Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-03-12, 21:34   #1
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Kush i vrau Vellezerit Gervalla,dhe Kadri Zeken??

Eshte hapur debati ne lidhje me vrasjen e Vellezerve Gervalla dhe Kadri Zekes! Edhe publikisht kan fillu me dal figura qe pritet te dalin si organizator te vrasjes se tyre!
Muhamet Kelmendi akuzon Riza Salihun si atentarorin,kurse ky i fundit akuzon sherbimin sekret gjerman!

Kurse Hysen Gervalla ne nje interviste te sotme akuzon Ibrahim Kelmendin nje LPK-ist,si bashkepuntor te UDB-s dhe organizator i vrasjes se ketyre aktivisteve!!

Kush i vrau ne te vertete???



Publikuar: 13.03.2012 - 17:40
Prishtinė, 13 mars - Ibrahim H. Kelmendi, nga fshati Llabjan, Komuna e Pejės, aktualisht, siē thotė ai, me banim nė Tetovė ka denoncuar sot nė Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe nė Prokurorisė Speciale tė Republikės se Kosovės Riza Salihun (i lindur nė fsh. Mushitisht, Komuna e Therandės) dhe bashkėvrasėsesi NN si vrasės tė

heronjve Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gėrvalla. Nė denoncimin , qė njėkohėsisht Kelmendi ua ka shpėrndarė edhe mjeteve tė informimit thuhet:



Meqė denoncimet e herė pas hershme publike nuk kanė lėvizur deri tani organet e hetuesisė dhe tė gjyqėsisė se Republikės se Kosovės, pėr tė nis hetimet pėr vrasjen e Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės, po ndjehem i detyruar tė paraqes denoncim me shkrim pranė prokurorive tė sipėrpėrmendura.

Qysh me datėn 18 janar 1982, pranė hetuesisė gjermane kam shfaq dyshimet se doras potencial i UDB-sė nė vrasjen e heronjve Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gėrvalla ėshtė Riza Salihu (i lindur nė fsh. Mushitishtė, Komuna e Therandės) dhe bashkėvrasėsesi NN. Kėtė e kam paraqit edhe para Landgericht (Gjyqi i Qarkut) nė Shtutgard, nė vitin 1990, kur Riza Salihut i ėshtė bėrė procesi gjyqėsor, si i dyshuar pėr vrasjen e heronjve Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gėrvalla.

Arsyetimet e atėhershme (dhe tė tanishme):

1.Nė vitin 1978 Riza Salihu, ka formuar “Grupin Komunist Zėri i Kosovės”. Dyshimi im i atėhershėm dhe i tanishėm: Eprorėt e UDB-sė e kanė urdhėruar tė formojė atė grup, pėr tė identifikuar tė interesuarit pėr veprimtari patriotike e ēlirimtare nė Gjermani dhe nė Kosovė. Veten e tij Riza Salihu e ka caktuar pėr kryetar tė atij grupi. Dėshmitarė pėr themelim tė atij grupi ėshtė vet Riza Salihu, pastaj anėtarėt Hysen Gega (i lindur dhe me banim nė Sallagrazhdė, Lumthat), Maksut Saramati (Zhur, tani nė Gjermani), e tė tjerė.

2.Qysh nė dhjetor tė vitit 1979, sapo Jusuf Gėrvalla ėshtė arratisur nė Gjermani, Riza Salihu kohėn mė tė madhe e ka kaluar nė stacion tė trenit nė Shtutgard tė Gjermanisė, duke dezinformuar bashkatdhetarėt se “UDB-ja ka dėrguar udbashin e rrezikshėm Jusuf Gėrvalla, pėr tė spiunuar shqiptarėt patriot dhe pėr tė pėrēarė organizatat ilegale...”. Dėshmitarė Hysen Gega, Maksut Saramati dhe dhjetėra tė tjerė.

3.Nė janar tė vitit 1980 Riza Salihu, nė cilėsi tė kryetarit tė grupit dhe “nė emėr tė organizatės”, e urdhėron Hysen Gegen pėr ta vrarė Jusuf Gėrvallėn, me arsyetim se ėshtė UDBash i rrezikshėm. Dėshmitarė unė (Ibrahim Kelmendi), Hysen Gega, Maksut Saramati.

4.Po nė janar tė atij viti, Hysen Gega, i bindur se Jusufi nuk ėshtė i dėrguar nga UDB-ja, i bazuar kryesisht nė miqėsi dhe bashkėpunim me Bardhosh Gėrvallėn nė vitet paraprake, dekonspiron urdhrin e Riza Salihut para Jusufit, Bardhit dhe Ibrahim Kelmendit.

