēoheshin nė kėmbė pėr tė, sepse e dinin se ai e urrente kėtė gjė."



Gjithashtu kur Muadhi bėri sexhde pėr tė e ndaloi duke i thėnė:"Nuk lejohet tė bėhet sexhde pėr asnjė tjetėr pėrveē Allahut. Nėse do tė urdhėroja dikė qė t'i bėnte sexhde dikujt, do tė urdhėroja gruan t'i bėnte sexhde burrit tė saj, pėr shkak tė drejtės sė madhe qė ka ai ndaj saj."



Kur i sollėn tek Aliu heretikėt, tė cilėt i kaluan kufijtė (duke e tepruar) nė madhėrimin e Aliut dhe besuan se ai ishte zot, ai (Aliu) urdhėroi qė ata tė digjen me zjarr.



Ky pra ėshtė karakteri i pejgamberėve dhe eulijave. Dhe kush e admiron faktin qė njerėzit ta teprojnė nė madhėrimin e tij pa tė drejtė, ai ėshtė prej atyre qė dėshirojnė arrogancė dhe shkatėrrim nė tokė, ashtu si Faraoni dhe tė ngjashėm me tė. Kėtu hyjnė edhe shehlerėt e humbjes, qėllimi i tė cilėve ėshtė arroganca nė tokė dhe shkatėrrimi, sprovimi me anė tė pejgamberėve dhe njerėzve tė mirė e tė devotshėm, marrja e tyre pėr zota, bėrja e shirkut me anė tė tyre duke e bėrė kėtė pas vdekjes sė tyre dhe nė kohėn qė ata nuk janė tė pranishėm, ashtu siē ėshtė bėrė shirk me Uzejrin dhe Mesinė. Pra, kėtu duket qartė edhe dallimi midis kėrkimit prej pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) dhe prej njeriut tė mirė e tė devotshėm nė kohėn kur ai ėshtė gjallė dhe prezent dhe kėrkimit prej tij pas vdekjes sė tij e nė mospraninė e tij. Asnjė prej gjeneratave tė para tė kėtij populli nė kohėn e sahabėve, as tabi'inėt dhe as ata qė ishin njė brez pas tabi'inėve nuk e kryenin namazin dhe du'anė nė varret e pejgamberėve dhe nuk kėrkonin prej tyre. Nuk kėrkonin ndihmė prej tyre nė mosprezencėn e tyre dhe as nė varret e tyre dhe nuk qėndronin nė to me qėllim adhurimi. Prej shirkut mė tė madh ėshtė qė njeriu tė kėrkojė ndihmė nga i vdekuri apo nga ai qė nuk ėshtė i pranishėm. Siē pėrmendi pyetėsi se ai kėrkon ndihmė prej tij kur ka fatkeqėsi dhe thotė: O zotėria im, filani! Njėsoj sikur kėrkon prej tij largimin e dėmit apo sjelljen e njė dobie. Ky ėshtė edhe realiteti i tė krishterėve nė lidhje me Mesinė dhe nėnėn e tij, rabinėve dhe murgjėve tė tyre. Siē dihet krijesa mė e mirė dhe mė e ndershme tek Allahu ėshtė pejgamberi ynė, Muhamedi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tėdhe familjen e tij), dhe njerėzit qė e dinė mė sė miri vlerėn dhe tė drejtėn e tij janė sahabėt. Shokėt e tij, Sahabėt, nuk e vepronin njė gjė tė tillė as nė mosprezencėn e tij dhe as pas vdekjes sė tij. Mushrikėt (idhujtarėt) i atribuojnė shirkut gėnjeshtrėn, sepse gėnjeshtra ėshtė e shoqėruar ngushtė me shirkun. Allahu i Lartėsuar thotė:



"Kėshtu pra, braktisni adhurimin e pėshtirė tė idhujve, braktisni edhe fjalėn e rreme. Jini hunafa LIL-LAH (pėr tė adhuruar vetėm Allahun) duke mos i vėnė Atij shok nė adhurim. Dhe kushdo qė i emėron shok (tė barabartė) Allahut, kjo ėshtė sikur ai tė kishte rėnė nga qielli dhe ta kishin kapur zogjtė." [el-Haxh: 30-31]



Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) thotė:"Dėshmia e rreme ėshtė barazuar me shirkun qė i bėhet Allahut." Dhe e pėrsėriti kėtė fjalė dy ose tre herė.



