Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 30-03-09, 14:07   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Higjiene.E vėrteta mbi 4 probleme tabu ...

Asnjė fjalė mbi djersitjen, higjienėn intime, erėn e keqe dhe frymėn e rėndė? Kėtė e bėjmė ne. Dhe me ndihmėn e ekspertėve ju sugjerojmė se si zgjidhen kėto probleme. Nuk flitet pėr to. Higjienė intime, duar, kėmbė dhe sqetulla qė djersinė, frymė e rėndė: janė probleme tė sikletshme qė kalohen shpesh nė heshtje. E megjithatė, nėse doni tė kujdeseni pėr pamjen tuaj nuk mund ti injoroni, pėrndryshe do tė ndiheshit nė siklet. Nė fund tė fundit, pėrse duhen lėnė pas dore kėto? Janė manifestime tė natyrshme tė trupit dhe mbi tė gjitha zgjidhen lehtė. Praktikojini sugjerimet qė do tė lexoni nė kėtė faqe. Nė ēdo rast, do tė ndiheni tė sigurta.
Jo mė djersė
Disa persona shpesh kanė kripė nėn sqetull pėr shkak tė djersitjes. Kjo i ndodh sidomos atyre qė janė shumė emotivė. Motivi? Frika, entuziazmi, ankthi, stimulojnė gjėndrat e djersitjes dhe kėto prodhojnė nė sasi tė mėdha pika djerse. Veprimi thellohet nga prezenca e qimeve. Qimet thithin djersėn dhe provokojnė erėn e keqe. Pėr tė larguar kėtė bezdi mjafton pak kujdes. Ja se si:
- Mbaji sqetullat pėrherė tė depiluara. Me krem ose me brisk kryeje kėtė veprim gati ēdo mėngjes.
- Mos pėrdorni deodorant. Pėr ju ėshtė i nevojshėm njė antidjersė ose krem me kripėra alumini: duke ngushtuar poret kufizojnė djersit jen pa bllokuar ajrosjen e lėkurės.
- Mos pėrdorni veshje sintetike, tė cilat nuk e lejojnė lėkurėn tė ajroset. Mė mirė pambuku, linoje, leshi dhe mėndafshi.

Pastrim i sigurt
Nuk i kushtoni aspak vėmendje pastruesit intim? E keni shumė gabim. Duhet ta konsideroni tualetin intim si njė veprim kryesor, ashtu si dhe pastrimi i fytyrės. Do tė ndiheni tė freskėta gjatė gjithė ditės dhe s'do tė keni irritime. Ja ndonjė sugjerim i vlefshėm.
- Mos u lani me shumė se 2 herė nė ditė. Larjet e shpeshta dobėsojnė mbrojtjen natyrale tė zonės intime. Pastaj rrezikoni tė eliminoni bakteret e "mira" tepėr tė nevojshme pėr mbrojtjen natyrale, dhe tu hapni rrugė atyre tė kėqija.
- Zgjidhni njė detergjent specifik me pH midis 3,5 e 5,5 pra acid (si ai i mukozės vaginale). Kėshtu nuk do tė cenon i florėn bakteriale. Sigurohuni qė tė mos jetė agresiv: nėse bėjnė shumė shkumė varfėron mbrojtjen natyrale. Preferohet i lėngshėm.
- Para se tė blini sapunin lexoni me vėmendje pėrmbajtjen. Kamomili ka njė veprim qetėsues, kumaku ėshtė dizifektues. Ndėrsa mentja dhe eukaliptusi janė rifreskues. Nėse jeni alergjik pėrdorni sapun neutro, pa parfum dhe i pasur me vaj ulliri, ėshtė i tolerueshėm pėr ēdo lloj lėkure.
- Shpesh jeni larg shtėpisė dhe doni tė rifreskoheni? Mbani me vete njė pako me peceta specifike: janė ideale pėr ato qė udhėtojnė me tren ose avion.
- Pėrdorni lines ditor vetėm nė raste tė veēanta. Mund tė pengojnė ajrosjen. Favorizojnė erėn e keqe dhe irritojnė nė kontakt.

Duar dhe kėmbė tė freskėta
Tė kesh duar dhe kėmbė pėrherė tė lagura ėshtė disi e sikletshme. Problemi i superdjersitjes ėshtė mjaft i pėrhapur. Kjo mund tė jetė trashėgimi. Dhe u ndodh shpesh personave shumė emotivė. Kėmbėt dhe duart janė zona tė pasura me gjėndra tė djersės, pėrgjegjėse tė erės sė keqe. Por mjetet nuk mungojnė.
- Sa herė qė ndieni se duart ju djersinė, vendosni pulset nėn ujin e ftohtė, pėr tė ngadalėsuar qarkullimin.
Pėrpara se tė vishni kėpucėt hidhni mbi kėmbė njė pudėr specifike. Rifreskon, pakėson djersitjen e tepėrt dhe neutralizon erėn e keqe. Pastroni shpesh shtrojat e kėpucėve.

Frymė e parfumosur
Probleme me dhėmbėt, ushqime tė gabuara, funksionim i keq i zorrėve: shkaqet e frymės sė rėndė janė tė shumta dhe tė ndryshme. Nėse ndodh nė mėngjes, ėshtė normale. Gjatė natės, bakteret qė jetojnė nė gojė fermentohen. Por mjafton tė lahen dhėmbėt dhe problemi zhduket. Nėse zgjat gjatė gjithė ditės, duhet tė shikoni higjienėn e dhėmbėve dhe tė ushqimit: mund tė fermentojnė dhe tė shkaktojnė erėn e keqe.
- Ėshtė mirė tė pėrdoret filli dentar. Vaktet jashtė shtėpisė? Mbani me vete njė kit pėr pastrimin e dhėmbėve. Ose pėrdorni ēamēakėz. Mė mirė ėshtė me xhilitol, sheqer qė kontrollon pllakėn bakteriale.
- Tė paktėn njė herė nė vit bėni njė vizitė tek dentisti, pėr tė hequr grumbullimet
rreth pllakės dentare dhe pėr tė shmangur ndonjė krimbje tė mundshme.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 08-04-09 nė 11:09
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.