Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-05-12, 18:28   #1
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kodi i Da Vinēit

E vėrteta historike prapa Kodit tė Da Vinēit

Ēfarė ėshtė histori dhe ēfarė ėshtė imagjinatė?


Nė Kodi i Da Vinēit, Den Braun ka arritur majėn mė tė lartė tė romanit policor/konspirativ. Nė botėn e komploteve armiqėsore tensioni s'ka ku tė shkojė mė lart - fshehja e alienėve nė Rosuell apo identiteti i vrasėsit tė Kenedit janė ēikėrrima krahasuar me idenė e njė kishe konspirative qė ka fshehur identitetin e vėrtetė tė Jezu Krishtit dhe ka mashtruar miliarda besimtarė. Pėrzierja brilante e faktit me trillimin siguron besueshmėri, dhe ne biem nė kurth tė detyruar tė ndjekim sugjerimet, kudo qė tė ēojnė ato, cilado tė jetė e vėrteta.

Faktet historike tė ndėrthurura nė materialin e Kodit tė Da Vinēit rrėshqasin pa u kuptuar nė trillim. Ndėrkohė qė konceptet paraqiten me ritėm tė shpejtė nė ekran, ėshtė e vėshtirė tė dish nėse ajo qė prezantohet ėshtė nxjerrė nga historia apo nga imagjinata e filmbėrėsit. Pėr kėnaqėsinė e tė parit tė filmit kjo nė tė vėrtetė s'ka ndonjė rėndėsi, por nėse duam tė arrijmė ndonjė pėrfundim nė lidhje me tė vėrtetėn e fillimit tė krishtėrimit, ndoshta do tė ishte mirė tė shqyrtonim disa fakte historike.

Pėr shembull, a tha vėrtet Jezusi se ishte Perėndi? Kjo duket e padiskutueshme, sepse pothuaj ēdo gjė qė Jezusi bėri dhe tha tregojnė nė kėtė drejtim. Njė shembull i tillė ėshtė Llazari, njė mik i afėrt i Jezusit, i cili vdiq. Kishin kaluar katėr ditė nga varrimi, por siē mund tė jetė ende zakon nė Lindjen e Mesme, i gjithė qyteti ende mbante zi, dhe njerėzit ende po vajtonin.

Jezusi, qė kishte qenė nė njė pjesė tjetėr tė vendit, mė nė fund vjen dhe u thotė atyre tė largojnė gurin qė mbyllte hyrjen e varrit. Shumica e njerėzve nuk ishin dakord me kėtė kėrkesė, dhe disa madje i kujtuan erėn e keqe qė do tė dilte. Por pėr shkak tė reputacionit tė Jezusit, ata vepruan siē iu tha Ai. Jezusi atėherė thirri, "Llazar, dil jashtė!" (Po qe se Jezusi po pėrpiqej ta fshihte qė ishte Perėndi, kjo patjetėr nuk ishte lėvizja e duhur.) Llazari doli nga varri pėr habinė e madhe tė turmės, dhe kjo shkaktoi trazim tė madh midis udhėheqėsve fetarė. Farisenjtė mblodhėn njė kėshill dhe thanė, "Ēfarė tė bėjmė? Sepse ky njeri po bėn shumė shenja. Po ta lėmė tė vazhdojė kėshtu, tė gjithė do tė besojnė nė tė..."

Pėrsėri, nėse do tė doje qė tė tjerėt tė mos tė tė quanin "Perėndi" nuk do tė thoshe gjėra si kėto....

"Filipi i tha, 'Zot, na e trego Atin dhe na mjafton.' Jezusi i tha, 'Ka kaq kohė qė unė jam me ju dhe ti nuk mė ke njohur akoma, o Filip? Kush mė ka parė mua, ka parė Atin; si vallė po thua: "Na e trego Atin"?

Nė fakt, armiqtė e Jezusit i kuptuan qartė deklaratat e Tij:

"Judenjtė iu pėrgjigjėn duke thėnė: 'Ne nuk tė vrasim me gurė pėr asnjė vepėr tė mirė, por pėr blasfemi, sepse ti duke qenė njeri, e bėn veten Perėndi.'"

Ėshtė gjithashtu shumė e qartė se dishepujt dhe tė krishterėt e hershėm qė nga fillimi e kishin si njė besim themelor hyjninė e Krishtit. Shikojmė kėtė thėnie nga apostulli Pal:

"Ai ėshtė shėmbėllesa e Perėndisė sė padukshėm, i parėlinduri i ēdo krijese, sepse nė tė u krijuan tė gjitha gjėrat, ato qė janė nė qiejt dhe ato mbi dhe, gjėrat qė duken dhe ato qė nuk duken....tė gjitha gjėrat janė krijuar me anė tė tij dhe pėr tė."

Nė kėtė pasazh apostulli Pal e pėrshkruan Jezusin si "shembėllimi" i Perėndisė dhe e identifikon atė si Krijuesin. Ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se letrat e Palit u shkruan vetėm dy-tre dekada pas vdekjes sė Krishtit. Dhe, nėse teksti nuk rrjedh lirshėm si prozė, kjo ėshtė sepse nuk ėshtė prozė. Brenda letrave tė Palit citohen kredo, si kjo, qė kanė ekzistuar pėrpara letrės dhe u formuluan vitet e para pas vdekjes sė Krishtit. Kėto kredo paraqesin atė qė komuniteti i krishterė besonte pėr Krishtin, dhe hyjnia e Tij ėshtė qėndrore nė to.



