Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-03-13, 17:09   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim ASDRENI - Aleksandėr Stavre Drenova

Aleksandėr Stavre Drenova






Aleksandėr Stavre Drenova apo Asdreni lindi mė 11 prill 1872 nė Drenovė (Korēė), Shqipėri; vdiq mė 1947 nė Bukuresht, Rumani. Ka qenė njė poet, publicist, patriot shqiptar.

Ėshtė autori i Himni i Flamurit.


indi mė 11 prill 1872 nė Drenovė nė njė familje tė varfėr fshatare. I mbetur jetim u detyrua tė braktiste shkollėn e mesme dhe tė mėrgonte nė Rumani mė 1889. Bėri punė tė ndryshme dhe kaloi njė jetė me shtrėngime. Mori pjesė gjallėrisht nė pėrpjekjet e kolonisė sė shqiptarėve tė Bukureshtit nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi tė shkruante poezi dhe publicistikė nga fillimi i shek. XX. Nė krijimet e para poetike, tė cilat i pėrmblodhi nė librin "Rreze dielli" (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisė sė Naim Frashėrit, lartėsoi dashurinė pėr atdheun, nxiti bashkatdhetarėt tė rreshtoheshin nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha turke. Vepra mė e rėndėsishme e Asdrenit, "Ėndrra e lotė" (1912) shquhet pėr pasurinė e motiveve, frymėn demokratike dhe nivelin e denjė artistik. Nė krijimet e kėtij vėllimi poeti demaskoi ashpėr pushtuesit e huaj, i kėndoi heroizmit tė masave popullore nė kryengritjet e armatosura tė viteve 1911-1912, fshikulloi parinė frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrės ndaj atdheut («Zėri i kryengritėsve», «Krerėve tradhėtorė», «Ēpėrblimi»). Te ky vėllim u pėrcaktuan tiparet themelore tė krijimtarisė sė Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi pėr problemet shoqėrore, notat e ligjėrimit tė gjallė. Ajo shėnoi njė hap nė kalimin nga romantizmi te realizmi nė letėrsinė shqiptare. Nė krijimtarinė e Asdrenit motivi i luftės pėr ēlirim kombėtar u ndėrthur me idenė e luftės shoqėrore, nė shumė vjersha gjeti pasqyrim pakėnaqėsia e njeriut tė thjeshtė ndaj shoqėrisė borgjeze tė kohės.

Ngjarjet qė pasuan shembjen e shtetit tė lirė kombėtar shkaktuan tek poeti njė dėshpėrim tė thellė, qė u shpreh nė krijimet e periudhės 1914-1920 («Shqipėria mė 1914» etj.). Nė gjysmėn e parė tė vitit 20, nėn ndikimin e lėvizjes demokratike, poezia e Asdrenit pėrjeton njė hov tė ri. Nė njė sėrė veprash tė kėsaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore pėr drejtėsi shoqėrore. Nė heroin e poemės "Burri i dheut" (1920), Asdreni mishėroi pėrfaqėsuesin e vegjėlisė qė derdhi gjakun mė 1920 pėr dėbimin e pushtuesve italianė dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Nė kėtė periudhė poeti shkroi njė radhė vjershash tė rėndėsishme. si «Hymni i festės», «Fisnikėt e Shqipėrisė», «Republika shqiptare», nė tė cilat demaskoi forcat e vjetra shoqėrore dhe antipatriotike, qė pėrvetėsuan frytet e sakrificave tė masave popullore nė luftėn pėr ēlirim dhe nisėn tė sundojnė vendin sipas interesave tė tyre. Dėshtimi i Revolucionit Demokratikoborgjez tė Qershorit 1924 e forcoi frymėn e pesimizmit dhe tė fatalizmit nė krijimtarinė e Asdrenit (Psallme murgu, 1930, dhe njė varg krijimesh poetike tė viteve 30). Herė-herė poeti u pėrpoq tė ēlirohej nga ndikimet moderniste: nė poemėn «Trashėgimi» (1935) kritikoi qeverinė pėr krizėn ekonomike e cila nė atė kohė kishte pėrfshirė thuajse mbarė rruzullin. Vėllimin e vet tė katėrt Kambana e Krujės nuk e botoi dot me gjallje. Nė vjershat e viteve tė fundit tė jetės pėrshėndeti ngadhėnjimin e revolucionit popullor nė Shqipėri.


