Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-11-14, 22:51   #61
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

(Vijon)


Petro Luarasi
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


Dramat ’Vajza e Orleansit’’ dhe “Don Karlos”, kritika botėrore i vlerėson nga mė tė bukurat kryevepra tė Shilerit. Kėto pėrkthime tė Skėnder Luarasit ishte planifikuar pėr botim nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi, sikurse dėshmohet nė revistėn “Nėntori’’ (artikulli “Shileri nė shqip’’, nėntor, 1960: “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve ka nė plan pėr tė botuar dramat: “Don Karlos’’ dhe “Vajza e Orleansit’’). Me rastin e 220-vjetorit tė lindjes tė Shilerit , nė vitin 1979, u lejua tė botohen disa fragmente tė dramės ‘’Don Karlos’’ nė gazetėn ‘’Drita’’ ( Drita, 11.11.1979, f.15) dhe nė revistėn ‘’Nėntori’’( Nėntori, nr.10, 1979, f.240-251).

Kritika e recenzentėve tė diktaturės shprehej se nė dramėn ’Vajza e Orleansit’’ Shileri kishte dobėsi ideore, qe sentimental, idealist dhe figura e Zhanė d’Arkės, e rrethuar me njė atmosferė mistike, bėhej ireale. Sipas tyre ‘’Shileri nė kėtė dramė jo vetėm qė nuk ėshtė nė pararojė tė mendimit pėrparimtar tė kohės sė vet, siē ndodh nė drama tė tjera tė njohura tė tij, por mbetet nė pozitat e njė shkrimtari tė cilin romantizmi i shkėputur nga jeta nuk e lejon tė bėjė vlerėsime objektive dhe tė qėndrojė nė njė terren real. Ndonėse puna e pėrkthyesit nė kėtė vepėr ėshtė e mirė kjo dramė nuk mund tė botohet.’’
Redaksia e letėrsisė sė huaj

Pėrkundėr mendimit kritik zyrtar, nė debat me censorėt e Diktaturės Skėnder Luarasi theksonte se: ‘’ Shileri ėshtė i pari nga gjithė shkrimtarėt, i cili shkroi me simpati pėr Zhanė d’Arkėn. Gėteja e ka vlerėsuar : ‘’Drama ‘’Vajza e Orleansit’’ ėshtė kaq e bukur sa nuk di me cilėn ta krahasoj’’.
Autori nuk e ka kėrkuar heroinėn nė botėn ideale, por nė botėn reale: ajo ėshtė njė vajzė e thjeshtė fshatare qė bėn veten fli pėr ēlirim tė atdheut. Ngjarjet e pėrshkruara nė dramėn e Shilerit janė reale, historike, vetėm se vdekja e Zhanės ngjau jo nė zjarr por nė fushėn e luftės. Kėtė ndryshim autori e ka bėrė pėr efekt dramatik…Nė ‘’Vajzėn e Orleansit’’ Shileri dėnon aristokracinė tradhėtare dhe shpreh besimin nė forcat e popullit e nė virtutet e tij morale tė larta. Kėtė e bėn nėpėrmjet njė vajze trime, sypatrembur e tė pushtuar nga dashuria pėr atdheun….Zhanė d’Arka nė veprėn e Shilerit ndrin si njė shembull i dashurisė pėr atdhe. Pėrballė heroinės, vullneti i sė cilės bėn mrekullira, shohim pushtuesit anglezė tiranė, nėnė-zezėn mbretėreshė tė zhveshur nga ēdo motiv ideal, tradhėtarin dukė tė Burgundit tė etur pėr sundim e pasurim; mandej, edhe njė mbret tė zvetėnuar e njė aristokraci frėnge tė ēartur, tė pazonjėn e mosmirėnjohėse dhe klerin si mishėrimin e sė keqes e tė djallėzisė.
‘’Kjo dramė pėrforcoi pėrgjithmonė popullaritetin e Shilerit dhe gjatė sundimit Napoleonik nxiti popullin gjerman nė luftėn nacional-ēlirimtare tė asaj kohe’’, kėtė e pohon historia e letėrsisė gjermane. Ėshtė pėrkthyer nė tė gjithė gjuhėt e pėrparuara tė botės.
Nė gjuhėn ruse e pėrktheu, i pari, Zhukovski dhe pas kėtij shumė e shumė tė tjerė. Pėr kėtė Bjelinski shkroi: ‘’Pėrkthimi i Zhukovskit ndihmoi letėrsinė ruse ta bėjė tė vetėn kėtė vepėr tė mrekullueshme’’. Ēaikovski shkroi operėn e tij ‘’Vajza e Orleansit’’ nė bazė tė dramės sė Shilerit.
Ēernishevski shkroi nė ‘’Sovremenik’’, 1857: ‘’Poezia e Shilerit nuk do tė vdesė kurrė. Vetėm njerėz zemėrtharė e qė nuk e njohin jetėn mund ta quajnė Shilerin ėndėrrues e sentimental. Poezia e Shilerit nuk ėshtė sentimentale e lojė fantazije tė ėndėrruar. Pathosi i poezisė sė Shilerit ėshtė simpatia e flaktė pėr ēdo gjė fisnike dhe tė fortė nė njerėzinė’’.
Herceni: ‘’Poezia e Shilerit kurrė nuk e humbi influencėn e saj pėr mua. Kush e humbi shijen te Shileri ėshtė ose i mplakur, ose pedant ose i shterrur nga ndjenjat ose nuk ėshtė nė vete’’.
Unė mendoj se ‘’Vajza e Orleansit’’ vlen tė njihet edhe nga shqiptarėt se ndihmon nė rritjen e personalitetit tė gruas shqiptare. Rinia shqiptare pėrmes kėsaj vepre do tė njohė mė mirė kohėn historike tė luftės 100-vjeēare dhe heroizmat e Zhanė d’Arkės, e cila jetoi e luftoi nė kohėn e Skėnderbeut, po pėr tė cilėn nė gjuhėn shqipe nuk ėshtė shkruar asgjė gjer tani.

