Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-05-10, 11:33   #1
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim “Stop dhunės nė familje! Nė luftė dhunė, nė shtėpi dashuri!”

Nusja e lodhur
- Nuk ėshtė ende darka gati?- pyeti ai me njė zė tė lartė, qortues dhe ndezi televizorin duke u shtrirė nė divan. Mori gazetėn nė dorė, i hodhi njė shikim titujve tė faqes sė parė dhe e hodhi mbi tavolinė.
- Unė punoj tėrė ditėn dhe kjo ėshtė dhurata, qė mė bėn ti mua?!
- E pata djalin te mjeku,- u pėrgjigj Albana.
- Sapo u ktheva nga puna, pesė minuat para teje.
- Aha! - psherėtiu ai.
- Darka ėshtė gati, duhet vetėm tė nxehet,- u dėgjua pėrsėri zėri i saj nga kuzhina.
- Vetėm tė nxehet! - tha Luani me vete dhe solli kokėn.
- Ti kurrė nuk bėhesh njeri, fajet i ka nėna jote”, shtoi ai i nevrikosur dhe i padurim.
- Pėr pesė minuat ėshtė gati, tė lutem, vetėm pesė minuta..., e luti ajo me zė tė ngrohtė.
- Lopė je ti, pėr fat nuk e sheh veten! - tha Luani. Ajo doli nga kuzhina me njė lugė tė madhe druri nė dorė dhe u ndalė nė pragun e sallonit.
- Lopė mė thua, - dhe shtrėngoi lugėn e madhe.
- Po, lopė je ti! - pėrsėriti Luani duke e parė herė atė, herė lugėn e gjatė. Kėtė herė u ndje i detyruar ta rrisė zėrin akoma mė shumė, pėr t“i bėrė asaj tė qartė, se nuk frikohej nga luga.
- Atėherė, mė blej njė kėmborė, pasi qenkam lopė, - i tha ajo duke humbur durimin. Albana qe kthyer njė orė mė herėt se burri nga puna dhe pasi mori dy fėmijėt nga vjehrra, vrapoi te mjeku se djali i vogėl kishte ethet, prandaj edhe darka u vonua. Luanit nuk i pėlqenin kėto rrėshqitje tė orarit. Darka duhej tė hahej me orarin e njėjtė dhe tė saktė. A i ka pėr ēdo ditė uri nė tė njėjtėn orė, kėshtu kishte qenė edhe nė shtėpinė e tij dhe tani, nuk kishte arsye, nė bashkėshortėsi, tė krijohen rregulla tė reja.
- E pse tė duhet kėmbora? - pyeti ai duke vazhduar me ngucjen.
- Nėse dinė tė blesh kėmborė pėr lopė, atėherė fqinjėt kuptojnė se nuk je dem i tredhur! - i tha ajo duke qenė e vetėdijshme se po futej nė njė fushėbetejė tė re, qė nuk kishte pasur guxim ta provojė kurrė. - Dreq o punė! - tha me vete, - ku mora guximin tė shprehem kėshtu?
- Nesėr kur kthehem nga puna, ta sjellė njė,- i tha ai dhe nėnqeshi me cinizėm. Nga floriri apo argjendi, si tė pėlqen? - pyeti nė mėnyrė provokuese.
- Tė lumtė! Mė blej njė nga zinku, kėshtu bota e kupton se mbete ēoban!- i tha ajo dhe pėrsėri u habit me guximin e vet.
- Mbylle gojėn! - bėrtiti Luani duke humbur toruan, sa u dėgjua edhe jashtė. Albana nuk foli mė. Tryezėn e bėri gati, ai u ngrit dhe u ulėn me fėmijėt e tyre.
- Mė jep ujė!- tha ai i nevrikosur. Albana i mbushi gotėn. Luani e mori nė dorė dhe vėshtroi Albanėn duke sjellė kokėn i turbulluar nė mendje.
- Mė jep bukė!- u dėgjua pėrsėri zėri i tij nervoz. Albana i preu njė fetė dhe ia lėshoi mbi tryezė pranė dorės sė tij.
- Pse nuk flet?- u ēor ai befasisht duke i rėnė tryezės me shuplakė. Fėmijėt ia plasėn vajit.
- Respektova dekretin, i tha ajo shkurt dhe u kthye nga fėmijėt. - Mė tha mė parė ta mbyllė gojėn,- dhe u largua pakėz me karrige nga tryeza. - E mbylla si deshe ti! Si mund tė flasė me gojė tė mbyllur? Po prisja dekretin e ri! Lirinė pėr hapjen e gojės,- dhe e vėshtroi atė drejt nė sy pa pėrpėlitur qerpikėt. U shikuan ashtu njė copė herė, ndalėn pėrtypjet, pastaj Luani uli shikimin mbi tryezė dhe vazhdoi t“i lėvizė nofullat. Albana gėlltiti kafshatėn dhe nuk hėngri mė. Ajo u kujdes t“i qetėsojė fėmijėt dhe t“i ushqejė. Nė kėtė ēast kuptoi se sa mė shumė qė heshtte, aq mė shumė shtypej, keqtrajtohej, dhunohej dhe ofendohej prej tij. Tani vendosi t“i japė fund viktimizimit dhe gradualisht ta kėrkojė nderin, qė meritonte. Tre vitet e fundit rrallė kishte dėgjuar ndonjė fjalė tė mirė prej tij apo ndonjė mirėnjohje: Kryesisht pėrbuzje, sharje dhe piskama. -Mjaftė mė, - tha ajo me vete. - Erdhi dita e V-sė sė madhe. Dita e vendimit!
Luani kishte fituar njė pozitė mė tė lartė dhe mendonte se tani i duhej njė grua e re, qė i pėrshtatet karrierės sė tij. Nga keqtrajtimet e pėrditshme, shpresonte se Albana del nga shtėpia, i lenė fėmijėt aty dhe ky i dėrgon te nėna e tij dhe kėshtu i krijohet mundėsia e re. Kohėve tė fundit ėndėrronte njė grua sorkadhe, mė tė re, flokėgjatė dhe gjoksfryrė, e cila do tė vishej shumė bukur, sexy dhe pėr tė cilėn ai nuk do tė ndjehej xheloz. Fundi fundit, nuk do t“ishte nėna e fėmijėve. Pėr Albanėn kurora dhe familja e krijuar ishin tė shenjta dhe, as qė mendonte pėr ndarjen. Ēdo ditė pėrpiqej me fjalė tė mira tė krijojė njė raport tė durueshėm, por, aq sa mė e sjellshme tregohej ajo, aq mė shumė acarohej dhe merrte guxim ai.
Tė premteve zakonisht Luani kthehej mė herėt nga puna dhe ajo vendosi qė pikėrisht atė ditė tė flasė me tė dhe t“i kėrkojė ndryshimin e sjelljeve. Pas bisedės, shpresonte Albana, mund tė dalin edhe sė bashku nė qytet apo nė kinema. Herėn e fundit kishte parė me tė njė film derisa ishin tė fejuar, mė vonė, jo. Pak para orės njėzet e dy shkuan nė shtrat dhe ashtu pa folur, i kthyen shpinėn njėri tjetrit. Luanin e zuri gjumi me njė herė. Albanėn, jo. Fjalėt e rėnda, qė ia tha ai, nuk e linin tė qetė. Jeta e pėrditshme ishte bėrė e padurueshme. Deri nė orėn tre tė mėngjesit mendoi mėnyrėn se si ta organizojė bisedėn dhe sapo e pėrfundoi planin, mbylli sytė. Tė nesėrmen, kur i dėrgoi fėmijėt te vjehrra, e luti atė t“ i gatuajė njė pite, siē i pėlqente Luanit, sepse piten qė i pėrgatiste ajo, ai gjithmonė e kishte pėrfolur, edhe pse gatuhej sipas udhėzimeve tė vjehrrės.
Duke u kthyer nga puna, shkoi te ajo mori fėmijėt dhe piten. Luanin luante shah me njė fqinj. Pas pak, fqinji iku, Albana pėrgatiti tryezėn dhe Luani u ngrit dhe i telefonoi nėnės pėr ta falėnderuar pėr piten e mrekullueshme...