Veprat

"Rreze dielli"
"Ėndrra e lotė"
"Zėri i kryengritėsve"
"Krerėve tradhėtorė"
"Ēpėrblimi"
"Shqipėria mė 1914"
"Burri i dheut"
"Hymni i festės"
"Fisnikėt e Shqipėrisė"
"Republika shqiptare"
"Trashėgimi"
"Kambana e Krujės"
"Poezi tė Zgjedhura"


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-03-13, 17:10   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ASDRENI - Aleksandėr Stavre Drenova

Aleksandėr Stavre Drenova, i njohur nė letėrsinė tonė me pseudėnimin Asdreni, lindi nė fshatin Drenovė tė Korēės mė 1872. Mėsimet e para i mori nė Korēė. Qė nė moshėn trembėdhjetėvjeēare shkoi nė kurbet, nė Rumani, ku vazhdoi shkollėn e mesme, dhe mė vonė fakultetin e shkencave politike, tė cilin nuk arrit ta mbaronte. Pėr tė fituar bukėn e gojės dhe pėr tė vazhduar studimet djali i ri detyrohet tė bėjė gjithfarė punėsh tė rėnda. Qė herėt lidhet me lėvizjen atdhetare tė shqiptarėve tė Bukureshtit dhe bėhet njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė saj. Nė vitin 1900 filloi tė botojė vjershat e tij tė para nė shtyp dhe tė bėhet i njohur si talent i ri qė premtonte. Poezia e tij e kėsaj kohe ka karakter kushtrues, po poeti i ri nuk ka gjetur ende individualitetin e vet, ėshtė nėn ndikimin e Naimit. Nė tė njėjtėn kohė Asdreni botoi nė shtyp artikuj me formė tė pėrparuar demokratike dhe antifeudale. Mė 1904 botoi vėllimin me poezi "Rreze dielli" qė do tė pritej mirė nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do tė pėrshėndetet nga Ēajupi me fjalėt entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin qė la ai bosh e zure ti".

Asdreni u bė njė nga udhėheqėsit e lėvizjes atdhetare ndėr shqiptarėt e Rumanisė. Ai ēeli njė shkollė shqipe nė Kostancė pėr fėmijėt e mėrgimtarėve shqiptarė, pasqyroi nė shkrimet e veta ngjarjet e Shqipėrisė, mblodhi ndihma pėr kryengritėsit e Kosovės, bashkpunoi me Nolin pėr shkėputjen e kishės shqiptare nga kisha greke, ishte sekretar i mbledhjes sė Bukureshtit qė e kryesonte Ismail Qemali nė vjeshtė tė vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e menjėhershme e Pavarėsisė. Jo mė kot pikėrisht nė atė vit del nė dritė vėllimi i dytė me vjersha i Asdrenit "Ėndėrra dhe lotė" ku shfaqet plotėsisht talenti i tij dhe qė solli njė ndihmesė tė shquar nė letėrsinė shqiptare tė Rilindjes.

Mė 1914 Asdreni erdhi nė atdhe qė tė ndihmonte nė forcimin e pushtetit kombėtar, po, i zhgėnjyer nga turbullimet e kėsaj kohe, u kthye nė Rumani. Ai priti me gėzim Kongresin e Lushnjes, i bėri jehonė flakė pėr flakė luftės sė Vlorės. Pas vitit 1924 u tėrhoq nga jeta politike, duke shprehur kėshtu nė heshtje qėndrimin e tij kundėrshtues ndaj regjimit tė Zogut. Nė fakt nė vėllimin e tij tė tretė me vjersha "Psallme murgu" tė botuar mė 1930 gjejmė aludime pėr kėtė qėndrim tė tij. Revoltėn e tij Asdreni e derdhi edhe nėpėr disa vjersha tė mbetura nė dorėshkrime. Por zhgėnjimi i tij nga realiteti shoqėror politik i frymėzoi edhe vjersha pesimiste ose vjersha tė ftohta qė nuk janė qė nuk janė veēse ushtrime formaliste. Gjejmė kėshtu ēaste, rėnieje nė krijimtarinė e tij. Me rastin e 25-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, Asdreni u kthye nė Shqipėri, po gjeti njė pritje tepėr tė ftohtė nga pėrfaqėsuesit e regjimit. Poeti shkoi sėrish nė Rumani pėr tė mos u kthyer mė kurrė nė atdhe. Vitet e fundit tė jetės pėrgatiti njė vėllim "Kėmbanat e Krujės".

Asdreni u bė i njohur si publiēist, por ishte edhe autor tekstesh shkollore e pėrkthyes. Po ai, para sė gjithash, mbetet nė letėrsinė tonė si njė poet i talentuar lirik.

LIRIKA ATDHETARE E SHOQĖRORE

Nė lirikėn e vet poetike Asdreni u rikthehet tė gjitha temave tė poezisė sė Rilindjes, po u jep njė frymė mė tė hapur kushtruese. Jo mė kot ai lėvron kryesisht llojet e himnit dhe tė marrshit. Tė njohura janė vjershat "Betimi mbi flamur" (1907) qė pas vitit 1912 u bė dhe ėshtė Himni ynė Kombėtar, vjersha "Pėrpara", qė dallohen nga njė stil patetiko-oratorik, i cili shpreh njė patos tė zjarrtė tė brendshėm. Vargjet e shumta dhe dinamike dhe njėkohėsisht tė thjeshta, kanė njė forcė komunikuese tė veēantė.

Veprimtaria

Asdreni si Ēajupi, vė gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit dhe e dėnon atė si shkėputje tė forcave mė tė mira nga atdheu, dėnon ata qė e harrojnė vendin e tyre.

