Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Sporti
Emri
Fjalėkalimi
Sporti Futbolli, Formula1, Basketboll, Tenis ....



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-03-07, 15:08   #31
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bajerni “gropos” shpresat e Realit

Bajern Mynih-Real Madrid 2-1

Shenues: Makai 1', Lusio 66'/Van Nistelroi 83'(p)

(Bajerni i Mynihut kualifikohet me rezultat te pergjithshem 4?4, fale golave ne fushen kundershtare)

E merkure, 7 mars 2007, ora 20:45, ne stadiumin “Allianz Arena”, te Mynihut

Bajern M.: Kahn, Lusio, Van Bujten, Lahm, Sanjol (Gerlitz 85'), Hergrivs, Salihamidzic, Shvainstaiger, Van Bomel, Makai (Pizaro 68'), Podolski (Demikelis 87') Tr. Hitcfeld

Real M.: Kasijas, M.Torres, Ramos, Helgera, R.Karlos, Emerson (Guti 32'), Gago (Robinjo 75'), Higuain (Kasano 46'), Diarra, Raul, Van Nistelroi Tr. Nakamura

Gjyqtar: Lubos Mishels (Sllovaki)

Karton i Kuq: Van Bomel 83'/Diarra 83'

“Allianz Arena” i jep fund shpresave te Realit te Madridit per te shmangur “funeralin”, duke u kapur pas “komerdares” europiane. Bajernit i duhet te mbaje frymen deri ne sekonden e fundit, por ne fund arrin te fitoje 2?1 dhe kualifikohet per ne cerekfinale, fale golave ne fushen kundershtare. Rreshtimi ultradifensiv i Kapelos “shperbehet” qe ne sekonden e dhjete, kur Makait perfitoi nga pakujdesia e mbrojtjes madrilene, per te shenuar golin me te shpejte ne historine e Champions League. Roberto Karlos humb topin, Salihamdzic pason dhe Makai shenon. Sa hap e mbyll syte, Bajerni eshte ne avantazh dhe i mjafton ky rezultat per te kaluar me tej. Me e keqja eshte qe Kapelo, i cili kishte parashikuar te godiste bavarezet ne kundersulm, u zu ne befasi nga ky gol i menjehershem dhe nuk kishte nje plan te dyte per t’i kunderpergjigjur gjermaneve. Me nje skeme supermbrojtese, Reali duhet te perpiqej te reagonte, per te permbysur humbjen qe i eliminonte. E megjithate, treshja Gago?Emerson?Diarra vazhdoi te qendronte ne fushe edhe 30 minuta te tjera, deri kur ne te 32' Guti zevendesoi Emersonin, duke i dhene skuadres doza me sulmuese. Per kronike, Bajerni i lejoi vetes luksin e shperdorimit te disa rasteve te pafalshme, me Podolskin, Makain dhe Salihamidzicin, te vetem perballe portierit Kasijas. Hitcfeld nuk do te kishte imagjinuar kurre nje skenar kaq te rehatshem dhe Reali nxorri krenarine e tij vetem ne dhjete minutat e fundit te pjeses se pare. Me koke, Van Nistelroi krijon rastin me te mire te 45 minutave te para dhe do te kishte shenuar, ne qofte se nuk do te kishte qene per nje Kahn te shkelqyer, qe grushoti topin ne goditje kendi.Pjesa e dyte nis me Kasijasin qe shpeton porten nga Van Bomeli, i vetem perballe tij. Bajerni vazhdon te shperdoroje, ndersa Reali fillon te tregohet me kerkues, pas zevendesimit te Higuain me Gagon. Por, ne kete moment vjen goli i dyte per bavarezet. Lusio, ashtu si ne ndeshjen e “Bernabeu”?t shenoi nje gol me koke nga nje goditje kendi. Skuadres se Kapelos i duhen tani dy gola dhe italiani pergjigjet duke hedhur ne fushe Robinjon. Eshte pikerisht braziliani, qe ne nje perplasje me Van Bujten rrezohet ne zone dhe sllovaku Mishels akordon penallti. Por, perpara se Van Nistelroi te ekzekutoje, Diarra dhe Van Bomel, te ndeshkuar te dy me te verdhe gjate ndeshjes perjashtohen nga loja, per nje konlikt mes tyre. Van Nistelroi tranformon ne gol 11?metershin, por kjo mjafton vetem per t’i dhene shprese Realit. Ne minutat e mbetura, Ramos shenon golin e dyte, qe anullohet per nje prekje me dore dhe vershellima perfundimtare e Mishels shnderron “Allianz Arena”?n ne “varrin” e Realit e mbase edhe te Kapelos.

Mijatovic: Kapelo qendron, deri te shtunen!

Drejtori sportiv i Realit te Madridit, konfirmoi menjehere pas perfundimit te ndeshjes se “Allianz Arena”?s, nga terreni i stadiumit bavarez, qe Kapelo do te vazhdoje te jete trajneri i klubit madrilen, te pakten edhe per klasiken e kesaj te shtune, kunder Barcelones ne “Camp Nou”. Predrag Mijatovic deklaroi ne “Canal +”, ne perfundim te ndeshjes se Mynihut: “Per momentin, Kapelo vazhdon te jete trajneri yne dhe do te drejtoje skuadren ne ndeshjen me Barcelonen. Ky eliminim perben per ne nje grusht shume te rende, mbi te gjitha pasi besonim qe do te mbronim fitoren e ndeshjes se pare. Vetem pas ndeshjes se te shtunes do te bejme analizen dhe do te marrim nje vendim. Mendoj qe e gjithe ndeshja u percaktua nga goli qe dhuruam qe ne sekonden e dhjete dhe ne Champions League nuk mund t’i lejosh vetes te besh dhurata te tilla”.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-03-07, 15:26   #32
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Mijatovic: Kapelo qendron, deri te shtunen!

