Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-04-06, 16:51   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjigandet boterore ia mėsyjnė KEK-ut

Shpallja e tenderit pėr ndėrtimin e termocentralit tė ri pritet tė bėhet nė shtator tė kėtij viti. TC i ri do tė ketė kapacitet deri nė 2100 megavat dhe do tė kushtojė 2.5 miliardė euro. Pėr tė investuar nė energjetikė janė tė interesuar gjigandė botėrorė si General Electric, Siemens, CEZ, Alatom e shumė kompani tjera.


Kushtrim Ahmeti

Ministria e Energjetikės dhe Minierave mund tė ketė shumė punė pas zgjidhjes se statusit tė Kosovės. Nė strategjinė afatmesme energjetike parashihet ndėrtimi i tė paktėn njė termocentrali prej 1800-2100 megavatesh dhe i njė mihjeje tė re, ēmimi i tė cilave e tejkalon shumėn investuese prej mė tepėr se 2.5 miliardė eurosh.
"Sipas studimeve dhe politikave tė ministrisė, parashihet qė TC i ri tė ketė kapacitetin 1800-2100 megavat. Ky projekt do tė arrinte shumėn deri nė 2,5 miliardė euro. Sidoqoftė, investitorėt potencialė janė tė informuar pėr kapacitetet e pritura tė kėtij TC tė ri, andaj edhe projektet e tyre duhet tė jenė nė pėrputhje me kėrkesėn, tha Ilir Rama, koordinator i donatorėve dhe investitorėve tė jashtėm nė MEM.
Sipas burimeve tė Express, shpallja e tenderit pėr termocentral tė ri pritet tė bėhet nė shtator tė kėtij viti dhe pėrfundimisht nė energjetikė do tė futet kapitali privat.
Ndėrtimi i kėtij TC duket se nuk do tė jetė ndonjė problematikė aq e madhe. Kjo mund tė bėhet realitet shumė lehtė. Sipas Ramės, qė nga themelimi i ministrisė janė takuar me rreth 30 kompani tė ndryshme. "Nga kompanitė me tė cilat jemi takuar, si mė tė rėndėsishmet mund tė pėrmendim General Electric, Siemens, Cez, Ēalik, Enerji, Aes, Areva, Alstom etj," tha Rama pėr Express.
MEM ka pėrpiluar politikat rreth ndėrtimit tė Termocentralit (TC) C tė ri dhe rehabilitimit tė TC A si dhe hapjes sė minierės sė Sibovcit, dhe kėrkohet qė investitori t'u pėrshtatet politikave tė MEM-it pėr TC tė ri.
Sipas Ramės, njė nga kriteret qė duhet tė pėrmbush investitori potencial ėshtė qė pakoja e TC tė ri tė pėrfshijė edhe rehabilitimin e Termocentralit ekzistues Kosova A dhe hapjen e minierės sė linjitit tė Sibovcit.
Por, ndėrtimi i kapaciteteve tė reja nuk do tė thotė edhe zhdukje e reduktimeve tė rrymės nė aspektin afatshkurtėr. Pėr ndėrtimin e TC tė ri do tė duhen 5-6 vite tė plota.
"Politikat e ndėrtimit varen nga kriteret qė i vendos MEM. Pas zgjedhjes sė investitorit, ndėrtimi i TC tė ri parashihet tė zgjasė deri nė 6 vite. Synimi ėshtė qė njėsitė e TC tė ri tė fillojnė me aktivitetet komerciale qė nga viti 2012-2013. Gjithashtu edhe investitorėt e zgjedhur do tė kryejnė studime tė veta rreth ndėrtimit nė tė cilat pėrcaktohen afatet," tha Rama.
KEK gjatė kėtij viti ka filluar tė ketė edhe mungesė tė furnizimit me thėngjill. Deri nė vitin 2009 parashihet qė tė ndėrtohet edhe mihja e re, e cila do tė mbėshtesė kapacitetet ekzistuese. Ndėrtimi i kėsaj mihjeje parashihet tė kushtojė mbi 800 milionė euro. KEK tashmė ka filluar t'i blejė tokat e sibovcasve.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-07-06, 17:44   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kosova ka shėnuar njė gol nė Kupėn Botėrore tė Energjisė

Kosova ka shėnuar njė gol nė Kupėn Botėrore tė Energjisė

Opinion nga Dr. Ken Yamashita, drejtor i Misionit tė USAID-it nė Kosovė

Kohėve tė fundit Ministria e Energjisė dhe Minierave (MEM), sė bashku me UNMIK-un, arritėn njė marrėveshje me Bankėn Botėrore mbi politikat pėr tė tėrhequr kapitalin e jashtėm privat nė sektorin e energjisė nė Kosovė. Kjo ėshtė formalizuar me nėnshkrimin e “Letrės pėr Politikėn Zhvillimore” nga ana e PSSP-sė dhe kryeministrit, tė cilėn ky i fundit ia dorėzoi kryetarit tė Bankės Botėrore z. Wolfowitz gjatė udhėtimit tė fundit tė kryeministrit nė ShBA.

Koha e arritjes sė kėtij koncensusi nuk ka mundur tė jetė mė e pėrshtatshme, duke marrė parasysh interesin qė ėshtė shprehur nga njė numėr investitorėsh privatė tė interesuar pėr tė ndihmuar nė nevojat afatshkurta dhe afatmesme tė Kosovės pėr energji.

Kjo marrėveshje paraqet njė zhvillim tė rėndėsishėm pėr resurset minerale tė Kosovės dhe kapacitetet gjeneruese tė energjisė dhe tregon kah njė e ardhme pėrplot mundėsi pėr rritje ekonomike.