Ēfarė mund tė themi pėr ungjijtė gnostikė nė Kodin e Da Vinēit?



Ungjijtė e tjerė qė Tibing pėrmend u shkruan, nė shumicėn e rasteve, njė shekull ose dy mė vonė, kryesisht nga njė grup njerėzish tė njohur si gnostikėt. I ashtuquajturi "Ungjilli i Thomait" u shkrua rreth 140 Pas Kr.; "Ungjilli i Judės" u shkrua rreth 170 Pas Kr. Megjithėse pėrdorin emra tė njerėzve qė jetuan nė kohėn e Jezusit, kėta ungjij gnostikė u shkruan shumė kohė pasi kėta njerėz kishin vdekur, dhe shumė kohė pas Jezusit.

Kodi i Da Vinēit e bėn tė duket sikur gnostikėt nuk besonin nė hyjninė e Jezusit. Kėtu kemi trillimin poetik mbi faktin. Po t'i referohemi historisė, gnostikėt nė tė vėrtetė besonin nė hyjninė e Jezusit, por ishin tė pasaktė nė pjesėn tjetėr tė teologjisė sė tyre nė lidhje me Tė.

Nė qytetet e atėhershme tė Lindjes sė Mesme, ashtu si nė qytetet e sotme, ka patur gjithmonė sekte dhe kulte fetare si ato qė paraqesin literaturėn e tyre derė mė derė, dhe qė promovojnė njė interpretim "tė ri" radikal tė Krishtit. Ajo qė ėshtė interesante tė vėmė re ėshtė se njė formė e hershme, mė e butė e Gnosticizmit ekzistonte qė nė ditėt e apostujve, dhe pėr kėtė arsye njė pjesė e gjėrave qė janė shkruar nė Dhiatėn e Re u adresohej kėtyre keqprezantimeve tė identitetit tė Krishtit. Prandaj apostulli Gjon me guxim e fillon ungjillin e tij me kėtė deklaratė qė ngre lart edhe hyjninė e Jezusit:

"Nė fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Perėndinė, dhe Fjala ishte Perėndi...

...edhe anėn e Tij njerėzore:

Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne."

Ishte ana njerėzore e Jezusit ajo me tė cilėn kishin problem gnostikėt, jo hyjnia e Tij. Prandaj kemi ungjillin e Gjonit qė qėllimisht hapet me kėtė shpallje se "Fjala [Jezusi] ishte Perėndi" dhe se Ai "u bė mish." Gnostikėt besonin se materja/lėnda ishte e keqe, dhe prandaj ishte e pakonceptueshme pėr ta qė Jezusi mund tė ishte bėrė tėrėsisht njerėzor. Kėto shkrime gnostike tė cilave Tibing iu referohet si "ungjij tė tjerė" nė film, nė realitetin historik e zbukuronin hyjninė e Jezusit dhe anashkalonin anėn e tij njerėzore. Kėshtu tek Kodi i Da Vinēit pėrdoret polemika me gnostikėt, por e paraqitur kokėposhtė, duke thėnė se ēėshtja ishte pėr hyjninė e Jezusit.




Ēfarė mund tė themi pėr Kėshillin e Nikesė tek Kodi i Da Vinēit?




Pretendimi qė shfaqet tek Kodi i Da Vinēit se hyjnia e Krishtit u debatua nė Kėshillin e Nikesė ėshtė krejt e gabuar (ja njė ilustrim tjetėr i lirisė poetike). S'ka problem. T'i rikthehemi historisė: debati nė Nike ishte nėse Krishti ishte i bashkėpėrjetshėm me Atin. Me fjalė tė tjera, a ka patur ndonjė kohė kur Jezusi "nuk ishte" me Atin? Kjo mund tė duket e parėndėsishme, por nė atė kohė ishte e rėndėsishme tė sqarohej. Askush nė kėshill nuk e besonte se Jezusi ishte thjesht njeri, ose thjesht profet. (Me qė ra fjala, Kėshilli i Nikesė me shumicė absolute konkludoi se Jezusi ishte nė fakt i bashkėpėrjetshėm me Atin.)

Pėrsėri, Jezusi vetė ishte shumė i qartė nė pikėn e bashkekzistencės me Atin. Jezusi mori tė njėjtin emėr si ai i Perėndisė nė Dhiatėn e Vjetėr. Kur Moisiu e pyeti Perėndinė ēfarė emri tė pėrdorte pėr Tė, Perėndia i tha Moisiut, "'UNĖ JAM'-i tė dėrgoi." (Dhe kjo ka kuptim sepse Perėndia gjithmonė ka ekzistuar, ekziston tani dhe gjithmonė do tė ekzistojė kėshtu qė "UNĖ JAM" e pėrmbledh shumė mirė kėtė.) Dhe, Jezusi shpalli tė njėjtėn gjė pėr veten. Ai tha, "Para se tė kishte lindur Abrahami, UNĖ JAM."

Herė pas here del diēka qė njerėzit e kanė tė vėshtirė ta klasifikojnė. Ėshtė shumė e ēuditshme, pėr shembull, qė balena klasifikohet si gjitar dhe jo si peshk. Pėr mendimin e zakonshėm njė qenie detare nuk duhet tė jetė gjitar.

