Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-04-08, 09:41   #1
BE LK
Kalimtar
 
Avatari i BE LK
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4,372
BE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kultura e tė Biseduarit

Kultura e tė Biseduarit


Shkruar nga Muhammed Gazali

Begatia e tė shprehurit ,ėshtė prej dhuntive mė tė mėdha qė ia fali Allahu njeriut,dhe e dalloi me kėtė nga krijesat e tjera:"Rrahmani-Mė shiruesi( Zoti ynė), Ai ia mėsoi Kur'anin.E krijoj njeriun.Ia mėsoi atij tė folurit(tė shprehurit,tė shqiptuarit)."(Er Rrahman:1-4) .
Nė bazė tė vlerės sė dhuntisė ,madhėrohet edhe obligimi ndaj saj,kėrkohet falenderimi i saj,dhe mohohet injorimi i saj.Islami shumė bukur ka sqaruar se si duhet ta shfrytėzojnė njerėzit kėtė dhunti tė ēmuar,dhe si t'i bėjnė fjalėt e tyre,tė cilat i flasin gjatė dites,rrugė qė shpie nė mirėsinė e dėshiruar;sepse ,pjesėt dėrmuese tė njerėzve u ndalėn bisedat,dhe nuk u pushon gjuha. E nėse llogarit atė qė e kanė thėnė,do ta shohėsh se pjese mė e mashe janė fjalė boshe,apo llomotitje tė dėmshme,ndėrkaq Allahu imadhėrishėm nuk i ka krijuar gjuhėt e njerėzve pėr kėtė ,dhe as qė vlerėsohet me kėtė dhuntia e shfytėzuar:"Nė shumė biseda tė tyre tė fshehta nuk ka kurrfarė dobie,pėrveē(bisedes)kush kėshillon pėr lėmoshė,pėr ndonjė tė mirė ose pajtim mes njerėzve.E kush i bėn kėto duke pasur pėr qėllim vetėm kėnaqėsinė e Allahut,Ne do t'i japim mė vonė(nė botėn tjeter)shpėrblim tė madh"(.En- Nisa:114)

