Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-11-10, 09:55   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Hallet dhe idealet

Hallet dhe idealet

Kim MEHMETI

Nuk e kisha takuar qė nga viti 2001, kur mė erdhi nė zyrė njėsoj si para ca ditėve, por asokohe ishte i buzėqeshur, e tani fytyrėn ia kishte mbuluar njė hije mėrzie. Dallimi mes takimit tonė tė para disa ditėve dhe atij tė largėtit, nuk kishte tė bėnte vetėm me buzėqeshjen e tij tė dikurshme dhe mėrzinė e tanishme nė fytyrė, por edhe mė atė se atėherė e prisja tė vijė, e tani erdhi i paftuar. Asokohe ishte thuajse fėmijė, ende pa i mbushur tė njėzetat. Ishte djali dhe fėmija i vetėm i njė mikut tim, i cili paraprakisht mė tregoi hallin qė kishte me tė birin dhe kėrkonte ta ndihmoja: pasi atij vetė nuk ia nxirrte goja t'i thoshte tė mos shkonte atje ku e thirrshin shokėt, kėrkonte nga unė ta bindja birin e tij tė vazhdonte vitin e parė tė studimeve, e tė mos i bashkohej UĒK-sė sė atėhershme. Por, njėsoj si edhe mikut tim, edhe mua assesi nuk mė jepej t'i thosha – mos shko, andaj bėra njė strategji tjetėr si ta shtyja sa mė shumė shkuarjen e tij nė luftė. Pra, kur asokohe mė erdhi nė zyrė, i propozova tė priste, me arsyetimin se me duhej kohė tė kontaktoja me ata "tė malit", qė tė mė tregonin ku tė lajmėrohej dhe si tė arrinte deri atje, e nė tė vėrtetė shpresoja se konflikti ndėrkohė do pėrfundonte. Pastaj, ai erdhi edhe disa herė tė tjera tė mė pyeste a e kisha rregulluar punėn dhe ku duhej tė paraqitej.
Thėnė shkurt, asaj pranvere tė largėt tė vitit 2001, bėra ēmos qė ta zvarrisja shkuarjen e djalit tė mikut tim nė radhėt e UĒK-sė, sa shkaku i moshės sė tij tė re, po aq ngaqė ishte fėmijė i vetėm edhe pse e dija se edhe pėr prindin qė ka shumė fėmijė, ēdonjėri nga ata, ėshtė i vetėm dhe i veēantė. Por, mbase ai e lexoi "strategjinė" time, andaj pėrnjėherė u zhduk e dhe nuk erdhi kurrė mė tė mė takonte. Nė vend tė tij, vinte i ati, i cili kishte njė tjetėr kėrkesė: t'i lajmėrohesha ndonjė miku tim atje "nė mal", e ta lusja mundėsisht ta kontrollonte vrullin rinor tė djalit tė tij. Nuk kisha rrugė tjetėr si ta qetėsoja zemrėn e njė prindi, pėrpos tė shtiresha se ēdo ditė kontaktoja me komandantėt e UĒK-sė, duke mos i treguar se edhe me ata disa miq nga rajoni i Likovės sė Kumanovės, e kisha ndėrprerė komunikimin, pasi qė, shkaku i sigurisė, komandantėt e UĒK-sė, asokohe ua kishin marrė telefonat celularė. Dhe jo se nuk u pėrpoqa tė gjeja ndonjė lidhje e tė informohesha se ku ndodhej i biri, por nuk ia dola tė bėja asgjė konkrete. Megjithatė, pyetjeve tė mikut tim se a kisha kontaktuar me ndonjėrin "nga ata kryesorėt", u pėrgjigjesha se ēdo gjė e kisha rregulluar dhe se i biri i tij ėshtė nėn kujdesin e njerėzve qė u besoj. Pra, i qetėsoja prindėrit e tij, por disa muaj me radhė jetoja me frikėn mos i ndodhte diēka qė pastaj tėrė jetėn tė mbaja mbi shpinė barrėn e gėnjeshtrės sime. Por, ec e thuaj se Zoti nuk i ndihmon ngandonjėherė edhe gėnjeshtarėt: djali i mikut tim u kthye nga lufta shėndosh e mirė, e mua mė mbeti nderi i pamerituar se kisha bėrė diēka qė ai tė mos pėsonte gjatė konfliktit tė 2001.