Nė botėn e udhėheqėsve fetarė, Jezusi ėshtė diēka e tillė, shpesh i pėrfshirė nė njė grup me udhėheqėsit e tjerė tė mėdhenj fetarė, si Moisiu, Muhamedi dhe Buda. Por realisht, Ai nuk bėn pjesė atje. Nė sipėrfaqe mund tė duket si ata (njė udhėheqės i mrekullueshėm fetar qė ka ndihmuar pėr t'i dhėnė formė botės sė besimit dhe moralit), por Ai mėsoi dhe shpalli pėr veten gjėra qė po tė analizohen, e bėjnė Atė diēka tė njė lloji krejt tjetėr. Ai shpalli se ishte Perėndi.


Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-05-12, 18:33   #2
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kodi i Da Vinēit

Kush ėshtė Jezusi? A ishte Ai Biri i Perėndisė? Njė shikim i shkurtėr i jetės sė Jezusit tė Nazaretit, dhe pse nuk ėshtė besim i verbėr tė besosh nė Tė


Ėshtė e pamundur qė ne ta dimė pėrfundimisht nėse Perėndia ekziston dhe si ėshtė Ai nė rast se Ai nuk e merr iniciativėn tė na e zbulojė veten. Ne duhet ta dimė si ėshtė Ai dhe qėndrimin e Tij ndaj nesh. Ta zėmė se e dimė qė Ai ekziston, por ėshtė si Adolf Hitleri--kapriēioz, i keq, paragjykues, dhe mizor. Ēfarė zbulimi i tmerrshėm do tė ishte!

Ne duhet t'i hedhim njė sy gjithė horizontit tė historisė pėr tė parė nėse ka ndonjė shenjė tė zbulesės sė Perėndisė. Dhe ka njė shenjė tė qartė. Nė njė fshat tė humbur nė Palestinė, pothuaj 2,000 vjet mė parė, njė foshnjė lindi nė njė stallė. Sot e gjithė bota vazhdon tė festojė lindjen e tij-tė Jezusit.

Ai jetoi pa u vėnė re deri nė moshėn tridhjetė vjeēare, dhe pastaj filloi njė shėrbesė publike qė zgjati tre vjet. Ajo ndryshoi gjithė rrjedhėn e historisė. Ai ishte njeri i mirė dhe na thuhet se "njerėzit e zakonshėm e dėgjonin me ėndje." Dhe, "Ai mėsonte si njė qė ka autoritet, dhe jo si skribėt (mėsuesit e Ligjit)" (Mateu 7:29).

Kush ėshtė Jezusi? Historia e Tij fillon

Megjithatė, shpejt u duk qartė qė Ai po bėnte deklarata tronditėse dhe befasuese pėr veten. Ai filloi ta identifikonte veten si diēka shumė mė tepėr se njė mėsues i shquar apo profet. Ai filloi tė thoshte qartė se ishte Perėndia. Ai e bėri identitetin e Tij pikėn qėndrore tė mėsimit tė Tij. Pyetja kryesore qė u bėri ndjekėsve tė Tij ishte, "Kush thoni se jam unė?" Kur Pjetri iu pėrgjigj dhe tha, "Ti je Krishti, Biri i Perėndisė sė gjallė" (Mateu 16:15-16), Jezusi nuk u trondit, as nuk e qortoi Pjetrin. Pėrkundrazi, e pėrgėzoi!

Ai e bėri kėtė shpallje qartė, dhe dėgjuesit e Tij i kuptuan mirė fjalėt e Tij. Na thuhet, "Pėr kėtė Judenjtė kėrkonin edhe mė tepėr ta vrisnin; jo vetėm se shkelte tė shtunėn, por edhe se thoshte se Perėndia ishte Ati i vet, duke e barazuar veten me Perėndinė" (Gjoni 5:18).

Nė njė rast tjetėr Ai tha, "Unė dhe Ati jemi njė." Menjėherė Judenjtė deshėn ta vrisnin me gurė. Ai i pyeti pėr cilėn vepėr tė mirė deshėn ta vrisnin. Ata u pėrgjigjėn , "Ne nuk tė vrasim me gurė pėr asnjė vepėr tė mirė, po pėr blasfemi, dhe sepse ti, duke qenė njeri e bėn veten Perėndi" (Gjoni 10:33).

Jezusi shpalli hapur pėr veten atribute qė i ka vetėm Perėndia. Kur njė i paralizuar iu soll pėrpara nga ēatia pėr t'u shėruar prej Tij, Ai tha, "Bir, mėkatet e tua tė janė falur." Kjo shkaktoi shumė trazim midis udhėheqėsve fetarė, tė cilėt thanė nė zemrat e tyre, "Pse flet kėshtu ky njeri? Ai po blasfemon! Kush mund t'i falė mėkatet pėrveē Perėndisė vetėm?"

Nė momentin kritik kur vetė jeta e Tij ishte nė rrezik, kryeprifti e pyeti drejtpėrdrejt: "A je ti Krishti, Biri i tė Bekuarit?"

"Unė jam," tha Jezusi. "Dhe ju do ta shihni Birin e Njeriut tė ulur nė tė djathtėn e pushtetit dhe duke ardhur me retė e qiellit."

