Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-10-11, 13:37   #1
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Depresioni

Depresioni mund tė prekė kėdo!

"Nuk mund tė pėrqendrohem dot dhe vazhdimisht jam i acaruar. Pėr ēdo vogėlsi nevrikosem dhe hidhem pėrpjetė. Nė punė, nė shtėpi, madje edhe midis miqėsh."
(E, 38 vjeē)


"Ēdo vendim mė duket i rėndė, qoftė edhe pėr njė imtėsirė. Madje edhe nė treg. Gjithnjė mendoj se mund tė bėj ndonjė gabim. Tashmė nuk e kuptoj veten time."
(S, 52 vjeēe)

__________

Keni dijeni pėr pėrvoja dhe vrojtime tė kėtilla? A ju ka vajtur mendja ndonjėherė se ndjenjat tuaja, gjendjet tuaja shpirtėrore, ose shqetėsimet fizike, mund tė jenė shenja tė njė depresioni?

Ndonjėherė ėshtė vėshtirė qė ta dallosh njė depresion nga njė sikletosje e zakonshme ditore. Ajo qė sot karakterizohet si stres, nervozizėm ose burnout (kapitje), ėshtė nė fakt shpesh njė depresion. Sėmundja shfaqet shpesh ashtu si dhe diabeti ose shtypja e lartė e gjakut, pavarėsisht nga mosha, profesioni, gjendja sociale, prejardhja ose besimi fetar. Megjithatė, sėmundja nuk perceptohet nė masėn e duhur nė opinion dhe keqkuptohet.

I merrni seriozisht indikacionet qė zgjasin shumė dhe drejtojuni njė specialisti. Pas njė hetimi tė saktė ėshtė pothuajse gjithnjė e mundur njė diagnozė e sigurt. Ky do tė ishte hapi i parė pėr njė trajtim tė suksesshėm.

Depresioni ėshtė njė sėmundje e shpeshtė e cila mund ta prekė kėdo, pavarėsisht nga mosha, profesioni, gjendja sociale, prejardhja ose besimi fetar. Depresioni sot mund tė kurohet.

Depresioni ka shumė pamje


Ē’do tė thotė depresion dhe cilat janė shenjat e tij dalluese?

"Presioni nė punė ėshtė gjithnjė e mė i lartė. Muajin e shkuar u larguan sėrish tre kolegė tė tjerė nga puna. Jam 54 vjeē dhe kam frikė se edhe mua do tė mė gjejė e njėjta gjė. Qė prej tre javėsh zgjohem gjatė natės, kam sulme paniku dhe nuk mė zė gjumi mė. Nuk dua qė dhe gruan time ta ngarkoj me hallin tim." L., 54 vjeē, punėtor i ndėrtimtarisė, i martuar, 3 fėmijė

"Jetojmė qė prej 9 vitesh nė Zvicėr. Fėmijėt e mi kanė lindur kėtu dhe kėtu ndjekin shkollėn. Mirėpo e ardhmja jonė ėshtė e pasigurt. Pėr ēdo vit duhet ta vazhdojmė lejeqėndrimin tonė. Buzėqeshja mė ka humbur, gjithnjė jam e pikėlluar dhe nuk kam mė fuqi."
S., 30 vjeēe, amvise dhe punonjėse nė njė ndėrmarrje pastrimi, e martuar, 2 fėmijė


Njė depresion shpesh ka njė parahistori dhe shpeshherė ėshtė njė reagim i psikės dhe trupit ndaj zoritjeve tė vazhdueshme dhe situatave tė rėnda jetėsore. Sėmundja mund tė zhvillohet tinėzisht, simptomat bėhen gjithnjė e mė tė forta dhe nuk zhduken dot. Njė depresion, ndėrkaq, mund tė shfaqet edhe befasisht dhe papritur. Mjekėt, mjeket dhe i prekuri fi llimisht mendojnė shpesh pėr ndonjė sėmundje fizike.