Drejtori sportiv i Realit te Madridit, konfirmoi menjehere pas perfundimit te ndeshjes se “Allianz Arena”, nga terreni i stadiumit bavarez, qe Kapelo do te vazhdoje te jete trajneri i klubit madrilen, te pakten edhe per klasiken e kesaj te shtune, kunder Barcelones ne “Camp Nou”. Predrag Mijatovic deklaroi ne “Canal +”, ne perfundim te ndeshjes se Mynihut: “Per momentin, Kapelo vazhdon te jete trajneri yne dhe do te drejtoje skuadren ne ndeshjen me Barcelonen. Ky eliminim perben per ne nje grusht shume te rende, mbi te gjitha pasi besonim qe do te mbronim fitoren e ndeshjes se pare. Vetem pas ndeshjes se te shtunes do te bejme analizen dhe do te marrim nje vendim. Mendoj qe e gjithe ndeshja u percaktua nga goli qe dhuruam qe ne sekonden e dhjete dhe ne Champions League nuk mund t’i lejosh vetes te besh dhurata te tilla”.




Tė lumt.. hiqe kete Italion m... se na fundosi.. kete vit
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-03-07, 17:18   #33
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Kalderon: Kapelo, vendos vete!

Presidenti i Realit te Madridit, nje dite pas eliminimit nga Champions League pranon zhgenjimin e madh, ndersa le te hapur situaten e Kapelos, per te cilin thote se duhet te jete ai qe do te vendose nese eshte i afte ta nxjerre klubin nga balta.



- Kam pare fytyren ne me te merzitur qe kur ju kam njohur.

- Ishte nje fatkeqesi qe u eleminuam. Kemi humbur nje rast te mire per te triumfuar. Nuk ishte Bajerni me i mire me te cilen u perballem. Ishte fatkeqesi, por tani duhet te mendojme per te ardhmen. E dinim qe nuk do te ishte e lehte.

- Per cfare te ardhme po mendoni.

- Une mendoj se marrja e vendimeve nuk eshte me e rendesishmja. Duhet ta perballojme kete situate me shume qetesi dhe te mendojme per disa ndryshme per vitin qe vjen. Duhet me cdo kusht.

- Reali i Madridit do te bej publik nje ndryshim tjeter. Hoze Anhel Sancez do te jete drejtor i pergjithshem absolut.

- Po, do te kete dy drejtore te pergjithshem, njeri do te jete ai dhe tjetri Migel Anhel Arrojo, por kjo gje ishte e parashikuar perpara disa muajve.

- Po Mijatovic, varet nga Hoze Anhel Sancez?

- Eshte drejtori i futbollit. Mijatovic ka autonomine ne te gjithe pjesen qe i perket atij.

- Ne qofte se duhet te behet nje blerje, duhet te keshillohet me Hoze Anhel Sancez, qe do te jete pergjegjesi numer nje ne kete fushe?

- Ajo qe duhet te bej eshte qe te marr vendime te rendesishme per skuadren dhe me pas te gjithe duhet te analizojne anen ekonomike dhe te qartesojne gjithcka ka ndodhur deri tani. Ne keto momente duhet ta perballojme kete situate me qetesi dhe te mendojme per ndryshimet qe kemi nevoje te bejme vitin e ardhshem.

- Tifozet pyesin nese do te largohet Kapelo. Por, ne qofte se e largoni atehere duhet te paguani detyrimet e kontrates.

- Problemi nuk eshte ekonomik. Eshte nje ceshtje qe duhet vleresohet me shume pergjegjesi dhe trajneri duhet te thote nese eshte i afte te ece perpara.

- A jeni ne gjendje qe t'i paguani Kapelos dy sezonet qe kane mbetur?

- Mund t'i paguajme, por Fabio nuk e ka shprehur kete problem. Kurre nuk eshte folur per ceshtje parash apo rrogash. Ai do te ishte i gatshem per gjithcka. Une nuk do ta shihja kete teme vetem nga ana ekonomike, por nga ajo profesionale.

- Kush mund te jete trajneri ia ardhshem?

- Te marresh nje trajner tani ne muaj mars nuk eshte zgjidhja e duhur. Te kerkosh nje zgjidhje tjeter per tre muaj, nuk eshte e sakte. Eshte dicka tjeter nese klubi do te vezhgoje per nje trajner, i cili do te drejtoj skuadren ne dy vitet e ardhshme. Kjo do te ishte dicka e mire, por mua nuk me pelqen.

- Trajneret me te mire jane ne drejtimin e skuadrave te ndryshme. Atehere, cili eshte trajneri i cili do te drejtoje skuadren deri ne fund te sezonit?

- Une mendoj se problemi nuk eshte vetem te trajneri. Edhe lojtaret kane dicka per te thene.

- Lojtaret kane dhene gjithcka ne fushen e lojes dhe ndoshta problemi eshte se nuk kane cfare te japin me.

- Ndoshta. Ishim nje skuader me 25 lojtare dhe nuk mund te krijohet nje skuader e re ne kaq pak muaj qe kane mbetur. Duhet te ecim perpara dhe te marrim vendime. Duhet te degjojme mendimin e te gjitheve: trajnerit, lojtareve dhe drejtuesve.

- Ju keni marre nje trajner te ri dhe nje drejtor sportiv te ri. Tani flisni se skuadra nuk eshte ne forme te mire. Keni marre lojtare 30-vjecare ne skuader per kete sezon. A do t'i blinit ju tani Kanavaron, Emersonin dhe Van Nistelroin?

- Une kam besuar te trajneri, i cili per mua ishte personi i duhur per te drejtuar skuadren. Me pas bleme qendermbrojtesin me te mire ne bote, nje nga sulmuesit me te mire ne bote dhe kemi marre lojtare te se ardhmes si Gago, Higuain apo Marselo.

- A jeni penduar per te gjithe keto blerje?

- Kurre nuk pendohem per vendimet qe kam marre. Edhe pse rezultati nuk ka qene i mire, perseri une kam besim te keta lojtare.

- Marredhenia juaj me lojtaret eshte e mire?

- Eshte nje moment i veshtire per te cilen skuadra kerkon mbeshtetjen e te gjitheve. Une kam qene me ta ne Valdebebas dhe te gjithe po kalojne nje moment te veshtire pas eleminimit.