Atėherė kryeprifti, duke i shqyer rrobat tha, "Ē'nevojė kemi mė pėr dėshmitarė? Ju e dėgjuat blasfeminė" (Marku 14:61-64).

Aq e afėrt ishte lidhja e Tij me Perėndinė saqė Ai e barazonte qėndrimin e njė personi ndaj Tij me qėndrimin e personit ndaj Perėndisė. Kėshtu, tė njihje Atė ishte tė njihje Perėndinė (Gjoni 8:19; 14:7). Tė shikoje Atė ishte tė shikoje Perėndinė (12:45; 14:9). Tė besoje nė Tė ishte tė besoje nė Perėndinė (12:44; 14:1). Tė pranoje Atė ishte tė pranoje Perėndinė (Marku 9:37). Tė urreje Atė ishte tė urreje Perėndinė (Gjoni 15:23). Dhe tė nderoje Atė ishte tė nderoje Perėndinė (5:23).

Kush ėshtė Jezusi - Biri i Perėndisė?

Ndėrkohė qė shqyrtojmė shpalljet e Krishtit pėr veten, ka vetėm katėr mundėsi. Ai ishte ose gėnjeshtar, ose i ēmendur, legjendė ose e Vėrteta. Nėse themi se Ai nuk ėshtė e Vėrteta, ne automatikisht pohojmė njėrėn nga tre alternativat e tjera, dashje pa dashje.

(1) Njė mundėsi ėshtė qė Jezusi gėnjeu kur tha se Ai ishte Perėndi--qė Ai e dinte se nuk ishte Perėndi, por me dashje i mashtroi dėgjuesit e Tij pėr t'iu dhėnė autoritet mėsimeve tė Tij. Fare pak vetė, nėse ende ka, i pėrmbahen kėsaj teze. Edhe ata qė e mohojnė natyrėn e Tij hyjnore pohojnė qė Ai ishte njė mėsues i madh morali. Ata nuk arrijnė tė kuptojnė se kėto dy deklarata janė kontradiktore. Jezusi nuk mund tė ishte njė mėsues i madh morali nėse, nė pikėn mė kyēe tė mėsimit tė Tij--qė ishte Identiteti i Tij--Ai ishte gėnjeshtar.

(2) Njė mundėsi mė e mirė, megjithėse po aq e ēuditshme, ėshtė qė Ai ishte i sinqertė, por i vetė-gėnjyer. Ne kemi njė emėr nė ditėt e sotme pėr atė person qė mendon se ėshtė Perėndi. Ai emėr ėshtė lunatik (i ēmendur), dhe patjetėr do tė ishte i pėrshtatshėm edhe pėr Krishtin nėse Ai ishte i gėnjyer nė kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme. Por, kur shikojmė jetėn e Krishtit, ne nuk gjejmė asnjė provė tė anormalitetit dhe mungesės sė ekuilibrit mendor qė gjejmė tek njė i ēmendur. Pėrkundrazi, ajo qė shohim ėshtė qetėsia e skajshme pėrballė presionit.

(3) Alternativa e tretė ėshtė qė gjithė ato qė thuhen pėr pretendimet e Tij se ishte Perėndia janė tė sajuara, legjendė--qė ajo qė ndodhi nė tė vėrtetė ishte qė ndjekėsit e Tij entuziastė, nė shekujt e tretė dhe tė katėrt, vunė fjalė nė gojėn e Tij qė Ai do tė ishte shokuar po t'i dėgjonte. Sikur tė kthehej, Ai menjėherė do t'i pėrgėnjeshtronte ato.

Teoria e legjendės ėshtė hedhur poshtė nga shumė zbulime tė arkeologjisė moderne. Kėto kanė treguar pėrfundimisht qė tė katėr biografitė e Krishtit u shkruan gjatė jetės sė bashkėkohėsve tė Tij. Disa kohė mė parė Dr. William F. Albright, arkeologu me famė botėrore, qė tani ėshtė nė pension nga universiteti Johns Hopkins, tha qė nuk kishte arsye pėr tė besuar se ndonjė nga ungjijtė u shkrua mė vonė se viti 70 pas Krishtit. Qė thjesht njė legjendė pėr Krishtin, nė formėn e ungjijve, tė kishte pasur pėrhapjen dhe ndikimin qė pati, dhe pa patur asnjė fije tė vėrtete, do tė ishte e pabesueshme.

Qė tė kishte ndodhur kjo do tė ishte njėlloj sikur dikush tė shkruante njė biografi tė tė ndjerit John F.Kennedy dhe nė tė tė thoshte se Ai shpalli se ishte Perėndia, se fali mėkatet e njerėzve, dhe se u ngjall sė vdekuri. Njė histori e tillė ėshtė aq e pabesueshme saqė kurrė nuk do tė pėrhapej sepse shumė njerėz qė e kanė njohur Kennedy-n jetojnė ende. Teoria e legjendės nuk do tė pinte ujė nė dritėn e datės aq tė hershme tė dorėshkrimeve tė ungjijve.

