Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 27-01-10, 16:03   #1
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Krejt kundėr LDD-sė

Krejt kundėr LDD-sė
Tė jesh punėtor i institucioneve qendrore dhe lokale dhe anėtar apo simpatizant i LDD-sė, gjasat pėr t’u larguar nga puna janė tė mėdha. Kjo parti akuzon LDK-nė, PDK’nė dhe AAK’sė se po shantazhojnė anėtarėt e saj.

Nga Artan Behrami mė 27.01.2010 nė ora 8:35

Numri i anėtarėve tė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė qė punojnė nėpėr institucione qendrore dhe lokale po rrudhen ēdo ditė. Ata qė u rezistojnė presioneve largohen, derisa tė tjerėt detyrohen tė ndėrrojnė parti. “Do vish nė partinė time, apo nuk do tė jesh mė nė punė”, kjo ėshtė strategjia qė sipas anėtares sė LDD-sė, Besa Gaxherri, po ndjekin partitė mė tė mėdha ndaj kėtij subjekti.

Presionet mė tė mėdha, sipas saj, vijnė nga Lidhja Demokratike e Kosovės, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovės. Qėllimi, sipas saj, ėshtė i qartė. “Ēdo lloj shantazhi bėhet ndaj LDD-sė qė ta shkatėrrojnė kėtė subjekt politik”, shton ajo.

Numri i atyre qė janė larguar nga administrata qendrore dhe lokale, sipas Gaxherrit, ėshtė mbi 79. Rasti mė i freskėt ėshtė nė Komunėn e Prishtinės, nė Ministrinė e Shėrbimeve Publike dhe nė Komunėn e Vitisė.

Sabile Pllana, para dy viteve, ishte suspenduar nga kryetari Isa Mustafa. Pas ankesės qė kishte bėrė nė Kėshillin e Pavarur Mbikėqyrės tė Kosovės, ajo kishte fituar tė drejtėn qė tė kthehet sėrish nė punė. “Obligohet kryetari i Komunės qė nė afat prej 15 ditėsh nga disa e pranimit (07. 07. 2009) tė kėtij vendimi ta kthejnė ankuesen nė vendin e punės”, kėshtu thuhet nė vendimin e Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės.

Megjithėkėtė, kryetari Isa Mustafa nuk ka respektuar kėtė vendim dhe e ka dėrguar kėtė ēėshtje nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės. Ajo pritet tė vendosė pėr fatin e Pllanės dhe shumė punėtorėve tė tjerė.

Por, nuk ėshtė vetėm Mustafa qė nuk ka respektuar vendimin KPMK-sė. Edhe Ministria e Shėrbimeve Publike nė kohėn kur ishte Melihate Tėrmkolli ministre ka suspenduar nga puna punėtoren Jeta Rafuna. Edhe nė kėtė rast, KPMK-ja ka kėrkuar qė ajo tė kthehet nė vendin e saj tė punės, por as nė kėtė rast nuk ka ndodhur.

Edhe nė Komunėn e Vitisė, e udhėhequr nga Partia Demokratike e Kosovės, ėshtė larguar njė punonjėse e Komunės. Edhe nė rastin e Zymrije Salihut, KPMK-ja ka marrė vendim pėr rikthimin e saj nė vendin e punės, por as nė Viti kjo nuk kishte ndodhur.

“Nuk po ndodh prej dje ose sot, por po ndodh tri vjet me radhė. Prandaj, LDD’ja nuk ėshtė nė njė situatė tė lehtė, sepse partitė e tjera nė pushtet bėjnė edhe kėso lloj shantazhesh, edhe kėso lloj pėrjashtimesh. Kjo ėshtė e papranueshme”, shton Gaxherri.

Pėr kėto diferencime, ajo akuzon LDK-nė dhe PDK-nė. Nė LDD tashmė kanė filluar tė mbajnė shėnime pėr njerėzit qė po largohen nga puna, sipas tyre, pėr motive politike.

“Unė ju garantoj qė numri ėshtė me i madh se 79 persona. Nė radhė tė parė, para tri vjetėve kur jemi shkėputur nga LDK-ja, kanė reaguar me krejt forcat dhe ku kanė mundur, i kanė larguar aktivistėt tanė. Tash po bėjnė edhe pėrjashtime edhe shantazh”, thekson ajo.