Islami i kakushtuar kujdes tė madh ēėshtjes sė fjalės dhe mėnyres sė artikullimit tė tyre,sepse fjalėt qė dakin nga njė person,tregojnė nė esencėn e mendjes sė tij,dhe natyrėn e karakterit tė tij.Po ashtu ,edhe pėr atė se,metodat e tė biseduarit nė njė bashkėsi flasin pėr shkallėn e ngritjes sė saj tė pėrgjithshme dhe nivelin e dėpėrtimit tė vlerave nė mjedisin e asaj bashkėsie.
Njeriu,para se tė flasė,duhet ta pyes veten:"A ka shkak qė tė flas?"Nėse gjen shkak pėr kėtė ,le tė flasė,pėrndryshe heshtja ėshtv mė e preferuar,dhe largimi i tij nga fjalėt,ku nuk ka nevojė,ėshtė vepėr e mirė,e cila ka shpėrblim tė madh,Abdull- llah Ibn Mes'udi thotė:"Pasha Atė,pėrveē tė Cilit nuk ka zot tjeter,nuk kambet nė sipėrfaqe tė tokės gjė mė tė nevojshme pėr burgim tė gjkatė,se sa gjuha!!"/Trasmeton Teberaniu/
Abdull-llah Ibn Abasi{radiall -llahu anhu}thotė:"Pesė sende ,janė mv tė vlefshme se sa njė turmė kafshėsh tė shtrenjta :Mos fol pėr atė qė nuk tė intereson,sepse kjo ėshtė e tepėrt,dhe nuk je i sigurtė nga mosbėrja e mėkatit!
Po ashtu,mos fol pėr atė qė tė intereson,pa ia gjetur fjalės vendinb,sepse ėshtv turp tė flasėsh pėr njė ēėshtje qė tė intereso,nėse nuk ia gjen asaj vendin e e vet!
Mos u fjalos as me njė njeri tė urtė,e as me njė tė mendjelehtė,sepse i urti nuk do te ēmojė,ndėrkaq mendjelehti do tė ofendojė!
Nė mosprani tė vėllaut tėnd,pėrmende atė gjė pėr tė cilėn ti dėshiron qė ai tė pėrmend ty,dhe mbuloja atij ato,tė cilat dėshiron qė ai ti tė tii pėrmend ty...
Bėre punėn e atij,i cili i shihet se shpėrblehet pėr mirėsi,e dėnohet pėr mėkat."/Transmeton Ibn Dunja/
Muslimani kėtė mund ta arrijė vetėm nėse e zotėron gjuhėn e vet dhe dominon mbi frenat e saj me fuqi.Kėshtu,do ta ndalė atė atje ku duhet tė heshtet ,dhe do ta korrigjoj atje ku duhet folur.Ndėrkaq, ata tė cilėve u prinė gjuhėt e tyre,ato i ēojnė nė vendshkatėrrimin e tyre.
Njėmend,llomotitja e tepėrt ka njė zhurm e cila e largon pjekurinė.Pjesa mė e madhe e atyre qė u prinė tubimeve,dhe prej tė cilėve dalin fjalėt pa ndalė,e bindin dėgjuesin se fjalėt e tyre nuk i mbėshtesin nė vetėdije dhe tė zgjuar apo ide tė thellė,madje ndėgjuesi edhe mund tė mendojė se nuk ka kurrėfarė lidhje nė mes mendjes dhe kėtij vargu fjalėsh!
Njeriu i cili dėshiron t'i tubojė idetė e veta dhe t'i kontrrollojė punėt e veta ,anon kah heshtja,bile, kur ai dėshiron ta njofttojė vetėn,dhe t'i koordinojė idetė,largohet nga ambienti i zhurmshėm,nė njė vend tė heshtur apo anė tė qetė.Pėr atė edhe edhe nukėshtė e rastit qė islami e preferon heshtjen,dhe konsideron atė metodė efikase tė edukimit tė suksesshėm.
Prej kėshillave tė Pejgamberit{ salall-llahu alejhi ve selam},drejtuar Edu Dherrit,ėshtė edhe kjo:"Duhet qė mė tepėr tė heshtėsh,sepse kjo e largon shejtanin dhe tė ndihmon nė fe."/Transmeton Ahmedi/
Po gjuha e pa masė ėshtė litar i lėshuar nė dorėn e shejtanit ,i cili e kthen njeriun kah tė dojė.Andaj,nėse njeriu nuk mund ta kontrollojė veten,goja e tij do tv jetv derė pėr dėpėrtimin e hedhurinave, tė cilat do ta ndotin zemrėn e tij dhe do ta hudhin mbi tė perdėn e letargjisė.Pejgamber i{sallall- llahu alejhi we selem}thotė:"Nuk do tė jetė si duhet besimi i njeriut,derisa nuk ėshtė si duhet zemra e tij;e nuk do tė jetv si duhet zemra e tij ,derisa nuk ėshtė si duhet gjuha e tij."/Transmeton Ahmedi/