(4) Alternativa e vetme qė mbetet ėshtė qė Jezusi tha tė vėrtetėn. Megjithatė, nga njė anė, pretendimet nuk peshojnė shumė. Fjalėt nuk kushtojnė. Kushdo mund tė pretendojė gjėra tė ndryshme. Ka pasur edhe tė tjerė qė kanė pretenduar se ishin Perėndi. Edhe unė mund ta pretendoja njė gjė tė tillė, edhe ti mund tė pretendoje se ishe Perėndi, por pyetja sė cilės ne tė gjithė duhet t'i japim njė pėrgjigjie ėshtė, "Me ēfarė e mbėshtesim ne kėtė thėnie?" Nė rastin tim nuk do tė duheshin mė shumė se pesė minuta pėr tė ma hedhur poshtė pretendimin. Ndoshta edhe pėr tuajin nuk do tė duhej shumė mė tepėr kohė. Por kur vjen puna tek Jezusi i Nazaretit, nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Ai kishte me se ta mbėshteste thėnien e Tij. Ai tha, "Edhe po tė mos mė besoni mua, u besoni tė paktėn veprave, qė tė njihni e tė besoni se Ati ėshtė nė mua, dhe unė nė Tė" (Gjoni 10:38).

Fakte nga jeta e Jezusit

Sė pari, karakteri i Tij moral pėrputhej me shpalljet e Tij pėr veten. Shumė banorė tė reparteve psikiatrike pretendojnė se janė njerėz tė shquar ose perėndi. Por fjalėt e tyre bien poshtė nga karakteri i tyre. Nuk ndodh kėshtu me Krishtin. Ai ėshtė unik--po aq sa edhe Perėndia.

Jezu Krishti ishte pa mėkat. Cilėsia e jetės sė Tij ishte e tillė saqė Ai ishte nė gjendje t'i sfidonte armiqtė e Tij me pyetjen, "Cili nga ju mė bind pėr mėkat?" (Gjoni 8:46). Ai nuk mori pėrgjigjie, megjithėse iu drejtua atyre qė do tė kishin dashur shumė t'i vinin nė dukje ndonjė tė metė nė karakterin e Tij.

Ne lexojmė pėr tundimet e Jezusit, por kurrė nuk lexojmė pėr ndonjė rrėfim nga ana e Tij. Ai kurrė nuk kėrkoi falje pėr veten, megjithėse ndjekėsve tė Tij iu mėsoi tė vepronin ashtu.

Kjo mungesė e plotė e ndonjė dėshtimi moral nga ana e Jezusit ėshtė e mahnitshme nė dritėn e faktit qė ėshtė krejt nė kundėrshtim me eksperiencat e shenjtorėve dhe mistikėve tė tė gjitha kohėrave. Sa mė afėr Perėndisė tė jenė njerėzit, aq mė tė vetėdijshėm dhe tė turpėruar janė ata pėr tė metat, prishjen dhe pamundėsitė qė janė nė ta. Sa mė afėr dritės tė jesh, aq mė i vetėdijshėm bėhesh pėr nevojėn pėr t'u larė. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe nė fushėn morale, pėr vdekatarėt e zakonshėm.

Ėshtė gjithashtu e habitshme qė Gjoni, Pali, dhe Pjetri, qė tė tre tė mėsuar qė nė fėmijėrinė e hershme se tė gjithė njerėzit janė nė mėkat, folėn pėr pamėkatshmėrinė e Krishtit: "Ai nuk bėri asnjė mėkat, dhe nuk u gjet asnjė mashtrim nė gojė tė Tij" (1 Pjetri 2:22).

Pilati, qė nuk ishte mik i Jezusit, tha, "Ē'tė keqe ka bėrė?" Ai heshturazi e njohu pafajėsinė e Krishtit. Dhe centurioni romak qė ishte dėshmitar i vdekjes sė Krishtit tha, "Me siguri Ai ishte Biri i Perėndisė" (Mateu. 27:54).

Sė dyti, Krishti demonstroi pushtet mbi forcat e natyrės gjė e cila i pėrket vetėm Perėndisė, Autorit tė kėtyre forcave.
Ai qetėsoi njė stuhi me erė tė fortė e dallgė tė mėdha nė Detin e Galilesė. Duke bėrė kėtė Ai shkaktoi tek ata qė ishin nė barkė pyetjen e mbushur me habi, "Vallė kush ėshtė ky qė po i binden edhe era, edhe deti?" (Marku 4:41) Ai ktheu ujin nė verė, ushqeu 5,000 njerėz me pesė bukė dhe dy peshq, i ktheu njė tė veje birin e vetėm duke ia ringjallur nga tė vdekurit, dhe solli nė jetė bijėn e vdekur tė njė babai shumė tė trishtuar. Njė miku tė Tij tė vjetėr Ai i tha, "Lazar, eja jashtė!" dhe nė mėnyrė dramatike e ringjalli nga tė vdekurit. Ėshtė shumė domethėnėse qė armiqtė e Tij nuk e mohuan kėtė mrekulli. Pėrkundrazi, ata u pėrpoqėn ta vrisnin. "Po ta lėmė tė vazhdojė kėshtu," thanė ata, "tė gjithė do tė besojnė nė Tė" (Gjoni11:48).