5.Nė qershor tė po atij viti, pas hetimeve qė bėjnė Jusufi, Bardhi, Hyseni, Maksuti, Ibrahimi, organizohet ballafaqimi i Jusufit dhe Riza Salihut nė banesė tė Hysen Gegės nė qytetin Esslingen, pėr tė marrė vendim se ēfarė qėndrimi duhet tė mbahet ndaj atij urdhri. Tė pranishėm nė ballafaqim Jusufi, Bardhi, Ibrahimi, Hyseni dhe Maksuti. Jusufi lut qė t’i falet krimi Rizasė, me kusht qė ndėrpres fushatėn shpifėse.

6.Nė korrik e gusht Riza Salihu organizon vjedhjen e dėrgesave postare tė Jusuf Gėrvallės, Ibrahim Kelmendit dhe tė tjerėve. Policia gjermane e zė nė flagrancė. Prova: Protokollet e policisė gjermane nė Shtutgart.

7.Edhe pasi Riza Salihu ka pranuar kushtin gjatė ballafaqimit me Jusufin, se nuk do tė shpif mė, ai ka vazhduar me shpifje, se Jusuf Gėrvalla ėshtė UDBash. Dėshmitarė, pos tė mė lartė pėrmendurve, edhe dhjetėra bashkatdhetarė nė Shtutgart e rrethinė.

8.Nė tetor (tamam koha nuk po me kujtohet) tė vitit 1980, me insistim tė shumė anėtarėve tė “Grupit Komunist Zėri i Kosovės”, shpėrndahet ky organizim dhe po nė prani tė tyre digjet “dokumentacioni” i kėtij organizimi, por digjen kryesisht kopjet, sepse origjinalet Riza Salihu nuk i kishte mė. Dėshmitarė: Unė, Hysen Gega, Maksut Saramati, Fahredin Tafallari dhe disa tė tjerė. I pranishėm ka qenė edhe Jusuf Gėrvalla.

9.Riza Salihu edhe pastaj, - edhe pas vrasjes se Jusuf Gėrvallės, - ka vazhduar tė shpif (dhe vazhdon edhe tani), se Jusuf Gėrvalla ėshtė kuadėr i UDB-sė. Dėshmitarė dhjetėra bashkatdhetarė, por edhe vet Hysen Gėrvalla.

10.Pas vrasjes se Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės, me 18 janar 1982, krye-hetuesi ka biseduar rreth katėr orėve me mua nė zyrat e policisė nė Heilbronn dhe pėr atė “intervistė“ kam nėnshkruar protokoll. Aty i kam shpjeguar rrjedhat, siē i paraqita mė lartė.

11.Me 21 janar 1982 policia gjermane ka lėshuar urdhėr arresti pėr Riza Salihun, si tė dyshuar pėr vrasje, duke u bazuar nė angazhimet e tij tė mėhershme dhe nė dėshminė e gjermanit fqinjė tė Jusuf e Bardhosh Gėrvallės (ndoshta e kanė marrė parasysh edhe informimin tim). Policia gjermane ia ka publikuar foton Riza Salihut nė televizione gjermane, duke u lutur qytetarėt tė informojnė pėr vendndodhjen e tij. Prova: Arkivat e televizioneve dhe protokollet e policisė gjermane.

12.Nė vitin 1989 hetuesia gjermane arrestoi sėrish Riza Salihun si tė dyshuar pėr vrasės dhe atij ju bė proces gjyqėsor nė Gjykatėn e Shtutgartit. Edhe unė kam qen i ftuar si dėshmitar. Prova: Lėnda e procesit hetimor e gjyqėsor nė Prokurori e Gjykatės tė Shtutgartit.

13.Nė vitin 2007 kam botuar romanin ATENTATET, kur e kam paraqit gjithė rrjedhjen e ngjarjeve, para e pas atentatit. Prandaj propozoj qė ky roman tė merret si provė. Nuk e di para ose pas botimit tė romanit jam shkuar nė zyra tė njė kryeprokurori nė Kosovė. E kam konsultuar nėse mund tė nisin hetimet nė Kosovė, duke ia thėnė edhe emrin e tė dyshuarit pėr bashkautor tė vrasjes. Nga ai kam marrė pėrgjigje se hetimet i bėjnė vetėm organet e shtetit ku ka ndodhur vrasja, dhe nėse ato na kėrkojnė ndihmė, ne jemi tė gatshėm dhe tė detyruar t’i ndihmojmė. Pastaj kam vizituar ministrin e atėhershėm tė drejtėsisė, Zotėri Jonuz Salihun, pėr t’i kėrkuar kėshilla e ndihmė qė tė fillojnė hetimet pėr ato vrasje nė Kosovė. Ai me ka thėnė se do tė konsultohet me kėshilltarė profesionalist dhe do me kthej pėrgjigje, por pėrgjigje nuk mora asnjėherė.

