Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-11-06, 23:21   #1
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Misteret e Piramidės

Tema qė po e paraqes kėtu ėshtė e marrė nga forumishqiptar.com por mbasi e lexova pėr vete dhe mė pėlqeu mendoj se ndoshta ka edhe tė tjerė qė do ta lexojnė e pėlqejnė kėtė punim.

Lexim tė kėndshėm.



Misteret e Piramides


Dhoma gjigande te fshehura ne thellesi poshte piramides se Gizes



Nga David H. Lewis, New Jersey, USA i cili ka shpenzuar vite te tera ne studimin e doreshkrimeve te lashta dhe deshifrimin e hieroglifeve.

(Pjesa qe po hedh ketu ne forum eshte marre nga libri me te njejtin titull si ai i temes)


Parathenie: Ne kete shkrim (liber) autori deklaron se nje hyrje e panjohur dhe sekrete per ne Piramiden e Madhe eshte gjetur duke u bazuar ne te dhenat dhe kodet e deshifruara qe u zbuluan ne nje varr ne vitin 1936. Varri qe permbante kodet eshte zbuluar ne lindje te Athines por permbajtja e kodeve nuk ishte deshifruar ne menyre te rregullt per shume vite me rradhe. Po – nuk ka qene para qershorit te vitit 1976 kur nje grup i vogel arriti te hynte ne keto dhoma gjigande te nendheshme, thelle nen Piramiden e Gizes (ose sic njihet ndryshe ajo e Keopsit). Grupi deklaron se ka arritur te rregjistroje me mijera mikrofilma mbi ate qe zbuluan aty, gjera qe provojne vizita te largeta ne kohe nga jashtetoksoret, civilizime te nendheshme dhe shoqeri shume te zhvilluara ne Toke. Mund te duket nje deklarate shume fantastike ose nje bllof por kini parasysh nje fakt qe nese kjo eshte e vertete, komuniteti shkencor konservativ si dhe forcat e medha politike qeverisese do te benin ceshte e mundur per te per te ndaluar daljen ne publik te ketij informacioni. Kjo deklarate nuk eshte e pabazuar sepse raportet e sapo nxjerra te Projektit Zbulimi tregoojne qarte qe ata qe jane ne pushtet kane arritur te mbulojne ne menyre pothuajse perfekte si dhe te mohojne vizitat e shumta te Jashtetoksoreve ne 60 vitet e fundit. Nje tjeter force e madhe qe perpiqet te mjegulloje madje dhe te zhduki komplet keto zbulime eshte dhe vete Kisha dhe feja perendimore. Vete autori ka qene biri i nje prifti dhe ai vete konfirmon qe berja publike e ketyre fakteve do tregonte ate qe “Zoti” nuk ishte ai qe krijoi token dhe njeriun disa mijera vjet me pare sic thuhet ne bibel. Pra keto arsye jane mese te mjaftueshme per kedo qe te kuptoje psene e fshehjes se gjithe ketyre informacioneve te se kaluares se njerezimit dhe arritjeve qe keto civilizime kane patur ne shkence dhe teknologji.

Le te vazhdojme me zbulimin e misterit te madh.

“Kjo ndermarrje e pazakonte ne keto dhoma sekrete ishte shume e kushtueshme, jo vetem ne aspektin monetar por ne ate te kater jeteve njerezore qe u humben ne vitet qe vijuan fill mbas ekspedites dhe qe kishin lidhje me hyrjen ne ato dhoma dhe informacioni qe u gjet aty. Ndonese asgje nuk u leviz nga dhomat, mikrofilmat treguan se ishin shume me te vlefshme se cdo metal apo vlere monetare per te cilat ka shume veta qe i vene mbi jeten njerezore. Eshte teresisht e dyshimte qe keto mikrofilma do vihen ndonjehere ne dispozicion te publikun e gjere dhe do vazhdojne te mbahen te ruajtura me te njejtin fanatizem dhe sekret si anija hapsinore qe eshte kapur dhe ruhet ne Bazen tone Ajrore.

Ato qe jane te rregjistruara ne kete varr jane po aq afer pafundesise sa dhe vete koha dhe nese do ishin arritur te fotografoheshin te gjitha disqet dhe pjatat (jo vetem 2700 prej tyre) sot shume gjera do ishin zgjidhur dhe njeriu do clirohej perfundimisht nga frika qe i rendon shpirtin prej paditurise dhe te panjohures. Ne mbase kemi arritur te fitojme nje njohuri te mjaftueshme per te zgjatur vitet e jetes sone, te ndryshojme menyren e jeteses per te gjithe ata qe popullojne token, te ndalojme urine masive qe ka perfshire vendet e botes se trete, te gjejme kuren per semundjet si kanceri dhe te tjera semundje te pasherueshme dhe eventualisht te krijojme nje rrace te re njerezore pa lakmine dhe babezine e kesaj qe bejme pjese tani. Nese do kishim germuar me thelle dhe do kishim fotografuar me shume mund te kishim arritur te zbulonim sekretin e makinerive te antigravitetit, te perfeksiononim teknologjine lazer dhe te permiresonim shoqerine tone, te permiresonim udhetimin brenda perbrenda planetit tone, te prodhonim ushqime te permasave shume te vogla por ne gjendje per te shuar urine e miliona njerezve dhe se fundi do te mund te gjenim perdorimin e tingullit ne telekinezi dhe teletransportim.

