Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-06-13, 20:38   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post 135 vjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

LIDHJA E PRIZRENIT NĖ DOKUMENTET HISTORIKE TĖ KOHĖS


Prof. Kristo Frashėri


Kuvendi i Pėrgjithshėm i zhvilloi punimet veta mė 10 qershor 1878, nė
njė nga sallat e Medresesė sė ndėrtuar nė shekullin e 17-tė nga Mehmet
Pasha. Merrnin pjesė rreth 110 delegatė. Punimet u zhvilluan me dyer tė
mbyllura pėr publikun. Mbledhjen e kuvendit e drejtoi delegati mė i
moshuar, Iliaz Pashė Dibra ose Iliaz Pashė Qoku, siē e quanin dibranėt.
Iliaz Pashė Qoku ishte njė veteran i luftėrave tė armatosura kundėr
Tanzimatit, dhe si i tillė ai vazhdonte tė gėzonte simpati nė masat
malėsore dibrane. Ai ishte njė autonomist i matur, si pjesėtar i rrymės
sė moderuar. Si rrjedhim, Iliaz Pashė Dibra u zgjodh Kryetar i Kuvendit
tė Pėrgjithshėm nė saje tė simpatisė qė gėzonte nė masat popullore
malėsore dhe tė pozitės centriste qė zinte nė korrentet politike tė
ditės. Nė ditėn e parė tė punimeve, nė kuvend folėn delegatė qė u
takonin tė tria rrymave politike. Hollėsira nuk kemi por mund tė merret
me mend se secila palė parashtroi pikėpamjet e veta rreth karakterit tė
organizatės dhe programit tė saj politik.

Nga punimet e ditės sė parė, kemi vetėm njė fragment tė fjalimit tė zjarrtė qė mbajti Abdyl Frashėri, delegati i Toskėrisė. Teksti ėshtė i besueshėm mbasi pajtohet plotėsisht
me pikėpamjet e shprehura nga rilindėsi i shquar nė artikujt e tij tė
botuara disa javė mė parė. Vetėkuptohet se divergjencat mė tė mprehta u
shfaqėn rreth dy ēėshtjeve parimore tė dorės sė parė qė duhej tė
vendoste kuvendi: rreth karakterit tė organizatės dhe programit tė saj
politik. Partizanėt sulltanistė, pėrfaqėsoheshin nga njė pakicė
delegatėsh madje, pesha e tyre numerike parashihej tė ulej mė tepėr me
ardhjen nė Prizren tė delegatėve nga dy vilajetet e tjera, tė cilėt
ishin pa pėrjashtim kundėrshtarė tė karakterit islamik tė organizatės.
Por, pėr patriotėt revolucionarė koha nuk priste.

Momenti ishte krucial. Kuvendi po i zhvillonte punimet nėn presionin e dy motiveve me rėndėsi
jetike pėr fatin e Shqipėrisė. Mbi delegatėt ushtronte presion, nga
njėra anė, nevoja pėr ta ēuar sa mė parė zėrin e kėrkesave tė tyre nė
Kongresin e Berlinit ku po vėrshonin delegacione qeveritare nga tė
gjitha shtetet ballkanike, nga ana tjetėr, ngutėsia pėr tė organizuar sa
mė shpejt rezistencėn e armatosur kundėr vendimeve qė parashihej se do
tė merrnin Fuqitė e Mėdha nė dėm tė tėrėsisė territorial tė atdheut.
Pėrveē kėtyre dy presioneve, tė cilat qėndronin mbi kryet e delegatėve
si Shpata e Damokleut, vepronte edhe presioni i fuqishėm qė ushtronin
autoritetet qeveritare osmane ndaj delegatėve tė rrymės sė moderuar pėr
tā€™i detyruar qė tė hiqnin dorė nga kėrkesa pėr vilajetin e bashkuar
shqiptar tė pajisur me disa tė drejta autonomiste. Kėto divergjenca u
dukėn sidomos kur u shtrua pėr diskutim teksti i memorandumit qė kuvendi
do tā€™i drejtonte Kongresit tė Berlinit. Ndryshe nga patriotėt
revolucionarė, tė cilėt ngulnin kėmbė pėr njė besėlidhje me karakter
kombėtar, partizanėt sulltanistė kėrkonin qė nė memorandum tė shprehej
besnikėria ndaj sulltanit dhe tė heshtej pėr tė drejta vetėqeverisėse,
mbasi kėto do tė hapnin, sipas tyre, njė konflikt tė brendshėm me Portėn
e Lartė, nė dėm tė interesave tė vendit. Duke e pėrshkruar kėtė konflikt
politik dhe ideologjik i cili u shtri po ato ditė nė Shkodėr, konsulli
frėng, G. Pons, raportonte njė javė mė vonė, se pėr tė mėnjanuar
pėrēarjen, delegatėt e tė gjitha rrymave u detyruan tė linin pėr mė vonė
atė ēka ata i ndante dhe tė pėrqendroheshin rreth asaj qė ata i
bashkonte, konkretisht rreth vendosmėrisė tė tė gjitha palėve pėr tė
kundėrshtuar ēdo gjymtim tė tėrėsisė territoriale tė atdheut, rreth sė
cilės, sikurse shėnonte ai ekzistonte njė unitet i plotė. Ky unitet u
arrit duke hequr nga memorandumi si shprehjen e besnikėrisė ndaj
sulltanit, ashtu dhe kėrkesėn pėr reforma autonomiste nė Shqipėri.