Po si u arrit e tėrė kjo? Sė pari, u deshėn vite tė tėra tė hulumtimeve dhe studimeve, shumė nga to tė mbėshtetura nga USAID-i, pėr tė prodhuar dokumentacionin e nevojshėm pėr tė mundėsuar formulimin e njė politike tė punės. Ky hulumtim ka siguruar se janė shikuar alternativat e ndryshme dhe se ėshtė promovuar produktiviteti i energjisė dhe konkurrenca. E dyta, njė numėr ekspertėsh - pėr xehe, miniera, gjenerim tė energjisė, distribuim dhe furnizim, dhe transmision - nga organizata dhe grupe tė ndryshme po ashtu janė konsultuar gjatė njė periudhe disavjeēare. Pėrvoja e tyre shumėvjeēare ka kontribuar shumė nė qasjen e dhėnė nė dokumentin e politikės sė MEM-it pėr tėrheqjen e kapitalit tė jashtėm privat nė sektorin e energjisė.

E treta, donatorėt, pėrfshirė USAID-in, AER-in, KfW dhe Bankėn Botėrore, nė mes tjerash, kanė qenė tė pėrfshirė nė mbėshtetjen dhe pėrmirėsimin e kornizės legjislative dhe operimeve nė sektorin e energjisė, pėrfshirė pėrmirėsimin e faturimit dhe arkėtimit.

Gjatė viteve nė vijim do tė formohet njė Konsorcium i investitorėve pėr tė realizuar tė gjithė komponentėt e projektit pėr energjinė — ndėrtimi i njė termocentrali tė ri, rehabilitimi i pesė njėsive tė termocentralit Kosova A dhe hapjes sė njė miniere tė re nė fushėn e Sibocit. Pritet qė kėta investitorė nė pėrgjithėsi tė angazhojnė mbi 2.5 miliardė dollarė, qė ky projekt tė bėhet realitet.

Ky ėshtė vetėm fillimi pėr Kosovėn, por nėse Ministria e Energjisė dhe Minierave, si dhe partnerėt e saj mund tė mbajnė kėtė forcė, qė ėshtė kruciale pėr kėtė projekt, do tė ketė shumė qė do tė pėrfitojnė nė tė ardhmen. Do tė krijohen vende tė reja tė punės pėr qytetarėt e Kosovės, buxheti do tė pėrfitojė nga tatimet e reja, ndėrsa Evropa Juglindore do tė pėrfitojė energji nėpėrmes eksportit nga ky termocentral i ri.

Zhvillimet e fundit nė Kosovė nuk po kalojnė tė pavėrejtura nga vendet fqinje dhe nga Evropa Perėndimore, apo edhe nė Amerikė e tutje. Kosova ka shėnuar njė gol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e ardhshėm tė sektorit tė saj tė energjisė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-08-06, 18:45   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Miniera e parave
Sahadete ZOGAJ




PRISHTINĖ 29 GUSHT - Sipas tė dhėnave nga njė studim i kryer nga Agjencia Evropiane, nga projekti “Ndėrtimi i minierės sė re tė linjitit dhe kapacitetit tė gjenerimit dhe bartjes sė energjisė elektrike tė lidhur me tė, si dhe rehabilitimin e gjeneruesve ekzistues”, Kosova pėrfiton rreth 2.7 miliardė euro, 1500 vende tė punės, qarkullim vjetor prej 650 milionė eurove dhe pėrafėrsisht 150 milionė euro tė hyra vjetore nė Buxhetin e konsoliduar tė Kosovės. Kėshtu u tha, gjatė prezantimit tė kėtij projekti nga Ministria e Energjisė dhe e Minierave (MEM), para punėtorėve tė KEK-ut ku prezentė ishin edhe pėrfaqėsues nga USAID, Banka Botėrore, AER dhe KFW.
“Sot ėshtė fillimi i njė epoke tė re pėr Kosovėn, ėshtė fillimi i njė dite tė rėndėsishme, tė njė pasurie qė del nga kombinimi i pėrvojės, historikut dhe zėrit tonė nė ndėrtimin e njė tė ardhme me tė mirė pėr Kosovėn dhe qytetarėt saj”, pohoi ministri i MEM, Ethem Ēeku pėr tė shtuar se MEM-i, nė pajtim me politikat e saj, tė Qeverisė dhe tė Kuvendit nė emėr tė komunitetit drejtues tė projektit, ka publikuar njė shprehje tė interesimit ku pėrmblidhet projekti pėr zhvillimin e sektorit tė energjisė.
Ēeku tha se nė kėtė projekt janė tė pėrfshira tri komponentė, ndėrtimi i termocentralit tė ri “Kosova C” dhe kapacitete tė instaluara 1500- 2100 MW, ndėrsa pėr fazėn e parė 900-1000 MW, qė pritet tė fillojė nė vitin 2008 dhe tė pėrfundojė nė vitin 2012.
“Zhvillimi i minierės sė re tė thėngjillit nė fushėn e Sibovcit do tė pėrdoret pėr furnizimin e termocentralit elektrik nė vend dhe rehabilitimi i njėsive tė vjetra tė “Kosovės A” me kapacitete prej 800 MW”, tha Ēeku.
Ai mė tej tha se shprehja e interesit trason rrugėn pėr kapitalin shumė tė nevojshėm pėr tė zhvilluar sektorin e energjisė dhe minierave tė Kosovės, pėrmes njė procesi ofertues tė hapur dhe transparent, i cili lejon investitorėt, tė cilėt tashmė kanė shprehur interesimin e tyre pėr zhvillimin e minierave tė linjitit dhe gjenerimin e energjisė tė Kosovės, qė tė aplikojnė zyrtarisht.
“Kosova si gjenerues i fuqishėm ka potencial qė tė zhvillojė lidhje tregtare nė mes tė Kosovės dhe Evropės Juglindore. Kontribuon nė sigurimin e rajonit, ofron njė burim tė qėndrueshėm afatgjatė tė tė hyrave pėr tė paguar programe zhvillimore dhe shėrbime shumė tė nevojshme pėr popullatėn e Kosovės”, tha ai, duke shtuar se ky projekt, sipas ekspertėve, mund tė shndėrrojė Kosovėn nė njė rajon tė fuqishėm, tė stabilitetit politik dhe ekonomik, qė do tė ndikojė edhe nė Evropėn Juglindore.
Ndėrsa, Pranvera Dobruna, zv/drejtoreshė nė KEK, tha se duhet ta njohė strategjinė e MEM-it, e cila e sheh zhvillimin e sektorit tė energjisė nė njė periudhe afatgjatė, afatmesme dhe afatshkurtėr.
“KEK-u, nė kuadėr tė saj, ka paraparė nevojėn e investimeve. Prandaj, strategjia e pėrfunduar, e aprovuar nga Parlamenti, ka paraparė nevojėn e investimeve private nė sektorin e energjisė”, tha Dobruna. Sipas saj, KEK-ut i nevojitet energji edhe nga “Kosova C”, nė mėnyrė qė t’i pėrbushė obligimet pėr furnizimin publik tė konsumatorėve, dhe se KEK-ut i nevojiten investimet e reja nė infrastrukturė pėr t’u shndėrruar nė njė kompani tė vetė qėndrueshme.
Kanton Shankar, pėrfaqėsues i Bankės Botėrore, tha se strategjia e pėrgjithshme ėshtė nė pėrputhje me strategjinė e participimit nė sektorin privat tė energjisė qė ėshtė nė rritje.
Ndėrsa, Thierry Bernard Guele, pėrfaqėsues i AER, tha se pėrparėsitė e Kosovės janė asetet, pasuritė e saj tė vlefshme. “Qė nga viti 1999 kemi hasur nė vėshtirėsi, si rrėshqitja e tokės nė minierat e thėngjillit etj. Por, pėrkundėr vėshtirėsive, kemi bėrė fondet qė janė nė dispozicion. KEK-u duhet tė punojė mė shumė nė furnizimin e energjisė si dhe ka nevojė tė zhvillojė informatat mbi konsumatorėt”, tha Guele.
Sipas kėtij projekti, linjiti ka rėndėsi tė veēantė pėr prodhimin e energjisė, pasi qė 97 % tė energjisė nė Kosovė prodhohet nga linjiti.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-06, 19:50   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim

fjala e juaj ne vesh te zotit po tutna se krejt paret qka i ka banka nderkombtare ata bosat e kekut i gelltitin nuk ju dalin po rrnofshin gjeneratoret
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-06, 19:41   #5
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rusėt tė interesuar pėr Kosovėn C


Miliarderi rus Oleg Deripaska, me anė tė firmės sė tij Basic Element, sipas burimeve tė Express, ka shprehur interesim qė tė ndėrtojė termocentralin e ri Kosova C. Ministria e Energjisė dhe Minierave nuk pranoi tė japė asnjė detaj.


Jasmin Rexhepi
Prishtinė, 09 shtator – Ministria e Energjetikės dhe Minierave ka shpallur shprehjen e interesit pėr ndėrtimin e termocentralit Kosova C.
Burime tė Express thanė se pėr ndėrtimin e kapaciteteve tė reja gjeneruese nė Kosovė, nė sektorin e energjisė ėshtė e interesuar tė investojė kompania ruse Basic Element, pronar i sė cilės ėshtė miliarderi Oleg Deripaska.
Pra, miliarderi Deripaska ėshtė i interesuar qė tė jetė pjesėmarrės nė ndėrtimin e termocentralit tė ri Kosova C. Por ky termocentral nuk ėshtė objektiv i kėtij miliarderi. Ai ėshtė i interesuar qė tė investojė edhe nė dy termocentralet ekzistuese, pra nė Kosovė A dhe B. Madje, vitin e kaluar firma e tij Basic Element i kishte drejtuar njė letėr institucioneve kosovare pėr ta informuar rreth ambientit tė kėtushėm ekonomik dhe mundėsive pėr tė investuar. Mėsohet se target i Deripaskės ėshtė edhe Boksiti i Klinės, ndėrmarrje kjo e futur nė rrethin e 17 tė privatizimit. Deripaska, sipas burimeve tė Express, tashmė ka bėrė investime multi-milionėshe nė bregdetin malazez.
Kompania ruse Basic Element e drejtuar nga Oleg Deripaska, nė veprimtarinė e saj ėshtė e njohur si industri e aluminit.
Njeriu i cili udhėheq kėtė kompani nė vitin 2005 ishte futur nė listėn e pasanikėve nga revista Sunday Times, pasuria e tė cilit llogaritej prej 4.375 miliardė funtesh.
Oleg Deripaska llogaritet njėri ndėr njerėzit mė tė pasur nė Rusi, sipas revistės prestigjioze Forbes, e cila merret me vlerėsimin e pasurive tė miliarderėve. Pasuria e tij neto llogaritet nė 7.8 miliardėdollarė. Nė bazė tė kėtyreshifrave, Oleg Deripaska mundtė bėhet pronar i Kosovės C farelehtė.
Nė pesė vitet e fundit supozohet se Deripaska ka kontrolluar aluminin rus qė ėshtė vendi dominues nė prodhimin e kėtij metali. Tashmė kompania e tij aksionare Basic Element, ka nė pronėsi Russian Aluminum, prodhuesin e automobilave GAZ, fabrikėn e prodhimit tė aeroplanėve Aviacor, dhe kompaninė e sigurimeve Ingosstrakh.
Ai dallon nga miliarderi tjetėr rus Roman Abramovich, ngase nė vend qė tė likuidonte pasurinė e tij nė Rusi, ai ėshtė duke investuar sė tepėrmi nė bizneset e tij nė kėtė vend.
Por zyrtarė nga Ministria e Energjisė dhe Minierave nuk duan tė flasin rreth interesimit tė kompanisė Basic Element. Ata thonė se shprehja e interesit ėshtė hapur dhe sa i pėrket interesimit tė dikujt qė tė investojė nė termocentralin e ri, e nė kėtė rast tė Deripaskės, ėshtė ende herėt tė flitet.
Projekti i investimit nė fushėn e energjisė pėrbėhet nga tri komponente, duke pėrfshirė ndėrtimin e njė termocentralit tė ri Kosova C, hapjen e mihjes sė re tė linjitit nė Sibofc dhe rehabilitimin e pesė blloqeve tė termocentralit Kosova A.
Sipas kėtij projekti, termocentralit i ri Kosova C parashihet tė ketė kapacitet prej 1200 – 1800 megavatesh, prej tė cilėve 900 deri nė 1000 megavat do tė ndėrtohen gjatė fazės sė parė.
Planin tė cilin e ka bėrė kjo ministri, parashihet qė pas ndėrtimit tė tij, Kosova me kapacitetet e saja energjike jo vetėm qė mund tė prodhojė sa pėr tė plotėsuar nevojat e popullit tė Kosovės, por fuqia e kapaciteteve tė prodhimit do tė jetė nė gjendje edhe tė eksportojė rrymė pėr vende tė rajonit.
Sipas kėtij plani, kėrkesat e pėrgjithshme tė vlerėsuara pėr investime pėr ndėrtimin e termocentralit tė ri Kosova C, janė prej 2.3 miliardė euro, deri nė 2.7. Nė tė parashihet edhe hapja e mihjes e cila do tė kushtonte 237.5 milionė euro investime gjatė periudhės 2006 – 2012.
Nė kėtė projekt parashihen edhe riparimet e blloqeve tė termocentralit Kosova A. Blloku A1 ėshtė paraparė qė tė riparohet, shuma e tė cilit pėr riparim kap shifrėn prej 9.45 milionė eurosh, blloku A2 nuk ėshtė pėrfshirė nė studim, A3 ka koston prej 24.4 milionė eurosh, nė A4 duhet tė investohen 60.3 milionė euro dhe nė A5 duhet tė investohen po ashtu 60.3 milionė euro.