Periudha e parė e kėtij rregullimi ėshtė ,qė t'i largojė njeriu duart e veta nga nga ajo qė nuk ėshtė punė e tij,si dhe mos ta invovojė veten nė atė pėr tė cilėn nuk pyetet:"Prej shenjave tė besimtarit tė mirė ėshtė,qė mos tė merret me atė qė nuk i hynė nė punė."/Transmeton Trimidhiu/
Largimi nga gjėrat e kota,ėshtė prej konditave tė shpėtimit dhe faktorve tė pėrkryeshmėrisė .Kėtė(largim nga gjėrat e kota)Kur'ani e ka pėrmendur nė mes tė dy detyrave obligative ,Islame,namazit dhe zekatit:"Ėshtė e sigurt se kanė shpėtuar besimtarėt Ata tė cilėt janė tė pėrulur dhe tė kujdesshėm gjatė faljes sė namazit.Dhe ata tė cilėt ishmangen tė kotės (fjalė a punė).Dhe ata tė cilėt rregullisht e japin zekatin."(El-Mu'minun: 1-4)
Nėse tėrė bota dot'i llogariste gjėrat e kota,tė cilat e preokupojnė kohėn e tyre tė lirė,qofshin fjalė a punė,do tė befasohej nėse aty gjen pjesėn mė tė madhe tė rrėfimeve tė publikuara,revistav e tė njohura,fjalimeve e radiotelevizioneve, gėnjeshtrave sistematike pėr tė cilat janė ngjitur sytė dhe kah tė cilat anojn veshėt,ndėrkaq ato nuk i sjlellin asnjė dobi njeriut.Islami e urren gjėnė e kotė,sepse ai i urren ēėshtjet boshe dhe tė pakuptimta.Pastaj, po ashtu,kėto ta humbin jetėn nė gjėra tė kota,pėr tė cilat nuk ėshtė krijuar njeriu,e jo nė seriozitet dhe prodhim.Nė bazė tė pastrimit tė njeriut nga gjėrat e kota,do tė jetė grada e tij te All-llahu s.w.t.



vijon....






__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *

Hasan El-Basri
BE LK Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-04-08, 09:42   #2
BE LK
Kalimtar
 
Avatari i BE LK
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4,372
BE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kultura e tė Biseduarit

Transmetohet prej Enes Ibn Malikut i cili thotė:"Vdiq njė njeri,ndėrkaq njė njeri tjetėr ,pėrderisa Pejgamberi{salall- llahu alejhi we selem}dėgjonte, tha :"Pėrgėzo me xhennet."Atėhere Pejgamberi{salal- llahu alejhi we selem} i tha:"Apo nuk e di!?Ndoshta ai ka folur gjėrat qė nuk i hyjn nė punė,apo kaqe nė koprrac pėr gjėrat qė s'i kanė munguar."/Transmeton Trimidhiu/
Ai i cili flet kot,pėr shkak tė lidhjes sė dobėt nė mes tė menduarit dhe shprehjes,i lėshon fjalėt pa frena.Ndoshta mund tė thotė ndonjė fjalė,e cila do ta vė nė sprovė tė rėndė dhe do t'ia shkatėrroj ardhmėrinė.Ėshtė thėnė:"Kush flet shumė ,edhe gabon shumė."

