Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-08-11, 02:51   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Post 5 ushqimet qe ndihmojne te mbetesh shtatzene...

Ka shumė femra qė kėrkojnė tė mbeten shtazėnė. Dhe pėrfundimi i rasteve mė tė mėdha ėshtė dėshtues. Ne nė kėtė artikull do ju ndihmojmė tė kuptoni se cilat janė 5 ushqimet qė ju ndihmojnė dhe shtojnė gjasat qė tė mbeteni shtatzėnė.
1. Drithėrat
Karbohidratet si buka nga gruri i plotė, orizi i kafenjtė, buka e misrit dhe qulli tėrshėrės nuk ndikojnė nė insulinė dhe sheqer tė gjakut prandaj mos i eliminoni ato, por konsumojini, sepse ajo qė ėshtė e mirė pėr funksionin e insulinės ėshtė e mirė edhe pėr tė mbetur shtatzėnė.
2. Proteina
Proteina nga bimėt si fasulet, bizelet dhe kikirikėt janė shoqėruar me shtim tė lindshmėrisė, diēka qė proteinat nga mishi kuq dhe mishi i shpezėve nuk i ofrojnė.
3. Produktet tė qumėshtit
Ndoshta e ke vėshtirė tė mendosh se qumėshti, kosi, madje edhe akulloret janė ushqime qė ju ndihmojnė tė mbeteni shtatzėnė, sepse nė bazė tė njė studimi tė bėrė nė Harvard ėshtė zbuluar se gratė qė konsumonin kėto ushqime kishin mė pakė probleme ovulimi. Produktet e qumėshtit pėrmbajnė kalcium, i cili ėshtė njė materie ushqyese e rėndėsishme i lindshmėrisė, por gjithsesi nuk duhet tepruar me konsumimin e tyre.
4. Frutat dhe perimet
Tė gjithėve na pėlqejnė frutat dhe perimet, sepse ata janė tė shėndetshme dhe tė ushqyeshme. Para sė gjithash, ato janė plot me antioksidues tė cilėt promovojnė shėndet tė pėrgjithshėm dhe reproduktivė. Madje shumė fruta dhe perime si, portokalli dhe frutat e tjera citrike, dredhėzat dhe perimet me gjethe tė gjelbra, kanė njė materie ushqyese e cila ėshtė e rėndėsishme, me tė cilėn duhet tė mbusheni para shtatzėnisė qė tė parandaloni defektet e lindjes.
5. Yndyrat e mira (acidet yndyrore omega-3)
Thuaj ‘jo’ yndyrave tė ngopura dhe trans-yndyrave, dhe po yndyrave gjysmė tė ngopura dhe acideve yndyrore omega-3. Kėto yndyra zvogėlojnė pezmatimin dhe shtojnė ndjeshmėrinė ndaj insulinės. Ato zakonisht gjenden nė avokado, arra, lajthi, farat e kungullit, sardelet, dhe peshku salmon.
Madje ju mund t’i kombinoni kėto ushqime nė tė gjitha mėnyrat pėr tė shtuar ndikimin e tyre nė pėrmirėsimin e lindshmėrisė. E rėndėsishme ėshtė qė t’i bėni kėto ushqime pjesė tė dietės tuaj qė tė shtoni gjasat pėr tė mbetur shtatzėnė.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-10-11, 16:04   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 5 ushqimet qe ndihmojne te mbetesh shtatzene...

Miomat dhe steriliteti


Prof. Dr. Mustafa Bahēeci


Miomat e mitrės janė lloji mė i shpeshtė i tumoreve tė traktit reproduktiv femėror. Deri nė moshėn 45 vjeēare, rreth 70% e grave do tė kenė mioma. Nė shumicėn e rasteve, miomat janė tė vogla dhe nuk shkaktojnė probleme, por rreth njė e treta e grave tė cilat kanė mioma, kanė probleme.


Miomat janė mė tė shpeshta tek gratė tė cilat janė mbipeshė. Nuk dihet shkaku se pėrse miomat zhvillohen dhe rriten nė mitėr. Dihet se niveli i lartė i estrogjenit dhe progesteronit e stimulon rritjen e tyre. Pėr kėtė arsye, mioma rriten mė shumė gjatė shtatzėnisė dhe gjatė moshės reproduktive, kurse tkurren dhe zvogėlohen pas menopauzės. Nėse mioma rritet shumė, atėherė ajo mund tė mos ushqehet mjaftueshėm me gjak dhe si pasojė ajo fillon tė degjenerojė.
Mioma mund tė ketė madhėsi mikroskopike, por mund tė jetė e madhe edhe sa njė top i basketbollit. Mund tė rritet nė pjesė tė ndryshme tė mitrės:
* Nė brendi tė murit tė mitrės – quhet mioma intramurale.
* Nėn shtresėn e brendshme tė mitrės (nėn endometrium) – quhet mioma submukoze.
* Nė sipėrfaqen e jashtme tė mitrės – quhet mioma subseroze.
* Disa mioma mund tė kenė kėrcell dhe quhen mioma me pedunkul. Miomat tė cilat rriten nė brendi tė murit tė mitrės ose nėn endometrium, e ērregullojnė formėn e mitrės.





