Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-03-06, 21:32   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Geni i jetėgjatėsisė
Shekulli Online

Shkencėtarėt thonė se janė tepėr optimistė rreth njė eksperimenti nė laborator i cili ka treguar se jeta e kafshėve mund tė zgjatet. Gjithkush mund tė bėjė pyetjen, nė se tani radhėn e ka njeriu. A do tė jenė nė gjendje shkencėtarėt ta zgjasin e jetėn e tij? Ky krimb i vogėl qė shihet nė mikroskop, normalisht ka njė jetėgjatėsi tė shkurtėr. Por kur biologia nga Kalifornia, Sinthia Kenion ndryshoi ose aktivizoi njė gjen tė kėtij krimbi, ajo vuri re se krimbi jetoi dy herė mė gjatė sesa normalisht. Dhe kjo ndodhi vetėm duke i ndryshuar njė gjen tė vetėm. Kjo lė tė kuptohet se edhe tek njeriu, aktivizimi i njė gjeni tė vetėm mund tė ndryshojė jetėgjatėsinė. Askush nuk kishte mundur tė zbulonte gjenin pėrgjegjės pėr plakje, apo ēelsin e moshės, derisa shkencėtarja Kenion bėri tė ditur arritjet e saj, njė vit mė parė. Gjeni ėshtė quajtur Daf 2. Pas kėsaj, shkencėtarė tė tjerė filluan tė pėrcaktojnė gjenet e jetėgjatėsisė tek fluturat dhe minjtė, jeta e tė cilėve pas ndryshimit tė gjenit u zgjat 20 pėrqind. Por kur shkencėtarja Kenion ndryshoi jo njė por dy gjene tek krimbi nė laborator, jeta e tij u zgjat 6 herė mė shumė. Pėr njeriun kjo shifėr do tė ishte e jashtėzakonshme, mendoni sikur njerėzit tė arrijnė tė jetojnė 500 vjet dhe plotėsisht tė shėndetshėm. Teorikisht, tė gjitha krijesat janė pajisur me gjene tė tilla tė jetėgjatėsisė. Shtrohet pyetja pėrse? Shkencėtarja Kenion thotė se ka tė ngjarė qė ky gjen i mbron kafshėt nga rreziku i urisė dhe i kushteve klimatike. Gjeni kur nxitet apo ngacmohet, krijon njė reaksion zinxhir tė njė grupi tė gjėrė gjenesh qė kryjne rigjenerimin e qelizave e luftojnė sėmundjet. Kur shkencėtarėt arrijnė tė aktivizojnė artificialisht kėtė sistem gjenesh, ata ndihmojnė pėr mbajtjen gjallė tė organizmit. Dhe pėrderisa ky sistem gjenesh ėshtė i pranishėm tek shumė kafshė, ka shumė tė ngjarė qė atė ta kenė edhe njerėzit. Gjithė optimizėm rreth zbulimit tė saj, shkencėtarja Sinthia Kenion ka krijuar tani njė kompani pėr prodhimin e njė tablete pėr nxitjen e gjenit tė jetėgjatėsisė tek njeriu.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-03-06, 19:25   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pajisje e re pėr zhbllokimin e artereve tė zemrėsAstrit Lulushi
Zėri i Amerikės
07-03-2006