Poeti thotė:
I riu vdes nga vuajtja nė gjuhė
E nuk vdes nga vuajtja nė kėmbė
Nė hadith pėrmendet:"Njeriu e thotė njė fjalė,me qėllim qė t'i bėjė tė qeshin njerėzit,e me tė rrėmbehet mė larg se nė mes tė qilellit dhe tokės!Njeriu rrėshqet me gjuhen e vet,mė keq sesa qė rrėshqet me kėmbėt e veta."/Transmeton Bejhekiu/
Kur tė flasė njeriu,le tė flasė mirė ,dhe le t'ia bėjė shprehi gjuhes sė vet fjalėt e bukura,sepse tė shprehurit e mirė,pėr atė qė e bren nė shpirt,ėshtė kulurė e lartė tė cilėn All-llahu ua bėri obligim tė gjithė pjesėtarėve tė feve.Kur'ani Famėlartė tregon qartė se ,fjala e bukur ėshtė prej esenceės sė besės sė marrė nga Bani Israilėt nė kohėn e Musait {alejhi selam}."(pėrkujtoni)Kur ne morėm zotimin e bijve tė israilit;mos adhuroni tjetėrkė,pėrveē All-llahun,tė silleni mirė ndaj prindėrve,ndaj tė afėrmve,ndaj jetimėve,ndaj tė varfėrve dhe njerėzve u thuani fjalė tė mira;falnie namazin dhe jepni zekatin..."{El Bekare:83}
Fjalėt e mira dhe tė matura u pėrshtaten tė gjithėve ,edhe miqve edhe armiqve,dhe japin fryte tė kėndshme.
Pėr sa u pėrket miqve,fjalėt e mira e ruajnė dashurinė e tyre dhe e zgjasin miqėsinė e tyre,si dhe pengojnė shejtanin qė mos t;i shkatėrroj lidhjet e tyre dhe mos t'ua prish moralin:"E ti robve tė Mi thuaju:Le ta thonė atė qė ėshtė mė e mira,pse djalli i ndėrsen mes tyre ,e ėshtė e ditur se djalli ėshtė armik i hapėt i njeriut{.El -Isra:53}
Djalli u rri njerėzve nė pusi;ai dėshiron tė fut nė mes tyre armiqėsi dhe urrejtje,dhe prej njė problemi tė vogėl tė bėjė konflikt tė pėrgjakshėm;nuk do ta ndalte rrugėn pėrpara tij asgjė,sikurse fjala e mirė.
Ndėrkaq,fjalėt e mira me armiqėt,e shuajnė armiqėsinė e tyre,e tyejn mllefin e tyre,apo sė mė sė paku ,fjalėt e mira e ndalin zhvillimin e sė keqes dherritjes e pasojave tė saj:"Nuk ėshtė e barabartė e mira dhe e keqja.Andaj,(tė keqen)ktheje nė mėnyrėn mė tė mirė,se atėhere ai ,me tė cilit kishit njėfarė armiqėsie,do tė bėhet mik i afėrt.{Fussilet:34}
Lidhur me tė bėrit shprehi njerėzve fjalėt e buta,sado qė tė ndryshojė situata e tyre,Pejgamberi{ salall-llahu alejhi ve selem}thotė:"Ju nuk mund t'i pėrfshini tė gjithė njerėzit me pasurinė tuaj,andaj,tė jetė ajo qė do t'i pėrfshijė prej jush,buzėqeshja dhe sjellja a mirė"/Tnasmeton Bezzari/Bile, Islami mė tepėr e preferon sjelljen e mirė ndaj njeriut,edhe nėse nuk jep asgjė,sesa t'i japėsh diqka,por nė tė njejtėn kohė ta ofendosh."Njė fjalė e mirė dhe jė lehtėsim (qė i bėhet lypėsit)ėshė mė e dobishme se njė lėmoshė qė pėrcillet me tė keqe,All-llahu nuk ka nevojė pėr askė,ėshtė i Butė."(El Bekare:263).
Fjala e mirė ėshtė veti e cila shkon bashkėrisht me mirėsinė dhe vlerat e larta,tė cilat epropozojnė njeriun e pajisur me to,pėr kėnaqėsinė e All-llahut,dhe ia caktojnė begatinv e pėrhershme.
Transmetohet prej Enesit,i cili thotė:"Njė njeri i tha Pejgamberit{ salall-llahu alejhi ve selem}:Ma mėso njė punė,e cila do tė mė futė nė xhennet!"(Pejgamber i)Tha:"Ushqej njerėzit,pėrhape selamin,falu natėn kur njerėzit flejnė,do tė hysh nė Xhennet i shpėtuar."/Transmeton Bezzari/
All-llahu i Madhėrishėm urdhėron,qė dialogu ynė me pjesėtarėt e feve tjera tė jetė nė kėta kufij tė qetėsisė fisnike,ku nuk do tė ketė dhumė e injorim,me pėrjashtim,nėse ndonjė njeri i keq na sulmon,atėherė ai duhet tė pengohet dhe tė ndalet armiqėsia e tij:"Ithtarėt e librit mos i polemizoni ndryshe(kur i thirrni nė fenė tuaj)vetėm ashtu si ėshtė mė sė miri,pėrveē atyre ė janė mizorė..."(El-Ankebut: 46)
Njerėzit e mėdhenj kanė kujdes nė ēdo situatė;ata qė mos tė lėshojnė ndonjė fjalė tė keqe ,dhe mos tė jenė mendjelehtė apo arrogantė.