Ja, ai i riu i dikurshėm i buzėqeshur, e tani njė njėzetenėntėvjeēar i mėrzitur, ėshtė ulur pėrballė meje. E pyes pse nuk erdhi asnjėherė tė mė tregonte si kishte kaluar me shokėt e luftės dhe qeshėm tė dy, mbase shkaku se pėrnjėherė ndėrmendėm lojėn qė ia kishim kurdisur unė dhe babai i tij. Pastaj, ai vendos mbi tavolinė gazetėn e pėrditshme maqedonase, ku atė ditė ishte botuar edhe njė dosje e radhės pėr "bashkėpunėtorėt" e policisė serbe nga radhėt e BDI-sė. Kėsaj radhe bėhej fjalė pėr dosje trishtuese, atė pėr njėrin nga themeluesit e UĒK-sė dhe udhėheqės i saj gjatė konfliktit nė Maqedoni. Ndėrkohė, ai nxori nga xhepi dhe disa fotografi tė bėra gjatė konfliktit tė 2001. Nė mesin e tyre ėshtė edhe ajo ku ai mburrshėm qėndron pranė komandantėve tė vet. Nuk e kuptoj ē'kėrkon nga unė, por pėr njė ēast ai e ul kokėn. Ē'ke, e pyes duke mos e kuptuar ēka e mundon. Unė mburresha me UĒK-nė, mė thotė ai. Vazhdo tė mburresh edhe mė tej, i them, vazhdo tė jetosh me krenarinė e njė tė riu, qė u tregua mė i guximshėm se unė dhe prindėrit frikacakė qė bėmė ēmos ta pengonim shkuarjen e tij nė radhėt e UĒK-sė. Por, kujt t'i besoj tani, kėsaj qė thuhet nėpėr dosjet, apo asaj qė i besoja unė, mė pyet ai. Mos i beso askujt derisa tė zbardhet e tėrė e vėrteta, i them. Besoji idealit tėnd, besoji emblemės sė UĒK-sė dhe mos i lejo askujt ta njollosė atė, sepse ajo nuk ngėrthen nė vetvete as vlerat e as tė metat e njė individi, por idealin e njė rinie qė flijoi mė tė vlefshmen qė pati pėr popullin e vet. Mėsohuni ju tė rinjtė t'i besoni veprės qė bėni, e jo personazheve qė duan atė ta pėrvetėsojnė si pronė tė tyre, vazhdoj ta qetėsoj.
Ai mė shikon i habitur. I grumbullon fotografitė e shpėrndara mbi tavolinėn time tė punės dhe kujdesshėm i fut nė xhep. Pastaj i them se jeta ėshtė betejė mes sė mirės e sė keqes, se njeriu duhet t'i besojė sė mirės nė vetvete dhe atė duhet ta mbrojė nga e keqja e tė tjerėve. Pastaj, i shpjegoj se edhe unė i kam pėrkrahur ata qė tani i akuzojnė si ish-spiunė tė policisė serbe, i them se gjithmonė do tė mburrem me tekstet ku shpalosja qėllimet antishqiptare tė atyre qė donin e duan ta zhvlerėsojnė njė luftė tė lavdishme tė rinisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė. Dhe kėtė e kam bėrė e do ta bėj pse i besoj idealit tė asaj rinie dhe tė popullit tim, e jo individėve tė caktuar, i them tė riut tė cilit ngadalė i kthehet buzagazi nė fytyrė. Pastaj, ai mė pėrshėndet e unė mbetem nė zyrė i bindur se kemi rini tė mrekullueshme tė cilėn duhet ta mbrojmė nga prodhuesit e baltės politike dhe nga intrigat e sė djeshmes.
