Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-02-08, 00:00   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rikthimi i Bukoshit

E Shtune, 09 Shkurt 2008

Interviste eksluzive e ish kryeministrit ne mergim. LDK i humbi zgjedhjet. Por ai personalisht fitoi. Tashme deputet i nje partie qe ka bere aleance me Hashim Thacin, njeriu i shumeperfolur flet per Rugoven, Prishtinen, Tiranen. Por edhe per SHIK-un e Fatos Klosit dhe per nje atentat misterioz, nga i cili Bujar Bukoshin e shpetoi ish kryeministri Majko

Nga Bul Salihu, Prishtine

“Kryeministri” i pare i Kosoves, Bujar Bukoshi, eshte rikthyer triumfalisht ne politiken e larte te Kosoves. Nje nga fitimtaret e rralle te Lidhjes Demokratike te Kosoves, parti kjo qe humbi rende ne zgjedhjet e nentorit 2007 (humbi 2/3 e votuesve), Bukoshi ka arritur qe, nga fundi i listes zgjedhore, te renditet ne krye te saj fale votave te marra, duke lene pas keshtu shume ministra e figura te tjera me pushtet e fuqi politike brenda grupit. Ish kryeministri ne ekzil, asnjehere nuk kishte pasur nje marredhenie shembullore me LDK-ne, partia qe e ngriti mjekun urolog ne postin me te larte ekzekutiv te “Qeverise se Republikes se Kosoves”, qeveri kjo asnjehere e njohur nderkombetarisht, ndonese vepronte neper kryeqytetet e botes, duke mos mundur te punoje legalisht ne Kosove.

Rebeli i pare, sic u njoh Bukoshi, shume shpejt u gjend ne pozicione te kunderta me mentorin e tij, Ibrahim Rugoven, fillimisht per ceshtje fondesh. Marredheniet mes te dyve asnjehere nuk u ngrohen dhe kjo vazhdoi gjithe kohen e viteve 1990-1999 kur Bukoshi kishte marre nje pozicion me radikal ne raport me Rugoven pacifist - gjate eksodit te vitit 1999 dhe me pastaj, pas hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove. Ne vitin 2001, Bukoshi duke mos pare asnje mundesi per t’iu kthyer normalitetit ne marredheniet me LDK-ne, ndahet dhe krijon partine e tij, te quajtur Partia e Re e Kosoves. Kjo aventure i kushtoi atij margjinalizim te plote politik, fat i cili kishte gjetur te gjithe ikanaket e LDK-se, qe nuk duronin Rugoven dhe formonin parti te reja personale. Por, Rugova ishte gjalle dhe autoriteti i tij ishte i pakontestueshem. Bukoshi me partine e tij fitoi 3 mije vota, me pak se partia e turqve te Kosoves.

Ndonese jashte politikes ditore, Bukoshi vazhdonte te ishte nje figure e perfolur, misterioze dhe me nje pushtet te supozuar. Ai kishte mbikqyrur Fondin e Qeverise te Kosoves per disa vjet me radhe, fond ky i rende disa qindra milione marka gjermane, te mbledhura nga donacionet e kosovareve brenda dhe jashte Kosoves per te financuar kauzen e pavaresise. Nuk ka pasur asnjehere deshmi serioze per ndonje keqperdorim mjetesh dhe Bukoshi konsiderohet i paster, por zerat dyshues nuk jane fashitur asnjehere.

Dhe atehere kur po harrohej ngadale, LDK i ben nje ftese. Lideri karizmatik Rugova kishte dy vjet qe nuk jetonte me, dhe LDK, e dobesuar nga kjo vdekje, por edhe nga keqmenaxhimi i pushtetit dhe aferat e korrupsionit, kishte nevoje per njerez te rinj. Ndonese jo i ri, Bukoshi, i njohur si njeri i drejtperdrejte dhe i pakompromis, ishte nje nga keto “perforcime”. Perforcime qe megjithate nuk e ndihmuan LDK-ne te mbetej numri 1. Por, Bukoshi personalisht eshte fitues. Ai, me vota direkte te qytetareve eshte ngritur lart ne shkallen e lidereve legjitime te partise, neser mund te ngjitet edhe me lart. Aty ku sot eshte “armiku i tij me i madh” Hashim Thaci. Ne postin e vertete te kryeministrit.

Ne nje nga rrefimet e tij te rralla per shtypin, Bukoshi tregon me nje frazeologji direkte ne kete interviste ekskluzive per Klanin, mbi rigjetjen e dashurise se vjeter LDK, per Hashim Thacin… Por flet edhe per nje aspekt tjeter po aq interesant te jetes se tij. Implikimin e tij te supozuar ne trazirat e 1997-es, akuzat e Fatos Klosit, dhe per atentatin misterioz nga i cili e kishte shpetuar Pandeli Majko...

-Z. Bukoshi, keni qene kritik ndaj qeverive te pasluftes ne Kosove, por edhe ndaj procesit per percaktimin e statusit perfundimtar. Si e konsideroni tani kete proces, kur pavaresia eshte ne prag?