Pajisje e re pėr zhbllokimin e artereve tė zemrės
Shkencėtarė nė Australi kanė prodhuar njė pajisje tė re qė mund tė ndryshojė rrėnjėsisht mėnyrat e trajtimit tė sėmundjeve tė zemrės.
Pajisja e re ėshtė e llojit “stent” qė vendoset nė artere dhe pėrdoret pėr hapjen e tyre. Por ndryshimi nga paisjet e tjera qė pėrdoren tani ėshtė se pajisja e re tretet nė organizėm, gjė qė ul dukshėm mundėsitė e ndėrlikimeve nė shėndetin e tė sėmurėve nga zemra
Aktualisht, gjatė procedurave mjekėsore pėr parandalimin e goditjeve nė zemėr pėr tė mbajtur hapur venat e gjakut pėrdoren pajisje tė ndryshme. Por kur vendosen nė organizėm, kėto pajisje metalike mbeten nė trup dhe nė disa raste mund tė shkaktojnė gėrvishtje tė artereve e madje edhe mpiksje gjaku.
Doktor Roxher Allen thotė se pacientėt qė kanė pajisje tė tilla metalike nė trup, gjithashtu janė tė detyruar gjatė gjithė jetės sė tyre tė marrin ilaēe pėr hollimin e gjakut.
Por pajisaj e re u projektua nga firma australiane CSIRO dhe pėrbėhet nga njė lloj materiali i quajtur polymer qė ėshtė njė pėrzierje e disa materialeve natyrale dhe sintetike.
Pajisja e re mund tė tretet nė trup nė ēdo kohė, nga 1 deri nė tre muaj, ose edhe mė gjatė, nėse mjekėt e shohin tė nevojėshme, dhe zbėrthehet nė molekula tė padėmshme kur pėrfundon funskionin e saj.
Shkencėtari Nigel Poole thotė se polymeri vetshpėrbėhet nė molekula oksigjeni e nitrogjeni, tė cilat pastaj dalin natyrshėm nga trupit. Kjo do tė thotė qė brenda artereve tė pacientit nuk qėndrojnė mė objekte tė huaja, siē ndodh me pajisjet e deritanishme.
"Ky ėshtė njė lajm mahnitės”, thotė doktori, “sapo pajisja shpėrbėhet, arteri i gjakut kthehet nė gjendjen normale si nė formė edhe nė pėrmasė. Kjo do tė bėhet njė mjet me vlerė, qė do tė shpėtojė jetė njerėzish”
Shkencėtarėt e kėtij laboratori thonė se nė tė ardhmen e afėrt polymeri mund tė gjejė pėrdorime edhe nė fusha tė tjera tė mjekėsisė si pėr shembull pėr ngjitjen e kockave tė thyera ose pėr tė ndihmuar nė mbylljen e shpejtė tė plagėve. Shkencėtari Nigel Pool shpreh besimin se njė ditė polymeri do tė gjejė pėrdorim tė gjėrė deri nė zėvėndėsimin e pjesėve tė dėmtuara apo tė sėmura tė trupit.
Ky material shpėrbėrės pritet tani t’i nėnshtrohet provave tė tjera para se pėrdorimi i tij tė miratohet nga agjencitė pėrkatėse tė ilaēeve.
Shkencėtarėt parashikojnė qė kėtė vit nė mbarė botėn tė kryehen mijėra operacione me pėrdorimin e polymerit. Ata besojnė se shpikja e tyre do tė sjellė pėrmirėsime tė jashtėzakonėshme nė shkencėn e mjekėsisė.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-06, 17:47   #3
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zėri i Amerikės
14-03-2006

Trajtimi i migrenės me operacion
Disa mjekėt thonė se migrena nga e cila vuajnė rreth 30 milionė amerikanė, mund tė trajtohet edhe me operacion. Shkencėtarėt thonė se nėpėrmjet njė operacioni tė thjeshtė nė hundė, dhimbja e migrenės nuk kthehet mė kurrė nė 65 pėrqind tė rasteve.
Kur Bonnie Murin e zėnė dhimjet e migrenės, asaj i duket sikur do tė vdesė. Nuk mund tė bėjė asgjė, ilaēet shpesh nuk i bėjnė efekt.
Pėr 40 vjet ajo ka jetuar me dhimbje tė tilla qė i pėrsėriten tė paktėn 4 herė nė javė. Ndonjėherė dhimjet janė aq tė forta sa qė ajo detyrohet tė mbushė lavamanin me akull dhe tė zhysė kokėn nė tė pėr tė mpirė dhimbjet.
Mjekėt thonė se pėr 25 pėrqind tė pacientėve me migrenė, ilaēet janė tė paefektėshme. Pėr kėtė arsye, Bonie Mur pranoi kėshillėn e mjekut dhe shkoi tek kirurgu pėr njė operim tė thjeshtė nė hundė. Operacion qė tashmė po bėhet i pėrhapur.
Doktor Fereidon Behin thotė se njerėzit qė vuajnė nga migrena, nė se pikėn e kontaktit e kanė nė hundė, heqja e kėsaj pike ka shumė tė ngjarė tė largojė edhe dhimbjen. Pikė kontakti ai quan vendin ku kockat e brendėshme tė hundės takohen me septumin, muri ndarės i vrimave tė hundės. Kur kockat e hundės shtyhen pas septumit kjo shkakton dhimbjen e kokės, qė bėhet e padurueshme.
Disa mjekėt besojnė se operacioni nė hundė sjell rezultate tė mira nė 65 pėrqind tė rasteve, por tė tjerė thonė se dhimbjet e migrenės shpesh kthehen edhe pas operimit.
Statistikat tregonė se 80 pėrqind e amerikanėve qė vuajnė nga migrena janė femra. Studimet ende jo tė plota tregojnė se gratė preken mė sė shumti nga kjo sėmudje pėr arsye tė ndryshimeve hormanale nė organizmin e tyre. Studimet pėrfshijnė si shkaktarė edhe menopazėn, si dhe pėrdorimin e ilaēeve kundėr shtazanisė, apo shrregullime nė orarin e gjumit, pėrdorimin e tepruar alkoholit dhe ēokollatave. Mjekėt thonė se shpesh, simptomat e migrenės diagnostikohen gabim si alergji ose sinozit.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-04, 17:44   #4
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