Simptomat

Simptomat varen nga numri i miomave, nga madhėsia e tyre dhe nga vendi qė ato kanė nė mitėr. Shpeshherė, miomat, edhepse janė tė mėdha, nuk shkaktojnė simptoma. Miomat, veēanėrisht ato tė cilat gjenden nėn endometrium shkaktojnė gjakderdhje tė madhe menstruale dhe bėjnė qė gjakderdhja tė zgjatė mė tepėr. Si pasojė mund tė zhvillohet anemia.
Miomat e mėdha, sidomos ato intramurale mund tė shkaktojnė dhimbje nė pelvik. Mioma mund ta shtypė fshikėzėn e urinės dhe pėr kėtė arsye pacientet kanė nevojė qė tė urinojnė mė shpesh. Miomat mund ta shtypin edhe zorrėn e trashė duke shkaktuar kėshtu kapsllėk. Nėse mioma ėshtė e madhe, atėherė edhe barku do tė jetė mė i rritur. Nėse ka pedunkul, ajo mund tė pėrdridhet dhe mund tė shkaktojė dhimbje tė mėdha.
Miomat tė cilat nuk kishin shkaktuar probleme pėrpara shtatzėnisė, mund tė paraqesin problem gjatė shtatzėnisė. Problemet janė: aborti, lindja e parakohshme, prezantimi jonormal i bebes dhe gjakderdhja e madhe pas lindjes (hemorragjia postpartale).
Miomat mund tė shkaktojnė sterilitet nėse bllokon tubat e mitrės ose nėse e ērregullon formėn e mitrės. Nėse forma e mitrės ėshtė e ērregullt, ngjitja e qelizės vezė tė fekonduar (implantimi) do tė bėhet me shumė vėshtirėsi, e ndonjėherė fare s’mund tė ndodhė implantimi.

Diagnoza
Gjinekologu mund tė zbulojė miomėn (ose miomat) gjatė ekzaminimit tė pelvikut. Pėr tė konfirmuar diagnozėn bėhet ekzaminimi me ultrazė me sondė vaginale.
Trajtimi
Nėse mioma nuk shkakton probleme, atėherė nuk ka nevojė pėr asnjė trajtim. Mjafton qė ēdo 6 deri 12 muaj tė bėhet ekzaminimi me ultrazė pėr tė parė se mioma a po rritet apo jo. Nėse mioma shkakton probleme, atėherė duhet tė bėhet mjekimi. Mjekimi i miomės mund tė bėhet edhe me barna, por efekti i barnave ėshtė i pėrkohshėm. Asnjė bar nuk mund tė zhdukė miomėn pėrgjithmonė! Mjekimi mė i mirė ėshtė mjekimi kirurgjikal, kur me operacion hiqet pėrgjithmonė mioma (ose miomat).
Miomektomia (heqja e miomave me operacion) mund tė bėhet me laparotomi ose me laparoskopi. Miomat submukozale mund tė hiqen me histeroskopi. Se cilat nga kėto metoda varet nga madhėsia, nga numri, nga lokalizimi i miomave dhe nga ekspertiza e operatorit.
Laparoskopia ka bėrė revolucion nė gjinekologji pėr shkak tė traumės shumė tė vogėl, rekonvaleshencės sė shpejtė dhe qėndrimit tė shkurtėr tė pacientes nė spital. Laparoskopi ėshtė njė lloj teleskopi pėrmes sė cilit mund tė shihet brendia e barkut. Nė bark bėhen dy ose tri vrima jo mė tė mėdha se 1 cm, nėpėr tė cilat futen instrumentet me tė cilat do tė kryhet operacioni. Pasi qė vrimat janė shumė tė vogla, pacientja nuk do tė ketė vragė dhe do ta marrė veten shumė mė shpejt sesa pas operacionit klasik laparotomisė (kur hapet barku).
Laparoskopia ėshtė shumė efektive dhe shumė e sigurt kur kryhet nga njė mjek i trajnuar. Nėse miomat hiqen me laparoskop, kjo pėr pacientet paraqet njė lehtėsim, sepse komplikimet janė mė tė pakta dhe pacientja tė nesėrmen e operacionit e ndjen veten shumė mirė.
Miomat me pedunkul hiqen mė sė lehti me laparoskop. Me laparoskop mund tė hiqen edhe miomat subseroze, por mė sė vėshtiri ėshtė qė me laparoskop tė hiqen miomat tė cilat janė tė lokalizuara nė murin e mitrės (miomat intramurale). Pėrparėsia e heqjen sė miomave me laparoskop ėshtė se nuk bėhet prerje e madhe nė bark. Pacientja mund tė shkojė nė shtėpi tė nesėrmen pas operacionit, kurse mund tė kthehet nė punė pas njė jave.





