Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-07-09, 22:19   #1
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim 11 letra tė Dom Nikollė Gazullit pėr Norbert Joklin

Prof. As. Dr. Petrit Kotrri



Nė mars tė vitit 1994, me rastin e qėndrimit tim studimor nė Austri, munda tė hulumtoj trashėgiminė gjuhėsore tė Norbert Joklit nė repartin e dorėshkrimeve tė Bibliotekės Kombėtare tė Vjenės. Midis tė tjerash, u njoha edhe me letėrkėmbimin e albanologut tė shquar me indoeuropianistė, ballkanologė, albanologė dhe studiues shqiptarė. Nga letėrkėmbimi i Joklit me Gazullin arrita tė njihem me 12 letra, tė cilat i fotokopjova. 11 letra janė tė shkruara nga Gazulli (njėra prej tė cilave gjermanisht) dhe 1 letėr nga Jokli pėr Gazullin (me shkrim dore). Nė tė vėrtetė, dihet se letėrkėmbimi i tyre arrin nė 30 letra dėrguar njėri-tjetrit.

Letėrkėmbimi i Joklit me Gazullin ka qenė mjaft i pasur dhe paraqet rėndėsi tė veēantė pėr albanologjinė. Pėr kėtė letėrkėmbim, kam kumtuar nė qershor tė vitit 1995, nė Seminarin e Dytė Ndėrkombėtar "Shkodra nė Shekuj", kumtesė e cila u botua para pak kohėsh nė vėllimin II tė pėrmbledhjes sė seminarit tė lartpėrmendur, si botim i Muzeut Historik tė Shkodrės. Po ashtu, letėrkėmbimin e Joklit me Gazullin e kam trajtuar edhe nė kapitullin V tė disertacionit tim, me titull "Norbert Jokl und seine Studien zur albanischen Sprache" (Innsbruck, 1995), nė faqet 123-125. Nė fund tė punimit ė disertacionit kam bashkangjitur edhe letrat e lartpermendura, krahas tė tjerave dhe disa dokumente nga postulati i Joklit.

Letrat e Gazullit pėr Joklin, qė paraqiten sot pėr botim, i quaj tė rėndėsishme pėr historinė e albanologjisė, sepse ato na ndihmojnė jo vetėm pėr tė ndriēuar mė tej personalitetin e Joklit dhe Gazullit, por edhe sepse shėrbejnė si njė burim i vlefshėm informacioni pėr studiuesit, veēanėrisht pėr leksikologėt dhe etimologėt. Letrat dėshmojnė pėr lidhjet miqėsore dhe shkencore tė Joklit dhe Gazullit pėr punėn qė bėnin secili pėr hartimin e fjalorėve, Gazulli pėr Fjalorin e fjalėve tė rrala dhe Jokli pėr hartimin e njė fjalori etimologjik pėr shqipen. Gazulli i dėrgonte Joklit pėr konsultim listat e fjalėve tė mbledhura dhe ky i fundit i shqyrtonte dhe i dėrgonte mendimet e tij, por njėkohsisht i shfrytėzonte ato pėr hulumtimin e metejshėm nė studimet e tij pėr shqipen.

Nė letren e datės 21. VII. 1932, Gazulli i shkruante Joklit, midis tė tjerash, se "...kėtu pritet me padurim fjalori i Juej qi ka me kenė si gur themeli pėr nji giuhė t'arsueme". Se sa i kėnaqur ishte Gazulli pėr miqėsinė qė kishte me Joklin dhe sa besim kishte ai tek ky albanolog i shquar, duket edhe nga letra qė i dėrgonte mė 2.VII. 1934, ku i shkruante: "Si do qi ta bajė Perendija, jam faret i kėnaqun qi fjalėt e mbeledhuna ranė n'dorė tė nji auktoritetit botnuer sikuerse jeni Ju, i Pėrshndritshmi Z. Profesor. Tui Ju urue jetė e shėndet, tė bindun se nuk dijmė m'u ēmue sa meritoni, me shpresė tė plotė sa miqesija e jonė s ka m'u kputė me kaq por ka me vazhdue ndė kėtė jetė e nd'atė tjetrėn, pse tui kjenė Zot Dija vetė, ne qi kėrkojmė Dijen kjo natyrisht te Perendija do tė na ēojė".


Shkodėr, mė 17 dhjetor 1999.


1

Nikoll Gazulli, meshtar

Famullitar i Riollit

Te Nush Ēoba - Serreq (Adresa e letėrdėrguesit. shėn. i Phoenix)

ndė Shkodėr


Zotnij Profesor,


Letrėn t'Uej e mora me kohė, d.m.th. me 28-XI-; por mue letra me gjet tė smuetė, prandaj nuk muejta me u pėrgjegje pėrpara.

Asht vėshtirė me i mbėledhė mbė nji letėr sendet qi kishe me dashtė me Ju shkrue e me Ju pėvetė.

Gėzohem qi po e njofim njeni - tjetrin; por Ju e dini mirė se un me atė artikull mbi vepre tė Buzukut s'qita gjā nė dritė pse libri ishte kenė fotografue, jo me njoftė prej Kard. Ehrle, tash qeshi edhe vetė sa mirė u rrejt A.V. Prendushi e ma botoj atė shkrim tė vogėlth.