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-12-06, 13:59   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

U shpallen ofertuesit pėr ndėrtimin e termocentralit tė ri Kosova C

Prishtinė, 5 dhjetor Dje pasdite u hapėn ofertat e kompanive tė ndryshme pėr ndėrtimin e njė termocentrali tė ri nė Kosovė qė kishin ardhur nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca Gjermania, Italia, Ēekia dhe Greqia, si dhe njė nga Kazakistani, tė cilat kanė shprehur interessimin pėr tė investuar nė ndėrtimin e kapaciteteve tė reja energjetike nė Kosovė. Njė projekt i hartuar nga Ministria e Energjisė dhe Minierave tė Kosovės parasheh ndėrtimin e termocentralit tė ri me emrin Kosova C, i cili sipas parashikimeve do tė prodhonte rreth 2000 megavatė orė energji elektrike. Projekti ėshtė mbėshtetur nga Banka Botėrore, Agjencia Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar, Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim e tė tjera. Nė ceremoninė e 70 emrave tė kompanive konkurruese, shefi i UNMIK ut Joakim Ryker tha se realizimi i kėtij projekti, jo vetėm qė do tė zgjidhte problemin e furnizimit tė Kosovės me energji elektrike, por do ta shndėrrojė atė nė furnizues edhe pėr rajonin. Ndėrkaq, Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu tha se ky projekt do tė ndikojė drejtėpėrdrejt nė stabilizimin e zhvillimit ekonomik tė vendit dhe nė rritjen e investimeve. Nė anėn tjetėr, ministri i Energjetikės dhe Minierave, Ethem Ēeku me rastin e hapjes sė dhjetė materialeve kredenciale tė kompanive tė ndryshme ndėrkombėtare pėr ndėrtimin e njė termocentrali tė ri nė Kosovė, tha se kjo ėshtė njė arritur shumė e madhe pėr projektin i cili pritet tė pėrfundojė nė vitin 2008. Ndryshe, pas gjashtė muajsh, do tė bėhet e ditur se cila kompani do tė jetė fituese pėr ndėrtimin e Termocentralit Kosova C, u tha me kėtė rast.


QIK
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-05-07, 23:31   #7
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pėrralla Moderne "Kosova C 2100" -Forumi 2015

Nė Kosovė janė duke u bėrė plane pėr ndėrtimin e kapaciteteve tė reja termoenergjetike, tė cilat, sė bashku me zgjerimin e mihjeve ekzistuese tė linjitit, do tė ndikojnė dukshėm nė pėrkeqėsimin e cilėsisė sė mjedisit.
Eksploatimi i linjitit kėrkon investime kapitale dhe krahas degradimit tė mjedisit sjell edhe shumė efekte tjera negative: zė hapėsirė tė gjerė, gjeneron lėvizje tė dhunshme demografike, zhvendosė vendbanime, varfėron fondin ujorė si dhe dėmton bujqėsinė.
Ėshtė evidente se Kosova nuk mund ta ndėrtojė njė tė ardhme tė qėndrueshme pa e zhvilluar energjetikėn. Ajo ėshtė e pasur me linjit dhe ėshtė e natyrshme qė zhvillimi i ardhshėm tė jetė i bazuar edhe nė shfrytėzimin e kėtij resursi tė papėrtėritshėm. Kjo analizė i hulumton mundėsitė e kėtij zhvillimi, duke i shqyrtuar planet aktuale tė Qeverisė pėr tė ndėrtuar njė termocentral tė ri me kapacitet 2.100MW (‘Kosova C’). Pas analizės qė i ėshtė bėrė kėtij plani, janė gjetur tė paktėn 13 arsye qė dėshmojnė se ky projekt nuk ėshtė i qėlluar dhe nuk ofron zgjidhje tė sigurt dhe tė qėndrueshme pėr zhvillimin e energjetikės nė Kosovė. Pėrkundrazi, nė kėtė analizė argumentohet se projekti ‘Kosova C – 2.100MW’ do ta ashpėrsonte edhe mė tej situatėn edhe ashtu tė rėndė mjedisore, me tė gjitha pasojat qė do t’i ketė nė shėndetin e popullatės, nxitjen e konflikteve zhvillimore ndėrmjet energjetikės, bujqėsisė, zhvillimit urban dhe rural, si dhe do tė nxiste lėvizje socialedemografike tė pafavorshme pėr zhvillimet e ardhshme tė shoqėrisė kosovare.
Nė kėtė raport janė shtruar 13 ēėshtje tė cilat do tė sjellnin probleme tė caktuara nėse projekti ‘Kosova C’ do tė realizohej. Kėto ēėshtje janė tė strukturuara nė disa kapituj, ku: i) analizohen problemet e paraqitura gjatė vendimmarrjes dhe promovimit tė projektit, ii) pasqyrohet situata mjedisore aktuale dhe ajo pas ndėrtimit tė termocentralit Kosova C, iii) ofrohen informacione pėr konfliktet e mundshme ndėrsektorale, iv) shqyrtohet skenari ekonomik i propozuar me projekt, v) prezantohen tė dhėna pėr ndikimin e termocentraleve nė shėndetin
e popullatės, dhe vi) analizohet pjesėmarrja e organizatave ndėrkombėtare nė zhvillimet e deritanishme nė energjetikė, posaēėrisht nė raport me kėtė projekt. Mė vijim janė dhėnė konstatimet kryesore tė kėsaj analize lidhur me ēėshtjet e trajtuara nė tė:
prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-05-07, 23:34   #8
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