14.Edhe pėr shkak tė pazotėsisė pėr tė bindur organet kompetente nė Kosovė qė tė nisin hetimet, pranova tė bashkėbisedoj me Bedri Islamin dhe tė denoncoj publikisht Riza Salihun, si vrasės potencial. Prandaj propozoj qė edhe libri i Bedri Islamit: “Lėvizja / lindje e pėrgjakur / bashkėbisedim me Ibrahim Kelmendin” tė vlerėsohet si provė.

15.Nė prononcimet publike tė Riza Salihut, tė mėrkurėn e kaluar dhe dje, Riza Salihu thotė se “vrasės tėJusuf Gėrvallės, Kadri Zekė dhe Bardhosh Gėrvallės kanė qenė dy policė gjerman tė policė sekrete gjermane, kurse Ibrahim Kelmendi ka qenė informator i paguar i asaj policie” (perifrazim i pėrafėrt). Kėrkoj qė kėto prononcime tė tij tė merren si prova.

16.Pėr shpifjen se unė kam qenė informatorė i paguar i policisė gjermane po i bėjė kallzim penal (nėse ma pranoni me kėtė shkresė).

Pėr shkak tė interesimit dhe shqetėsimeve tė mėdha tė qytetarėve nė Kosovė, pėr shkak tė rėndėsisė se zbulimit tė dorasėve vrasės tė Jusuf Gėrvallė, Kadri Zekė dhe Bardhosh Gėrvallės, lus qė tė fillohen hetimet.

Para hetuesve kompetent do tė bėjė tė njohur edhe emrin e tė dyshuarit tė dytė, si bashkautor nė vrasje, thuhet nė denoncimin e Kelmendit.





Salihu: Nuk jam vrasėsi i vėllėzėrve Gėrvalla
Pas rrėfimit qė e ka bėrė, nė Klan Kosova, Ibrahim Kelemendi, i cili ka akuzuar Riza Salihun si autor tė vrasjes sė Jusuf e Bardhosh Gėrvalla e Kadri Zeka, ka ardhur rrėfimi edhe nga ky i fundit.Salihu gjatė njė interviste nė emisionin ‘Zona B’ nė kėtij televizioni, ka thėnė se Ibrahim Kelemdi ka shpifur dhe gėnjyer, sipas tij dhe gjitha ato qė i ka thėnė Kelmendi janė dezinformata.
Ai ka mohuar kategorikisht tė jetė i involvuar nė kėtė vrasje, megjithėse pranon se ėshtė takuar disa herė me Jusuf Gėrvallan dhe po ashtu pranon se ka kontrolluar postat e tij dhe pėr kėtė shkak ishte arrestuar asokohe nga policia gjermane. “Postėn e kontrollova sepse kisha dyshime se ata ishin nė shėrbim tė agjencive inteligjente tė Jugosllavisė”, ka thėnė Saihu. Ai ka rrėfyer se atėherė ka udhėhequr njė organizatė me emrin ‘Zėri i Kosovės’.
Mė tej Salihu ėshtė shprehur i bindur se vrasjen e ka bėrė policia sekrete gjermane. Sipas tij nė momentin kur ishte arrestuar, policia i kishte thėnė se Jusufi do tė vritet dhe sipas tij vrasja ndodhi njė vit mė pas


__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-03-12, 23:12   #2
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kush i vrau Vellezerit Gervalla,dhe Kadri Zeken??

Me nje te menduar paksa ma analitik, del qe eshte shumė e logjikshme qe shqiptari e vret shqiptarin.
Kjo eshte nje sjellje ose tradite thelle e ngulitur ne nenvetedijen e tij.

Nese bejme nje krahasim te thjeshte me popuj tjere, atehere krejt lehte mund ta nxjerrim gjykimin secili:

Shqiptari, nje trim i madh, burre i forte: me ēka do tė merret trimi i madh e legjendar shqiptar atje nė majėn e malit? Normal qe do tė luftojė me tė ngjashmit e tij, qe jane po aq trima tė ēartur sa ai, pėrderisa guxojnė dhe ngjiten nė kėto male.
Po kur kėtyre qe guxojne te ngjiten ne male t’u jetė shfarosur fara, me kė tjetėr do tė merret ky trimi i ēartur shqiptar pėrveē se me trimat e tjere shqiptarė? Pastaj kur te shfarosen edhe keta, ai trimerine do ta ushtroje ndaj vėllaut e sė fundi ndaj vetvetes. Sepse trimi i cartur e burri i forte, s'duhet te humbe kohen kot, ne cdo moment duhet ta tregoje trimerine e tij.