Njė studim i ri mjeksor mbi kurimin e tensionit tė lartė






Tensioni i larte shpesh ėshtė quajtur “njė vrasės i heshtur”. Njė studim i fundit, ndėr mė tė rėndėsishmit sipas komunitetit mjekėsor, i botuar kėto ditė nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė mund tė ndryshojė mėnyrėn e kurimit tė atyre qė vuajnė nga tensioni i lartė. Studimi, arrin nė pėrfundimin se njė grup ilaēesh, tė klasės sė diuretikėve, tė pėrdorur qė para 50 vjetėsh, jo vetėm qė kushtojnė shumė mė pak por janė edhe mė tė efektėshme sesa ilaēet e reja qė firmat farmaceutike i reklamojnė me aq bujė.

Pėr uljen e tensionit nė nivele normale ekzistojnė rreth 180 lloj ilaēesh. Por sipas njė studimi tė fundit, ilaēe e klasės sė diuretikėve janė mė tė efektshmit pėr kėtė qėllim.

“Gjatė studimit, vumė re kėto ilaēe tė vjetra janė mė tė mira jo vetėm pėr uljen e tensionit por edhe pėr parandalimin e komplikacioneve kardio-vaskulare,” thotė mjeku Paid Whelton i Departamentit tė Mjeksisė nė Universitetin Tulane.

Sipas studimit, pacientėt e trajtuar me diuretikė, njė klasė ilaēesh qė pakėsojnė kripėrat dhe lėngjet nė organizėm, rrezikoheshin mė pak nga goditjet nė zemėr dhe zmadhimi i zemrės, sesa pacientėt qė merrnin ilaēe tė reja e mė tė shtrenjta.

Studimi i financuar nga qeveria, qė mori nė shqyrtim 33 mijė persona 55 vjeē e sipėr, ėshte studimi mė i gjerė klinik i kėtij lloji i kryer ndonjėherė.

Ēdo pacient pjesmarrės nė studim e kishte tensionin 14 me 9 ose mė tė lartė. Disave iu dhanė diuretikė, si hidro-kloro-tiazide, tė tjerėve iu dhanė ilaēe tė reja tė klasės sė adelatit dhe amlodipinės, dhe njė grupi tjetėr, ilaēe tė klasės sė kaptoprilit.

Rezultatet ishin aq tė qarta se qė njė mjek tha se nėse pacientėt qė vuajnė nga tensioni i lartė nuk marrin ilaēe tė tilla, duhet tė pyesin mjekun e tyre se pėrse nuk u ka dhėnė.

“Ky studim shėnon njė pikė kthese. Studimi ėshtė i gjėrė, i saktė dhe i pakundėrshtueshėm, dhe mendoj se do tė ketė njė ndikim mjaft tė madh nė praktikėn mjekėsore,” thekson mjeku Michael Alelerman i Kolegjit tė Mjeksisė Albert Einstein.

Diuretikėt, tė prodhuara prej kohėsh, kushtojnė me lirė, njė dozė mujore ėshtė mė pak se 9 dollarė. Ndėrsa ilaēet e reja tė paktėn 4 herė mė shumė. Kjo ėshtė arsyeja qė firmat farmaceutike u bėjnė atyre reklama tė fuqishme.

Pėr t’i bėrė ballė kėsaj gjėndjeje, Instituti Kombėtar i Shėndetit po ndėrmerr njė pėrpjekje tė pashembullt pėr tė nxitur pėrdorimin e diuretikėve. 700 mjekė qė morėn pjesė nė studim do tė shpėrndahen nė mbarė vendin nė pėrpjekje pėr tė bindur mjekėt qė t’u kėshillojnė mė shpesh pacientėve tė tyre ilaēe diuretikė.

Aktualisht, vetėm 30 pėrqind e personave qė vuajnė nga tensioni i lartė trajtohen me diuretikė. Shkencėtarėt thonė se nėse arrijnė qė ky numėr tė ngrihet nė 50 pėrqind, kjo do tė shpėtonte jetė njerėzish dhe do t’i kursente ekonomisė ēdo vit miliarda dollarė.
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-07-04, 16:12   #5
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Celularėt, demtojne barrieren e trurit

Njė studim i ri vė nė dyshim tė gjitha rreziqet, sidomos pėr adoleshentėt, nga mbajtja afėr e celularit.