Sė treti, Jezusi demonstroi fuqinė e Krijuesit mbi sėmundjen dhe gjymtimin. Ai i bėri tė ēalėt tė ecnin, memecėt tė flisnin, dhe tė verbėrit tė shikonin. Disa nga problemet qė Ai shėroi ishin tė lindura dhe jo tė kurueshme nė mėnyrė psikosomatike. Rasti mė i famshėm ėshtė ai i tė verbėrit tė lindur qė jepet tek Gjoni 9. Megjithėse ky njeri nuk ishte nė gjendje t'iu pėrgjigjej pyetėsve tė tij tendenciozė, ndodhia e tij mjaftonte pėr ta bindur. "Di njė gjė. Isha i verbėr por tani shoh!" tha ai. Ai ishte i habitur qė miqtė e tij nuk e njohėn kėtė shėrues si Birin e Perėndisė. "Qė prej fillimit tė botės nuk ėshtė dėgjuar qė dikush t'ia ketė hapur sytė njė tė linduri tė verbėr," tha ai (Gjoni 9:25, 32). Pėr tė ky fakt fliste qartė.

Sė katėrti, prova mė e madhe qė Jezusi ka pėr tė vėrtetuar shpalljen e Tij se ishte Perėndi ėshtė ringjallja e Tij nga tė vdekurit. Pesė herė gjatė jetės sė Tij Ai e parashikoi se do tė vdiste. Ai gjithashtu e parashikoi se tri ditė mė vonė do tė ngjallej nga tė vdekurit dhe do t'iu shfaqej dishepujve tė Tij.

Padyshim qė kjo ishte prova e madhe. Kjo ishte diēka qė mund tė verifikohej lehtė. Ajo ose ndodhi, ose nuk ndodhi.

Edhe miqtė, edhe armiqtė e besimit tė krishterė e kanė kuptuar se ringjallja e Krishtit ėshtė guri i themelit i besimit. Pali, apostulli i madh, shkroi, "Nėse Krishti nuk ėshtė ringjallur, predikimi ynė ėshtė i kotė, dhe i kotė ėshtė edhe besimi juaj" (1 Korintasve 15:14). Pali e mbėshteti gjithė tezėn e tij nė ringjalljen trupore tė Krishti. Ai ose u ngjall, ose nuk u ngjall nga tė vdekurit. Nėse u ngjall, kjo ka qenė ngjarja mė sensacionale nė histori.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-05-12, 18:33   #3
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kodi i Da Vinēit

Nėse Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė.

Nėse Krishti u ngjall, ne e dimė me siguri qė Perėndia ekziston, si ėshtė Ai, dhe si mund ta njohim Atė personalisht. Gjithėsia merr kuptim dhe qėllim, dhe ėshtė e mundur tė pėrjetojmė Perėndinė e gjallė nė ditėt e sotme.

Nga ana tjetėr, nėse Krishti nuk u ngjall nga tė vdekurit, krishtėrimi ėshtė vetėm njė relike pėr nė muze dhe asgjė tjetėr. Nuk ka vlerė objektive. Megjithėse ėshtė njė mendim i bukur, nuk ka kuptim tė entuziazmohesh aq shumė pėr tė. Martirėt qė shkuan duke kėnduar nė gropėn e luanėve, dhe misionarėt e sotėm qė kanė dhėnė jetėn nė Ekuador dhe Kongo duke iua ēuar kėtė mesazh tė tjerėve, kanė qenė budallenj tė shkretė tė gėnjyer.

Sulmi mbi krishtėrimin nga armiqtė e tij ėshtė pėrqendruar mė shpesh mbi ringjalljen sepse ėshtė parė qartė qė kjo ngjarje ėshtė pika kyēe e ēėshtjes. Njė sulm mjaft i madh ishte ai i planifikuar nė fillim tė viteve '30 nga njė jurist i ri anglez. Ai ishte i bindur qė ringjallja ishte thjesht pėrrallė dhe fantazi. Duke e nuhatur se ky ishte guri i themelit i besimit tė krishterė, ai vendosi t'i bėnte botės njė nder duke e demaskuar njė herė e pėrgjithmonė kėtė mashtrim dhe bestytni. Si jurist, ai ishte i bindur se i zotėronte aftėsitė e domosdoshme pėr tė shoshitur nė mėnyrė strikte ēdo provė dhe pėr tė mos pranuar si provė asgjė qė nuk i plotėsonte kriteret e ngushta tė pranimit tė tyre nė sallat e gjyqit nė ditėt e sotme.

Megjithatė, ndėrsa Frank Morrison-i po bėnte kėrkime, ndodhi diēka e jashtėzakonshme. Ky rast nuk ishte aq i lehtė sa i ishte dukur nė fillim. Si rezultat, kapitulli i parė nė librin e tij, Kush e lėvizi gurin? titullohet, "Libri qė refuzoi tė shkruhej." Nė tė pėrshkruhet se si, ndėrsa shqyrtonte provat, ai u bind, kundėr vullnetit tė tij, pėr vėrtetėsinė e ringjalljes trupore tė Krishtit.

Historia e vdekjes sė Jezusit

Vdekja e Jezusit u bė me anė tė ekzekutimit publik nė kryq. Pushtetarėt thanė se ishte pėr blasfemi. Jezusi tha se ishte pėr tė paguar pėr mėkatet tona. Pasi e torturuan nė mėnyrė ēnjerėzore, ia mbėrthyen kyēet e duarve dhe kėmbėt nė njė kryq ku ai qėndroi i varur derisa vdiq mė nė fund nga mbytja e ngadaltė. Nė brinjėn e tij ushtarėt futėn njė heshtė pėr tė konfirmuar vdekjen.