- Ju kane kritikuar per kete bisede publike ne fushe e stervitjes.

- Une deshiroja te takoja lojtaret e mi. Per mua ishte njesoj sikur kjo bisede te behej ne nje konference per shtyp. Per mua nuk kishte rendesi vendi, por e rendesishme ishte mbeshtetja ime per ata. Tani skuadra duhet te shoh perpara sepse te shtunen luajme ne Barcelone.

- Nuk ju shkon ndermend qe te mos shkoni ne "Camp Nou"?

- Te mos shkoj ne Barcelone! Ne 105 vjet histori te ketij klubi, ka ndodhur gjithcka. Jeta jo gjithmone eshte ashtu sic deshirojme. Klubi ka kaluar momente shume te veshtira si ky dhe tifozet e dine qe do t'ia dalim mbane.

- A ju ka prezantuar Mijatovic ndonjehere doreheqjen?

- Ai gjithmone ka thene se nuk kerkon ta lere pergjysem punen e tij dhe gjithmone me ka ofruar ndihmen e tij. Ketu nuk ka asnje egoizem nga asnje person dhe te gjithe kerkojne me te miren per skuadren. Gjithcka do te ndryshoje sepse Reali i Madridit ka emra, histori dhe prestigj.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GjIlAnAsI_cSi : 09-03-07 nė 17:24
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-03-07, 08:59   #34
Studenti1
"Jam kėtu"
 
Avatari i Studenti1
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Vendndodhja: n'Bote.
Postime: 383
Studenti1 me shokė shumeStudenti1 me shokė shume
Gabim

Panathinaikos superkid Ninis in Real Madrid sights

Panathinaikos teenager Sotirios Ninis is attracting interest from Real Madrid.

The 16 year-old superkid is already a first-choice for Victor Munoz's Panathinaikos after scoring twice in ten games for the Greek giants.




Ninis is Albanian-born, but has turned down a call-up to their national U19 team. The young forward wants to play for Greece and will soon be granted a national passport.

Real are keeping tabs on the youngster, who is also being watched by Roma sports chief Daniele Prade.



Studenti1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-06-07, 18:56   #35
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post

ZARAGOZA vs. REAL MADRID

Sonte ne ora 21:00, ndeshja vendimtare e ketij sezoni futbollistik. Nese Reali i Madridit fiton sonte, 99.9% shpallet kampion ne Primer Division javen e fundit.

Formacionet:
Zaragoza: César; Zapater, Sergio Garcķa, Gabriel Milito, Chus Herrero/Aranzabal; D'Alessandro, Piqué, Celades, Aimar; Ewerthon, Diego Milito.
Real Madrid: Iker Casillas; Miguel Torres, Cannavaro, Sergio Ramos, Roberto Carlos; Beckham, Emerson, Diarra, Robinho; Raśl, Van Nistelrooy.



__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-06-07, 19:04   #36
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kapelo ruhet: Jo euforike!

9 Qershor Trajneri i Realit te Madridit, Fabio Kapelo, e ka te qarte se skuadra e tij do te luaj sot nje finale tjeter, por siguroi se brenda skuadres madrilene nuk ka shenja euforie, por vetem deshire dhe perqendrim per te fituar ndeshjen dhe me pas titullin kampion.

“Nuk jemi euforike, sepse nuk kemi asgje ne dore, por duhet te jemi te perqendruar dhe me deshire per te luajtur. Jam i lumtur, sepse Saragoza ka gjithashtu nevoje te fitoje dhe nuk do te luaje e qete. Do te jete nje ndeshje e veshtire per te dyja skuadrat. Te pergatisesh nje ndeshje kaq te rendesishme sa kjo eshte shume e veshtire”, tha tekniku italian, i cili u shpreh i kenaqur me punen e bere nga lojtaret e tij: “Jane rikthyer me shume deshire per te fituar. Kemi punuar mire dhe kam shume besim se do te zhvillojme nje ndeshje te mire”. Per Realin e Madridit, fitorja kunder Saragozes eshte e detyruar, por Kapelo nuk kerkon t’i shtoje me shume presion lojtareve te tij, te cilet jane plotesisht te pergatitur per ndeshjen ne “La Romareda”. “Ndonjehere, duke qene nen presion mund te arrish nje rezultat qe nuk e deshiron dhe keshtu qe lojtaret e mi duhet te rrine me te qete. Ata e dine, gjithmone flasin per keto tema dhe per kete me kane pelqyer shume gjerat qe kam pare ne stervitjen e fundit”, tha Kapelo. I pyetur nese vemendja e tij do te jete ne ndeshjen e “Camp Nou” ku katalanasit do te luajne derbin me Espanjolin, italiani tha: “Ne do te shohin ndeshjen tone, sepse eshte ajo qe na intereson me shume. Per ne eshte si nje finale dhe nuk do te mendojme per ndeshjet e tjera”.

“Bekam do te jete ne fushe”

Mesfushori anglez i Realit te Madridit, Devid Bekam, nuk mori pjese ne seancen e fundit stervitore te madrileneve, e zhvilluar me dyer te mbyllura, por do te jete pjese e formacionit titullar qe do te zbrese sot ne “La Romareda” per te luajtur kunder Saragozes. Bekam zhvilloi nje stervitje te vecante per rikuperim, vecmas skuadres, per shkak te demtimit qe vuan ne kemben e majte. Vete mesfushori anglez ka konfimruar pas perundimit te stervitjes se deshiron te rrezikoje dhe te luaj kunder Saragozes. Disa minuta me pas te njejten gje e konfirmon ne konferencen per shtyp edhe Fabio Kapelo. “Dje nuk eshte stervitur me grupin. E ka shqetesuar pask kavilja e kembes se majte, por Devid tha se ndihet mire. Do te jete i gatshem per ndeshjen kunder Saragozes”, tha italiani. Trajneri i Realit pergezoi Bekamin per sjelljen e tij dhe analizoi rikthimin e tij ne kombetareb angleze. “E pashe te luaj dhe vura re se ate qe po ben me Ralin e Madridit e beri me kombetaren e Anglise. Eshte nje lojtar i rendesishem per ne”. Devid Bekam u demtua ne ndeshjen midis Estonise dhe Anglise, e vlefshme per eleminatoret e Euro 2008, por pavaresisht kesaj, mesfushori anglez do te udhetoj per ne Saragoza dhe do te jete pjese e formacionit titullar qe Kapelo do te zbrese ne fushen e lojes. Pasi ka ndjekur per dy dite me radhe keshillat e mjekeve dhe fizioterapistit, duket se Bekam do te jete i gatshem ne ndeshjen me te rendesishme te sezonit per Realin.