Nė Spitalin Special Bahēeci pėr herė tė parė nė rajon ėshtė kryer miomektomia laparoskopike. Operacioni u krye nga Prof. Dr. Mustafa Bahēeci. Nė kėtė intervenim me laparoskop u hoq mioma intramurale me diametėr rreth dhjetė centimetra. Pacientja ishte njė grua e cila kishte pasur aborte tė njėpasnjėshme dhe kishte gjakderdhje tė shtuar menstruale. Pėr ta hequr miomen u pėrdor aparatura mė moderne e cila gjendet nė Spitalin Bahēeci. Pasi u hoq ajo, u pėrdor morcelatori i cili e “bluan” miomėn dhe ajo nxirret nga barku nė formė tė shiritave tė hollė.

Pacientja pas operacionit ndjehej shumė mirė. Pas miomektomisė, mitra mori formė dhe madhėsi normale. Rrjedhimisht, pas kėtij intervenimi embrioni do tė mund tė implantohet pa vėshtirėsi nė mitėr dhe nuk do tė ndodhė aborti.

Pacientja e cila kishte gjakderdhje tė mėdha dhe tė zgjatura nga mitra, pas kėtij operacioni nuk do tė ketė kėto probleme.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-11, 16:17   #3
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 5 ushqimet qe ndihmojne te mbetesh shtatzene...

Kjo adresė interneti pėrmbledh tė gjitha informacionet tė cilat ju ndihmojnė juve pėr tė vendosur ēfarė tė bėni, si duhet tė zgjidhni problemet dhe si tė keni shėndet tė plotė pėr vete dhe pėr beben tuaj.

Ēdo njeri ndryshon nga njė njeri tjetėr, poashtu edhe ēdo prind ėshtė ndryshe nga njė prind tjetėr, por edhe bebet nuk janė njėsoj. Prandaj nuk mund tė kemi rregulla fikse. Nė kėtė faqe do tė gjeni informata qė do t’ju ndihmojnė pėr tė vendosur se ē’duhet tė bėni, si tė ballafaqoheni me problemin dhe, mbi tė gjitha, si ta pėrballoni sa mė mirė shtatzėninė dhe tė kėnaqeni me beben tuaj pas lindjes.


Prandaj nuk mund tė kemi rregulla fikse. Nė kėtė faqe dotė gjeni informata qė do t’ju ndihmojnė pėr tė vendosur se ē’duhet tė bėni, si tė ballafaqoheni me problemin dhe, mbi tė gjitha, si ta pėrballoni sa mė mirė shtatzėninė dhe tė kėnaqeni me beben tuaj pas lindjes.

www.shtatezania.com
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-11, 16:42   #4
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Zbulohet enzima qė bllokon shtatzaninė...

Enzima u injektua nė masė tė lartė edhe tek disa kavie nė laborator, tė cilat ashtu si nė rastin e njeriut, humbėn tėrėsisht ose pjesėrisht aftėsinė riprodhuese.



Shkencėtarėt kanė arritur tė zbulojnė njė proteinė, e cila ėshtė nė gjendje tė zgjidhė shumė prej problemeve qė lidhen me mungesėn e pjellorisė tek femrat. Keshtu mėsohet nė njė artikull tė publikuar ditėn e sotme nė “Journal of Medicine”.

Njė studim u krye mbi 100 gra, tė cilat kanė humbur spontanisht mė shumė se tre fėmijė, nga pamundėsia e trupit tė tyre pėr tė pėrballuar shtatzaninė. Nga analizimi i rasteve, u zbulua se gratė qė kanė pėsuar aborde ose e kanė patur shumė tė vėshtirė tė ngelin shtatzanė, nė shumė raste kanė nivele tė larta tė njė enzime tė quajtur SGK1.

Enzima u injektua nė masė tė lartė edhe tek disa kavie nė laborator, tė cilat ashtu si nė rastin e njeriut, humbėn tėrėsisht ose pjesėrisht aftėsinė riprodhuese.

Sipas studiuesve britanikė, ky zbulim ėshtė shumė i rėndėsishėm, pasi do tė pėrqendrojė kėrkimet nė njė fushė tė caktuar, ndėrsa u shpreh optimist mbi mundėsinė e gjetjes sė medikamenteve pėr kurimin e kėtij problemi.

Statistikat tregojnė se njė nė gjashtė gra pėrjeton vėshtirėsi nė mbetjen shtatzėnė. Ėshtė ende e paqartė se sa pėrqind tė rasteve tė problemeve shkaktohen nga pėrqindja e lartė e enzimės nė gjak.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-11, 16:45   #5
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Fėmijėt, mjaft me gishtin nė gojė!

Foshnja juaj mban gishtin nė gojė dhe keni frikė se kur tė rritet do t’i ketė dhėmbėt e shtrembėr? Mos u shqetėsoni, por ndihmojeni qė tė ēlirohet nga ky ves i bezdisshėm.