Kemi te bejme me nje situate te pritjes, me ndjenjen se gati gjithcka eshte perfunduar dhe tani vetem po pritet kurorezimi i gjithe asaj qe populli shqiptar i Kosoves eshte perpjekur ne dy dekadat e fundit. Kjo tani sikur po kurorezohet me pavaresine e Kosoves. Kjo eshte ajo qe tani mbizoteron te njerezit, por edhe ne politike po ashtu. Kam nje verejtje personale, sepse me duket sikur politika eshte relaksuar para kohe, eshte relaksuar teper; tani vetem pritje, eshte harruar se pikerisht tani duhet edhe nje sforcim me i madh, nje mobilizim maksimal qe edhe kjo faze finale te kaloje, perndryshe shume gjera mund te degjenerojne.

-A ka qene fushata zgjedhore 2007, penguese per kete mobilizim, apo ka nje lodhje te lidershipit kosovar?

Une nuk e konsideroj lodhje, sepse lidershipi i Kosoves nuk eshte lodhur asnjehere qe 20 vite, nuk eshte merzitur per t'u lodhur. Sipas mendimit tim, lidershipi i Kosoves mud te bente shume me shume, t’u prije gjerave shume me teper dhe shume me mire. Por tani mendoj se nuk eshte koha qe te behen kualifikime te tilla, por te jemi te vetedijshem se jemi ne nje faze delikate, te rendesishme dhe kapitale per ardhmerine e ketij vendi.

-Te qendrojme te zgjedhjet. Ju per here te pare jeni edhe deputet ne Kuvendin e Kosoves?

Per mua eshte edhe nje satisfaksion personal, por edhe nje pergjegjesi qe me pret mua dhe gjithe deputetet e tjere, dhe te shohim si do te zhvillohen gjerat.

-Si e vleresoni koalicionin PDK-LDK? A mendoni se kjo ka qene zgjidhja me e mire?

Ka qene, sic po thone ciniket, nje martese e detyruar, nje koalicion i madh, per te cilin eshte menduar se eshte i vetmi i cili ne kete faze mund te siguroje nje stabilitet dhe eshte menduar se LDK e ka vendin aty, aq me teper kur ne po presim pavaresimin e Kosoves, pra qe ne aktin e pavaresimit te Kosoves, LDK te jete ajo e cila ka dhene kontributin e saj kolosal. Sesi do te funksionoje ky koalicion, eshte heret te thuhet. Nuk eshte mire qe te startojme me paragjykime, por te mendojme pozitivisht se do te behet dicka e mire.

-Kabineti Thaci ka ardhur me vetebesim te madh. Do te jete edhe kjo nje qeveri e deshtimit, apo do ta coje Kosoven drejt zhvillimit ekonomik?

Po edhe per kete duhet te presim. Gjithmone thuhet se per secilin kabinet fillimisht duhet te pritet 100 dite. Ne tani duhet te presim 100 ditet konvencionale. Une do te deshiroja qe ai kabinet te kete nje format me te mire, por eshte ai qe eshte, dhe do t'i uroja ketij kabineti sukses ne pune. E pret nje pune e madhe, nje grumbull problemesh, punesh qe duhen perfunduar me seriozitet te madh. Mendoj se duhet te kalohen edhe disa dite te kesaj euforie (keni qene edhe ju deshmitar i saj), nje eufori e formimit te kabinetit dhe te z.Thaci qe u shkri nga qejfi qe u be kryeminister. Po flas nga perspektiva ime, sepse kam qene kryeminister nje kohe te gjate, e di sesa eshte kenaqesi te jesh ne krye te puneve dhe pergjegjesia eshte e shumefishte, presin pune te medha. Te presim kalimin e euforise ceremoniale. Pastaj duhet t'i pervjelin menget dhe te punojne.

-Ne LDK ka pasur pakenaqesi, pas zgjedhjes se pese ministrave te rinj dhe zevendeskryeministrit. Ju si e vleresoni kete perzgjedhje te ministrave nga LDK?

Ky ka qene vendimi i Kryesise se LDK, aty jane diskutuar gjate gjerat. Mbase eshte ardhur ne perfundim se kjo eshte zgjidhja me optimale. Gjithmone ka njerez qe deshirojne nje format edhe me te mire, por ne pjesen me te madhe keto emerime jane bere me motive politike, ju e dini, me nje meritokraci politike e jo kush eshte me i zoti. Ne qeverine qe kam drejtuar une, kam qene i vetmi nga LDK, te tjeret ose kane qene te partive tjera ose jopartiake. Kam dashur qe t'i kem njerezit me te mire, me te forte, me te perkushtuarit. Tani eshte nje situate tjeter, nje konstelacion tjeter, nje lufte politike, interesa politike partiake, partite jane tejet te interesuara qe te bejne emerime politike, motivet jane te njohura dhe kjo nuk eshte mire per vendin, per Kosoven.

-A mund te jeni me konkret, per cfare motivesh behet fjale?