Maliku,transmeton, se i ėshtė pėrcijellė atij prej Jahja Ibn Seidit,se Isai{alejhi selam}kaloi pranė njė derri nė rrugė,dhe i tha"Shko i qetė!" I thanė Isaut:"I thua kėshtu derrit?"Ai tha :"Unė frikohem mos e mėsoj gjuhėn time tė flas fjalė tė ndyta!"
Disa njerėz jetojnė pa fije turpi dhe janė arrogantė;nga shprehitė e tyre nuk i ndalojnė bindjet;vyrtytet e tyre nuk i bėjnė tė njerėzishėm;dhe nuk brengosen fare se i dėmtojnė tė tjerėt.Kur gjejnė fushė tė pėrshtatshme pėr ta ngopur natyrėn e tyre arrogante e injorante,ata verojnė si tė tėrbuar;nuk ndėgjojnė asnjė thirrje,dhe nuk mund t'i ndalin tė ligat e tyre.
Njriu fsnik nuk duhet tė ngatėrrohet nė fjalė me tipat e tillė,sepse nxitja e arrogancės sė tyre ėshtė e keqe e madhe,ndėrkaq pengimi i saj ėshtė i domosdoshėm.Andaj islami e legjitimitoj izolimin e mendjelehtėve.
Njėherė,njė njeri prej injorantėve tė pėrmendur,u ndal para shtėpisė sė Pejgamberit{ sala ll-llahu alejhi we selem}dhe dėshironte tė hyjė brenda.Pejgamberi{ sala ll-llahu alejhi ve selem} u tregua i mirė ndaj tij,derisa e largojė.Kjo ishte e domosdoshmem ngase butėsia ėshtė fren pėr mendjelehtin, e sikur ta lente ta derdh tėrė atė qė e kishte nė natyrėn e tij arrogante,do ta ndėgjonte atė qė nuk e dėshironin veshėt e tij!!

