Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-03-07, 00:45   #1
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Tefsir-(komentim suresh)

Komentimi i kaptinės “El-Ihlas”



1. “Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė!

2. Allahu ėshtė Ai, tė Cilit krijesat i drejtohen (mbėshteten) pėr nevojat e tyre.

3. As s’ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.

4. Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Atė.”


Kaptina “El-Ihlas” ėshtė kaptinė mekase, e zbritur pas sures “En-Nas” dhe ka gjithsej 4 ajete. Nė radhitjen e Mus’hafit mban numrin 112.




Emėrtimi i kėsaj kaptine







Kjo kaptinė njihet me shumė emra, por mė i njohuri ndėr ta ėshtė emėrtimi “El-Ihlas”, sepse kjo kaptinė kryesisht flet pėr Tevhidin e pastėr (Njėshmėrinė) e Allahut xh.sh. dhe zhveshjen e Tij nga cilėsitė qė nuk pėrkojnė me Qenien e Tij hyjnore, tė cilat ia mveshin njerėzit nga injoranca. Kjo sure ėshtė distancim i hapur nga shirku (politeizmi) dhe thėrret nė besimin monoteist e tė pastėr nė njė Zot tė vetėm, Sunduesi i Universit.


Emėrtimet e tjera tė kėsaj kaptine janė: “Et-Tefrid”, “Et-Texhrid”, “Et-Tevhid”, “En-Nexhat”, “El-Vilajetu”, “El-Ma’rifetu”. Pastaj njihet edhe me emėrtimin po ashtu shumė tė njohur ”El-Esas”, sepse kjo sure nė vete pėrmban bazamentet themelore tė besimit islam. Fahru Rraziu ka numėruar deri njėzet emėrtime tė kėsaj sureje fisnike. Pėrveē emėrtimeve qė cekėm, ai pėrmend edhe kėto: “En-Nisbetu”, “El-Ma’rifetu”, “El-Xhemal”, “El-Mukashkashetu”, “El-Meudhetu”, “Es-Samed”, “El-Maniatu”, “El-Muhdar”, “El-Munfiretu”, “El-Beraetu”, “El-Mudhekkiretu”, “En-Nur” dhe “El-Eman”.[1]



Vlera e kėsaj kaptine


Vetė emėrtimet e shumta tė kėsaj kaptine tregojnė pėr vlerėn e madhe tė saj, mirėpo pėr vlerėn e mirėfilltė tė saj ka treguar edhe vetė i Dėrguari i Allahut nė shumė hadithe, tė cilat gjenden pothuaj nė tė gjitha koleksionet e mėdha tė Hadithit.

- Transmetojnė Muslimi, Darimiu dhe Nesaiu nga Ebu Derdaja tė ketė thėnė: “Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “(Kul huvallahu ehad), ėshtė e barabartė me 1/3 e Kur’anit”[2]

- Transmetojnė Muslimi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejra r.a. tė ketė thėnė: “Ka thėnė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.: “Tubohuni (afrohuni), sepse do t’jua lexoj 1/3 e Kur’anit”. Kur njerėzit u tubuan, i Dėrguari a.s. doli para masės dhe lexoi: (Kul huvallahu ehad…), pastaj hyri brenda, kurse ne shikuam njėri-tjetrin me habi dhe thamė: I Dėrguari i Allahut na tha se do tė na lexonte 1/3 e Kur’anit dhe tha se ky njoftim i kishte ardhur nga qielli?! – thotė Ebu Hurejra. Pas pak kohe, vazhdon ai, i Dėrguari i Allahut doli prapė dhe na tha: “Unė ju thashė se do t’jua lexojė 1/3 e Kur’anit, pra dijeni se kjo (kaptina El-Ihlas) ėshtė sa 1/3 e Kur’anit”.

- Transmeton Buhariu nga Ebu Seid el Huderiu r.a. tė ketė thėnė: “U tha Resulullahu s.a.v.s shokėve tė vet: “A mund ta lexojė dikush prej jush 1/3 e Kur’anit pėr njė natė”. Ishte kjo njė gjė e vėshtirė pėr ashabėt, tė cilėt i thanė: O i Dėrguar i Allahut, cili prej nesh mund ta pėrballojė kėtė, pėr se i Dėrguari a.s. u tha: “Kul huvallahu ehad…” ėshtė 1/3 e Kur’anit”

- Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi me sened tė saktė nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: “I Dėrguari i Allahut dėrgoi njėrin prej shokėve tė vet si kryesues tė njė ekspedite vėzhguese, i cili gjatė qėndrimit nė terren, shokėve tė vet nė ēdo namaz ua kėndonte kaptinėn “El-Ihlas”, me tė cilėn po ashtu edhe pėrfundonte namazin. Kur u kthyen nė Medinė, ata ia pėrmendėn kėtė veprim tė tij Pejgamberit a.s., pėr se ai u tha: “Pyeteni shokun tuaj pėrse ka vepruar kėshtu?”. Kur e pyetėn shokun e vet pėrse kishte vepruar kėshtu, ai u pėrgjigj: E dua kėtė sure, meqenėse nė tė pėrmenden cilėsitė e Mėshiruesit, dhe pėr kėtė arsye e fal namazin me tė. Atėherė i Dėrguari i Allahut u tha atyre: “Shkoni e thuani shokut tuaj se edhe Allahu xh.sh. e do atė.”[3]

- Transmeton Buhariu nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: “Ēdoherė qė i Dėrguari a.s. binte pėr tė fjetur, mblidhte shuplakat e tij, u frynte atyre dhe lexonte: ‘(Kul huvallahu ehad…), (Kul eudhu bi rabbil felek) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas)’, pastaj me shuplaka prekte trupin a tij aq sa arrinte, duke filluar prej kokės dhe fytyrės sė tij. Kėtė veprim e pėrsėriste tri herė radhazi.”[4]

- Dijetari i madh, Shejhul Islam-Ibn Tejmije ka thėnė: “Njė grup dijetarėsh kanė thėnė se Kur’ani famėlartė pėrmban tri dimensione tematike: 1/3 – ka zbritur pėr Tevhidin-Njėshmėrinė e Allahut, 1/3 tjetėr pėrmban tregime-rrėfime pėr popujt dhe pėr pejgamberėt e kaluar, kurse 1/3 e fundit pėrmban urdhra dhe ndalesa. Duke u nisur nga fakti se kaptina “El-Ihlas” pėrmban nė vete konotacionet e dimensionit tė Njėshmėrisė sė pastėr tė Allahut, d. m. th. Tevhidit, atėherė mund tė thuhet me plot tė drejtė se kjo sure simbolizon vėrtet 1/3 e Kur’anit, ashtu siē ka pohuar edhe vetė i Dėrguari a.s.”[5]


Shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine


Transmetojnė Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Xheriri nga Ubejj bin Ka’bi tė ketė thėnė: “Idhujtarėt i thanė tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s: O Muhamed, tregona prejardhjen (gjenealogjinė) e Zotit tėnd? – pėr se Allahu xh.sh. zbriti kėtė kaptinė: (Kul huvallahu ehad…)”

- Katadeja, Dahaku dhe Mukatili transmetojnė e thonė: “Erdhėn njė grup ēifutėsh tek i Dėrguari i Allahut dhe i thanė: Na e pėrshkruaj Zotin tėnd, sepse Zoti ynė e ka pėrshkruar Veten nė Tevrat, prandaj na trego se prej ēkaje ėshtė Ai? Prej cilit lloj ėshtė? A ėshtė nga ari, nga bakri apo nga argjendi? A ha dhe a pi Ai? Prej kujt e ka trashėguar kėtė botė dhe kush do ta trashėgojė atė prej Tij?, dhe Allahu xh.sh., si kundėrpėrgjigje pėr kėto pyetje, zbriti kėtė kaptinė: (Kul huvallahu ehad…)”[6]




Lidhmėria e kėsaj kaptine me disa nga kaptinat paraprake, sidomos me atė “El-Kafirun”, ėshtė shumė e fuqishme, mu pėr faktin se surja “El-Kafirun”, ėshtė kaptinė nė tė cilėn kishte njė distancim tė hapur nga pabesimtarėt (idhujtarėt) dhe besimi i tyre i gabuar, kurse nė suren “El-Ihlas” shohim vėrtetėsimin e Njėshmėrisė sė Allahut xh.sh., i Cili dallohet pėr cilėsi tė pėrkryera e tė pėrhershme, tė cilat tregojnė pėr pafillimėsinė dhe pambarimėsinė e Krijuesit, tregojnė se Allahu ėshtė i zhveshur nga ēdo e metė dhe ėshtė larg ēdo pėrgjasimi me krijesat.

Mu pėr kėtė arsye, shpeshherė, kėto dy kaptina kėndohen sė bashku nė namaz .

- Ėshtė pėrcjellė me transmetime tė sakta se i Dėrguari i Allahut kėto dy sure i kėndonte nė namazin e sabahut, nė namazin pas tavafit rreth Qabesė, nė namazin e “Duhasė”, nė synetin e akshamit dhe nė namazin e udhėtarit.[7]



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 14-03-07 nė 08:54
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-03-07, 00:51   #2
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “El-Ihlas”-vazhdim

Koment:

قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ

1. “Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė!

Besimi i drejtė nė Allahun xh.sh., ishte boshti i tėrė revelatave hyjnore. Ishte kjo pikė kyēe e misionit tė tė gjithė pejgamberėve tė Allahut, qė tė thėrrisnin popujt e tyre nė besimin e drejtė nė Krijuesin e Vetėm tė kėsaj ekzistence. Por, mjerisht, njerėzit, tė nxitur nga lakmia dhe epshet e tyre, dhe gjithmonė tė cytur nga shejtani i mallkuar, shpeshherė ranė pre e kėtyre grackave, kėshtu qė humbėn e devijuan nga rruga e vėrtetė e besimit nė njė Zot..

Disa tė tjerė humbėn arsyen dhe verbėrisht ndoqėn rrugėn e idhujtarisė, duke i bėrė shok Allahut xh.sh. Ishte kjo njė besėtytni qė u zhvillua nėpėr shekujt e kaluar e qė vazhdon pa ndėrprerė edhe sot e kėsaj dite, me tė gjitha format dhe mėnyrat e mundshme, ani pse tash nė mėnyrė shumė mė tė sofistikuar.

Allahu xh.sh., njeriut nuk ia imponoi me dhunė besimin nė Tė, por e la tė lirė pėr ta gjetur e zgjedhur tė vėrtetėn, tė cilėn Ai sa e sa herė e sqaroi nė Librat e Shenjtė dhe pėrmes tė dėrguarve tė Tij tė zgjedhur.

Nė kohėn e dėrgimit tė Muhammedit a.s., ky devijim besimesh kishte arritur kulmin. Njerėzit kishin humbur arsyen dhe besimin e drejtė e tė mirėfilltė nė njė Zot. Nė kėtė gjendje tė njė kaosi tė pėrgjithshėm, ēifutėt dhe tė krishterėt, si pjesėtarė tė “Ehli Kitab-it”, kishin bastarduar tėrėsisht parimet e besimit tė drejtė nė Njėshmėrinė e Allahut tė Plotfuqishėm. Tė parėt, duke pohuar nė mėnyrė tė palogjikshme se Allahu-Zoti ishte zot personal vetėm i tyre dhe se Uzejri a.s. ishte “djalė” i Tij, kurse tė dytėt, kishin shkuar edhe mė larg nė kėtė devijim, duke pohuar se Allahu ėshtė njė Qenie hyjnore e pėrbėrė prej tri komponenteve tė pandashme: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė, tė cilėt nė tė njėjtėn kohė pėrbėjnė edhe tėrėsinė unikate hyjnore !!! Qė absurdi tė ishte edhe mė i madh, kėta i mveshėn Isait a.s. (Jesuit) atribute hyjnore, se ai gjoja qenkėsh djalė i Zotit apo edhe vetė Zoti, i formėsuar nė njeri, qė paskėsh zbritur nė kėtė botė pėr t’u sakrifikuar pėr mėkatet e mbarė njerėzimit!!!