1. Ėshtė vendosur tė ndėrtohet termocentrali Kosova C – 2.100MW para se tė bėhen studime dhe analiza ekonomike, sociale dhe, nė rend tė parė, ekologjike nė rajonin ku do tė ndėrtohet. Thuhet se “mė vonė do ta studiojmė dhe analizojmė” nėse ndėrtimi i termocentraleve do tė jetė i rrezikshėm pėr shėndetin e popullatės, pėrftues pėr ekonominė dhe i menaxhueshėm nė aspektin social.

2. Vendimi pėr tė ndėrtuar termocentralin e ri me investim ekskluziv tė operatorit tė jashtėm ėshtė nė kundėrshtim me strategjinė e aprovuar nga Kuvendi i Kosovės. Janė dy ēėshtje qenėsore qė kundėrshtojnė vendimin e Kuvendit: i) do tė ndėrtohet mė shumė se dyfishi i kapacitetit tė paraparė me Strategji dhe ii) e tėra do tė bėhet pa investime tė pėrbashkėta, por vetėm me mjete tė investitorit tė jashtėm.

3. Pretendohet se projekti ‘Kosova C’ ėshtė duke u diskutuar publikisht, nė ndėrkohė qė nuk ėshtė duke u pėrfillur asnjė rregull ndėrkombėtar qė e cakton pėrmbajtjen dhe mėnyrėn se si bėhet diskutimi publik pėr projekte tė tilla madhore.

4. Propagandohet se cilėsia e mjedisit pas ndėrtimit tė termocentralit Kosova C do tė jetė mė e mirė sesa qė ėshtė tani! Ėshtė evidente se termocentralet Kosova A, B dhe C do tė punojnė njė kohė relativisht tė gjatė sė bashku. Gjatė kėsaj periudhe ato do tė jenė tė vendosura shumė afėr njėra tjetrės, dhe nė kėtė mėnyrė do ta ndotin mjedisin me ”forca tė pėrbashkėta”.

5. Kosova ėshtė njė vend shumė i vogėl pėr tė absorbuar kapacitete tė mėdha eksploatuese dhe pėr tė ndėrtuar industri intensive pa e rrezikuar dukshėm mjedisin e saj jetėsor. Janė disa faktorė qenėsorė kufizues qė do tė pėrcaktojnė kahet dhe mundėsitė zhvillimore nė tė ardhmen: i) dendėsia e madhe e popullatės, ii) resurset e kufizuara ujore dhe iii) resurset gjithnjė e mė tė vogla tė tokės bujqėsore pėr banor.

6. Aktualisht termocentralet Kosova A dhe B janė ndotės enormė tė ajrit, sidomos nė pikėpamje tė pluhurit qė emetohet nga kėto termocentrale. Niveli i emisionit tė pluhurit nga tymtarėt e Kosova A ėshtė 40 herė mė i lartė sesa qė ėshtė pėrqendrimi maksimal i lejuar i me rregullativat e BE-sė, ndėrsa ai i emisionit nga Kosova B ėshtė 10 herė mė i lartė. Pavarėsisht nga teknologjitė e reja dhe ndotja mė e ulėt e ajrit qė do tė shkaktohej
nga Kosova C, situata e pėrgjithshme me cilėsinė e ajrit do tė pėrkeqėsohej edhe mė tej me ndėrtimin e kėtij termocentrali.

7. Ndotja enorme e lumit Sitnicė, si tė vetmit lumė ku derdhen jo vetėm ujėrat e ndotura tė termocentraleve por edhe tė objekteve tjera tė mėdha industriale (Trepēa dhe Ferronikeli), si dhe ujėrat e zeza urbane tė shumė vendbanimeve pėrreth tij, bėn qė ai praktikisht tė rezultojė nė njė kolektor tė hapur tė ujėrave tė ndotura. Ujėrat e ndotura qė do tė gjeneroheshin si pasojė e ndėrtimit tė termocentralit Kosova C dhe hapjes sė minierės sė re nuk kanė ku tjetėr tė derdhen pėrpos nė kėtė lum, gjė qė do ta pėrkeqėsojė edhe mė tej cilėsinė e tij.

8. Sipėrfaqe tė konsiderueshme tė tokės bujqėsore do tė zihen me hapjen e minierės sė re nė Fushėn e Sibovcit
- palosjen e shtresės sė zbuluar, formimin e deponive pėr vendosje tė hirit qė del pas djegies sė linjitit nė termocentrale, vendosjen e shiritave pėr transportimin e linjitit dhe tė hirit, dhe ndėrtimin e objekteve tė kompleksit tė termocentralit tė ri. Pėrveē kėsaj, ato do tė ndoten vazhdimisht, me shtrirje tė gjerė pėrreth nga pluhuri qė del nga tymtarėt si dhe nga deponitė pėrkatėse tė hirit. Sipėrfaqet e ndotura arrijnė deri nė 15% tė territorit tė pėrgjithshėm tė Kosovės.