Motive per te perfituar. Dihet. Pushteti per ta eshte lopa e cila mjelet me se miri, qe premton privilegje, kenaqesh me tendera, ke mundesi me vjedhe. Une dua qe kjo qeveri te mos vjedhe, perndryshe nese vjedh do t'i deshiroja te futeshin ne burg, nese fillojne me e abuzu pushtetin. Pres qe kjo qeveri te mendoje per kete vend, e jo per interesat e tyre sepse kjo do te ishte fatale per kete vend. Deshiroj qe ketu te instalohet shteti juridik, qe nese nje zyrtar do te abuzoje me postin, te arrestohet dhe kjo do te siguronte predispozitat elementare qe te funksionoje shteti. Pa u instaluar shteti juridik, nuk ka shans qe ky vend te qeveriset si duhet, por do ta kemi nje vend hajdutesh. Po shoh zotimet e z.Thaci, ai ka deklaruar se do ta luftoje korrupsionin, se do te ndermarre masa. Nuk duhet te paragjykojme, t'ia japim shansin edhe kesaj qeverie. Me heret u kemi dhene shansin edhe shume qeverive te tjera shume me pa lidhje, shume idiotike. Ta provojme edhe kete qeveri.

-Ju, a keni votuar per qeverine Thaci?

Po.

-Megjithate ky koalicion shihet i panatyrshem nga opozita, e cila permend armiqesite e medha qe kane ekzistuar pas luftes ne mes te ketyre dy partive…

Kur provohet te gjendet emeruesi i perbashket qe ne interes te vendit te arrihet dicka, atehere natyrisht qe animozitetet duhen lene anash, ose kundertheniet ose ato armiqesite e dikurshme. Shoqeria kosovare tani po shkon kah zbutja e gjakrave ne sensin qe njerezit tani jane me shume te interesuar qe te filloje ne kete vend dicka te ndertohet, te behet dicka, te hapen vendet e reja te punes, te punohet me mire sesa te vazhdohet me armiqesi te cilat nuk cojne askund.

-Ju personalisht nuk keni pasur raporte te mira me PDK. Kjo parti ju ka akuzuar se nuk e keni ndihmuar UCK dhe se keni pervetesuar fondin e 3%-shit. Ju sot jeni bashke ne qeverisje dhe keni votuar per Thacin kryeminister. Keni falur?

Nuk me ka “kersitur palla” qe kam qene i atakuar. Une atehere kam ditur cfare kam bere, kam qene i vetedijshem per pergjegjesite dhe jam munduar qe punen time ta bej me se miri, aq sa kam qene ne gjendje une te bej. Ne politike kemi edhe sulme qe kane motive te tjera, jo politike dhe jam munduar te qendroj mbi nivelin e ketyre martinave, primitivizmave ose injorances politike dhe injorances ne pergjithesi.

-Cilat jane raportet tuaj sot me Thacin, nuk jeni miq?

Kane qene kohera te veshtira, tani per mua kjo eshte nje liber, nje kapitull i mbyllur. Angazhimi im eshte tani se cka mund te bejme per kete vend. Me z.Thaci kemi tani raporte korrekte, mundohem te kultivoj raporte civilizuese, por politikisht nuk eshte e thene te pajtohem me te gjitha. Nuk do te isha Bujar Bukoshi po te mos isha ne gjendje te shpreh pikepamjet e mia, shume haptas, qarte, te flas me tekst te qarte, pa kurrfare figurash te paqarta. Mendoj se edhe publiku, edhe opinioni publik me njeh, i dine pikepamjet e mia. Nuk dua te flas per historine, per kontributin e te tjereve, te gjitha keto koha do t'i tregoje.

-Jeni kthyer ne shtepine e vjeter? Sa ishte e veshtire dalja dhe a ishte i lehte kthimi?

Kthimi ka qene shume i natyrshem. Ne ate moment kur u paraqit nevoja per koalicion, ju perkujtoj kur u vendos per ate pragun prej 5 per qind, partite e vogla kerkonin koalicione, por ishte edhe interesi i partive te medha qe te benin rilidhje. Ne ate kuptim une kam hasur ne interes reciprok te LDK, jam kthyer si ne shtepine time, jam kthyer si i barabarte ne mesin e te barabarteve. Kemi bere nje fushate te mire zgjedhore edhe pse me keqardhje LDK humbi. Nuk ka krisur kiameti.

-Pse dolet dhe pse u kthyet prape ne LDK?

Pas luftes, une dola pasi kisha pikepamje te tjera sesi LDK mund te jepte kontribut me te madh pas perfundimit te luftes, pas intervenimit te NATO-s dhe instalimit te UNMIK-ut. Erdha ne perfundim te provoj te bej nje kompeticion politik pas luftes, pas ishim ne rrethane krejt te tjera, Serbia nuk ishte ketu me, as Arkani (kryeparamilitari i Serbise) nuk ishte, d.m.th pra kur kisha mundesi te shpalos pikepamjet e mia. Ndersa u ktheva sepse ato arsye qe me paten shtyre te dal nga LDK, ne pjese te madhe u eliminuan, u krijuan te gjitha parakushtet qe te vazhdoj sepse LDK-ne e konsideroj si shtepine time. Eshte nje pjese e konsiderueshme e jetes qe kam lene ne LDK, jam bashkethemelues dhe LDK mbetet nje prej forcave me relevante politike ne Kosove.