Grupi i tretė e kėtij mozaiku tė shėmtuar atėbotė, ishin idhujtarėt (mushrikėt) e Siujdhesės Arabike, tė cilėt sė bashku me popujt e tjerė tė atėhershėm, si persianėt, indianėt, kinezėt e tė tjerėt, besonin nė idhuj, nė planete, nė fenomene tė ndryshme natyrore, nė zjarr, nė njerėz tė cilėt i kishin mitizuar dhe pastaj prej tyre kishin krijuar legjenda e mė pas edhe i kishin hyjnizuar, si Buda, Brahma, Konfuēio etj.

Dhe, erdhi momenti i sė vėrtetės, erdhi drita qė ēau kėtė errėsirė shekullore, e cila kishte ngulfatur deri nė skajshmėri arsyen e shėndoshė njerėzore. Zbriti Fjala e Allahut, qė pėrundimisht tė vinte nė vend tė vėrtetėn, tė dallonte besimin e drejtė, nė njė Zot, nga ai i shtrembėr, nė shumė zota. Mu pėr kėtė arsye thirrja e parė nė Islam iu pėrkushtua mbėltimit dhe rrėnjosjes sė realitetit tė Njėshmėrisė sė Allahut xh.sh. nė zemrat dhe mendjet e njerėzve. Kjo zaten ishte forma mė e pėrsosour e cila besimin e drejtė e fuqizoi nė shpirtin, mendjen dhe zemrėn njerėzore.

Allahu xh.sh. i zhvleftėsoi tė githa besimet e kota e tė gabueshme, kur zbriti fundamentet bazė tė fesė islame dhe tregoi qartė, nė shumė kaptina kuranore, sidomos nė kėtė sure, se Ai nuk ka shok nė Njėshmėrinė e Tij, nuk ka lindur askėnd dhe nuk ėshtė i lindur nga askush, dhe me Tė askush nuk ėshtė i barabartė nė sundim dhe as qė ėshtė i ngjashėm me Tė.

Allahu xh.sh. nė fillim tė kėsaj sureje, nė formė urdhri i drejtohet Muhammedit a.s. me fjalėt: “Thuaj!” qė t’ua bėnte me dije idhujtarėve dhe pjesėtarėve tė “Ehli Kitab-it” se Allahu nuk ėshtė ashtu siē e pėrshkruani ju, por ėshtė Njė, i Vetėm dhe i Pashoq.

Ai ka atribute dhe cilėsi me tė cilat e ka cilėsuar dhe pėrshkruar Veten, dhe kėto atribute nė terminologjinė islame quhen “Esmaul Husna”-“Emrat e bukur hyjnorė” - ose “Sifatullah”-“Cilėsitė e Zotit”.

Kjo sure fillon me tė pėrmendurit e emrit mė tė madh hyjnor “Allah”, i cili argumenton pėr Qenien mė tė Lartė Absolute dhe pėrfshin tė gjithė emrat e tjerė tė bukur, qė pėrshkruajnė Madhėshtinė hyjnore dhe Lartmadhėrinė e Krijuesit.

Emri i dytė i ndritur i Zotit nė kėtė sure, ėshtė emri hyjnor “El-Ehad”, i cili tregon Njėshmėrinė e Allahut xh.sh., dhe ėshtė shumė mė pėrfshirės sesa emri tjetėr i pėrdorur nė disa vende tė tjera - “El-Vahid”, i cili po ashtu do tė thotė –“Njė”, sepse emri “Ehad” pėrmban elementet plotėsuese tė emrit “Vahid”- i cili simbolizon Njėsinė Absolute…[8]





. اللَّهُ الصَّمَدُ

2. Allahu ėshtė Ai, tė Cilit krijesat i drejtohen (mbėshteten) pėr nevojat e tyre.

Emri i bukur i Allahut “Es-Samed”, nėnkupton Qenien Absolute, tek i Cili ka nevojė tė drejtohet ēdo krijesė. “Fjala “Es-Samed” do tė thotė edhe zotėri, qė nėnkupton faktin se Allahu xh.sh. ėshtė Zotėria dhe i vetmi Sundues i Cili pėrmbush nevojat dhe kėrkesat e krijesave.[9] Tė gjithė janė tė varur nga Ai, ndėrkohė qė Ai nuk ėshtė i varur prej askujt. Tek mėshira e Tij gjen strehim secili qė i drejtohet. Atij i pėrulen dhe i janė nėnshtruar ē’ka nė qiej dhe nė Tokė:

وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا وَظِلَالُهُمْ بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ

“Gjithēka ka nė qiej e nė Tokė i bėn sexhde vetėm Allahut me dėshirė ose me dhunė, (i bėjnė sexhde) edhe hijet e tyre nė mėngjes e mbrėmje” (Err-Rra’d, 15).

Allahu xh.sh. ėshtė Absolut nė sundim. Nė dorėn e Tij ėshtė ēdo gjė. Ai merr e jep, shpėrblen e ndėshkon, ngjall e vdes krijesat e Tij.

Ky ajet: “Allahu ėshtė Ai, tė Cilit ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė”, ėshtė njė pėrgjigje shumė e qartė nga ana e tė Plotfuqishmit se kush vėrtet ėshtė Zotėria i kėtij Universi. Nuk ka idhull, krijesė njerėzore e as engjėllore qė mund tė pretendonte njė gjė tė tillė. Kėto janė vetėm shpifje dhe fjalė tė idhujtarėve, po edhe tė “Ehli Kitab-ėve”, tė cilėt i bėnė shok Allahut nė hyjni. Tek Allahu nuk ka nevojė pėr kurrfarė ndėrmjetėsimi. Tek mėshira e Tij hyjnore mund tė gjejė strehim dhe prehje shpirtėrore secili qė i drejtohet me pėrultėsi e sinqeritet, qė e pranon Atė pėr Zot dhe Krijues. A nuk thotė Allahu xh.sh. nė shumė vende nė Kur’anin famėlartė, qė vetėm Atij t’i drejtohen lutjet, sepse vetėm Ai ėshtė qė i pranon ato, si f.v. nė ajetet:

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِي إِذَا دَعَانِي
فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ
“E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė binden Mua dhe le tė mė besojnė Mua”. (El-Bekare, 186);

pastaj:

وَقَالَ رَبُّكُمْ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ
“Zoti juaj ka thėnė:”Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem…” (Gafir, 60)

dhe:

ادْعُوا رَبَّكُمْ تَضَرُّعًا وَخُفْيَةً إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ

Luteni Zotin tuaj tė pėrulur e nė heshtje…” (El-Aė’raf, 55)

Nė kėtė mėnyrė, Allahu xh.sh. mėnjanon tė gjitha ndėrmjetėsimet, vetėm e vetėm qė lutja tė drejtohet tek Ai qė duhet, sepse vetėm Ai i di hallet e robėrve tė Vet dhe ka mundėsi t’ua plotėsojė nevojat e tyre.

Nė njė hadith tė Resulullahut s.a.v.s. thuhet: “Nuk ka musliman qė e lut Allahun, me kusht qė nė atė lutje tė tij tė mos ketė mėkat ose shkėputje farefisi, e qė Allahu tė mos i japė njėrėn prej kėtyre tri gjėrave: Ose t’i pėrgjigjet shpejt lutjes sė tij, ose t’ia plotėsojė atė lutje mė vonė, ose t’i largojė nga ai ndonjė dėm tė ngjashėm me atė qė e ka goditur”.[10]

Ndėrsa, nga praktika e Resulullahut s.a.v.s., i cili gjatė lutjeve tė tij, me pėrultėsinė mė tė madhe i drejtohej tė Vetmit Strehimtar, i Cili dėgjon lutjet dhe pėrdėllimet, na ėshtė pėrcjellė kjo dua: “O Zoti im, mė udhėzo nė rrugėn e drejtė, nė tė cilėn i ke udhėzuar robėt e Tu! Mė fal mua siē i ke falur robėt e Tu. Kujdesu pėr mua ashtu siē kujdesesh pėr tė dashurit e Tu. Mė beko nė ēdo gjė qė mė jep. Mė ruaj nga tė kėqijat qė mė afrohen, sepse vetėm Ti pėrcakton gjithēka dhe askush nuk mund t’i pėrcaktojė veprimet e Tua, Ai qė ėshtė nėn mbrojtjen Tėnde, nuk poshtėrohet kurrė, i Madhėruar e i Lartėsuar je vetėm Ti, o Zoti ynė”.[11]
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-07, 00:52   #3
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “El-Ihlas”-perfundim

3. As s’ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.

Ky ajet ėshtė ndėr ajetet mė madhėshtore nėpėrmjet tė cilit Allahu xh.sh. zhvishet nga ēdo mangėsi, e nė kėtė rast nga njė proces qė ėshtė i veēantė vetėm pėr krijesat - lindja. Ky proces ėshtė karakteristik pėr njerėzit, exhinėt dhe pėr gjallesat e tjera qė jetojnė nė Tokė. Mirėpo, Allahu ua bėri me dije tėrė njerėzve se besimet qė Ai mund tė ishte baba i dikujt, siē pretendonin hebrenjtė dhe tė krishterėt kur thoshin se Uzejri dhe Isai a.s. janė djem tė Zotit, apo siē pretendonin idhujtarėt se melaiket janė bija tė Zotit, janė vetėm shpifje e trillime, tė cilat nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me tė vėrtetėn.

Ja se ē’thotė i Lartmadhėrishmi nė Kur’an:

بَدِيعُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ أَنَّى يَكُونُ لَهُ وَلَدٌ وَلَمْ تَكُنْ لَهُ صَاحِبَةٌ وَخَلَقَ كُلَّ شَيْءٍ وَهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

“Ai (Allahu) ėshtė qė krijoi (pa kurrfarė shėmbėllimi) qiejt e Tokėn ( e duke qenė i tillė), e si do tė ketė Ai fėmijė kur nuk pati bashkėshorte? Ēdo send e krijoi Ai, dhe ėshtė mė i dijshmi pėr tė gjitha gjėrat” (En’am, 101).

Nga kjo kuptohet se Allahu ėshtė vetė Shpikėsi dhe Krijuesi i kėsaj ekzistence. Ai ėshtė Absolut, i pėrhershėm pa fillim, dhe i pėrhershėm pa mbarim. As nuk ka lindur kush prej Tij dhe as nuk ėshtė i lindur. I lartėsuar qoftė nė madhėrinė dhe shenjtėrinė e Tij!

Se sa tė shėmtuara ishin fjalėt e atyre qė i shpifėn Allahut fėmijė e bashkėshorte, mė sė miri na e ilustrojnė kėto ajete kuranore:

وَقَالُوا اتَّخَذَ الرَّحْمنُ وَلَدًا. لَقَدْ جِئْتُمْ شَيْئًا إِدًّا. تَكَادُ السَّمَاوَاتُ يَتَفَطَّرْنَ مِنْهُ وَتَنشَقُّ الأَرْضُ وَتَخِرُّ الْجِبَالُ هَدًّا. أَنْ دَعَوْا لِلرَّحْمنِ وَلَدًا. وَمَا يَنْبَغِي لِلرَّحْمَنِ أَنْ يَتَّخِذَ وَلَدًا. إِنْ كُلُّ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ إِلا آتِي الرَّحْمَنِ عَبْدًا. لَقَدْ أَحْصَاهُمْ وَعَدَّهُمْ عَدًّا. وَكُلُّهُمْ آتِيهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَرْدًا.

“Ata edhe thanė: I Gjithėmėshirshmi ka fėmijė! Ju (O pabesimtarė) vėrtet sollėt njė fjalė shumė tė shėmtuar. Aq tė shėmtuar, sa gati u copėtuan qiejt e pėlciti Toka dhe sa nuk u shembėn kodrat nga ajo (fjalė e shpifur). Pėr shkak se tė Gjithėmėshirshmit i shpifėn fėmijė. E tė Gjithėmėshirshmit nuk i takon tė ketė fėmijė. Nuk ka tjetėr, vetėmse tė gjithė, ē’ka nė qiej e nė Tokė, kanė pėr t’iu paraqitur Zotit si robė. Ai me diturinė e Tij i ka pėrfshirė tė gjithė, dhe ka numėruar e evidencuar ēdo gjė tė tyre nė mėnyrė tė saktė. Dhe nė Ditėn e Kiametit, secili prej tyre do t’i paraqitet Atij i vetmuar (i vetėm).” (Merjem, 88-95)

. وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ

4. Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Atė.”