Allahu i Lartėsuar thotė:



"Padyshim se ata tė cilėt morėn viēin pėr ta adhuruar, zemėrimi i Zotit tė tyre dhe poshtėrimi i Tij do t'i mbulojė ata nė jetėn e kėsaj bote. Kėshtu i shpėrblejmė Ne ata qė shpifin dhe trillojnė." [el-A'raf: 152]



Ibrahimi (miku i afėrt i Allahut) – paqa e Allahut qoftė mbi tė – ka thėnė:



"A ėshtė mashtrimi – tė adhuruar tė tjerė tė rremė nė vend tė Allahut qė ju dėshironi? Po ē'mendoni atėherė pėr Zotin e botėve?" [es-Safat: 86-87]



Prej gėnjeshtrave tė tyre ėshtė se ndonjė prej tyre thotė nė lidhje me shehun e vet: Nėse muridi (ithtari i shehut) ndodhet nė perėndim dhe shehu i tij nė lindje, largohet pengesa qė ndodhet midis tyre dhe ai i pėrgjigjet atij. Madje, nėse shehu nuk ėshtė kėshtu siē u cilėsua, atėherė ai nuk ėshtė shejh. S'ka dyshim se shejtani i mashtron ata, ashtu siē mashtroi adhuruesit e idhujve. Pra, siē ndodhte mė parė me arabėt dhe idhujt e tyre, me adhuruesit e yjeve e hajmalive prej shirkut e magjisė. Ashtu siē ndodhte me tatarėt, indianėt, sudanezėt dhe grupe tė tjera idhujtare, tė cilat u mashtruan prej shejtanėve duke bashkėpunuar me ta. Shumė prej atyre mund t'u ndodhė njė prej atyre llojeve, veēanėrisht kur dėgjojnė fėrshėllimė apo pėrplasje duarsh, shejtanėt ndoshta zbresin mbi ta e ndonjėri prej tyre goditet sikurse goditet dikush prej epilepsisė e mė pas ndiqet me njė zė si zėri i devesė, duke qenė si shkumėngari dhe dėgjohet prej tij njė ulėrimė e bezdisshme. Gjithashtu ai flet gjėra qė nuk i kupton as vetė e as tė pranishmit. Po ashtu dhe shembuj tė tjerė si kėta qė u pėrmendėn, ku mund tė bien kėta njerėz tė humbur.




Ndėrmjetėsimi me pozitėn dhe shenjtėrinė e dikujt



Pjesa e tretė tregon pėr ata qė thonė: O Allah! Tė drejtohem Ty me pozitėn qė ka filani tek Ty, ose me bereqetin e filanit, ose me shenjtėrinė qė ka filani tek Ty, mė bėj mua kėtė dhe kėtė. Kjo ėshtė diēka qė e veprojnė shumė njerėz, por njė gjė e tillė nuk ka ardhur prej asnjėrit nga sahabėt, tabi'inėt apo prej ndonjėrit nga tė parėt e kėtij populli, qė tė jenė lutur me njė du'a si kjo qė pėrmendėm mė lart. Mua nuk mė ėshtė transmetuar nga ndonjė dijetar diēka rreth kėsaj qė ta tregoj, pėrveēse atė qė kam tek fetuatė e fekihut Ebu Muhamed bin Abdis-Selam. Ai ka thėnė: Nuk i lejohet askujt ta bėjė njė gjė tė tillė, pėrveēse me Pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij), pėr arsye se ka ardhur argument nė lidhje me Pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij). Kuptimi i fetuas (pėrgjigjes sė tij nė lidhje me kėtė ēėshtje): Ėshtė transmetuar nga Nesaiu, Tirmidhiu dhe tė tjerė se Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) i ka mėsuar disa nga shokėt e tij qė tė luten duke thėnė:"O Allah! Unė tė lutem dhe ndėrmjetsohem tek Ty me anė tė Pejgamberit tėnd, Pejgamberit tė mėshirės. O Muhamed! O i dėrguar i Allahut! Unė ndėrmjetėsohem me ty tek Zoti im pėr nevojėn qė kam pėr tė ma plotėsuar atė. O Allah! Bėje atė tė ndėrmjetėsojė pėr mua."