E premte. Binte njė shi i imėt, me pika tė rralla. Fillimi i pranverės dhe nuk i dihej: herė vranėt, herė diell. Ajo mbylli ēadrėn rregulloi pakėz flokėt dhe hyri nė oborr. Sot ishte veshur bukur, me rrobe qė theksonin linjat e saja femėrore, me taka pak tė larta, njė fustan deri nė gjunjė dhe pak para se tė dilte nga puna, i bėri edhe buzėt tė kuqe. Pranė derės sė shtėpisė pa njė bisht tė lopatės mbėshtetur pėr muri, qė kishte blerė Luani pėr tė punuar nė kopsht. E futi bishtin e lopatės nėn sqetullėn e krahut tė majtė dhe me dorėn e djathtė, hapi derėn e hyrjes. Bishtin e lopatės e mori t“ia pėrkujtojė Luanit, sepse edhe ajo kishte ndėrmend tė mbjellė lule. - Edhe pse e ka blerė bishtin, me siguri zgjatė dy a tri javė deri sa t“i a vejė lopatės,- mendoi ajo. Lėshoi ēantėn nė korridor, vari mantelin dhe mbėshteti bishtin e lopatės nė kuzhinė qė ta shohė Luani.
-Luan, ai more fėmijėt?- pyeti ajo me zė tė ėmbėl nga kuzhina. Luani nuk u pėrgjigj. Shkoi nė dhomėn e ndejės dhe e pa duke fjetur. Ai gėrhiste nė gjumė tė thellė.
- Luan, ku janė fėmijėt? - tha ajo me njė zė tė zvargur. Luani ngriti kokėn ngadalė, me sytė gjysmė tė hapur u ulė dhe hodhi jastėkun nė fund tė divanit i egėrsuar.
- Ēka je lyer e ngjyer si njė grua e pėrdalė? – bėrtiti ai. Albana ofshani thellė dhe uli kokėn.
- Shko merri ti fėmijėt! Ti e ke pėr detyrė. Ti je nėnė! Ec mė shpejt!- urdhėroi ai i acaruar.
- Jam shumė i lodhur dhe kam shumė uri dhe, shko e vishu si grua serioze, laje fytyrėn! - bėrtiti ai dhe u shtri pėrsėri, por tani nė anėn tjetėr tė divanit.
- Luan burri, mė dėgjo kėtu! Unė do tė shkoj t“i marrė fėmijėt, por, brenda dhjetė minutave kthehem dhe kur tė kthehem, kur tė kthehem darka duhet tė jetė gati. - Darka duhet tė jetė gati,- e shqiptoi ngadalė, si nė klasėn e parė, duke bėrė nga njė pushim tė vogėl pas ēdo do fjale dhe duke i theksuar mirė e mirė fjalėt me njė pėrsosmėri fonetike. Me zanore tė pastra shqipe dhe bashkėtingėllore tė shqiptuara mirė e drejtė. Luani u kthye nė anėn tjetėr dhe rregulloi jastėkun. Albana mori mantelin dhe doli furishėm pėrjashta duke murmuruar ndėrmjet dhėmbėve.

(Disa burra tė gjitha gratė i shohin si nėna. Ata janė mėsuar tė dremisin dhe tė dergjen, si nė shtėpitė e tyre. Bashkėshorten nuk e konsiderojnė si partnere tė barabartė, por si njė dhuratė, njė nėnė e dytė nė shėrbim tė tij. Ata nuk kuptojnė kurrė se shoqja, nuk ėshtė vetėm nėnė e fėmijėve, por edhe bashkėshorte, me dėshira dhe plane pėr jetėn, kryesisht pėr rrjedhėn e saj. Burrat e tillė, ndaj gruas sė tyre, gjatė ditės, sillen si me nėnėn e vet, bėn dallim vetėm trysnia ndaj gruas dhe mirėnjohja ndaj nėnės. Kėta burra, ndaj nėnės sillen me shumė dashuri, ndaj gruas me shumė arrogancė. Ata, disa vite pas martese, humbasin gjallėrinė dhe ca nga ca, por sigurt, pėrpiqen nga gruaja ta rikrijojnė nėnėn e tyre tė dytė. Ky soj, kjo racė e burrave, shumė rrallė apo kurrė nuk del me gruan jashtė, pėrjashtim bėjnė ndejat te tė afėrmit. Ata nuk ēajnė kokėn pėr lumturinė e gruas, por pėr rehatinė e vet! Grave tė tilla fatkeqe dėshpėrimi nė fytyrė u lexohet edhe nė rrugė! Mungesa e vetėveprimit, rėnia shpirtėrore dhe plogėshtia u shihen nė ballė! Ata burra nuk falėnderohen kurrė dhe shpėrndajnė vetėm urdhra! Disa gra pas martese gjallojnė si nė njė strehimore refugjatėsh. Refugjatėt mund tė dalin kur tė duan nė qytet, por jo jashtė qytetit. Gratė e pafat, me burra tė tillė, kanė tė drejtė tė shėtitėn nė oborr ose nė banesė!)


__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Antika : 05-05-10 nė 11:38
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 05-05-10, 11:34   #2
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: “Stop dhunės nė familje! Nė luftė dhunė, nė shtėpi dashuri!”