Allahut nuk i ngjet askush. Madhėshtisė sė Tij nuk mund t’i afrohet askush. Ēdo gjė nė kėtė ekzistencė u nėnshtrohet ligjeve tė Tij, me dėshirė ose jo, dhe nė ēdo proces tė kėsaj gjithėsie, Vullneti i Tij realizohet, ashtu siē e ka planifikuar Ai. Ai nuk ka nevojė pėr bashkėshorte dhe as fėmijė.

Atij nuk i ngjet askush, sepse Vetė i Lartmadhėrishmi nė Kur’anin famėlartė thotė:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ

“ Asnjė send nuk ėshtė si Ai…” (Esh-Shura, 11)

Prandaj, tė gjithė ata qė pandehėn se ka mė shumė se njė Zot, ata kanė bėrė shirk (politeizėm), me se kanė merituar hidhėrimin dhe ndėshkimin e Allahut xh.sh.. Kjo zaten edhe ėshtė arsyeja qė Allahu nuk e fal njeriun qė i bėn Atij shok, pėr se thotė:

إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا

“S’ka dyshim se Allahu nuk e fal (mėkatin) t’i bėhet shok Atij, e pėrpos kėtij (mėkati), i fal kujt tė dojė. Kush i bėn shok Allahut, ai ka trilluar (shpifur) njė mėkat tė madh” (En-Nisa’ė, 48)

Po tė ishin dy a mė shumė zota, sigurisht qė do tė ndesheshin interesat dhe vullnetet e tyre, dhe kjo botė do tė shkatėrrohej si rezultat i kapricieve tė ndonjėrit prj tyre. Kėtė gjė na e shpjegon mė sė miri Vetė Allahu xh.sh., kur thotė:



لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ إِلَّا اللَّهُ لَفَسَدَتَا فَسُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ الْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ

“Sikur tė kishte nė to (nė qiej e nė Tokė) zota pos Allahut, ato tė dyja (Toka e qielli) do tė shkatėrroheshin. Larg asaj qė i pėrshkruajnė, ėshtė Allahu, Zot i Arshit”, (El-Enbija’ė, 22).

Pastaj:

مَا اتَّخَذَ اللَّهُ مِنْ وَلَدٍ وَمَا كَانَ مَعَهُ مِنْ إِلَهٍ إِذًا لَذَهَبَ كُلُّ إِلَهٍ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلا بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ

“Allahu nuk ka marrė pėr Vete kurrfarė fėmije (as nga engjėjt e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr) atėherė secili zot do tė veēohej pėr atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin! I lartė, i pastėr ėshtė Allahu nga ato qė i shpifin.” (El-Mu’minun, 91)

Nė koleksionin e Buhariut ėshtė i shėnuar njė hadith kudsi, tė cilin e transmeton nga Ebu Hurejra r.a., ky nga i Dėrguari a.s. e ky nga Allahu xh.sh. tė ketė thėnė: “Njeriu mė ka pėrgėnjeshtruar dhe mė ka fyer, pa pasur tė drejtė a ndonjė arsye. Pėrgėnjeshtrimi i tij ndaj Meje ėshtė kur tha se Zoti nuk do tė mė rikrijojė ashtu siē mė krijoi herėn e parė, e pra krijimi i parė nuk ėshtė mė i lehtė sesa rikrijimi (ringjallja), kurse fyerja e tij ndaj Meje ėshtė kur tha se Zoti ka fėmijė, kurse Unė jam i Vetėm, i panevojshėm pėr asgjė, nuk kam lindur kė, as nuk jam i lindur, dhe askush nuk mė pėrngjet (nuk ėshtė i ngjashėm e as i barabartė me Mua).”[12]



Porosia e kėsaj sureje:

- Kjo sure nga njė kėndvėshtrim i pėrgjithshėm, me meritė tė plotė quhet surja “El-Ihlas”-“Surja e sinqeritetit”, sepse e zhvesh Allahun xh.sh. nga ēdo mangėsi ose pėrgjasim me krijesat.

- Allahu i Plotfuqishėm, me argumente tė pakontestueshme, dėshmon se Ai ėshtė Njė, i Vetėm dhe Absolut, i zhveshur nga ēdo mangėsi, e cila mund t’i mvishet. Kjo shihet nga ajeti i parė: “Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė!” - i cili bindshėm vėrteton Njėshmėrinė e Tij, dhe njėkohėsisht mohon se Ai mund tė ketė shok-rival nė kėtė Njėshmėri.

- Allahu ėshtė i Vetmi, pėr tė Cilin ka nevojė ēdo krijesė, pėrderisa Ai nuk ka nevojė pėr asnjė prej krijesave. Ai ėshtė i Domosdoshmi, nė dorėn dhe sundimin e tė Cilit ėshtė ēdo gjė. Kėtė e vėrteton ajeti i dytė: “Allahu ėshtė Ai, tė Cilit krijesat i drejtohen (mbėshteten) pėr nevojat e tyre”, - i cili nė nė njėjtėn kohė mohon shpifjet se mund tė ketė edhe njė krijues tjetėr pėrveē Tij.

- Allahu ėshtė i Pėrhershmi, pa fillim, dhe i Gjithėmonshmi, pa mbarim. Atij nuk i ka paraprirė mosekzistenca. Askush nuk ka lindur prej Tij dhe as nuk ėshtė i lindur prej dikujt. I lartėsuar dhe i pastėr ėshtė nė madhėrinė e Tij nga ajo qė i shpifet. Kėto premisa hyjnore i argumenton ajeti i tretė: “As s’ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.”, i cili nė tė njejtėn kohė zhvleftėson shpifjet e ēifutėve se Uzejri ėshtė “djalė” i Zotit, tė krishterėve se Isai a.s. ėshtė “djalė" i Zotit ose edhe vetė “Zoti”, dhe tė idhujtarėve se melaiket (engjėjt) janė “bija” tė Zotit.

Se askush nuk mund tė jetė i barabartė me Allahun nė madhėshti, meqenėse Ai ėshtė i vetmi Krijues, kėtė na e dėshmon ajeti i katėrt i kėsaj sureje: “Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Atė”, i cili zhvleftėson shpifjet e idhujtarėve, tė cilėt duke adhuruar shumė idhuj, i ngritėn ata nė zota tė barabartė me Zotin e Vėrtetė, i Cili nuk ka tė barabartė askėnd nė sundim dhe nė krijim, nuk ka as fėmijė dhe as bashkėshorte.

- Dijetarėt kanė konstatuar se kjo sure ka zbritur pėr ta pastruar Allahun nga ēdo mangėsi qė i mveshėn pabesimtarėt Madhėshtisė sė Tij, ashtu si surja “El-Kevther” kishte zbritur pėr hir tė Resulullahut, pėr ta zhveshur atė nga mangėsitė njerėzore, tė cilat ia mveshnin idhujtarėt. Pėrderisa nė suren “El-Kevther” idhujtarėt e shihnin si tė metė-mangėsi, qė Pejgamberi a.s. nuk kishte fėmijė djem (sepse ata i vdisnin tė vegjėl), nė kėtė sure shohim se shpifja e ndonjė fėmije pėr Allahun, ėshtė e metė dhe mangėsi.[13]





--------------------------------------------------------------------------------

[1] Fahruddin err-Rraziu, “Et-Tefsirul Kebiir”, vėll. 32, fq 167.

[2] Transmetojnė: Muslimi nė kapitullin “Namazi i udhėtarėve” (1/556); Darimiu (508); dhe Nesaiu nė kapitullin “Puna e njė dite dhe njė nate” (nr.701).

[3] Ebu Bekr el Xhezairijj, “Ejseru-t-Tefasiir”, vėll V, fq. 628. Kėtė hadith Buhariu e transmeton nė “Kitabu-t-Tevhid”.

[4] E transmeton Buhariu dhe autorėt e suneneve.

[5] Ibn Tejmije “Tefsir suretul Ihlas”, fq. 28. Kajro 1987.

[6] El-Vahidi en Nisaburi “Esbabun-n-Nuzul”, fq. 262-263.

[7] Dr. Vehbete ez-Zuhajli “Et-Tefsirul Munir”, vėll. XXX, fq. 461

[8] Sejjid Kutb, “Fi Dhilalil Kur’an”, vėll. VI, fq. 4002.

[9] El-Hafidh Ibn Kethir “Tefsirul Kur’anil Adhim”, vėll. IV, fq. 742. Ed-Dahijjetu-Kuvejt, 1998.

[10] Shevki Dajf “Suretu Rrahman ve suver kisar”, Kajro 1995

[11] Transmetojnė Ebu Davudi dhe Tirmidhiu

[12] “El-Ehadith el Kudsijje”, vėll. 1, fq. 33, Bejrut 1983; Kėtė hadith kudsi e transmeton Buhariu nė vėll. VI, fq. 160 - “Kitabu-t-Tefsir min suretul Ihlas”; Tė njėjjtin hadith, me disa ndryshime nė radhitje tė fjalive, e transmeton edhe Nesaiu, po ashtu nga Ebu Hurejra, nė Sunenin e tij, kapitulli “Ervahul mu’minin”, vėll 4. fq. 112.

[13] Fahruddin Err-Rraziu. “Et-Tefsirul Kebiir”, vėll. 32, fq. 185.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-07, 20:42   #4
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “El-Felek”

Komentimi i kaptinės “El-Felek”

1. “Thuaj: I mbėshtetem Zotit tė agimit!

2. Prej dėmit tė asaj qė Ai krijoi,

3. dhe prej dėmit tė natės kur ajo ngryset,

4. dhe prej dėmit tė atyre qė fryjnė (fjalė tė magjisė) nė nyja (tė lidhura),

5. dhe prej dėmit tė smirėkeqit kur sipas smirės vepron.”

(El-Felek, 1-5)



Kaptina “El-Felek” ėshtė kaptinė mekase-medinase, e zbritur pas asaj “El-Fil” dhe ka gjithsej 5 ajete. Nė radhitjen e Mus’hafit mban numrin 113. Tė kėtij mendimi janė Hasen el Basriu, Atau dhe Ikrimja. Ky zaten ėshtė mendimi edhe i shumicės sė dijetarėve tė tjerė. Njė mendim tė tillė e pėrkrahin edhe komentatorėt e mėdhenj tė tefsirit, si Ibn Xherir et Taberiu, Muhamed Abduhu, Muhamed Reshid Ridaja, Sejjid Kutbi, Muhamed Ali Sabuni etj.

Nė anėn tjetėr, Ibn Abbasi, Katadeja dhe njė grup i konsiderueshėm i dijetarėve, pėrfshirė kėtu edhe Ibn Merdevijen, Fahru Rraziun, Ibn Kethirin, Ebu Bekr el Xhezairiun etj., mendojnė se kjo sure ėshtė medinase, njė mendim qė po ashtu pranohet nga njė numėr i madh i dijetarėve.



Emėrtimi i kėsaj kaptine

Kjo kaptinė njihet me emėrtimin “El-Felek”, qė do tė thotė “kaptina e agimit”, sepse ajeti i parė i kėsaj sureje fillon me fjalėt: “Thuaj: I mbėshtetem Zotit tė agimit!”.


Vlera e kėsaj kaptine
Pėr vlerėn e madhe tė kėsaj kaptine dhe tė asaj “En-Nas”, qė ndryshe quhen edhe “El-Muavvedhetejn”, ka dhėnė shenjė edhe i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., nė shumė hadithe, tė cilat janė shėnuar pothuaj nė tė gjitha koleksionet e mėdha tė Hadithit.