Transmetohet prej Ajshes{radiallahu anha},e cila thotė:"Njė njeri kėrkoi leje tė hyjė te Pejgamberi{sala ll-llahu alejhi we selem},dhe tha:"Ky ėshtė njeri i keq."Mirėpo,kur ai hyri te Pejgamberi,ky e priti me zemergjerėsi dhe i foli me butėsi,e kur doli,i thashė:"O Pejgamber i All-llahut,kur dėgjove se vjen ky njeri ,the:"Kėshtu e kėshtu,e pastaj iu tregove mikėpritės dhe zemergjerė!!Pejgambe ri{sal-lall- llahu alejhi we selem}tha:"Oj Ajshe,kur mė ke parė mua tė lig?Njeriu me pozitė mė tė keqe te All-llahu Ditėn e Gjykimit,ėshtė ai tė cilin e braktisin njerėzit duke u frikuar nga arroganca e tij."/Transmeton Buhariu/
Kėtė metodė e verifikojnė pėrvojat.Njeriu nuk bėn ta humb karakterin e vet,me ata tė cilėt nuk kanė karakter njerėzor.Sikur njeriu tė merrej me edukimin e ēdo injoranti qė e takon ,atė do ta lodhnin kurthat e shumta nė tė cilat do tė haste.Andaj, prej vetive tė para me tė cilat karakterizohet robėrit e All-llahut,numė rohet kjo masė mbrojtėse:"E robėrit Zotit janė qė ecin nėpėr tokė tė qetė,e kur atyre me fjalė u drejtohen injorantėt,ata thonė:Paqe!"(El-Furkan :63)
"Dhe kur dėgjojnė ndonjė llomotitje marrėzie,i kthejnė shpinėndhe thonė:Ne kemi veprat tona e ju tuajat,qofshi larg nesh,ne nuk na duhen injorantėt!"(El-Kasas: 55)
Njeriu mund ta shuaj mllefin e vet njėherė,e pastaj din tė shpėrthen!Por duhet ditur se,prej muslimanit tė vyeshėm kėrkohet qė tė zhagisė tė keqen mė tepėr se aq,ashtu qė mos ta lė plangprishėsinė qė tė dominon me tė nė fund.
Transmetohet prej Seid Ibėn Mussejjibit, i cili thitverisa ishte Pejgamberi{sal- lall-llahu alejhi we selem}i ulur me shokėt e vet,njv njeri i ra nė qafė Ebu Bekrit dhe e ofendoi,e ai heshti;pastaj pėr sė treti e ofendoi,e Ebu Bekri ngadhėnjeu,ndė rsa Pejgamberi{sal- lall-llahu alejhi we selam}u ngrit.Ebu Bekri{radiall- llahu anhu}itha:"O Pejgamber i All-llahut,a u hidhėrove me mua?"Tha:"Jo, por zbriti njė melek nga qielli,duke e pėrgėnjeshtuar atė qė ai e tha.Kur ti ngjadhėnjeve, meleku shkoi,e djalli u ul,e unė nuk ulem kur uket djalli/Transmeton Ebu Davudi/
Braktisja e mendjelehtėve nuk nėnkupton pranimin e nėnshtrimit;dallimi nė mes kėtyre dy rasteve ėshtė shumė i madh.E para ėshtė,kontrollimi i vetes para faktorėve shqetėsues,si dhe ndalimi i vetes,nė ēdo kusht,qė mos ta provokojnė cytjet e mllefit dhe hakmarrjes.Ndė rkaq e dyta ėshtė,inercion i shpirtit dhe nėnshtrim i vetė pėrbuzjes,si dhe pranim i njeriut atė me tė cilin nuk pajtohet njė njeri i menēur apo i njerėzishėm.
Kur'ani e ka proklamuar simpatinė ndaj braktisjes sė mendjelehtėve, dhe urrejtjen e tij ndaj pranimit tė nėnēmimit:"All-llahu nuk e do publikimin e shprehjeve tė kėqija,pėrveē(publikimin)tė atij qė i ėshtė bėr padrejt.All- llahu ėshtė dėgjues,i dijshėm.Nėse publikoni ndonjė tė mirė ose e fshihni atė,ose i falni ndonjė tė keqe(dikujt),All-llahu i Plotėfuqishėm fal shumė!"(En-Nisa:148- 149)

vijon...
__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *

Hasan El-Basri
BE LK Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-08, 09:44   #3
BE LK
Kalimtar
 
Avatari i BE LK
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4,372
BE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kultura e tė Biseduarit