Po, ai shkoi, e mua mė la thuajse me po atė trishtim qė ndieja nė vitin 2001, kur babai i tij mė lajmėroi se me ditė tė tėra djali nuk i ishte kthyer nė shtėpi. Atė ditė ai e la nė zyrėn time trishtimin e gjithė atyre netėve tė largėta kur ai ishte nė "mal" e unė i kisha gėnjyer prindėrit e tij se kisha folur me ata tė UĒK-sė, qė tė kujdeseshin pėr tė, ngaqė e kishin djalė dhe fėmijė tė vetėm. Dhe ai u kthye nė shtėpi shėndosh e mirė, ngaqė e kishte mbrojtur besimi rinor nė idealin e vjetėr me qindra vite tė njė populli qė ėndėrronte lirinė e vetė. Ai shkoi e unė fillova tė mendoj pėr ata qė tani kanė dilema kujt t'i besojnė. Pastaj fillova tė pėrballesha me hamendėsime: vallė ē'domethėnie t'u jepja kėtyre dosjeve, shkaku i tė cilave shqiptarėt e Maqedonisė ndihen si tė mbuluar nga mjegulla e paqartėsive, e qė ndoshta ėshtė qėllimi parėsor i atyre qė i shpalosin ato. Dhe pėrnjėherė mė erdhi keq pse nuk m'u kujtua t'i them tė riut qė posa e braktisi zyrėn time se, kjo qė ndodh ėshtė shpėrthim i qelbit nga plagėt e sė djeshmes sonė, andaj kjo rini nuk duhet tė lejojė tė infektohet nga ajo qelbėsirė. Duhej t'i thosha se kjo qė ndodh me subjektet politike tė shqiptarėve tė Maqedonisė, shpjegon se ato ishin e mbeten nė periferi tė ngjarjeve dhe objekt manipulimi i tė tjerėve me ta, se mbeten shėrbėtorė tė qarqeve politike maqedonase, e jo tė popullit qė pėrfaqėsojnė. Edhe shumėēka doja t'i thosha tė riut qė kėrkonte shpjegim pėr atė qė u ndodh sot shqiptarėve tė Maqedonisė, por ajo ishte ditė kur edhe unė jetoja nė mjegullėn e paqartėsive, ishte ditė kur e kupton sa i pafuqishėm ndihet njė popull qė ka pėrfaqėsues tė cilėt nuk mund ta mbrojnė as vetveten nga manipulimet policore, e le mė popullin. Pra, ajo ishte ditė kur e kupton se edhe pas njėzet vjetėve pavarėsi tė Maqedonisė, shoqėria shqiptare nė tė, ende ka mbetur nėn kontrollin e qarqeve policore maqedonaso-serbe, tė cilat qarqe kur tė duan mund tė iniciojnė grindje ndėrpartiake brendashqiptare, e qė pastaj ato mė lehtė tė mund t'i pastrojnė llogaritė me shqiptarėt "e rrezikshėm" pėr shtetin. Andaj edhe ėshtė e pamundur ta kuptosh se kush ua kurdis kėtė lojė shqiptarėve tė kėtushėm: qarqet policore serbe, apo Gruevski i ndihmuar nga Beogradi. Ėshtė e pamundur ta kuptosh se vallė kėto dosje kanė pėr qėllim t'i zbulojnė, apo t'i mbulojnė spiunėt e vėrtetė. Por, njė gjė ėshtė e qartė: duke qenė nė pozitė tė zgjedhin se a do bėhen pėrfaqėsues tė denjė politikė tė popullit tė vet, apo kapitalistė tė ardhshėm, shumica e politikanėve shqiptarė zgjodhėn tė pasuroheshin nė llogari tė popullit, andaj tani duhet ta paguajnė faturėn e zgjedhjes sė bėrė. Faturė tė cilėn, vasali herėdo-kurdo e paguan me kokėn e vet.