Varėsisht nga individi, simptomat janė tė ndryshme. Shenjat e sėmundjes tek femrat dhe meshkujt mund tė shfaqen tė ndryshme. Simptomat e mundshme fillestare janė gjumi i ērregullt, pengesat nė pėrqendrim ose zhytja nė tė thella (vėshtrimi i ngrirė). Disa tė prekur nuk kanė mė ndjenja gėzimi, tek tė tjerėt mbizotėron njė angėshti e madhe e brendshme. Njė depresion mund tė shfaqet edhe nė formėn e njė acarueshmėrie tė shtuar ose sjelljeje agresive nė punė dhe brenda familjes.

Dhimbjet e kokės, shpinės ose tė barkut si shenja klinike tė njė depresioni mund tė jenė nė plan tė parė. Tė prekurit ndonjėherė mund tė kenė sulme frike ose ndjesi tė njė ankthi / ngėrēi fizik. Mund tė zhduket dhe interesi pėr seksualitet. Shkallėt e depresionit tek sėmundja mund tė jenė shumė tė ndryshme. Nė rastin e njė depresioni tė rėndė, tė prekurit nuk janė mė nė gjendje ta pėrballojnė jetėn e tyre tė pėrditshme. Ėshtė me rėndėsi qė tė ndėrmerret diēka sa mė parė qė tė jetė e mundur. Bisedoni me njė specialist.

Jo tė gjithė tė sėmurėt nga depresioni kanė simptoma tė njėjta dhe vuajnė nga i njėjti manifestim i sėmundjes.

Cilat mund tė jenė situatat e rėnduara jetėsore dhe faktorėt rrezikues?

> Kėrkesat shumė tė larta e konstante nė punė dhe nė shtėpi shtojnė rrezikun e sėmurjes nga depresioni.
> Kushtet e vėshtira fi nanciare, paga e ulėt dhe frika nga largimi prej punės, mund tė shkaktojnė presion tė vazhdueshėm.
> Jeta nė migracion pėrfaqėson pėr shumė migrantė dhe migrante njė tendosje tė vazhdueshme. Njė status qėndrimi i pasigurt, frikėrat pėr tė ardhmen, mirėpo edhe njė mungesė vlerėsimi, pėrvojat nga racizmi dhe diskriminimi mund ta ngarkojnė shėndetin dhe tė shpien nė njė depresion.
> Humbja e njė njeriu tė dashur ėshtė njė plagė e thellė nė jetė dhe mund tė shkaktojė depresion.
> Kujdesi ndaj fėmijėve dhe familjes mund tė shpjerė nė njė tendosje tė vazhdueshme. Pėr migrantet dhe migrantėt situata ėshtė sidomos e rėnduar, pasi qė janė nė merak pėr integrimin e fėmijėve tė tyre, ose ngaqė njė pjesė e familjes ka mbetur nė vendin e origjinės.
> Sėmundjet kronike tė ndonjė familjari, sidomos sėmundjet psikike, mund tė jenė shumė rėnduese.
> Edhe mbėshtetja dhe pėrkujdesi ndaj pjesėtarėve mė tė moēėm tė familjes mund tė ketė kosto tė lartė fizike dhe emocionale.
> Pėrjetimet traumatike dhe ngarkesat e larta shpirtėrore, edhe po tė ketė kaluar shumė kohė, mund tė jenė bashkėshkaktarė tė njė depresioni.

Si nė rastin e ēdo sėmundjeje tjetėr, ekzistojnė faktorė dhe shkaktarė qė shtojnė rrezikun e sėmurjes nga depresioni. Po tė jeni nė mėdyshje nėse vuani ose jo nga depresioni, vizitoni mjekun ose mjeken tuaj familjar/-e, ose ndonjė tjetėr specialist/-e qė gėzon besimin tuaj.


__________________
Just happy...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 24-10-11 nė 13:40
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.