Raul kerkon te mbyllet gojet e liga
Kapiteni i Realit te Madridit, Raul Gonzalez, e ka te qarte se ndeshja kunder Saragozes vlen sa nje seozn i tere dhe ka shume besim te skuadra e tij dhe te fitimi i titullit kampion. “Per t’i mbyllur gojen te tjereve duhet te fitojme kampionatin. Jam i bindur qe nese fitojme, do kete shume persona qe do te heshtin. Ajo qe me pare dukej e zeze tani mund te jete e bardhe”, tha spanjolli. Megjithate, Raul mendon se skuadra e tij nuk do te jete kampione sot, edhe pse gjendet ne nje situate pak me komode se Barcelona. “Per te qene kampione duhet te fitojme te dyja ndeshjet e mbetura sepse mendoj se si Barcelona ashtu edhe Sevilja do t’i fitojne. Skuadra tani ka forcen e duhur, krenarine dhe unitetin per te triumfuar. Nuk e kemi kuptuar me pare se me kete skuader mund te benim dicka te rendesishme”. Kapiteni madrilen foli per veten e tij dhe u shpreh shume i kenaqur per rendimentin qe ka dhene deri tani. “Niveli im kishte rene sepse une nuk luaja ne pozicionin tim. Ne kete pjese te fundit te kampionatit jam duke luajtur perpara dhe jam shume i kenaqur. Kur kam luajtur ne pozicione te tjera, jam perpjekur per te bere me te miren time, por gjerat nuk kane funksionuar dhe une vete nuk jam ndjere mire. Kane qene jave, muaj dhe vite shume te veshtira”. Per sa i perket te ardhmes se tij, Raul beson se do te permbush tre vitet e kontrates qe i kane mbetur me skuadren madrilene. “Nuk di se cfare te them. Kam edhe tre vjet kontrate me Realin dhe dua t’i respektoj deri ne fund. Terheqja nga futbolli? Kembet me funksionojne mire dhe nuk do te dorezohem deri sa te me mbarojne fuqite”. I pyetur mbi te ardhmen e Fabio Kapelos dhe te klubit, spanjolli tha: “Kapelo eshte nje personat me te rendesishem te skuadres dhe qe e solli Realin deri ketu. Ne fillim te sezonit nuk ishim ne forme te mire, por fale punes se tij skuadra ka ndryshuar dhe eshte permiresuar shume. Nuk besoj te revolucionet. Besoj se baza e skuadres per sezonin e ardhshem do te jet grupi i ketij viti”. Kapiteni i Realit foli fjale te mira edhe per Roberto Karlosin, i cili ne fund te sezonit do te largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe skuadra e tij e re do te jete Fenerbahce. “Roberto Karlos ka qene nje nga lojtaret e huaj me te mire ne te gjithe historine e Realit dhe te gjithe duhet ta percjellin me shume respekt. Ka qene shume i rendesishem per Realin dhe te gjithe jemi shume krenare per te. Ka dhene shume per kete skuader dhe e falenderojme, edhe pse do te na pelqente qe te qendronte me ne”.



Emerson: Ronaldinjo te paguaje si te gjithe
Braziliani Emerson u shpreh kunder Ronaldinjos duke thene se ylli i Barcelones nuk duhet te luaje sot kunder Espanjolit, pas kartonit te kuq te marre ne ndeshjen kunder Getafes. “Mendoj se per ate qe ka bere nuk duhet te luaje. Duhet te paguaje per sjelljen qe ka bere, duhet te paguaje si gjithe lojtaret e tjere”, tha braziliani. Emerson foli gjithashtu per premiot ne kampionatin spanjoll duke e lidhur ate me ndeshjen kunder Deportivos ne “Bernabeu”. “Pas ndeshjes me Deportivon menduan se keto premio ekzistojne. Ata vrapuan shume, luajten sikur te ishte finalja e Champions League. Une jam kunder premiove. Ne kemi nje kontrate per te luajtur dhe nuk kemi nevoje per nje tjeter per te luajtur me mire. Per kete arsye nuk jam dakord. Mesfushori brazilian, shume i kritikuar nga tifozeria madrilene, u shpreh ne favor te qendrimit te Kapelos ne pankinen e Realit. “Kapelo ka vuajtur shume. Nje trajner i Realit e di qe ka shume pergjegjesi, por e verteta eshte se ka vuajtur shume”, tha Emerson, i cili konfirmoi se e meriton me shume titullin kampion se tekniku italian. Ne fund vleresoi largimin e Roberto Karlosit nga Reali i Madridit. “Eshte nje fatkeqesi qe nje lojtar se ai te largohet nga Reali. Mendoj se duhet te qendroj. Si Roberto Karlosi nuk ka njeri ne bote”.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GjIlAnAsI_cSi : 09-06-07 nė 19:05
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-06-07, 16:41   #37
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shok pėr Barēėn, Reali fillon festėn
-
Reali i Madridit nje jave para perfundimit te kampionatit eshte shume afer titulli ne kampionatin spanjoll qysh prej viti 2003. ''Mbreterit'' luajten baraz sonte si mysafir kunder Zaragozes mirepo ajo qe i gezoi me shume ishte barazimi shokues qe askush nuk e ka pritur i kampionit aktual te premieres - Barcelones. Deri disa minuta para perfundimit te lojes festonin tifozet e Zaragozes dhe Barcelones mirepo Tamudo dhe Nistelrooy ishin ata qe nuk lejuan vazhdimin e festes. Mirepo menyra se si ka ''ecur'' kampionati spanjoll kohen e fundit s'do mend se mund te priten ēudira edhe ne xhiron e fundit.