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-11-10, 23:59   #2
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Hallet dhe idealet

Shteti i Spiuneve

Kim MEHMETI

Vlerėsuar sipas deklaratės sė njė ish-shefi tė Shėrbimeve pėr Siguri Shtetėrore tė Jugosllavisė sė dikurshme, tė dhėnė pėr njė TV vendor, se spiuni qė fshihet pas pseudonimit “Ibar” ėshtė njė “super-intelektual”, rritet besimi se kjo dosje ėshtė e fabrikuar, se ajo nuk ka tė bėjė me ndonjė udhėheqės tė tanishėm partiak shqiptar, ngaqė shqiptarėt e Maqedonisė nuk kanė asnjė kryetar partie qė do e meritonte njė vlerėsim tė tillė. Nė tė vėrtetė, deri para disa viteve ata kishin njė intelektual tė pėrmasave superiore, por pasi u pasurua, ai u kthye nė Prishtinė, ku tani ėshtė i regjistruar nė dosjen e politikanėve tė pensionuar. Dhe i njėjti, shqiptarėve tė kėtushėm u la nė trashėgimi njė parti tė quajtur PDSH, kryesuesit e sė cilės bartin nė vetvete aq tė keqe, sa ajo do mjaftonte pėr ta helmuar tėrė shqiptarinė, e jo mė njė grusht shqiptarėsh tė Maqedonisė. Kur jemi te kjo parti, duhet rikujtuar se themelimin e saj e shėnoi zbulimin i “spiunėve” nė radhėt e PPD-sė sė dikurshme, zbulim qė asokohe e bėri ATSH-ja e Tiranės, e qė pastaj PDSH-ja tė vazhdonte aktivitetin e vet tė begatė nė “pastrimin” e shoqėrisė sė kėtushme shqiptare nga gjithė “tradhtarėt” qė guxonin t’u thoshin kryesuesve tė saj se nuk janė gjė tjetėr pėrpos “maunokrat”.

Sa u pėrket dosjeve pėr kinse spiunėt policorė nga radhėt e BDI-sė, ėshtė naive tė mendosh se ato pasqyrojnė vetėm betejėn e ndėrsjellė deri nė shfarosje politike mes PDSH-sė dhe BDI-sė. Pra, ėshtė naive tė mos e shohėsh se kėto dosje pasqyrojnė tė vėrtetėn pėr njė Maqedoni, e cila gjithnjė e mė shumė bėhet njė Kazablankė e Ballkanit, se ato shpalosin tė vėrtetėn se ky shtet ishte dhe mbeti njė “stacion policor” i shėrbimeve sekrete policore serbe. Qė do tė thotė, me kėto dosje Serbia i pėrcjell porosi tė qartė Shkupit, porosi e cila ka vetėm njė domethėnie: se kur tė dojė, Beogradi mund ta diskreditojė ēdo person publik nė Maqedoni, me ēka mund tė deligjitimojė edhe cilėndo qeveri tė kėtij shteti. Pra, kėto dosje tregojnė se Beogradi ėshtė vendi ku ruhet e kaluara kolektive dhe individuale e qytetarėve tė Maqedonisė nga kohėt e socializmit jugosllav, me ēka e sotmja e tyre varet nga rojtarėt e bunkerėve tė ish UDB-sė jugosllave.

Andaj, publikimi i tė ashtuquajturave dosje pėr “kodoshėt” shqiptarė mbase edhe nuk kanė pėr qėllim zbulimin, por mbulimin e spiunėve tė vėrtetė. Ato nuk kanė pėr qėllim tė pastrojnė qiellin politik tė Maqedonisė nga mjegulla e errėt e sė kaluarės, por duan tė tregojnė se ēka ndodh me njė shtet si ky, shtet tė cilin partitė maqedonase nė pushtet e ndjejnė si pronė tė vetėn. Pra, duan tė tregojnė se sa lehtė rrėnohen tė gjitha institucionet e njė shteti, kur ato institucione nuk janė nė shėrbim tė qytetarėve, por janė bėrė degė partiake tė VMRO-DPMNE-sė dhe janė vėnė nė shėrbim tė forcimit tė kėsaj partie, si dhe nė shėrbim tė degradimit tė plotė tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Kėto dosje pra tregojnė se ēka ndodh me shqiptarėt e kėtushėm kur BDI-ja tė drejtat e tyre i realizon nė shoqėri me Gruevskin, kur udhėheqėsit e dikurshėm tė UĒK-sė pranojnė t’i shėrbejnė si mbulesė VMRO-sė antishqiptare, njė partie e cila udhėheqės shpirtėror ka “Latasėt e Milenkot”, njerėz qė i mban gjallė urrejtja ndaj shqiptarėve. Gjė qė tė ēon tė pyesėsh veten: Vallė ky do jetė morali i disa politikanėve shqiptarė? Vallė udhėheqėsit e BDI-sė nuk e kuptojnė se duke bashkėpunuar me paēavuret qė deri nė ditėn e fundit i shėrbyen Millosheviēit, ata me dorėn e vet e kanė nėnshkruar mundėsinė qė dikush t’i njollosė, qė dikush t’ua baltosė shqiptarėve tė kėtushėm atė mė tė vlefshmen qė kanė, atė qė ua riktheu dinjitetin dhe krenarinė – UĒK-nė e dikurshme?