9. Propagandohet se Kosova do bėhet fuqi eksportuese, gjė qė nuk qėndron. Pothuajse i tėrė profiti i krijuar me eksport tė rrymės do tė shkojė nė llogari tė kompanisė qė do tė investojė dhe do ta operojė kėtė termocentral. Ajo qė Kosova do tė ”eksportojė” ėshtė linjiti, i cili do tė jetė i vetmi produkt qė Kosova do ta shesė, edhe atė me njė ēmim shumė tė vogėl, nėse do tė realizohet projekti i qeverisė nė atė formė si ėshtė dhėnė. Propaganda tjetėr se se projekti ‘Kosova C’ ėshtė njė projekt kombėtar ėshtė po ashtu larg realitetit; ky projekt ka shumė mė shumė atribute ndėrkombėtare sesa kombėtare: i) do tė operohet nga kompania ndėrkombėtare,) profiti i realizuar nė pjesėn mė tė madhe do tė shkojė jashtė Kosovės, dhe ii) Kosova do tė ketė telashe ndėrkombėtare pėr t’iu pėrmbajtur normave mjedisore tė pėrcaktuara ndėrkombėtarisht.

10. Me hapjen e minierės sipėrfaqėsore nė Fushėn e Sibovcit dhe me ndėrtimin e termocentralit Kosova C, njė sipėrfaqe e madhe do t’i merret bujqėsisė, por edhe do tė zvogėlohet dukshėm hapėsira ku do tė mund tė zhvilloheshin vendbanimet ekzistuese. Kosova ka shumė pak hapėsirė tė lirė dhe ėshtė e varfėr pėr tė organizuar zhvendosje masive tė vendbanimeve nė zona tjera tė lira dhe tė pa rrezikuara. Shpėrngulja e vendbanimeve nuk mund tė bėhet shpejt nė vendet e revitalizuara, ku mė parė kanė qenė deponitė e hirit apo tė djerrinave. Nevojitet tė kalojnė afėr 50 vjet pėr tu stabilizuar dheu i rivendosur nė gropa, pėr tė ndėrtuar shtėpi mbi tė, dhe afėr 20 vjet pėr tė ndėrtuar infrastrukturė rrugore mbi kėto sipėrfaqe.

11. Tė gjitha studimet e gjertanishme tregojnė se faktori mė limitues zhvillimor i Kosovės do tė jetė mungesa e ujėrave. Nė kėtė kuptim, posaēėrisht do tė jetė i goditur rajoni ku ndodhet baseni i linjitit aktualisht nė shfrytėzim, dhe ku janė tė vendosura pothuajse tė gjitha objektet e mėdha industriale tė Kosovės, siē janė ato tė kompleksit tė KEK-ut, Trepēės, Ferronikelit, si dhe shumė objekte tjera mė tė vogla industriale, prodhuese dhe pėrpunuese. Termocentralet dhe mihjet e linjit janė jo vetėm shfrytėzues tė mėdhenj tė ujėrave por edhe shkaktarė tė ndryshimit tė regjimit tė rrjedhave ujore, si dhe ndotės tė ujėrave sipėrfaqėsore dhe nėntokėsore.

12. Ndotja e ajrit qė vjen nga termocentralet shkakton probleme serioze shėndetėsore. Astma, sėmundjet respiratore, sulmet nė zemėr dhe vdekjet e parakohshme janė mė tė shpeshtat. Studimet e bėra nga autorėt kosovarė tregojnė se ekziston njė lidhje e drejtpėrdrejtė ndėrmjet emisionit tė gazrave tė ndryshme dhe pluhurit nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B dhe shpeshtėsisė sė paraqitjes sė sėmundjeve respiratore te punėtorėt e termocentraleve dhe minierave, si dhe te popullata qė jeton nė zonėn e ndikimit tė kėtyre impianteve energjetike. Me ndėrtimin e termocentralit Kosova C situata do tė pėrkeqėsohet edhe mė tej.

13. Meqė organizatat ndėrkombėtare (Banka Botėrore, AER-i, USAID-i, SIDA) kanė shpenzuar shumė nė sektorin e energjisė deri tash duke ndihmuar riparimin e termocentraleve egzistuese si dhe nė zhvillimin e energjetikės nė pėrgjithėsi, atėherė shumė vėshtirė mund tė kuptohet pse nuk marrin qėndrim konkret karshi ndėrtimit tė termocentralit Kosova C, i cili nė mėnyrė tė pariparueshme do tė mund tė ndikojė nė zhvillimet e ardhshme nė Kosovė, jo vetėm nė mjedis, por edhe nė ekonomi, bujqėsi, zhvillime urbane, demografike, sociale etj. Kėto organizata do duhej tė prononcohen botėrisht se a vėrtet qėndrojnė prapa projektit ‘Kosova C – 2.100MW, ashtu siē po cilėsohen nga MEM-i.

www.forumi2015.org
prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-05-07, 23:28   #9
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga prishtinasi
Nė Kosovė janė duke u bėrė plane pėr ndėrtimin e kapaciteteve tė reja termoenergjetike, tė cilat, sė bashku me zgjerimin e mihjeve ekzistuese tė linjitit, do tė ndikojnė dukshėm nė pėrkeqėsimin e cilėsisė sė mjedisit.
Eksploatimi i linjitit kėrkon investime kapitale dhe krahas degradimit tė mjedisit sjell edhe shumė efekte tjera negative: zė hapėsirė tė gjerė, gjeneron lėvizje tė dhunshme demografike, zhvendosė vendbanime, varfėron fondin ujorė si dhe dėmton bujqėsinė.


Ėshtė vendosur tė ndėrtohet termocentrali Kosova C – 2.100MW para se tė bėhen studime dhe analiza ekonomike, sociale dhe, nė rend tė parė, ekologjike nė rajonin ku do tė ndėrtohet. Thuhet se [b]“mė vonė do ta studiojmė dhe analizojmė”[/b[ nėse ndėrtimi i termocentraleve do tė jetė i rrezikshėm pėr shėndetin e popullatės, pėrftues pėr ekonominė dhe i menaxhueshėm nė aspektin social.