Luani zakonisht tė shtunėn dhe tė dielėn nuk punonte, por pėr Albanėn nuk kishte pushim kurrė. As katėrmbėdhjetė shkurti, as tetė marsi, as njė maji,: tė gjitha ishin ditė pune. Pėr Luanin ditė pushimi ishin jo vetėm ditėt e fundit tė javės, por natyrisht edhe tė gjitha festat tjera shtetėrore.
Pas njė ēerek ore, u kthye ajo nė shtėpi me dy fėmijėt e vegjėl. Njėrin e kishte nė krahė, tjetrin e mbante pėr dore. I hodhi njė shikim kuzhinės dhe pa se nuk ishte lėvizur gjė nga vendi. I dėrgoi fėmijėt nė dhomėn e tyre dhe mbylli derėn. Luani zakonisht kur rrihte gruan, nuk lodhej a janė fėmijėt aty a jo. Ai ishte i bindur se burri i vėrtetė nuk duhet tė shikojė kėto rrethana, por tė reagojė ashtu si e kėrkon nevoja, ēasti. Luani ishte eksploziv dhe sillej ashtu, kolerik. Albana ishte introverte dhe implozive. E hante veten, por nuk i tregonte askujt pėr gjendjen e vet tė mjerė.
-Jeanne d“Arc, Shota Galica, Jeanne d“Arc, Shota Galica,- pėrsėriti me vete Albana dhe mori bishtin e lopatės nga kuzhina dhe e lėshoi majtas nė korridor, nė qoshe, pranė hyrjes sė sallonit.
- Pse nuk bėn ti darkėn gati? - bėrtit ajo duke e parė shtrembėr nga pragu i derės.
Luani ngriti kokėn, shikoi i habitur dhe nuk u besoi veshėve.
- Pse nuk e bėra darkėn gati? - Dėgjova mirė apo jam nė ėndėrr? - pyeti ai me njė vėshtrim tė hutuar dhe ton arrogant. Pėr njė ēast iu duk se u shemb shtėpia.
- Po, dėgjove mirė! Tė pyeta, pse nuk e bėre ti darkėn gati pėr fėmijėt tu dhe pėr shoqen tėnde,- pėrsėriti ajo tani duke ngritur zėrin mė shumė se ai.
- Mos je ēmendur? Unė tė bėjė darkėn ty?- piskati ai. - Unė Luani Kreshta, burrė, trim me flet, tė marrė fultere nė dorė! Mos vallė ke dėshirė tė vishem edhe me fustan? - pyeti ai edhe njė herė duke qenė i bindur se krejt kjo ishte njė keqkuptim.
- Po! Ti Luani Kreshta, ti ke krijuar familje dhe ndihmo atė!- i tha Albana e vendosur.
- Tash tė tregoj ty darkėn!- vikati Luani i inatosur, i zemėruar, i pezmatuar dhe u ngrit me vrull drejt Albanės. U prish kjo botė, tha me vete dhe e zuri pėr flokė duke i pėrplasur kokėn pėr muri. Albana e shtyri me dy duar nga vetja, ai shkeli mbi njė makinė tė fėmijėve dhe u rrėzua nė dysheme. Ishte hera e parė nė jetė qė po mbrohej. Luani mori makinėn dhe hodhi me tėrė fuqinė drejt Albanės, ajo uli kokėn dhe lodra fluturoi drejt kuzhinės. Ai u ngrit me tėrbim, solli kokėn i egėrsuar duke sharė, shtrėngoi nofullat dhe gjersa po pėrgatiste grushtet, Albana e goditi me shqelm me tėrė fuqinė ndėrmjet kėmbėve. Luani nuk e priti kėtė. Ishte goditje e befasishme dhe e shpejtė si vetėtima. Atij iu errėsuan sytė dhe u mblodh kruspull duke gjėmuar, pastaj i futi dy duart poshtė dhe mendoi: - E patėn bolet! U prishėn vezėt! Rėnkoi dhe ofshani thellė dhe luhatej herė para, herė pas duke gjėmuar.

(Luani dinte se tė drejtėn e dhunės e kishte vetėm ai. Kjo qė pėrjetoi iu duk fundi i botės: i moralit, i traditės, i roleve gjinore dhe i bashkėjetesės. Me njė fjalė: Luani nė gazep ekzistencial! U shemb muri kinez! A tė bėjė vetėvrasje apo ta vrasė gruan?! Sot duhej tė merrte vendime tė mėdha! Jetė a vdekje! Krenari apo kompromis? Ēfarė kompromisi!
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-05-10, 11:34   #3
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: “Stop dhunės nė familje! Nė luftė dhunė, nė shtėpi dashuri!”