Ndėrkohė, pėr shembull, francezi:
Ky francezi qe nuk eshte trim i cartur, eshte nje smutan i lodhur qė nuk guxon tė pėrleshet me askėnd, bile me vetveten hiē se hiē. Keshtuqe thjesht sa pėr t’u marrė me diēka, ky smutani francez do t’ju
pėrvishet sendeve palidhje – fushave, bujqėsise, minierave e fabrikave.
Thjesht sendeve qe nuk kanė shpirt, e qe nuk iu hyhet ne hak.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-01-14, 16:35   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kush i vrau Vellezerit Gervalla,dhe Kadri Zeken??

Gazetari kroat:
UDB-ja nuk gjente shqiptarė, pėr tė vrarė shqiptarė




“Serbėt i kanė vrarė serbėt, kroatėt i vrisnin kroatėt, boshnjakėt i vrisnin boshnjakėt, derisa serbėt i kanė likuiduar edhe shqiptarėt”, ka thėnė gazetari dhe publicisti kroat, Zeljko Peratovic, duke folur pėr vrasjet e kryera nga UDB-ja serbe nė ish-Jugosllavi.


Gazetari kroat, Peratovic i cili pėr njė kohė tė gjate merret me hulumtimin e vrasjeve politike nė ish-Jugosllavi, ka deklaruar se vrasjet e disidenteve qė ishin larguar nga vendi, UDB (Sigurimi Shtetėror Jugosllav) i ka kryer nė mėnyrė specifike.

Ai ka thėnė se UDB-ja ka gjetur bashkėpunėtorė qė kanė kryer vrasje tė bashkėkombėsve tė vetė,“serbėt i kanė vrarė serbėt, kroatėt i vrisnin kroatėt, boshnjakėt i vrisnin boshnjakėt, derisa serbėt i kanė likuiduar edhe shqiptarėt”.

“Vetėm pėr shqiptarėt nuk ka vlejtur kjo rregull pasi qė UDB nuk ka mundur tė gjejė shqiptarė pėr tė vrarė shqiptare", ka thėnė Peratovic per "Blic"

Vrasjet e kryera nė kohėn e ish Jugosllavisė janė ri-aktualizuar pas arrestimeve tė ish shefave tė UDB-sė nė Kroaci sot gjatė ditės.

Tashmė dihet se ky shėrbim famėkeq (UDB-ja) ka qenė i pėrfshirė nė vrasjet e Jusuf e Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekės nė Gjermani dhe Enver Hadrit nė Belgjikė.

Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gėrvallės, Kadri Zekės por edhe e Enver Hadrit zyrtarisht ėshtė bėrė publike nga Kuvend i Serbisė pas vit 2003, si dhe nga publikimet e bėra nga oficer tė shėrbimit tė cilėt ishin organizatorė tė kėtyre akteve.

Nga kjo rezulton se SDB nė kėto akte terroriste kishte angazhuar ekipe tė posaēme nė pėrbėrje tė sė cilės ishin: Zelko Raznjatovic-Arkan, Ratko Gjokic, Dragan Malesevic-Tapija, Gjorgje Bozovic-Gishka, si dhe ekipi i dytė Veselin Vukotic (Vesko), Andria Lakonic, dhe Darko Asanin.

Nė vrasjen direkte tė Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit atentatorė kanė qenė Zelko Raznjatovic-Arkan dhe Gjorgje Bozovic-Giska.

Pėr kėtė arsye, Sekretari Federativ i Punėve tė Brendshme, Stane Dolanc, shumė vite mė vonė pati deklaruar se “Arkani ka qenė mė i dobishėm se i gjithė shėrbimi”, kurse ai pėrpos privilegjeve dhe shumave tė parave, nga Sekretariati Federativ i Punėve tė Brendshme si dhuratė kishte marrė njė pistoletė tė dekoruar me ar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-14, 10:47   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Kush i vrau Vellezerit Gervalla,dhe Kadri Zeken??

Zv. Kryministri i Kosovės – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes sė Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka



Mė 15. 01. 2014, nė emisionin "Rubikon" tė KTV'sė, Donika Gėrvalla, vajza e Jusufit, i vrarė para 32 vitesh nė Untergruppenbach tė Gjermanisė, bashkė me vėllaun Bardhoshin dhe bashkėveprimtarin Kadri Zeka, ka thėnė se nė dosjen e vrasjes sė Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės ka edhe emra tė Qeverisė aktuale tė Kosovės. "Emra tė zyrtarėve tė Qeverisė sė Kosovės janė pjesė e dosjes hetimore, dhe pėrmenden nė kėto dosje”, - ka thėnė Donika Gėrvalla nė "Rubikon" tė KTV’sė. Donika ka theksuar se Jusuf e Bardhosh Gėrvallėn dhe Kadri Zekėn i ka vrarė UDB'a. "Atentati ishte kryer nga njė grup profesionistėsh nga struktura tė UDB’sė. Unė nuk kam njohuri pėr emra tė tillė. Drejtėsisė gjermane duhet t’i lihet t’i zbardh faktet” - ka thėnė ajo.