Ja disa prej kėtyre transmetimeve:

- Transmetojnė Muslimi nė Sahihun e tij si dhe Ahmedi, Tirmidhiu e Nesaiu nga Ukbe bin Amir el Xhuhenij tė ketė thėnė: “Mė ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “A nuk di se si ajetet qė mė kanė zbritur sonte (nė kėtė natė), kurrė nuk kanė zbritur tė tilla mė parė: “(Kul eudhu bi rabbil felek) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas).”

Transmetojnė Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Ukbe bin Amiri tė ketė thėnė: ”Mė ka urdhėruar i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., qė t’i kėndoj dy “muavvedhetejnėt” pas ēdo namazi”.

-Transmeton Nesaiu nga Ebu Abdullah bin Aish el Xhuhenij tė ketė thėnė: “Mė ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “O Ibn Aish! A tė tregoj pėr lutjet mė tė mira (mė tė vlefshme), me tė cilat kėrkohet mbrojtje tek Allahu?” Po, si jo, o i Dėrguar i Zotit, ia ktheva unė. Atėherė mė tha: “Lexoji kėto dy sure: (Kul eudhu bi rabbil felek…) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas…).”[1]

- Transmeton Nesaiu nga Xhabiri r.a. tė ketė thėnė: “I Dėrguari i Allahut njėherė mė tha: “Xhabir, thuaj (lexo)!” e unė e pyeta: Ē’duhet tė them (tė lexoj)? Ai u pėrgjigj: “Thuaj: (Kul eudhu bi rabbil felek…) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas…)”. Unė i lexova ato, e ai (i Dėrguari a.s.) tha: “Lexoji ato, sepse kurrė nuk do tė lexosh diēka tė barabartė me to”. [2]

- Nė njė hadith tė pėrcjellė nga Sudijj bin Ixhan, thuhet: “Mė ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “A t’i mėsoj tri sure, sikur tė cilat nuk kanė zbritur as nė Tevrat, as nė Zebur, as nė Inxhil e as nė Furkan (Kur’an)? Ato janė: (Kul huvallahu ehad…), (Kul eudhu bi rabbil felek…) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas…).”



Shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine

Nė lidhje me kėtė sure dhe atė “En-Nas”, nėse janė mekase ose medinase, siē theksuam mė parė, dijetarėt janė ndarė nė dy grype: Disa prej tyre mendojnė se kjo kaptinė ėshtė mekase, kurse disa tė tjerė se kjo ėshtė medinase.

Ėshtė fakt i pamohueshėm se qė tė dyja kėto mendime kanė mbėshtetje nė argumente dhe mund tė konsiderohen si tė sakta.

Fahru Rraziu nė tefsirin e tij cek mendimet e disa dijetarėve qė thonė se kjo sure ėshtė mekase, dhe si shkak tė zbritjes sė saj marrin njė hadith nė tė cilin ceket se Xhibrili a.s. e ka paralajmėruar Muhammedin a.s. se njė “ifrit” prej exhinėve ėshtė duke e pėrcjellė pėr t’i pėrgatitur njė kurthė (intrigė), dhe si mbrojtje nga dėmi i tij, Allahu xh.sh. i zbriti nė Mekė tė Dėrguarit tė Tij dy “muavvedhetejnėt”, me tė cilėt kėrkohet mbrojtje nga Allahu prej dėmit tė ēdo krijese, qofshin exhinė, njerėz apo egėrsira.

Fahru Rraziu sjell edhe njė thėnie qė transmetohet nga Seid bin Musejjebi, i cili ka thėnė se kėto dy sure kanė zbritur nė Mekė si mbrojtje nga mėsyshi dhe zilia e kurejshėve ndaj Muhammedit a.s., tė cilėt nuk mund tė pajtoheshin se ai njė ditė tė afėrt do t’ua shkatėrronte idhujt dhe pozitat e tyre privilegjuese.[3]

Mirėpo vetė Rraziu konsideron se kjo sure ėshtė medinase, dhe sjell si argument hadithin e gjatė qė transmetohet nga Aishja r.a., ku ceket ngjarja e magjisė ndaj Muhammedit a.s.; hadithi gjendet pothuaj nė tė gjitha koleksionet bazė tė hadithit.

Shumica prej atyre qė mendojnė se kjo sure dhe ajo “En-Nas” janė mekase, nuk e pėrmendin fare ngjarjen e magjisė sė ēifutit Lebid ibn A’ėsam ndaj Resulullahut s.a.v.s., madje shumė prej tyre edhe mohojnė kategorikisht njė gjė tė tillė. Prej dijetarėve bashkėkohorė, mė tė zėshmit nė kėtė drejtim janė Muhammed Abduhuja, Muhammed Reshid Ridaja e nė njė mėnyrė edhe Sejid Kutbi, i cili ndėr tė tjera, nė lidhje me kėtė, thotė: “Janė cekur transmetime, disa prej tyre tė vėrteta (autentike), por jo edhe mutevatir (tė pėrcjella nga shumė transmetues nga ashabėt), se Lebid ibn A’ėsam, njė ēifut nga Medina i kishte bėrė magji dhe e kishte hipnotizuar Pejgamberin a.s. pėr disa ditė apo muaj… dhe se me zbritjen e kėtyre dy sureve, i ėshtė larguar ajo magji e lidhur nė nyja…mirėpo ėshtė e sigurtė se kėto rrėfime e kundėrshtojnė idenė e tė mbrojturit tė Pejgamberit a.s. nė fjalė dhe nė vepra… Qė kėtu ne i heqim nga mendja tė gjitha kėto rrėfime, nė bazė tė asaj se Kur’ani ėshtė arbitri pėrfundimtar dhe se hadithet e transmetuara individuale (ahad) lidhur me kėtė ngjarje, nuk kanė pasur mbėshtetje tė duhur dhe nuk mund tė merren pėr argumentim nė ēėshtje tė besimit. Ajo qė kėto rrėfime i bėn edhe mė tė paqėndrueshme, ėshtė fakti se qė tė dy suret - “El-Felek” dhe “En-Nas”, u shpallėn (zbritėn) nė Mekė, qė ėshtė mendim mė i pranuar i dijetarėve, prandaj transmetimet e tilla nė kėtė rast humbin nga pesha dhe konsiderohen si tė dobėta”.[4]



Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake
Meqenėse Allahu xh.sh. nė suren paraprake “El-Ihlas” sqaroi se Allahu ėshtė i pastėr nga ēdo gjė qė nuk pėrkon me Madhėrinė dhe cilėsitė e Tij, dhe se vetėm Atij i drejtohet ēdo krijesė pėr ēdo nevojė a kėrkesė, nė kėtė sure dhe nė atė pasuese “En-Nas”, sqarohet, se duke u mbėshtetur nė Allahun xh.sh., duhet tė kėrkojmė prej Tij qė tė na mbrojė prej dėmit tė krijesave, prej dėmit tė errėsirės sė natės sė ngrysur, prej sė keqes sė magjistarėve e tė ziliqarėve, prej dėmit tė vesveseve dhe intrigave tė shejtanit, dhe prej dėmit tė tėrė asaj qė Allahu ka krijuar nė pėrgjithėsi, pėrfshirė kėtu edhe dėmin e shkaktuar nga exhinėt dhe nga njerėzit. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė tri suret e fundit nė Kur’an tė quhen “El-Muavvidhat”, ndėrsa du suret e fundit “El-Muavvedhetejn”.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-07, 20:47   #5
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “El-Felek”-vazhdim

Koment:

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَق

1. Thuaj: I mbėshtetem (kėrkoj mbrojtje prej) Zotit tė agimit!

Kjo sure fillon me urdhrin hyjnor “Kul”-“Thuaj”, ashtu si nė suren paraprake “El-Ihlas”, por tashti me njė ton mė tė butė e mė tė mėshirshėm, sesa nė “El-Ihlas”, qė ishte urdhėr i prerė.

Fjala “Thuaj” kėtu shpreh formėn e kėshillės hyjnore tė Krijuesit, i Cili e mėson tė Dėrguarin e Vet se kujt duhet t’i mbėshtetet pėr tė kėrkuar mbrojtje. E s’ka dyshim qė mė i merituari pėr tė kėrkuar mbrojtje e strehim ėshtė Vetė Allahu xh.sh., i cili ėshtė Krijues i botėve, Krijues i tėrė asaj qė e shohim dhe qė nuk e shohim, Krijues i dritės dhe i errėsirės, Krijues i ēdo gjėje.

Fjala “Eudhu”, nga aspekti gjuhėsor ka kuptimin: “kėrkoj mbrojtje, strehim, mbėshtetje me qėllim tė largimit tė dėmit material si dhe tė ligave e tė kėqijave tė tjera tė natyrės shpirtėrore.”[5]

Fjala “felek” nė aspektin etimologjik do tė thotė: ndarje, ēarje, por qėllimi i saj nė kontekst tė fjalisė do tė thotė agim i mėngjesit, proces ky qė simbolizon ndarjen e dritės nga errėsira me fillimin e dritės sė parė tė agimit. Fjala “felek” mund tė vijė edhe nė kuptim tė krijimit ose mė saktėsisht ēdo gjė qė shpėrthen nė jetė, si fjala vjen kur fara ēahet dhe bima del mbi tokė ose uji kur shpėrthen nga shkėmbinjtė, pastaj shiu kur bie e ndahet nga retė etj.

Nė lidhje me kėto kuptime do tė sjellim ajetet kuranore si: “S'ka dyshim, All-llahu ėshtė zbėrthyes i farės (i kokrrės sė saj) dhe i bėrthamės (sė pemės). Ai nxjerr tė gjallin nga i vdekuri dhe Ai ėshtė nxjerrės i tė vdekurit nga i gjalli. Ky ėshtė All-llahu, e si shmangeni atėherė (nga besimi)? Ai ėshtė krijues i dritės sė mėngjesit. Natėn e bėri kohė pushimi, e Diellin dhe Hėnėn pėr llogaritje tė kohės. Ky (rregull) ėshtė caktim i tė plotfuqishmit, i tė gjithėdijshmit.“ (El-En’am, 95-96).

Edhe Ibn Tejmije ėshtė i mendimit se kuptimi i fjalės “felek” ka njė prej kėtyre dy domethėnieve: ose “Zot i agimit tė mėngjesit” ,ose “Zot i tėrė krijesave (d.t.th. i tėrė asaj qė ėshtė e krijuar)”, dhe hedh poshtė si tė pabaza tė gjitha mendimet e tjera, se fjala mund tė jetė pėr ndonjė luginė ose shtėpi nė Xhehennem, nė tė cilėn do tė ndėshkohen xhehennemlinjtė, sepse, sipas tij, kėto transmetime nuk janė tė vėrteta dhe nuk janė tė pėrcjella nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė nga i Dėrguari i Allahut.[6]

Pastaj rreth fjalės “felek” se ajo simbolizon agimin e mėngjesit, kemi argument edhe hadithin e Aishes r.a. pėr fillimin e shpalljes se “…i Dėrguari a.s. nė fillim nuk shihte ndonjė ėndėrr (ru’ja) e tė mos i dilte e qartė sikur agu i mėngjesit (ke feleki-s-subhi)….” etj.



مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ

2. Prej dėmit tė asaj qė Ai krijoi.

Gjatė komentimit tė kėtij ajeti, dijetarėt kanė dhėnė mendime tė shumta se ē’mund tė pėrfshihet me fjalėt ”Prej dėmit tė asaj qė Ai krijoi”.