Albana zgjati dorėn e majtė pas dhe mori bishtin e lopatės nė dorė. E shtrėngoi me dy duar dhe deri sa ai po ngrihej, e qėlloi me tėrbim dhe me tėrė forcėn nė kokė dhe nė shpinė. Luanit iu shfaq njė tufė xixash para vete me plot ngjyra; mbyllte dhe hapte sytė shpejt, pėrpėliste qerpikėt me shpresė se xixat do tė pakoheshin dhe do tė perceptonte, do tė kapte me shqisa vendin ku ishte, por, ato, shtoheshin akoma mė shumė, shpėrndaheshin si fishekzjarre dhe pastaj nė vend se tė zhdukeshin, mblidheshin sė bashku nė njė pikė, pėr tė shpėrthyer pėrsėri me mijėra ngjyra, xixa-xixa.
- Truri- tha me vete Luani, - truri mė krijon imazhe tė ēuditshme, por unė jam burrė dhe tani ngrihem dhe e dėrgoj nė spital bushtrėn, siē e kam dėrguar disa herė. Kur mendoi spitalin, pa njė korridor ndėrmjet xixave, qė vezullonin: Njė korridor tė gjatė e tė pafund spitali dhe u pėrplas pėrsėri nė dysheme. I vuri duart nė gungėn e freskėt nė kokė dhe deshi tė qajė, por, qarja para gruas dhe prej gruas, kjo nuk bėhet dot!- tha me vete. - Jo! Edhe nėse sot vdes duke mbrojtur nderin e burrave, - mendoi ai. Nė atė gjendje kllapie, pa varrin e vet dhe shumė burra, qė pėrkuleshin pėr ta nderuar. Aty shkruante: - Varri i trimit tė panjohur, qė u flijua pėr tė drejtėn e burrave! – Anonim! - tha me vete - pa emrin tim, edhe pas kėtyre dhembjeve, edhe pas kėsaj vuajtje tronditėse! Ai mbante duart akoma mbi kokė. Kėtu Albana kuptoi se tani dhimbja kishte ndryshuar vendin, intensitetin dhe me njė shpejtėsi marramendėse kishte kaluar nga poshtė, lart. U pėrpoq tė ngrihet, por iu terruan sytė dhe iu tretėn edhe xixat, u zhduk edhe korridori i spitalit dhe u plandos pėrsėri. Errėsirė e plotė, por disi kėndellėse.
- Jeanne d“Arc, Shota Galica, Jeanne d“Arc, Shota Galica,- pėrsėriti Albana me vete.
I hodhi edhe njė shikim, Luani nuk lėvizej. Mbėshteti nė derė tė sallonit bishtin e lopatės, Luani lėvizi gishtin e vogėl tė dorės sė djathtė dhe ajo shkoi ngadalė nė kuzhinė. Mori njė brokė me ujė dhe nga njė largėsi e sigurt, ia derdhi mbi kokė. Luani pikė sė pari lėvizi kėmbėn e majtė, pastaj dorėn e djathtė, pastaj kėmbėn e djathtė, pastaj dorėn e majtė, futi duart ndėrmjet kėmbėve, preku kokėn dhe e shkundi si luan i tmerruar. Albana mori pėrsėri bishtin e lopatės. -Jeanne d“Arc, Shota Galica...”, pėrsėriti dhe e shtrėngoi ndėrmjet duarve.
- Kurvė, bijė kurve...bėrtiti ai duke iu dridhur zėri, por akoma pa pėrfunduar shprehjen, mendimin e lirė demokratik, ballkanik, Albana e goditi pėr herė tė dytė nė kokė. Luani ra pėrmbysė, i shtrirė gjerė e gjatė, nė mes tė dhomės. Ajo bėri disa hapa rreth tij duke tėrhequr bishtin e lopatės pas vete mbi qilim dhe vėshtroi se mos vallė po ngrihej pėrsėri. Iu afrua pranė kėmbėve, u pėrkulė pak pėr ta parė mė mirė nė fytyrė se apo merrte frymė dhe nė kėtė ēast iu kujtua shuplaka nė qendėr tė qytetit, vetėm pse pat pėrshėndetur me buzėqeshje njė koleg; pastaj disa herė rrenat te mjeku, se ishte rrėzuar nėpėr shkallė, se kishte goditur derėn me kokė, se kishte thyer dhėmbin me njė arrė e shumė gėnjeshtra tjera nė punė. Luani lėvizi vetėm gishtin e madh tė dorės. - Po ngrihet,- tha me vete Albana. Ngriti bishtin e lopatės nė ajėr dhe e goditi nė kėmbėn e djathtė. U dėgjua njė ushtimė e fortė, e shurdhėt dhe njė ofshamė e madhe.
- Tash shėno gola me kėmbėn e majtė, ēdo tė diele,- tha Albana me vete. Luani nuk lėvizi mė. Nuk dihej, ishte alivanosur apo kishte frikė tė tregojė shenja gjallėrie nga goditja e re.
Albana e shihte nga lart dhe nuk i besonte syve tė vet se burri saj, Luan Kreshta, ai qė e kishte rrahur dhjetėra herė, ai trimi me flet, qė e kishte kėrcėnuar edhe me thikė nė fyt nga xhelozia, tani gjendej para saj, i shtrirė dhe i pafuqishėm.
Mori gazetėn nė dorė dhe ia i hodhi pranė kokės: - Lexo se si rrihen gratė tė ne! - i tha atij fytyrėvrenjtur dhe me plot mėrrola. - Unė pata gėnjyer! U thashė burri im mė trajton vetėm me dashuri...
Luani lėvizi disa herė qerpikėt, por mendoi se nuk i konvenonte tani tė flasė, jo nga kjo pozitė dhe i mbylli sytė pėrsėri. Nė tė vėrtetė, ai nuk kishte zhvilluar kurrė dialog nga poshtė lartė, por nga lartė poshtė. - Mė mirė po fle,- tha me vete. Ashtu si nė komė deshi ta lėvizė kėmbėn e djathtė, por u rimendua. Pati frikė se mund tė vėrehet nga Albana dhe goditja e fundit mund tė ishte lamtumirėse. E fundit nė kėtė jetė. Fatale. Albana u ulė, ndezi njė cigare dhe mori telefonin nė dorė. Njė copė herė u mendua, tė thėrrasė policinė apo ndihmėn e shpejt. Pasi u mendua mirė, vendosi pėr ndihmėn e shpejt. Futi duart nė flokė, i rregulloi, i leu edhe njė herė buzėt me tė kuq dhe tha me vete: - Nėse e thėrras policinė, i merret fytyra burrit, mė mirė mjekun njė herė...
-
-Ejani ju lutem... Po! Sa mė shpejt... Burri im ėshtė rrezuar nėpėr shkallė...Ndoshta...Gati ka thyer kėmbėn apo e ka thyer. Ndoshta ka pėsuar dridhje truri apo mund tė thuhet se ka pėsuar dridhje truri, - pastaj i tregoi adresėn dhe mbylli telefonin.
Iu kujtua sa herė Luani e kishte tėrhequr zvarrė pėr flokė nėpėr dysheme, duke e sharė dhe duke e shqelmuar, pse ishte dashur tė punojė mė gjatė. Gjersa po pėrkujtonte ato poshtėrime, ato pėrbuzje, tha me vete: - Erdhi ēasti t“ia falė edhe kėtė pėrjetim! U ngrit ngadalė, qetė-qetė, e kapi me njėrėn dorė pėr jakėn e kėmishės, me tjetrėn nė rrip dhe u pėrpoq ta tėrheq. Iu duk i rėndė Luan Kreshta, shumė i rėndė. U ngrit dhe doli nė anėn tjetėr dhe e kapi pėr dy kėmbė dhe e tėrhoqi deri te dera e korridorit dhe e lėshoi aty si njė thes me patate. Kur e lėshoi, Luani deshi tė ofshajė, sepse po tė hapej dera, me njė herė djathtas, nisnin shkallėt e bodrumit.
- Njė rrokullisje tė tillė, vėshtirė se do ta mbijetonte edhe Mic Sokoli nė kėtė gjendje- tha me vete. Parapėlqeu heshtjen dhe nuk bėri as gėk e as mėk. Ajo fėrkoi duart para dere, u drejtua mirė nga dhembja qė ndjeu nė kurriz nga pesha e Luanit dhe hyri nė kuzhinė.
-Jeanne d“Arc, Shota Galica!- pėrsėriti nė vete.
Kur Albana ndezi cigaren e tretė, u dėgjua sirena, pak mė vonė, trokitja nė derė. Ajo e shtyri Luanin pak anash pėr ta hapur derėn. Mjeku i shikoi pulsin, vėshtroi Albanėn i ēuditur, sikur dėshironte tė pyes, pse gjendej burri para dere, por nuk tha gjė.
- E afrova pranė dere nė mėnyrė qė tė jetė mė afėr spitalit!- i tha ajo. Ai tundi kokėn i tronditur.
- Si quhet? - pyeti mjeku.
- Luan Kreshta...Luan Kreshta,- pėrsėriti Albana pasi u mendua pak. Mjeku e thirri disa herė, por u dėgjuan vetėm disa ofshama nga goja e tij. Ai u bėri shenjė me kokė dhe dy infermierė e ngarkuan nė njė barelė dhe dolėn.
Disa sekonda mė vonė njėri u kthye dhe pyeti se a do tė vinte edhe ajo nė spital.
- Duhet t“ia bėjė darkėn fėmijėve,- tha Albana dhe mbylli derėn. Sirena e ndihmės sė shpejt, aq sa mė shumė largohej, aq mė pak dėgjohej.
Tė nesėrmen shkoi Albana nė spital dhe mjeku i tha se kishte pasur njė dridhje tė lehtė tė trurit, por ishte jashtė rrezikut. Mjekėt i kishin lidhur kokėn me njė fashė tė bardhė. Kėmbėn e kishte nė gips dhe tė varur pezull mbi krevat me njė rrip. Ai po flinte thellė. Nėna e tij, qė gjendej pranė krevatit, kur pa Albanėn, u ngrit me nxitim drejt saj. E pėrqafoi me lot nė sy dhe i tregoi se kishte folur para njė ore me tė dhe se Luani i kishte treguar fill e pėr pe, se si kishte rrėshqitur nė njė lėvozhgė bananeje, qė e kishin hedhur fėmijėt dhe kishte rėnė shkallėve tė bodrumit. Mozomakeq, kėtė herė patėm fat! - i tha ajo.- Ky bodrum mė duket shumė ogurzi - shtoi vjehrra. – Dy herė ti, tash Luani, mė mirė ta mbyllni pėr gjithmonė,- i tha ajo resė. Albana pohoi duke bėrė shenjė me kokė dhe shtoi: - Do ta mbyllim pėr gjithmonė nėnė, ke tė drejtė! Ėshtė bodrum shumė misterioz!”