..........



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 12-02-08 nė 00:07
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 12-02-08, 00:01   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

-Nuk keni pasur raporte aq te mira me Rugoven, qe eshte konsideruar edhe arsyeja kryesore e largimit tuaj nga LDK. Cila jane tani raportet me kreun e tanishem te LDK-se, me Presidentin Sejdiu?

Me Presidentin Rugova nuk kam pasur konflikte as politike e as personale, por kam pasur probleme me disa njerez afer Rugoves te cilet duke u thirrur nen Rugoven, praktikisht bene qe shume gjera ne LDK te degjeneronin. Tash ata emra nuk e meritojne as te permenden. Ato arsye qe me bene te dal nga LDK, jane eliminuar dhe per mua kjo eshte nje kapitull i mbyllur. Me personalitetet tjera, me z.Sejdiu, me z.Kryeziu, gjithmone kam pasur raporte te mira, nuk kam pasur me asnjerin prej tyre asnje problem.

-Zoti Bukoshi, ju si ish kryeminister i Kosoves ne ekzil, keni pasur kontakte te shpeshta me Tiranen zyrtare. Cilat jane sot raportet?

Edhe sot kam raporte te mira, kam kontakte te mira, kam raporte shumevjecare, kam miq qe kane qene ne skenen politike, disa jane akoma, disa nuk jane, keshtu qe per mua ka qene nje kohe gati dy dekada, gjate ciles periudhe une kam pasur kontakte me njerezit e politikes ne Shqiperi, me qarqet e tjera, kam miq, dashamire…

-Si shpjegohet qe gjithmone ne momente te rendesishme per PD dhe tani qeverisjen aktuale, aktiviteti juaj ka qene teme e dites?

E, aty nuk kam ndonje shpjegim shume gjenial. Me Partine Demokratike dhe LDK atehere ka pasur raporte te mira, te vecanta. Kemi pasur kontakte te mira me presidentin e atehershem te Shqiperise Sali Berisha, qe tani eshte kryeminister, kemi pasur gjithashtu kontakte te mira dhe kohera te mira. Kam pasur kontakte korrekte edhe me segmente te tjera, me perfaqesuesit e partive tjera politike, te Partise Socialiste, te asaj Republikane. Keshtu qe ne jeten politike te Shqiperise, une e kam ndier vetem shume komfortabel. Nuk ka pasur as paragjykime e as probleme.

-A keni pasur ndonje armiqesi konkrete politike, apo thjesht emri juaj lakohet per qellime te caktuara?

Po, eshte e vertete se emri im eshte lakuar per qellime te caktuara, nuk kane qene qellime te mira. Eshte nje faze e turpshme, nje njolle e turpshme e disa segmenteve te ish Sigurimit te Enver Hoxhes, te mbetjeve te mendesise enveriste dhe disa personave qe cuditerisht, pa kurrfare preteksti, ngrinin zerat si gjelat ne pleh dhe benin disa akuza nga me absurdet. Kjo eshte e tera. Nuk me ka bere pershtypje.

-Gjithmone ne Tirane flitet per Fondin e qeverise. Cili eshte fati i ketij fondi?

Fondi i qeverise dihet si ka qene. Une shume here e kam shpjeguar. Ne ate kohe kishte edhe paragjykim per ate fond, sepse u pat mbjellur nje frike se me keto para Bukoshi qe po don te rrotulloje boten, do ta beje nje grusht shteti ne Shqiperi, nje nga ato idiotesirat politike. Por nga kjo perspektive, tani mund vetem te tregojme barcoleta, pasi jane qesharake ato akuza. Ne ato kohe nuk ishin qesharake, ishin mjaft malinje por ato deshtuan me turp.

-Edhe ish shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, vazhdimisht leshon akuza kunder jush. Si e shpjegoni kete?

Nuk e di cka hamamin ka ai njeri, qe kohe pas kohe leshon disa akuza idiotike. Une s’kam bere asnjehere polemika me ate njeri. Thone se eshte i shkolluar, s’e di cka ka ai njeri. Sot e kesaj dite nuk kam shpjegim. Ai del me disa deklarata, intervista idiotike te cilat as per kafenete ne qoshet e Tiranes nuk jane te denja per nje njeri i cili po thone se ka pergatitje akademike dhe qe merret edhe me shkenca ekzakte. Ky eshte rasti i pare qe po flas per te, por e shihni me cfare percmimi po flas. Kurre nuk e kam hapur kete muhabet, pasi kam vleresuar se ai nuk eshte i denje qe te mirrem me te, por ja qe ju ma zbutet zemren dhe me detyruat qe te jap nje deklarate shume perbuzese per ato deklaratat te atij njeriu.