Ajo cfare keni lexuar ne faqet parardhese eshte vetem baza e vertete e ekspedites dhe nje permbledhje e shkurter e te dhenave te marra. Duke qene se Piramida eshte nje evidence e te kaluares se njerezimit dhe nuk mund te dublikohet, atehere mund te themi me plot gojen se Arka e Nohas, Ufo-t dhe Atlantidasit futen ne te njejten kategori, pra pjese e nje teknologjie shume te avancuar e nje civilizimi qe dikur popullonte token tone. Pra nese keto te verteta thelbesore tashme jane te dukshme, atehere si eshte e mundur qe te mohohet permbajtja e ketij varri (ne themelet e piramides) ose vete fakti i ekzistences se varrit?
Nuk eshte dhe aq e veshtire te imiagjinosh teknologjite e te pareve tane ne krahasim me keto tonat tani. Perparimi i tyre ishte i bazuar ne njohurine supreme te transmetuar nga te tjere per miliona vite ndersa perparimi yne eshte i bazuar ne endjet pa fund te trupave tane per te arritur te fitojme nje pjese fare te pallogaritshme zhvillimi.

Udhetimi per ne Varr

... ajo qe do lexoni tani mund te habisi shume prej jush, mund te ofendoje dhe krijoje mosbesim tek pjesa tjeter por ajo qe do lexoni eshte fakt dhe ka rezultuar nga nje ekspedite aktuale ne nje dhome te ndaluar dhe nje sekreti madheshtor – te ndertuara nga nje rrace inteligjente shume shekuj perpara sesa besimi aktual qe Adami dhe Eva ishin njerezit e pare te vendosur ne Toke. Per te gjithe ata qe kane nje bindje te theksuar fetare nuk jam duke i paraqitur faktet e gjetura ne formen e nje sakrilegji kur i referohem Adamit apo Eves sipas standarteve bilbike. (vete babai i autorit ka qene prift).

Pak jave perpara zbulimit te kesaj ekspedite te hyrjes se fshehte ne pjesen e jashteme te Piramides, nje grup shkenctaresh nga Universiteti i Californias sapo kishin mbaruar ekzaminimin e jashtem te struktures duke perdorur aparatura me rreze infra per te percaktuar nese kishte ose jo ndonje kalim sekret ose dhome sekrete ne brendesi te Piramides te padiktuar nga vezhgimet e meparshme. Ne momentin qe keto rreze fokusoheshin ne Piramide, cdo pjese solide do i kthente keto pjese mbrapsht dhe ne rast te kundert pra nese do kishte ndonje hapje ose hapesire ato absorboheshin me shume se zakonisht. Kjo menyre ekzaminimi nxorri ne pah ekzistencen e rrugalimeve te brendeshme si dhe te dhomave qe dihen nga studiuesit. Por ajo qe shkenctaret nuk dinin ishte fakti i absorbimit te rrezes ne nje te milionten e sekondes e cila ne fakt tregonte per shkallet sekrete te cilat ndodheshin fill mbrapa dhomes se Mbretit dhe Mbretereshes. Ne kete rast jemi duke folur per nje hapje te madhe prej 74 cm si rrugekalim qe ishte ne linje direkte me keto rreze infra. Nje rrugekalim kaq i ngushte eshte e natyrshme qe sdo arrihej te diktohej dhe poshte ketyre Dhomave, struktura rrethuese ishte shume e ngjeshur qe te leshonte rrezet qe permendem. Pra me pak fjale ky eksperiment i Universitetit nxorri ne pah asgje me shume se hapjet e zakonshme qe ishin pare dhe asnje nga kalimet e brendeshme.

Sidoqofte nje grup i zgjedhur njerezish te kesaj ekspedite (perfshi ketu dhe vete autorin e librit) kishin dijeni me se miri per nje hyrje te fshehte dhe nje lloj kalimi te brendeshem i cili deri ne qershor te vitit 1976 i kishte shpetuar pikasjes nga sepcialistet qe kishin skanuar siperfaqen me instrumenta nga me te sofistikuarit. Sic e kam nenvizuar ne hyrje te ketij libri, vete hyrja per ne tunel u zbulua mbas 40 vjet kerkimesh intensive, gabime, deshtime dhe nderhyrjesh nga qeveria Egjyptiane.

Duke hyre ne Piramide nepermjet ketij kalimi sekret duhet te kuptoni qe nese ky fakt do zbulohej nga zyrtaret Egjyptiane ose nga rojet e shumta qe ishin aty, grupin e shkenctareve e priste burgu i sigurt ose dhe ekzekutimi me vdekje pa asnje mundesi amnistie pasi do konsiderohej si nje mizori ndaj qeverise se vendit.

Sa per tju dhene nje informacion paraprak mbi hyrjen sekrete per ne dhomat e nendheshme, ka dy rruge te panjohura (per shumicen derrmuese te lexuesve te ketyre rrjeshtave). Njera nga hyrjet ndodhet afer majes se Piramides ku forcat magnetike luajne nje rrol vendimtar ne hapjen e dyerve (vendndodhja e sakte do mbahet e fshehte) dhe hyrja tjeter ndodhet poshte bazes se varrit te fshehte ne Dhomen e Rregjistrimeve (keshtu u quajt dhoma ku u gjeten materialet historike).

vazhdon...


Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-11-06, 23:23   #2
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vendndodhja e sakte e hyrjes, afer majes se piramides nuk ishte percaktuar me saktesi deri ne momentin kur u be nje ekzaminim i kujdesshem i cdo guri ne dhjete shkallet e fundit ne gjatesi dhe lartesi. Edhe mbasi shkrimet e lashta ishin perkthyer dhe deshifruar dolen shume veshtiresi per te gjetur gurin e sakte i cili tregonte nje ndarje nga guri tjeter aq te holle sa nje fije floku midis mbushjes me cimento dhe gurit qe pasonte. Thjesht duke ecur me pellembe dhe analizuar cdo gur do ishte e pamundur te dallohej nje krisje kaq e imet dhe per kete arsye kaluan muaj te tere pa asnje rezultat dhe te mbushura me deshperim per shkak te deshtimit. Sipas teksteve te gjetura guri duhet te levizte mbrapsh, pra te futej brenda duke perdorur nje komande verbale (zanore) dhe duke perdorur frekuencen dhe tingullin e duhur. Ky ishte perfundimi qe ishte arritur, pra per te qene ne gjendje te gjehej hyrja sekrete duhej perdorur nje diktofon. Vete fakti i kuptimit te perdorimit te tingullit ishte nje arritje jo e vogel. Cfare mbetej ishte interpretimi i sakte i shkrimit origjinal te gjetur ne Greqi.