Dijetari i mirėnjohur Fahrudin Rraziu sjell tri mendime, kuptimet e tė cilave i synon ajeti nė fjalė. Sipas Rraziut, ajo qė ėshtė synuar nė “mbrojtjen prej dėmit tė ēdo krijese”, nė radhė tė parė aludohet tek dėmi nga Iblisi (shejtani i mallkuar). Dhe, meqenėse kjo sure flet edhe pėr faktin se duhet tė mbrohemi prej dėmit tė magjistarėve e ziliqarėve, ėshtė e arsyeshme qė nė fillim tė kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej dėmit tė shejtanit, i cili ka njė lidhje tė drejtpėrdrejtė me magjinė (sihrin). Ėshtė fakt se nuk ka krijesė mė tė dėmshme se shejtani, i cili gjithmonė rri nė pritė pėr ta larguar ēdo njeri nga rruga e drejtė. Kėtė mendim tė tij e mbėshtet nė njė komentim nga Ibn Abbasi i cili thotė se ajeti synon mbrojtjen prej dėmit tė Iblisit.[7]

Mendimi i dytė ėshtė se duhet tė kėrkojmė mbrojtje tek Allahu prej dėmit tė Xhehennemit dhe tė ndėshkimeve qė gjenden nė tė, kurse mendimi i tretė i Rraziut pėrputhet me mendimin edhe tė dijetarėve tė tjerė, mendim tė cilit i bashkohem edhe unė, se duhet tė kėrkojmė mbrojtje tek Allahu prej dėmit tė ēdo krijese qė Ai ka krijuar, qoftė prej njerėzve, exhinėve, shtazėve tė egra e tė rrezikshme tė tė gjitha llojeve, me njė fjalė prej dėmit tė tė gjitha atyre krijesave qė mund tė na bėjnė dėm. Nė kėtė lloj pėrfshihen edhe tė gjitha sėmundjet dhe dhimbjet e shkaktuara prej tyre, tė cilat nė tė njėjtėn kohė janė sprovim i besimit tonė.



وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ

3. Dhe prej dėmit tė natės kur ajo ngryset.

Fjala “gasik” do tė thotė natė e errėt, diēka qė zbrazet apo shpėrndahet me shpejtėsi, e nė kėtė rast aludohet errėsira e natės, e cila zbret shpejt nė tokė dhe mbulon gjysmėn e rruzullit tokėsor, kurse fjala “vekab” do tė thotė “ka hyrė (ėshtė shtrirė)”, dhe simbolizon shtrirjen e errėsirės nė tokė.[8]

Nė kuptim tė errėsirės sė natės fjala “gaseka” vjen edhe nė ajetin kuranor: “Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri nė errėsirėn e natės…” (El-Isra’ė, 78).

Fjala “gasik” nė njė kuptim tjetėr nėnkupton edhe hėnėn nė tė sosur tė saj, nė fund tė muajit, sepse nė njė transmetim tė pėrcjellė nga Aishja r.a. thuhet qė i Dėrguari a.s. e kishte porositur atė me fjalėt: “Kėrko mbrojtje tek Allahu prej kėsaj (hėnės nė tė sosur), sepse kjo ėshtė “gasiku”- errėsira kur ngryset”.[9]

Nata ose errėsira nga vetė natyra e tyre janė trishtuese dhe tė frikshme. Ndoshta sepse nėn petkun e errėt tė natės mund tė fshihen shumė dėme e tė kėqija tė njerėzve kriminelė, exhinėve apo edhe tė shtazėve gjakpirėse, tė cilat presin prenė e tyre.

Nata ėshtė interval kohor kur njeriu duhet ta marrė pjesėn e merituar tė qetėsimit dhe pushimit, por jo tė gjithė njerėzit flenė e pushojnė. Ka prej tyre qė presin errėsirėn e natės pėr tė kryer veprat mė tė ndyra, pėr tė vrarė a plaēkitur, qė pastaj t’i fshehin mė lehtė gjurmat e krimit tė tyre.

Pastaj nata ėshtė njė hapėsirė kohore, kur edhe exhinėt e shtrijnė dėmin dhe ndikimin e tyre, kėshtu qė jemi tė obliguar tė mbėshtetemi pėr mbrojtje nga ēdo frikė tek Ai qė krijoi natėn dhe ditėn, Ai qė krijoi tėrė ekzistencėn dhe e mbikėqyr rrjedhėn e saj.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-07, 20:51   #6
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ

4. Dhe prej dėmit tė atyre qė fryjnė (fjalė tė magjisė) nė nyja (tė lidhura).

Ky ajet kuranor flet pėr njė grup tė shėmtuar njerėzish qė merren me magji, pėr t’u sjellė dėm tė tjerėve. Me theksim tė veēantė flitet pėr gratė qė merren me magji, duke lidhur penj nė nyja e duke fryrė nė ta, qė personit tė caktuar t’i shkaktojnė dėm, por nė pėrgjithėsi mund tė pėrfshihen edhe falltorėt e magjistarėt e ndryshėm edhe meshkuj, tė cilėt merren me punė tė tilla tė liga.

Marrja me magji, sipas parimeve islame, ėshtė haram, gjė e ndaluar rreptėsisht, sepse nėpėrmjet veprimeve magjike, shkaktohen ērregullime tė ndryshme psiko-fizike tek personat, ndaj tė cilėve drejtohet magjia. Madje me kėso veprimesh tė ndyra mund tė shkaktohen edhe ērregullimi i harmonisė bashkėshortore, ndarjet, grindjet familjare etj. Mu pėr kėtė arsye, edhe i Dėrguari a.s. magjinė e ka vendosur tė dytėn me radhė prej atyre shtatė gjėrave qė janė shkatėrrimtare pėr njeriun dhe imanin e tij, kur thotė: “Largohuni prej shtatė gjėrave shkėtrruese. Ashabėt i thanė: Cilat janė ato, o i Dėrguari i Allahut? E ai tha: “Shirku (t’i bėsh shok Allahut nė krijim e sundim), magjia (sihri), mbytja e dikujt qė e ka ndaluar Zoti, pėrveēse me arsye, marrja e kamatės, marrja (grabitja) e pasurisė sė jetimit, ikja nga fushėbeteja dhe akuzimi i grave tė ndershme e besimtare (pėr amoralitet)”[10]

Nė lidhje me sihrin dhe realitetin e tij, dijetarėt janė ndarė mė dysh. Pėrderisa tė gjithė dijetarėt qė pėrfaqėsojnė Ehli-Synetin, janė unikė se sihri si realitet ekziston, meqenėse nė Kur’an ėshtė pėrmendur nė mė se 60 vende, dijetarėt e shkollės sė mu’ėteziles (racionalistėt) janė kategorikė se sihri nuk ėshtė njė realitet, por vetėm njė mashtrim optik. Kėtė konstatim tė mu’ėteziles e pėrkrahin edhe shumica e dijetarėve bashkėkohorė me nė krye Muhammed Abduhunė, Reshid Ridanė, Sejjid Kutbin etj.

Sidoqoftė Ehli-Syneti, kanė mendim tjetėr rreth magjisė, dhe thonė se ajo ėshtė njė realitet, nė tė cilin bashkėveprojnė forcat e errėta djallėzore dhe ato njerėzore dhe pėr tė ka dhėnė shenjė edhe Allahu xh. sh. nė Kur’an nė kaptinėn “El-Bekare” tek tregimi mbi dy engjėjt e dėrguar nė Babiloni si njė “fitne-sprovė”, tė cilėt njerėzve ua mėsonin disa veprime magjike, me anė tė tė cilave ata kishin mundėsi tė ndanin burrin nga gruaja, por me njė porosi tė qartė hyjnore: “Mos bėj kufėr, sepse ne jemi vetėm sprovė”. (El-Bekare, 102).

Gjatė komentimit tė kėtij ajeti: “Dhe prej dėmit tė atyre qė fryjnė (fjalė tė magjisė) nė nyja (tė lidhura)”, ėshtė e udhės tė flasim pak mė gjerėsisht rreth sihrit ndaj Resulullahut s.a.v.s., duke shfrytėzuar edhe hadithin ku bėhet fjalė se si njė ēifut i Medinės (Lebid bin A’ėsam) i kishte bėrė magji tė Dėrguarit tė Allahut, dhe kjo ngjarje konsiderohet edhe si shkak i zbritjes sė kėsaj sureje dhe asaj “En-Nas”.

Transmetohet nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: “Me njė rast i bėri magji Pejgamberit a.s. njė njeri nga fisi beni-Zurejk, i quajtur Lebid ibn A’ėsam, saqė Pejgamberit a.s. i dukej se kishte bėrė diēka, ndėrsa ai nė realitet nuk kishte bėrė asgjė. Derisa njė ditė apo njė natė, ai ishte tek unė, iu lut Zotit gjatė e gjatė dhe pastaj m’u drejtua e mė tha: “Oj Aishe, po e ndiej se Allahu mė dha pėrgjigje pėr atė qė kam kėrkuar. Mė erdhėn dy njerėz (engjėj), njėri mė ėshtė ulur te koka, kurse tjetri te kėmbėt. Njėri prej tyre tha: Prej ēfarė lėngon ky njeri?

- I ėshtė bėrė magji, - tha tjetri.

- E kush i ka bėrė magji ?, - tha i pari.

- Lebid ibn A’ėsam, - tha tjetri.

- Nė ēka ? - pyeti i pari.

- Nė krahėr, nė furkė dhe nė kupė tė palmės mashkullore - iu pėrgjigj tjetri.

- E ku janė ato gjėsende - e pyeti i pari.

- Nė pusin Dhervan- iu pėrgjigj tjetri.”

Dhe Pejgamberi a.s., me disa shokė tė tij, shkuan e i nxorėn ato gjėsende prej aty. Pastaj i Dėrguari i Allahut i kishte thėnė Aishes: “Oj Aishe, pasha Allahun, uji i atij pusi sikur kishte marrė ngjyrėn e kanasė, kurse palmat e tij u pėrngjanin kokave tė shejtanėve”.

- A nuk i dogje ato, o i Dėrguar i Allahut? – e pyeta unė, thotė Aishja.

- “Jo”, tha ai. “Sa mė pėrket mua, Allahu mė shėroi, por kam frikė se mos ajo do tė ndikojė keq tek njerėzit”, prandaj urdhėrova qė ai pus tė mbulohej sė bashku me ato gjėsende…”[11]

Nė njė transmetim tjetėr transmetohet se nė pus kishte qenė njė pe i gjatė i lidhur nė 11 nyja dhe me zbritjen e dy “muavvedhetejnėve” qė pėrmbajnė 11 ajete, pas leximit tė secilit ajet nga ana e Xhibrilit, zgjidhej nga njė nyjė e sihrit, derisa u zgjidhėn tė gjitha nyjet dhe i Dėrguari i Allahut e ndjeu veten tė lehtėsuar, sikur tė ishte shkarkuar nga njė barrė e rėndė. Pas kėsaj, Xhibrili ia lexoi atij kėtė dua: “Me emėr tė Allahut, kėrkoj mbrojtje pėr ty nga ēdo gjė qė mund tė tė bėjė dėm, Allahu tė shėroftė”.[12]

Hadithi argumenton qartė se tė Dėrguarit a.s. i ėshtė bėrė magji, dhe se kjo magji i ka shkaktuar atij herė pas herė disa shqetėsime fizike e psikike nė formė tė dhembjes sė kokės.

Ky hadith ėshtė sahih (autentik), dhe ėshtė transmetuar nga Buhariu e Muslimi me isnade tė sakta e besnike; ėshtė njė hadith qė nė mesin e dijetarėve gjatė kohėve, ka ngjallur polemika tė ashpra nėse i ėshtė bėrė magji Resulullahut ose jo ?!

Dijetarė bashkėkohorė, si Abduhu, Ridaja, Sejjid Kutbi etj, mendojnė se ky hadith nuk ėshtė fare i vėrtetė dhe mohojnė kategorikisht mundėsinė qė ndonjė lloj sihri-magjie tė ndikonte nė tė Dėrguarin e Allahut, aq mė parė kur nė Kur’an ka mjaft ajete tė qarta nė tė cilat dėftohet se Muhammedi a.s. ishte vazhdimisht nėn pėrkujdesjen e Allahut xh.sh. dhe se Ai i kishte thėnė nė Kur’an: “All-llahu tė garanton mbrojtjen prej njerėzve (prej armiqve).” (El-Maide 67).