Me kėtė hadith disa kanė argumentuar duke thėnė se lejohet ndėrmjetėsimi me Pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) gjatė jetės dhe mbas vdekjes sė tij. Ata thonė se nuk gjendet tek ndėrmjetėsimi lutja e krijesave dhe as kėrkimi i ndihmės nga krijesa, por kjo ėshtė thjesht lutje dhe kėrkimi i ndihmės prej Allahut, porse bėn pjesė nė tė kėrkimi me anė tė pozitės sė tij, siē ka ardhur nė Sunen tė Ibn Maxhes se Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė nė lutjen e atij qė del pėr lutjen e namazit tė thotė:"O Allah! Unė tė lutem Ty me tė drejtėn qė kanė kėrkuesit ndaj Teje dhe me drejtėn e kėsaj ecjeje, sepse unė nuk kam dalė mosmirėnjohės e as arrogant, as pėr sy e faqe e as pėr t'u bėrė i njohur. Unė kam dalė se i frikėsohem inatosjes Tėnde dhe se dėshiroj kėnaqėsinė Tėnde. Kėrkoj qė tė mė shpėtosh prej zjarrit dhe tė mė falėsh gjynahet, sepse askush nuk i fal gjynahet pėrveē Teje."



Nė kėtė hadith thonė se ai kėrkoi me tė drejtėn qė kanė kėrkuesit ndaj Tij dhe me tė drejtėn e ecjes sė tij pėr nė namaz. Kjo ėshtė njė e drejtė tė cilėn Allahu ia ka ngarkuar Vetes sė tij Allahu i Lartėsuar thotė:



"Ndėrsa pėr besimtarėt ishte detyrė pėr Ne qė ti ndihmonim." [er-Rum: 47]



Gjithashtu thotė Allahu i Lartėsuar:



"Ėshtė njė premtim qė ėshtė mbi Zotin tėnd, i cili duhet tė pėrmbushet.'' [el-Furkan: 16]



Kurse nė dy Sahihėt ėshtė transmetuar nga Muadh bin Xhebeli se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) i ka thėnė:"O Muadh! A e di ti se cila ėshtė e drejta e Allahut ndaj robėrve? Ai tha: Allahu dhe i dėrguari Tij janė mė tė ditur. Tha:"E drejta e Allahut ndaj robėrve ėshtė qė ta adhurojnė Atė e tė mos i shoqėrojnė Atij asgjė. A e di ti se ēfarė tė drejte kanė robėrit ndaj Allahut nė qoftė se e bėjnė kėtė? E drejta e tyre ndaj Tij ėshtė qė tė mos i dėnojė ata." Dhe ėshtė transmetuar nė mė shumė se njė hadith shprehja:"Ėshtė detyrė pėr Allahun kjo dhe kjo." Sikurse fjala e Tij:"Nuk i pranohet namazi atij qė pi raki pėr dyzet ditė. Nė qoftė se pendohet, e pranon Allahu pendimin e tij, por nė qoftė se e pėrsėrit pėr herė tė tretė e tė katėrt, atėherė ėshtė detyrė pėr Allahun qė t'i japė tė pijė nga tineti khibal. U pyet: E ēfarė ėshtė tinetu khibal? Tha: ėshtė pija e banorve tė zjarrit."


