Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-03-08, 17:17   #1
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Procesverbalet e Mbledhjes sė Mukjes

Procesverbalet e Mbledhjes sė Mukjes




Proces-verbal
Sot mė datė 1 gusht 1943 u mbajt nė katundin Mukje, mbledhja e dytė e delegacioneve tė Organizatės B.K. dhe tė Organizatės Nacional-Ēlirimtare.
Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z. Thoma Orollogajt dhe sekretaria Z. M. Gjinishi. Bisedimet i hap Z. Dosti, delegat i B.K. i cili deklaron se pas bisedimesh qė bėri qendra e Ballit proces-verbalit tė marrėveshjes sė bėrė mė 26 korrik 1943, tė nėnshkruar ad-referendum prej delegacionit tė Ballit, e gjen tė nevojshme tė bėhet njė shqyrtim disa pikave tė akordit tė arritun.
Bisedohet dhe vendoset qė pika 1 e nenit 2 tė ndryshohet dhe tė qėndrojė nė kėtė mėnyrė:
Pika 1. Luftė imediate kundėr armikut okupator dhe kundėr ēdo armiku tjetėr eventual okupator
Pika 2. Luftė pėr njė Shqipėri independente dhe pėr zbatimin e parimit tė njohur universalisht e tė garantuar nga Karta e Atlantikut tė vetėvendosjes sė popujve pėr njė Shqipėri Etnike.
Pika 3. ndryshohet dhe pranohet nė kėtė mėnyrė:
Njė Shqipėri tė lirė, indipendente, demokratike, popullore.
Pika 4. ndryshohet dhe pranohet nė kėtė mėnyrė:
Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė bie me formimin e njė qeverije provizore.
Pika 5. ndryshohet dhe pranohet nė kėtė mėnyrė:
Forma e regjimit do tė caktohet prej vetė popullit me anėn e njė asambleje konstituante, tė zgjedhur me sufrazh universal direkt.
Delegacionet:
B.K. 1. Hasan Dosti
2. M. Frashėri
3. Th. Orollogaj
4. Sk. Muēo
5. Hysni Lepenica
6. Jusuf Luzaj
7. Kadri Cakrani
8. Major Raif Fratari
9. Nexhat Peshkėpija
10. Halil Mėniku
11. Ismail Petrela
12. Vasil Andoni

K.P.N.Ēlirimtar 1. N.Kolonel Jahja Ēaēi
2. Myslim Peza
3. Abaz Kupi
4. Ymer Dishnica
5. M. Gjinishi
6. Omer Nishani
7. Sulo Bogdo
8. Shefqet Beja
9. Medar Shtylla
10. Stefan
11. Haki Stėrmilli
12. G. Nushi


Proklamatė
Popull Shqipėtar!
Po bėhen afro 5 vjet qė Italia fashiste ka pushtue vendin tonė tė shtrenjtė dhe po mbjell kudo zi e mjerim.
Barbarizma ka arritur kulmin. Nė kėto kohė tė fundit ka djegė e ka shkatėrrue fshatra e qytete dhe me njė etje tė tėrbueme ka vra e ka therė burra e gra, djem e vajza, pleq e tė rinj dhe fėmi tė vegjėl shqiptar qė ende thithin qumėshtin e nėnės... Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė, shprehje e gjallė e fuqive tė kombit, paraqet kėtė program:
1. Luftė tė pėrbashkėt dhe tė menjėhershme pėrbri aleatėve mė tė mėdhenj, Anglisė, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si dhe popujve tė shtypur kundra pushtuesit barbar.
2. Luftė pėr njė Shqipėri tė pamvarme, luftė pėr zbatimin e parimit tė njoftun botėrisht e tė garantuar nga Karta e Atllantikut tė vetvendosjes sė popujve pėr njė Shqipėri etnike.
3. Luftė pėr njė Shqipėri tė lirė, demokratike e popullore.
Shqiptarė!
Nuk keni ē'tė prisni ma. Armiku ėshtė akoma nė vatrat tona.
Erdhi koha qė tė ēohemi tė gjithė tė vegjėl e tė mėdhenj, burra e gra, intelektualė e patriotė qytetarė dhe katundarė dhe tė rrokni armėt pėr dėbimin sa mė tė shpejtė tė pushtuesit tė huaj nga toka e shenjtė shqiptare.
Ngrihuni tė gjithė pra, betohuni rreth flamurit tė Skėnderbeut, bashkohuni rreth Komitetit pėr Shpėtimin e Shqipėrisė dhe sulmoni nė ēdo vend e kėnd, me armė e ēdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robėrisė qė i kini nė duar afėr 5 vjet dhe merrni gjakun e martirėve tanė qė ditėn tė vdesin nė fushėn e nderit pėr lirinė e Shqipėrisė. Dita e shpėtimit erdhi!
Jashtė armiku zaptues!
Rroftė Shqipėria e bashkueme nė luftė kundėr pushtuesit!
Rrofshin aleatėt tanė tė mėdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme e Bashkimi Sovjetik!
Rroftė Shqipėria e pavarme, demokratike popullore! Komiteti pėr shpėtimin e Shqipėrisė


__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.