Hyrja e sakte per ne Tempullin e Sfinksit po ashtu kishte mbetur nje sekret i ruajtur me se miri dhe mbas 10.978 vjetesh dihet vetem nga disa persona te vecante. Ky Tempull eshte nje vezullim i nje bukurie te papare me zbukurimet e floririt qe te lene pa mendje dhe me morine e shumte te gureve te cmuar te vendosura tek altari sekret, harqe te nje arkitekture te pazakonte, mure te mermerte jashtezakonisht te lemuar dhe me nje ngjyre te purpurte dhe me dyshemene ne ngjyre argjendi e mbushur me hieroglife te panjohura. Diku midis morise se mureve prej mermeri dhe shtyllave mbajtese ndodhet nje dere sekrete dhe nje kalim per ne varrin poshte Piramides se Gizes. Sot, si Piramida ashtu dhe Sfinksi ruhen 24 ore ne dite me roje te shumta dhe turistet mbahen larg nga keto dy struktura.

Qe dikush te hyje ne hyrjen sekrete qe ndodhet ne maje te Piramides duhet te ndodhet saktesisht perpara nje guri te caktuar dhe te kete hapesire te mjaftueshme per te manovruar ne rast se arrin sukses ne hapjen e kalimit sekret. Kur dy nga pjestaret e grupit tone ishin gati me fjalekalimin sekret dhe me tingujt e duhur vibracional, askush nuk ishte i sigurt sesi do funksiononte. Per disa nga skeptiket qe jane gjithmone pjese e cdo grupi, levizja e ketyre gureve jo vetem ishte e pamundur dhe jo praktike por edhe e padegjuar me pare ne asnje teori shkencore. Per kete arsye ata ishin te bindur qe 40 vitet e kushtuara ketij studimi ne realitet ishte thjesht nje perpjekje e kote, nje trill mashtrues qe njerezit antik kishin hartuar per te futur ne qorrsokak ata do qe arrinin te deshifronin kuptimin e sakte te doreshkrimeve antike qe u zbuluan ne te dale te Athines, Greqi ne vitin 1936. Ndonese te gjithe pjestaret e kesaj ekspedite mbronin deri ne nje fare mase vertetesine e informacionit te ketyre doreshkrimeve, perseri kishte doza te medha skepticizmi dhe mosbesimi.

Perpara se te tentohej duke provuar disa vibracione verbale, duheshin bere pergatitje te shumta dhe te konsiderueshme. Duheshin bere studime para se gjithash per tju fshehur rojeve te shumta dhe tentativa duhej kryer ne momentin e nderrimit te tyre dhe ne ate ore kur vemendja e tyre ishte me e paket dhe nderprisnin patrullimin e zakonshem perreth Piramides. Ishte rregjistruar qe cdo grup i perbere nga 8 roje nderrohej cdo 4 ore dhe ky sherbim kryej per 12 ore rrjesht, nga ora 6 e mengjesit deri ne oren 6 te pasdites. Pra ishte nje turn prej 12 oresh dhe duke qene se gjithe turistet duhet te largoheshin nga Piramida brenda ores 4.30 te pasdites, turni i tyre mbaronte ne fund te intervalit 12 oresh. Per shkak te disa vonesave te zakonshme ishte e pamundur qe te kryej ndonje levizje e sigurt deri ne oren 8 te mbremjes. I vetmi roje i mbetur ne hyrje te Piramides nuk paraqiste asnje problem pasi pozicioni i tij i rojes ishte ne krahun e kundert te hyrjes sekrete qe ndodhej ne murin jugor.

Data per te kryer hapin e pare ishte caktuar per 5 Marsin 1976 ne nje nate ku do mungonte ndricimi i henes per te pakten 4 ore. Perpjekja e pare rezultoi e kote per deshperimin e te gjithe grupit dhe nete te tjera me te njejtin rezultat pasuan deri sa grupi u derrmua fizikisht dhe emocionalisht mbas heres se 20-te. Pavaresisht nga reflektimi i drites se Henes, grupi kishte kryer ngjitje te panumerta ne majen e Piramides, pra lartesia prej 450 kembesh dhe fatmiresisht nuk ishin vene re nga askush. Perpjekja dhe insistimi i tyre u be akoma me i deshperuar dhe filluan te mos ruheshin me nga roja.

U krye nje total prej 37 perpjekjesh dhe te gjitha deshtuan. Ne cdo njgitje ku zakonisht perfshiheshin 6 pjestare te ekspedites e perbere prej 11 vetash, fjalekalimet u provuan ne shume vibracione verbale te ndryshme por perseri deshtuan ne hapjen e gurit. Mbas perpjekes se 36 nga te gjithe anetaret u shfaqen shenja te qarta merzije, deshperimi dhe nervash dhe nje mosbesim i hapur filloi ti pushtonte te gjithe. Keto perpjekje te parreshtura e dhane rezultatin e tyre dhe ne rradhet e grupit u duken qarte shenjat e lodhjes. Nga 6 pjestare qe ishin fillimisht ne cdo perpjekje, numri i tyre u reduktua ne 3 dhe keta ishin nga me te vendosurit. Ngjitje zbritjet filluan ne 5 Mars deri ne 6 Qershor pa rezultatin me te vogel.