Disa foshnja, qė nė muajt e parė tė jetės, marrin njė zakon qė prindėrit i shqetėson: mbajnė gishtin e madh tė dorės nė gojė. Kjo ėshtė njė mani e ėmbėl, qė zakonisht e bėn beben t’i ngjajė njė kukulle, por ndonjėherė bėhet shqetėsuese, sepse mund t’i dėmtojė dhėmbėt kur tė dalin dhe qiellzėn. Thithja e gishtit ėshtė njė ndėr reflekset natyrore tė foshnjės. Nė atė mėnyrė qetėsohen kur janė tė lodhur, tė uritur, tė mėrzitur apo kur dėshirojnė tė flenė. Shkencėtarėt pohojnė se thithja e gishtit u dhuron kėnaqėsi, sikurse tė kenė ngrėnė apo nė atė mėnyrė mundohen tė kompensojnė mungesėn e ushqimit nė biberon. Nė fakt situata nuk ėshtė aq dramatike sa duket: nėse ky ves nuk vazhdon mė gjatė se deri nė moshėn tre vjeē, nuk ka pasoja. Natyrisht qė rreziku ėshtė i pranishėm, por gjėrat duhet tė merren shtruar. Ideale do tė ishte qė gishtin ta zėvendėsonte me njė shami ose biberon, njė objekt qė ndryshe nga gishti, nė momentin e duhur mund tė zhduket si me magji nga qarkullimi. Foshnjat lindin me nevojėn pėr tė thithur dhe te disa, kjo gjė ėshtė tepėr e dukshme. Pėr tė pėrmbushur kėtė nevojė, disa bebe thithin gishtin dhe disa tė tjera biberonin. Megjithatė asnjėherė nuk dihet nėse metodat e veēanta pėr tė shmangur thithjen mund tė shkaktojnė efekte tė kundėrta.

Por ēfarė duhet bėrė nėse kjo manovėr nuk funksionon? Gjėja e parė qė duhet tė bėni ėshtė tė kuptoni nėse thithja ndodh vetėm nė momentet kur foshnja do tė qetėsohet ose tė ngushėllohet. Fėmijės nuk i duhet bėrtitur, sepse dėshira e tij mund tė shtohet nga kjo mėnyrė. Nė vend tė kėsaj, mund tė shikoni se kur dhe nė ēfarė kohe bebja thith gishtin. Nėse kjo gjė ndodh gjatė kohės qė sheh televizor, jepini njė top nė dorė, kukull apo ndonjė lodėr tjetėr qė mund t’ia tėrheqė vėmendjen. Nėse thithja e gishtit ndodh kur ai ėshtė i frikėsuar apo i nevrikosur, mundohuni ta bindni qė ai t’i shprehė ndjenjat me anė tė fjalėve. Nėse ėshtė i uritur, jepini ndonjė mollė ose karotė. Ēelėsi i suksesit ėshtė qė ta zbuloni se kur e thith gishtin dhe t’i jepni ndonjė gjė tjetėr pa ju kuptuar. Nė kėto raste, ideale do tė ishte t’i ofronit njė objekt tjetėr, qė e ndihmon vėrtet tė plotėsojė nevojat psikologjike tė qetėsisė, nė njė mėnyrė tjetėr. Nė kėtė moment, gishti nė gojė nuk ėshtė njė ves, por njė pasazh i rritjes ku mėsohet tė shkėputet nga nėna dhe tė jetė mė i pavarur. Prandaj nėse kjo fazė zgjat pėr shumė kohė, atėherė duhet tė kėrkoni njė zgjidhje tjetėr tė tipit psikologjik. Pėr shembull, fėmija ka nevojė qė tė tjerėt ta dėgjojnė mė shumė ose mund tė mos jetė nė gjendje tė pėrballojė momentet e para tė autonomisė.

Ėshtė gjė tjetėr pastaj, nėse bebja thith gishtin nga mėrzia. Nė kėtė rast, gjatė viteve tė para tė jetės, bebja e heq vetė kėtė zakon. Rreth moshės katėrvjeēare, nėse vazhdon ta mbajė gishtin nė gojė, atėherė flisni me tė dhe shpjegojini se ēfarė po ndodh. Nėse as kjo mėnyrė nuk funksionon, zgjidhni mėnyra tė tjera, si pėr shembull lyejani gishtin e madh me manikyr, ose vendosini njė dorezė nė dorė, por gjithashtu mund t’ia lyeni gishtin me piper, spec djegės. Duhet tė jeni tė qartė se nuk po e ndėshkoni, por po e ndihmoni. Pėr kėtė arsye, nė fazėn e parė ėshtė e vlefshme qė ta shpėrbleni fėmijėn nėse mban premtimin pėr tė mos e futur gishtin nė gojė. Ekzistojnė dy mėnyra si thithin foshnjat gishtin. Foshnjat, tė cilat e thithin gishtin nė mėnyrė pasive, ku gjasat janė mė tė vogla qė tė kenė probleme me dhėmbėt, dhe foshnjat tė cilat kėtė e bėjnė nė mėnyrė agresive dhe nevrike. Ky ėshtė njė ves normal, por mundohuni qė t’ia hiqni atė para se t’i dalin dhėmbėt e pėrhershėm. Nėse ky ves vazhdon tė jetė i pranishėm pas moshės 5-6-vjeēare, atėherė zgjidhja e vetme ėshtė vizita te njė dentist. Ekzistojnė trajtime tė ndryshme pėr tė parandaluar thithjen e gishtit gjatė natės, qė ndoshta do t’i bėjnė netėt e para mė tė sikletshme, por do t’u shpėtojnė dhėmbėt dhe tė folurėn.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-10-11, 17:04   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 5 ushqimet qe ndihmojne te mbetesh shtatzene...