Skėnder Luarasi

Skėnder Luarasi shqiperues i gjashtė veprave tė Fridrih Shilerit (Johann Christoph Friedrich von Schiller :
‘’Wilhelm Tell’’ (‘’Vilhelm Teli’’, 1934), ‘’Kabale und Liebe’’ (‘’Intrigė e dashuri’’ , 1955), ‘’Die Räuber’’ (‘’Hajdutėt’’, 1958), ‘’Fiesco’’ (‘’Fiesko’’, 1958), ‘’Die Jungfrau von Orleans’’ (‘’Vajza e Orleansit’’, 2007) dhe ‘’Don Karlos’’ (‘’Don Karlos’’, 2014)
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Shiler 6 vepra.jpg (51.2 KiloByte, 2 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 12-11-14, 19:20   #62
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

Petro Luarasi
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

Aktualiteti shilerian

Ndonėse dramat e Shilerit ’’Vajza e Orleansit’’ dhe “Don Karlos”, tė shqipėruara nga Skėnder Luarasi, u ndaluan pėr gjysėm shekulli, njė pjesė e inteligjencies shqiptare ėshtė njohur ndėr vite me subjektin dhe mesazhet e tyre, ndė mos nga literatura e huaj, nga realizimet kinematografike e teatrale. Drama ‘’Zhan D’ark’’ e Shilerit njihet nga filmi i famshėm ‘’Joan of Arc’’, i vitit 1948, ku Zhanėn e luan Ingrid Bergman apo nga filmi sensacional ‘’Jeanne d'Arc’’ (‘’The Messenger: The Story of Joan of Arc’’) tė vitit 1999 ku heroinėn e luan Milla Jovovich. Ndėrsa subjekti i dramės "Don Karlos" njihet edhe prej operės sė famshme tė Verdit qė ėshtė ndėr mė tė rėndėsishmet vepra tė repertorit operistik botėror. Ajo u shfaq nė muajin maj 2011, nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, nga regjisori Nikolin Gurakuqi, me skenograf Alfredo Troisin e dirigjim koral nga Dritan Lumshi. Krahas 200 artistėve, shumica tė huaj, spikati soprano shqiptare Sonila Baboēi, nė rolin e mbretreshės Elisabeta.

Shileri, flamurtar i lirisė dhe barazisė sė kombeve, ka shkruar pėr ‘'Vilhelm Telin'’ e Zvicrės dhe ‘'Don Karlosin'’ e Spanjės, pėr ‘’Zhan D’arkėn’’ e Francės dhe '’Maria Stjuartin'’ e Anglinė duke u ndarė nga jeta mbi dorėshkrimet e ‘’Demitriusit'’ tė Rusisė. Ndaj ai nderohet e studjohet jo vetėm nė Gjermani, por nė gjithė botėn e qytetėruar.
Himni i Evropės sė Bashkuar ėshtė dėshmi e vlerėsimit tė kombeve europiane ndaj veprės vigane tė poetit, dramaturgut e historianit Fridrih Shiler dhe mesazheve tė tij universal pėr vėllazėrimin dhe unitetin e kombeve. Tingujt e Himnit tė BE tė luajtur nga Orkestra Filharmonike e Kosovės pagėzuan shpalljen e Pavarėsisė. Studjuesi Zamir Zija Kėlliēi , shef i Arkivit Historik tė Teatrit tė Operas dhe Baletit, dėshmon qė vargjet e Shilerit
(dy strofa nga ‘’Ode gėzimit’’) janė kėnduar nga kori (koha e katėrt e Simfonisė IX tė Bethovenit) nė koncertin pėrkujtim tė 200-vjetorin tė lindjes sė kompozitorit gjenial.