U dha pėlqimin pėr tė formuar njė besėlidhje tė pėrgjithshme, me karakter
politik dhe ushtarak, pa e cilėsuar as Lidhje Shqiptare, as Lidhje
Islamike, por thjesht Lidhje ose Lidhje e Prizrenit. Kuvendi vendosi,
para sė gjithash, tė njoftonte me anė tė njė peticioni popullor,
Kongresin e Berlinit qė tė mos i jepte asnjė pėllėmbė tokė nga atdheu i
tyre, asnjė shteti tė huaj. Pėrndryshe, thuhej nė Tercuman-i Sark,
ā€œpėrfaqėsuesit shqiptarėā€, ishin betuar se do tė luftonin deri te njeriu
i fundit pėr tė kundėrshtuar ēdo vendim qė do tė cenonte tėrėsinė
territorial tė atdheut tė tyre. Sipas burimeve tė tjera, kuvendi hartoi
jo njė por dy peticione, tė nėnshkruara nga katėr mijė veta,55 nga
myslimanė dhe tė krishterė bashkėrisht,56 njėri pėr Kongresin e
Berlinit, tjetri pėr Portėn e Lartė. Veē kėsaj, kuvendi caktoi dy
delegacione pėr tā€™i paraqitur dorazi, nė Berlin dhe nė Stamboll, kėto
peticione dhe pėr tė ndjekur nga afėr fatin e tyre. Historiani serb, J.
Haxhivasiljeviēi, njofton se delegacionin shqiptar pėr nė Kongresin e
Berlinit e kryesoi Abdyl Frashėri.

Pėrbėrjen e delegacionit tjetėr nuk e dimė, por mbėrritjen e tij nė Stamboll e njohim nga lajmi i botuar nė Tercuman-i Sark mė 22 qershor 1878. Vendimi i dytė i rėndėsishėm qė mori
Kuvendi i Pėrgjithshėm kishte tė bėnte, sipas njoftimit tė botuar nė
organin e Sami Frashėrit, me pajisjen e Lidhjes sė Prizrenit me forcat e
armatosura, tė cilat do tė pėrdoreshin pėr tė kundėrshtuar vendimet e
padrejta qė parashihej se do tė merrte Kongresi i Berlinit. Kėto forca
tė armatosura do tė formoheshin me vullnetarė shqiptarė nė mėnyrė
krejtėsisht tė pavarur nga Porta e Lartė dhe do tė viheshin nė
dispozicion tė Lidhjes sė Prizrenit. Aty thuhej gjithashtu se fill pas
marrjes se vendimit kishte filluar regjistrimi i vullnetarėve dhe se
ishin preferuar nė radhė tė parė ata qė kishin armė nė shtėpitė e tyre.
Lidhur me ushtrinė shqiptare, gazeta turke ā€œZamanā€ (Stamboll) njoftonte
njė ditė mė pare se nė bazė tė informatave tė saj, kuvendi i Prizrenit
kishte vendosur tė hartonte edhe njė rregullore ushtarake. Vendimi i
tretė i rėndėsishėm synonte paqėsimin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve. Pėr
kėtė qėllim, kuvendi i Prizrenit, shpalli, sipas zakonit tradicional tė
vendit, njė besė tė pėrgjithshme. Me shpalljen e saj, do tė
ndėrpriteshin, derisa tė ekzistonte rreziku i jashtėm qė kėrcėnonte
atdheun, tė gjitha mėritė dhe gjakmarrjet. Nė bazė tė besės, tė gjithė
shqiptarėt tė prekur nga mėritė, do tė pajtoheshin pa pėrjashtim njėri
me tjetrin. Vendimi i fundit qė mori Kuvendi i Pėrgjithshėm, gjithashtu
me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr momentin historik, kishte lidhje me
barazinė politike dhe juridike tė mbarė shqiptarėve, pavarėsisht nga
pėrkatėsia e tyre fetare. Nė bazė tė kėtij vendimi, Kuvendi i
Pėrgjithshėm shkelmonte kėshtu nė praktikė politikėn tradicionale osmane
tė diskriminimit fetar tė qytetarėve dhe vinte nė jetė parimin themelor
tė Rilindjes Kombėtare mbi vėllazėrimin e tė gjithė shqiptarėve nė
fushėn e tė drejtave dhe detyrave politike.