Efektet e telefonave celularė mbi shėndetin prek kohėsh kanė ngritur pikpyetje gjigande pėr shkencėn. Sė fundmi njė prej universiteteve mė tė njohura nė botė provon efektet negative tė celularit mbi shėndetin, sidomos nė tru. “Ky eksperimet ėshtė mė i rėndėsishmi qė kemi bėrė deri tani”,- konfirmon Leif Salford, neurokirurg i Universitetit Lund nė Zvicėr. Ai i referohet njė shifre prej 1.3 miliard njerėzish nė tė gjithė botėn, qė parreshtur komunikojnė nėpėrmjet celularit, duke emetuar pėr trurin valė tė dėmshme. Shkencėtari ka eksperimentuar fillimisht me kaviet dhe mė pas ka dalė nė pėrfundimin se ka shumė pasiguri mbi praninė e telefonit celular te njerėzit. Nė njė shkrim tė publikuar para pak kohėsh te “National Institute of Environmental Health Sciences”, shkencėtarėt, mes tė cilėve ishte dhe Salford, sugjeronin praninė nė nivele minimale tė radioaktivitetit qė emetonin aparatet e telefonisė celulare evropiane, duke dėmtuar dukshėm neuronet e trurit.


Barriera e trurit
Studimi i Salford-it, solli diēka pozitive, pasi avokatėt iu rikthyen gjykatės. Nė ndryshim me kėrkimet e tjera shkencore tė bėra deri mė sot, profesori dhe grupi i tij i punės nuk janė pėrqendruar mbi kancerin, por mbi tė ashtuquajturėn BBB (blood brain barrier), i cili e mbron trurin nga substancat kimike, toksina dhe proteina qė qarkullojnė nė gjak. Mė shumė sė 25 vjet mė parė, Louis Slesin, drejtor i revistės njujorkeze, “Microwale News”, botoi efektin e mikrovalėve nė tru, por ky shkrim pati kundėrshtime. Shkencėtarė tė rekrutuar nga qeveria amerikane kishin zbuluar se mikrovalė qė vinin nga telefonat depėrtonin deri nė BBB. “E gjithė kjo ėshtė e dukshme, por asnjėrit pėrfaqėsues i ndustrisė sė prodhimit tė telefonisė celulare nuk iu bė vonė pėr kėto tė dhėna”,- konfirmon Slesin, njė prej gazetarėve tė revistės. Pas kaq vitesh, tė gjithė janė tė shtrėnguar tė paktėn tė dėgjojnė pėr ndikimin e celularėve mbi shėndetin. Njė seri studimesh tė filluara nė vitin 1992, grupi i universitetit Lund ka dėshmuar se te kaviet ndikimi i valėve qė emetojnė telefonat celularė depėrtojnė deri te barriera e trurit. Kėto tė dhėna shkencore janė ripėrsėritur nė njė tjetėr laborator, ku vėrtetohet pėr herė tė parė se, kur albumina depėrton deri te BBB-ja, neuronet e trurit mund tė vdesin.



Kėshilla
Bėj telefonata sa mė tė shkurtra.
Ata qė vuajnė nga zemra tė mos mbajnė
apartin nė xhepin e majtė, rrezik infarkti.
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-04, 10:02   #6
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

Terapia me hormone; Kėmbė robotike
06 Jul 2004, 13:14 UTC


Studime tė ndryshme gjatė viteve 1990 kishin treguar se gratė e moshuara mund tė mbroheshin nga humbja e kujtesės ose prekje tė tjera nė tru duke pėrdorur terapinė pėr zėvėndėsimin e hormoneve. Por njė studim i vitit tė kaluara tregoi se se pėrdorimi i estrogjenit sė bashku me progestin nuk kishin ndonjė efekt pozitiv nė tru. Ndėrsa tani njė studim i ri thotė se edhe pėrdorimi i estrogjenit pa progesin nuk ėshtė nė gjendje tė parandalojė grupin e sėmundjeve qė ndikojnė nė humbjen e kujtesės tek gratė e moshuara. Nė fakt, thuhet nė studim, estrogjeni shton rrezikun e humbjes sė kujtesės. Disa gra i nėnshtrohen terapisė me hormonin estrogjen pėr tė luftuar simptomat e pasmenopauzės dhe me shpresė se kjo terapi mund t’i mbrojė ato nga dementia dhe humbja e kujtesės. Doktor Rapp dhe kolegėt e tij nga institucione tė ndryshme tė specializuara nė mbarė Amerikėn analizuan pėr 9 vjet me radhė tė dhėnat e rreth 3 mijė grave mbi moshėn 65 vjeē, 50 pėrqind e tė cilave ishin trajtuar vetėm me estrogjen. Shkencėtarėt pėrllogarisin se nė njė grup prej 10 mijė grash qė trajtohen vetėm me estrogjen, 23 prej tyre rrezikohen tė preken ēdo vit nga dobėsimi i trurit dhe humbja e kujtesės. Tek gratė qė nuk trajtohen me estrogjen ky numėr ėshtė 11. Doktor Rapp thotė se kėto shifra janė shqetėsuese po tė kihet parasysh se sot ka me miliona gra qė i nėnshrohen terapisė me hormone. Doktor Rapp pranė universitetit Wake Forest ėshtė i mendimit se pėr tė parandaluar humbjen e kujtesės dhe prekje tė tjera nė tru, gratė mbi 65 vjeē nuk duhet tė trajtohen me hormone.