Kėta dijetarė sjellin shumė shembuj se njė gjė e tillė ishte e pamundur tė ndodhte, sepse, po ta pranonim kėtė si tė vėrtetė, atėherė do tė pranonim fjalėt e idhujtarėve se Muhammedi a.s. vėrtet ishte njė njeri i magjepsur e jo pejgamber. Kėtė e mbėshtesin nė ajetin kuranor: “…dhe kur ata zullumqarė thonė: Ju vetėm jeni duke e ndjekur njė njeri qė e ka zėnė magjia!” (El-Isra’ė, 47).

Pėrkundėr tė gjitha kėtyre mendimeve, ne anojmė nga ai mendim se Pejgamberit a.s. i ėshtė bėrė magji, por ajo magji nuk ka ndikuar nė aftėsinė e tė pranuarit tė Shpalljes, dhe mendojmė se kjo aspak nuk e cenon autoritetin e tij si tė mbrojtur nga kėto ndikime. Kjo magji siē theksuam mė lartė kishte ndikuar tek ai herė pas herė, vetėm nė aspektin fizik, sepse megjithatė Muhammedi a.s. edhe pse ishte Pejgamber i zgjedhur, ai ishte njeri prej mishi sikur ne, dhe kjo nėnkupton se gjėra tė tilla mund tė ndikojnė nė aspektin fizik edhe tek ai. (Megjithatė Allahu e di mė sė miri tė vėrtetėn).

وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

5. Edhe prej dėmit tė smirėkeqit kur sipas smirės vepron.”

Zilia a smira ėshtė njė prej tė kėqijave mė tė mėdha, nga e cila po ashtu duhet tė kėrkojmė mbrojtje tek Allahu.

Fjala “hased”–“zili (smirė)” nė gjuhėn arabe nėnkupton: “pasionin (dėshirėn) pėr zhdukjen e mirėsisė nga tjetri”.

S’ka dyshim qė magjia dhe zilia kanė njė lidhmėri tė ngushtė nė mes tyre dhe pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. i ka pėrmendur njėrėn pas tjetrės. E si tė mos jetė kėshtu kur zilia qėllimkeqe, ėshtė mėkati i parė qė ėshtė bėrė nė qiell, atėherė kur Iblisi xhelozoi ndaj Ademit a.s., duke bėrė mendjemadhėsi dhe mėkati i parė qė ėshtė bėrė nė tokė, atėherė kur Kabili xhelozoi tė vėllanė e tij, Habilin. Si rezultat i kėsaj smire nė rastin e parė ishte mallkimi i Iblisit nga ana e Allahut xh.sh., ndėrsa nė rastin e dytė ishte mbytja e tė vėllait nga ana e Kabilit.

Mirėpo kėtu pashmangshėm shtrohet njė pyetje: A thua si mund tė ndikojė smira-xhelozia pėr tė keq? Pėrgjigjja ėshtė se nė zemrėn e njeriut ziliqar ekziston njė burim i energjisė negative, e cila reflekton urrejtjen e madhe ndaj dikujt, kėshtu qė ajo energji negative, kur zbrazet, e dėmton tjetrin. Natyrisht dėmi i saj mund ta prekė ēdonjėrin, dhe mu pėr kėtė arsye jemi tė obliguar tė kėrkojmė mbrojtje tek Allahu nga zilia dhe smira.

Kur’ani famėlartė nė disa ajete na ka bėrė me dije se ndaj muslimanėve dhe Islamit gjithmonė ka pasur e do tė ketė zili dhe se hebrenjtė e tė krishterėt janė tė parėt qė shfaqėn haptazi zilinė e tyre ndaj Islamit dhe muslimanėve. Ja se ē’thotė Kur’ani pėr ta: “Shumė ithtarė tė librit (jehudė e tė krishterė), edhe pasi u ėshtė bėrė e qartė e vėrteta, nga vetė zilia e tyre personale dėshiruan qė pas besimit tuaj t'ju kthejnė nė pabesimtarė, pra ju lini ata dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellė urdhrin e Vet. All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send.” (El-Bekare, 109).

Zili shprehėn edhe idhujtarėt kur xhelozuan Resulullahun s.a.v.s. pėr shpalljen qė po i vinte : “A u kanė zili atyre njerėzve pėr atė qė All-llahu u dha nga mirėsitė e Tij?” (En-Nisa’ė, 54).

Pėr zilinė si njė cilėsi e shėmtuar, ka folur edhe Resulullahu s.a.v.s., i cili ndėr tė tjera ka thėnė: “Tre vetave nuk u pranohet duaja: Atij qė ha ushqimin haram, atij qė pėrgojon tė tjerėt (i pėrqesh) dhe atij qė nė zemrėn e tij ka zili (haset) ndaj muslimanėve.” [13]

Ndėrsa nė njė hadith tjetėr ka thėnė: “Ruhuni nga zilia (tė mos ju kaplojė ) sepse zilia (smira) i gllabėron veprat e mira ashtu siē i djeg zjarri drutė.”

Nė anėn tjetėr, ekziston njė zili (lakmi) e lejuar, me tė cilėn i lutemi Allahut xh.sh. qė edhe ne tė na e mundėsojė arritjen e mirėsisė, ashtu siē i ka dhėnė tė mira e begati ndonjė vėllai tonė musliman. Kjo lakmi–zili e lejuar, nė gjuhėn arabe quhet “gibtatun”. Nė lidhje me kėtė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. ka thėnė: “Nuk bėn tė ketė zili (muslimani ndaj muslimanit) pėrveēse nė dy raste: zili (lakmi) ndaj njė njeriu tė cilit Allahu i ka dhėnė pasuri dhe ia ka mundėsuar qė atė pasuri ta shpenzojė nė rrugė tė Tij e pėr mirėsi, dhe zili (qėllimmirė) ndaj njė njeriu, tė cilit Allahu i ka dhėnė urtėsi (dije), me tė cilėn dije ai punon dhe gjykon ndėrmjet njerėzve.”[14]

Pra, vetėm nė kėto dy raste lejohet zilia-lakmia qėllimmirė, sepse muslimani xhelozon me qėllim tė mirė, qė Allahu edhe atij t’ia mundėsojė pasurinė dhe dijen, kurse hipokriti (munafiku) xhelozon me smirė, qė Allahu t’i largojė mirėsinė tjetrit.



Porosia e kėsaj sureje:

Kjo kaptinė pėrmban nė vete disa porosi tė mėdha hyjnore, ndėr to:

- Tė kėrkuarit mbrojtje dhe ndihmė vetėm prej Allahut xh.sh. nga dėmi i ēdo gjėje, pėrfshirė kėtu njerėzit, exhinėt, egėrsirat, errėsirėn e natės, mbrojtjen nga dėmi i magjistarėve dhe tė atyre qė kanė zili tė keqe.

- Meqenėse zilia ishte mėkati i parė nė qiell dhe i pari nė tokė, dhe meqenėse idhujtarėt xhelozuan tė Dėrguarin e Allahut pėr zbritjen e Shpalljes, si dhe hebrenjtė e tė krishterėt xhelozuan muslimanėt dhe Islamin, kjo kaptinė dhe ajo “En-Nas” erdhėn tė radhitura nė fund tė Kur’anit, pėr tė na bėrė me dije se xhelozi tė tilla ndaj nesh do tė ketė deri nė Ditėn e Kiametit, prandaj duhet tė jemi tė kujdesshėm dhe tė kėrkojmė mbrojtje prej smirės dhe xhelozisė sė armiqve.

- Nėse na godet ndonjė fatkeqsi a diēka e ngjashme, duhet tė mbėshtetemi tek Allahu me durim e pėrkushtim, dhe vetėm prej Tij tė kėrkojmė largimin e asaj tė keqeje, e kurrsesi tė mos kėrkojmė njė gjė tė tillė nga magjistarėt apo falltorėt.



Pėrfundim:

Nga praktika e tė Dėrguarit tė Allahut, kemi shumė thėnie e lutje me tė cilat mund tė kėrkojmė nga Allahu tė na mbrojė prej dėmeve dhe tė kėqijave, e kėtu do t’i pėrmendim vetėm disa prej tyre. Ka thėnė i Dėrguari i Allahut:

- “Kėrkoj mbrojtje me fjalėt mė tė pėrsosura tė Allahut nga hidhėrimi i Tij, nga dėmi i robėrve tė Tij, nga vesveset e shejtanėve dhe nga prania e tyre.”[15]

- “O Zoti im, Njohės i sė fshehtės dhe i sė dukshmes, Krijues i qiejve dhe i Tokės, Zot i ēdo sendi dhe Mbizotėrues i saj. Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Teje. Kėrkoj mbrojtjen Tėnde nga e keqja e vetes sime, nga e keqja e shejtanit dhe nga shirku i tij, kėrkoj tė mė mbrosh qė vetvetes e as ndonjė muslimani tė mos i bėj keq.”[16]

- “O Zoti im, kėrkoj mbrojtjen Tėnde nga brengat dhe dėshpėrimi, nga paaftėsia dhe dembelia, nga koprracia e frika si dhe nga zhytja nė borxhe e mundjet e njerėzve.”[17]

- I Dėrguari a.s. pėr nipat e tij Hasanin dhe Husejnin, bėnte kėtė lutje: “Lus Allahun me fjalėt e Tij tė plota qė t’ju mbrojė nga ēdo shejtan, nga ēdo intrigė (e keqe) e tij dhe prej ēdo syri tė keq”.[18]

- Transmeton Buhariu dhe autorėt e tė gjithė suneneve nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: “Ēdoherė qė i Dėrguari a.s. binte nė gjumė, u frynte shuplakave tė tij dhe lexonte: (Kul huvallahu ehad…), (Kul eudhu bi rabbil felek) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas), pastaj me shuplaka prekte (pėrshkonte) trupin a tij aq sa arrinte, duke filluar prej kokės dhe fytyrės sė tij. Kėtė veprim e pėrsėriste tri herė radhazi.”[19]

- Po ashtu nga praktika e tė Dėrguarit a.s. ėshtė qė, para se tė biem nė gjumė, tė kėndojmė suret “El-Ihlas, El-Felek, En-Nas, dhe ajetul kursinė (tespih dovėn-ajeti 255 i kaptinės El-Bekare)”, nė mėnyrė qė tė jemi tė mbrojtur edhe nė gjumė nga shqetėsimet qė mund tė na i shkaktojnė djajtė dhe exhinėt nėpėrmjet ėndrrave tė kėqija.



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Ibn Kethir “Tefsiruul Kur’anil Adhim”, vėll. IV, fq. 745

[2] Sejjid Kutb “Fi Dhilalil Kur’an” vėll. VI, fq. 4006

[3] Fahruddin Er-Rraziu “Et-Tefsirul Kebir-Mefatihul Gajb” vėll. XXXII, fq. 187.

[4] Sejjid Kutb “Fi Dhilalil Kur’an”, vėll. VI. fq.4008.

[5] Emin Behrami “Pėrkthimi dhe komentimi i El-Istiadhesė, El-Besmelesė dhe i suretu-l-Fatihasė”, fq. 13, Prishtinė, 1998.

[6] Shevki Dajf “Suretu Rrahman ve suver kisar”, fq. 387

[7] Imam Fahruddin Er-Rraziu “Et-Tefsirul Kebir-Mefatihul Gajb” vėll 32, fq. 193.

[8] Muhammed esh-Shenkiti “Advaul Bejan fi Idahil Kur’ani bil Kur’an”, vėll. IX, fq. 160, Bejrut, 1995.

[9] Transmeton Tirmidhiu

[10] Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra.

[11] Transmetojnė Buhariu vėll. 9/192 dhe Muslimi vėll. 4/1719

[12] Dr. Vehbete ez-Zuhajli “Et-Tefsirul Munir” vėll. XXX, fq. 476

[13] Kurtubiu, “El Xhamiu li ahkamil Kur’an” vėll. XX, fq. 260

[14] Muhammed esh-Shenkiti “Advaul bejan….” Vėll. IX, fq. 164.

[15] Transmeton Ebu Davudi 4/12; Tirmidhiu 3/171.

[16] Transmeton Ebu Davudi 4/317; Tirmidhiu 3/142.

[17] Transmeton Buhariu 7/158.

