Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-01-07, 16:35   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dieta pa e dėmtuar shėndetin

Qė tė mbahet peshė trupore stabile, nevojitet qė marrja energjetike tė jetė e barabartė me shpenzimin. Nėse shpenzimi ėshtė mė i madh, vjen deri te dobėsimi, dhe e kundėrta, nėse marrja ėshtė mė e madhe se shpenzimi, vjen deri te trashja.

Si tė dobėsohem, pa mos e dėmtuar shėndetin tim?
Pėrgjigje racionale e pyetjes si tė dobėsoheni nė mėnyrė tė shėndetshme ėshtė – tė ushtrohet mė shumė dhe tė konsumohet ushqim qė pėrmban mė pak kalori. Qė tė siguroni ushqim me mė pak kalori, nuk nevojitet qė t'i ndryshoni kompletisht shprehitė tuaja ushqimore. Ndonjėherė ndihmon, nėse bėni ndryshime tė caktuara nė mėnyrėn dhe nė kohėn kur hani. Faktorė qė ndohmojnė pėr rritjen e peshės janė:
  • Tė ngrėnurit natėn.
  • Ndodhi tė ndryshme sociale, tė shoqėruara me ngrėnie.
  • Ngrėnie nga shprehia.
  • Tė ngrėnurit dhe pirja e alkoolit njėkohėsisht.
Ndonjėherė mjafton vetėm ta largoni ushqimin nė rrethana tė tilla. Nuk ka nevojė tė zvogėlohet numri i ushqimeve tė rregullta. E dėshirueshme ėshtė tė hani mė pak gjatė ēdo ushqimi dhe ta zmadhoni sasinė e e materieve me fije, karbohidrate dhe yndyra tė pangopura. Dihet qė nėse konsumohen ushqime tė veēanta tė bollshme, kapaciteti i lukthit do tė zmadhohet. Me kėtė zmadhohet dhe sasia e ushqimit qė duhet ngrėnė, qė tė arrihet ndjenja e ngopėsisė. Nėse mundoheni tė dobėsoheni, nuk rekomandohet tė kėrceni ushqime. Nė fakt, nėse kėrceni ushqim, ju pastaj me siguri do tė hani mė shumė se sa do tė kishit ngrėnė zakonisht dhe kjo sjell deri te zmadhimi i kapacitetit tė lukthit.

E parė afatgjatė, dietat e shpejta shpiejnė deri te trashja e pėrsėritur
Shumica e njerėzve qė duhet tė dobėsohen mundohen tė mbajnė ndonjė dietė tė shkurtė, qė nė fakt ėshtė zgjedhje afatshkurte. Nė periudhat e restrikcionit tė ushqimit ose tė urisė, organizmi reagon ashtu qė e zvogėlon metabolizmin. Pas ndėrprerjes sė dietės, organizmi djeg edhe mė pak kalori se sa mė parė, pasi qė organizmi ėshtė mė pak efikas. Pėrveē kėsaj, ėshtė e njohur qė humbja nė peshė gjatė dietave rigoroze ėshtė mė shumė rezultat i humbjes sė ujit dhe indit muskulor, e jo tė dhjamit. Qė tė digjen kiloxhulat nevojitet punė e muskujve. Ēdo herė kur mbani dietė tė tillė, ju humbni edhe pėrqindje tė caktuar tė indit muskulor, qė do tė thotė se organizmi juaj nuk mund tė djeg aq kiloxhula sa ka mundur para mbajtjes sė dietės. Vetėm njė ciklus i trashjes sė pėrsėritur, pas njė diete tė tillė rigoroze, e zmadhon rrezikun pėr sėmundje koronare, pavarėsisht nga niveli i yndyrave. Dietat bashkėkohore pėr dobėsim nė tė cilat rekomandohet sasi e madhe e proteinave dhe sasi e ulur e karbohidrateve janė efikase por mund tė sjellin deri te ērregullimet e metabolizmit. Pėrkundrazi, ditat me pak kalori, me sasi tė madhe tė pemėve dhe perimeve, drithrave integrale, leguminozave dhe produkteve pa yndyrė, janė gjithashtu efikase dhe me gjasa mė tė mėdha qė pas ndėrprerjes sė dietės pesha tė mbahet njėlloj. Me kėtė lloj diete, arrihet qė lukthi tė jetė i plotė dhe ndjenjė ngopėsie, dhe njėkohėsisht zvogėlohet rreziku pėr sėmundje kronike.

Ndryshojeni raportin tuaj ndaj aktivitetit fizik
Edhe pse tradicionalisht vendi ynė ka ushqim relativisht tė shėndoshė, numri i njerėzve tė trashė rritet ēdo vit. Kjo ndodh, pasi qė jemi bėrė popull qė rri. Pėr shumicėn nga ne, aktiviteti fizik nuk ėshtė pjesė e stilit tonė tė jetsės. Aktivitet fizik mesatar ėshtė i mjaftueshėm qė tė pėrshpejtohet metabilizmi dhe tė humbet pasha. Mė sė miri ėshtė qė aktiviteti fizik tė zmadhohet gradualisht. Aktivitet fizik, si ecje, punė nė kopsht, vozitje biēikletė mund tė ndihmojnė nė zvogėlimin e shtresave dhjamore. Mos e pėrdorni veturėn sa herė qė mundeni. Shėtiteni qenin, nėse keni. Shfytėzoni shkallėt nė vend tė ashensorit. Zgjidhni aktivitete qė ju shkaktojnė kėnaqėsi, e jo ato qė mendoni se janė tė mira pėr ju.

Cilat hapa praktike t'i ndėrmarr qė tė dobėsohem, nė mėnyrė tė shėndoshė?
  • Largoni dietat e shpejta.
  • Hani numėr mė tė madh tė produkteve, nga tė gjitha grupat ushqimore.
  • Hani mė pak ushqim gjatė ēdo ngrėnie, por zmadhojeni numrin e ushqimeve gjatė ditės.
  • Zvogėlojeni marrjen e produkteve ushqimore me shumė kalori, tė cilat janė tė varfura me nutriciensė – si ėmbėlsira dhe bonbone. Disa ushqime me shumė kalori qė janė tė pasura nutriciensė, mund tė merren por vetėm nė sasi tė vogėl – p.sh. mish i kuq, arra, avokado, vaj ulliri i parafinuar.
  • Hiqni nga ushqimi yndyrat e ngopura dhe alkoolin.
  • Mundohuni tė hani mė shumė ushqim tė freskėt dhe mė pak produkte tė procesuara.
  • Mundohuni tė mos hani nga kėnaqėsia, atėherė kur jeni tė mėrzitur ose nėn stres.
  • Mundohuni tė ndėrpritni me ngrėnien kur do tė ndjeni se jeni ngopur.
A ju nevojitet ndihmė plotėsuese?
  • Nėse jeni munduar tė dobėsoheni me dieta tė shpejta mė shumė herė por pa sukses, ju nevojitet ndihmė profesionale, qė t'ju udhėzojnė nė mėnyrėn e shėndoshė tė tė ushqyerit.
  • Nėse jeni tė trashė, dhe keni mė shumė se 40 vjet, konsultohuni me mjekun para se tė filloni tė ushtroni.
Ku tė drejtoheni pėr kėshillė?
  • Mjeku juaj
  • Nutricionisti


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.