Duam njė bebe por nuk po vjen


Nga Op. Dr. Cihan Kabukēu
Obstetėr – Gjinekolog


Nisur nga shqetėsimet dhe pyetjet e shumė pacienteve tė mia pranė Spitalit Amerikan Tiranė, po ju shpjegoj mė poshtė ēfarė ėshtė infertiliteti, si duhet ta kuptojmė atė dhe si mund tė trajtohet.


Meqė ēdo pacient ėshtė i ndryshėm, edhe metodat e trajtimit janė tė pėrshtatura sipas individėve. Mos harroni, faktori mė i rėndėsishėm i suksesit ėshtė trajtimi nė njė qendėr e cila i ka kushtet pėr aplikimin e tė gjitha metodave moderne qė ekzistojnė sot pėr t’ju mundėsuar ēifteve arritjen e shtatzėnisė.

Nė Shqipėri koncepti i familjes ėshtė shumė i rėndėsishėm. Pėr vazhdimėsinė e familjes besohet se ēifti duhet tė ketė fėmijė. Prandaj, menjėherė disa muaj pas martesės pavarėsisht se kjo ėshtė njė periudhė e shkurtėr, vjen dėshira pėr fėmijė Nėse shtatzėnia nuk arrihet nė kohėn e dėshiruar, ēifti fillon tė shqetėsohet dhe me kalimin e kohės stresi i krijuar edhe nga mjedisi, ndikon negativisht te ēifti.





Nė tė vėrtetė mundėsia e riprodhimit tek njerėzit ėshtė mė e ulėt se gjallesat e tjera. Pavarėsisht se gruaja prodhon njė vezė ēdo muaj dhe kryen marrėdhėnie seksuale rregullisht, shansi i shtatzėnisė brenda njė muaji ėshtė rreth 10-15%. Nėse gruaja dhe burri nuk kanė asnjė problem, 80% e ēifteve tė martuara mund tė arrijnė shtatzėninė. Pjesa tjetėr qė mbetet, rreth 20% e ēifteve, duhet tė kontrollohen nga mjeku pėr probleme mjekėsore. Para trajtimit tė infertilitetit, gruaja dhe burri duhet tė kryejnė ekzaminime tė plota kontrolli dhe duhet ta bėjnė kėtė njėkohėsisht. Infertiliteti nė disa zona pranohet si njė problem vetėm i gruas. Por problemi mund tė jetė si pasojė e gruas, burrit ose e tė dyve. Mjeku duhet tė flasė nė mėnyrė tė detajuar me ēiftin, pėr ta informuar atė. Njė arsye e diskutimit me mjekun ėshtė paraqitja e dėshirave, frikės dhe shqetėsimeve tė ēiftit dhe ndarja e tyre me mjekun. Gruaja dhe burri duhet tė kalojnė edhe nga njė ekzaminim fizik i detajuar.

TE BURRAT...
Si fillim i analizave bėhet ekzaminimi i burrit dhe spermogrami qė ėshtė njė test shumė i thjeshtė e jep tė dhėna tė cilat do tė ndihmojnė nė trajtim. Para analizės sė spermės burri nuk duhet tė kryejė marrėdhėnie seksuale pėr 3 ditė. Nga analiza kuptohet nėse sperma ka parametra normale apo jo. Nėse ka sėmundje tė kaluara mė parė, bėhen ekzaminime mė tė detajuara. Disa nga kėto janė: ekzaminime gjenetike, ekografia dopler e testikujve dhe analizat e hormoneve.

TE GRATĖ...
Pėrderisa funksioni i riprodhimit kryhet dhe pėrfu*ndon nė trupin e gruas, ekzaminimet tė cilave ajo duhet t’u nėnshtrohet janė mė tė shumta dhe duhen kryer nė ditė tė caktuara tė menstruacionit, sipas njė radhe tė caktuar.

Ekzaminim nėn drejtimin ekografik: zakonisht njė ekzaminim i kujdesshėm nxjerr nė dukje shumė probleme.

Testet TORCH: Kėto janė testet e toksoplazmės, rubellės, citomegalovirusit dhe hepatitit. Kėto janė analiza gjaku tė cilat duhen kryer nga ēdo grua qė planifikon shtatzėninė. Sipas pėrfundimeve mund tė bėhen vaksina para shtatzėnisė. Nėse kėto sėmundje kalohen gjatė shtatzėnisė mund tė ketė rrezik shumė tė lartė pėr beben qė ēon deri nė vdekje tė fetusit brenda mitrės apo tė dėshtimit tė tij.
Nivelet nė serum tė FSH, LH, E2, PRL: kėto hormone analizohen ditėn e tretė tė menstruacionit. Duhet parė pakėsimi i hershėm i rezervės sė vezėve.
Vlerėsimi i funksioneve tė tiroides: duhen kryer ekzaminime si TSH, FT3, FT4, dhe nėse ėshtė e nevojshme anti-TPO.