“Ode gėzimit” e Shilerit

Gėzimi ėshtė i mrekullishėm,
Lindur ėshtė nė paradis,
N’pragun tėnd o i magjishėm,
Buron kėnga edhe nis

Se ato qė ndan ligėsia,
Ti sėrishmi i bashkon.
Vlerėsohet njerėzia
Flatra jote po pushon
( Dy strofat janė shqipėruar nga Robert Shvarc mė 1970)

Studimi dhe ribotimi i veprave tė Shilerit, inskenimet e shumta nė skenat evropiane e botėrore tregojnė se vepra dhe mesazhet e tij i mbijetojnė ndryshimit tė kohėrave. Ai nuk i pėrket vetėm tė shkuarės, por edhe tė tashmes dhe sė ardhmes, pėr sa kohė qė shoqėria progresive njerėzore mendon dhe lufton pėr liri, demokraci, identitet e dinjitet.

Petro Luarasi
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-09-15, 14:09   #63
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Nderim nė Ditėn Botėrore tė Pėrkthimit

Nderim nė Ditėn Botėrore tė Pėrkthimit

Nė Ditėn Botėrore tė Pėrkthimit nderoj me respekt tė thellė kujtimin dhe kontributin edhe tė dhjetra shqipėruesve tė cilėt me pėrkushtim e talent ditėn ta ngrenė gjuhėn shqipe nė rangun e gjuhėve botėrore duke pėrkthyer me dhjetra kryevepra.
Nė kėtė ditė pėrkujtoj edhe tim atė Skėnder Luarasin (1900-1982) i cili qė nė moshėn 19-vjeēare nisi rrugėn e pėrkthimeve duke arritur qė t’u dhurojė bashkėkombėsve shqiptarėve mbi 30 vepra tė letėrsisė botėrore. Por edhe sa pėrpjekje pėr t’i botuar e ribotuar deri nė ditėt e sotme nė pėrballlje me …

Shqipėrimet e Skėnder Luarasit

1) Johan Volfgang Gėte (Johann Wolfgang von Goethe)
1.Faust (Faust)
2.Gėci i Berlihingenit (Gotz von Berlichingen)
2)Uiliam Shekspir (William Shakespeare),
1.Rikardi II (Richard II)
2.Rikardi III (Richard III),
3.Tregtari i Venedikut (Merchant of Venice)
4.Komedia e gabimeve (Comedy of Errors)
5.Mbreti Lir (King Lear)
6.Si ta doni (As You Like It)
3)Fridrih Shiler (Johann Christoph Friedrich von Schiller)
1.Cubat (The Robbers)
2.Fiesko (Fiesco)
3.Intrigė e dashuri (Intrigue and Love),
4.Vilhelm Tel (William Tell)
5.Don Karlos (Don Carlos).
6.Vajza e Orleanit (Die jungfrau von Orleans)
4)Ualt Uitman (Walt Whitman)
1.Fije bari (Leaves of Grass),
5)Xhorxh Bajron (George Byron)
1.Ēajld Harold (Childe Harold's Pilgrimage)
6)Aleksandėr Pushkin (Aleksander Sergejeviē Pushkin)
1.Boris Godunov
7)Alfred Tenison (Lord Alfred Tennyson).
1.Enoh Arden (Enoch Arden)
8)Gotold Lesing (Gotthold Ephraim Lessing)
1.Emilia Galoti (Emilia Galotti)
9)Aleksandėr Ostrovski
1.Shtrėngata
10)Lope de Vega (Lope Felix de Vega Carpio)
1.Fuente Ovehuna
11)Oskar Uaild (Oscar Wilde)
1.Pėrralla tė zgjedhura
12)Ēarls Dikens (Charles Dickens)
1.Oliver Tuist
13)Kalidasa
1.Sakuntala
14)Xhon Milton (John Milton)
1.Samson Agonites
15)Tomas Uinkop
1.Skėnderbeu
16) Morton F. Eden
1.Shqipėria dhe pakėnaqėsit e saj
17)Henri Uodsuėrth Longfellou (Henry Wadsworth Longfellou)
1.Kėnga e Hajavathės
18) Stavro Skėndi
1.Zgjimi kombėtar shqiptar : 1878-1912
19)Gribojedov
1. Mjerė kush ka mend ( i pa botuar)
20) Guilherme Figueiredo
1.Kėtu fjeti njė perėndi (i pa botuar) - etj


Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg 2 VEPRA s.Luarasi.jpg (9.0 KiloByte, 0 shikime)
Tipi Dosjes: jpg 3 VEPRA S.LUARASI.jpg (10.5 KiloByte, 0 shikime)
Tipi Dosjes: jpg S.lUARASI 100 VJET.jpg (77.2 KiloByte, 1 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.