Pershendetje prishtinasi
Artikulli qe solle ketu me duket se eshte mjaft korrekt. I shkoqita vetem dy citate, kurse te fundit te bere me bold si deshmi per ate se si te zgjedhurit me votat tona nuk mbajne kurrfare pergjegjesie. Nenvizimi i fundit po i bie sikur: kur te beheni per spital ne ua bejme analizat.

Cfare ironie?!
Cfare loje me fatin e njerezve?!


***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-06-07, 01:14   #10
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nuk do ta komentoja mė shumė atė dukurinė e tenderizimit tė gjithēkaje nė emėr tė privatizimit, rritjes sė investimeve, mundėsimit tė zhvillimit ekonomik, hapjes sė vendeve tė lira tė punės, mundėsimit tė konkurrencės nė treg, si kjo e stabilizimit tė furnizimit me energji elektrike!

Mirėpo, e gjithė kjo nuk ka ndryshe si tė kuptohet, kur resorėt e caktuar i udhėheqin njerėzit jokompetent dhe pa njohuri elementare, pėr sektorėt qė udhėheqin, historiani, si rasti i E`themit mundet tė udhėheqė me minierat, nėse ėshtė fjala pėr objekte arkeologjike, por tė drejtojė e tė sjellė nė gjendje aktive ato miniera qė gjinden nė Kosovė, nuk e besoj qoftė edhe nėse i jipet edhe 20 vite ai post nė dispozicion, e njėjta ėshtė edhe me pėrgjegjėsit tjerė nga resorėt tjerė.

Nė kohėn, kur tė gjitha shtetet e zhvilluara, bėjnė pėrpjekje tė ruajnė ambientin dhe mjedisin me kufizime tė caktuara pėr industritė e tyre si tė CO2 dhe masave tė tjera, surratat injorantė nė emėr tė investimeve sjellin katastrofėn ekologjike nė zemėr tė Kosovės dhe me pasoja fatale si bombė e tempuar pėr popullėsinė e saj!

Prandaj i mbetet nė pėrgjegjėsinė e popullit, qė kėtė kastė ministra injorantėsh ta tenderizoj nė zgjedhjet e ardhėshme dhe nuk ka rėndėsi investitori i mundshėm, qė interesohet pėr ta, me rėndėsi ėshtė qė tė mos gjinden mė, aty ku janė!
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-06-07, 15:48   #11
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sistemi energjetik nė Kosovė ėshtė pėrfshirė nga kriza energjetike, e cila ka sjellė pasoja negative nė shumė drejtime e posaqėrisht nė ekonomi.
Energjia elektrike nė Kosovė prodhohet kryesisht nga termocentralet qė punojnė me thengjill.
Potenciali hidrogjenik qė posedon Kosova ėshtė shum i vogėl aq sa edhe sikur tė shfrytėzohej maximalisht nuk do tė mbulonte kėrkesat as 4%, energjia atomike nuk aplikohet, energjia diellore apo me erė i kan disa kushte dhe parametra tė cilėt duhet plotėsuar mė parė dhe nuk mund tė prodhohen kapacitete tė mėdha aq sa janė kėrkesat e nevojat, pėr atė kėto dy tė fundit i pėrkasin njė pėrspektive mė tė largėt.
Si shifet e vetmja alternativ na mbetet prodhimi i energjis elektrike me thengjill.
Fusha e Sibofcit ka njė sipėrfaqe rreth 20 km dhe rezerva gjelogjike tė linjitit 990 milion tonė, aq sa nuk mund tė shfrytėzohen kurrė.
Tani shtrohet pyetja a duhet tė ndėrtohet termocentrali apo jo?
Jeta pa energji elektrike nuk mund tė zhvillohet vetėm nėse deshirojmė tė kthehemi nė kohėn e gurit, ose nėse shpresojmė nė import, por as importi nuk ėshtė i sigurtė kurrė.
Nėse ia hedhim njė sy bilancit tė prodhimit tė energjis gjatė vitit 2005 mund tė shofim se; KEK-u ka prodhuar 22 milion €uro energji, ka faturuar vetėm 10 milion dhe nga kėto ka arritur tė mbledhė vetėm 7 milion euro nga konsumatoret.
Ec e bjeri nė fije kėsaj pune;
nuk duam termocentral tė ri,
duam rrymė,
nuk paguajmė,
megjithatė duam rrymė!
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-06-07, 02:30   #12
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
Sistemi energjetik nė Kosovė ėshtė pėrfshirė nga kriza energjetike, e cila ka sjellė pasoja negative nė shumė drejtime e posaqėrisht nė ekonomi.
Energjia elektrike nė Kosovė prodhohet kryesisht nga termocentralet qė punojnė me thengjill.
Potenciali hidrogjenik qė posedon Kosova ėshtė shum i vogėl aq sa edhe sikur tė shfrytėzohej maximalisht nuk do tė mbulonte kėrkesat as 4%, energjia atomike nuk aplikohet, energjia diellore apo me erė i kan disa kushte dhe parametra tė cilėt duhet plotėsuar mė parė dhe nuk mund tė prodhohen kapacitete tė mėdha aq sa janė kėrkesat e nevojat, pėr atė kėto dy tė fundit i pėrkasin njė pėrspektive mė tė largėt.
Si shifet e vetmja alternativ na mbetet prodhimi i energjis elektrike me thengjill.
Fusha e Sibofcit ka njė sipėrfaqe rreth 20 km dhe rezerva gjelogjike tė linjitit 990 milion tonė, aq sa nuk mund tė shfrytėzohen kurrė.
Tani shtrohet pyetja a duhet tė ndėrtohet termocentrali apo jo?
Jeta pa energji elektrike nuk mund tė zhvillohet vetėm nėse deshirojmė tė kthehemi nė kohėn e gurit, ose nėse shpresojmė nė import, por as importi nuk ėshtė i sigurtė kurrė.
Nėse ia hedhim njė sy bilancit tė prodhimit tė energjis gjatė vitit 2005 mund tė shofim se; KEK-u ka prodhuar 22 milion €uro energji, ka faturuar vetėm 10 milion dhe nga kėto ka arritur tė mbledhė vetėm 7 milion euro nga konsumatoret.
Ec e bjeri nė fije kėsaj pune;
nuk duam termocentral tė ri,
duam rrymė,
nuk paguajmė,
megjithatė duam rrymė!