Testet e trombofilisė: Kėto teste duhen kryer nėse shtatzania nuk arrihet pėr njė kohė tė gjatė ose pavarėsisht shtatzėnisė, abortet (dėshtimet) janė tė shpeshta. Trajtimet e kryera sipas pėrfundimit tė testeve mund tė jenė tė suksesshme.
Analizat gjenetike: Nė infertilitetet pėr njė kohė tė gjatė dhe nė dėshtimet e shpeshta, duhen analizuar struktura gjenetike e nėnės dhe babait. Nė shumicėn e rasteve kjo ėshtė e mundur me anė tė njė testi tė thjeshtė dhe tė lirė tė gjakut, por shpesh nevojiten edhe teste tė tjera mjaft tė avancuara dhe tė detajuara gjenetike.

Filmi i mitrės (HSG): duhet kryer brenda njė jave pas mbarimit tė menstruacionit. Ky film na jep tė dhėna pėr hapėsirėn e mitrės dhe tubave, nėse janė normal dhe tė hapur.
Histeroskopia: Ėshtė vlerėsimi me sy i pjesės sė brendshme tė mitrės me anė tė njė aparati, nėn ndikimin e anestezisė lokale. Nėse brenda uterusit ka polip, miomė apo septum, gjėra tė cilat pengojnė shtatzėninė, kėto kurohen nė tė njėjtėn seancė. Nė shumicėn e klinikave, ngaqė neglizhohet pėrdorimi i kėsaj metode, edhe trajtimet e infertilitetit janė tė pasuksesshme.
Laparoskopia: Kjo ėshtė njė ndėrhyrje qė kryhet nga mjeku nėse ėshtė e nevojshme (p.sh. nė rastet si: ndėrhyrje e mėparshme problematike, endometriozė, shtatzėni ektopike etj., krijohen ngjitje tė cilat pengojnė shtatzėninė). Laparoskopia pėrdoret pėr diagnostikim dhe trajtim nėn ndikimin e anestezisė sė pėrgjithshme. Zakonisht pacienti mund tė shtrohet vetėm njė ditė ose tė largohet nga spitali tė njėjtėn ditė.

Ekzaminimet e sipėrpėrmendura nuk zbatohen nė tė njėjtėn mėnyrė tek ēdo pacient. Ashtu si gjithsecili ka gjatėsi, peshė dhe ngjyrė tė ndryshme, edhe faktorėt e vonesės sė shtatzėnisė janė tė ndryshėm. Prandaj analizat kryhen nga mjeku sipas domosdoshmėrisė, duke ia shpjeguar pacientit nė mėnyrė tė detajuar.

Si fillon trajtimi?

Mėnyra mė e thjeshtė e trajtimit ėshtė bashkimi i pėrllo*garitur nė kohė. Gruas i jepet njė trajtim medikamentoz qė indukton ovulimin, me anė tė sė cilit stimulohet formimi i vezėve dhe mė pas kryhet marrėdhėnie seksuale nė kohėn kur veza kalon nga vezorja nė tuba. Kjo ėshtė njė metodė natyrale qė rrit shansin e takimit tė vezės me spermėn. Formimi i vezės mund tė ndiqet me ekografi. Nėse pėr disa muaj shtatzėnia nuk ėshtė bėrė e mundur nė kėtė formė, atėherė aplikohet procedura e inseminimit intrauterin- IUI.

Nė procedurėn e inseminimit intrauterin , materiali i inse*minimit vendoset brenda mitrės. Pėr kėtė pėrdoren teknika tė pėrshtatshme, ku sperma ndahet nga lėngu seminal. Pas kėsaj procedure, 0.5-1 cc nga sperma e lėvizshme vendoset nė brendėsi tė uterusit. Kombinimi i induktimit tė ovulimit dhe metodės IUI pėrdoren nė ra*stet kur infertiliteti ėshtė i pashpjegueshėm dhe suksesi i arritur ėshtė rreth 20-25%. Nėse me aplikimin induktim ovulimi + IUI pas 4 cikleve nuk arrihet shtatzėnia, atėherė duhet kaluar nė metodat ndihmėse tė ripro*dhimit, sepse statistikat kanė treguar se njė inseminim i mėtejshėm nuk do ishte i suksesshėm. Nėse, me gjithė trajtimet e mėsipėrme, shtatzėnia ėshtė e pamundur, atėherė duhet filluar trajtimi fertilizim in vitro-bebe provėz.





Ēfarė ėshtė bebe provėz – IVF ose ICSI?
Procedura bebe provėz ėshtė fertilizimi jashtė trupit, nė kushte laboratorike, i vezės dhe spermės. Pėr kėtė nga vezorja mund tė merren njė ose disa vezė. Fertilizimi bėhet me dy mėnyra. E para ėshtė metoda klasike e bebes tub (IVF), ku sperma dhe veza bashkohen vetė. Metoda e dytė ėshtė ICSI ku sperma injektohet brenda vezės me anė tė njė mjeti mikroskopik.
Mė pas, nė tė dyja procedurat, embrioni vendoset brenda mitrės me anėn e njė kateteri.