[18] Transmeton Buhariu 4/119.

[19] E transmeton Buhariu nr. i hadithit 4729, vėll. IV, si dhe autorėt e suneneve.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-09, 01:31   #7
Konti1
Banned
 
Anėtarėsuar: 04-01-09
Postime: 217
Konti1
Gabim Cilit verset Kur’anor i frikohen mė sė shumti Izraelitet?

Cilit verset Kur’anor i frikohen mė sė shumti Izraelitet?
Thuhet se verseti Kur'anor qė mė sė shumti i frikohen Izraelitėt ėshtė verseti i 64 nė El Maide ku theksohet mėnyra e trajtimit tė Izraelitėve nga ana e All-llahut tė cilėt mundohen ta "ndezin zjarrin pėr luftė."
E hėnė, 12 Janar 2009 22:08

<DIV id=news_detail_content>Gjersa masakra dhe dhuna Izraelite po vazhdon kah anėt mė tė errėta dhe mė tė liga, ditėve tė sotshme njė detaj shumė interesant rreth qasjes sė tyre ndaj Kur'anit ėshtė raportuar.

Thuhet se verseti Kur'anor qė mė sė shumti i frikohen Izraelitėt ėshtė verseti i 64 nė El Maide ku theksohet mėnyra e trajtimit tė Izraelitėve nga ana e All-llahut tė cilėt mundohen ta "ndezin zjarrin pėr luftė."

Kėtu ėshtė pėrkthimi i kuptimit tė kėtij verseti Kur'anor:

Jehuditė thanė: "Dora e All-llahut ėshtė e shtrėnguar!" Qofshin tė shtangura duart e tyre dhe qofshin tė mallkuar, pse thanė atė. Jo, duart e Tij janė tė shlira. Ai furnizon ashtu si tė dojė. Kjo qė t'u zbrit ty do t'u shtojė disave nga ata (nga paria fetare) shumė largimin dhe mohimin. Ne ndėrmjet tyre hodhėm armiqėsi dhe urrejtje qė do t'u vazhdojė deri nė ditėn e kijametit. Sa herė qė ndezėn zjarr pėr luftė, All-llahu e shuajti atė, e ata pėrpiqen pėr shkatėrrime nė tokė. All-llahu nuk i do ngatėrrestarėt.

timeturk/mesazhi.com

var tmp; tmp = document.getElementById("news_content").getElement sByTagName("a"); for(i=0; i
Konti1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 17:38   #8
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

KAMATA
sėmundje e rėndė shoqėrore
{ الذين يأكلون الربوا لا يقومون إلا كما يقوم الذى يتخبطه الشيطان من المسّ ذلك بأنهم قالوا إنما البيع مثل الربوا و أحل اللـه البيـع و حرم الربوا فمن جـاءهُ موعظـةٌ من ربـه فانتهى فله ما سلف و أمره إلى الله و من عاد فأولئك أصحاب النار هم فيها خالدون. يمحق الله الربوا و يربى الصدقات و الله لا يحب كل كفّارٍ أثيم .إن الذين امنوا و عملوا الصالحات و أقاموا الصلوة و أتوا الزكاة لهم أجرهم عند ربهم و لا خوف عليهم و لا هم يحزنون . يا أيها الذين أمنوا اتقو الله و ذروا ما بقى من الربوا إن كنتم مؤمنين.فإن لم تفعلوا فأدنوا بحربٍ من الله و رسوله و إن تبتم فلكم رءوس أموالكم لا تَظلمون و لا تُظلمون. و إن كان ذو عسرة فنظرة إلى الميسرةٍ و أن تصدقوا خيرٌ لكم إن كنتم تعلمون. و اتقوا يوماً ترجعون فيه إلى الله ثم توفى كل نفسٍ ما كسبت و هم لا يُظلمون .}
“ Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrihen ndryshe veēse siē ngrihet ai i ēmenduri nga tė prekurit e djallit. Kjo ngase ata thanė:”Edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata !” e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn. Atij qė i ka arritur kėshillė (udhėzim) prej Zotit tė Tij dhe ėshtė ndalur (prej kamatės), atij i ka takuar e kaluara dhe ēėshtja e saj mbetet tek Allahu, e kush e pėrsėrit (pas nadalimit), ata janė banues tė zjarrit, ku do tė mbesin pėrgjithmonė. Allahu e zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn, Allahu nuk e do asnjė besėpremė e mėkatar.S’ka dyshim se ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, e falėn namazin dhe e dhanė zeqatin, ata i pret shpėrblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do tė kenė kurrfarė frike as brengosje. O ju qė besuat, kini frikė Allahun dhe, nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata.
E nė qoftė se nuk e bėni kėtė (nuk hiqni dorė nga kamata) , atėherė binduni se jeni nė konflikt me Allahun dhe tė dėrguarin e Tij. E nėse jeni penduar, atėherė juve ju takon kryet e mallit tuaj, askėnd nuk e dėmtoni, as vetė nuk dėmtoheni. Po, nė qoftė se ai (borxhliu) ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, atėherė priteni deri sa tė vijė nė njė ēlirim (lehtėsim). E t’ia falni (borxhin) nė emėr tė lėmoshės, ajo nėse e dini, ėshtė shumė mė mirė pėr ju. Dhe ruajuni njė dite kur do tė ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė. “
Islami sendėrton sistemin e vet ekonomik nė bazė tė njė rregulli tė pėrcaktuar, i cili simbolizon realitetin e vėrtetė e tė njėmendtė nė kėtė ekzistencė, realitet ky i cili bazohet sė pari nė faktin se Allahu ėshtė Krijues i kėsaj gjithėsie, se ėshtė Krijues i kėsaj toke dhe i njeriut, tė cilin e la mėkėmbės nė tė, duke ia nėnshtruar atij shumė gjėra. Megjithatė, i Gjithėpushtetshmi tėrė kėtė nuk ia la rastėsisė, dhe nuk e la jashtė kontrollit, qė njeriu tė bėjė ē’tė dojė, por njeriut nė atė lirinė e tij tė pjesėrishme tė tė zgjedhurit, i obligoi qeverisjen nė tokė, konform me rregullat dhe me ligjet e pėrsosura tė Programit Hyjnor.
S’ka dyshim se qeverisja absolute i takon vetėm Allahut tė Plotfuqishėm, kurse njerėzit pushtetin e tyre e nxjerrin nga mėnyra e zbatimit tė Ligjit dhe Programit Hyjnor tė Allahut xh.sh
Nė kėtė tėrėsi rregullash hyjnore hyn edhe qeverisja e drejtė e pasurisė qė i jep Allahu njeriut nė kėtė botė. Allahu xh.sh. dėshiron qė robi i Tij tė punojė dhe tė pėrpiqet qė pasurinė e tij ta fitojė nė mėnyrė tė ndershme, me djersėn e ballit. Nė tė kundėrtėn, ēdo pasuri e fituar pa mund dhe nė kurrizin e tjetėrkujt, dėmton misionin fisnik tė njeriut nė kėtė botė, sepse edhe vetė Allahu xh.sh. nė kaptinėn En Nisaė , (ajeti 29), thotė :
{ يا أيها الذين أمنوا لا تأكلوا أموالكم بينكم بالباطل إلا أن تكون تجارة عن تراضٍ منكم ...}
“ O ju qė besuat , mos e hani mallin e njėri - tjetrit nė mėnyrė tė palejuar, pėrpos tregtisė nė tė cilėn keni pajtueshmėri nė mes vetes...”
Mu, duke u nisur nga ky fakt, kamata u ndalua, sepse ėshtė njė veprim i shėmtuar,qė automatikisht bie ndesh me rregullat islame.Kamata , jo vetėm qė dėmton interesat njerėzore, por ėshtė edhe kundėr tė gjitha normave dhe parimeve morale sepse baza e saj ėshtė mashtrimi , grabitja dhe gllabėrimi i pasurisė sė tjetrit.
Sa e sa popuj e shoqėri pėsuan degradime e nėnēmime, si pasojė e veprimit me kamatėn. Kėto fakte relevante mbase do tė jenė vėrejtje serioze qė tė na ndėrgjegjėsojnė njėherė e pėrgjithmonė se ajo qė Allahu ua ka ndaluar njerėzve, ėshtė me tė vėrtetė e dėmshme dhe ėshtė kundėr interesave njerėzore.

( El Bekare 275 - 281 )
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 17:40   #9
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kamata - vazhdim

Fjala “Er-Rriba” nė kuptimin etimologjik do tė thotė “ shtim, rritje ”, kurse nė atė terminologjik do tė thotė “ shtesa qė merr huadhėnėsi nga huamarrėsi pėr moskthimin e borgjit nė kohė tė caktuar, pa u prekur kryet e mallit“ . Allahu xh.sh. nėpėrmjet kėtyre ajeteve, dėshiron tė na vėrė nė dijeni se ata qė punojnė me kamatė, duke shfrytėzuar pamėshirshėm djersėn e tė tjerėve, do tė ngrihen nga varrezat e tyre nė Ditėn e Gjykimit nė njė gjendje, siē ėshtė e atij qė e “prek” shejtani me vesveset e tij, kėshtu qė ai humb kontrollin mbi vetveten dhe mbi mendjen e tij.
Allahu i Gjithmėshirshėm bėri njė shembėllim tė tillė, pėr ata qė lejojnė kamatėn duke thėnė se gjoja kamata ėshtė njėlloj sikurse shitblerja. Mirėpo Allahu xh.sh. ua demanton kėtė pohim tė tyre tė pabazė, sepse shitblerja ėshtė me dobi reciproke , tė cilėn e ka lejuar Allahu, kurse kamata ėshtė shtesė e grabitur nga mundi i huamarrėsit.
Kamata ėshtė e gjykuar tė dėshtojė dhe tė pakėsohet, kurse shitblerja , zekati dhe sadakaja tek Allahu kanė vlerė shumė tė madhe dhe shtohen. Meqė Allahu xh.sh. e ndalon kamatėn decidivisht, dhe urdhėron largimin prej kėsaj shėmtie, ai qė nuk largohet prej saj, le ta dijė se ėshtė nė luftė tė hapėt kundėr Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, dhe se e meriton hidhėrimin e Allahut nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
Ajeti i fundit ( 281 ) i kėsaj kaptine :
{ و اتقوا يوماً ترجعون فيه إلى الله ثمّ توفى كل نفسٍ ما كسبت و هم لا يظلمون .}
“ dhe ruajuni asaj dite kur do tė ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė.”
prej tė gjithė komentuesve tė Kur’anit, cilėsohet si ajeti i fundit i Kur’anit qė iu shpall Muhammedit a.s. nga ana e Allahut xh.sh. Pas zbritjes sė kėtij ajeti, Pejgamberi a.s. jetoi vetėm edhe 9 net, e pastaj u shpėrngul pranė mėshirės hyjnore. Ky ishte kontakti i fundit i qiellit me tokėn, deri nė Ditėn e Gjykimit.
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 17:41   #10
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

Shkaku i zbritjes sė ajetit
Sipas mufesirėve tė Kur’anit, kėto ajete kanė zbritur nė lidhje me Abbasin dhe Halid bin Velidin, tė cilėt ishin ortakė nė tregti, nė kohėn e injorancės. Kėta tė dy u jepnin para me fajde njerėzve tė Thekifit. Dėrgata e fundit hyjnore kėta tė dy i gjeti me pasuri tė madhe tė fituar nga kamatat. Mu pėr kėtė shkak, Allahu xh.sh. zbriti :
{ يا أيها الذين أمنوا اتقوا الله و ذروا ما بقى من الربوا إن كنتم مؤمنين }
“ O ju qė keni besuar, kini frikė Allahun dhe, nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata. “ , dhe e ndaloi kamatėn njėherė e pėrgjithmonė . Nė kėtė kontekst edhe Pejgamberi a.s. nė Haxhin lamtumirės tha :
“ Ta dini se ēdo lloj kamate prej kamatave tė injorancės ėshtė anuluar , dhe tė parėn kamatė qė e anuloj ėshtė kamata e Abbasit; ēdo hakmarrje gjaku prej hakmarrjeve tė injorancės ėshtė anuluar, e hakamarrja e parė qė e anuloj ėshtė gjaku i Rebia ibnul Harith bin Abdul Mutalibit. “
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 17:42   #11
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kamata - vazhdim

