Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 16-06-13, 19:56   #24
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hajnia e shekullit

Lufta dhe prapaskenat e Pacollit pėr “Trepēėn”


Arbana Xharra


Largimi i pėrfaqėsueses amerikane nga bordi i Agjencisė Kosovare tė Privatizimit, dorėheqja e kreut tė kėsaj agjencie, Blerim Rexhės, marrėveshja vetėm pak ditė mė vonė mes kompanisė amerikane dhe qeverisė serbe pėr “Trepēėn”, emėrimi i Fadil Ismailit nė krye tė Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik nga Behgjet Pacolli, nė njė kohė tė shkurtė janė rrethana politike dhe ekonomike, qė ngjallin dyshime tė mėdha pėr njė skandal tė pėrbashkėt, i cili ka tė bėjė kryekėput me “Trepēėn”. Kėto zhvillime nė shikim tė parė tė lėnė pėrshtypjen se kanė ndodhur pėr arsye tė ndryshme, por nė esencė nėse analizohen zhvillimet dhe deklaratat e protagonistėve, problemi tė ēon drejt e te “Trepēa”.

E para: Para pak ditėsh, Bernadette Roberts, pėrfaqėsuesja e Ambasadės sė SHBA-sė nė Bordin e Drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), dha dorėheqje me arsyetimin se ėshtė e pakėnaqur me mėnyrėn e privatizimit dhe menaxhimit tė bordit tė AKP-sė nga ana e kryetarit tė porsazgjedhur Blerim Rexha. Si ndodhi qė pėrfaqėsuesja amerikane pikėrisht tash tė jetė e pakėnaqur me punėn e AKP-sė, kur dihet shumė mirė se nė kėtė Agjenci pėr vite me radhė kanė ndodhur shumė skandale, ndėrhyrje politike, shitje tė dyshimta ku janė tė pėrfshirė edhe zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės, akuza pėr politikanė sekserė nė shitjen e “Grand”-it, vdekja e dyshimtė e ish-kreut tė bordit, Dino Asanaj. Pėr vite me radhė, kjo pėrfaqėsuese ka pasur njė milionė arsye tė japė dorėheqje. Blerim Rexha dihet se ka qenė i dėrguar politik nė kėtė bord, si rezultat ai personalisht nuk ka fuqi t’u thotė jo ndėrhyrjeve politike, sepse ai ėshtė dėrguar aty pėr tė implementuar kėrkesat e politikės, andaj kėto rrethana e sqarojnė edhe pozicionin e tij tė papeshė nė kėtė bord.

E dyta: Pak ditė pas lajmit se pėrfaqėsuesja amerikane u largua nga AKP-ja, na doli se kompania “New Generation Power” nga shteti Illinois, ka nėnshkruar njė kontratė me Ministrinė e Minierave dhe Resurseve Natyrore tė Serbisė pėr bashkėpunim biznesi dhe teknik nė kombinatin e “Trepēės” nė veri tė Mitrovicės. Ministri serb, Milan Baēeviq, tha zyrtarisht se nėnshkrimi i kontratės erdhi pas marrėveshjes sė arritur mes Prishtinės dhe Beogradit. Pas bujės sė madhe qė bėri ky lajm, Ambasada Amerikane reagoi duke sqaruar se “ambasada amerikane nė Prishtinė nuk ėshtė marrė me “New Generation Power”, por zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit nė Washington e kanė kėshilluar kėtė kompani se Kosova ėshtė shtet sovran dhe se qeveria e Serbisė nuk ka juridiksion mbi kompleksin e minierave tė ‘Trepēės’”. Kurse drejtori i konsorciumit “New Generation Power” deklaroi se pėr arritjen e marrėveshjes ai ka bashkėpunuar ngushtė me Departamentin Amerikan tė Shtetit. Ai ka thėnė se pas nėnshkrimit tė marrėveshjes me Beogradin, do tė nisė bisedimet edhe me Qeverinė e Kosovės.

E treta: Behxhet Pacolli ka kohė qė e ka bėrė tė ditur haptazi interesin e tij pėr asetin mė tė vlefshėm tė Kosovės “Trepēėn”. Se ai me ēdo kush ia kė vėnė syrin kėsaj pasurie nuk ėshtė ndonjė lajm. Ai tashmė ka dėshtuar si politikan dhe inkuadrimin e tij nė institucione po e shfrytėzon pėr interesa biznesi, dorėn nė zemėr ky ka qenė edhe qėllimi i tij qysh kur ėshtė futur nė politikė. Nė fund tė fundit ai ėshtė njė biznesmen dhe mundėsinė pėr tė qenė nė qeverisje ia ka dhėnė me tė dy duart vetė kryeministri Hashim Thaēi. Pėr tė realizuar planin e tij me shumė mjeshtri e dredhi ka mbledhur rreth vetes persona tė dėshmuar nė kėtė zanat. Si parti nė koalicion AKR iu lejua tė kėrkojė ministri shtesė. Nė kėto rrethana politike nė momentin mė tė duhur, Pacolli i kėrkoi Thaēit qė nė emėr tė riformatimit tė qeverisė ta marrė nėn kontroll Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik tė vendit. Kjo ministri merret me privatizimin e aseteve publike.