Pas tri ditėve nisen mesazhet nga spitali. Mesazhi i 499 ishte ky: - Mė mirė tė ndahemi. Nuk mund tė vazhdojmė mė! - Luani. Mesazhi i 500: - Nėse edhe njė herė mė thua kėtė, mora bishtin lopatės dhe erdha nė spital. ” Mesazhi i 754. - Natėn e mirė Luan! Mesazhi numėr 755: - Natėn e mirė Albana!
Ndėrkohė e vizituan Luanin edhe miqtė e partisė sė tij dhe i premtuan se nė zgjedhjet, qė do mbahen sė shpejti, ai mund tė kandidohet pėr deputet... Mesazhi i 800: - A tė shkojė nė polici dhe tė deponoj njė deklaratė? Jam e gatshme ta pranojė dėnimin. Mesazhi 801: -Jo! As policisė e as shtypit, asgjė!
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-05-10, 11:38   #4
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: “Stop dhunės nė familje! Nė luftė dhunė, nė shtėpi dashuri!”

Ndoshta bėhem deputet! Luani. Pas njė jave cingėroi celulari me mesazhin e 999: -, Nesėr nė orėn dhjetė, eja mė merr tė lutem! Luani.
Pak minuta pas orės dhjetė doli Luani me paterica para derės sė spitalit. Albana nuk dukej akoma. Iu kujtua se kur dilte e shoqja nga spitali, edhe pas lindjeve, ai shkonte sė paku me njė orė vonesė. - Po ma kthen edhe kėtė - mendoi ai. Qėndroi njė ēerek ore me paterica para derės sė spitalit me kėmbėn e djathtė tė ngritur ca dhe Albana nuk shihej. Me shumė mundime dhe ngadalė zbriti tri shkallėt dhe u ulė nė njė stol nė oborr. Nė orėn njėmbėdhjetė parkoi makinėn Albana para spitalit...

Luani ndryshoi shumė: Harmonia e humbur dhe dashuria u kthyen si vetėtima, tok me mundėsinė pėr deputet. U bė ėmbėlak dhe vendosi pėr zgjedhjet ta pėrdorė kėto parulla: “Stop dhunės nė familje! Nė luftė dhunė, nė shtėpi dashuri!” Nėse fiton, ka ndėrmend tė raportojė pėr pėrjetimet e tija dhe kėshtu me shembull konkret tė tregojė se dhuna, dhimbja fizike e shpirtėrore, nuk duhet tė kenė vend nė familje. Madje, ai ka ndėrmend tė tregojė para gjithėve nė kuvend, se ku bazohet ai kur flet kundėr devijimeve tė tilla, por pėr kėtė, nuk i tregoi asaj. Kur tė vijė ēasti, Albana do ta shohė edhe kėtė nė televizor...
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-05-10, 16:10   #5
Dallandyshja_718
Malsore per jete!
 
Avatari i Dallandyshja_718
 
Anėtarėsuar: 17-10-08
Vendndodhja: Ne perendim... :D:)
Postime: 4,352
Dallandyshja_718 i pazėvėndėsueshėmDallandyshja_718 i pazėvėndėsueshėmDallandyshja_718 i pazėvėndėsueshėmDallandyshja_718 i pazėvėndėsueshėmDallandyshja_718 i pazėvėndėsueshėmDallandyshja_718 i pazėvėndėsueshėmDallandyshja_718 i pazėvėndėsueshėmDallandyshja_718 i pazėvėndėsueshėmDallandyshja_718 i pazėvėndėsueshėmDallandyshja_718 i pazėvėndėsueshėmDallandyshja_718 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: “Stop dhunės nė familje! Nė luftė dhunė, nė shtėpi dashuri!”

Antika, bofsh hajr qe n'a e solle kete "reēetė", po shume dashka me kris dajaku ...Kur e ka gjetė kjo "Luan Mbretin", kuku ēka paska me i gjiet te tjeret...hahahha
__________________
Me viēa nuk l’vrohet!
Dallandyshja_718 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-05-10, 16:23   #6
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: “Stop dhunės nė familje! Nė luftė dhunė, nė shtėpi dashuri!”

Ha,hahahahahaahahahahahahaaaaaaaaaaaa.

Jo te gjitha grate jan Albana, e Luana fatkeqesisht ka shumė!