Por ne oret e mengjesit te dates 7 Qershor 1976, ne qetesine e thelle te nates u degjua dicka ne drejtimin e nje guri te vecante. Drita e dobet e elektrikut te dores (perdorimi i nje ndricimi te fuqishem per arsye qe kuptohen ishte i pamundur) tregoi nje vize fare te holle midis cepave te holle te gurit ku kishte rene cimentoja, asgje me shume. Duke qene se ne dinim cdo centimeter dhe grade perreth atij guri, u be menjehere e qarte qe ajo therrmosje e vogel e cimentos nuk ishte aty me pare. Dicka kishte ndodhur, nje levizje sado qe vogel qe kishte krijuar ate plasaritje dhe zhurmen e cuditshme. Pervec ketyre dy ngjarjeve te pazakonta, nata e dates 7 kaloi e qete.

Do ishte data 9 Qershor (7 Qershor sipas llogaritjeve henore) kur u arrit suksesi qe ishte teresisht aksidental. Rregjistruesi i zerit i toneve te vibracioneve u ndez padashur kur Amend Abouu e shkeli me kembe. Rezultati ishte i menjehershem. Ky bllok guri prej 15 tonelatash filloi te levizte shume ngadale duke u spostuar ne brendesi dhe duke krijuar nje tingull qe ngjasonte me levizjen e nje guri te madh mbi hunj te trashe. Koha e sakte kur ndodhi kjo gje ishte 7 minuta mbas ores 14 (14 plus 7 bejne 21) ose 7 minuta mbas ores 2 am te dates 9 Qershor. Sipas llogaritjeve dhe arsyetimeve qe beme me pas arritem ne perfundimin qe koha e ndare ne shtate ne diten e caktuar, plus tingullin e sakte virbrues te fjalekalimit kryenin hapjen e hyrjes sekrete.

Blloku i gurit levizi (ose rreshkiti) se mbrapthi per nje distance jo me shume se 7 kembe (ose 210 cm) duke lejuar nje hapesire jo me shume se 90 cm dhe kjo per shkak te struktures se zgjatur te shtreses qe ishte nen gur. Ne vend qe te futeshin ne hapjen e krijuar, grupi hezitoi per disa sekonda dhe kjo per shkak te ndodhise dhe papritur dhe gjendjes se shokut. Por vendimi u mor brenda disa sekondave dhe tre eksploratoret u hodhen brenda ne te hapuren e gurit. Sapo krahu i personit te trete u fut brenda, guri gjigand filloi te levizte ngadale duke shkuar perseri ne vend. Koha e pergjithshme e hapjes dhe e mbylljes ishte 35 sekonda plus 49 sekondat qe ndejti e hapur. Ne momentin e hyrjes Amend Abouu qe drejtonte grupin kishte vene gabimisht kemben ne nje pjese te paqendrueshme dhe u rrezua neper shkalle. Rrezimi u pasua nga klithjet e tij dhe ne se patem te veshtire te merrnim me mend qe ai mund te ishte demtuar seriozisht por fatmiresisht doli qe ishte thjesht nje bertitje frike dhe pjesa tjeter ishte reja e madhe e pluhurit qe na pushtoi te gjitheve per minuta te tera duke vonuar zbritjen e metejshme.



Nente muaj perpara 9 Qershorit, kishin riprodhuar nje maket te piramides sipas stilit te Hollywood dhe sidomos pjesa jugore e Piramides (ku ndodhej hyrja) ishte e riprodhuar ne menyre perfekte. Duke e ditur mire qe mbasi te gjitha kerkimet dhe studimet te mbaronin, njeriu qe do i takonte te futej ne kalimin sekret do e kishte kohen shume te kufizuar, ishin bere perpjekje qe te matej koha e sakte qe do duhej per te hyre, perfshi ketu futjen brenda te personit dhe te materialeve dhe me pas koha qe do mbetej deri sa hyrja te mbyllej perseri. Nese nuk ishte bere kjo prove muaj me rradhe, ne momentin kur hyrja u hap realisht, perpjekja e pare qe do behej mund te kishte patur rezultate fatale per ndonjerin ose te gjithe grupin. Ne perfundim u mesua se nese shfrytezohej me kujdes cdo sekonde, koha do mjaftonte per kater veta qe te hynin brenda dhe nese pjestaret nuk do tregonin asnje hezitim kjo do realizohej me sukses (gje qe ashtu ndodhi me te vertete). Ndonese ishte bere nje stervitje disa mujore, asnje nga pjestaret nuk kishte planifikuar qe te merrte me vete ushqime dhe uje dhe ne hyrjen e pare grupi kishte me vete vetem elektriket e dores gje qe ishte shume e gabuar.

vazhdon...
__________________
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-11-06, 23:28   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ne momentin qe guri u mbyll, tre eksploratoret e pane veten te “thithur” nga Piramida duke e lene pjesen tjeter te grupit komplet te shtangur pasi nuk ishin ne gjendje te shpjegonin se ku u zhduken shoket e tyre qe i kishin perpara syve vetem disa caste me pare. Agimi i dites se re shtoi me shume ankthin e atyre qe prisnin pasi nuk e kishin idene se ku kishte perfunduar pjesa tjeter e grupit.