Tashmė u shit Distribucioni, gati ka pėrfunduar edhe shitja e PTK-sė, dhe ka mbetur aseti kryesor qė Kosova ka - minierat e pasura tė “Trepēės”. Pacolli qė para dy vjetėsh ka bėrė publik planin pėr “Trepēėn”, duke kėmbėngulur qė e ardhmja e kėtij gjigandi tė vendoset sipas planit tė tij. Nė vitin 2011, Pacolli kundėrshtonte ashpėr privatizimin e kėsaj ndėrmarrje, duke thėnė se fillimisht nė “Trepēė” duhet tė investohet dhe tė rritet prodhimi, duke e rigjallėruar atė, dhe mė pas tė mendohet pėr njė formė tė partneritetit publiko-privat. Ai e arsyetonte kėtė propozim duke thėnė se do tė ndihmonte kauzėn e punėsimit nė afat tė shkurtėr dhe tė pėrfitimit mė tė madh nė tė ardhmen.

Ai atė kohė pati akuzuar partnerėt e tij qeveritarė pėr kontrabandim ligjesh, duke drejtuar gishtin kah ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, i cili e ka sponsorizuar kėtė ligj nė Qeveri e Parlament dhe i cili i ka dhėnė autoritet kėsaj ministrie qė tė merret me privatizimin e kėtij aseti. Kur e pa se tash kjo ministri do tė merret me “Trepēėn”, Pacolli, vazhdimisht ka bėrė pėrpjekje qė ta marrė nė duar Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik. Plani i tij i publikuar parasheh qė princit tė Kentit, Michael, t’i jepet ekskluziviteti pėr ta regjistruar “Trepēėn” si kompani nė Londėr. Ndėrkohė qė “Trepēa” do tė funksiononte edhe nė Kosovė si kompani operacionale, duke planifikuar qė pas disa vitesh njė pjesė e saj t'i nėnshtrohet procesit tė shitjes. Pėr kompanitė britanike tė interesuara pėr “Trepēėn”, bėri tė ditur nė njė intervistė dhėnė gazetės “Zėri” dy ditė mė parė edhe ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Prishtinė, Ian Cameron Cliff. Kėshtu qė, Pacolli ka kohė qė ia ka vėnė lapsin kėsaj pune.

E katėrta: Emėrimi i Fadil Ismailit nė krye tė MZHE-sė me kėrkesė tė Pacollit ėshtė fund e krye interes personal i Pacollit qė pėrmes njerėzve tė tij tė pėrfitojė nga “Trepēa”. Ismaili tashmė ėshtė dėshmuar se nuk e ka problem tė shfrytėzojė pozitėn e tij pėr interesa tė kompanive private. I emėruar nė kuadėr tė riformatimit tė qeverisė Thaēi, pėr mė shumė se dhjetė vjet me radhė ai i ka dhėnė tender kompanisė qė ka themeluar vetė, “Komtel”, nė vlerė prej miliona eurove. Ismajli dyshohet pėr keqpėrdorim tė pozitave qė ka mbajtur tash sa vjet me radhė nė Korporatėn Energjetike tė Kosovės (KEK) dhe nė Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT). Gazeta “Zėri” ka gjetur se Fadil Ismajli ka fshehur se ėshtė aksionar edhe nė disa kompani me kapital miliona euro duke mos i deklaruar nė Agjencinė Kundėr Korrupsionit (AKK).

Tė gjitha kėto rrethana janė tregues se lufta pėr “Trepēėn” ka nisur dhe shumė partnerė duket se janė tė pėrfshirė nė kėtė proces. E nė tė njėjtėn kohė zhvillimet politike tentohen tė kamuflohen derisa pas tyre na dalin interesa tė mėdha financiare. E Behxhet Pacolli me sa duket nuk e ka ndėrmend ta lėshojė nga dora “Trepēėn”. Rezervat minerale tė rikuperueshme dhe tė vlerėsuara tė “Trepēės” sillen prej 8 deri nė 12 miliardė euro dhe ndėrmarrja ka potencial pėr t’u bėrė njė nga fituesit mė tė mėdhenj tė valutės sė huaj nė Ballkan. Kėshtu sė paku thuhet nė njė dokument tė pėrgatitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) pėr “Trepēėn”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.