Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-12-11, 16:38   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Imam Aliu a.s.

Imam Aliu a.s. e vėrteta e tė gjitha kohėrave

Dymbėdhjetė imamėt

1 – Imam Ali ibėn Ebi Talib (as).2 – Imam Hasan ibėn Ali (as).3 – Imam Hysejn ibėn Ali (as).4 – Imam Ali ibėn Hysejin (as).5 – Imam Muhamed ibėn Ali (as).6 – Imam Xhafer ibėn Muhamed (as).7 – Imam Musa ibėn Xhafer (as).8 – Imam Ali ibėn Musa (as).9 – Imam Muhamed ibėn Ali (as).10 – Imam Ali ibėn Muhamed (as).11 – Imam Hasan ibėn Ali (as).12 – Imam Mehdi ibėn Hasan.


Imami i parė

Amir al-muminin Aliu - paqja qoftė mbi tė - ishte i biri i Abu Talibit, Sheik i Banu Hashimit. Abu Talibi ishte i ungji dhe kujdestari i Pejgamberit tė Shenjtė dhe njeriu i cili e kishte sjellė Pejgamberin nė shtėpinė e vet dhe e kishte rritur si tė birin e tij. Pasi Pejgamberi u zgjodh pėr misionin e tij Pejgamberik, Abu Talibi vazhdoi ta pėrkrahte atė dhe largoi nga ai tė ligėn qė vinte nga tė pabesėt ndėr arabėt dhe sidomos ndėr kurejshėt.
Sipas vlerėsimeve tė mirėnjohura tradicionale Aliu ishte lindur dhjetė vjet pas fillimit tė misionit pejgamberik tė Pejgamberit. Kur ai ishte gjashtėvjeēar, si rezultat i skamjes nė Mekė dhe rreth saj, Pejgamberi kėrkoi qė ai tė linte shtėpinė e babait tė vet dhe tė vinte nė shtėpinė e kushėririt tė tij, tė Pejgamberit. Atje ai u vendos drejtpėrsėdrejti nėn kujdestarinė e Pejgamberit tė Shenjtė.
Pas disa vjetėsh, kur Pejgamberit iu dhurua dhurata hyjnore e pejgamberisė dhe pėr herė tė parė mori shpalljen hyjnore nė shpellėn Hira, siē e la shpellėn pėr t’u kthyer nė qytet dhe nė shtėpinė e tij ai e takoi rrugės Aliun. I tregoi atij ēka kishte ndodhur dhe Aliu e pranoi besimin e ri. Pėrsėri nė njė tubim kur Pejgamberi i Shenjtė i kishte mbledhur bashkė kushėrinjtė e tij dhe i ftoi tė pranonin kėtė religjion, ai tha se personi i parė qė kishte pranuar thirrjen e tij do tė ishte zėvendės, trashėgimtar dhe ndihmės i tij. I vetmi person i cili u ngrit nga vendi dhe pranoi fenė ishte Aliu dhe Pejgamberi e pranoi deklaratėn e tij tė besimit. Prandaj, Aliu ishte njeriu i parė nė Islam i cili e pranoi besimin dhe ėshtė i pari ndėr vijuesit e Pejgamberit i cili kurrė nuk ka adhuruar tjetėr pos tė Vetmin Zot.
Aliu gjithmonė ishte nė shoqėri me Pejgamberin derisa Pejgamberi migroi nga Mekka nė Medinė. Natėn e migrimit nė Medinė (hixhrah) kur tė pabesėt kishin rrethuar shtėpinė e Pejgamberit dhe kishin vendosur ta pushtonin shtėpinė kah fundi i natės dhe ta prenin atė copė-copė derisa ai po flinte, Aliu fjeti nė shtratin e Pejgamberit, ndėrsa Pejgamberi e lėshoi shtėpinė dhe u nis pėr nė Medinė. Pas nisjes sė Pejgamberit, sipas dėshirės sė vet Aliu ua ktheu njerėzve obligimet dhe detyrimet tė cilat ata ia kishin lėnė Pejgamberit. Pastaj ai shkoi nė Medinė me nėnėn e tij, tė bijen dhe me Pejgamberin, dhe me dy gra tė tjera.40 Nė Medinė po ashtu Aliu ishte gjithherė nė shoqėri tė Pejgamberit nė jetėn private dhe publike. Pejgamberi ia dha Aliut pėr grua Fatimen, tė bijen e tij tė dashur nga Khadija, dhe kur Pejgamberi ishte duke bėrė lidhjen e vėllazėrimit midis shokėve tė tij ai e zgjodhi Aliun si vėlla tė tij.