Dilaver,
Termocentrali i ri, natyrisht se do te duhet te ndertohet, por jo me kapacitete 2100M! A e din pse? Pse si qytetare te rrafshit te Kosoves...assesi nuk pajtohemi qe ne dhe femijet tane te vuajne nga smundjet e frrymarjes e smundjet e tjera, vetem qe kompania e cila do ta fitoj tenderin te fitoj para te majme, duke shitur rryme ne Qipro, Rumani...etj! Edhe ashtu nga termocentrali Kosova C, bugjeti i Kosoves nuk do te perfitoj shume, do te shes thengjillin fituesit te tenderit, me nje cmime shume te lire...! Termocentral po...por se pari te behet studimi se si do te ndertohet...te gjindet nje lokacion...qe nuk e ndote ne mase te madhe ambientin...dhe nuk e rrezikon jeten e njeriut dhe te mos i kete 2100 megavate...nese MEM-i (ministria e energjise dhe minierave) deshiron qe Kosova te kete ende popullesi te shendosh!
"Une e kuptoj qe ti me zemer je per ndertimin e termocentralit Kosova C, por e kuptoj po ashtu qe trupin e ke ne nje vend me te sigurte" (Joking a)!
prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-07-07, 02:21   #13
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Reagimi i Ministrise per Energji dhe Miniera

ndaj FORUMIT 2015 ( I cili eshte nje projekt i fondacionit Soros dhe institutit Riinvest...)

....ne kete reagim thuhet se:

-"eshte e papranueshme qe nje i ashtuquajtur studim prej 70 faqeve,i kryer nga kushdo qofte,te zavendesoj me teper se 60
STUDIME te kryera ne periudhen 2000-2007 per sektorin e energjise,
studime keto te gjitha te financuara nga:
BANKA BOTERORE
AER
USAID
KfW
SIDA,etj.
......................"

http://www.ks-gov.net/mem/pdf/raporte/reagimndajdebatitforumi2015-180407.pdf
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-10-08, 15:57   #14
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjigandet boterore ia mėsyjnė KEK-ut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Gentiani
Nuk do ta komentoja mė shumė atė dukurinė e tenderizimit tė gjithēkaje nė emėr tė privatizimit, rritjes sė investimeve, mundėsimit tė zhvillimit ekonomik, hapjes sė vendeve tė lira tė punės, mundėsimit tė konkurrencės nė treg, si kjo e stabilizimit tė furnizimit me energji elektrike!

Mirėpo, e gjithė kjo nuk ka ndryshe si tė kuptohet, kur resorėt e caktuar i udhėheqin njerėzit jokompetent dhe pa njohuri elementare, pėr sektorėt qė udhėheqin, historiani, si rasti i E`themit mundet tė udhėheqė me minierat, nėse ėshtė fjala pėr objekte arkeologjike, por tė drejtojė e tė sjellė nė gjendje aktive ato miniera qė gjinden nė Kosovė, nuk e besoj qoftė edhe nėse i jipet edhe 20 vite ai post nė dispozicion, e njėjta ėshtė edhe me pėrgjegjėsit tjerė nga resorėt tjerė.

Nė kohėn, kur tė gjitha shtetet e zhvilluara, bėjnė pėrpjekje tė ruajnė ambientin dhe mjedisin me kufizime tė caktuara pėr industritė e tyre si tė CO2 dhe masave tė tjera, surratat injorantė nė emėr tė investimeve sjellin katastrofėn ekologjike nė zemėr tė Kosovės dhe me pasoja fatale si bombė e tempuar pėr popullėsinė e saj!

Prandaj i mbetet nė pėrgjegjėsinė e popullit, qė kėtė kastė ministra injorantėsh ta tenderizoj nė zgjedhjet e ardhėshme dhe nuk ka rėndėsi investitori i mundshėm, qė interesohet pėr ta, me rėndėsi ėshtė qė tė mos gjinden mė, aty ku janė!
.. sot pas kaq kohesh , me duhet te them qe konkludimi i prognozes ishte i gabuar , ka kohe qe kemi rryme 24ore pa nderprere dhe ate me muaj te tere , eh pasi dihet qe shkatrimi ekollogjik ec me hapa te ngadalsuar , le ti bartin dhe pas pasojat gjeneratat e ri-ri ardheshme , atehere ne nuk do jemi ashtu si nuk jane as parapergjegjesit tane sot ....mjaftone qe ne zgjidhem problemet emergjente ...
pajtohesh me mua..?
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-08, 06:38   #15
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjigandet boterore ia mėsyjnė KEK-ut

Do tė na mbytė turri n 'lakmi
-------------------
AUTORI XHELAL FERIZI
------------------------
Dė na mbytė turri nė lakmi
turr e vrap kah me grabitė
sa ma shum me pi lavdi lavdi
mos le qst as tė bardhė ndoj ditė
---------
tė bardhė ndoj diq as qast nder mote
tokes sė bardhė me shpirtė dardane
po qajn trojet kastriote
kahdo hiset iliriane
------
se nė duar marrin resore
ata manjak pėr ndoj karrigė
prandaj qanė toka arbnore
nga drejtimi i ores sė ligė
-------
se e historiani drejton miniera
pedagogu e mban tekniken
gjithqka fallco oj nanė e mjera
i pamoralshmi e flet etiken
--------
askund hiq nuk ka nė vi
as gjė sa# rrin nė vend tė vet
sa gabimet mbi etni
po na shkon loti si det
------
e kshtu gjith e mjerė etnija
kah po vuan prej mercenari
nė gjamė rėnkon e mjerė shqipnija
se nė treg po e qet tradhtari
-------
vuani vuani o ju troje
pedagog bėhet zdruktari
nuk po del jo kobi e loje
nga ky rreth ferri shqiptari
------------
Autori xhelal ferizi
-------------------------


lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.