Blloku i madh i gurit tashme e kishte perfunduar ciklin prej 49 sekondash dhe tre eksploratoret gjendeshin ne brendesi te Piramides, ne kalimin sekret pa e patur idene se cfare kishin bere, pse e kishin bere dhe se ku do i conte ky kalim i ngushte me shkalle. Menjehere ata u kujtuan qe nuk kishin asnje rezerve ushqimesh, uji, bateri per elektriket e dores apo mjete te ndihmes se shpejte ne rast nevoje. Per te parandaluar nje gjendje paniku ata e shtrenguan veten qe ti harronin keto mendime dhe duke qene se tashme ndodheshin ne kurth, e vetmja rruge ishte te ndiqnin kalimin e ngushte neper shkalle dhe te zbulonin se ku do i conte. Duke ndare mendimet me njeri tjetrin dolen ne konkluzionin qe mbase guri qe hapen mbase nuk do pergjigjen ne te njejten menyre ndaj toneve vibracionale, sidomos nga brenda gurit. Dhe kjo ide i shtyu te mendonin qe mbase nuk do arrinin te dilnin me nga Piramida dhe gjithe mundimet dhe perpjekjet e tyre do shkonin dem. Ketu, ne erresiren dhe pluhurin qe mbulonte gjithshka ata pyesnin veten nese keto 40 vjet kerkimesh do arrinin te jepnin frytet e tyre dhe nese do ishin keta ata qe do mblidhnin keto fryte apo jo.

Kalimi ishte i ngushte ndersa shkallet dhe muret ishin me gure te mprehte. Nje levizje e gabuar ne drejtim te tyre mund te shkaktone carje serioze te lekures dhe prania mijera vjecare e pluhurit dhe e mykut tregonte per nje numer mikrobesh qe e kalonte miliardin. Ne momentin qe ndoheshin brenda ata e paten te qarte qe e vetmja rruge ishte te vazhdonin kalvarin e tyre dhe te eksploronin kalimin sekret. Mbase nje gllenjke wisky do mjaftonte qe te shplanin gryket nga pluhuri dhe rera ndersa disa vafera per tju rritur energjine, uje, nje aparat fotografik dhe elektrike dore te tjere si dhe bateri rezerve do te ishin mese te nevojshme.

Kishte kaluar pothuajse nje ore dhe te tre vazhdonin te qendronin me maje te shkalleve duke analizuar dhe studiuar me kujdes cdo ndarje ne gur qe nuk dukej e zakonshme. Ajo per te cilen u binden ishte qe guri qe kishte levizur duke ju mundesuar hyrjen per ne kalim, nuk ishte aspak mekanik. Nuk kishte asnje gjurme per te mbeshtetur kete teori, asnje mekanizem hidraulik, rrota, zinxhir, litar, fije elektrike ose forca magnetike, te dukshme ose te padukshme. Ishte e pamundur qe te percaktohej menyra sesi levizte guri masiv.

I vetmi zbulim i pazakonte i cili ishte i pamundur qe te percaktohej se cfare ishte per shkak te pozicionit te pavaforshem ne te cilin ndoheshin tre eksploratoret ishte nje brazde ne forme prerje qe ndodhej poshte qendres se gurit. Nese kishte ndonje shtrat nen gur qe mundesonte levizjen, ishte e pamundur qe te vihej re. Ne lidhje me faktin qe levizja e gurit mund te kryhej ne menyre elektronike, kjo nuk mund te perjashtohej si mundesi pasi mekanizmi mund te ishte i vendosur ose fshehur ne brendesi te tarraces poshte te ciles ndodhej guri. Sidoqofte “mekanizmi” mbetet nje mister edhe sot e kesaj dite. Duke e pare situaten me nje kendveshtrim shkencor mund te themi se shume nga sekretet e te kaluares sone antike mbeten te ruajtura mire dhe keta njerez te cilet njehere e nje kohe banonin ne nje kontinent me nje zhvillim te jashtezakonshem teknologjik padyshim kane patur dijeni per kleckat e detajuara te elektronikes, teletransportimit, energjise termoberthamore, ndricimin me drite te lenget (pa perdorur elektricitet), fuqine ende te fshehte te merkurit (zhives) dhe artin e ngritjes pezull nepermjet perdorimit te virbacioneve te tingullit. Me keto ide ne koke eshte e kuptueshme qe rreshqitja e gurit mbetet nje sekret i madh por nese arrihet te kuptohet parimi atehere eshte dicka qe mund fakt i llogjikes shkencore.

Pra grupi i tre eksploratoreve tashme i futur brenda Piramides shqyrtonte me vemendje pamjen e erret qe kishte perpara dhe provonte nje ndjesi te pahasur me pare ne heshtjen e thelle dhe te pazakonte te ambjentit. Kur u ambjentuan me kete ndjesi dhe duke e ditur qe ndodheshin te mbyllur, mbase pergjithmone, reagimi i pare qe ju erdhi ishte ai i nje deshperimi dhe paniku te thelle. Nje deshire e papermbajtur per te dale jashte dhe per te thithur ajer te fresket i pushtoi te gjithe. Gjate ores se pare te qendrimit ne brendesi te Piramides u bene shume prova me tinguj vibrues dhe me fjalekalime si dhe u perdor i njeti tingull me ate qe shkaktoi hapjen e gurit por pa sukeses. Nje eksperience e tille kujtdo do ti krijonte nje frike te temerrshme qe sdo te mund te kthehej me ne boten e jashtme. Ne nje erresire te tille megjithe driten e dobet te tre elektrikeve te dores te pushtonte nje klaustrofobi (frike nga ambjentet e mbyllura) e papershkrueshme qe mund te krahasohej vetem me ambjentin qe e rrethonte, pluhurin dhe mykun i cili dilte jashte cdo mase ne levizjen me te vogel te pakontrollueshme.