Vendimi i Kuvendit tė Pėrgjithshėm pėr tė themeluar njė organizatė politike jo islamike dhe
pėr tė mbrojtur vetėm trojet shqiptare, tregonte se Porta e Lartė, me
gjithė pjesėmarrjen e delegatėve sulltanistė dhe me gjithė praninė e
vėzhguesve qeveritarė, nuk arriti dot t’ua impononte shqiptarėve
platformėn e saj politike. Vendimi ishte i lidhur aq ngushtė me
interesat kombėtare tė Shqipėrisė, sa cilėsohej ashtu siē qe nė tė
vėrtetė, njė lėvizje patriotike qė kishte dalė nga nisma popullore.
Karakteri patriotik dhe popullor i saj dukej nė mėnyrė tė veēantė, te
britmat e pakėnaqėsisė dhe tė zemėrimit qė po tregonin haptazi delegatėt
kundėr sulltanit halif dhe kundėr Portės sė Lartė. Me njė fjalė,
besėlidhja e Prizrenit u vu mbi binarė tė tillė, tė cilėt nuk mund tā€™u
shėrbenin aspak interesave tė Perandorisė Osmane. Lidhja Shqiptare, nė
kuptimin patriotik shqiptar, ishte tashmė njė fakt i kryer. Megjithatė,
Porta ngurroi ta shpėrndante Kuvendin e Pėrgjithshėm. Arsyen na e thonė
tėrthorazi konsujt e huaj kur flasin pėr zemėrimin e thellė qė kishte
pushtuar shqiptarėt ndaj Portės, e cila me nėnshkrimin qė kishte vėnė nė
Traktatin e Shėn-Stefanit kishte pranuar copėtimin e trojeve tė tyre nė
dobi tė monarkive fqinje. Njėri prej tyre, konsulli Jelinek, na e thotė
pothuajse shkoqur kur shkruan mė 18 qershor 1878 se dėshira qė shprehu
Kuvendi i Pėrgjithshėm pėr tė qėndruar mė tej nėn sundimin e Perandorisė
Osmane, ishte e kushtėzuar me zotimet qė Porta e Lartė duhej tė
pėrmbushte ndaj Shqipėrisė.