Por, sido qė tė jetė, nga kėtė dosje qė dėmtojnė shqiptarėt e kėtushėm, dikush do ketė dobi tė madhe. E ai ėshtė Kryeministri aktual i Maqedonisė, Nikolla Gruevski, nga institucionet e tė cilit Ali Ahmeti tani kėrkon ndihmė tė dėshmojė pastėrtinė e vet. E qė i del njėsoj sikur tė kėrkosh tė tė shpėrlajė ai i cili mbase edhe ta ka hedhur baltėn mbi trup. Pra, me kėto dosje, Gruevski u hapi edhe njė temė shqiptarėve tė kėtushėm qė tė merren me vetveten, e qė ndėrkohė ai pa pengesa ta kompletojė koleksionin e pėrmendoreve nė qendėr tė Shkupit. Me kėto dosje, ai i gjeti punė shtesė Ali Ametit, e ēoi kryesuesin e BDI-sė tė mos merret me punė qė nuk i takojnė, siē ėshtė anėtarėsimi i shtetit nė BE dhe NATO, por tė shtrėngohet tė dėshmojė “pastėrtinė” e vet tė padiskutueshme patriotike. Dhe kėtė, Gruevski e arriti ngaqė e di se tani, sikur edhe vetė Perėndia tė dėshmojė se dosjet janė tė rrejshme, BDI dhe PDSH do paguajnė ēmim tė madh pėr ngritjen e temperaturės politike mes shqiptarėve tė kėtushėm, posaēėrisht kur kėsaj grindjeje iu bashkėngjitėn edhe personalitete tė njohura politike kosovare. Kur jemi te pėrfshirja e politikanėve kosovarė nė kėtė grindje ndėrpartiake mes BDI-sė dhe PDSH-sė, nėse ata do ishin politikisht largpamės, do duhej tė hiqnin dorė nga tė dy kėto parti. Edhe atė nėse jo pėr hiēgjė tjetėr, atėherė shkaku se rasti i dosjeve mė sė miri shpalos tė vėrtetėn se kėto parti nuk janė tė afta tė mbrojnė as vetveten nga manipulimet policore, e le mė popullin. Pra, ata do duhej mė nė fund tė shihnin se shqiptarėt e kėtushėm kanė mbetur peng tė dy partive tė cilat qėmoti janė shkėputur nga populli, se njėra nga ato – PDSH-ja, bart sasi tė madhe tė destruktiviteti politik nė vetvete, e tjetra – BDI-ja, ėshtė aq e pėrgjumur dhe e dehur nga tė qenit pranė grazhdit tė shtetit, sa ka harruar se ka marrė votat e shqiptarėve tė kėtushėm pėr t’i mbrojtur ata nga projektet antishqiptare tė Gruevskit, e jo tė mundohet ta vėrė nė gjumė popullin e vet me ninullat e Ali Ahmetit se ēdo gjė ėshtė koordinuar me “miqtė perėndimorė tė shqiptarėve dhe tė Maqedonisė”.