Messi - autori i dy golave te Barcelones sonte vazhdon te befasoje me golat e tije spektakolar. Ai sonte perseri u krahasua me Maradonen i mbiqujatur Messidona pasi dha gol me dore ne menyre te njejte si Maradona. Ndiqni videot me poshte...

Barcelona - Espanyol 2-2

Atletico - Celta 2-3

Betis - Osasuna 0-5

Real S. - Racing 0-0

Levante - Valencia 4-2

Villarreal - Athletic 3-1

Mallorca - Sevilla 0-0

Real Z. - Real M. 2-2



Tabela

1 Real M. 37 22 7 8 63 39 73

2 Barcelona 37 21 10 6 73 32 73

3 Sevilla 37 21 8 8 64 34 71

4 Valencia 37 20 5 12 54 39 65

5 Real Z. 37 16 11 10 54 42 59
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-06-07, 15:54   #38
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kalderon: Zoti eshte madrilen!


Ramon Kalderon, presidenti i Realit te Madridit, nuk mund ta fshihte gezimin e tij per barazimin 2?2 perballe Saragozes, rezultat qe le titullin ne duart e madrileneve, gjithmone nese arrijne te fitojne ndeshjen e fundit kunder Majorkes. “Na mbetet per te fituar edhe nje ndeshje perballe Majorkes, edhe pse do te jete dicka e bukur, sepse do te luajme perballe tifozave tane. Ishte i mrekullueshem reagimi i tyre dhe per kete dua t’i pergezoj per mbeshtetjen qe na dhane, edhe kur ishim ne disavantazh. Mund te them se nuk ka perfuduar ende sepse kemi edhe nje ndeshje per te luajtur, por do te kemi mbeshtetjen e publikut te “Santiago Bernabeut”. E pashe qe me Saragozen e kishim shume te veshtire, por ne asnje moment nuk mendova se do te humbisnim. Kisha shume besim te lojtaret dhe ne aftesite e tyre per te reaguar. Kjo skuader i ka dhene shume gezim miliona spektatoreve. Tifozet na kane mbeshtetur dhe na kane ndihmuar edhe ne “La Romareda”. Luanim ne nje fushe te veshtire dhe e kishim per detyre qe te fitonim. Mund te them se Saragoza e meriton te luaje ne Europe”. Presidenti i Realit deklaroi se ndeshja e fundit do te jete nje feste fantastike. “Gjithcka varet nga ne. Do te luftojme per fitore dhe me pas do te festojme me te gjithe tifozet tane. Ka mbetur vetem nje ndeshje, ajo kunder Majorkes, e cila do te jete si nje feste per ne perpara tifozeve tane. Ne nje moment mendova se kampionati na kishte ikur nga duart, por Zoti eshte me ne”.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-06-07, 15:57   #39
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kapelo: Edhe nje sforco e fundit!

Nga drama ne feste. Keshtu mund te pershkruhet “kronologjia” e atyre 18 sekondave, ne te cilen nje gol i Van Nistelroit dhe barazimi i Tamudos ne “Camp Nou” i rikthyen Realit vendin e pare dhe Kapelos buzeqeshjen.

? Kapelo, si e keni perjetuar kete ndeshje?

? Mendoj se ishte nje jave e vecante sepse te treja skuadrat e para kane barazuar. Ne jemi shume te kenaqur. Kemi patur mundesi per te barazuar dhe ia arritem. Kasijas ka bere pritje te medha dhe Saragoza ka luajtur shume mire.

? Si iu duk skuadra juaj?

? Luanim kunder nje skuadre shume te veshtire. Ne pjesen e pare kemi luajtur pa rregull, ndersa ne pjesen e dyte luajtem me mire, me qetesi dhe me shpirt gare.

? A keni qene te varur nga ndeshja e Barcelones?

? Nuk i degjojarezultatet e tjera sepse isha i perqendruar te ndeshja. Jam i lumtur qe nga momenti qe mora vesh rezultatet e tjera.

? Van Nistelroi shenoi perseri.

? Eshte nje lojtar qe eshte shume i lidhur me golin, ashtu si dhe Rauli. Van Nistelroi shenon gjithmone sa here i afrohet portes.

? Mendoni se ka perfuduar gjithcka?

? Kampionati nuk ka perfunduar ende. Kemi akoma edhe nje ndeshje kunder Majorkes te cilen duhet ta fitojme me cdo kusht. Ky sezon ka qene i pabesueshem, por duhet edhe nje fitore per ta bere te mrekullueshem.

? A ishte barazimi nje cmim i dhuruar?

? Une pashe nje Sezar ne forme te shkelqyer dhe kjo eshte shume e rendesishme. Kurre nuk kam mendur se e kishim titullin te sigurte dhe as tani nuk e mendoj nje gje te tille.

? Po skuadra?

? Te gjithe jane shume te lumtur dhe gati per te fituar edhe ndeshjen e fundit.


__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-06-07, 20:18   #40
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Raul: Do te japim shpirtin!

Raul Gonzalez, me pjkurine e viteve te shumta ne futboll mbi supe, e di mire se titulli i Primera Division, nuk eshte ende i fituar per madrilenet. Ne nje veprimtari piblicitare te ADIDAS?it, ku ishte i pranishem edhe Ksavi Hernandez, pasi “ngushelloi” lojtarin e Barcelones, kerkoi kujdes nga te tijet.



? Ju keni marre pjese ne shume beteja, por nga kjo finale sezoni dritheruese, edhe ju duhet te ndiheni i befasuar?

? Besoj qe keshtu do te jete edhe java e fundit. Nuk do te jete aspak e lehte per ne dhe eshte mire qe njerezit te pergatiten per kete. Sigurisht qe gjerat kane shkuar ashtu si donim ne, sepse ne javen e fundit titulli varet vetem nga cfare do te bejme ne, por Majorka do te na veshtiresoje pune. Te mos harrojme se ne te gjitha ndeshjet e fundit ne “Bernabeu” kemi fituar bukur, por duke vuajtur shume. Keshtu ndodhi ndaj Valencias, Seviljes, Espanjolit dhe Deportivos. Nuk eshte mire te besojme se ia hodhem tani, pa zbritur ne fushe.