Etapat e ndalimit tė kamatės
I Gjithėmėshirshmi deshi qė njė prej urtėsive tė Tij tė jetė edhe ndalimi gradual i sėmundjeve tė shėmtuara shoqėrore, qė mbretėronin nė atė kohė. Ashtu siē u ndalua alkooli , poashtu edhe ndalimi i kamatės kaloi nėpėr 4 etapa tė ndalimit, derisa u ndalua pėrfundimisht.
Etapa e parė e ndalimit - ėshtė zbritja e ajetit 39 - kaptina Err- Rrum :
{ و ما أتيتم من رباً ليربوا فى أموال الناس فلا يربوا عند الله و ما أتيتم من زكاةٍ تريدون وجه الله فأولئك هم المضعِفون }
“ Dhe ēka tė jepni nga pasuria pėr ta shtuar e rritur (me kamatė), nė pasurinė e njerėzve, ajo nuk do tė shtohet tek Allahu, e ēka tė jepni nga sadakaja (bamirėsia) me qėllim qė t’i afroheni Allahut, tė tillėt janė ata qė u shumėfishohet (shpėrblimi) “
Ky ajet i takon zbritjes mekase, dhe nė tė nuk ka ndonjė shenjė tė qartė se kamata ndalohet, por vetėm bėn me dije se kjo nuk pėlqehet nga Allahu xh.sh., dhe se ai qė merret me njė punė tė tillė, ajo nuk ka kurrfarė vlere as shpėrblimi.Nė kėtė ajet bėhet thirrje e hapėt pėr dhėnien e zekatit, qė tek Allahu shumėfishohet me shpėrblime.
Etapa e dytė e ndalimit - ėshtė zbritja e ajeteve 160-161 - En - Nisaė :
{ فبظلمٍ من الذين هادوا حرمنا عليهم طيباتٍ لهم و بصدهم عن سبيل الله كثيرًا و أخذهم
الربواو قد نهوا عنه و أكلهم أموال الناس بالباطل و أعتدنا للكافرين منهم عذاباً أليماً }
“ Dhe pėr shkak tė mizorisė sė atyre qė ishin hebrenj, dhe pėr shkak se penguan shumė nga rruga e Allahut, Ne ua ndaluam (ua bėmė haram) disa (lloje ushqimesh) tė mira qė u ishin tė lejuara. Edhe pėr shkak tė marrjes sė kamatės , edhe pse e kishin tė ndaluar atė, dhe tė ngrėnies sė pasurisė sė njerėzve nė mėnyrė tė padrejtė. Ne kemi pėrgatitur dėnim tė mundimshėm pėr ata qė nuk besuan prej tyre “
Kėto dy ajete i pėrkasin zbritjes sė hershme medinase, nė tė cilat shihet njė qortim i ashpėr ndaj hebrenjve, tė cilėt punonin me kamatė dhe e lejonin atė, ani pse kėtė e kishin tė ndaluar edhe me librat e tyre. Me kėtė veprim tė tyre, hebrenjtė vėrtet merituan hidhėrimin, mallkimin dhe ndėshkimin e Allahut xh.sh..
Qė nė kėto ajete, mund tė hetohen shenjat e para tė ndalimit tė kamatės dhe ato qenė njė si parapėrgatitje e njerėzve pėr ta pritur ndalimin e pėrhershėm tė kamatės, qė do tė pasonte mė vonė.
Etapa e tretė e ndalimit - ėshtė zbritja e ajetit 130 tė kaptinės Ali Imran, nė tė cilin ndalohet ngrėnia e kamatės sė shumėfishuar:
{ يا أيها الذين أمنوا لا تأكلوا الربوا أضعافاً مصاعفةً و اتقوا الله لعلكم تفلحون }
“ O ju qė besuat, mos e hani kamatėn qė po e shumėfishoni dhe kini frikė (dėnimin e) Allahut ashtu qė tė gjeni shpėtim ”
Ky ajet i takon zbritjes medinase dhe me tė bėhet ndalimi i pjesėrishėm i kamatės, ose mė saktė ndalimi i njė prej shumė llojeve tė kamatės -” kamatė e shumėfishuar” , e cila njihet edhe si “kamatė e ndytė” , sepse nga pamundėsia e kthimit, borxhi shtohet mė tepėr se kryet e mallit pėr shumė herė.
Kėtė lloj veprimi,Allahu xh.sh. e ndaloi duke thirrur pėr devotshmėri dhe drojtje ndaj Allahut tė Madhėrishėm. Nga ky ajet ėshtė mė se e qartė se fushėveprimi i veprimit me kamatė u ngushtua dhe kufizua nė njė masė tė konsiderueshme, mu ashtu siē qe kufizuar konsumimi i alkoolit me zbritjen e ajetit tė tretė :
{ يا أيها الذين أمنوا لا تقربوا الصلوة و أنتم سكارى حتى تعلموا ما تقولون }
“ O ju qė besuat mos u afroni nė namaz duke qenė tė dehur, derisa tė dini se ē’flitni ... “
Pas tė gjitha kėtyre vėrejtjeve, vjen edhe etapa e katėrt dhe e fundit e ndalimit tė kamatės me zbritjen e ajeteve 275-281 tė kaptinės El Bekare :
“ Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrihen ndryshe veēse siē ngrihet i ēmenduri nga tė prekurit e djallit.Kjo ngase ata thanė : “ edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata ! “ e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn....o ju qė besuat, kini frikė Allahun dhe, nėse jeni besimtarė tė sinqert, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata...”.
Me zbritjen e kėtyre ajeteve medinase, ndalohet pėrfundimisht kamata si njė ves i shėmtuar dhe si njė sėmundje e rėndė shoqėrore. Ligji i pėrsosur islam , me njė urtėsi dhe largpamėsi tė pashoqe, nė mėnyrė graduale arriti tė zhdukė nga mesi i shoqėrisė islame vese tė tilla tė shėmtuara si, alkooli,bixhozi, kamata, prostitucioni etj, sėmundje shoqėrore prej tė cilave vuan pothuajse tėrė bota. !
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-05-12, 09:42   #12
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Tefsir-(komentim suresh)

Te kota bre djale keto postime, e keto mesime, kurqe secili i lexon ddhe i interpreton ne menyren me esktreme!! Posaqerisht hoxhollarte qe e kane mbi shpinen e tyre intrepretimin adekuat te ketyre sendeve qe i ke shkruar, ata te praet e mesojne xhematin shtremte!!! bre bal, nuk e di si mundesh me jetu ne endrra-veq hapi syte dhe shiko dhe e sheh se ku eshte sikleti, ku eshte prapamebeturia, ku eshte primitivizmi, ku eshte baudallelku me i madh ne Bote!!! l
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-11-12, 12:52   #13
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Tefsir-(komentim suresh)

Shtatė dobi nga fjala e All-llahut

"Nė zemrat e tyre kanė sėmurje, e All-llahu u shton sėmundje edhe mė shumė, e pėr shkak se ata pėrgėnjeshtruan, pėsojnė dėnim tė dhembshėm". (Kur’an 2:10.)

Dobitė e kėtij ajeti:

1. Nėse njeriu nuk e pranon tė vėrtetėn dhe zemra e tij ėshtė e sėmurė, ai dėnohet me shtim tė sėmundjes, pėr shkak tė fjalės sė Tij tė Lartėsuarit: ”Nė zemrat e tyre kanė sėmurje, e All-llahu u shton sėmundje edhe mė shumė..” (Kur’an 2:10), dhe kjo sėmundje e cila qėndron nė zemrat e dyfytyrėshve (pėrbėhet nga): dyshime dhe epshe, ka prej tyre qė e kanė kuptuar tė vėrtetėn mirėpo nuk e don atė (pasimin e tij), dhe ka prej tyre qė u ėshtė pėrzier ajo (e vėrteta), ka thėnė All-llahu nė kaptinėn En-Nisa: ”Vėrtet, ata qė besuan e pastaj tradhėtuan, pėrsėri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falė atyre as nuk i udhėzon nė rrugė tė drejtė”. (En Nisa 137)

Pastaj tha nė suren el-Munafikun: Ngase ata besuan (me gojė) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllėn dhe ata nuk kuptojnė. (El-Munafikun, 3)

2. Qė shkaqet pėr shkak qė All-llahu e devijon robin, janė nga vet robi, pėr shkak tė fjalės sė Tij, tė Lartesuarit: “Nė zemrat e tyre kanė sėmurje, e All-llahu u shton sėmundje edhe mė shumė...” (Kur’an 2:10)

E njejtė si kjo ėshtė fjala e All-llahut: “E kur ata u shmangėn (nga e vėrteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre..” (Kur’an 61:5), dhe fjala e All-llahut: “Ne i rrotullojmė zemrat dhe tė parėt e tyre (prej besimit) ashtu sikundėr nuk e besuan atė pėr herė tė parė...” (Kur’an 6:110), gjithashtu fjala e All llahut: “Nėse ata refuzojnė (gjykimin tėnd), ti dije se All-llahu ka pėr qėllim t’i ndėshkojė pėr disa mėkate tė tyre”. (Kur’an 5:49)

3. Dhe se mėkatet dhe shthurjet shtohen dhe pakėsohen, sikurse Imani qė shtohet dhe pakėsohet, pėr shkak tė fjalės sė Tij,tė Lartėsuarit: “e All-llahu u shton sėmundje edhe mė shumė.” (Kur’an 2:10), dhe shtimi nuk kuptohet ndryshe vetėm si e kundėrt e pakėsimit, ashtu pra sikurse Imani qė shtohet dhe pakėsohet, ashtu edhe shthurja shtohet dhe pakėsohet, edhe sėmundja shtohet edhe pakėsohet.

4.Kėrcėnimi i ashpėr pėr dyfytyrėshat pėr shkak tė fjalės sė Tij: ”(ata) pėsojnė dėnim tė dhembshėm”. (Kur’an 2:10.)

5.Dėnimet nuk vijnė vetėm se me shkaqė paraprake, pra All-llahu nuk e dėnon askėnd vetėm pėr shkak tė mėkatit, pėr shkak tė fjalės sė Tij: “pėr shkak se ata pėrgėnjeshtruan”. (Kur’an 2:10)

6. Munafikėt (dyfytyrėshat) i kanė bashkuar dy cilėsi, gėnjeshtrėn dhe pėrgėnjeshtrimin, dhe kjo ėshtė gjendja mė e ndytė.

7.Nėnēmimi i gėnjeshtrės dhe se ajo ėshtė shkak pėr dėnim, sepse gėnjeshtra ėshtė prej cilėsive mė tė ndyta, dhe kėtė e ka sqaruar i Dėrguari i All llahut alejhi selam se gėnjeshtra ėshtė prej cilėsive tė munafikėve, ai alejhi selam ka thėnė: ”Shenjat e Munafikut janė tre: ”Kur tė flet,gėnjen..” (deri nė fund tė hadithit), dhe gėnjeshtra ėshtė e nėnēmuar nė Sherijat, dhe gjithashtu e nėnēmuar sipas natyrės njerėzore.

Muhamed ibn Salih el Uthejmin

Komenti i Kaptinės el-Bekare . v.1 . f.44-45
__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-04-13, 11:31   #14
AmonRa
 
Anėtarėsuar: 14-12-12
Postime: 163
AmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

Qur'an (33:59) - "Tell thy wives and thy daughters and the women of the believers to draw their cloaks close round them..."

women are less of men ...
Qur'an (24:31) - Women are to lower their gaze around men, so they do not look them in the eye. (To be fair, men are told to do the same thing in the prior verse).

wife beating ...
Qur'an (38:44) - "And take in your hand a green branch and beat her with it, and do not break your oath..." Allah telling Job to beat his wife.


Qur'an
AmonRa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.