-Ne akuzen e fundit, ne nje interviste per “Gazeten shqiptare” ai thote se celulari juaj eshte pergjuar dhe flet per ndihmen qe ju i keni ofruar Sali Berishes me 400 deri 500 persona te armatosur per te rrezuar pushtetin me dhune?

A po e shihni se cfare marrinash jane keto? As ne tregimet e Mynhauzenit keto nuk mund te jene bindese, as per femijet e shkolles fillore. Me to vetem mund te qeshesh. Aq me teper tani, 10 viteve pas perfundimit te luftes. Nje tip i cili e paska udhehequr nje Sherbim Sekret per te cilin ekzistojne edhe disa norma, edhe po te kishte pasur dicka nga keto akuza, nuk do te dilte nje njeri i sherbimit sekret te dale e te lehe neper gazeta me keso brockullash. Kjo eshte rrugaceri.

-Pse nuk u pergjigjeni te gjitha akuzave ne menyre qe emri juaj te mos perdoret per politiken e dites?

Nuk dua ta denjoj ate tani me demantin (pergenjeshtrimin) tim. Do te ishte nder per ate qe te merrem me demantime. Le te mbetet, qe sipas tij, une paskam dashur te bej rrezimin e pushtetit. Qenka dashur qe Klosin ta fusin ne burg, meqe ka lejuar dike te ngrihet per te rrezuar ate pushtet. Ku eshte pergjegjesia e tij, pse nuk ka ndermarre masa per te parandaluar rrezimin e pushtetit?

-
Kur flitet per nje kosovar te forte dhe te rrezikshem, gjithmone permendet emri juaj. Pse?

Kjo mesele eshte diku tjeter. Me nje analize me serioze, kesaj mund t'i jipet nje pergjigje. Une e di, si themi ne, “sa eshte sahati” ne te gjitha keto lojera, por nuk dua te hyj ne keto, sepse kam pune me te mencura.

- A eshte e vertete se SHIK-u nje here ju ka shpetuar nga nje atentat i pergatitur? A mund ta dime nga kush ju ka shpetuar?

Nuk e di me cfare sigurie mund te flas une, sepse nuk eshte lehte qe te spekulohet, por e di qe ka qene nje variant per te cilin une kam degjuar. Ka qene i pergatitur nje atentat atje ne Tropoje kunder meje, per te cilin une po ashtu kam degjuar se kryeministri i atehershem Pandeli Majko, e ka evituar kete pune. Le te themi kesaj radhe se “nuk dihet”; por une e di, por nuk dua te flas. Ka qene serioze, por nuk dua me kete te bej famen time, nuk dua ta kapitalizoj kete teme.

-
A mund te quhet iluzion bashkimi i partive politike shqiptare kur eshte ne pyetje ceshtja kombetare?

Eshte iluzion, eshte romantizem. Eshte shume romantike.

Revista Klan
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-02-08, 23:01   #3
gjini
 
Avatari i gjini
 
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
gjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

Arbi. te pershendes ty dhe te uroj nje mbramje se tani kur po te shkruaj eshte mbramje por na e ke qite nje siq thon turqit nje PIS MILET qe te na e kujtoshe kohen dhe mllefin e qindra e mijra atdhetarve qe ky matrapaz i mashtroj dhe i plaqkiti ne emer te kosoves.
Per kete pis-milet kisha romane me shkrue se shum di per kete pis mashkull dhe milet e ndyet qe nuk e meriton ate post ku e ka fituar prap me parat e gurbetqarve.
Ky ne prag te zgjedhjeve i terhoq EUROT qe e shiti Dardania Banken dhe me to pagoj keta LDK-KUcat per tja lan nje vend diku ne parlament se ka pas mete shum keq me nje autobus gjind.
Pra turp per ate parlamendt qe nuk i duhen kesi njerz si ky pismilet dhe te dal e te jep keso deklaratave para megjlisit.
Nese ka drejtesi ky hajvan ne form insani duhet te pergjigjet per krimin ma te madhe qe e ka ba nje shqiptare ne histori.
gjini Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-02-08, 23:01   #4
gjini
 
Avatari i gjini
 
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
gjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

I lutem moderatorit qe mos ta fshije kete shkrim se mund ta dokumentoj po deshet
gjini Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-02-08, 23:20   #5
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

Gjini nėse Moderatoret fshijn kėtė shkrim dhe tė tilla shkrime, atėher ēka u mur gjo vesh ?