Ndonėse Donika Gėrvalla nuk ka pėrmendur emra tė zyrtarėve tė Qeverisė sė Kosovės qė janė pjesė e dosjes hetimore, njė burim qė dėshiron tė mbetet anonim, ka thėnė se, nė dosjen e vrasjes sė vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zeka, ėshtė i pėrfshirė Zėvendės Kryeministri i Kosovės, Behgjet Pacolli. Sipas kėtij burimi, Behgjet Pacolli, ditėn e vrasjes (mė 17 Janar 1982) ka qenė nė Tiranė, ndėrkohė qė vetura e tij, tė cilėn z.Pacolli e kishte deklaruar se ja kanė vjedhur, dyshohet se ėshtė pėrdorur gjatė kohės sė vrasjes.



Zv.Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli







Behgjet Pacolli njihet si njėri nga biznesmenėt mė tė fortė, me firmėn "Mabetex - Project Engineering", me seli nė Lugano tė Zvicrrės. Ai nė mars 2006 themelon "Aleancėn Kosova e Re - AKR", tė cilėn fillimisht e ka cilėsuar si organizatė biznesore, por me kalimin e kohės e shndėrron nė parti politike, edhe pse shumė herė ka deklaruar se nuk dėshiron tė merret me politik. Sidoqoftė ky biznesmen i njohur, mė 4 janar 2006 (pikėrisht nė kohėn kur nė Vjenė po vazhdonin negociatat Prishtinė-Beograd, me ndėmjetėsimin e Ahtisarit, pėr statusin e Kosovės) zhvillon njė intervistė tė gjatė (prej 8 faqesh) nė gazetėn serbe "Nedeljni Telegraf" me titull: "Sudbina regiona je u rukama Beograda: KOSOVO NE MOZHE BEZ SRBIJE - Fati i rajonit ėshtė nė duar tė Beogradit: KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINĖ". Nė kėtė intervistė tė gjatė, kjo gazetė pėr herė tė parė publikon edhe shumė fotografi tė z.Behgjet Pacolli, dhe nė mesin e tyre publikon njė fotografi me Mercedesin e tij (1980) dhe njė foto, tė dalur nė vitin 1981 nė Restorant "Dora" nė Prishtinė, me UDB'ashin Selim Brosha, emri i tė cilit shpeshherė ėshtė pėrmendur si njėri i implikuar nė vrasjen e vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zeka. Madje edhe nė procesin gjyqėsor kundėr Sllobodan Millosheviēit nė Hagė, njė dėshmitar i mbrojtur (ish'UDB'ash shqiptar) me Kodin K-6, nė seancėn gjyqėsore tė datės 10 qershor 2002 ka pranuar se nė vrasjen vėllezėrve Jusuf e Bardhosh Gėrvalla ėshtė pėrfshirė edhe punėtori i shėrbimit sekret, Selim Brosha.





Prishtinė, 1981 - Restorant `DORA`: UDB'ashi Selim BROSHA (i pari nga e majta) duke ngrėnė e pirė me bisnesmenin Behgjet PACOLLI (nė mes) - aktualisht zv.kryministėr nė qeverinė e Kosovės! ( UDB-ashi Selim Brosha gjatė viteve tė 70'ta dhe 80'ta ka rrahur e gjymtuar mijėra atdhetarė, tė cilėt u dergjėn burgjeve tė ish'jugosllavisė!!!). Fotografia lartė: Behgjet Pacolli me mercedes.



E shkėputur nga gazeta "Nedeljni Telegraf", 4 janar 2006, fq.11












BEHGJET PACOLLI: "Sudbina regiona je u rukama Beograda: KOSOVO NE MO�E BEZ SRBIJE - Fati i rajonit ėshtė nė duar tė Beogradit:


KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINĖ".












__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-14, 17:49   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Kush i vrau Vellezerit Gervalla,dhe Kadri Zeken??

Gega, Buxhovit: “Terroristė” ishim e mbetshim nė bindjen tėnde dhe tė millosheviqėve!



Hysen Gega, ish i burgosur politik dhe veteran i UĒK-sė, reagon ndaj deklaratave tė Jusuf Buxhovit, tė dhėna mė datė 22 janar 2014, nė emisionin “Rubikon” tė KTV-sė.