Kėmbė robotike

Kjo paisje e re ėshtė projektuar pėr t’i dhėnė njerit fuqi bionike. Teknikisht, paisja njihet me akronimin Bleeks, Berkly Kouer Ektremitis Eksoskeleton. Por nė gjuhen e thjeshtė ato mund tė quhen kėmbė bionike. Ato janė shpikje e punonjėsve tė laboratorit tė inxhinjerisė robotike dhe njerėzore nė universitetin e Kalifornisė nė Berkley. Kėmbėt robotike mund t’u vijnė nė ndihmė ushtararėve, zjarrfikėsve por tė transportuar pesha tė rėnda nė distanca tė mėdha. Ato pėrbėhen nga njė palė pllakash mekanike tė pajisura me bateri. Ato vendosen nė ēizme ose kėpucė ushtarake dhe kanė lidhje me kėmbėt e pėrdoruesit. Mbi 40 ndjesorė dhe mekanizma hidraulikė qė funskionojnė si njė sistem nervor, llogarisisn nė mėnyrė konstante peshėn e mbajtur dhe krijon njė ngarkesė minimale pėr njeriun qė e mban. Shkencėtarėt vazhdojnė ende provat nė laborator. Ata mendojnė se njė ditė kjo shpikje do tė gjejė zbatim nė praktikė duke u ardhur nė ndihmė ekipeve tė shpėtimit gjatė operacioneve zjarrfikėse apo ushtarėve nė marshime ose nė fushė betejė
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-04, 15:55   #7
turisti
nė sokaqet misterioze....
 
Avatari i turisti
 
Anėtarėsuar: 25-07-04
Vendndodhja: Mahalla e azganave p/n
Postime: 47,343
turisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ju faleminderoj per mundimet qe i beret rreth ketyre artikujve.
__________________
Ēdo gjė ėshtė e kalueshme,a mė i kalueshmi ėshtė njeri.
turisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-07-05, 20:11   #8
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Duhani pasiv, shumė i rrezikshėm


Duhani pasiv ėshtė njė kancerogjen i grupit tė I dhe rrit me 1/3 rrezikun pėr tumore. Kėshtu ėshtė klasifikuar nga Agjensia Ndėrkombėtare kundėr kancerit qė punon pėr Organizatėn Botėrore tė Shėndetėsisė.
Duhani pasiv rrit 30% rrezikun e tumoreve nė bashkėshortėt joduhanpirės dhe 20% nė gratė joduhanpirėse.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-08, 16:45   #9
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Ndikimi i medias tek duhani

Kur aktorė tė njohur ndezin cigare nė skenė a film, fėmijėt e tė rinjtė janė tė parėt qė ndjekin kėtė shembull. Kėshu thuhet nė njė raport tė Institutit kombėtar mbi sėmundjet e kancerit. Kohėt e fundit, disa shkencėtarė morrėn nė shqyrtim e analizuan njė numėr tė madh raportesh e studimesh kėrkimore mbi lidhjet midis medias dhe pirjes sė duhanin nga tė rinjtė. Ata arritėn nė pėrfundimin se filmat i nxisin tė rinjtė tė pijnė duhan. Gjithashtu nė raport thuhet se firmat e prodhimit tė cigareve po pėrdorin gjithnjė e mė shumė forma tė tjera pėrfshi internetin, pėr tė tėrhequr klientė tė rinj.


Ekzistojnė shumė arsye pėrse fėmijėt fillojnė duhanin; Ata kopjojnė prindėrit, tė afėrmit apo shokėt e tyre. Por nė studimin e kryer nga instituti kombėtar amerikan i Kancerit, thuhet se nė kėtė rast edhe filmat kanė faj.

Reth 35 pėrqind e filmave mė tė mire bashkėkohorė pėrmbajnė skena ku aktorėt pijnė cigare dhe fėmijėt qė shohin kėto filma nė tė shumtėn e rasteve bėhen konsumatorė tė duhanit, thuhet nė raport.

Pėrdorimi i cigares ėshtė i dukshėm edhe nė media tė tjera popullore. Rreth 20 pėrqind e shfaqejeve televizive dhe 25 pėrqind e videove muzikore tregojnė njerėz qė pijnė duhan.