Edhe vetem nje rrefim i thjeshte qofte, porosia eshte shum e qarte.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-02-11, 11:34   #7
rastesishT
Nothing to declare
 
Avatari i rastesishT
 
Anėtarėsuar: 01-12-05
Vendndodhja: Ne Horizont
Postime: 2,016
rastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: “Stop dhunės nė familje! Nė luftė dhunė, nė shtėpi dashuri!”

Kete ngjarje e kam pare filem.
__________________
Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.
rastesishT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-11, 13:22   #8
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dhuna familjare...

Kam dashur t'hap njė debat pėr kėtė temė shumė tė dhimbshme.
Edhe pse nga shumėkush nuk diskutohet, ky fenomen negativ ėshtė aktual nė mesin tonė.

Keni pėrjetuar ju ndonjėherė dhunė nė familje?
Keni dėgjuar pėr ndonjė rast?
C'mendoni ju pėr dhunėn nė familje dhe si mendoni ju qė ky problem trajtohet mė sė miri?


Ju mirėpres nė debat...

Me respekt,
LaDy_Diaspora
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-11, 13:24   #9
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhuna familjare...

Njė video nga emisioni "Jeta nė Kosovė" ...

http://vimeo.com/30281753
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-11, 13:27   #10
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhuna familjare...

E keqtrajtuar pse s'kishte "letra"... (1)

Dikur i bashkonte dashuria dhe fėmija qė prisnin. Pastaj ndėrhynė vjehėrria qė e shtynė tė abortonte pa qenė ajo e vetėdijshme. E rrahėn dhe e pėrulen edhe kur lindi fėmijėn e dytė sepse donin nuse me ‘letra’ perėndimi. M.B. tash jeton nė Qipro ndėrsa Afrim Hajdari nė Zvicėr - tė dy tė rimartuar. Por, njė tragjedi e pashlyeshme mbetet nė mes tyre.

Kur nė vitin 2003 u martua me Afrim Hajdarin nga Gjilani, ajo asnjėherė nuk kishte menduar se historia e saj e dashurisė do t’i bėhej ankthi mė i tmerrshėm i jetės. E tėrė dhimbja iu shkaktua ngase vjehėrria nuk e kishin dashur pėr nuse tė djalit, sepse, ajo nuk posedonte ‘letra’ tė Zvicrės ose tė Gjermanisė.

Ishte vetėm njė vajzė e thjeshtė dhe e njomė e cila ia hapi zemrėn djalit tė vetėm tė kėsaj bote - kėshtu ėshtė zakonisht - tė cilin e mendonte dashurinė e jetės sė vet. M. B. (identitetin e sė cilės gazeta e mbron), ishte vetėm 17 vjeēare kur vendosi unazėn e gjilanasit nė gishtin e dorės sė saj. Ajo kishte mbetur shtatzėnė.

“U martuam se na ka lidhė dashuria”, rrėfen ajo. “Nė atė kohė unė kam qenė edhe shtatzėnė”.

Gjithmonė ka njė ‘por’. Siē duket kėtė lidhje nuk e kanė mbėshtetur tė gjithė. Prindėrit e burrit tė saj, Metush dhe Sevdije Hajdari kanė preferuar njė nuse me ‘letra’ tė Zvicrės e jo njė vajzė tė thjeshtė si M. B.

“Vjehrra dhe vjehrri mua nuk mė kanė dashtė, gjithmonė kanė preferuar njė nuse me letra tė Zvicrės qė ju ēon pare, e unė nuk kam pasur pare, kam qenė njė vajzė e thjeshtė”, rrėfen ajo duke shtrėnguar duart pėr tė mbajtur emocionet. “I kam pyetur shpeshherė pse nuk mė doni, ēfarė ju kam bėrė, pse po mė rrihni...por, ata thjeshtė mė kanė thėnė se nuk tė duam edhe pikė”.

Ndonjė herė jeta ėshtė thjesht rrėfim dhimbje.

M.B. ishte nė muajin e tretė shtatzėne dhe vet nė moshė tė mitur kur vjehrra i kishte thėnė se do tė duhej ta abortonte fėmijėn ngase ka pirė hapa dhe do t’i lindte fėmija me pasoja.

Nusja nuk kishte pranuar tė abortonte fėmijėn, tė cilin, nė pikėpamjen e saj, po e prisnin me padurim sė bashku me bashkėshortin.

Dukej njė ditė rutinore si tė tjerat, tė paktėn nė mėngjesin e saj, kur Sevdije Hajdari e kishte dėrguar M.B. nė ordinancėn e doktorit Ramadan Maliqi, nė Gjilan.

“Ka qenė diku mesdita kur kemi shkuar nė atė ordinancė. Kemi hyrė brenda, aty ka qenė edhe njė motėr medicinale e cila ka qenė shtatėzėnė…Mė kanė thėnė se do tė mė kontrollojnė”, rrėfen ajo. “Pastaj ka filluar me aletet e veta me ma mbyt fėmijėn”.

M.B. kishte filluar tė bėrtas. Ajo nuk i besonte mjekut i cili po i thoshte se fėmija ėshtė tashmė i vdekur dhe se duhet larguar nga mitra.

Nuk ėshtė skenar i ndonjė filmi horror, ėshtė historia e vėrtetė e njė gruaje e cila sot, pas gjashtė vitesh, ka vendosur tė flasė pėr tragjedinė e saj.

Vjehrrit nuk e donin dhe pėr ta ndarė nga djali i tyre bėnė gjithēka, duke tejkaluar ēdo kufij morali. Sot ajo i akuzon se ia kanė abortuar fėmijėn pa dijeninė e saj dhe se e kanė paguar doktorin Ramadan Maliqi nga Gjilani pėr ta kryer kėtė abort tė dhunshėm.

Kėtė deklaratė M.B. e kishte bėrė edhe nė dokumente zyrtare dėrguar policisė, prokurorisė dhe gjykatės nė Gjilan, qė nė vitin 2005.

Pavarėsisht kėsaj, ajo ishte kthyer atėherė tek burri sepse, siē thotė, ka qenė e re dhe ka pasė frikė tė rrėfej tė vėrtetėn. “Jam kthyer me shpresėn se do tė rregullohet gjithēka”.

Pas njė viti e gjysmė ajo kishte mbetur prapė shtatėzėnė mirėpo, kėtė nuk kishte guxuar t’ia rrėfente askujt me frikėn se do t’ia abortonin fėmijėn edhe njė herė. “Pėrveē burrit, nuk e ka ditur askush qė jam shtatzėnė. E kam lidhė barkun me gjithēka vetėm pėr t’u mos vėnė re se jam shtatzėnė”, rrėfen ajo.