Nė qoftė se Kongresi i Berlinit, raportonte ai, do tė merrte vendime tė tilla qė do ta dobėsonin Perandorinė Osmane nė njė shkallė aq tė madhe sa ajo tė mos ishte nė gjendje ta mbronte
atdheun e tyre nga lakmitė territoriale tė fqinjėve, atėherė delegates
kishin ndėrmend ta shpallnin Shqipėrinė principatė tė pavarur me qėllim
qė ta merrnin vetė nė dorė mbrojtjen e kufijve tė saj68. Shkurt, Porta e
Lartė ngurroi ta shpėrndante Kuvendin e Pėrgjithshėm nga frika se
ndėrhyrja e saj do tė shkaktonte revoltėn e shqiptarėve. Por nga an
tjetėr ajo nuk i humbi shpresat pėr ta kthyer Kuvendin e Pėrgjithshėm nė
binarė: e politikės osmane, pra pėr tā€™i dhėnė Lidhjes karakterin e njė
organizate parashtetėrore islamike me qėllim qė tė luftonte me anė tė
saj, pa dalė vetė nė skenė, pėr tė mbrojtur interesat e saj perandorake.
Por edhe qarqet patriotike shqiptare nuk e konsideruan vendimin e 10
qershorit 1878, si njė fitore pėrfundimtare. Organizata politike
kombėtare pėr tė cilėn kishte nevojė Shqipėria ende nuk ishte krijuar.
Kėshtu me mbėshtetjen e autoriteteve shtetėrore, sulltanistėt kaluan nė
sulm pėr ta marrė nė duart e tyre drejtimin e kuvendit, sidomos tani qė
filloi beteja pėr ta pajisur Lidhjen e Prizrenit me programin e saj
politik, me statusin e saj juridik, me organet e saj drejtuese dhe me
forcat e saj tė armatosura. Presioni i fuqishėm qė ushtruan autoritetet
shtetėrore nė kuvend dhe jashtė kuvendit, i mahisi mė tej divergjencat
qė ekzistonin mė parė midis delegatėve tė rrymave tė ndryshme. Duke parė
kundėrshtimin e rreptė tė patriotėve radikalė, delegatėt sulltanistė u
pėrpoqėn tā€™i pėrfundonin diskutimet para se tė arrinin delegatėt e
vilajeteve tė Shkodrės dhe tė Janinės. Patriotėt radikalė i rezistuan
presionit tė autoriteteve shtetėrore, por njė pjesė e delegatėve
centristė kapitulloi, pasi morėn, si duket, premtime se nuk do ta
kthenin besėlidhjen islamike shqiptare nė njė organizatė islamike
ballkanike. Patriotėt revolucionarė, pėrkundrazi, i pėrqendruan
pėrpjekjet e tyre, pėr ta vonuar vendimin rreth programit deri nė
mbėrritjen e delegatėve tė tjerė. Nė tė njėjtėn kohė, ata ushtruan
telegrafisht presion nė Shkodėr dhe nė Janinė, pėr nisjen sa mė parė tė
delegatėve tė tyre. Shkodranėt u pėrgjigjėn telegrafisht, mė 13 qershor
1878, se ishin paraprakisht dakord me vendimet qė do merreshin nė
Prizren, pa e kuptuar, si duket nga mungesa e informacionit, se miratimi
symbyllurazi, mund tė ishte nė favor tė kundėrshtarėve tė tyre. Duke
parė se sulltanistėt po ngulnin kėmbė pėr miratimin e shpejtė tė
programit, delegatėt radikalė filluan tė deklaronin se nga mungesa e
pėrfaqėsuesve tė vilajeteve tė tjera, kuvendi i Prizrenit do tė kishte
karakter krahinor dhe jo kombėtar. Jehona e kėsaj zhurme, pasqyrohet
edhe nė raportin e pėrmendur tė Jelinekut, i cili e njoftonte ministrin
Andrashi, mė 18 qershor 1878, se nė Prizren pritej tė vinin delegatėt e
viseve tė tjera tė Shqipėrisė qė bėnin pjesė nė vilajetin e Shkodrės, tė
Janinės dhe tė Manastirit me qėllim qė kuvendi krahinor tė kthehej nė
njė kuvend tė pėrgjithshėm, i cili tė kėrkonte nga Kongresi i Berlinit
ā€œrregullimin e Ēėshtjes Lindore nė interes tė Shqipėrisė dhe tė merrte
vendime tė pėrbashkėta, tė zbatueshme pėr tė gjitha viset shqiptare.

*Marrė nga libri i Profesor Kristo Frashėrit “Lidhja Shqiptare e
Prizrenit (1878-1881)”


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-06-13, 20:39   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 135 vjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

DOKUMENTE HISTORIKE
Lidhja e Prizrenit nė faqet e “Terxhumani shark” tė Sami Frashėrit