Filmat pėr njerėz tė moshės mbi 13 vjeē pėrmbajnė mė shumė skena ku aktorėt pijnė duhan, prandaj, thuhet nė studim, shmangja e fėmijėve nga kėto filma mund tė ndihmojė nė uljen e shakllės sė pėrdorimit tė duhanit mes kėsaj grupmoshe. Por ekspertėt thonė se ndalimi i paraqitjes sė skenave ku pihet duhan nga tė gjitha filamt, do tė ndikonte shumė nė ulje e numrit tė konsumatorėve tė cigareve. Edhe mediat e tjera, si televizioni e gazetat, gjithashtu mund tė luajnė njė rol pozitiv nė kėtė drejtim, duke pėrhapur sa mė gjerė mesazhe kundėr duhanit.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-07-05, 19:46   #10
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zumba, tė dobėsohesh nėn ritmin e kėrcimit

Moda e fundit nė botėn e fitnesit pėr atė qė ėshtė pak dembel dhe jo shume i dhėnė pas aktiviteteve fizike, ėshėt kėrcimi nėn ritmet tribale. Nag Zumba tek ajo havajane, nga kėrcimi Hilal tek ai afrikan. Pėr vithe tė larta dhe tonike, dmth “braziliane”, mjaftojnė disa ushtrime tė "Brazilian Butt Lift" apo "Brazilian Tummy-Tuck", ose ushtrime tė Samba Tornado.
Slogani, shumė i gjetur i Zumbės, qė nė SHBA ėshtė e domosdoshme ėshtė "it's not a workout, it's a party!" (nuk ėshtė lodhje, por festė.) E nė realitet bėhet fjalė pikėrisht pėr kėtė thotė kush e ka praktikuar;pėrvec djersitjes, lodhjes, djegjes sė kalorive, rregulli pėr kė kėrkon formėn e tij mė tė mirė fizike ėshtė qesh dhe kėnaqu. Ky kėrcim ėshtė njė kombinim i salsa, merengue e rumba qė mėsohen nėpėrmjet leksioneve tė aerobisė dhe bashkon efektet e leksioneve tė aerobisė me dinamizmin dhe sensualitetin e kėrcimeve jugameriakne, duke tėrhequr tė gjithė ata qė duan tė djegin kaloritė e tepėrta dhe njėkohėsisht tė pėrmirėsojėn veten me hapa tė reja kėrcimi.
Prioritet nuk ėshtė estetika e pastėr por njė kompletim i tė ndjerit mirė duek u argėtuar. Karakteristika dalluese e kėsaj disipline tė re aerobike janė variacionet e ritmit qė rrisin dhe ulin vazhdimisht frekuencėn kardiake duke rritur rezistencėn e atyre qė e praktikojnė. Rekomandohet pėr persona tė ēdo moshe, sepse leksionet e aerobisė praktikohen ne nivele tė ndryshme intensiteti. Kėshtu si pa e kuptuar tė gjitha kaloritė e tepėrta do digjen dhe ju mė shumė sesa lodhur, do jeni argėtuar.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-05-06, 23:02   #11
Dijedoni
 
Anėtarėsuar: 24-04-06
Vendndodhja: Nė shtėpi
Postime: 18
Dijedoni i vlerėsuar jo keq
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ARVANITI
Zumba, tė dobėsohesh nėn ritmin e kėrcimit

Moda e fundit nė botėn e fitnesit pėr atė qė ėshtė pak dembel dhe jo shume i dhėnė pas aktiviteteve fizike, ėshėt kėrcimi nėn ritmet tribale. Nag Zumba tek ajo havajane, nga kėrcimi Hilal tek ai afrikan. Pėr vithe tė larta dhe tonike, dmth “braziliane”, mjaftojnė disa ushtrime tė "Brazilian Butt Lift" apo "Brazilian Tummy-Tuck", ose ushtrime tė Samba Tornado.
Slogani, shumė i gjetur i Zumbės, qė nė SHBA ėshtė e domosdoshme ėshtė "it's not a workout, it's a party!" (nuk ėshtė lodhje, por festė.) E nė realitet bėhet fjalė pikėrisht pėr kėtė thotė kush e ka praktikuar;pėrvec djersitjes, lodhjes, djegjes sė kalorive, rregulli pėr kė kėrkon formėn e tij mė tė mirė fizike ėshtė qesh dhe kėnaqu. Ky kėrcim ėshtė njė kombinim i salsa, merengue e rumba qė mėsohen nėpėrmjet leksioneve tė aerobisė dhe bashkon efektet e leksioneve tė aerobisė me dinamizmin dhe sensualitetin e kėrcimeve jugameriakne, duke tėrhequr tė gjithė ata qė duan tė djegin kaloritė e tepėrta dhe njėkohėsisht tė pėrmirėsojėn veten me hapa tė reja kėrcimi.
Prioritet nuk ėshtė estetika e pastėr por njė kompletim i tė ndjerit mirė duek u argėtuar. Karakteristika dalluese e kėsaj disipline tė re aerobike janė variacionet e ritmit qė rrisin dhe ulin vazhdimisht frekuencėn kardiake duke rritur rezistencėn e atyre qė e praktikojnė. Rekomandohet pėr persona tė ēdo moshe, sepse leksionet e aerobisė praktikohen ne nivele tė ndryshme intensiteti. Kėshtu si pa e kuptuar tė gjitha kaloritė e tepėrta do digjen dhe ju mė shumė sesa lodhur, do jeni argėtuar.
Shumė artkull i qėlluar.Nėse mė lejon ,e kam njė pėrmirėsim te fjalia IT“S NOT A WORKOUT, IT“S A PARTY ,unė e kisha pėrkthye kėshtu: Nuk janė ushtrime por njė aheng.work out=ushtrime fizike dhe party=aheng e jo festė.psh aheng mund tė organizosh ēdo tė shtune,mirėpo festa janė data tė caktuara psh ditėlindja,dita e flamurit, dita e nėnave etj.Tė pėrshendes dhe shkruaj ma shpesh tema tė tilla.
Dijedoni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-05-06, 18:37   #12
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Antireumatikėt dhe analgjetikėt nė preventivė ndaj tumoreve