Aliu ishte i pranishėm nė tė gjitha luftėrat nė tė cilat mori pjesė Pejgamberi, pos nė luftėn e Tabukut kur i ishte urdhėruar tė qėndronte nė Medinė nė vend tė Pejgamberit. Ai nuk ishte tėrhequr nga asnjė betejė as qė ia kishte kthyer shpinėn ēfarėdo armiku. Ai nuk la pa i kryer urdhrat e Pejgamberit, kėshtu qė Pejgamberi ka thėnė: “Aliu kurrė nuk ndahet nga e vėrteta as e vėrteta nga Aliu.”
Ditėn e vdekjes sė Pejgamberit, Aliu ishte tridhjet e trevjeēar. Ndonėse ai ishte mė i larti me virtytet e religjionit dhe mė i dalluari ndėr shokėt e Pejgamberit, ai ishte shty anash nga halifati duke thėnė se ishte tepėr i ri dhe se kishte shumė armiq nė mesin e popullit pėr shkak tė gjakut tė politeistėve qė kishte derdhur ai nė luftėrat ku kishte luftuar sė bashku me Pejgamberin. Prandaj Aliu qe shkėputur thuaja plotėsisht nga punėt publike. Ai u tėrhoq nė shtėpinė e tij ku filloi tė ushtronte individė kompetentė nė shkencat hyjnore dhe nė kėtė mėnyrė i kaloi njėzet e pesė vjetėt e halifatit tė tre halifėve tė parė tė cilėt e trashėguan Pejgamberin. Kur u vra halifi i tretė, populli ia dha besimin atij dhe ai u zgjodh halif.
Gjatė halifatit tė tij prej afėr katėr vjetėsh dhe nėntė muajsh, Aliu vijoi rrugėn e Pejgamberit dhe i dha halifatit tė tij formėn e njė lėvizjeje shpirtėrore dhe tė pėrtėritjes dhe filloi shumė lloje reformash. Natyrisht, kėto reforma ishin kundėr interesave tė disa grupeve qė kėrkonin fitimin e tyre vetjak. Si pasojė e kėsaj, njė grup shokėsh (mė tė dalluarit nė mesin e tyre qenė Talhahu dhe Zubairi, tė cilėt po ashtu morėn pėrkrahjen e Ajshes, dhe sidomos tė Muavijut) morėn si pretekst vdekjen e halifit tė tretė pėr tė ngritur krye kundėr Aliut dhe filluan njė revoltė dhe kryengritje kundėr tij.
Pėr ta shuar kėtė grindje qytetare dhe kryengritje, Aliu luftoi nė njė luftė afėr Basrės tė njohur si “Beteja e Devesė”, kundėr Talhahus dhe Zubairit, nė tė cilėn ishte pėrzier edhe Ajshja, “Nėna e Besimtarit”. Ai luftoi edhe nė njė luftė tjetėr kundėr Muavijut nė kufi tė Irakut dhe tė Sirisė, e cila zgjati njė vit e gjysmė dhe njihet si “Beteja e Sifinit”. Ai luftoi edhe kundėr Havarixhit44 nė Nahravan, nė njė betejė tė njohur si “Beteja e Nahravanit”. Prandaj, shumica e ditėve tė halifatit tė Aliut kaluan duke kapėrcyer kundėrshtimet e brendshme. Mė nė fund, nė mėngjesin e 19. tė Ramazanit, nė vitin 40 tė hixhrit, derisa lutej nė xhaminė e Kufas, ai u plagos nga njė i Kavarixhėve dhe vdiq si dėshmor gjatė natės sė 21.
Sipas dėshmive tė miqve dhe armiqve, Aliu nuk kishte tė meta nga pikėpamja e pėrsosjes njerėzore. Ndėrsa me virtytet islamike ai ishte njė shembull i pėrsosur i edukatės dhe i ushtrimit tė dhėnė nga Pejgamberi. Bisedat qė janė bėrė lidhur me personalitetin e tij dhe librat qė janė shkruar mbi kėtė temė nga shiitėt, sunitėt dhe anėtarėt e religjioneve tė tjera, si dhe thjesht nga dikush i jashtėm, nga njerėz tė dalluar tė religjionit, vėshtirė se mund tė krahasohen me tė cilitdo tjetėr nga personalitetet historike. Nė shkencė dhe dije Aliu