Disa hollėsira rreth themelimit tė Lidhjes sė Prizrenit i njohim nga
materialet e rubrikės sė ngjarjeve qė u botuan po atė ditė nė Tercuman-i
Sark pa emrin e autorit, por qė kuptohet se janė shkruar nga pena e Sami
Frashėrit. Aluzionin e parė pėr takimin e Prizrenit, Sami Frashėri e dha
qysh me 15 qershor 1878. Nė artikullin me titull ‘Intrigat e sllavėve
dhe tė grekėve nė Rumeli’, ai shkruante se ‘shqiptarėt duke e kuptuar se
ēfarė rreziku po i vinte Shqipėrisė nga ndarja administrative e Portės
sė Lartė dhe nga synimet territoriale tė shovinistėve fqinjė, kanė marrė
masa efektive pėr tė kundėrshtuar si ndarjen e trojeve tė tyre nė disa
vilajete ashtu dhe copėtimin e tyre nga shtetet e huaja’. Pastaj, duke
ju drejtuar qeverisė sė Stambollit, Samiu shkruante se ishte mėse e
nevojshme qė edhe Perandoria Osmane tė merrte, nė tė njėjtėn kohė, disa
masa kundėr intrigave qė po kurdisnin fuqitė e huaja nė dėm tė
Shqipėrisė. Ƈfarė masash? ‘Masa e parė qė duhet tė marrė Porta e Lartė ā€“
nėnvizonte ai ā€“ ėshtė bashkimi i trojeve shqiptare nė njė vilajet tė
vetėm duke i ndarė ato nga trojet me popullsi sllave dhe greke’. Dy ditė
mė vonė, Tercuman-i Sark-u njoftonte haptas mbledhjen e Kuvendit tė
Pėrgjithshėm nė Prizren. Mė 17 qershor 1878, nė njė nga kolonat e saj
shkruhej tekstualisht: ‘Shqiptarėt, pėr tė shpėtuar atdheun e tyre nga
lakmitė bullgare, serbe, malazeze dhe greke qė duan ta pushtojnė atė,
organizuan nė Prizren njė Kuvend tė pėrgjithshėm. Krahas argumenteve qė
sollėn rreth i synimeve armiqėsore tė shteteve fqinje, ata shqyrtuan
edhe masat qė duhen marrė pėr tė pėrballuar rrezikun qė i kėrcėnohet
atdheut tė tyre’. Megjithatė, vendimet qė mori Kuvendi i Pėrgjithshėm nė
momentin e themelimit tė Lidhjes sė Prizrenit, Sami Frashėri i shpalli
me pak vonesė, mė 23 qershor 1878. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, por tė
qartė, ai njoftonte se ‘pėrfaqėsuesit shqiptarė nė Prizren’ morėn njė
varg vendimesh tė rėndėsishme, tė cilat shprehnin programin e Lidhjes sė
Prizrenit nė katėr drejtime tė ndryshme.


KARAKTERI PATRIOTIK I LIDHJES SĖ PRIZRENIT

Lidhja e Prizrenit, edhe pse mė 10 qershor 1878 nuk u shpall zyrtarisht
si njė organizatė shqiptare, pati qysh nė ditėn e saj tė parė, njė
karakter patriotik. Karakteri i saj patriotik duket para sė gjithash nė
vendimin qė mori Kuvendi i Pėrgjithshėm pėr tė kundėrshtuar vetėm
copėtimin e trojeve shqiptare dhe jo shkėputjen e trojeve tė tjera nga
Perandoria Osmane, siē kėrkonin delegatėt e ardhur nga Hercegovina dhe
Novipazari. Karakteri patriotik duket gjithashtu nė detyrėn qė mori
pėrsipėr Lidhja e Prizrenit pėr tė organizuar rezistencėn politike dhe
ushtarake duke mobilizuar vetėm shqiptarėt, madje krejt shqiptarėt,
pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre fetare dhe krahinore


NGA KRONIKA E KOHĖ, TRI JAVĖ MBLEDHJE

Lufta pėr tė pėrcaktuar programin e Lidhjes sė Prizrenit, filloi qysh tė
nesėrmen e thellimit tė saj dhe vazhdoi mė tepėr se tri javė. Gjatė
kėtyre tri javėve mbledhjet qenė tė vazhdueshme. Ato pezulloheshin nė
mbrėmje, por punimet nuk ndėrpriteshin. Natėn delegatėt mblidheshin
grupe-grupe, sipas rrymave, nė vende tė ndryshme, nė shtėpitė ku u qenė
caktuar pėr strehim. Aty delegatėt rakordonin me njėri-tjetrin
pikėpamjet qė do tė mbronin ose do tė kundėrshtonin tė nesėrmen. Sipas
traditės popullore, delegatė tė rrymės revolucionare mblidheshin nė
shtėpinė e patriotit prizrenas, Shuajip Spahiut, kurse delegatėt
sulltanistė nė ndėrtesėn qeveritare, si mysafirė tė mytesarifit tė
Prizrenit, Qamil beut. Duket se patriotėt e moderuar nuk kishin njė seli
tė veēantė pėr mbledhjet e tyre, por duke e konsideruar veten si
ndėrmjetės, ata takoheshin herė me njėrėn, herė me tjetrėn palė.
Mbledhjet e patriotėve radikalė qenė tė fshehta. Tė fshehta qenė edhe
takimet e sulltanistėve, me ndryshim se nė mbledhjet e tyre merrnin
pjesė funksionarė tė vilajetit dhe tė mytesarifit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-06-13, 20:41   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 135 vjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
























__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.