Rezulatet nga studimet e reja, pesėvjecare, tregojnė se pėrdorimi i antireumatikėve dhe analgjetikėve (NSAR) sic janė ibuprofen, acidi acetilsalicilik mund tė zvoglojnė rrezikun nga sėmundja e tumoreve nė gji pėr 71%, ku gjithashtu mund tė ndihmojnė nė parandalimin e kancerit tė prostatės, zorrė sė trashė dhe mushkėrive. "Ky ėshtė studimi i parė i cili tregon se COX-2 bllokatorėt kanė efekt kemoproventivė kundėr kancerit tė gjirit" tha Randall Harris nga Ohio State University.
Nė kėto studime ėshtė hulumtuar veprimi i celokokibės, forekoksiba dhe acidit acetisalicilik nė dozė tė lartė dhe tė ulėt tė ibuprofenit dhe paracetamolit. Eshtė vėrejtur se gratė qė kanė pėrdorė koksibe (celokoksib dhe forekoksib) gjatė dy viteve kanė pasur ulje tė rrezikut ndaj sėmundjes sė kancerit tė gjirit pėr 71%. Ibuprofen ka ulur atė rrezik pėr 64% kurse doza e zakonshme e acidit acetisalicilik prej 500 mg ka ulur pėr 51%.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-05-06, 19:25   #13
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Lidhja nė mes tė pėrdorimit tė kompjuterit dhe glaukomės


Pėrdorimi i shpeshtė i kompjuterit mund tė lidhet me rritjen e rrezikut tė paraqitjes sė glaukomės, posaēėrisht tek ata persona shkurtpamės.
Glaukoma ėshtė pasojė e dėmtimit tė nervit optik, e cila manifestohet me njė fushėpamje tė mjegullt, dhe e cila nėse nuk shėrohet mund tė vijė deri te humbja e shikimit.
Hulumtimet tė cilat i kanė bėrė shkenctarėt Japonez nga Universiteti Toho, tė cilėt kishin pėrcjellur 10.000 puntorė ėshtė konstatuar se personat tė cilėt pėrdorin kompjuterin mė shumė se 8 orė nė ditė kanė mė shumė shansė tė bėhen shkurtpamės ose largpamės.
Me analizat e mėtjeshme ėshtė vėrtetuar edhe lidhja e shkurtpamėsisė dhe glaukomės
.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-05-06, 18:47   #14
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mbahet Simpoziumi i Dytė i Nefrologjisė Bashkėpunimi midis Universitetit tė Heidelbergut tė Gjermanisė dhe Fakultetit tė Mjekėsisė tė Prishtinės, do tė jetė afatgjatė dhe ka si qėllim vendosjen e urave tė bashkėpunimit tė zbatimit tė njohurive mė tė reja nė lėmin e nefrologjisė dhe transplantimit nė praktikė, u tha sot nė hapjen e Simpoziumit tė Dytė tė Nefrologjisė nė Prishtinė. “

Nė Gjermani transplantimi i veshkave ka filluar nė vitin 1954 ndėrsa deri mė tani nė kėtė klinikė janė kryer mbi 2.000 transplantime", tha Nexhat Miftari, mjek nė Heidelberg tė Gjermanisė. Sipas tij ėshtė e pakuptimtė qė nė Kosovė ende nuk bėhet transplantimi i veshkave. Kirurgėt gjermanė janė tė gatshėm qė tė vijnė nė Kosovė dhe tė ndihmojnė stafin vendorė qė tė bėjnė transplantimin e veshkave mirėpo pėr njė gjė tė tillė duhet krijuar edhe kushte tha Miftari. Martin Zeier, drejtor i Klinikes sė Nefrologjisė dhe shef i Qendrės sė Transplacionit, nė Heidelberg tė Gjermanisė tha se nė kėtė klinikė ka pasur disa pacient nga Kosova tė cilėt kanė bėrė transplantimin e veshkave ndėrsa ata sot janė nė gjendje shumė tė mirė shėndetėsore. Dr Zeir tha se ne jemi tė gatshėm qė tė ndihmojmė nė shkollimin e mjekėve kosovarė nė lėmin e Nefrologjisė dhe Transplacionit. Ky simpozium nė tė cilin po marrinė pjesė ekspertė tė nefrologjisė nga Gjermania, Shqipėria ,Maqedonia dhe Kosova do tė vazhdojė edhe nesėr kur do tė diskutohet kryesisht pėr dializėn dhe transplantimin e veshkave.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-05, 21:24   #15
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Teknologji e re premtuese pėr ata qė presin transplantimin e veshkės