Pėrkundrazi, ėshtė shans e maddhe e opozitės tė kėrkoj llogari nga kualicionarėt, Mėnjehr pasi tė jetė shpallur( e njohur) shteti!
__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-02-08, 23:22   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

Eh, more Gjin. Tash te gjithe po dijne te arsyetohen. Dikush qe nuk din shume per Bukoshin, po te lexoj kete intereviste te tij, do te shihte nje figure krejt tjeter nga ajo qe e njohim. Fatbardhesisht, njeriu nuk njiihet vetem me ate qe lexojme nga ai, ne nje interviste te tij. Nga pas e ndjek Historia, per te mire ose per te keq...
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-02-08, 21:13   #7
gjini
 
Avatari i gjini
 
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
gjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Eh, more Gjin. Tash te gjithe po dijne te arsyetohen. Dikush qe nuk din shume per Bukoshin, po te lexoj kete intereviste te tij, do te shihte nje figure krejt tjeter nga ajo qe e njohim. Fatbardhesisht, njeriu nuk njiihet vetem me ate qe lexojme nga ai, ne nje interviste te tij. Nga pas e ndjek Historia, per te mire ose per te keq...
Arbi,
Une e njof shum mire ate teveqel dhe ate kriminel qe eshte fajtore per shum krime si ekonomike ashtu edhe per krime tjera qe kan te bajne me nje seri vrasjeve qe ai mendo se do dal i paster.
Jon dhan shuma te medha me premtim qe do te kthehen ato nje dite kur te vije pamvarsia. sot kur nje numer i madh nenshkrimesh jon tubuar me ato fare qeqeve te famshme me nga 1000 e nga 500 Marka vlere qe kan pas me u kthye prap kur kosova te jete jo ma nen serbi.
Keto para aj i beri rrush e kumbulla dhe afer 2 miljon marka qe ishin dhan per drenicen ai ju ndertoj njerzve nga te cilet kishte frige ju ndertoj villa dhe shtepija 6 katshe neper drenice e gjetiu.
Ato, ishin vetem nje shum simbolike por ka edhe shum te tjera gjera qe ky pismilet i ka dhan biznismenit te deshtuar nga Ulmi qe per hire te gjerave personale spo ja permendi emrin
Ky ne fillim paguajke para ne llogari te ketij biznismeni neper bankat e Qekise dhe ne bankat gjermane.
ne ate kohe kur kosova vuante per buke e gojes e mesuesit punonin pa pages per mos me ra nen ndikimin e shkijeve ai e mbante ne kemb kete biznismen dhe vetem koleget e tij te profesionit mjeket.
Ky punen ma te felliqt dhe krimin ma te madhe e beri me mergaten qe e ka qua ne nje pesimizem te thelle dhe nje demoralizim te pa pare.

Sikur ne ate kohe ky kali te ishte marr vesh me dike do kishim sot nje diaspor te shendoshe dhe shum aktive.
Sot ne diaspor nuk mundesh as 100 bashkeatdhetare me i tubue as edhe per nje kremt siq ishte ajo e flamurit.
Pra keto jon pasojat e atij dhe atij fondit te vendlindjes qe jon jo veq keqperdor por jon plaqkite nga kreret e UQK dhe tani kreret e partive.

Ju lodha por nuk mund e duroj kete fare insani se me te vertet ka vjedhe fukarane dhe ja ka hek kafshaten nga goja.

kjo me detyron qe kete idiot ta paraqes ashtu siq eshte
gjini Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-02-08, 21:34   #8
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga gjini
Arbi,
Une e njof shum mire ate teveqel dhe ate kriminel qe eshte fajtore per shum krime si ekonomike ashtu edhe per krime tjera qe kan te bajne me nje seri vrasjeve qe ai mendo se do dal i paster.
Jon dhan shuma te medha me premtim qe do te kthehen ato nje dite kur te vije pamvarsia. sot kur nje numer i madh nenshkrimesh jon tubuar me ato fare qeqeve te famshme me nga 1000 e nga 500 Marka vlere qe kan pas me u kthye prap kur kosova te jete jo ma nen serbi.
Keto para aj i beri rrush e kumbulla dhe afer 2 miljon marka qe ishin dhan per drenicen ai ju ndertoj njerzve nga te cilet kishte frige ju ndertoj villa dhe shtepija 6 katshe neper drenice e gjetiu.
Ato, ishin vetem nje shum simbolike por ka edhe shum te tjera gjera qe ky pismilet i ka dhan biznismenit te deshtuar nga Ulmi qe per hire te gjerave personale spo ja permendi emrin
Ky ne fillim paguajke para ne llogari te ketij biznismeni neper bankat e Qekise dhe ne bankat gjermane.
ne ate kohe kur kosova vuante per buke e gojes e mesuesit punonin pa pages per mos me ra nen ndikimin e shkijeve ai e mbante ne kemb kete biznismen dhe vetem koleget e tij te profesionit mjeket.
Ky punen ma te felliqt dhe krimin ma te madhe e beri me mergaten qe e ka qua ne nje pesimizem te thelle dhe nje demoralizim te pa pare.

Sikur ne ate kohe ky kali te ishte marr vesh me dike do kishim sot nje diaspor te shendoshe dhe shum aktive.
Sot ne diaspor nuk mundesh as 100 bashkeatdhetare me i tubue as edhe per nje kremt siq ishte ajo e flamurit.
Pra keto jon pasojat e atij dhe atij fondit te vendlindjes qe jon jo veq keqperdor por jon plaqkite nga kreret e UQK dhe tani kreret e partive.