Zotnij Profesor, Ju keni arėsye pėr fjalėn: meteh: me e nxjerrė prej meteho; po Ju diftoj, se un nuk e kam ndie kėtu ndė Riolle kėtė fjalė veē ndė kėtė trajtė; metefe; prandaj s'jam i sigurtė se gjindet nji fjalė; meteh, ose metef; qe arėsyeja: mė 12, dhetuer 1928, kur ishe Famullitar ndė Jueshė afėr Shkodret, mue mu dogj qela me gjith ē pata ashtu u' shkrij edhe mundi i sa vjtevet; qė pata mbėledhė fjalė e edhe shum gojdhanė pėrmbi fise shqiptare tė verit.

Nji ftillk tehi: ich schneide: kam pėvete por nuk mund e ka gjetė deri mbe sod; me gjith kėta, nė mos u gjetėt mundet qi ka kenė, sikurse e mendoni pėr bukurij Z. e Juej; janė plot fjalė qi na kanė hupe qė pėr shembull: asht nji lagje afėr Kryeziut ndė Mirditė qi i thonė: Perrez; banorėt mė diftojshin se aj emen difton: Mėriz. Prap ndė Merditė asht nji e thanėme: hiqja bricėn asajė pune: qi don me thanė mos me ja mbajtė ma uzdajėn ndoj sendit; mirė po fjala: bricė: ē'don me thanė? Tuj pėvetė marr vesh se, motit, fjala: bricė: don me thanė si ajo germanishte: Flinte; gurshkrepės, gurgac, gurzjarm; nji dishmij se shum fjalė shqipe kanė hupė, do tė tjera janė ruejtė ndė do tė shprehuna e lypet imtij me ju kujtue.

Z. Profesor, mua pėr vedi mė mungon gatimi pėr kėto studime...

Mbasi m'u dogjenė shkrimet prap jam vue me mbėledhė fjalė tė rralla qi mė duket se nuk janė tė shkrueme ndokund; fjalori i Tasit asht shum i mirė, porse don pėrdorue "cum grano salis" pse, po xamė ndė fq.85 fjalėn: edafos: ndė vend se me e pėrkėthye me fjalėn: truell: gabimisht qet fjalėn: shuall; ndė fq.155, ven si fjalė shqipe: shor; qi dihet se s'asht tjetėr veē: signor, e, scior, i venedikasvet. I mungon infiniti i ftillqevet qi asht me randėsij, pse p.x.fq, 204, ftillku: ndrys: s'dihet a asht: me ndryse, me ndrytė?

Zotnij, me ndimė tė Zotit kam me Jau dėrgue fjalėt qi kam mbėledhė e qi janė tė rralla, vetun kėsi shtegut s'po mundem me Ju rreshtue gja mbassi po jam i pamuejshėm; vetuem U lutem edhe Jue me ma ba ndoj ndimė, sidomos me ndoj tė Pėrkohėshme qi merret me kėso sendesh e, me ndoj libėr ose fjaluer me illustracjone pse ka me mė vyejtė pėr me gjetė domethanien e fjalėsė ndė nji giuhė tjetėr; sidomos nd'emna barnash ose barishtash. Fjalėt qi kam nuk janė fort shum, por me gjith kėta s'dij a kanė me Ju vyejtė gja; me gjith kėta sa ma parė tė mundem kam me i rreshtue, si tė mundem, e me Jau dėrgue, tuj diftue vendin se ku i kam gjetė, pse me folė tė drejtėn un tjetėr dishmij ma tė fortė s'mundem me qitė; nė kjoftė se un e kam marrė vesht keq domethanien e njaj fjalės, njaj qi don mund ta gjejnė prap nd'atė vend ku e gjeta vetė, por me mė qortue mue.

Tuj Ju urue me gjith zemėr Kėrshndellat e bardha e nji motmot tė rij me jetė e me shėndet, jes;


Me nderime tė veēanta

i Z. sė Juej

N. Gazulli. M.

Fam.

Riollė, mė 14-XII-30.




2

Nikoll Gazulli, meshtar.

Famullitar i Riollit

Te Nush Ēoba - Serreq

Shkodėr


Z. Profesor,


Si mbas fjalės sė dhanėme po nisi me Ju dėrgue fjalėt e rralla qi keni dishėrue.

Kėsi shtegut po Ju dėrgoj gėrmat A - B, ; ma von kam me Ju nisė edhe tė tjerat; s'mund me Jau nisė tė gjitha pėr nji herė pse i kam tė shkapėrderdhuna ndėr letra; mandej Z. e juej tė keni mirėsin me mė diftue a jeni tė kėnaqun qi tė Jau nisi kėshtu a por lypeni ndryshej me Jua que; ka nji herė janė fjalė qi asht vėshtirė me ndeshe tė dyten herė mbe to; tuj kenė giuha nėn sundim tė popullit e jo ndė dorė tė dijshmėvet merret me mend qi populli e ndryshon jo nė katund por edhe prej nji nierit nė nji tjetėr.


Jes me shumė nderime

i Z. sė Juej N. Gazulli


Riollė mė 30-XII-30




__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.