Siē dihet, Gega e ka akuzuar Buxhovin se e ka marrė nė pyetje nė Sekretariatin e Prishtinės, pėrkitazi me vėllezėrit Gėrvalla. Hysen Gega ishte arrestuar mė 31 dhjetor 1980. Hetimet ndaj tij kanė zgjatur rreth gjashtė muaj. Sipas deklaratave tė tij, atė e kanė marrė nė pyetje Mehmet Lumi, Lorenc Selmani dhe Adem Ibrahimi. Ndėrsa, nė fillim tė janarit 1981, ka thėnė se atė e ka marrė nė pyetje edhe Jusuf Buxhovi.

Buxhovi, nė Rubikon tė KTV-sė ka reaguar se ata qė e akuzojnė rreth vėllezėrve Jusuf e Bardhosh Gėrvalla e Kadri Zeka, kanė qenė bashkėpunėtorė, madje mė ekstremistė tė UDB-sė jugosllave. Sipas tij, kėto akuza kanė filluar pas daljes nė skenė tė LDK-sė, duke shtuar se qėllimi i akuzave ishte njollosja e LDK-sė dhe e veprimtarėve tė saj, ndėr tė cilėt e llogarit veten. Buxhovi po ashtu thotė se sipas BND-sė gjermane, Hysen Gega ėshtė terrorist dhe LPK ishte nė ndikim tė KGB-sė.

Gega, i lindur mė 1950 nė Sallagrazhdė, sipas njohėsve tė biografisė sė tij, qė nė moshėn e re aktivizohet nė grupet ilegale kundėr regjimit jugosllav. Ai dėnohet me 12 vjet burg, tė cilin e mban nė burgun famėkeq CZ nė Beograd. Pas vuajtjes sė dėnimit, nė vitin 1993 pėrsėri do tė arrestohet dhe burgoset me tre vjet e gjysmė. Pas lirimit nga burgu, mė 1997 do tė angazhohet nė radhėt e UĒK-sė. Nė Kosovėn e ēliruar do tė tėrhiqet nga aktiviteti politik pėr t’u marrė me bletari.

Nė vitin 1978 Riza Salihu thuhet se ka formuar “Grupin Komunist Zėri i Kosovės”. Sipas dėshmive tė plasuara deri tash, nė janar tė vitit 1980 Riza Salihu, nė cilėsi tė kryetarit tė grupit e urdhėron Hysen Gegen pėr ta vrarė Jusuf Gėrvallėn, me arsyetim se ėshtė UDB-ash i rrezikshėm. Gega nė deklaratė e tij ka thėnė se Salihu ia kishte dhėnė revolen ta vras Gėrvallėn.

“Riza Salihu thoshte dhe propagandonte se Jusufi (Gėrvalla) ėshtė agjent i UDB-sė. Pohimet e tij mė shtynė qė unė tė bėja pyetje nė ambasadėn shqiptare nė Vjenė se mos kishin ndonjė fakt pėr Jusufin. Aty atėherė ishte njėri, qė mė duket se quhej Simon Qirici, sekretar i parė, ndėrsa vetė ambasadori ishte farefis me Avni Rrustemin. Prej tyre mora garancinė se Jusufi ėshtė i pastėr dhe se mund tė bashkėpunonim lirisht e pa asnjė rezervė me tė. Ata madje edhe na rekomandonin bashkėpunimin”, ka thėnė Gega nė njė intervistė mė 2012.

“Megjithatė, edhe pas kėtij episodi ai vazhdonte shpifjet e tij kundėr Jusuf Gėrvallės, duke shkuar aq larg sa nė njė rast mė tha: ‘I vjen keq se s’ka kush e bėn, sepse ai madje e meriton edhe plumbin”, duke nxjerrė me kėtė rast edhe revolen e duke mė thėnė: ‘Ja merre kėtė dhe vrite, sepse ai e meriton plumbin”, propozim tė cilin ia refuzova me fjalėt: ‘Mė mirė mbaje pėr vete, sepse mund tė tė duhet ndonjė ditė pėr tė vrarė veten’. Pėr kėtė pėrcaktim tė Rizait pastaj informova Ibrahimin, Jusufin dhe Bardhin”, ka thėnė Gega.

Nė njė intervistė tė shkėputur nga libri: “Terror, dhimbje, qėndresė“, i Faridin Tafallarit, Gega pėr arrestimin dhe hetimet kundėr tij ka thėnė: “Kah fundi i hetimeve mė ka marrė nė pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por, nė fillim tė janarit 1981, data e saktė nuk mė kujtohet, po ashtu mė ka marrė nė pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kėshtu ma kanė prezantuar atė. Pėr Jusuf Buxhovin kisha dėgjuar mė parė se ishte korrespodent i ‘Rilindjes’ nė Bon, por nuk e kisha parė kurrė me sy”.

Se a ka pasur ndonjė pyetje tė Buxhovit rreth vėllezėrve Gėrvalla, Gega thotė: “Jo, ai s“mė pyeste asgjė pėr ta, vetėm se i ofendonte, i shante. Thoshte se ata janė nė njė rrugė tė gabuar, se ne kurrė s“kemi qenė mė mirė”.