Ju lodha por nuk mund e duroj kete fare insani se me te vertet ka vjedhe fukarane dhe ja ka hek kafshaten nga goja.

kjo me detyron qe kete idiot ta paraqes ashtu siq eshte



po edhe shum ja kan marr paret ne emer te luftes MUHARREM MUSTAFA e kurr si permenen SAMI LUSHTAKU gjithasht ne emer te luftes , po pastaj ja kerkonin te gjitha qeveria teknike qe ishte pas lufta

ma von kan hesht me siguri jan marr vesh me i nda paret edhe te 3% po edhe te fondit vendlindja thrret



Bujar bukoshi din ma shum per vrasjen e AHMET KRASNIQIT se ajo intervista e tij nė zeri nuk esht intervist e mjaftushme duke llogarit se nji kryeminister siq ishte bukoshi ka ma shum per te than
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-08, 13:44   #9
gjini
 
Avatari i gjini
 
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
gjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
po edhe shum ja kan marr paret ne emer te luftes MUHARREM MUSTAFA e kurr si permenen SAMI LUSHTAKU gjithasht ne emer te luftes , po pastaj ja kerkonin te gjitha qeveria teknike qe ishte pas lufta

ma von kan hesht me siguri jan marr vesh me i nda paret edhe te 3% po edhe te fondit vendlindja thrret



Bujar bukoshi din ma shum per vrasjen e AHMET KRASNIQIT se ajo intervista e tij nė zeri nuk esht intervist e mjaftushme duke llogarit se nji kryeminister siq ishte bukoshi ka ma shum per te than

Mire more Guri kjo eshte nje matematike e thjesh e ketij matrapazi.
Ai nje kohe te gjat pat deklarue se e din kush e ka vra Kol. Krasniqin dhe hesht prap nuk po e tregon se e din se ne fund del si urdherhdenes ky vete per ti mbuluat krimet e tij.
Pra, nese eshte ky qaj qi pallke si gjoja neper bote se une keshtu e ashtu une i kom20. mije ushtare e asnje se qiti ne lufte athere ku eshte pergjegjesia e tij,
Une nuk mundem me e marr si normale kur ka dhe shum si ky ne parlamentin e kosoves i kan duar te kuqe deri ne krahrore e ne popull paraqiten si engjuj te bute.
Si bujari ka mjerisht shum por ky eshte Kupolla e te gjithve.
Fondin vendlindja u kall dhe po therret qini sa ma shum pare ne def se maruen disa spo kan ka me ju dhan parave qe i kan vjedh.
Ne kete ane ka shum te till por jo me shuma qe ka pas bukoshi , pra keta , nami munden ti ken marr deri kah 5 deri 10.miljon marka te athershme per koke.

Ketu e kom ba pakez si me cinizem por ashtu ka qene e mjerishte po vazhdon ende deri me tash nga LDK-ucet e vonshem.
gjini Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-08, 18:40   #10
Jim Belushi
 
Anėtarėsuar: 02-01-08
Postime: 17
Jim Belushi i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

ti o gjin flet per Bukoshin sikur te kishe qen truproje e ti qe nuk eke len vetem per 20 vite keshtu flet pa fakte veq ja fut kto qe i thua ti jan prralla apo te thena armiqsore per mbi 70% te popullit DARDAN.pa fakte sben kerkend ta akuzosh.
esht fakt qe ka pas konflikte BUKOSHI e disa udhheqes te athershem te LDK.
Por RUGOVEN kurr se ka fyer dhe nuk ka pas probleme mete si ne menyr private si ne menyr politike.dhe RUGOVES as nuk ka desht ti shpall LUFT QYTETARE eas nuk ka shkelur e djegur mbi FLAMURIN DARDAN.(kete edi fort mir kush ka dasht ta bej)
e saper 3%parat jan paguar ne bank dhe ka fakte ku kan shkuar dhe ka pas edhe kontroll te shteteve europine ne to kjo dote thot qe edh po te kish dasht ZOTRI BUKOSHI nuk ka qen let ti keqperdoroj ato.une kam qen poashtu siti pagues i rregullt 3%mejan larguar automatikisht prej rroges (prej gjermanie)esa i perket VENDLINDJATHERRET keta kan mbledhur te HOLLA SHtepi per SHtepi ,BANES per BANES.edhe ishin shum njerz te pa SHKOLL dhe shum primitiva.edhe per keta kam dhen te holla un me vllaun dhe me 3 djem te migjes 7 mij marka kemi dhen eka shum dhe njoh shum qe kan dhan e shuma isht e shum me emadhe se ejona.
prej lajmeve te radios e tv njerzit kan dhen njeqind mij e deri ne milion pro person apo familje ne ter boten .kjo nuk ishte aksion per 3% po ishte aksion direkt per armatim per luft kunder shkaut per at ishin edhe shumat e mdhaja dhe njerzit dheshin parat efundit qe i posedojshin.
ekur ti krahasojsh 3% BUKOSHIT me ate te VENDLINDJA THERRET do te ishte nje shum shum me e vogel se 3% i BUKOSHIT:
mbas luftes ne shtepi apo banes te vllaut apo te aferm te ZOTRIS KRYEMINSTRI te tashem UNMIKU KISHTE KAPUR ME AFER 3 milion marka po me inervenimin e THAQIT ai u lirua VLLAU iti ME DUKET,nuk me kujtohet saktesisht dhe PARAT ju KTHYEN.eketu bash me kish interesu ku imorri ata milion ndoshta eka shit TOKEN ne DRENIC e IBERI ata MILIONA:
BUKOSHI KURR DERI TASH NUK KA MUJTUR TE GJEJ FAKTE QE TE HOLLAT IKA KEQPERDOR:
Bile bile mbas luftes vet kisht deklaruar se jam i gatshem gjdo fenig te deklaroj se ku kan shkuar se nat koh kogjo shum pluhen uque per kinse keqperdorime te hollash.ety gjini ky pluhur ende stukajek pej syve si me duket.une do te kisha shum per te shkruar po ela niher meqaq.
te pershendes GJINI dhe nuk kam deshir te perlahem me ty nuk kam interes edhe ti besoj qe nuk ke.te ja lem HISTORIES SE KA MJAFT njerz e nuk JAN te PAKET qe din te gjitha gjerat qe kan ndodh si para luftes si gjat luftes esi mbas luftes.
Jim Belushi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-02-08, 12:11   #11
Jim Belushi
 