Trupi i Jezusi u mbėshtoll pastaj me pėlhura tė mbuluara me rreth 50 kg aroma nė formė tė lėngshme dhe ngjitėse dhe u vendos nė njė varr tė gdhendur nė shkėmb. Hyrja u sigurua me njė gur 1 1/2- 2 ton qė u rrokullis me leva. Pėr shkak se Jezusi kishte shpallur publikisht se do tė ringjallej nga tė vdekurit pas tri ditėsh, te varri u vendos njė skuadėr ushtarėsh tė stėrvitur romakė dhe hyrja e varrit u vulos duke e deklaruar atė pronė qeveritare.

Me gjithė kėto, tri ditė mė vonė trupi nuk ishte atje. Ishin vetėm pėlhurat nė formėn e trupit, por tė zbrazura. Guri qė mė parė mbyllte varrin u gjend nė njė vend mė tė lartė, pak larg nga varri.

A ishte ringjallja e Jezusit thjesht njė histori?

Shpjegimi mė i hershėm qė qarkulloi ishte qė dishepujt e vodhėn trupin! Tek Mateu 28:11-15, ne kemi tė shėnuar reagimin e krerėve tė priftėrinjve dhe pleqve kur rojat iu dhanė lajmin misterioz dhe qė i tėrboi se trupi nuk ishte mė atje. Ata iu dhanė ushtarėve para dhe iu thanė atyre qė tė thoshin se dishepujt kishin ardhur natėn dhe e kishin vjedhur trupin ndėrsa ata po flinin. Kjo histori ishte aq e sajuar saqė Mateu s'mori as mundimin ta hidhte poshtė! Cili gjykatės nė botė do tė tė besonte po tė thoshe se kur ishe nė gjumė ti e pe se fqinji yt hyri dhe tė vodhi televizorin? Kush e di se ē'bėhet pėrreth kur ėshtė nė gjumė? Dėshmi si kjo do tė priteshin me tė qeshura nė ēdo sallė gjyqi.

Pėr mė tepėr, kėtu kemi edhe njė pamundėsi psikologjike dhe etike. Vjedhja e trupit tė Krishtit ėshtė diēka krejt e huaj pėr karakterin e dishepujve dhe pėr atė qė dimė pėr ta. Kjo do tė thoshte qė ata ishin pėrhapėsit e njė gėnjeshtre tė qėllimshme qė ishte pėrgjegjėse pėr mashtrimin dhe vdekjen e mijėra vetėve. Ėshtė e pakonceptueshme qė, edhe nėse disa nga dishepujt e kishin organizuar dhe kryer kėtė vjedhje tė mos u kishin treguar kurrė tė tjerėve.

Secili nga dishepujt u pėrball me tortura dhe martirizim pėr shpalljet dhe besimin e tij. Njerėzit vdesin pėr diēka qė besojnė se ėshtė e vėrtetė, megjithėse ajo mund tė jetė e rreme. Por njerėzit kurrė nuk vdesin pėr diēka qė e dinė se ėshtė gėnjeshtėr. Nėse ka ndonjė vend ku njeriu tregon tė vėrtetėn, ky ėshtė shtrati i vdekjes. Dhe nėse dishepujt e kishin vjedhur trupin, dhe Krishti ishte ende i vdekur, ne ende do ta kishim problemin e shpjegimit tė shfaqjeve tė Tij pas ringjalljes.

Njė hipotezė e dytė ėshtė qė autoritetet, Judeje ose Romake, e hoqėn trupin qė aty! Por pse? Duke qenė se kishin vėnė roje te varri, cila do tė ishte arsyeja pėr ta lėvizur trupin qė aty? Gjithashtu, ēfarė mund tė thuhet pėr heshtjen e autoriteteve pėrballė predikimit tė guximshėm tė apostujve nė lidhje me ringjalljen nė Jerusalem? Udhėheqėsit fetarė po zienin nga zemėrimi, dhe bėnė ē'ishte e mundur ta ndalonin pėrhapjen e mesazhit qė Jezusi u ngjall nga tė vdekurit. Ata i arrestuan Pjetrin dhe Gjonin dhe i rrahėn e i kėrcėnuan pėr t'iu mbyllur gojėn.

Por kishte njė zgjidhje shumė tė thjeshtė pėr problemin e tyre. Nėse do ta kishin trupin e Krishtit, ata mund ta kishin nxjerrė nė rrugėt e Jerusalemit. Me njė lėvizje ata do ta kishin mbytur krishtėrimin qė nė djep. Fakti qė ata nuk e bėnė kėtė dėshmon qartė se ata nuk e kishin trupin.