Pika e hyrjes nuk ishte shume larg nga nje tunel ajrosjeje i Piramides dhe rryma e ajrit sidoqofte duhej te zbriste deri poshte shkalleve. Perndryshe pa pranine e ketij ajri do ishte e pamundur te merrje fryme vetem me sasine e ajrit qe mund te hynte gjate hapjes se gurit te madh. Ndonese nuk mund te dallonim asnje gjurme te levizjes se ajrit, ai ishte aty megjithese jo aq i fresket apo aromantik sa cdo ta deshironim. Ishte i pranueshem per tu thithur ne momentin kur shperndahej reja e pluhurit dhe kur arrihej te mbahej ne minimun, gje qe ne shumicen e rasteve rezultonte pothuajse e pamundur. Ne nje gjendje te tille ne koke te vijne mendime dhe i thua vetes qe asnje varr i fshehte sado me vlere te jete nuk mund te meritonte nje sakrifice dhe mundim te tille dhe nese fundi i ketyre shkalleve do te na conte ne nje varr sekret por te boshatisur dhe pa asnje dokument historik. Sic e gjetem ne mundesine per tu futur ne kete kalim sekret, ashtu mund ta kene gjetur te tjere para nesh. Keto mendime beheshin akoma dhe me te zeza kur nen driten e dobet te elektrikeve shikoje shkallet e ngushta dhe te pjerrta, guret e mprehte anash tyre dhe muret e thepisura gelqerore.

Keto shkalle formonin nje dizajn ne forme drejtkendore ne nje zone te madhe pikerisht ne zemer te Piramides dhe te conte ne nje thellesi qe i kalonte 980 kembe (rreth 320 metra) nga pika e hyrjes e cila gjendeshe 470 kembe mbi siperfaqen e tokes. Ndersa kalimi neper shkalle ishte vetem 75 cm i gjere dhe jo me shume se 1.85 i larte. Cdo grup shkallesh perbehej nga 57 te tilla dhe ne fund te shkalles se 57-te kishte nje si platforme ne fund te te ciles ngjeshur mbas murit ishte nje e dale e vogel qe mund te sherbente si nje stol, i mjaftueshem vetem per nje njeri. Arsyeja qe pse keto dalje si stola gjendeshin aty ishte e pashpjegueshme pasi nuk mund te ishin projektuar per tu ulur ne nje zone qe nuk ishte bere aspak per te udhetuar. E vetmja vlere shkencore qe mund te mendohej ishte ajo qe vete e dala si stol mund te kishte lidhje me strukuren qendrore te kalimit.


Udhetimi neper shkalle rezultoi me i veshtire sec u mendua fillimisht. Cdo hap qe kryhej ngrinte nje re pluhuri qe e kalonte trashesin e disa centimentrave. Ne intervalin midis cdo ministuhie pluhuri shtoheshe dhe era cpuese e mykut dhe te dyja sebashku e benin zbritjen neper shkalle shume te rrezikshme. Frika kryesore ishte ajo e mbytjes nga pluhuri dhe sidomos rreshqitja neper shkallet e thepisura. Daljet ne forme stoli krijonin nje mundesi per pushim te shkurter por kjo ishte e vlefshme vetem per njerin nga ne, ndersa dy te tjeret duhet te qendronin ne platforme. Nje gllenjke uje per te shpelare grykat tona nga pluhuri i padurueshem do kishte qene me i vlefshem se gjithe ari i Forteses Knox dhe te torturonte ideja qe a ishte apo jo e vlefshme kjo zbritje e rrezikshme neper shkalle ne nje destinacion komplet te panjohur. Mendimi kryesor qe pushtoi gjithe grupin ishte ai qe mbase zbritja neper shkalle nuk do ishte e gjate dhe kishte mundesi qe gjate zbritjes te mos kishin vene re dhomen varr qe i binte te ishte pikerisht ne krahun e kundert me Dhomen e Mbretit.

Vazhdon
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-11-06, 23:29   #4
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Megjithate zbritja neper shkallet e thepisura dhe guret e mureve qe te prisnin si thike ishte kaq e kujdesshme sa cdo shkalle pershkohej ne nje distance prej 3 minutash. E gjithe zbritja zgjati me shume se 10 ore por te gjithe i torturonte ideja qe do tju duhej ta benin perseri kete rruge kur te ktheheshin mbrapsht. Tensioni i zbritjes neper shkalle, kujdesi dhe ngarkesa mendore krijoi nje gjendje te tille fizike sa ne momentin kur ata arriten fundin ishin aq te derrmuar sa nuk kishin as minimumin e deshires per tu ringjitur.

Ne fund te ketyre shkalleve gjarperuese e te ngushta ata u gjenden ne nje si paradhome me dysheme prej mermeri shume te lemuar. Edhe ketu pane te njejtin stol si ai qe shikonin ne fund te cdo 57 shkalleve, tavane me harqe, mure te shumte dhe nje dere te madhe e te rende metalike.




Dera ishte komplet e sheshte dhe e lemuar dhe dukej qe hapej nga jashte brenda ndonese nuk kishte asnje doreze. Menyra sesi kjo dere hapej mbeti nje mister dhe asnjeri prej nesh nuk kishte fuqine per te vrare mendjen sesi mund ta hapnin. Fatmiresisht dikush pati idene qe dera mund te hapej ne te njejten menyre sic u hap guri i madh qe zbuloi kalimin sekret ne maje te Piramides.
Pra nje fjalekalim verbal dhe vibracion zanor mund te ishte pergjigja e duhur. U shpenzuan 2 ore duke provuar me dhjetra kombinime por pa asnje rezultat. Papritur, Abouu i ra ne mend qe duke qene se ne tani ndodheshim ne krahun e kundert te kalimit, mbase do te duhej te perdorim fjalekalimin mbrapsht. Duke perdorur fjalen ‘URIM’ qe do te thote drite ose zbulim, e njejta qe u perdor per te hapur gurin, por perseri asnje rezultat. Mbas disa provash te tjera dhe fjale te tjera dikujt i ra nder mend te permendte fjalen Gjeneza dhe kjo ishte ajo qe duhej. Dera gjigande prej metali filloi te levizte ngadale deri sa u hap komplet e ndjekur nga syte e mahnitur te 3 eksploratoreve.