Poeti vijon ta lėvrojė lirikėn atdhetare dhe pas Shpalljes sė Pavarėsisė. Mė vonė kjo lirikė u drejtohet temave historike, merr njė karakter mė meditativ, po i ftohet deri diku frymėzimi.

Asdreni ka meritė tė veēantė pėr thellėsinė e problematikės shoqėrore qė lėvron pėr herė tė parė nė letėrsinė tonė: ai shtron hapur ēėshtjen e frymėzimit klasor, pasqyron konfliktin ndėrmjet shtresave tė larta dhe popullit, duke e parė kėtė tė fundit si forcė lėvizėse tė historisė. Asdreni, madje, ėndėrron pėr njė ēlirim shoqėror tė masave tė shtypura, po s`e ka tė qartė perspektivėn. Problematika shoqėrore i frymėzon Asdrenit vjersha tepėr tė fuqishme si "Zėri i kryengritėsve" (1912) "Ēpėrblimi" ku ballafaqohen klasat kundėrshtare me njė varg dinamik e njė fjalor tė ashpėr. Edhe nė kėto vjersha ka retorikė, po ajo tretet nė dufin e fuqishėm tė revoltės. Te "Burri i dheut", duke i kėnduar Luftės sė Vlorės, Asdreni thekson karakterin popullor tė saj dhe krijon njė portret kolektiv tė popullit tė shfrytėzuar. Mė vonė, mė 1935 Asdreni do tė shkruajė njė vjershė po aq tė fuqishme. "Trashėgimi", qė jep njė tablo tronditėse tė gjendjes sė mjeruar politike, ekonomike, shoqėrore e kulturore tė Shqipėrisė nė kohėn e Zogut. Njė patos satirik tepėr i ashpėr pėrshkon vjershat "Fisnikėt e Shqipėrisė" dhe "Republika Shqiptare".

Tema shoqėrore i ka frymėzuar Asdrenit edhe vjersha ku ai shfaq shpresėn tek populli, si vjersha "Lulėkuqja" (1912), ēuditėrisht e thjeshtė dhe plot lirizėm, po edhe plot forcė ku nėpėrmjet kėtij simboli tė gjetur bukur himnizohet populli dhe pohohet besimi tek ai.

Asdreni e pasuron letėrsinė tonė edhe nė lirikėn e dashurisė dhe nė lirikėn e natyrės. Lirika e tij e dashurisė trajton tema tė ndryshme dhe dallohet nga konkretėsia, ēiltėrsia, thjeshtėsia, nga njė lirizėm i ngrohtė qė shkrihet herė-herė me njė humor tė lehtė. Asdreni shkruan edhe balada me subjekt me kėngė dashurore qė u pėrhapėn nė popull.

Nė fazėn e dytė tė krijimtarisė Asdreni shkruan lirika dashurie disi tė stėrholluara dhe abstrakte qė dėshmojnė se rėnia shpirtėrore pėr shkak tė atmosferės mbytėse qė e rrethon, i ka dėmtuar edhe frymėzimin. Poeti kėrkon shumė nė fushėn e formės dhe thith edhe nga rrymat moderniste tė kohės, po jo me shumė sukses.

Nė lirikėn e natyrės Asdreni tregohet tepėr origjinal duke na e dhėnė natyrėn (pėr herė tė parė nė krahasim me rilindėsit e tjerė) tė shkrirė me jetėn e vet. Mė shpesh nė lirikat e veta tė natyrės. Asdreni do na japė tablo tė gjalla, konkrete e tė dhimbshme tė vendlindjes.

Asdreni e pasuron nė mėnyrė tė veēantė poezinė tonė edhe nė lėmin e formės, duke krijuar lloje tė reja strofash e vargjesh, duke lėvruar madje edhe vargun e lirė. Ai sjell nė letėrsinė tonė njė figuracion tė begatshėm. Simbolet, krahasimet dhe epitetet e tij shquhen nė pėrgjithėsi pėr origjinalitetin e tyre. Poezitė mė tė bukura Asdreni i shkruan kur shkrin origjinalitetin nė brendi e nė formė me thjeshtėsi. Poeti ka meritėn qė e lidhi poezinė tonė me poezinė bashkėkohore evropiane.
Veēse nė kėrkimet e tij pėr forma tė reja Asdreni nuk ka sukses kur nuk i mbetet besnik individualitetit tė vet krijues.

Nė poezinė e Asdrenit ka njė farė racionalizmi qė nė vjershat mė tė mira mėnjanohet nga shpėrthimi i ndjenjės ose vėshtrimi i realitetit nėpėrmjet prizmit tė humorit tė shėndetshėm fshatarak.
Asdreni ėshtė njė figurė tepėr origjinale dhe e ndėrlikuar si poet. Poezia e tij, ndonėse nuk pati ndikimin e asaj tė Naimit dhe tė De Radės, e pasuroi nė mėnyrė tė ndjeshme letėrsinė tonė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.