Njė grup dijetarėsh thonė:"Nė kėtė hadith qė u pėrmend nuk ekziston lejimi i ndėrmjetėsimit me anė tė tij (pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij)) mbas vdekjes sė tij dhe kur ai nuk ėshtė present, por nė tė gjendet ndėrmjetėsimi gjatė jetės sė tij dhe kur ai ishte present."



Ėshtė transmetuar nė Sahihun e Buhariut se Umer bin Khatab - Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - i kėrkoi Abasit qė t'i lutej Allahut pėr zbritjen e shiut dhe tha:"O Zoti ynė! Kur na godiste thatėsirė ndėrmjtėsoheshim tek Ty me tė Dėrguarin tonė dhe na e zbrisje shiun, kurse tani po ndėrmjetėsohemi tek Ty me xhaxhain e Pejgamberit, kėshtu qė na zbrit shi, dhe shiu zbritte. Pra, qartėsoi Umer bin Khatabi - Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - se ndėrmjetėsoheshin me anė tė pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) gjatė jetės sė tij dhe shiu u zbritte.



Ndėrmjetėsimi i tyre me anė tė tij ishte se ata i kėrkonin atij (pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij)) qė tė luste Allahun pėr ta dhe ai lutej. Gjithashtu ata luteshin bashkė me tė dhe arrinin atė qė donin me anė tė ndėrmjetėsimit dhe lutjes sė tij, siē ka ardhur nė Sahih nga Enes Ibn Malik – Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - transmetohet se njė burrė hyri nė xhami ditėn e xhuma prej njė dere qė ishte afėr "Darul Kadaė," ndėrkohė qė i dėrguari i Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ishte nė kėmbė duke mbajtur hutbe (ligjėratė). Ai u drejtua nga i dėrguari i Allahut siē ishte nė kėmbė dhe tha:"O i dėrguari i Allahut! Pasuritė u shkatėrruan dhe rrugėt janė bllokuar, prandaj lute Allahun qė ta ndalojė atė prej nesh. Atėherė, i dėrguari i Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tėdhe familjen e tij) ngriti duart dhe tha: Zoti ynė! Zbrite shiun pėrreth nesh e jo mbi ne. Zoti ynė! Zbrite nėpėr male, kodrina, lugina dhe nėpėr pemė e bimė. Mė pas tha: Ai (shiu) u ndėrpre dhe ne dolėm duke ecur nė diell." Nė kėtė hadith tha: Lute Allahun pėr ne qė ta ndėrpresė shiun prej nesh. Po ashtu ėshtė transmetuar nė Sahihun e Buhariut se Abdullah Ibn Umeri tha: Mua mė kujtohet qė Ebu Talibi thoshte pėr tė dėrguarin e Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij):



"Me anė tė fytyrės sė tij kėrkohej shiu prej resė, vendkthimi dhe ndihmėtari i jetimėve. Ai qė i ndalon vejushat e varfėra nga ajo ēka i dėmton." (Trasmenton Buhariu)



Pra, ky ishte ndėrmjetėsimi i tyre me atė (pejgamberin) qoftė nė kėrkimin e shiut apo diēka tjetėr. Kur ai vdiq, u ndėrmjetėsuan me anė tė Abasit - Allahu qoftė i kėnaqur prej tij,- ashtu siē ndėrmjetėsoheshin dhe kėrkonin shiun me anė tė tij. Ata nuk kėrkuan shiun me anė tė tij mbas vdekjes sė tij, as nė mosprezencėn e tij, as tek varri i tij e as tek varri i ndonjė tjetri. Po kėshtu veproi Muauije Ibn Ebu Sufjan – Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - i cili kėrkoi shi me anė tė Jezid ibn Es'ued el-Xhureshij2 duke thėnė: O Zoti ynė! Ne po ndėrmjetėsohemi tek Ty me mė tė mirin prej nesh! O Jezid, ngriji duart tek Allahu (pėr tė bėrė lutje)! Ndėrkohė ai ngriti duart, u lut dhe zbriti shiu.