Gjatė hetuesisė, Gega thotė se nė muajin qershor, nė zyrat e Sekretariatit tė Punėve tė Brendshme nė Prizren, Mehmet Lumi i kishte thėnė: “Do tė lėshojmė prej burgut e do t“i bėjmė tė gjitha kushtet e mundshme, do tė japim armė ēfarė tė duash, kemi armė speciale… Shko likuidoi vėllezėrit Gėrvalla, ose Ibrahim Kelmendin! Tė holla, pėrveē shpenzimeve, njėqindmijė marka mė tepėr i ke”!

Por, Gega ka refuzuar. Dhe, atentati nė Shtutgard, ku vriten vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka, kryhet derisa Gega vuan dėnimin.

Nė artikullin “Duhet thyer heshtja”, Donika Gėrvalla shkruan kėto fjalė, duke iu referuar Gegės si viktimė edhe e tradhtisė shqiptare: “Nuk duhet tė heshtet as pėr atė burrė qė e dėrguan me armė tek babi nė shtėpi qė ta vriste. Babi, pa i nuhatur aspak qėllimet e tij, gjatė bisedės sė gjatė qė zhvilluan e bėri qė tė nxjerrė armėn, ta vėrė para vetes nė tavolinė dhe t’i thotė: ‘Jusuf, bėj ēfarė tė duash me mua. Unė kam ardhur tė tė vras, sepse mė patėn bindur se je tradhtar. E shoh qė qenkam mashtruar’. Pėrgjigjja e Babit ishte miqėsia qė i ofroi. Po i njėjti person, njė atdhetar i flaktė dhe i pakompromis, nga tė njėjtėt njerėz dėrgohet nė Kosovė, bie nė kurth dhe dėnohet me 14 vjet burg. Njė viktimė e regjimit jugosllav dhe njėkohėsisht njė viktimė e tradhtisė shqiptare”.

Se gisht nė kėtė vrasje mund tė kishte ndonjė shqiptar, dyshime ka patur edhe i ndjeri Jusuf Gėrvalla, pėr tė cilin thuhet se nė spital, nė prag tė vdekjes kishte thėnė: “Nėse vrasėsi ėshtė shqiptar, mos u zbuloftė kurrė”.

Ndryshe, nė reagimin e tij dėrguar mediave sot, Gega thotė se Buxhovi ka gėnjyer, nė pėrpjekjet e “tij tė dėshpėruara pėr tė shpėrlarė diē nga biografia tij e pistė”.

“Ai bėri edhe disa akuza tė tjera tė cilat nuk i ka bėrė mė keq as vet kasapi i Ballkanit, (Slobodan) Milosheviqi gjatė misionit tė tij kriminal pėr t’i shfarosur shqiptarėt. Para kėtyre akuzave tė poshtra nuk munda tė heshtė dot”, thotė Gega nė kėtė reagim.

“Nė kėtė intervistė Buxhovi tha se tė gjithė ata qė qenė pjesė e organizatave atdhetare, qė i organizuan demonstratat gjithėpopullore kundėr Jugosllavisė mė 1981, dhe e bėnė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės mė 1998-99, pėr tė nuk janė gjė tjetėr pos terroristė. Kjo ėshtė njė akuzė nga mė tė egrat dhe mė ė antikombėtaret qė ka mundur ta bėjė dikush ndonjėherė dhe pėr kėtė do tė duhej tė viheshin nė lėvizje organet e akuzės”.

Gega e akuzon Buxhovin se ka qenė dhe vazhdon tė jetė njė proserb, sepse pėr vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės, mendon njėjtė “sikur ish-nomeklatura titiste dhe udbashe, se vrasja e tyre kishte qenė ‘qėrim hesapesh mes bandash kriminale shqiptare’”.

“Ky ishte lajmi zyrtar i Tanjug-ut jugosllav mė 18 janar 1982 qė e citonte gazeta ‘Rilindja’... Pra, pėr vrasjen e Gėrvallajve dhe tė Kadri Zekės, Buxhovi ndan sot mendim tė njėjtė sikur dikur policia sekrete jugosllave. E, tashti, kush mund tė mė bind mua se kėtė lajm dhe kėtė komunikatė tė policisė sekrete jugosllave nuk e ka shkruar dhe nuk e ka konstruktuar vet Jusuf Buxhovi”?

Gega, nė reagimin e tij, pėrsėrit se pas arrestimit tim ai ėshtė intervistuar edhe nga Buxhovi.