Pėr gjėra tė tilla shpesh kujdesen fqinjėt. Njėra prej fqinjave e ka pėrhapur lajmin pėr shtatzėninė e re tė M.B. ndėrsa dhuna ndaj kėsaj u shtua sėrish. Pėr ēdo ditė, dy vjet me radhė, ajo pėrpiu shumė dhunė.

“Vjehrra e ka kuptoi qė kam mbetur shtatzėnė edhe atėherė kanė vazhduar me dhunė”. Ajo thotė se vjehrri i saj e ka rrahur aq sa ia ka shkulur flokėt me rrėnjė. Ishte luftė gjigante e njė individi fatkeq.

Rrahja vazhdoi edhe pas lindjes sė vajzės sė saj qė mundi tė dalė nė kėtė botė. “Edhe pasi kam lindur, dhuna e tyre nuk ndalej”, tregon M.B. “Ata asnjėherė nuk e kanė marrė ēiken me kėqyrė. Asnjėrėn nuk na donin”.

Atij nuk mund t’i thuhet dorėzim. M.B. nuk kishte rrugė tjetėr. Mė 26 prill 2006 ajo pėrfundimisht kishte dalė nga shtėpia e cila iu kishte bėrė ferr mbi tokė.

Atė ditė, mė herėt, ajo e kishte marrė vajzėn e saj pėr ta pastruar nė koritėn me ujė tė vakėt nė dhomėn e ndejės ngase kishte qenė tepėr ftoftė pėr ta larė nė dhomėn e vet. Kjo nuk iu kishte pėlqyer vjehėrrve tė saj, tė cilėt e kishin qortuar pėr kėtė gjest.

“Vjehrri mė ra shuplakė dhe mė bėrtiti…I thash se s’kam ku tjetėr se ėshtė ftohtė, por ai nuk mė dėgjoi dhe e kapi njė karrige pėr me mė ra”, rrėfen ajo.

Nga ai ēast M.B. e kishte lėnė vajzėn nė koritė dhe kishte dalė zbathur nga shtėpia pėr tė mos u kthyer kurrė mė. “Kam ikur sa kam mundur derisa kam dalė nė rrugė dhe e kam taku njė patrullė policore. Ata mė kanė dėrguar nė stacion dhe mė kanė marrė deklaratėn.

Kjo nuk kishte qenė hera e parė qė M. B e kishte rrėfyer tregimin e saj nė organet e sigurisė. Policia kishte qenė disa herė nė shtėpinė e saj, me tė raportuar rastin si dhunė nė familje.

Arbnora Leka dhe Shaban Hajdari ishin dy policėt nga departamenti pėr dhunė nė familje, tė cilėt ia kishin marrė deklaratėn ditėn kur vjehrri i saj ia kishte shkulur flokėt me rrėnjė.

Mirėpo, deklarata e viktimės nuk iu ka mjaftuar atyre ngase, sipas saj, ata i paskan thėnė se duhet tė durojė vjehrrėn se ėshtė mė e vjetėr.

Ėshtė e rrallė tė dėgjohen akuza ndaj zyrtarėve policorė tė cilėt u sugjerojnė viktimave tė dhunės nė familje qė ta durojnė dajakun.

Kėta dy policė nuk kanė pranuar me asnjė kusht tė flasin publikisht. Me tė kuptuar qėllimin e bisedės, ata u zhdukėn nga stacioni policor nė Gjilan. Zėdhėnėsi i policisė pėr kėtė rajon, Ismet Hashani ka mohuar akuzat tė cilat janė bėrė ndaj dy policėve. “Absolutisht nuk mund tė besojė se ėshtė e vėrtetė. Policia e ka kryer punėn nė mėnyrėn mė tė mirė”.

Prokurori i Qarkut nė Gjilan, Fahri Nuhiu, mė 24 maj 2005, kishte ngritur kallėzim penal ndaj Metush Hajdarit me akuzėn pėr lėndim trupor ndaj resė sė tij, M.B, tė cilėn Gjykata e Qarkut nė Gjilan e kishte pranuar po me atė datė por tė cilėn lėndė asnjėherė nuk e ka pėrfunduar.

Emine Salihu, ish-gjyqtarja e Qarkut nė Gjilan, e kishte pasur kėtė lėndė. Ajo ka lejuar qė kėtė lėndė ta mbulojė pluhuri dhe tė bie nė parashkrim duke mos ftuar pėr gjashtė vite me radhė asnjėherė palėt nė shqyrtim, gjė tė cilėn edhe Prokurori Nuhiu e konfirmon. “Nuk kemi marrė asnjėherė ftesė pėr kėtė rast dhe e kemi kuptuar qė lėnda ėshtė parashkruar”, tha ai.

Nė vitin 2009, gjyqtarja Drane Simani ka marrė aktvendim qė tė pushohen procedurat penale pėr rastin ngase lėnda tashmė veē ishte e parashkruar sepse kishte kaluar dyfishi i afatit kohor pėr tė cilin ishte paraparė qė ky rast tė pėrfundohet.

As Policia e as Prokuroria nuk mbajnė pėrgjegjėsi pėr parashkrimin e kėsaj lėnde. Zėdhėnėsi i policisė sė Gjilanit, Ismet Hashani, tha se Policia e ka kryer punėt e vet si duhet ndėrsa prokuroria ia hedh fajin gjykatės pėr mosmarrjen e veprimeve ndaj rastit.

Gjyqtarja Emine Salihu, ndėrkaq, nuk ka dashur tė deklarohet. Ajo gjatė kohės kur ka qenė gjyqtare e ngakruar me kėtė rast, ka pranuar edhe lėndė mė tė reja se kjo dhe i ka pėrfunduar ndėrsa rastin e kėsaj gruaje nuk e ka marrė fare nė dorė.

Pėr juristin Kolė Ramaj kjo paraqet shkelje drastike tė tė drejtave tė njeriut si dhe keqėpėrdorim tė pozitės zyrtare nga ana e gjyqtarės. “Nėse ajo ka kryer lėndė mė tė reja dhe kėtė e ka lėnė tė parashkruhet, atėherė ka vend pėr dyshime se ajo qėllimisht nuk e ka kryer lėndėn”, tha ai.

Prokuroria ndėr tė tjera ishte e njoftuar edhe pėr abortin e dhunshėm mirėpo, nuk kishte shkuar fare nė ordinancėn e Ramadan Maliqit pėr tė verifikuar nėse aty ka abortuar vitkima nė fjalė. Prokurorit Nuhiu iu ka dukur mė e logjikshme qė tė bisedojė personalisht me doktorin nė Spitalin Rajonal tė Gjilanit, ndėrsa ky i fundit i paska thėnė se nuk e ka M.B. nė regjistrin e personave qė kanė bėrė abort. Pėrndryshe Policisė, Maliqi i kishte thėnė se nuk ka regjistėr fare. “Mjeku na ka thėnė se nuk mban regjistėr pėr pacienta”, tha zėdhėnėsi Ismet Hashani.