? Dukeni shume i matur.

? Kuptohet. Une do te doja qe te fitonim 3?0 dhe te ishte nje mbremje e madhe ne “Bernabeu”. Por do te jene 90 minuta te gjata dhe qe do te luhen shume fort. Per me teper, Majorka eshte nje skuader e forte dhe kete vit ka qene e vetmja skuader qe ka mundur te fitoje ndaj Seviljes ne “Sanchez Pizjuan”. Ju kujtoj gjithashtu se Barca e ka mundur vetem ne “Camp Nou” dhe me nje autogol ne minuten e fundit.

? Dhe nese do te kujtonim fitoren e mrekulleshme dhe me goleada te Majorkes ne “Bernabeu”...

? Kesaj skuadre i ecen mjaft ne stadiumin tone, prandaj duhet te tregohemi te kujdesshem dhe te marrim masa. E kemi kampionatin ne duart tona, por e dime qe Majorka mund te na nderlikoje shume pune. Nuk mund te gabojme sepse tifozet kane vuajtur shume kete vit dhe tani enderrojne te fitojne titullin. Do te ishte shume keq sikur te linim te na ikte nga duart nje mundesi e tille kaq e mire. Te gjitha rrethanat jane ne favorin tone, por askush te mos harroje se eshte nje ndeshje futbolli.

? Dhe Majorka nuk ka me ne radhet e saj mikun tuaj Eto’o...

? Nuk ka rendesi kush eshtene fushe, sepse te gjithe jane profesioniste dhe e dine se ketu eshte ne loje prestigji i tyre. Po te isha ne vend te nje lojtari te Majorkes, do te zbrisja ne fushe per te fituar, vetem per faktin e rrethanave dhe per rendesine e takimit. Askush nuk zbret ne fushe per te humbur. Vete mundesia per t’i hequr titullin Realit ne “Bernabeu” eshte nje shtyse. Por shtysa jone eshte me e madhe. Mund te fitojme titullin pas kater vjetesh dhe perballe publikut tone, cfare mund te kerkojme me teper?

? Mund te na e rikujtoni cemndurine ne fundin e takimit ne “La Romareda”. Ju e perjetuat ne stol, por ishit dukshem i tensionuar.

? Shikoni, askujt nuk i pelqen te zevendesohet, por keshtu vendosi trajneri dhe qe kur u ula ne stol mendoja vetem per skuadren. Duhet te fitonim per te mbajtur kreun. Ketu jemi per te ndihmuar skuadren, jo per te menduar per veten. Ne stol ishin edhe Sisinjo, Marselo dhe Gago, po aq te rendesishem sa ata qe ishin ne fushe. Mund t’ju them vetem se nga jashte vuan me shume. E kuptoj mjaft mire tensionin qe kane tifozet tane.

? Si e pritet golin e dyte te Tamudos ne “Camp Nou”?

? Sapo kishte shenuar Van Nistelroi dhe pas disa sekondash degjova qe tifozet tane po bertisnin me me shume force. Ne krah kisha nje gazetare dhe e pyeta se cfare kishte ndodhur. Ajo me tha se kishte barazuar Espanjolil. Une bertita me te madhe dhe te gjithe u perqafuam. Ishin caste te vecanta, nga ata qe nuk harrohen. Ishim te vdekur dhe per nje minute u kthyem ne krye. Fantastike! Por u merzitem kur Diarra nuk e shenoi dot golin e fitores, sepse nuk e dinim nese Barca kishte kohe per te shenuar serish. Ishte e pabesueshme, por kur qesh ne fund ia vlen te perjetosh aq vuajtje.

? E pate veten kampion nga ai cast?

? Jo. Ishim te lumtur qe mbajtem kreun edhe pas kesaj jave, ndoshta me te veshtires, por s’duhet te mendojme se ia hodhem, sepse mund te trishtohemi me pas. Duhet te bejme cmos tani per te mposhtur Majorken.

? I keni telefonuar adashit tuaj Raul Tamudo per ta pergezuar? Gjysmen e titullit e keni prej tij.

? Jo, sepse Tamudo beri detyren e tij. Espanjoli luftoi per ate barazim, por edhe ne Madrid luajti majft mire dhe per pak sa nuk na mundi. Prandaj te dielen shpresoj qe te behet nje ndeshje e forte me Majorken, po te mendojme ndryshe do ta pesojme. As duhet ta permendim festen deri pa mbaruar ndeshja.

? Kampionati do te zgjidhet ne javen e fundit, dicka e rralle ne 13 vitet tuaja si profesionist.

? Ka mundesi, por ajo qe u pa te shtunen ishte futbolli i paster. Gezim dhe trishtim per 20 sekonda. Por eshte e vertete qe tani jemi me te bashkuar ne fushe dhe i perballojme me mire situatat e veshtira dhe ato te gezueshme. Jam i sigurt se keshtu do te jete edhe te dielen. Te gjithe ne Madrid e meritojne kete titull dhe do te japim shpirtin qe te mos i zhgenjejme. Kemi kater vjet qe nuk e fitojme titullin dhe duhet t’i japim fund kesaj serie negative dhe shqertesuese.

? Ju keni shenuar nje here nje gol me dore ne Champions League dhe e kane permendur njemije here. Po te mos kishte barazuar Van Nistelroi, tani do te flisnim per nje kampionat te vendosur nga dora e Mesit.

? Gjyqtari nuk e pa dhe keshtu qe e dha golin e rregullt. Gjithmone kam besuar te ndershmeria e gjyqtareve dhe nuk mendoj se aiveproi me dashakeqesi. Gjithmone mund te mendosh se vendimet e gjyqtareve te demtojne, por gjithmone kam besuar se gjate nje sezoni, dhuratat dhe demet jane te barabarta.