Sa herė mund tė aplikohet metoda IVF?
Nė rastin e njė tentative tė pasuksesshme tė IVF ose ICSI, metoda mund tė fillohet pėrsėri vetėm nėse ēifti ėshtė fiziologjikisht dhe psikologjikisht gati pėr njė provė tė re. Nuk ka njė limit nė numėr, por me kalimin e moshės sė nėnės shansi i shtatzėnisė ulet. Midis dy tentativave duhet tė kalojnė tė paktėn dy muaj.

Cili ėshtė suksesi i procedurės IVF?
Mundėsia e suksesit ndryshon sipas shkakut tė infertilitetit dhe moshės sė nėnės, por zakonisht, nė njė tentativė ai ėshtė 45-55%. Domethėnė, afėrsisht gjysma e ēifteve qė provojnė kėtė metodė, arrijnė shtatzėninė. Suksesi i fertilitetit rritet nėse provat janė tė shumta.

Cilat janė rastet kur nevojitet procedura e bebes tub?
■ Kur mitra apo tubat janė tė zėnė pėr ēfarėdo arsye
■ Sasia e spermės si edhe lėvizja ėshtė e pakėt
■ Numri i spermatozoideve ėshtė i pakėt ose ka ērregullime tė strukturės sė spermės
■ Kur sperma merret direkt nga testikuj
■ Nė disa raste endometrioze
■ Ka probleme tė formimit tė anti-trupave tek gruaja apo burri
■ Kur nėna dhe babai kanė ērregullime tė kromozomeve
■ Infertilitet i pashpjeguar dhe pėr tė cilin trajtimet e tjera kanė qenė tė pasuksesshme

A ka raste kur procedura bebe provėz nuk mund tė aplikohet?
■ Nėse gruaja nuk ka mitėr (nga lindja apo e hequr me operacion)
■ Nėse gruaja nuk ka vezore ose e ka tė pamundur tė formojė vezė
■ Nėse burri nuk ka spermė
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-10-11, 17:10   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Exclamation Titulli: 5 ushqimet qe ndihmojne te mbetesh shtatzene...

Fekondimi artificial


Dr. Selami Sylejmani, dr.sci
gjinekolog, ultrasonist


Fekondimi artificial ose fekondimi i asistuar, pėrfshinė njė numėr metodash me tė cilat kontrollohet dhe ndihmohet, jo vetėm fekondimi i qelizės vezė, por edhe transporti i embrionit, implantimi, zhvillimi dhe ecuria e shtatzėnisė.


Themeli i rezultateve te tė gjitha teknikave tė riprodhimit, qėndron nė maturimin adekuat tė njė ose mė shumė qelizave vezė, dhe veprimet dhe manipulimet kualitative nė laboratorėt biologjik. Tė gjitha metodat e fekondimit artificial mund tė kryhen edhe nė cikle spontane normale, ose nė cikle menstruale me stimulim tė ovulacionit. Shtatzėnia e arritur me metoda tė fekondimit artificial, ėshtė e ngarkuar me rrezik tė shtuar pėr dėshtim spontan, si dhe me komplikime tė tjera gjatė shtatzėnisė.

Nėse koncentrimi i spermatozoideve ėshtė mė i vogėl se 20 milion/ml, ky rezultat shėnohet ose quhet si oligozoospermia . Nėse lėvizshmėria e spermatozoideve ėshtė mė e ulėt se 40%, ky rezultat quhet ose shėnohet si asthenozoospermia. Terathozoospermia ėshtė gjendje kur format morfologjike normale janė mė pak se 30%. Nėse fare nuk ka prani tė spermatozoideve nė lėngun spermatik, kjo gjendje ose rezultat quhet azoospermia. Nė tė gjitha kėto raste, problemi i sterilitetit mund tė zgjidhet me metoda asistuese tė riprodhimit.

Inseminimi artificial (AIH): pėrkufizohet si hedhje e spermės paraprakisht e trajtuar nė mėnyrė speciale nė traktin gjenital tė femrės (vaginė, mė sė shpeshti hapėsirėn e mitrės, ose tubat uterine). Parakusht kryesor pėr njė gjė tė tillė ėshtė qė tubat uterine tė janė tė lira. Shkaku mė i shpeshtė pėr tė bėrė inseminimin artificial, ėshtė zvogėlimi i fertilitetit tė spermės sė mashkullit, si lėvizshmėri e vogėl ose e dobėt e spermatozoideve, kualitet jo i mirė i sekretit tė qafės sė mitrės gjegjėsisht indeksi cervikal i pa pėrshtatshėm, antitrupthat kundėr spermatozoideve si dhe te shkaku i panjohur. Inseminimi artificial mund tė bėhet nė ciklet e rregullta natyrale, por edhe nė ciklet menstruale te tė cilėt stimulohet ovulacioni. Nė ciklet tė cilėt monitorohet ovulacioni me ultrasonografi - folikulomteri, dhe LH timin, suksesi i kėsaj metode arrijnė deri nga 15-20% tė rasteve. Pėrveē inseminimit homolog (AIH-sė), nė rastet kur rezultati i spermiogramit tė bashkėshortit ėshtė patologjik, mund tė bėhet edhe inseminimi heterolog, me spermėn e donatorit, e cila spermė duhet tė merret nga banka e spermės. Rezultatet e kėtij lloji tė inseminimit sillen nė rreth 12-15%, ndėrsa rezultati i pėrgjithshėm (pėr njė numėr ciklesh) nga 55-70% tė rasteve.