ishte mė i dijshmi nga shokėt e Pejgamberit dhe nga muslimanėt nė pėrgjithėsi. Nė bisedat e tij intelektuale ishte i pari nė Islam pėr tė hapur derėn e demonstrimit dhe tė provės logjike dhe pėr tė biseduar pėr “shkencat hyjnore” ose pėr metafizikėn (ma’arif-i ilahijah). Ai fliste lidhur me aspektin ezoterik tė Kur'anit dhe pėrpiloi gramatikėn arabe pėr ta ruajtur formėn e shprehjes sė Kur'anit. Ai ishte arabi mė elokuent nė ligjėrim (siē ėshtė zėnė ngoje nė pjesėn e parė tė kėtij libri).
Guximi i Aliut ishte proverbial. Nė tė gjitha luftėrat nė tė cilat mori pjesė ai gjatė jetės sė Pejgamberit, dhe po ashtu edhe pas kėsaj, kurrė nuk tregoi frikė ose shqetėsim. Ndonėse nė shumė beteja, si nė ato tė Uhudit, Hunajnit, Khajbarit dhe Khandakit ndihmėsit e Pejgamberit dhe muslimanėt dridheshin nga frika ose zhdukeshin dhe iknin, ai kurrė nuk ia ktheu shpinėn armikut. Kurrė nuk e angazhoi Aliu njė luftėtar ose ushtar nė betejė e tė mos dilte nga atje i gjallė. Megjithatė, me plot trimėri kalorsiake ai kurrė nuk do tė vriste armikun e dobėt as qė do t’i ndiqte ata qė iknin. Ai nuk do tė anagazhohej nė sulme tė befasishme ose duke u lėshuar si rrėke uji kundėr armikut. Ėshtė vėrtetuar definitivisht nė histori se nė Betejėn e Khajbarit, nė sulmin kundėr kėshtjellės, ai e kapi rrethin e derės dhe me njė lėvizje tė menjėhershme e theu derėn dhe e hodhi anash. Gjithashtu nė ditėn kur u pushtua Mekka, Pejgamberi urdhėroi qė tė theheshin idhujt. Idhulli “Hubal” ishte idhulli mė i madh nė Mekkė, njė statujė guri gjigante e vendosur nė kulm tė Qabesė. Duke vijuar urdhrin e Pejgamberit, Aliu e vendosi kėmbėn mbi shpatullat e Pejgamberit, hipi nė maje tė Qabesė, e shkuli “Hubalin” nga vendi dhe e hodhi poshtė.
Aliu ishte po ashtu pa shoq nė asketizmin fetar dhe nė adhurimin e Zotit. Duke u pėrgjigjur disave qė ishin ankuar pėr zemrimin e Aliut kundėr tyre, Pejgamberi kishte thėnė: “Mos e qortoni Aliun sepse ai ėshtė i dalldisur dhe i shushatur nė mėnyrė hyjnore.”48 Abu Dardai, njėri nga shokėt (e Pejgamberit) njė ditė e pa trupin e Aliut nė njė kopsht palmash nė Medinė qė qėndronte i shtrirė pėrtoke, i shtangur si druri. Ai shkoi nė shtėpi tė Aliut pėr t’i treguar gruas sė tij fisnike, sė bijės sė Pejgamberit, dhe pėr t’i shprehur ngushėllimet. E bija e Pejgamberit tha: “Kushėriri im (Aliu) nuk ka vdekur. Atij i ka rėnė tė fikėt nga frika e Zotit. Kjo gjendje e kap atė shpesh..”
Ka shumė ngjarje qė tregohen pėr sjelljen e Aliut ndaj atyre mė tė ulėt, pėr mėshirėn pėr nevojtarėt dhe tė varfrit, pėr bujarinė dhe dorėhapėsinė ndaj atyre tė mjerėve dhe tė varfėrve. Aliu shpenzonte gjithēka qė fitonte pėr t’u ndihmuar tė varfėrve dhe nevojtarėve, kurse vetė jetonte nė mėnyrėn mė tė rreptė dhe mė tė thjeshtė. Aliu e donte bujqėsinė dhe kalonte shumė nga koha e tij duke gropuar puse, duke mbjellė pemė dhe duke punuar arat. Por tė gjitha arat qė i punonte ai ose puset qė i hapte i jepte pėr ndihmė (vakėf) tė varfėrve. Ndihmat e tij tė njohura si “lėmosha e Aliut”, kah fundi i jetės sė tij, arrinin tė ardhura tė konsiderueshme prej njėzet e katėr mijė dinarėsh ari.