Njė teori tjetėr e preferuar ėshtė qė gratė, tė shpėrqendruara nga hidhėrimi, ngatėrruan rrugėn nė gjysmerrėsirėn e mėngjesit dhe shkuan tek njė varr tjetėr. Nga hidhėrimi ato menduan se Krishti ishte ringjallur sepse varri ishte bosh. Megjithatė, kjo teori, rrėzohet para tė njėjtit fakt qė rrėzoi edhe tė parėn. Nėse gratė shkuan tek varri i gabuar, pse krerėt e priftėrinjve dhe armiqtė e tjerė tė besimit nuk shkuan tek varri i duhur tė nxirrnin trupin? Pėr mė tepėr, ėshtė e paimagjinueshme qė Pjetri dhe Gjoni tė bėnin tė njėjtin gabim, dhe patjetėr Jozefi i Arimatesė, pronari i varrit, do ta kishte zgjidhur kėtė problem. Pėrveē kėsaj, duhet tė kujtojmė se ky ishte njė vend privat varrimi, jo njė varrezė publike. Nuk kishte varr tjetėr afėr qė tė mund t'i ngatėrronte.

Teoria e alivanosjes ėshtė njė teori tjetėr nė pėrpjekje pėr tė shpjeguar varrin bosh. Sipas kėsaj teorie, Krishti nuk vdiq me tė vėrtetė. Ai u raportua gabimisht si i vdekur, por vetėm i kishte rėnė tė fikėt nga lodhja e madhe, dhimbja dhe humbja e gjakut. Kur e vendosėn nė freskinė e varrit, Ai u pėrmend. Ai doli nga varri dhe iu shfaq dishepujve tė Tij, tė cilėt gabimisht menduan se ishte ngjallur nga tė vdekurit.

Kjo ėshtė njė teori e kohėve moderne. Pėr herė tė parė doli nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė. Ėshtė domethėnėse qė asnjė sugjerim i tillė nuk ka ardhur nga lashtėsia me gjithė sulmet e ashpra qė janė bėrė kundėr krishtėrimit. Tė gjitha dokumentet e hershme e theksojnė qartė vdekjen e Jezusit.

Por le tė supozojmė pėr njė moment qė Krishti u varros i gjallė, thjesht nė gjendje tė fikėti. A mund tė besojmė se Ai mbijetoi nė njė varr tė lagėsht pa ushqim dhe pa ujė dhe pa ēfarėdolloj kujdesi? A do tė kishte patur fuqinė e duhur tė ēlirohej nga rrobat e varrimit, tė largonte gurin e rėndė nga hyrja e varrit, t'iu ikte rojeve romake dhe tė ecte pėr milje tė tėra me kėmbėt e shpuara me gozhdė? Kjo histori ėshtė mė e vėshtirė tė besohet sesa vetė ringjallja.

Edhe kritiku gjerman David Strauss, nė asnjė mėnyrė nuk e beson ringjalljen, e hodhi poshtė kėtė ide si tė pabesueshme. Ai tha:

Ėshtė e pamundur qė dikush qė sapo kishte dalė nga varri gjysmė i vdekur, qė zvarritej nė gjendje tė mjerueshme, qė kishte nevojė pėr ndihmė mjekėsore, pėr t'iu lidhur plagėt, pėr inkurajim dhe pėrkujdesje, dhe qė vuante, tė mund t'iu kishte lėnė dishepujve pėrshtypjen qė Ai ishte fitimtar mbi vdekjen dhe varrin; qė Ai ishte Princi i Jetės.
Sė fundi, nėse kjo teori qėndron, Krishti Vetė do tė dilte gėnjeshtar. Dishepujt e Tij besuan dhe predikuan qė Ai ishte i vdekur por u ringjall. Jezusi nuk bėri asgjė pėr ta hedhur poshtė kėtė besim, pėrkundrazi, e inkurajoi.

E vetmja teori qė e shpjegon nė mėnyrė tė kėnaqshme varrin bosh ėshtė ringjallja e Jezu Krishtit nga tė vdekurit.

Ēfarė kuptimi ka pėr ju ringjallja e Jezusit

Nėse Jezus Krishti u ngjall nga tė vdekurit, duke provuar qė Ai ėshtė Perėndia, Ai ėshtė i gjallė sot. Ai ėshtė i gatshėm jo thjesht tė adhurohet . Ai ėshtė i gatshėm qė tė njihet dhe tė vijė nė jetėn tonė. Jezusi tha, "Ja, unė qėndroj tek dera [e zemrės tėnde] dhe trokas; nėse ndokush e dėgjon zėrin tim dhe e hap derėn, unė do tė hyj tek ai" (Zbulesa 3:20).

Carl Gustav Jung tha, "Neuroza qėndrore e kohės sonė ėshtė zbrazėtia." Tė gjithė ne kemi njė dėshirė tė madhe qė jetėt tona tė kenė kuptim dhe thellėsi. Jezusi na ofron njė jetė mė me kuptim dhe bollėk, e cila vjen nga njė marrėdhėnie me Tė. Jezusi tha, "Unė erdha qė ata tė kenė jetė, dhe ta kenė atė me bollėk" (Gjoni 10:10).

Pėr shkak se Jezusi vdiq nė kryq, duke marrė mbi vete gjithė mėkatin e njerėzimit, Ai tani na ofron falje, pranim dhe njė marrėdhėnie tė mirėfilltė me Tė.

Qė tani ti mund ta ftosh Jezu Krishtin nė jetėn tėnde. Ti mund t'i thuash Atij diēka tė tillė, "Jezus, falemnderit qė vdiqe nė kryq for mėkatet e mia. Tė lutem mė fal dhe eja nė jetėn time qė tani. Falemnderit qė mė ke dhėnė njė marrėdhėnie me Ty."


Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.