Nė ordinancėn ‘Nataliteti’ te gjinekologu Ramadan Maliqi, ku ndodhej edhe M.B., mjeku ėshtė pyetur nėse e kishte kėtė grua nė regjistrin e tij, mirėpo ai nuk ka pranuar tė deklarohet. Maliqi thoshte vetėm se nuk i kujtohen gjėrat nga viti 2003.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-11, 13:28   #11
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhuna familjare...

E keqtrajtuar pse s'kishte "letra" ... (Pjesa e dytė, vazhdon)

...

Sot, pas gjashtė vitesh, gruaja e zhgėnjyer M.B. nga neglizhenca e institucioneve nė rastin e saj, provon qė ta marrė vajzėn e saj ndonėse atė e kishte kėrkuar edhe nė vitin 2009 pėrmes njė shkrese drejtuar Qendrės pėr Punė Sociale nė Gjilan.

Reshat Zeqiri ishte punėtori social i cili e ka pasur pėrsipėr rastin e saj. Mirėpo, si duket ky i fundit e ka lėnė kėrkesėn diku nė sirtarėt e asaj Qendre ngase ajo asnjėherė nuk u maur parasysh. Reshat Zeqiri nuk ka dashur tė prononcohet, ndėrsa eprori i tij, shefi i shėrbimeve sociale nė Gjilan Mehar Berisha, ka pranuar se kjo qendėr ka marrė kėrkesė nga nėna pėr ta marrė fėmijėn.

Miodrag Pavic ėshtė gjyqtari i cili mė 15 tetor tė viti tė kaluar ia ka besuar fėmijėn Afrim Hajdarit, i cili tash jeton nė Zvicėr dhe ka nuse me ‘letra’.

Kėtė nuk e ka ditur fare e ėma bilogjike. Ajo e kishte kuptuar kėtė zhvillim vetėm nė verėn e kėtij viti dhe ėshtė habitur se si kėrkesa e saj fare nuk ishte marrė parasysh.

Pavic ka thėnė se gjykata asnjėherė nuk ka qenė nė dijeni se e ėma biologjike e ka kėrkuar fėmijėn.

Metush Hajdari, vjehrri shkaktar i gjithė tragjedisė, i ka mohuar akuzat ndaj tij ndonėse ka folur vetėm pėrmes telefonit. Ai madje thotė se i ka rregulluar tė gjitha punėt nė gjykatė.

“I kam kry unė me tė (M.B.) para shtatė vitesh dhe krejt njerėzit i kam aty nė gjykatė”, tha Hajdari.

M.B. tash ėshtė 23 vjeēare.

Ajo jeton nė Qirpo, e rimartuar me njė turk me tė cilin ka njė djalė, por nuk i ka asnjėrin nga dy fėmijėt me burrin e parė - njėrin tė abortuar dhunshėm dhe vajzėn qė i ėshtė bashkėngjitur babait i cili tash jeton nė Zvicėr.

Marrė nga Drejtėsia nė Kosovė-Gazeta JNK









Pėr ju qė nuk e keni ndjekur kėtė emision nė RTK:
http://vimeo.com/30281707
__________________
Just happy...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LaDy_Diaspora : 11-10-11 nė 13:30
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-11, 14:55   #12
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhuna familjare...

Nje tregim tipik, shume i vertete dhe jo i vetmi ne komunen e Gjilanit.
__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-10-11, 09:07   #13
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Dhuna familjare...

....dhuna nuk i ka hije njeriut, prandaj si e tille nuk eshte e mireseardhur askund.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-10-11, 11:29   #14
LaCoStA
Rяėmbyeя
 
Avatari i LaCoStA
 
Anėtarėsuar: 28-12-07
Vendndodhja: N'katun t'moēėm :P
Postime: 14,144
LaCoStA i pazėvėndėsueshėmLaCoStA i pazėvėndėsueshėmLaCoStA i pazėvėndėsueshėmLaCoStA i pazėvėndėsueshėmLaCoStA i pazėvėndėsueshėmLaCoStA i pazėvėndėsueshėmLaCoStA i pazėvėndėsueshėmLaCoStA i pazėvėndėsueshėmLaCoStA i pazėvėndėsueshėmLaCoStA i pazėvėndėsueshėmLaCoStA i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhuna familjare...

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LaDy_Diaspora Shiko postimin
Kam dashur t'hap njė debat pėr kėtė temė shumė tė dhimbshme.
Edhe pse nga shumėkush nuk diskutohet, ky fenomen negativ ėshtė aktual nė mesin tonė.

Keni pėrjetuar ju ndonjėherė dhunė nė familje?
Keni dėgjuar pėr ndonjė rast?
C'mendoni ju pėr dhunėn nė familje dhe si mendoni ju qė ky problem trajtohet mė sė miri?

Ju mirėpres nė debat...

Me respekt,
LaDy_Diaspora

Secili nga ne ndoshta ka kaluar ndonje faze te dhunes ne familje, e kam fjalen kur kemi qene te vegjel (per mua dhune konsiderohet qoft vetem nje qortim me ze te larte apo qoft vetem nje shuplake). Shpresoj qe asnjeri nga anetaret e ketij forumi te mos kete perjetuar dhune te vazhdueshme, dhe uroj qe askush ne bote te mos perjetoj nje gje te tille.

Une nuk ka perjetuar nje gje te tille, por kam pare dhe ndegjuar lloj lloj rasti, nga me te ndryshmit. Puna me lidhe te ndegjoj dhe shoh keso raste (dhe ate vetem ato qe raportohen nga viktimat), sepse ne te kunderten nuk kisha dashur kurr qe ndegjoj dhe te shoh gjera te tilla.

Per mendimin tim, raste te tilla jane vepra shume te uleta, dhe ato shkaktohen nga njerez shume te ulte.
__________________
Nėse e sheh dike pa buzėqeshje, jepja njė tėnden!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LaCoStA : 12-10-11 nė 11:31
LaCoStA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-10-11, 16:46   #15
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Unhappy Titulli: Dhuna familjare...

qka njeriu ban dhune nder njerz as kafsha ma e eger nuk mundet ta bej,e ma keqja dhuna vjen prej atyre ku fmija ska shans te mbrohet prinderve te tij /saj,kjo foto ma shpoj zemren ,mbase shifet kjart qe nuk eshte montazh ,,,,,,,dhe kto vepra mbi femijte me bejne te dyshoje qe ZOT nuk ka.......


__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.