Imami i dytė

Imam Hasan Muxhtabai - paqja qoftė mbi tė - ishte imami i dytė. Ai dhe i vėllai, Imam Huseini, ishin dy djemtė e Amir al-muminin Aliut dhe Hazreti Fatimes, sė bijės sė Pejgamberit. Shumė herė kishte thėnė Pejgamberi: “Hasani dhe Huseini janė fėmijėt e mi”. Pėr shkak po tė kėtyre fjalėve Aliu do t’u thoshte fėmijėve tė tjerė: “Ju jeni fėmijėt e mi, kurse Hasani dhe Huseini janė fėmijėt e Pejgamberit.”
Imam Huseini u lind nė vitin e tretė tė hixhrit nė Medinė51 dhe jetoi derisa ishte Pejgamberi gjallė nja shtatė vjet, duke u rritur gjatė asaj kohe nėn kujdesin e tij tė dashur. Pas vdekjes sė Pejgamberit, e cila ndodhi vetėm tre muaj, ose sipas disave, gjashtė muaj, para vdekjes sė Hazreti Fatimes, Hasani u vendos drejpėrsėdrejti nėn kujdesin e babait tė tij fisnik. Pas vdekjes sė babait tė tij, pėrmes Urdhrit Hyjnor dhe sipas dėshirės sė babait tė tij, Hasani u bė imam; ai po ashtu zuri funksionin e halifit pėr nja gjashtė muaj dhe gjatė asaj kohe ai administroi gjėrat e muslimanėve. Gjatė asaj kohe Muaviju, i cili ishte armik i hidhur i Aliut dhe i familjes sė tij dhe kishte luftuar me vite me ambicie pėr ta zėnė vendin e halifit, sė pari me pretekst tė hakmarrjes pėr vdekjen e halifit tė tretė dhe nė fund me njė pretendim tė hapėt pėr halifat, marshoi me ushtrinė e tij nė Irak, nė selinė e halifatit tė Imam Hasanit. Vazhdoi lufta gjatė sė cilės Muaviju gradualisht i rrėzoi gjeneralėt dhe komandantėt e armatės sė Imam Hasanit me shuma tė mėdha tė hollash dhe me premtime tė rrejshme, derisa ushtria u ngrit kundėr Imam Hasanit.52 Mė nė fund, Imami u detyrua tė lidhte paqe dhe t’ia jepte halifatin Muavijut, me kusht qė pėrsėri t’i kthehej Imam Hasanit pas vdekjes sė Muavijut, kurse familja e Imamit dhe ithtarėt e tij tė mbroheshin nė ēdo mėnyrė.
Nė kėtė mėnyrė Muaviju e zuri halifatin islamik dhe hyri nė Irak. Nė njė fjalim publik ai zyrėtarisht i shpalli tė pavlefshme tė gjitha kushtet e paqes dhe nė ēdo mėnyrė tė mundshme vendosi presionin mė tė ashpėr mbi anėtarėt e familjes sė Pejgamberit dhe mbi shiitėt. Gjatė gjithė dhjetė vjetėve tė imamllėkut tė tij, Imam Hasani jetonte nė kushte jashtėzakonisht tė vėshtira dhe nėn pėrndjekje, pa asnjė siguri madje as nė shtėpinė e tij. Nė vitin 50 tė hixhrit, atė e helmoi dhe e martirizoi njė i familjes sė tij, i cili, siē tregohet nga historianėt, ishte nxitur nga Muaviju.
Pėr nga pėrsosja njerėzore Imam Hasani tė pėrkujtonte babain e tij dhe ishte shembull i pėrsosur i gjyshit tė tij fisnik. Nė tė vėrtetė, derisa qe Pejgamberi gjallė, ai dhe i vėllai ishin gjithmonė nė shoqėri tė Pejgamberit, i cili ndonjėherė edhe do t’i mbante nė krah. Si burimet sunite ashtu edhe ato shiite kanė pėrcjellė kėtė thėnie tė Pejgamberit tė Shenjtė qė ka tė bėjė me Hasanin dhe Huseinin: “Kėta dy fėmijė tė mi janė imamė qoftė tė rrinė nė kėmbė ose ulur” (aluzioni me qoftė tė zėnė funksionin e jashtėm tė halifatit ose jo).56 Gjithashtu, ka shumė ngjarje tė Pejgamberit tė Shenjtė dhe tė Aliut qė kanė tė bėjnė me tė dhėnėn se Imam Hasani do tė merrte funksionin e imamllėkut pas babait tė tij fisnik.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 14-12-11 nė 16:41
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 6 (0 Anėtarėt dhe 6 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.