GIFT (gamete intrafallopian transfer): Aspirimi i qelizės vezė tė pjekur gjatė ndėrhyrjes operative (laparoskopi), dhe pas pėrgatitjes sė lėngut spermatikė, pėrzihet me qelizėn vezė, dhe kjo pėrzierje e qelizės vezė sė bashku me lėngun spermatikė, sėrish kthehet me tė njėjtėn mėnyrė nė tubin uterinė. Edhe pse suksesi i kėsaj metode ėshtė rreth 35-40%, kjo metodė pėrdorėt mė rrallė, sepse kėrkon njė ndėrhyrje operative, dhe tuba tė shėndosha uterine.





ZIFT (zygote intrafallopian transfer) ose transferimi i qelizės vezė tė fekonduar- zigotit nė tubin uterin: Nė kėtė rast, qeliza vezė e aspiruar si te rasti pėr GIFT-n ose e aspiruar me rrugė transvagjinale, sė bashku me spermatozoidin lihen nė inkubacionit pėr 24 orė, pėr tė ardhur deri te fekondimi. Tani qeliza vezė e fekonduar, kthehet nė tubin uterin. Kjo metodė e riprodhimit tė asistuar, aplikohet mė rrallė, nė rastet kur spermiogrami ėshtė me njė shkallė tė theksuar subfertiliteti, ndėrsa kushti pėr njė manipulim tė tillė mbetėt i njėjtė qė tubat uterine tė janė tė shėndosha dhe intakte.





IVF (in vitro fertilisation) ose fekondimi nė epruvetė: Aspirimi i qelizės vezė tė pjekur kryhet me rrugė vagjinale, qoftė nė ciklet spontane (tė pa stimuluara) ose nė ciklet menstruale ku ovulacioni induktohet- stimulohet. Inkubacioni i qelizės vezė me spermėn e pėrgatitur nė mėnyrė speciale, ėshtė pak mė i gjatė, dhe zgjatė rreth 48 orė, ndėrsa embrioni, nė stadin 4 dhe maksimalisht 8 qelizor, kthehet me kateter tė hollė, special nė hapėsirėn e mitrės (embriotransfer). Suksesi i kėsaj metode tė riprodhimit tė asistuar, sillėn nga 15-45%, ndėrsa rezultati pėrmbledhės sillet nė rreth 60-80%. Rezultatet pas moshės 38 vjeēare tė jetės bie dhe pas moshės 40 vjeēare pėr 3-4 herė ėshtė mė i ulėt. Nė rastet kur nuk janė transferuar tė gjitha embrionet nė hapėsirėn e mitrės, atėherė konservohen-ngrihen nė azotin e lėngshėm nė minus 196 ŗC (krioprezervacion), tė cilėt mund tė ruhen deri nė 5 vjet. Embrionet sipas nevojės mund tė shkrihen, dhe nė fazėn e trupit tė verdhė tė transferohen nė hapėsirėn e mitrės (krio-embriotransfer). Suksesi i kėtij manipulimi sillet nė rreth 8-15% pėr njė cikėl.





ICSI (intracytoplasmic spermatozoa injection) - mikroingjeksioni ose, futja e spermatozoidit brenda citoplazmės sė qelizės vezė. Ėshtė teknika mė e suksesshme dhe mė e shpeshtė e mikromanipulimit, dhe aplikohet nė rastet me dėmtim tė rėndė tė spermiogramit si nė oligoasthenozoospermia, si dhe nėse nuk vjen deri te fekondimi me metoda tė tjera tė riprodhimit tė asistuar. Gjatė kėsaj metode tė riprodhimit tė asistuar, pas aspirimit tė qelizės vezė tė pjekur, me veprim, manipulim special (mikromanipulim), njė spermatozoid injektohet brenda qelizės vezė, dhe pastaj si te rasti me IVF, pason stadi i inkubacionit, dhe nė stadin 4 gjegjėsisht 8 qelizor tė embrionit kthehet nė hapėsirėn e mitrės. Pėrparėsi e kėsaj metode ėshtė se mund tė shfrytėzohen spermatozoidet e fituar me ndėrhyrje mikrokirurgjike. Feknondimi i qelizės vezė sillet nė rreth 60-70%, ndėrsa ndėrsa suksesi i metodės sillet nė rreth 25-40% pėr embriotransfer.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:09.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.