Kur jemi te dy partitė e kėtushme shqiptare, duhet thėnė se BDI-ja ka vetėm njė tė mirė: nuk ėshtė mė e keqe se PDSH-ja. Andaj, pa hamendje mund tė thuhet se, sikur BDI-sė t’ia heqėsh qafe PDSH-nė, nga partia e Ali Ahmetit, e kėtillė siē ėshtė tani, nuk do mbetej asgjė qė do e bėnte tė pranueshme pėr shqiptarėt e kėtushėm. Nga ana tjerėt, mos ishin kėto dy parti tė atilla siē janė, pra tė interesuara pėr pushtet pa pasur nė dorė shtetin, Gruevski kurrė nuk do ia dilte tė realizonte dy pikat mė tė rėndėsishme tė programit tė tij antishqiptar: ngritjen e pėrmendoreve dhe kishave anė e mbanė Maqedonisė dhe defaktorizimin politik tė shqiptarėve tė kėtushėm. Qė do tė thotė se e keqja e PDSH-sė e ushqen BDI-nė anemike, e tė dyja sė bashku ia mbulojnė Gruevskit njė antishqiptari perfide, mbulojnė veprimet e Kryeministrit aktual tė Maqedonisė, i cili ia doli qė shqiptarėve tė kėtushėm t’ua marrė hakun pėr konfliktin e 2001-shit, duke asgjėsuar thuajse tė gjitha fitoret e shėnuara nė Marrėveshjen e Ohrit.

Do ishte mėkat nėse Gruevski do shpallej fajtor i vetėm pėr kėtė qė u ndodh sot partive dhe shqiptarėve tė Maqedonisė. Fajin mė tė madh pėr kėtė e kanė vetė partitė shqiptare, e strategjinė e tė cilave drejt e lexoi Kryeministri i tanishėm i shtetit, me ēka e kuptoi se ato kanė vetėm njė qėllim: pjesėmarrja e tyre nė qeveri me ēdo kusht dhe pa kushtėzuar me asgjė partnerin maqedonas nė koalicionin qeveritar. Nė tė vėrtet, Gruevski e kuptoi se partitė shqiptare kot qė thirren nė emėr tė popullit, se ato qėmoti kanė mbetur pa popull dhe kanė vetėm partizanė partiakė qė u mbushin kutitė e votimit. Gjė qė mė sė miri u pa gjatė zgjedhjeve presidenciale, kur simpatizantėt e BDI-sė votonin nė vend tė popullit tė tyre, pėr tė pėrmbushur censusin e duhur, pėr tė zgjedhur Presidentin e shtetit qė dėshironte Gruevski, e tė cilin Ali Ahmeti duhej ta pėrkrahte vetėm sa mos ta humbiste pozitėn e vasalit tė besuar nga Kryeministri.

Ja, e tillė ėshtė Maqedonia e sotme, nė tė cilėn shqiptarėt merren me dosje policore, e maqedonasit e ngushėllojnė veten duke krahasuar thėnien e tyre se “mes tre maqedonasve, dy janė spiunė”, me atė se “mes shtatė shqiptarėve, pesė janė kodoshė tė vetvetes”. Me ēka, do del puna se “populli” shumicė qė jeton nė Maqedoni, ėshtė ai i spiunėve policorė, e qė do tė thotė se ēdo shtet i ka spiunėt e vet, por vetėm spiunėt e Maqedonisė kanė shtetin e tyre. Pra, me ēka do dėshmohet se njė shtet i tillė, edhe burrėshtetasit i ka tė telekomanduar nga larg. Do dėshmohet se njė shtet tė tillė mund ta drejtojė edhe njė parti antishqiptare, por e mbuluar nga vasalėt shqiptarė, se mund atė ta drejtojė njė parti si VMRO-DPMNE-ja e Gruevskit, e cila veprimtarinė e vet politike e filloi me mitingjet ku kėrkoheshin “Dhoma gazi pėr shqiptarėt”, e mbase do e pėrmbyllė me ngufatjen pėrfundimtare tė funksionimit politik tė shqiptarėve tė kėtushėm.


__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Maxi : 14-11-10 nė 00:02
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.