? Nese fitoni, do te ishte titulli i peste per ju.

? Po. Te parin e kam fituar me Valdanon, ne vitin 1995. U ndieva mjaft mire, sepse ishte titulli i pare dhe sepse isha vetem 17 vjec. Me pas fitova me Kapelon dhe dy te tjere me Del Bosken. Nese fitojme kete vit do te ishte titulli i dyte me Fabion, dhe kjo tregon nivelin e trajnerit. Por mos kembengulni me kete teme, sepse dua te pres deri pas ndeshjes me Majorken.

? Po nese fitoni?

? Do te hapim nje cikel titujsh, spektakli dhe argetimi. Ka ardhur momenti qe tifozeria jone te mos vuaje me dhe te kthehet te festoje ne “Bernabeu”.

? A duhet te vazhdoje Kapelo nese e fiton titullin?

? Une di vetem qe ka edhe dy vjet kontrate. Por lveresimin e ben klubi, me drejtorin sportiv dhe presidentin, kur te perfundoje sezoni.

? Gjate sezonit eshte hemandesuar shume.

? Ne lojtaret duam vetem qe pushimet te vijne pas fundit te lumtur. Te tjerat jane pergjegjesi i drejtuesve.

? A do te jete ky titulli per te cilin do te festoni me shume ne karrieren tuaj?

? Sigurisht qe nder me te festuarit. Te gjithe do te jemi shume te lumtur.

? Mendoni se do te pajtoheni me ne fund me tifozerine pas kaq vitesh pa tituj dhe aq me teper qe takimi do te zhvillohet ne “Bernabeu”?

? Nuk jemi ndare kurre nga tifozeria, qe te pajtohemi tani. Sigurisht qe gjerat nuk kane shkuar fjolle, sepse kater vjet pa tituj jane shume per nje skuader si Real Madridi. Tani duam te fitojme dhe ta ndajme kete fitore me njerezit tane, te fluturojme nga gezimi dhe te marten te shkojme ne Izrael per te ndihmuar ne zgjidhjen e konfliktit aq te madh qe eshte atje dhe qe merr perdite shume jete. Dhe me pas, pushime me koken lart. Po te fitojme te dielen, sigurisht qe keshtu do jete...

? Te dielen ne “Bernabeu” do te jete edhe Rafael Nadal, i cili ju ngjan gjithnje e me shume per nga sjellja qe ka, jo vetem se eshte tifoz madrilen.

? Eshte e vertete qe jemi te ngjashem sepse te dy nuk dorezohemi deri ne fund, por avantazhi i vetem qe ka ai eshte se luan i vetm ne fushe dhe vendos ai se cfare duhet bere. Por shpirti luftarak i tij eshte i njejte me te Realit.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-07, 03:51   #41
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Oleeee!!!
Tė gjithė tifozėve tė ekipit mbretėror ua uroj titullin kampion!!!
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-07, 23:51   #42
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Finale pas finale.. me ne fund Klubi mbreteror RealMadrid arriti te sjell titullin e 30.. ne historin e klubit.. ne Madrid.. kete gje e beri mbreme.. gjat finales te madhe.. ku u luajt ne mes Real MadriD - Mallorca.. te cilen Madrilienet e fituan me rezultat 3-1..

Ne epersi ishin te paret musafiret.. qe nga minuta e 16.. por luanet e realit as gje nuk i trembi.. qe nga minuta e par ata sulmuan ( Me topa e jo me plumba ) dhe ne fund korren fitore me rezultat 3-1.. dhe shpallet Kampion per 30 her ne Spanje..


Urime gjith tifozave te Madritit.. kete fitore te madhe..

__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-06-07, 00:02   #43
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

REAL - MADRID CAMPEONES LIGA 2006 / 2007
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-06-07, 18:14   #44
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Reali: Kapelo, duhet te ikesh!

Mijatovic, drejtori sportiv i Realit te Madridit beri te ditur se Bordi Drejtues i Realit vendosi unanimisht per shkarkimin e Fabio Kapelos nga detyra e trajnerit, por theksoi se ende nuk eshte perzgjedhur emri i trajnerit te do te drejtoje skuadren sezonin e ardhshem. “Kapelo eshte nje trajner i madh dhe e falenderojme per kontributin dhe perkushtimin e tij ndaj klubit. Ka nje merite te madhe ne titullin kampion qe fituam, por kuptuam se ai nuk eshte zgjedhja me e mire per ne, duke patur parasysh ambicjet tona te se ardhmes. Kapelo punoi mire, fitoi titullin pas tre vitesh, por per vete historine e klubit tone jemi te detyruar per dicka me shume”, deklaroi Mijatovic, ne nje konference per shtyp.

Disa kandidate

Malaziasi nuk deshi te fliste per emrin e zevendesuesit, por konfirmoi se Shusteri eshte nje prej emrave qe perfshihen ne listen e kandidateve. “Kemi disa emra kandidatesh mbi tavoline, por nuk kemi ndermend te flasim tani, per respekt te Kapelos. Shusteri ka disa cilesi qe ne na pelqejne, por per respekt te tij dhe te kontrates qe ai ka me klubin e Getafes nuk mund te flasim per te deri sa te zgjidhen keto probleme”. Predragu theksoi se klubi madrilen nuk e ka me ngut perzgjedhjen e nje trajner te ri. “Kemi kohe per te kerkuar njeriun e pershtatshem dhe e njohim profilin e trajnerit qe deshirojme. Kur te marrim vendimin tone do te flasim me trajnerin dhe ne qofte se ai do te kete probleme, atehere do te flase me klubin”.