Tingulli ishte ai i zukatjes se mekur te nje motori, ndonese nuk kishte asnje motor te dukshem ose elektricitet. Por nese nje mekanizem i tille ekzistonte, ky duhej te ishte i fshehur ose siper deres ose nen truallin poshte saj. Pra tani u be e qarte qe kur te futeshim brenda, per te hapur deren perseri do te duhej te perdornim te njejten fjale qe perdorem kur hapem gurin.
Kushdo qofte mekanizmi qe ishte perdorur nga ndertuesit, tekknologjia e perdorur ishte jo vetem shume e avancuar por dhe komplet e pa imagjinuar per kohen ne te cilen ishte ndertuar.


vazhdon...
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-11-06, 23:30   #5
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Misteret e Piramides

Pjesa e dyte

Pertej Deres


Dhoma qe vijonte mbas deres se madhe dhe te rende nuk ishte drita, ndonje ajer te kondencionuar te dallueshem ose ndonje pajisje te koheve tona moderne. Por ajo qe na tronditi me shume ishte fakti qe sapo kaloje pragun e deres nuk shikoje as gjurmen me te vogel te pluhurit apo reres. Vetem nje pellembe me tutje ne hyrje ku ishte paradhoma ndodheshin pirgje te tera me rere ndersa brenda ne dhome as edhe nje kokrrize e vetme. Te ndodheshe ne nje ambjent te tille kaq te paster dhe pa piken e pluhurit ishte jo vetem nje lehtesim i madh per ne por edhe nje mister akoma me i madh, pertej cdo mundesie te shpjegueshme.

Perpara se te kaloj ne pershkrimin e brendesise dhe ne pergjithesi te gjithe struktures do te deshiroja qe tju jepja nje pamje te qarte te madhesise dhe ndarjeve te shumta qe kishte kjo dhome. Varri qe mesa duket ishte ndertuar mijera vjet me pare se vete Piramida (kjo rezultonte nga vete permbajtja e saj) ishte i madhesie gjigande. Sejcila prej kater dyshemeve kishte nje permase prej 93 metrash katrore (matjet u bene mbas heres se trete) ndersa lartesia ishte 4.3 metra. Duke mbledhur permasat e te kater niveleve dilte nje total prej 400 metrash katrore ose si te themi madhesia e nje punishteje te zakonshme te diteve te sotme. Sejcila kat kishte mure te lemuara prej mermeri, dysheme tejet te pastra nga pluhuri dhe rera dhe me nje material shume te lemuar si dhe mure te gurte qe ndanin cdo seksion te rregjistruar historik. Cdo kthine paraqiste tavane me harqe te bera nga nje lloj guri gelqeror me prejre te vogla dhe qe kishin nje madhesi pothuajse 10 here me te madhe se nje tulle e zakonshme.



Ne pjesen jugore, ne fund te dhomes ndodheshin disa shkalle te ngushta qe te conin nga nje nivel ne tjetrin. Sejcili nivel kishte nje siperfaqe prej 30 mije kembesh dhe po me te njejten pamje murale, hapesire te gjere dhe hapje ne mur.
Dizajni i brendeshem ishte shume i pazakonte ne faktin qe cdo hark i vecante ne tavan dukej sikur bashkohej ne mesin e dhomes qendrore. Pra kater tavanet me harqe bashkoheshin ne nje pike por nuk mund te dallohej asnje gjurme cimentoje ose prerje midis gureve. Ne kater kendet e seciles dhome ndodheshin shtylla te gjera qe mesa duket ndihmonin ne mbajtjen e struktures. Keto shtylla ose kollona ishin shume te vecanta dhe te nje menyre ndertimi te pa hasur me pare. Guret e medhenj ne forme drejtkendore qe krijonin pjesen e siperme te tavanit ishin te nderthurur me nje lloj mbeshtjellje metalike te nje materiali te panjohur. Sado e pabesueshme te duket keto veshje metalike bashkoheshin ne formen e nje disku por pa gjurmen me te vogel te ngjitjes midis tyre. Pra ajo qe shikoje ishte thjesht nje mbulese metalike e trashe 10 cm qe nderthurej neper gjithe strukturen dhe si menyre ndertimi eshte jo vetem e paimagjinueshme por edhe e pamundur per tu realizuar.

Hyrja per ne keto dysheme te varrit ndodhet ne nivelin e poshtem ose ne katin e pare ne krahun e veriut magnetik (ose murit ballor) duke perballur te njejtin drejtim si ai i hyrjes se Piramides se Madhe, drejtimi me Sfinksin. Kjo hyrje ndodhej ose ne gjysem te rruges nga Muri Verior ose direkt perballe “Hollit te Madh” sic u quajt mbas zbulimit. Sic mund ta gjykoni nga foto (meqe ra fjala foto eshte thjesht nje paraqitje artistike dhe jo foto e vertete) muret kane ndarje te cilat mbahen nga shtylla gelqerore. Dyshemeja ndonese prej mermeri te lemuar kishte nje si lloj vezullimi dhe vazhdimisht reflektonte cdo rreze direkte ose indirekte drite. Kjo dysheme dukej sikur ishte lare dhe lemuar vazhdimisht gje per te cilen jam i sigurt qe nuk eshte ashtu. Shume prej pjeseve te mureve ishin te mbuluara nga nga disa si rafte metalike (metali nuk ishte as alumin dhe as ndonje perzjerje, celik ose ndonje derivat i tille) qe mbulonin pothuajse cdo cm te hapesires dhe midis ketyre rafteve ndodheshin disa disqe metalike ne forme te cuditshme dhe fleta drejtkendore te nje materiali shume te holle metalik teresisht te panjohur.