Prej garancave,tė cilat i ka paraparė Islami pėr mbrojtjen e fjalėve nga arroganca dhe epshi,ėshtė ndalimi i polemizimit dhe mbyllja e dyerve tė tij,pa marrė parasysh se a ėshtė me tė drejt ajo,pėr shkak se ka situata tė cilat e zotėrojnė njeriun dhe e shtyjnė tė dominojė,e bėjnė njeriun t'i provokojė tė tjerėt me fjalė,dhe t'i gjuan dilemat tė cilat endihmojnė annėn e tij dhe shprehjet tė cilat e favorizojnė argumentin e tij.Kėshtu,dėshira pėr tė triumfuar do tė jetė mė e rėndėsishme tek ai,se ngadhėnjimi i tė vėrtetėts,e po ashtu,i paraqet veset e kokėfortėsisė dhe egoizmit nė njė formėshumė tė shėmtuar,kurse pranė tyre nuk ka vend pėr sqarim apo qetėsi!!
Islami i injoron kėto situata,dhe i konsiideron tė dėmshme pėr fenė dhe moralin.Pejgamberi{ sal-lall- llahu alejhi we selem}thotė:"Kush i le polemizimet, duke qenė fajtorė,do t'i ndėrtohet njė shtėpi nė oborrė tė Xhennetit;kush ile polemizimet, duke qenė nė tė drejtė,do t'i ndėrtohet njė shtėpi nė mes tė Xhennentit;e kush ka moral tė vyeshėm,dot'i ndėrtohet nė pjesėn mė tė lartė tė tij."/transmeton Ebu Dvudi/
Disa njerėz janė shumė llafazanė,gjė qė i nxit tė ngatėrrohen edhe me dijetarėt edhe me injorantin,dhe e bėjnė fjalosjen epsh dominues me ta,e ata asnjėherė nuk mund ta kontrrolojė atė.
Ky grup njerėzish,nėse retorika e tyre doominon mbii ēėshtjet e njerėzve,e prish krejt,e nėse dominon mbi tė vėrtetat e fesė,e njollosė bukurinė e tyre dhe e humb prestigjin e tyre .Islami ėshtė shumė i zemėruar nė kėtė grup llomotitės njerėzish.Pejgamberi {sal-la-llahu alejhi we selem}thotė:"Njerėzit tė cilėt mė sė tepėrmi i urren All-llahu,janė polemizuesit e ashpėr."/Transmeton Buhariu."Ēdo popull i cili ka devijuar pas udhėzimit,i ėshtė dhėnė polemizimit."/Transmeton Trimidhiu



