Pėrkuzitimi i tij. Fjala El-Kufr, nė gjuhėn arabe ka kuptimin e mbylljes dhe mbulimit, kurse nė terminologjinė islame, kufri ėshtė e kundėrta e imanit. Kufri ėshtė mosbesimi nė Allahun, subhanehu we teala, dhe nė profetėt e Tij, pa marrė parasysh pėrgėnjeshtrimin apo mospėrgėnjeshtrimin e tyre, por mjafton vetėm ekzistimi i dyshimit, kundėrshtimit, zilisė, mendjemadhėsisė ose pasimi i dėshirave tė cilat pengojnė nga pasimi i shpalljes, edhe pse pėrgėnjeshtrimi ėshtė kufri mė i madh. I ngjashėm ėshtė edhe ai qė pėrgėnjeshtron ata nga zilia duke qenė i bindur se ata janė tė vėrtetė.
Llojet e tij
Kufri ndahet nė dy lloje:
Lloji i pare:
Kufri i madh: i cili largon nga mileti islam. Ai ndahet nė pesė lloje.
1) Kufri i pėrgėnjeshtrimit: Argument pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut, subhanehu we teala:
Kush ėshtė mė mizor se sa ai qė shpif gėnjestėr ndaj Allahut ose pėrgėnjeshtroi hakkun (tė vėrtetėn) kur ai i erdhi? A nuk mjafton xhehennemi vendqėndrim pėr pabesimtarėt? (El-Ankebut, 68)
2) Kufri i refuzimit dhe mendjemadhėsisė me vėrtetim: Argument pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut, subhanehu we teala:
Pėrkujto (Muhammed) kur Ne u thamė melaqeve: Bėni sexhde Ademit. Tė gjithė i bėn sexhde pėrveē iblisit (shejtanit), ai refuzoi, bėri mendjemadhėsi dhe u bė nga pabesimtarėt. (El-Bekare, 34)
3) Kufri i dyshimit (kufri i supozimit): Argument pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut, subhanehu we teala:
Dhe ai hyri nė kopshtin e vet (e me besimtarin pėr dore), po duke qenė dėmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: Unė nuk mendoj se zhduket kjo kurrė! Dhe nuk besoj se do tė ndodhė kijameti, (dita e gjykimit), por nėse bėhet qė tė kthehem te Zoti im, pa dyshim do tė gjej ardhmėri edhe mė tė mirė se kjo. Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atė - A e mohove Atė qė tė krijoi ty nga dheu, pastaj nga njė pikė uji, pastaj tė bėri njeri tė plotė? (El-Kehf, 35-37)
4) Kufri i refuzimit: Argument pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut, subhanehu we teala:
Ata tė cilėt mohuan, refuzojnė qortimet tona. (El-Ahkaf, 3)
5) Kufri i nifakut (dyftyrėsisė): Argument pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut, subhanehu we teala:
Kjo pėr arsye se ata besuan, e pastaj mohuan, kėshtu qė Ne ua vulosėm zemrat e tyre dhe ata nuk kuptojnė (El-Munafikun, 3)
Lloji i dytė: Ėshtė kufri i vogėl qė nuk tė largon nga mileti islam. Ai ėshtė kufri veprues (praktik), e qė janė gjunahet qė nė Kuran dhe Sunnet janė quajtur kufr, por qė nuk kanė arritur nė shkallėn e kufrit tė madh, sikurse ėshtė p.sh. kufri i nimeteve (mohimit tė begative tė Allahut, subhanehu we teala) i pėrmendur nė fjalėn e Allahut, subhanehu we teala:
Allahu sjell si shembull njė fshat (vendbanim) qė ishte i sigurt dhe i qetė, e tė cilit i vinte furnizimi nga tė gjitha anėt me bollėk, kurse ata (banorėt) i pėrbuznin tė mirat e Allahut
(En-Nahl, 112).
Nė tė njėjtėn shkallė ėshtė edhe lufta kundėr muslimanit e pėrmendur nė fjalėn e Muhammedit , salallahu alejhi we selem: Sharja em uslimanit ėshtė fusuk (mosrrespekt) ndaj Zotit, kurse tė luftosh kundėr tij ėshtė kufr, dhe fjala e tij: Mos u ktheni pas meje (pas vdekjes sime) pabesimtarė, e ti mėshoni njėri tjetrit (me shpata). Gjithashtu, betimi nė dike pėrveē Allahut, subhanehu we teala, ėshtė nė tė njejtėn shkallė, sepse Muhammedi, salallahu alejhi we selem, tha: Ai qė betohet nė diē tjetėr, pėrveē Allahut, subhanehu we teala, ka bėrė kufr ose shirk. Allahu, subhanehu we teala, e quajti vepruesin e gjunahit tė madh besimtarė. Ai tha:
O ju qė besuat, u ėshtė bėrė obligim gjurmimi pėr denim pėr mbytje
(El-Bekare, 178). Vrasėsin Allahu, subhanehu we teala, nuk e nxorri nga ata qė besuan dhe e bėri vėlla tė pėrgjegjėsit pėr hakmarrje nė vrasje, e tha:
Kurse atij qė i falet diēka nga vėllau i vet atėherė ajo le tė pėrcillet kuptueshėm
(El-Bekare, 178)
Kėtu, padyshim, ėshtė pėr qėllim vėllazėria e fesė. Allahu, subhanehu we teala, thotė:
Nėse dy grupe nė mesin e besimtarėve luftojnė ndėrmjet vete, pajtoni ju ato
deri tek fjala e Tij:
Vėrtetė, besimtarėt janė vėllezėr, andaj pajtoni vėllezėrit tuaj mes veti
(El-Huxhurat, 9-10)
Paraqitje e pėrmbledhur e dallimeve mes kufrit tė madh dhe kufrit tė vogėl
1) Kufri i madh largon nga mileti islam dhe i shkatėrron veprat e mira, kurse kufri i vogėl nuk largon nga mileti islam dhe nuk i shkatėrron veprat e mira, por i pakėson ato dhe atė sipas madhėsisė sė tij dhe vepruesi i tij i nėnshtrohet qortimit.
2) Kufri i madh e shpie njeriun nė zjarr pėrgjithmonė, kurse vepruesi i kufrit tė vogėl nėse hyn nė Xhehennem, nuk qėndron aty pėrgjithmonė. Gjithashtu, Allahu, subhanehu we teala, mund tia falė atij, kėshtu qė nuk hyn fare nė Zjarr.
3) Kufri i madh lejon gjakun dhe pasurinė, kurse kufri i vogėl nuk i lejon ato.
4) Kufri i madh detyron armiqėsinė e sinqertė mes vepruesit tė tij dhe besimtarėve. Nuk i lejohet besimtarėve ta duan dhe shoqėrojnė ate edhe nėse ėshtė njeriu mė i afėrm i tij. Kurse kufri i vogėl nuk e pengon dashurinė, por vepruesin e tij duhet dashur dhe shoqėruar sipas masės sė imanit tė tij dhe urrehet e armiqėsohet sipas masės sė mosrespektit tij (ndaj Allahut, subhanehu we teala).
Marre nga:
http://www.teuhid.net/akide/kufri-mosbesimi.php