Vizita e pare ne varrin sekret ishte ne nje fare menyre e shkurter dhe nuk u krye asnje studim i ketyre objekteve metalike te pazakonta po ashtu as nuk u analizuan disa si makineri te cuditshme qe u gjeten ne paradhoma te ndryshme. Duke qene se zbulimi i krye krejt aksidentalisht, grupi nuk ishte i pergatitur. Largimi nga varri ishte relativisht i kollajte dhe perdorimi mbrapsht i kodit vibracional zanor funksioni sic pritej. Vetem 2 ndejtem ne kete varr sekret pasi mezi prisnim te dilnim ne siperfaqe. Nese grupi do arrinte qe te hapte gurin e madh atehere do planifikohej nje tjeter ekspedite. Atehere dhe vetem atehere do te mund te vazhdonim te studionim dhe zbulonim ate qe gjendej para syve tane.

Vazhdon
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-11-06, 23:31   #6
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dymbedhjete ore kishin kaluar dhe shpesh gjate kesaj kohe te qendrimit ne varr mendonim per gryket tona te thara dhe do jepnim gjithe parate qe kishim vetem per nje gllenjke uje. Edhe nje gllenjke wisky do mjaftonte per te shuar etjen torturuese qe po na mundonte prej oresh. Dera e dhomes u mbyll ngadale mbas shpinave tona dhe ne filluam te rrugen drejt majes se Piramides. Ideja qe do dilnim seshpejti na mbushte me energji dhe merzine e oreve te gjata ne ngjitjen e shkalleve e thyem duke diskutuar planin per ekspediten tjeter ne brendesi te Piramides dhe pajisjet qe duhet te merrnim me vete. Mendimi i pergjithshem ishte qe te ndertonim nje maket te hapjes se gurit dhe te ushtroheshim ne menyre qe te saktesonim sesa persona mund te futeshin brenda perpara se guri te mbyllej perseri.

Kur tre anetaret e ekspedites mberriten ne maje te shkalleve ata menjehere provuan sinjalin tonal (kete rradhe te kthyer mbrapsht) duke e lene butonin gati. Ngjitja neper shkalle ishte pabesueshmerisht e shkurter dhe ju hengri vetem 5 ore e gjysem qe mund te duket e gjate por nuk eshte aspak e tille po te kihet parasysh veshtiresia e ngjitjes, pluhuri dhe rreziku i vazhdueshem i demtimit apo plagosjes neper guret e thepisur. Koha totale qe na mori per te gjithe kete aventure duke filluar me hapjen e gurit, zbritjen neper shkalle, zbulimin e deres se hekurt dhe hyrjen brenda ne dhome, studimin perciptaz te saj, daljen nga dhoma dhe ngjitjen perseri drejt majes se Piramides ishte rreth 19 ore e gjysem. Kur provuam kodin zanor cdo perpjekje deshtoi dhe kjo na mbushi zemren me nje frike te papare. Mbas nje fare kohe zhytjeje ne mendime te tella Amend Abouu papritur gjeti zgjidhjen qe duke qene se cdo gje ishte e shumezuar me shtate atehere kjo duhet te jete dhe zgjidhja. Ora tani ishte 20.45. Nese kjo teori ishte e sakte dhe numri magjik ishte 7 atehere guri duhej te hapej ne oren 21, pra nje pritje e vogel prej 15 minutash. Ose 21 + 7 sic ndodhi ne momentin e hapjes. Ne oren 21.07 perdoren perseri rregjistruesin zanor dhe kete rradhe guri filloi te levizte ngadale dhe nje rrjedhe ajri i fresket na mbushi mushkrite per mrekulli. Liria eshte dicka e shtrenjte dhe nuk i gezoheshimi dot. Poshte nesh mundem te shikonim pjestaret e tjere te grupit qe spo i besonin syve.

Nuk eshte e nevojshme te pershkruhet se cfare ndodhi kur grupet u bashkuan. U diskutuan shume gjera ne lidhje me kete zbulim te madh. U hartuan plaen brenda diteve te ardhshme per nje udhetim te dyte dhe shqetesimi i perbashket ishte ndertimi i nje maketi per te llogaritur kohen dhe numrin e njerezve qe do ishin ne gjendje te futeshin brenda ne kalim. 15 ditet qe vijuan sherbyen per te gjetur materialet e duhura per ndertimin e modelit.

Gjate zbritjes se pare ne pame dicka e cila nuk mund te shpjegohej teresisht por sidoqofte ne ate moment tre eksploratoret ishin te perqendruar ne zbritjen e shkalleve dhe evitimin e pluhurit. Por mbas perfundimit te ekspedites se pare ju rikthyen pamjes se atyre dy dyerve te pazakonta qe ndodheshin, e para poshte pikes se mesit te shkalleve ndersa tjetra jo me larg se tre grupe shkallesh me poshte. Nese gjate zbritjes nuk do qellonte qe ajri te ishte pastruar per disa sekonda nga pluhuri do te kishte qene e pamundur qe te viheshin re. I gjithe imazhi mendor nuk ishte fare i qarte dhe mbase nje e care ne gur mund te na kishte krijuar imazhin e nje dere. Ne momentin kur te tre po perpiqeshim te kujtonim detaje nuk u ndjeme me te sigurt per ate qe menduam fillimisht. Udhetimi tjeter per ne kalimin sekret dhe ne varrin e fshehur do zbulonte nese dyert ndodheshin aty apo ishin nje produkt halucinativ i mendjeve tona


vazhdon...
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.