Anėtarėsuar: 02-01-08
Postime: 17
Jim Belushi i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

vetem dy permisime kam ber gabim ne shkrim ne kuptim te fjales.
1)shuma e tehollave 3% ishte shum me e vogel se Te HOLLAT VENDLINDJA THERRET(dmth te hollat qe njerzit i mbledhshin ne emer te VENDLINDJA THERRET ishin shum shum te mdhaja ne krahasim te 3 %)
2)BUJAR BUKOSHIT deri tash nuk ka mujt askush te gjej fakte qe te hollat ika keqperdor.
Kurse ai mbas luftes vet kishte deklaruer se jam igatshem te deklaroj per gjdo mark ku kan shkue.se ishte qu pluhur imadh per keqperdorime te hollav (qe disa njerz deshirojshin konflikt me BUKOSHIN )
Jim Belushi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-02-08, 00:19   #12
gjini
 
Avatari i gjini
 
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
gjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

Sa per Bujar bukoshin , me vjen shum keq qe ky popull se ka merituar nje njeri te till dhe tash duhet edhe ta shef ne tv se si perdridhet si kurvat kur dojne me u shite ne pazar.
Nuk kam qene truproje por kam pas fatin e keq te punoj shum me te dhe e di ne fillim si ka shkue e kom percjell se deri ne nje kohe ska mujt me dal as ne bahnhof pa u konsutue me ne disave por kur e muar veten dhe beri nje klike me disa ministra te pa portofol dhe lujti me ta siq deshi e nga kontoli i Fondit i largoj njerzit ma te devotshem qe kan deshmue edhe gjat luftes se kush kan qene .
Ky kali i gabelit jo qe nuk i ka ndihmue por eshte dasht ne disa raste me e lute per parat qe i kemi dhan ne me i derguen ne front.
Ky ka bere krimin qe kurr nuk do i falet dhe te betoh“m se ka njerz qe do ja tregojne krejt.
Pyete Bujarin perse ta kan fut gryken e alltise ne goje ne ulm ne nje raste dhe kush ishte shpetimi i tij dhe si e shperbleu ai ate qe ja shpetoj jeten?????
nesee mbron pyete dhe ai te tregon e pastaj flasim . ok naten e mire e perhajr dita e lirise edhe ty por mjerishte aty do jan edhe ata qe nuk meirtojne as te shofin ne tv kete senace.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 16-02-08 nė 01:27
gjini Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-02-08, 00:57   #13
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

.....per NOFKEN E RE,
J.BELUSHI (....nuk dua te aludoj,se pse kjo nofke e re,vjen pikerishte ne kete teme...)kam nje PYETJE:

- A nuk ishte " ATENTATI" me i madh kunder I.RUGOVES dhe i ceshtjes kombetare ne pergjithesi ,potezi i Bukoshit, kur ne momentet me te medha historike i bllokoj conton -mjetet qe ishin mbledh nga populli.Pasi apriori dihet se Bukoshi ka qene njeriu me KOMPETENCE JURIDIKE ,de FAKTO vetem nenshkrimi i TIJ ka vlejte ne banke....

dhe , si lulzoi BE_NAF ???

------------------------------------------------------------------

legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-02-08, 09:09   #14
Gjumashja
 
Avatari i Gjumashja
 
Anėtarėsuar: 15-10-04
Vendndodhja: n'krevet
Postime: 24,044
Gjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

eshte rikthy te vjedh prap... ama Thaqi nuk do ta lejoje... !!!
__________________
the rest is silence
Gjumashja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-02-08, 12:09   #15
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Rikthimi i Bukoshit

[quote=Gjumashja]eshte rikthy te vjedh prap... ama Thaqi nuk do ta lejoje... !!![/quote]


gjumashe a ka mundsi bile deri tė hanen mos me provokue pijna kafe ma mir

e mos tė japim vlersime per politikant


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.