Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-02-12, 22:01   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Post 5 gabimet financiare qe bejne femrat e martuara...

Ekspertėt tregojnė pesė gabimet e zakonshme financiare qė i bėjnė tė gjitha gratė e martuara. Shoqėruar me to ekspertėt japin edhe disa kėshilla sesi t’i shmangni kėto gabime.
1- Shpenzimi i tepėrt
“Injoranca nuk ėshtė lumturi” thotė Patricia Powell. Shpesh femrat shpenzojnė mė tepėr sesa mund tė fitojnė. Duke mos pėrballuar dot vetė tė gjitha shpenzimet dhe detyrimet financiare, femrat qėndrojnė nėn pėrgjegjėsinė e bashkėshortėve duke u varur ekonomikisht nga ata. Powell tregon se ajo gjatė kohės qė ishte beqare kishte punėn dhe tė ardhurat e saj. Por ēdo gjė falimentoi pas martesės kur ajo u detyrua tė paguante faturat e shtrenjta tė veshjeve ekstravagante tė bashkėshortit tė saj.
Zgjidhja: Tregoni kujdes me financat e familjes. Tė dy partnerėt duhet tė tregohen tė kujdesshėm pėr anėn e tyre ekonomike, duhet tė takohen mė agjentė sigurimi, planifikues financiare dhe avokatė. Kėshtu edhe femrat do tė kujdesen pėr rrogėn e tyre mujore, do tė paraqiten nė banka dhe do tė kenė kartat e tyre tė kreditit.
2- Humbin identitetin e tyre ekonomik
Kur Elizabeth Lundin, tani 33 vjeē, u martua para gjashtė vjetėsh, bashkėshorti i saj u tregua i gatshėm qė ai tė kujdesej pėr tė ardhurat financiare tė ēiftit. Dhe ajo e lumtur pranoi. Kėshtu tė gjitha tė ardhurat e tyre, edhe ato bankare u bashkuan. Por pas dy vjetėsh kur ēifti vendosi tė divorcohej, Lundin mėsoi se karta e kreditit tė ēiftit ishte nėn emrin e bashkėshortit tė saj, ndėrsa ajo ishte thjesht njė pėrdoruese e autorizuar. Por pas divorcit ajo nuk mund tė realizonte mė tėrheqjen e parave, dhe vetėm pas pėrpjekjeve tė shumta mundi tė tėrhiqte vetėm sasira tė vogla tė hollash.
Zgjidhja: Mbani disa llogari personale. Sipas specialistėve femrat e martuara duhet tė mbajnė llogari financiare mė vete. Ata rekomandojnė qė njė ēift duhet tė ketė tre llogari bankare: tė gruas, tė burrit dhe tė ēiftit, duke i mbajtur tė ardhurat nė karta tė veēanta krediti.
3- I largohen kujdesit tė tyre vetjak
Numri i shtėpiakeve ėshtė rritur rreth 26 pėr qind nga ai i dekadės sė kaluar, tregojnė statistikat e realizuara. Gjatė kohės qė kėto femra qėndrojnė nė shtėpi me fėmijėt e tyre, ato e reduktojnė mundėsinė pėr tė lėvizur, apo pėr tė punuar. Edhe nė momentin kur ato duan njė punė aftėsitė e tyre kanė ngrirė. Kėshtu ato humbasin pavarėsinė e tyre ekonomike dhe sociale duke qenė gjithnjė e mė tepėr tė ndėrvarura nga bashkėshorti i tyre.
Zgjidhja: Ruajini aftėsitė tuaja tė freskėta
Edhe pse mund tė jeni shtėpiake tė pėrkohshme kujdesuni pėr aftėsitė tuaja krijuese dhe vepruese. Angazhohuni me gjithēka, lexoni, projektoni ide, dhe nė momentin qė ju do tė kėrkoni njė punė do tė keni mbledhur gjithė energjitė e nevojshme.
4- Nuk kujdesem pėr sigurimin tyre
Shumė gra nuk kujdesen pėr tė siguruar pensionin e tyre. Femrat pėr shkak tė natyrės sė tyre kujdesen mė tepėr pėr tė ardhmen e burrave tė tyre sesa pėr tė ardhmen e tyre. Pjesa mė e madhe e meshkujve kujdesen pėr figuracionin e tyre gjatė kohės qė janė nė punė, ndėrsa femrat tė ardhurat e tyre i shpenzojnė pėr gjėra tė ndryshme.
Zgjidhja: Investoni pėr tė ardhmen tuaj. Fati dhe kalimi i viteve mund tė sjellė surpriza tė ndryshme, kėshtu qė ėshtė mirė qė tė jeni tė pėrgatitur edhe nga ana financiare. Figuracionet tuaja do t’iu nevojiten njė ditė.
5- Pyesin pėr shtėpinė gjatė divorcit
Kur gratė divorcohen nga bashkėshortėt e tyre ato kėrkojnė domosdoshmėrisht kujdestarinė e fėmijėve tė tyre. Por pėr ato gra qė nuk kanė tė ardhurat e tyre financiare, po ashtu edhe shtėpia rezulton nė emrin e burrit, ato gjenden nė mes tė katėr rrugėve. Kėshtu qė pronėsia e shtėpisė bėn pjesė nė kėrkesat e tyre primare.
Zgjidhja: Pajtoni njė kėshillues financiar. Kur femrat janė pranė divorcit ato shpesh kthehen nė egoiste, dhe duan tė shėnojnė sa mė shumė pikė duke pėrfituar nga divorci. Por e rėndėsishme ėshtė qė edhe gjatė martesės femrat tė kėshillohen mė njė financier. Vetėm nė kėtė mėnyrė ato mund tė pėrfitojnė dhe tė analixojnė prioritetet e tyre.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.