Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-03-08, 14:14   #1
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Falimenderit Nėnė Shqipėri a do mė falė Mekatin kėsaj here

Ajo qė mė shtyri ta hap kėtė Temė ishte leximi para pak qastesh nė agjencin private tė lajmeve tė kosovapress-it.
Titulli nė origjinal: Falimenderit Shqipėri ! Nga Xhavit Haliti.


Faleminderit Shqipėri!

1 mars 2008

Xhavit Haliti

Tani kur zhurmat e gėzimit tė festės pėr pavarėsinė e Kosovės kanė filluar tė fashiten dhe tė gjithė i jemi futur punės sė pėrditshme me mė shumė intensitet dhe pėrkushtim, kthejmė sytė nga ajo qė iku dhe reflektojmė...
Gjithēka, edhe pse mė ēmim shumė tė shtrenjtė gjaku dhe jete, shkoi siē duhej, u krye brenda afateve tė vėna nga analistė politikė dhe brenda kufijve tė durimit tė popullit tė Kosovės, qė vite tė tėra ėndėrronte pėr ditėt qė po pėrjeton sot.
Ēmimi pėr tė pėrjetuar Kosovėn e pavarur ishte shumė i lartė; ishin qindra mijėra jetė qė u kėputėn nė lule tė moshės, qindra tė burgosur e tė torturuar nė burgjet serbe, e shumė tė tjerė, fati i paditur i tė cilėve, vazhdon tė mos s’na lėrė tė qetė.
Por fatmirėsisht nė kėtė kalvar vuajtjesh nuk mbetėm vetėm.
Perėndimi i qytetėruar nuk mund t’u qėndronte indiferent skenave tė masakrės, qė filluan tė shfaqeshin nė sytė e tė gjithėve. Aleatėt e mėdhenj SH.B.A.-ja,BE-ja mbėshtetėn luftėn Ēlirimtare dhe realizuan ndėrhyrjen ushtarake tė NATO-s pėr t’i dhėnė fund regjimit serb.
Njė Shqipėri shumė pranė ndėr vite, na ka mbajtur gjallė shpresėn dhe besimin se njė ditė do tė jetonim tė lirė e tė pavarur,
por dhe forcėn pėr tė ruajtur me ēdo ēmim identitetin kombetar. Partitė politike nė Shqipėri, edhe pas rėnies sė komunizmit, pavarėsisht nga ngjyrimet politike e kanė mbėshtetur Kosovėn nė vite nė shumė mėnyra, para dhe gjatė luftės.Nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare kishte shumė djem, madje edhe vajza nga Shqipėria, disa prej tė cilėve e falėn edhe jetėn pėr kėtė ditė.
E ndėrsa nė kėtė kohė ushtarėt e Milosheviēit dėbuan nga shtėpitė e tyre mbi qindra mijė kosovarė, sėrish patėm pranė dikė. Vėllezėrit tanė nė Shqipėri qė ndiqnin me dhimbje atė ēka ndodhte nė Kosovė, nuk ngurruan aspak. Tė gjithė hapėn dyert dhe na pritėn,na ushqyen, na ngushėlluan,duke na mbajtur gjallė shpresėn se ditė mė tė mira do tė vinin pas kėsaj.
Shqiptarėt e Shqipėrisė dhe ne tė Kosovės, popull i ndarė padrejtėsisht vite mė parė qė deri atėherė ishim njohur shumė pak, pėr shkak tė kufijve tė mbyllur, nė atė kohė u lidhėm shumė. U njohėm dhe u deshėm. Gjaku i njėjtė thirri.
Bashkė pėrjetuam ditėt e rėnda tė luftės, derisa NATO deklaroi kapitullimin e Milosheviēit dhe erdhi koha qė tė ktheheshim nė shtėpitė e djegura e tė shkrumbuara.
U kthyem, dhe nga Shqipėria morėm me vete mikpritjen e paharruar dhe shpresėn e tė gjithėve se herėn tjetėr do tė ritakoheshim nė Kosovėn e lirė dhe tė pavarur.Kaq vite dhe vėllezėrit tanė prej njė gjaku i kishin sytė nga ne. Ndiqnin me kujdes dhe pėrjetonin ēdo gjė qė ndodhte nė Kosovė.
Kufiri mes Kosovės dhe Shqipėrisė ishte i hapur dhe hyrjet e ndėrsjellta u shpeshtuan; filluam ta njihnim edhe mė mirė njėri-tjetrin dhe nga viti nė vit tė afroheshim shumė. Tė qėndroje nė udhėkryq mes Tiranės dhe Prishtinės, nuk dije kė tė zgjidhje... tė dyja ishin shumė tė dashura.
Vitet kalonin dhe ēėshtja e Kosovės u bė njė ēėshtje ndėrkombėtare qė natyrisht nuk mund tė mos kishte vėmendjen e plotė tė diplomacisė sė Tiranės. Diku shumė brilante, diku pasive apo paksa e kritikueshme, Tirana zyrtare bėri atė ēfarė ishte mė e mira pėr Kosovėn. Deklaratat e matura, lobingu nė shumė vende tė botės, i shtuan zėrat ‘pro’ zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje nė botė.
... Dhe tani pas kaq vitesh mendoj se Shqipėria, toka ku jetojnė vėllezėrit tanė tė tė njėjtit gjak e qė flasin tė njėjten gjuhė, ka qenė gjithmonė aty. Ndaj sot, nė kėto ditė kur ėndrra u bė realitet dhe nuk ėshtė mė njė ėndėrr, nuk mund tė mos i pėrcjellim njė falenderim tė veēantė Shqipėrisė, tokės dhe njerėzve tė saj. Atyre qė na deshėn e na pritėn, na mbėshtetėn e luftuan bashkė me ne, atyre qė me ankth pritėn kėtė ditė dhe gėzuan si ne pėr lirinė tonė, lirinė e gjithė shqiptarisė.
Vėllezėr shqiptarė!
Kurrė nuk e harrojmė se sa i dhembi tokės suaj kur e jona u nda nga gjiri i saj nė 1913.
Nuk e harrojmė se sado tė ndryshėm, jemi vėllezėr tė njė gjaku.
Ne nuk i harrojmė lotėt qė derdhėt pėr ne nė ditė hidhėrimi dhe flamujt e gėzimit qė valvitėt nė 17 shkurt, kur Kosova u shpall shtet mė vete, sovran dhe i pavarur.
Dhe e dimė se ti Nėnė Shqipėri, do tė jesh gjithmonė aty, pėr ne. Sa herė tė kemi nevojė!
Faleminderit Shqipėri!

