Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-11-11, 08:14   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Propozimi i Cooper, zgjidhje afatgjatė ?

Propozimi i Cooper, zgjidhje afatgjatė


Selvije Bajrami | 08-11-2011 00:08 CET



Propozim-plani pėr menaxhimin e integruar tė kufijve tė Kosovės me Serbinė, i dalė sė fundi nga ndėrmjetėsi i bisedimeve mes Kosovės dhe Serbisė, Robert Cooper, vlerėsohet tė jetė vetėm dėshirė e britanikut. Sė paku kėshtu shprehet kryetari i Komisionit Parlamentar pėr ēėshtje tė brendshme dhe siguri nė Kuvendin e Kosovės, Ahmet Isufi .
Duke iu referuar informacioneve qė deri mė tani nuk janė tė konfi rmuara zyrtarisht as nga Prishtina as nga Beogradi, se Cooper ka ofruar njė propozim pėr menaxhim tė integruar tė kufijve, qė Prishtina e ka pranuar nė parim dhe Serbia ėshtė nė pritje tė dhėnies sė mendimit, Ahmeti thotė se pėr momentin njė gjė e tillė nuk mund tė arrihet.
“Ky menaxhim i kufijve po bėhet me Shqipėrinė, me Maqedoninė e Malin e Zi, por me Serbinė ekzistojnė raporte tė tjera dhe kjo mund tė jetė njė dėshirė e Cooper-it, por me zhvillimet qė kanė ndodhur nuk ka ndonjė pėrparim nė kėtė drejtim. Janė marrėveshjet tė cilat e dini se janė arritur dhe nuk po zbatohen”, ka thėnė Isufi tė hėnėn.
Propozimi i Cooper sipas burimeve tė gazetės, ėshtė ofruar rreth dy javė mė parė, ndėrsa tek kėtė tė diel serbėt e strukturave paralele, duke iu referuar kėtij propozimi kanė paralajmėruar se do tė padisin Borko Stefanoviqin pėr tradhti dhe shkelje tė kushtetutės serbe.
Propozimi i Cooper, sipas burimeve, ėshtė i bazuar nė dokumentin e “Udhėrrėfyesi pėr menaxhimin e integruar tė kufi jve nė Ballkanin”, tė punuar nga Komisioni Evropian mė 2007.
“Propozimi synon qė me njė vendim tė vetėm tė zgjidhet kontesti rreth mėnyrės dhe procedurave tė kontrollit nė vendkalimet mes Kosovės dhe Serbisė. Kjo do tė thotė se marrėveshja do tė vlejė jo vetėm pėr kalimet nė Brnjak dhe Jarinje, por edhe pėr ato nė Merdar, Dheu i Bardhė dhe Muēibabė”, ka sqaruar njė zyrtar ndėrkombėtar.
Propozimi, sipas kėtij burimi, parasheh qė pikat e reja tė kontrollit, qė do tė financoheshin nga BE, do tė vendosen mes zonės neutrale dhe aty do tė punonin bashkėrisht policėt e Kosovės, Serbisė dhe tė EULEX-it. Vendkalimet do tė mbikėqyreshin nga EULEX-i, i cili njėherėsh do tė ishte edhe garantues i zbatimit tė marrėveshjes.
“Nė kėtė propozim tė Cooper, pala kosovare e sheh zgjidhjen e kontestit tė pėrgjithshėm me Serbinė pėr vendkalimet kufi tare, dhe me kėtė e pėrmbush njė kėrkesė tė rėndėsishme tė BE-sė rreth bashkėpunimit ndėrkufitar, ndėrsa pala serbe pėrfiton njė zgjidhje jo-ideale, siē e thotė edhe vetė Stefanoviq, por qė e afron Serbinė me BE-nė dhe marrjen e statusit tė vendit kandidat e ndoshta edhe marrjen e datės pėr hapjen e bisedimeve”, ka thėnė njė zyrtar ndėrkombėtar me kusht anonimiteti.
Nga po tė njėjtat burime,“Zėri” mėson se informacioni pėr kėtė marrėveshje tė mundshme u ėshtė pėrcjellė kryetarėve ilegalė tė komunave nė veri nga njerėz brenda qeverisė serbe, gjegjėsisht nga kabineti i ministrit tė Jashtėm, Jeremiq, qė janė kundėr negociatorit Stefanoviq, nė mėnyrė qė tė dėmtojnė kredibilitetin e tij.
“Tė indinjuar nga mundėsia qė problemi i vendkalimeve tė zgjidhet me njė marrėveshje tė favorshme pėr tė dyja palėt, e sidomos pėr atė kosovare, kryetarėt ilegalė janė tė gatshėm qė tė pėrdorin ēdo formė tė mundshme qė ta pengojnė jetėsimin e kėsaj marrėveshjeje”, ka thėnė ky zyrtar.
Serbėt nė kėtė pjesė tė Kosovės, sipas tė njėjtave burime, janė tė dirigjuar nga partitė opozitare nė Serbi dhe se atyre u konvenon vazhdimi i gjendjes sė tensionit dhe konfliktit. Gazeta ka tentuar gjatė tėrė ditės sė hėnė pėr tė vėnė kontakt me personelin e ndėrmjetėsit nė bisedimet mes Kosovės dhe Serbisė, Borko Stefanoviq dhe me ata tė ministrit serb tė Punėve tė Jashtme, Vuk Jeremiq, por njė gjė e tillė nuk ka qenė e mundur.
Edhe shefja e bisedimeve nga pala kosovare Edita Tahiri ka qenė e pamundur tė kontaktohet derisa burime tė gazetės kanė sqaruar rreth detajeve qė aktualisht janė vetėm propozim i ndėrmjetėsit Robert Cooper.



  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.