“Gjatė gjithė kohės ai i fyente dhe i mallkonte Gėrvallajt dhe Ibrahim Kelmendin; i quante armiq tė Jugosllavisė dhe bashkėpunėtorė tė regjimit tė Shqipėrisė. Po ashtu, nga kjo bisedė kuptova se Buxhovi kishte qenė i informuar nė detaje me aktivitetin e Lėvizjes nė Perėndim, duke mė thėnė se i kishte pėrcjellė dhe i kishte raportuar lėvizjet dhe punėt e mia dhe tė shokėve tė mi, Jusuf Gėvallės, Bardhosh Gėrvallės dhe Ibrahim Kelmendit dhe tė tjerėve”.

Gega thotė se kontaktin tjetėr me Buxhovin e kishte pasur mė 1991, pas daljes nga burgu, nė njė takim ku deklaron se ishte ballafaquar verbalisht me Buxhovin.

“Me sa mbaj mend kėtė ballafaqimi e kishte ideuar Bujar Bukoshi, ndėrsa nė takim ka qenė Kadri Bala, ish-sekretar i Degės sė LDK-sė nė Suharekė. Mė duhet tė them se Buxhovi, si i pafytyrė qė ėshtė, gėnjeu nė intervistėn tek Rubikoni, kur tha se unė kinse u paskėsha zėnė ngushtė dhe kinse gati sa nuk paskėsha qarė (...) Sė pari dua t’i them Buxhovit se unė jam pėrballur me sfida tė rėnda njerėzore nė jetė, tė rrezikshme, me dhunė barbare, me kėrcėnime, me tyta bajonetash nė fyt, por kurrė s’jam dhėnė, e aq mė pak tė zihem ngushtė para njė palo-burri siē ishte Buxhovi. Se nė atė ballafaqim nuk i kam kėrkuar falje Buxhovit dhe as qė mė ka shkuar mendja pėr njė gjė tė tillė, kam dėshmitar z. Kadri Bala.

Nė intervistėn tek Rubikoni, mes pėrpėlitjeve tė dėshpėruara nė tė cilat e ka hedhur ky akt qyqar dhe lig, Buxhovi ndryshoi deklaratėn nga ajo e vitit 1991. Tha se nė atė datė kur mė kishte intervistuar si hetues, nė cilėsinė e gazetarit paskėsh qenė bashkė me Fadil Hoxhėn nė njė vizite zyrtare nė Afrikė (...), ndėrsa nė ballafaqimin e vitit 1991 pati thėnė se kishte qenė nė vizitė zyrtare nė Indokinė (...) Dale more burrė, se Afrika ėshtė e madhe, nė cilin vend konkretisht paske qenė!? Gėnjeve mė 1991, tani, apo nė tė dyja rastet?

Me anė tė kėtij reagimi publik, pėr hir tė sė vėrtetės historike, edhe njė herė dua tė dėshmojė publikisht se, anėtarėt Lėvizjes dhe ish-tė burgosurit politikė, u afruan me radhėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės mė 1990 dhe 1991, pėr hir tė unitetit kombėtar... Unė i them Jusuf Buxhovit se, nė atė kohė nuk e kam ditur se ai e paskėsh themeluar LDK-nė. Po ta dija kėtė fakt, natyrisht, nuk do tė afrohesha kurrė nė ‘partinė e tij’. Ne kemi besuar se atė parti e kishte themeluar Ibrahim Rugova, bashkė me Bujar Bukoshin, Zejnel Kelmendin e tė tjerė...

Buxhovi, si njė spekulant i shkollės serbe, qė gėnjen nė sy e fare nuk skuqet, bėri njė spekulim idiot tek ‘Rubikoni’ kur tha se Hysen Gega dhe marksistė-leninistėt janė terroristė dhe tė rrezikshėm tė cilėt i djegin librat... Buxhovi me asnjė predispozitė nuk ngjan nė njė intelektual. Diskursi i tij, i folur dhe i shkruar, nuk i kapėrcen dot dijet e njė polici tė rėndomtė... Dua t’ia bėjė me dije Buxhovit njė fakt, se nė mesin e disa librave qė kam nė bibliotekėn time modeste, e kam edhe librin modest tė tij tė shkruar dhe tė botuar kaherė ‘Shėnimet e Gjon Nikollė Kazazit’, tė cilin nuk e kam djegur kurrė dhe as qė mė shkon mendja ta bėjė njė gjė tė tillė. Dua t’i them Buxhovit se ne, siē na quajti ai ‘terroristėt epokės sė Kallashit’, nuk djegim libra. Tė egėr, barbarė dhe terroristė ne jemi cilėsuar vetėm nga Milosevici dhe nga Jusuf Buxhovi. Mbase tė tillė qemė ne, jemi tani, dhe ashtu qofshim nė mendjen dhe nė bindjen e Buxhovit dhe tė millosheviqėve”, thuhet nė reagimin e Gegės.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.