Prishtinė,29,02,08

Xhavit Haliti – Anetar i Kryesise se Republikės sė Kosovės


__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Pupi : 01-03-08 nė 14:15
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-03-08, 15:08   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Falimenderit Nėnė Shqipėri a do mė falė Mekatin kėsaj here

Heeu bre. Aaa Xhavit Halitit i paska ra hise me jep mesazhe te ketilla falenderuese per Shtetin Ame...

Po per c'mekat e ka fjalen Xhaviti?
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-08, 16:14   #3
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Falimenderit Nėnė Shqipėri a do mė falė Mekatin kėsaj here

"Kurrė nuk e harrojmė se sa i dhembi tokės suaj kur e jona u nda nga gjiri i saj nė 1913."

Xhavit Haliti – Anetar i Kryesise se Republikės sė Kosovės


Shume shkrim i "fort" sikur te ishte shkru nga nje nxanes i shkolles fillore.........por nga ky titullar i lart..vaj-halli per ne.
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-08, 17:59   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Falimenderit Nėnė Shqipėri a do mė falė Mekatin kėsaj here

ani xhavit zhaba po ju falemenderojka nanes shqipri me siguri per kohen e fatosit tė nanes shum e parja ka qarkullue at,her
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-08, 18:33   #5
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Falimenderit Nėnė Shqipėri a do mė falė Mekatin kėsaj here

Kėta pisat e kombit, si ky xhavit haliti me shokė, sa herė qė bėjnė ndonnjė krim apo mėkat ndaj kombit, "tė nesėrmen" pėrdorin shprehje tė tilla si: "gjaku i dėshmorėve", "sakrifica sublime", "Nėna Shqipėri"...
Kėtu mbetet vetėm tė diskutohet se cili ishte mėkati apo krimi kėsaj radhe?!

p.s. Pupi, po tė mos kishe cekur emrin e xhavit halitit, do tė isha i sigurtė se kėtė falėnderim e ke shkruar ti! Disi shumė tė pėrshtatet! Merre si tė duash, por po ta lehtėsoj pak duke tė thėnė se shkrimin e kam lexuar tek kosovapressi para se ti ta sjellėsh kėtu, besoj se tė gjithė e kemi lexuar atje, prandaj...
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-08, 20:46   #6
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Falimenderit Nėnė Shqipėri a do mė falė Mekatin kėsaj here

D.m.th. Sipas panta _rhei, asi burrit. Pupi alias Xhavit Haliti. Prite bac prite ?
U bo kimamet, Me falenderu o'u kuku,
Mos me falenderu dy her o'u kuku.

Hajt tash bjeri n'fije.
__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.