Astrit Haraēija nga Lidhja Demokratike e Kosovės pėrjashton raste tė tilla. Por, pranon se edhe brenda LDK-sė mund tė ketė njerėz qė bėjnė diēka tė tillė. “Nuk ka mal pa thi”, thotė shkurt Haraēija.

Por, ai thotė se kėto dy subjekte politike nė vend se tė pėrēahen, ėshtė mirė tė bashkohen.

“Ne i llogarisim njerėzit e LDD-sė si tė jenė tė LDK-sė dhe pres qė shumė shpejt ata t’i bashkohen LDK-sė. Kur kemi mundur tė bėjmė koalicion me AAK-nė dhe PDK-nė, qysh mos tė bėjmė ne me shpinė tonė. Janė pjesė e shpisė sonė. Sa mė shpejt tė bashkohemi qė mos tė lėmė tė na shfrytėzojnė as PDK’ja, e as AAK-ja”, thotė ai.

Edhe Blerand Stavileci, zėdhėnės i Partisė Demokratike tė Kosovės, thotė se akuzat e LDD-sė janė arsyetime pėr dėshtimet dhe rėnien e tyre politike.

“Pėrkundrazi, PDK’ja edhe nė nivelin qendror edhe nė nivelin lokal nė komunat qė qeveris, pėr herė tė parė nė Kosovė e kanė dhėnė provimin e korrektėsisė. Asnjėherė nuk ka pasur pėrzierje nė administratė pėrkatėse. Siē janė aplikuar praktikat nė tė kaluarėn, kur njerėzit kanė pėsuar pėr shkak tė pėrkatėsisė politike”, vlerėson ai.

Ndėrsa, Ernest Luma, zėdhėnės i AAK-sė, thekson se kjo parti ka mirėkuptim pėr tė gjithė nėpunėsit qė janė tė angazhuar nė pushtetin lokal, pavarėsisht ngjyrave dhe dallimeve partiake.

“Me kėtė rast, nuk ėshtė faj i AAK-sė, fakti qė njerėzit e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė gjithnjė e mė shumė po e gjejnė veten te koncepti politik i AAK-sė”, shton ai.

Tė hėnėn, nė njė intervistė pėr Express, lideri i LDD-sė, Nexhat Daci ka kritikuar ashpėr presidentin Fatmir Sejdiu, kryetarin e AAK’sė, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa, se kanė vendosur ta copėtojnė LDD-nė.

“Mendoj se ėshtė njė turp i madh i kėtyre partive qė po mundohen ta shfrytėzojnė mungesėn e ligjshmėrisė nė vend pėr t’i trafikuar mandatet. Ata, nė veēanti, u janė gjuajtur deputetėve tė partive qė nuk kanė shėrbime informative apo ushtarake tė veta”, ka deklaruar Daci.

Ai, mė pas, ka sjellė shembuj konkretė. “Presidenti i Kosovės, i cili mban funksionin e ngrirė tė Kryetarit tė LDK’sė, po i thėrret nė konsulta sekrete nė Presidencė deputetėt e LDD’sė dhe AKR’sė, sepse deputetėt e partive tė tjera nuk ka kurajo”, ka deklaruar Daci.
Ngjashėm si Sejdiu, sipas Dacit, po vepron edhe kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa, i cili thuhet se u ėshtė afruar disa deputetėve tė LDD’sė me ofertėn qė tė kalojnė nė partinė e tij, LDK. “Nuk do tė kisha dashur tė merrem (me Isa Mustafėn). Por ka faktografi tė gjallė. Ėshtė shumė e vėrtetė qė ėshtė marrė me kėto gjėra”, ka deklaruar Nexhat Daci.

Ēka ėshtė Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės i Kosovės
Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės i Kosovės (KPMK) ėshtė i paraparė nė aktin mė tė lartė Juridik tė Republikės sė Kosovės, konkretisht me nenin 101.2 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, i cili pėrcakton “Njė Kėshill i Pavarur Mbikėqyrės pėr shėrbimin civil, siguron respektimin e rregullave dhe parimeve qė rregullojnė shėrbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit tė Republikės sė Kosovės”.


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.