Pėr shkak tė kėsaj, dijetarėt thonė se ėshtė e pėlqyeshme qė tė kėrkohet shiu me anė tė njerėzve tė mirė e tė drejtė. Dhe nėse ata qė do tė kėrkojnė shiun do tė jenė prej familjes sė tė dėrguarit tė Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ėshtė mė mirė. Asnjė prej dijetarėve nuk ka thėnė se ėshtė prej fesė ndėrmjetėsimi dhe kėrkimi i shiut me anė tė pejgamberit dhe njeriut tė mirė pas vdekjes sė tij e nė mosprezencėn e tij. Gjithashtu, ata nuk e kanė bėrė tė pėlqyeshme njė gjė tė tillė nė kėrkimin e shiut, as nė kėrkimin e ndihmės e as nė lutjet e tjera. "Lutja ėshtė truri i adhurimit." Adhurimi ėshtė i bazuar nė sunet e pasim dhe jo mbi teka e risi. Allahu duhet tė adhurohet me atė ēka vendosur si fe dhe nuk duhet tė adhurohet me teka dhe risi.



--------------------------------------------------------------------------------
2. Sahab i cili erdhi e u vendos nė Sham dhe jetoi nė fshatin Zebedin nė Guta. Ibn Asakir tek "Hisoria e Damaskut" thotė:"Jam informuar se Jezid ibn el-Esuedi pasi falte namazin e jacisė nė xhaminė e Damaskut, dilte pėr tė shkuar nė Zebedin dhe gishti i madh i tij i ndriēonte. Me dritėn e tij ecte derisa arrinte nė Zebedin. Pėr shkak tė mirėsisė sė tij, Muauija i kėrkonte tė bėnte du'a pėr tė rėnė shi.

--------------------------------------------------------------------------------

Allahu i Lartėmadhėruar thotė:



"Apo kanė ata shokė e tė barabartė me Allahun (Zota tė rremė tė tyre) tė cilėt kanė themeluar dhe pėrcaktuar pėr ta ndonjė fe tė cilėn nuk e ka urdhėruar e pėrcaktuar Allahu?" [esh-Shura: 21]



Gjithashtu thotė:



"Lutjuni Zotit tuaj me pėrulje nė veten tuaj. Vėrtet Ai nuk i do ata qė kalojnė kufinjtė." [el-A'raf: 55]



Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Vėrtet qė ka pėr tė patur njerėz prej kėtij populli qė i kalojnė kufinjtė nė lutje dhe pastėrti."



Gjykimi ndaj atij qė kur e godet ndonjė fatkeqėsi apo frikė kėrkon ndihmė prej shehut tė vet



Pėrsa i pėrket atij personi qė kur e godet ndonjė fatėkeqėsi ose frikėsohet nga diēka, kėrkon ndihmė prej shehut tė vet, duke kėrkuar qė t'ia bėjė tė qėndrueshme zemrėn prej rrethanės (gjėndjes) qė ai ndodhet, gjykimi ėshtė se kjo ėshtė shirk. Po ashtu kjo ėshtė prej riteve tė fesė sė krishtere, sepse Allahu ėshtė Ai qė zbret mėshirėn dhe largon dėmin. Allahu i Lartėmadhėruar thotė:



"Dhe nė qoftė se Allahu tė prek me ndonjė lėndim, nuk gjendet dikush tjetėr qė mund tė ta heqi atė pėrveē Atij, edhe nė qoftė se Ai dėshiron ndonjė tė mirė, nuk ka kush tjetėr qė mund ta zmbraps mirėsinė e tij" [Junus: 107]



I Lartėsuari thotė:



"Atė qė Allahu ua dhuron njerėzve nga Mėshira e Tij, nuk ka kush qė mund ta pengojė; atė qė Ai e ndal, nuk ka kush qė mund ta lirojė pas tij" [Fatir: 2]



Gjithashtu thotė:



"Thuaju (O Muhamed):"Mė thoni, sikur tė binte mbi ju dėnimi i Allahut, apo t'ju vijė ora (tė cilės i trėmbeni), a do t'i thėrrisnit tjetėrkujt pėrveē Allahut? (Pėrgjigjuni) nėse jeni tė drejtė! Patjetėr, ju vetėm Atij do t'i thėrrisnit dhe Ai po tė dojė mund t'jua largojė atė fatkeqėsi pėr tė cilėn ju i thėrrisni Atij. Dhe atė kohė ju harroni ēfarėdo shoku qė i keni bashkuar nė adhurim." [en-Aam: 40-41]



Nė njė vend tjetėr i Lartėsuari thotė:



"Thuaju (O Muhamed):"Thėrrisni ata pėrveē Atij (Allahut) tė cilėt juve jua merr mendja (pėr zota si melekėt, pejgamberėt, kushdo qofshin, Isai, Uzejri, idhuj, etj)! Ata nuk kanė fuqi pėr ta larguar tė keqen prej jush, as pėr ta kaluar atė prej jush tek ndokush tjetėr. Ata tė cilėve u thėrrasin (si Isai - biri i Merjemes, Uzejri ose ndonjė melek tjetėr) vetė duan (pėr veten e tyre) mėnyrė e rrugė tė drejtė pėr hyrje e afrimi tek Zoti i tyre (Allahu). Secili prej tyre do tė donte tė ishte mė i afėrti dhe ata (Isai, Uzejri, melekėt, etj.) vetė shpresojnė pėr Mėshirėn e Tij dhe kanė frikė ndėshkimin e tij. Vėrtet qė ndėshkimi i Zotit tėnd ėshtė pėr t'u pasur frikė!" [el-Isra: 56-57]



Pra, Allahu i Lartėmadhėruar, sqaroi se ata qė luten, qofshin melekė, pejgamberė, etj. nuk posedojnė mundėsi pėr t'ua larguar tė keqen atyre dhe as nuk mund ta kalojnė atė prej tyre tek dikush tjetėr. Nėse dikush thotė: Unė e lus shehun qė ai tė jetė si ndėrmjetės pėr mua; atėherė ky veprim ėshtė si lutja e tė krishterėve pėr Merjemen, murgjit dhe rabinėt. Besimtari shpreson vetėm tek Zoti i tij dhe i frikėsohet vetėm Atij, ai e lut vetėm Atė duke ia pėrkushtuar fenė vetėm Atij. Ndėrsa ajo ēka meriton shehu i tij, ėshtė qė tė lutet dhe tė kėrkojė mėshirė pėr tė. Kjo vjen sepse krijesa qė ka mė shumė pozitė ėshtė i dėrguari i Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) dhe shokėt e tij janė njerėzit mė tė ditur pėr ēėshtjen dhe pozitėn e tij. Ata janė njerėzit qė i binden mė shumė atij, por nuk ka ndodhur qė ai tė urdhėronte ndonjėrin prej tyre qė tė thoshte kur tmerrohej apo frikėsohej: O zotėria im! O i dėrguari i Allahut! Ata nuk e bėnin njė gjė tė tillė gjatė jetės sė tij dhe as pas vdekjes sė tij. Madje ai i urdhėronte qė tė pėrmendnin Allahun dhe t'i luteshin vetėm Atij dhe tė bėnin salatė dhe selam pėr tė (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij). Allahu i Lartėmadhėruar thotė:



"Ata (besimtarėt) tė cilėve njerėzit (hipokritė) u thanė:''Vėrtet populli (pagan) ka grumbulluar kundėr jush (njė ushtri tė madhe), kėshtu qė frikėsojuni atyre. Por kjo nė tė vėrtetė vetėm ua shtoi besimin dhe thanė: Na mjafton vetėm Allahu dhe Ai ėshtė Rregulluesi mė i mirė i punėve tona.Kėshtu qė ata u kthyen me mirėsi dhe begati nga Allahu. Asnjė e keqe nuk i preku, ndoqėn kėnaqėsinė e Allahut dhe Allahu ėshtė Zotėruesi dhe Dhuruesi i mirėsive tė pafund." [Ali Imran: 173-174]



Nė Sahihun e Buhariut transmetohet nga Ibn Abasi - Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - se kėtė fjalė e ka thėnė Ibrahimi - paqja e Allahut qoftė mbi tė - kur u hodh nė zjarr dhe e tha gjithashtu Muhamedi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) dhe shokėt e tij kur njerėzit u thanė atyre: Vėrtet populli (pagan) ka grumbulluar kundėr jush (njė ushtri tė madhe).



Nė Sahih (tė Buhariut) transmetohet se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) kur kishte ndonjė fatkeqėsi thoshte:



"Nuk ka Zot tjetėr (qė meriton tė adhurohet) pėrveē Allahut Madhėshtor dhe tė Butė. Nuk ka Zot tjetėr (qė meriton tė adhurohet) pėrveē Allahut Zotit tė Arshit tė shenjtė. Nuk ka Zot tjetėr (qė meriton tė adhurohet) pėrveē Allahut Zotit tė qiejve dhe tė tokės, Zotit tė Arshit madhėshtor."



Gjithashtu ėshtė transmetuar se njė lutje tė tillė ai (pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij)) ia mėsoi njėrit prej pjestarėve tė familjes sė tij. Nė Sunen (tė Tirmidhiut) transmetohet se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) kur i vinte ndonjė gjė e papėlqyeshme thoshte:



"O i Pėrjetshėm (pa fillim dhe pa mbarim)! O Mbajtės i gjithēkaje qė ekziston! Me Mėshirėn tėnde kėrkoj ndihmė."



Po ashtu ėshtė transmetuar se Fatimes, vajzės sė tij, i mėsoi tė thotė:



"O i Pėrjetshėm (pa fillim dhe pa mbarim)! O Mbajtės i gjithēkaje qė ekziston! O Nismėtari, Krijues i qiejve dhe i tokės! Nuk ka Zot tjetėr (qė meriton adhurimin) pėrveē Teje! Me Mėshirėn Tėnde kėrkoj ndihmė. Mė rregullo mua tė gjitha ēėshtjet dhe mos mė lėr tė mbėshtetm tek vetja ime apo tek ndonjė nga krijesat e tua, qoftė dhe pėr njė ēast!"



Nė Musnedin e Imam Ahmedit dhe Sahihun e Ebu Hatim el-Bustit (Ibn Hibbani) transmetohet nga Ibn Mes'udi – Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: ēdo person qė e godet ndonjė hidhėrim apo shqetėsim dhe thotė:



"O Allah! Unė jam robi Yt, biri i robit Tėnd dhe biri i robėreshės Tėnde. Jeta ime ėshtė nė dorėn Tėnde. Vendimtar tek unė ėshtė ligji Yt. Gjykimi Yt pėr mua ėshtė mė i drejti. Tė lutem Ty me ēdo emėr Tėndin me tė cilin ke quajtur veten Tėnde, apo qė e ke zbritur nė Librin tėnd, apo qė ia ke mėsuar dikujt prej krijesave tė Tua ose e ke ruajtur nė diturinė Tėnde tė fshehtė: bėje Kur'anin pranverė tė zemrės sime, dritė nė gjoksin tim, largues tė hidhėrimit tim dhe largues tė dėshpėrimit dhe shqetėsimit tim." Allahu ka pėr t'ia larguar shqetėsimin dhe dėshpėrimin e ka pėr t'ia zėvendėsuar ato me gėzim. Tė pranishmit thanė: O i dėrguari i Allahut! A t'i mėsojmė kėto? Tha:"Ai qė i dėgjon kėto duhet t'i mėsojė."



Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) (nė njė hadith tjetėr) i ka thėnė popullit tė tij:"Vėrtet qė dielli dhe hėna janė dy argumente prej argumenteve tė Allahut! Eklipsi i tyre nuk ndodh pėr shkak tė vdekjes apo jetės sė dikujt, por Allahu frikėson me to robėrit e tij Kur tė shikoni kėtė (eklipsin e tyre) kthehuni me nxitim pėr nė namaz, pėrmendja e Allahut dhe nė kėrkim tė faljes.3



--------------------------------------------------------------------------------
3.Hadithi transmetohet nga Mugire Ibn Shaab dhe e ka nxjerrė Buhariu nė sahihun e tij. Shkaku i ardhjes sė kėtij hadithi ėshtė se ditėn qė vdiq Ibrahimi, djali i pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė) ndodhi eklipsi i diellit dhe njerėzit thanė: Ndodhi eklipsi pėr shkak tė vdekjes sė Ibrahimit.

--------------------------------------------------------------------------------

Pra, ai (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) kur ndodhi eklipsi, i urdhėroi pėr namaz, lutje, pėrmendje tė Allahut, lirim nga robėria, sadaka dhe nuk i urdhėroi ata qė t'i luten ndonjė krijese, meleku, pejgamberi apo ndonjė tjetri.



Shembuj tė tillė ndodhen mjaft nė Sunet dhe ai (pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij)) u ka urdhėruar e mėsuar muslimanėve nė rast frike vetėm atė qė i ka urdhėruar Allahu, si lutja e Allahut, pėrmendja e Tij, kėrkimi i faljes, namazi, sadaka etj. Atėherė, si vallė besimtari qė beson nė Allahun e tė dėrguarin e Tij, mėnjanohet (largohet) nga ajo qė ka urdhėruar Allahu dhe i dėrguari i Tij dhe vepron njė bidat (risi), pėr tė cilin Allahu nuk ka dhėnė asnjė tė drejtė e asnjė provė, madje ngjason me fenė e paganėve dhe tė krishterėve?



Nėse dikush pretendon se i ėshtė plotėsuar nevoja me anė tė gjėrave tė tilla, apo shehu i tij bėri diēka etj, atėherė i themi se adhuruesve tė yjeve, idhujve etj., prej paganėve u ndodhin gjėra tė tilla. Kjo ėshtė diēka tepėr e njohur prej idhujtarėve tė mėparshėm e po ashtu edhe prej idhujtarėve tė kėsaj kohe. Nėse nuk do tė ekzistonin kėto gjėra, atėherė nuk do tė adhuroheshin idhujt dhe gjėra tė tjera. Ibrahimi (khelili, mik i afėrt tek Allahut) ka thėnė:



"Mė largo e mė ruaj mua dhe bijtė e mi nga adhurimi i idhujve. O Zoti im! Vėrtet qė ata (idhujt) kanė humbur shumė prej njerėzve." [Ibrahim: 35-36]



Fillimi i shfaqjes sė shirkut



Thuhet se shfaqja e shirkut pėr herė tė parė pas vdekjes sė Ibrahimit khalilit, ka qenė prej Amėr ibn Luhej el-Khuzaai. Ai ėshtė personi tė cilin e pa pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) duke iu zvaritur zorrėt nė zjarr. Ai ėshtė i pari qė i la devetė tė lira nė kullotė pėr zotat e tyre tė paqenė duke mos i lėnė ato qė tė pėrdoreshin pėr ngarkesė. Gjithashtu ai ėshtė i pari qė ndėrroi fenė e Ibrahimit. Thonė se ai shkoi nė Sham dhe aty gjeti disa idhuj nė Balka. Ata pretendonin se kishin dobi prej tyre nė sjelljen e tė mirave dhe largimin e dėmeve, atėh


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.