09 nėntor 2005

Zėri i Amerikės (08.11.2005)

- Mė tepėr se 25 mijė njerėz nė Shtetet e Bashkuara marrin ēdo vit njė ose mė tepėr organe tė transplantuara, ndėrkohė qė numri i njerėzve qė presin nė listėn pėr organe ėshtė aktualisht 90 mijė vetė. Por njė firmė e Kalifornisė ka gjetur njė metodė, qė shihet si njė zbulim tepėr i rėndėsishėm nė mjekėsi: njė metodė pėr ruajtjen e organeve njerėzore, pėr t’u pėrdorur nė tė ardhmen.

Njė veshkė miu, e mbajtur nė ngrirje pėr tre muaj, nė njė solucion tė prodhuar nga firma kėrkimore Human Biosystems, ndoshta ėshtė ēelėsi pėr njė jetė mė tė mirė pėr njerėzit qė presin transplantimin e veshkės. Harry Masuda ėshtė presidenti i kompanisė. "Sa mė gjatė qė e ruajmė organin, aq mė mirė mund tė realizohet pėrshtatja me organizmin," thotė zoti Musaba.

Ai thotė se pėrderisa veshkat pėrbėhen kryesisht nga uji, ruajtja e qelizave tė tyre gjatė ngrirjes, para transplantimit, ishte arsyeja kryesore pėr prodhimin e solucionit. "Tė arrish tė ngrish njė organ nė –80, ta transplantosh atė dhe tė arrihet qė kjo veshkė tė prodhojė urinė, kjo ėshtė diēka e jashtėzakonshme."

Ky zbulim mund t’u vijė nė ndihmė mijėra njerėzve ēdo vit, qė janė nė listėn e pritjes pėr transplantim tė organeve. Shumica e tyre kanė nevojė pėr veshkė. Doktoresha Vivian Tellis, shefe e kirurgjisė sė transplantimit tė veshkave nė Qendrėn Mjekėsore Montefiore, nė periferi nė Nju Jorkut, thotė se ēdo 14 minuta listės sė pritjes pėr transplantim i shtohet njė njeri.

"Pėr kėtė arsye, nuk ka kohė tė mjaftueshme pėr tė manovruar me organet qė transplantohen, pėr t’i pėrshtatur ato sipas organizmave tė veēantė... Kjo pjesėrisht edhe nga fakti se organet e dhuruara nuk rezistojnė pėr njė kohė tė gjatė nė kushtet e teknologjisė sė sotme, thotė mjekja.

Mesatarisht, ēdo ditė nė Shtetet e Bashkuara vdesin 17 pacinetė, nė pritje pėr transplantimin e njė organi, gjė qė i ka detyruar shumė dhurues dhe familjet e tyre tė gjejnė mėnyra krijuese komunikimi nėpėrmjet njoftimeve, shoqatave pėr krijimin e fondeve dhe kėrkesave pėr organe nė Internet. Doktor Robert Truog ėshtė Specilist i Etikės nė Fakultetin e Mjekėsisė sė Universitetit tė Harvardit. "Faqet kompjuterike janė plot me informacione tė pasakta lidhur me rreziqet dhe pėrfitimet e transplantimit."

Doktor Lewis Teperman i Qendrės Mjekėsore nė Univesritetin e New Yorkut thotė se pėrdorimi i medotės njė dhurues njė pacient nuk u vjen nė ndihmė atyre qė presin nė listėn pėr transplantim organesh. "Sa mė i sėmurė tė jesh, aq mė tė pakta janė mundėsitė pėr tė jetuar, pra aq mė e madhe ėshtė mundėsia pėr transplantimin e njė organi," thotė Dr. Teperman.

Ndėrsa numri i njerėzve qė kanė nevojė pėr organe rritet me shpjetėsi mė tė madhe se numri i organeve tė transplantuara, lajmi i mirė ėshtė se personat qė marrin organe tė transplantuara po jetojnė mė gjatė se pacientėt me organe tė transplantuara njė dekadė mė parė.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 06-03-06 nė 11:11
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.