Ky grup nuk ndalet me aftėsinė e tė shprehurit te kufijt e paraparė;ai dėshiron vetėm fjalė,dėshiron qė me kėtė tė tregojė superiorittet dhe zhagitje;rte ai nė rend tė parė vijnė termet,kurse nė rend tė dytė kuptimet,ndėrkaq qėllimeve fisnike ndoshta u ka takuar vendi i fundit,e ndoshta edhe nuk gjejnė vend mes kėsaj zhurme.
Njėherė ndodhi qė njė njeri,prej atyre tė papjekurve,erdhi te Pejgamberi{sal- lall-llahu alejhi we selem },dhe sa herė qe Pejgamberi{sal- lall-llahu alejhi we selem}fliste diēka,ai e mundonte veten qė tė flasė diēka qė do tė jetė mbi fjalėt e Pejgamberit{ sal-lall- llahu alejhi we selem}!!Kur ,shkoi,Pejgamberi{ sal-lall- llahu alejhi we selem}tha:"All- llahu nuk e do kėtė dhe tė ngjashmin me tė;ata i hutojnė(mbėshtjellinn jerėzit me gjuhėt e tyre,sikur qė e mbėshtjell lopa me gjuhėn e saj barin;kėshtu do t'i mbėshtjellė All-llahu gjuhėt dhe fytyrat e tyre nė zjarr."/Transmeton Teberaniu/
Polemikat,nė fe,politikė,shkencė dhe arte,kur kur zhvillohen nga kėta pseudointelektual, e prishin fenv,politikė n,shkencėn dhe artet;ndoshta shkaku i rėnjes sociale,ndarjeve juridike,grupimeve sipas sekteve,si dhe shume gjėra tė tjera qė e kanė goditur ummetin Islam,ėshtė kjo polemikė e mallkuar nė tė vėrtetat fetare dhe ēėshtjet jetėsore.Polemika ėshtė gjėja mė e largėt nga studimi objektivdhe argumentimi i qėlluar.
Transmetohet nga disa sahabė,se kanė thėnė:"Njė ditė,derisa ishim duke polemizuar pėr njė ēshtjet fetare ,arriti Pejgamberi{sal- lall-llahu alejhi we selem},dhe kur na pa ashtu,u hidhėruar aq teper,sa qė nuk e kemi pa tė hidhėrohet nė atė mėnyrė,pastaj na qortoi dhe tha:"Ngadalė, opopullė i Muhamedit!Ata qė ishin para jush mu pėr kėtė u shkatėrruan;lerė ni polemizimin, se nuk ka hajr nė tė;lerėni poelmizimin sebesimtari nuk polemizon;lerė ni polemizimin, se humbja e polemizuesit veq ėshtė kompletuar;lerė ni polemizimin, se mjafton si mėkat tė vazhdosh me polemikė;lerėni polemizimin ,se unė nuk ndėrmjetėsoj pėr polemizuesin nė Ditėn e Gjykimit;lerė ni polemizimin, se unė jamė garantues pėr tre pallate nė Xhennet,njė nė oborr,njė nė mes tė tij,dhe njė nė pjesėn mė tė lartė tė tij,pėr atė qė e le polemizimin, duke qenė krrekt;lerėni polemizimin, se gjėja e parė nga e cila mė ndaloi Zoti im,pas adhurimit tė idhujve, ėshtė polemizimi(dyshimi) ."/Transmeton Teberaniu/
Njerėzit,nėpėr tubime tė ndryshme ,bisedojnė,ndė rsa Islami i urren tubimet e parzitėve,tė cilėt e kalojnė kohėn e tyre nė injorimin e lajmeve dhe dhe gjurmimin e tė metave,sepse ata kanė pasui tė tepert nėn hijen e sė cilės rehatohen,dhe ata nuk kanė punė tjeter,pos se tė merren me ēėshtjet e tė tjerėve:"Mjerė pėr secilin qė ofendon e pėrqesh(njerėzit).Qė ka tubuar pasuri dhe qė atė e ruan tė mos i pakėsohet.E mendon se pasuria a e tij do ta bėjė tė pėrjetshėm.Jo, tė mos mendojė ashtu!Se ai pa tjetėr do tė hidhet nė Hutame."(El-Humeze:1- 4)
Nė kohėn tonė mjaft janė pėrhapur qėndrimet e njerėzve nėpėr klube dhe kafene.Ndėrkaq, kjo ėshtė njė e metė e cila e goditi shoqėrinė me sėmundje tė ndryshme,dhe nėpėr fshatra dhe qytete kėto janė shumuar pa asnjė nevojė.

Nė hadith pėrmendet:"Ruajuni qėndrimit nėpėr rrugė.."Thanė (shokėt):"Ne nuk kemi ēare pa qėndruar aty,sepse bisedojmė."(Pejgambe ri)Tha:"Nė se keni vendosur patjetėr tė qėndroni ,jepjani rrugės hakun e vet."Thanė:"Cili ėshtė haku i rrugės?"Tha:" Ruajtja e shikimit,largimi i pengesave,kthimi i selamit,urdhė rimi pėr tė mirė dhe ndaklimi nga e keqeja."Transmeton Muslimi.



P.s.

E solla kete shkrim se keshille per te gjithe muslimanet dhe ata qe duan te keshillohen me fjalet e zotit dhe te derguarit te tij, dhe kjo te jete si nje teme qe dovazhohet te keshillohet ne menyre te vazhdueshme per menyren e te biseduarit ne grup.
Le te te jete kjo nje teme ku te bisedohet vetem me keshilla kuranore dhe profetike dhe frymes se tyre, e jo nje teme ku secili person qe ka deshire te vazhdoje ironite e rastit te shprehet si te doje. E thashe kete per arsye se ketu jemi ne nje forum mesime nga kurani, e cdo lajthitje nga kjo mua me duket e pa vend...!

Lus moderatoret qe te fshijne cdo lloj shkrime qe nuk ka te beje me temen, e qe sillet ne menyra provokative e rrugaqerore siq eshte vazhduar zakonisht...!


__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *

Hasan El-Basri
BE LK Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.