Nuk dorehiqet

Gjate konferences per shtyp, Mijatovici konfirmoi vazhdimin e tij ne detyren e drejtorit sportiv, duke prishur parashikimet e shtypit, qe mendonte se ne rast largimi te Kapelos edhe malaziasi do te bente valixhget gati. “E ardhmja ime eshte Reali i Madridit. Keto dite eshte spekuluar shume per mua, eshte thene qe mund te jepja doreheqjen, por kjo nuk eshte e vertete. Jam drejtori sportiv dhe do te vazhdoj te jem. Vendosa te besoja tek Fabio Kapelo dhe nuk jam penduar per kete. Nuk ka arsye perse te vendos te largohem nga detyra ime. Planifikimi sportiv i nje klubi nuk duhet te varet prej trajnerit. Trajneri duhet te keshilloje dhe te beje kerkesat e tij, por drejtimi sportiv i nje klubi nuk mund te lihet teresisht ne dore te trajnerit. Nuk jemi aspak te shqetesuar per faktin se disa skuadra kane nisur te konfirmojne blerjet e para. Ne kemi nje plan merkatoje shume te detajuar dhe te percaktuar mire”.

Kronologjia e nje sezoni me dy “fytyra”

Etapa e dyte e Fabio Kapelos tek Reali i Madridit eshte percaktuar nga dhjete momente kryesore. Nisja e keqe e kampionatit, lufta e brendshme e grupit dhe titulli kampion jane disa prej momenteve kyce.

1. Etapa e dyte. Nis epoka e dyte e italianit ne krye te Realit. Presidenti i ri, Ramon Kalderon premton titullin dhe per te arritur kete perzgjedh “garancine” me te mire per kampionatin, Kapelon. Italiani mberrin me blerjet e Emersonit, Kanavaros dhe Diarrase.

2. 50 ditet e Fabios. Kapelo e nis sezonin duke kerkuar 50 dite per te gjetur “versionin” me te mire te skuadres se tij. Humbjet e fillimit te kampionatit, sidomos ato ne “Bernabeu” bejne qe publiku te dyshoje tek projekti i tij. Fabio heq nga skuadra Helgeren, qe e dergon te stervitet me te rinjte, per ta rikthyer me pas titullar ne fund te sezonit.

3. Deshtimi me Rekrativon. Ndeshja me Rekreativon duhet te ishte pika e ktheses. Te sapongjiturit ne Primera vizitonin “Bernabeu”?n ne takimin e fundit perpara Krishlindjeve dhe me nje loje te qarte dhe efikase arrijne t’i shkaktojne madrileneve humbjen me te rende te sezonit (3?0).

4. Ronaldo “braktis” barken. Nje prej lojtareve me marredhenien me te keqe me trajnerin eshte Ronaldo. Italiani beson me shume tek Van Nistelroi dhe le vazhdimisht brazilianin ne stolin e rezervave. Kapelo vendos te pranoje oferten e Milanit, te cilen e refuzoi ne fillim te sezonit dhe blen tre lojtare, Gagon, Higuainin dhe Marselon, mes te cileve asnjeri nuk zoteron karakteristikat e Ronit.

5. Vecon nga skuadra Bekamin dhe Kasanon. Deklaron se nuk do te rinovoje me anglezin dhe ky firmos per Los Anxhelos Galaksine. Ne kete moment Kapelo vendos ta perjashtoje edhe nga skuadra e pare. Bekam arrin te binde italianin per perkushtimin e tij me formen e paraqitur ne stervitje dhe shnderrohet ne udheheqesi e Realit ne fushe drejt titullit, ne muajt e fundit te sezonit.

6. Sfide tifozerise. Nje prej momenteve me te tensionuara te sezonit qe 14 janari, kunder Saragozes ne shtepi. Reali fiton minimalisht, por tensioni i akumuluar ben qe Kapelo t’i dedikoje nje gjest aspak te bukur me nje gisht tifozeve. Gjesti kapet nga televizionet dhe Fabio kerkon falje disa dite me vone.

7. “Oksigjen” ndaj Barces. Pavaresisht nje sezoni deri ne kete pike te deshtuar, madrilenet arrijne te dominojne ne dy ndeshjet perballe rivaleve te perjetshem te Barcelones. Ne ndeshjen e vajtjes, “te bardhet” fituan 2?0, duke treguar ne “Bernabeu” versionin e tyre me te mire te fazes se pare. Ne “Camp Nou”, Mesi arrin te barazoje ne 3?3 vetem ne fundn e takimit. Reali kalon tre here i pari ne avantazh dhe Mesi shenon tre gola vendimtare per skuadren e tij.

8. Klubi eliminohet nga Champions. Kur dukej se gjithcka po niste te permiresohej per Kapelon, mberrin nje “dush me uje te ftohte” nga Europa. Bajerni, edhe pse ne nje moment jo te mire, arrin te shenoje dy gola ne “Bernabeu” (3?2) dhe me pas fiton 2?1 ne Gjermani. Bavarezet kalojne ne cerekfinale te Champions fale avantazhit te golit ne fushen kundershtare.

9. Apel per heroizem. Me vetem kampionatin per te luajtur, Kapelo i ben thirrje lojtareve per te treguar krenarine e tyre ne fushe. Mberrijne ndeshjet me Seviljen, Espanjolin, Rekreativon, Deportivon dhe Saragozen, ne te cilen kunmdershtaret shenojne te paret, por madrilenet permbysin rezultatin ne cdo rast dhe arrijne te fitojne. Barca nis te humbe terren dhe dy barazime, ndaj Betis dhe Espanjolit lejojne Realin te ngjitet ne krye ne javen e parafundit.

10. Titulli kampion. Mberrin java e fundit, ku Reali kishte te sigurt titullin ne rast se shpallej kampion. Ashtu sic u be zakon gjate sezonit, kundershtaret e Majorkes realizojne te paret dhe ruajne avantazhin deri ne mesin e pjeses se dyte. Dy gola nga zevendesuesi Rejes dhe nje nga Emersoni, ne 20 minutat e fundit te ndeshjes lejojne Realin te fitoje titullin e 30?te te historise dhe te parin pas kater vitesh.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-11-07, 09:46   #45
gjurma
the Don
 
Avatari i gjurma
 
Anėtarėsuar: 22-11-07
Vendndodhja: On Stage
Postime: 145
gjurma i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: FC Real Madrid

ooo gjilanas_csi kom mendu qe ska ma t kallt se une per realin...po sa rnon njeri mson...hala madritista


gjurma Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.